Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Festat e fundvitit sjellin rritje të hyrjeve në pikën kufitare të Morinës

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës. Prefekti i Qarkut të Kukësit, Dritan Baji, njoftoi se në dy ditët e fundit numri i udhëtarëve dhe automjeteve që kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare ka qenë i lartë. “Referuar të dhënave të Drejtorisë së Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, nga data 24 deri mëngjesin…

Source

Incident vdekjeprurës në Beit She’an dhe Ein Harod, Izrael

Dy persona humbën jetën në një sulm të kombinuar me makinë dhe thikë në veri të Izraelit, duke ngjallur shqetësim të madh për sigurinë në rajon. Policia izraelite njoftoi se sulmuesi është një palestinez nga Bregu Perëndimor dhe se tashmë janë ndërmarrë masa për të lokalizuar dhe ndaluar çdo kërcënim të mëtejshëm. Ngjarja ndodhi në dy pika të ndryshme: një këmbësor u godit nga një makinë në…

Source

Lamallari: Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve do të hapet brenda vitit 2026

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, vizitoi sot kantierin e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve në Mëzez, Tiranë, ku punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që brenda vitit 2026 instituti të vihet në funksionim. Ministri Lamallari e cilësoi këtë projekt si një investim madhor, që synon t’u japë të miturve në konflikt me ligjin një shans të dytë për t’u integruar në…

Source

Vengu nga Burreli: Ligji i ri për ushtarakët forcon sigurinë dhe statusin profesional

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në Batalionin III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Burrel, ku njoftoi se në vitin 2026 do të nisë puna për ngritjen e një qendre të re operacionale, që synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit për efektivët e Forcave të Armatosura. Gjatë takimit me ushtarakët, ministri shprehu mirënjohjen për…

Source

Stuhi shkatërruese në Kaliforni, tre viktima dhe dhjetëra mijëra banorë pa energji

Zona të gjera të Kalifornisë janë përfshirë nga stuhi të fuqishme shiu, përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, duke shkaktuar kaos në disa prej komuniteteve më të populluara të shtetit amerikan dhe lënë të paktën tre persona të vdekur deri në mbrëmjen e Krishtlindjeve, sipas autoriteteve lokale dhe raportimeve mediatike. Reshjet intensive kanë sjellë sasi rekord shiu, me deri në rreth 27 centimetra…

Source

Ministria e Drejtësisë organizon tryezën e 24 konsultative për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini. Fokus i diskutimeve ishte mbrojtja e fëmijëve, familjes dhe martesës, si elemente themelore për një shoqëri që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian.

Source

Ndotja e Drinos kërcënim për ekosistemin e Vjosës

Rënia e ndjeshme e nivelit të ujit në lumin Drinos, në territorin e Gjirokastrës, ka zbuluar një realitet tronditës mjedisor. Shtrati i lumit është mbushur me mbetje plastike, qese, materiale urbane dhe objekte të ndryshme të ngurta, të akumuluara prej vitesh dhe të fshehura më parë nën ujë. Pamjet e fundit tregojnë një situatë alarmante, që dëshmon për mungesën e kujdesit dhe monitorimit…

Source

Thyen “arrestin në shtëpi”, kapet i dehur pas aksidentit rrugor

Një aksident rrugor i ndodhur në Sukth ka çuar në arrestimin e një 32-vjeçari, i cili jo vetëm drejtonte automjetin në gjendje të dehur, por rezultoi edhe person në kërkim nga drejtësia. Shtetasi Alfred Dumi u ndalua nga shërbimet e Policisë Rrugore menjëherë pas përplasjes së automjetit me disa pemë anës rrugës. Sipas njoftimit zyrtar, policia u sinjalizua për aksidentin dhe mbërriti në…

Source

Presidenti gjerman bën thirrje për solidaritet me Ukrainën gjatë festave

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje qytetarëve gjermanë dhe mbarë evropianëve që të tregojnë solidaritet me popullin e Ukrainës, i cili vazhdon të përballet me sulmet e Rusisë, në mesazhin e tij zyrtar të Krishtlindjes të publikuar sot. Në fjalimin e tij, Steinmeier theksoi rëndësinë e lidhjeve njerëzore në këtë periudhë festive, duke nënvizuar se Krishtlindjet…

Source

Akuza të rënda ndaj gjashtë oficerëve të imigracionit, përfshirë një shqiptar

Prokuroria britanike (Crown Prosecution Service) ka njoftuar se gjashtë oficerë të shërbimit të emigracionit janë akuzuar për disa vepra penale, përfshirë komplot për të vjedhur, sjellje të pahijshme në detyrë publike dhe pastrim parash, pas pretendimeve se kanë vjedhur sende me vlerë nga emigrantët. Mes të akuzuarve është edhe Besmir Matera, 36 vjeç, i cili dyshohet për komplot për të vjedhur…

Source

Koçiu inspekton masat për menaxhimin e fluksit në Portin e Durrësit gjatë festave

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një vizitë inspektuese në Portin e Durrësit, ku u njoh nga afër me masat e ndërmarra për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit. Gjatë inspektimit, ministrja u shoqërua nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe nga Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Koçiu theksoi se Porti i Durrësit…

Source

Aksident fatal në Tepelenë–Memaliaj, shoferi arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur për vdekje një 40-vjeçar në aksin rrugor “Tepelenë–Memaliaj”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa viktima humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, pas përfundimit të veprimeve procedurale…

Source

Kreta shndërrohet në pikë kyçe të emigracionit në Mesdheun Lindor

Fluksi i emigrantëve drejt ishullit të Kretës vijon pa u ndalur, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi autoritetet greke dhe strukturat e pritjes. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, Roja Bregdetare Greke ka kryer dy operacione të reja shpëtimi, pas lokalizimit të dy gomoneve me gjithsej 61 emigrantë në det të hapur, në jug të ishullit të Gavdos. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë edhe forcat e…

Source

Sulme ruse ndaj Kievit, Polonia ngre avionë për mbrojtjen e hapësirës ajrore

Rusia ka kryer herët në mëngjes një sulm të ri ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike. Sulmet kanë shtyrë Poloninë, anëtare e NATO-s dhe vend fqinj me Ukrainën, të ngrejë avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, vetëm dy ditë pas përfundimit të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara…

Source

Lamtumirë Ismet Bellova! Homazhe për komentatorin e njohur sportiv

Futbolli dhe gazetaria sportive shqiptare i dhanë këtë të hënë lamtumirën e fundit një prej zërave më emblematikë të mikrofonit shqiptar, komentatorit të njohur sportiv Ismet Bellova. Një figurë e respektuar dhe e dashur për publikun, Bellova mbetet një emër i gdhendur në historinë e sportit shqiptar, falë kontributit të tij të gjatë dhe të palodhur në pasqyrimin e futbollit.

Source

“Apple” gjobitet për abuzim me pozicionin dominues

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) ka gjobitur kompaninë amerikane të teknologjisë “Apple” me 98.6 milionë euro, duke e akuzuar për abuzim me pozicionin e saj dominues në tregun e aplikacioneve digjitale. Vendimi u bë publik përmes një deklarate zyrtare, ku autoriteti italian thekson se kompania ka shkelur rregullat e konkurrencës së ndershme, veçanërisht në raport me zhvilluesit e…

Source

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një drejtues të ri

Ndryshime në drejtimin e Spitalit Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Silva Bala është larguar nga detyra e drejtoreshës së këtij institucioni shëndetësor, ndërsa drejtimin e spitalit do ta marrë Elisabeta Treska. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndryshimi është bërë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në shëndetësinë publike, me qëllim rritjen e eficiencës…

Source

Gjermania heton menaxhimin e pandemisë, Spahn dhe Drosten në pyetje

Një komision hetimor i ngritur në Gjermani për të shqyrtuar menaxhimin e pandemisë së koronavirusit ka filluar të marrë në pyetje ekspertë dhe figura kyçe nga politika dhe shkenca. Së fundmi, janë thirrur si dëshmitarë ish-ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe virologu Christian Drosten. Seanca dëgjimore publike, e mbajtur pak përpara Krishtlindjeve, fokusohej te roli i Spahn në fillim të…

Source

Ministrja Evis Sala: Tre fusha kyçe për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Profesoreshë Evis Sala, ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka dhënë një intervistë për “World Health Voices”, duke prezantuar vizionin e saj për transformimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Eksperta ndërkombëtare në imazherinë onkologjike ka punuar më parë në Cambridge, Sloan Kettering në SHBA dhe Policlinico Gemelli në Itali, ndërsa tani drejton sektorin kombëtar të shëndetësisë.

Source

Policia e Kukësit arreston dy vëllezër pas plagosjes me armë

Dy vëllezër, të shpallur në kërkim për plagosjen e dy personave ditën e djeshme në Kukës, janë vetëdorëzuar pas kontrolleve të Policisë dhe pamundësisë për t’u larguar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Dëshmorët”, ku për motive të dobëta ndodhi një konflikt fizik që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Amarildo Cena…

Source

❌