❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Avokati Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor



Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që lidhet me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Zekaj ka deklaruar se gjatë seancës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 personave të ndaluar, e cila është mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren nga ora 16:00 deri rreth orës 22:30, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që për 35 prej tyre të caktohet masa e paraqitjes në stacion policor, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas tij, pavarësisht kësaj kërkese, Gjykata nuk ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të këtyre të ndaluarve, por ka vendosur që ata të kthehen në ndalim, pa një vendim të veçantë, në pritje të marrjes së aktvendimit për masën e sigurisë jashtë seancës. Ai ka shtuar se gjyqtari, sipas tij, kishte deklaruar gojarisht se vendimi do të merrej sot rreth orës 10:00.

Zekaj ka theksuar se, sipas tij, i vetmi vendim ligjor në fuqi ka qenë ai për ndalim prej 48 orësh, afat i cili ka skaduar sot në ora 10:00.

“I vetmi vendim i ligjshem qe egziston deri tani ne kete rast eshte ai i ndalimit per 48 ore, i cili ka skaduar sot ne ora 10:00. Edhe pse vendimi ka skaduar qe 2 ore, 35 te ndaluarit jane duke u mbajtur ne menyre te kunderligjshme nga Burgu i Lipjanit, pa asnje vendim”, ka shkruar Zekaj nĂ« reagim.

Ai ka deklaruar se edhe pas skadimit të këtij afati, 35 të ndaluarit po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pa asnjë vendim gjyqësor, duke shtuar se institucioni përkatës, sipas tij, po pret veprim nga Gjykata Themelore në Prizren.

Reagimi i Zekajt vjen pas deklarimeve të një dite më parë të avokatit Driton Muharremi, i cili kishte thënë se, ndonëse Gjykata kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë për masa alternative ndaj 35 të pandehurve, ata ishin dërguar dhe mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

“Betimi pĂ«r DrejtĂ«si” ka raportuar sot se Prokuroria Themelore nĂ« Prizren ka dorĂ«zuar kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj ish-drejtorit tĂ« ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve (BKS), Sami Mazrekut, dhe ish-drejtorit tĂ« Departamentit tĂ« Financave dhe Kontabilitetit, Valon Berisha, si dhe Florent Sylejmanit e Yll Çollakut. Kurse ndaj 35 tĂ« tjerĂ«ve ka kĂ«rkuar masĂ«n e paraqitjes nĂ« Polici.

Mazreku dhe Berisha bashkë me të dyshuarit tjerë u arrestuan mëngjesin e 8 janarit në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit që ishte udhëhequr nga kryeprokurori Petrit Kryeziu. Dëmi pretendohet të jetë mbi 1 milion euro.

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishte njoftuar se se rasti i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar.

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.

Sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« tĂ« siguruar nga “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”, mes tĂ« dyshuarve kryesorĂ« janĂ« Sami Mazreku dhe Valon Berisha, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« periudhĂ«s 22 korrik 2022 – 9 tetor 2023, nĂ« pozitat drejtuese nĂ« BKS, dyshohen se kanĂ« kryer njĂ« sĂ«rĂ« transaksionesh bankare tĂ« paautorizuara, duke shkaktuar dĂ«me materiale tĂ« konsiderueshme. Transaksionet e dyshuara pĂ«rfshijnĂ« shumĂ«n prej 4,641 euro deri mbi 8,500 euro pĂ«r kompensim tĂ« supozuar tĂ« dĂ«meve nga aksidentet e trafikut pĂ«r persona qĂ« paraprakisht kishin marrĂ« kompensim, duke shkaktuar kĂ«shtu dĂ«m tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r BKS-nĂ«.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se 39 persona janë arrestuar në aksionin për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Ai nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r medie kishte deklaruar se dĂ«mi vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« 1 milion e 43 mijĂ« euro, derisa shtoi se cak i hetimeve ishin edhe ish-drejtori i BKS-sĂ«, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha, tĂ« cilĂ«t po ashtu janĂ« nĂ« mesin e tĂ« arrestuarve, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

Edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh



Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ju njoftojmĂ« se pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r vazhdimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit nĂ« çështjen penale ndaj tĂ« pandehurit F.SH. pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar se ka kryer veprĂ«n penale tĂ« Spiunazhit nĂ« vazhdimĂ«si, gjyqtari i procedurĂ«s paraprake pas shqyrtimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s, me datĂ« 09.01.2026 pĂ«rmes Aktvendimit ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n e PSRK-sĂ«, ashtu qĂ« tĂ« njĂ«jtit iu Ă«shtĂ« vazhduar masa e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej 2 muaj”, tha Gashi pĂ«r Telegrafi.com.

Ndryshe, Fatmir Sheholli u arrestua më 09 tetor 2025. Ai dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiq, duke mbledhur dhe shpërndarë informacion rreth pronave, aktiviteteve biznesore dhe funksionimit të institucioneve në Kosovë.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale thuhet se Sheholli ishte i rekrutuar nga BIA dhe kishte ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke marrë informacione që më pas i shpërndante edhe në media online në Kosovë. Ai ishte nën hetime nga gushti i vitit 2024 dhe ishte edhe në përgjim fizik.

Gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës më 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve elektronike, dokumentacion dhe sende të tjera. /Telegrafi/

Raporti i fundit pas vërshimeve, AME: Situata e menaxhueshme, nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës



Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dhënë raportin e fundit lidhur me situatën pas vërshimeve në vend.

AME thekson situata është e menaxhueshme dhe nuk ka indikacione për përshkallëzim.

Periudha e raportimit është nga ora 22:00 e së premtes deri në orët e mëngjesit të së shtunës.

Lexoni të plotë njoftimin:

Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.

Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj.

Nuk raportohet për humbje jete.

GJENDJA SIPAS RAJONEVE

Rajoni i Prishtinës

- PrishtinĂ«: vĂ«rshime nĂ« rrugĂ«n “Rifat Berisha” (Kodra e Diellit) dhe nĂ« fshatin Hajvali – rruga “Brigada 153”.

- Lipjan: vĂ«rshime nĂ« fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”.

- Shtime: vĂ«rshime nĂ« rrugĂ«n Shtime–Reçak.

- GraçanicĂ«: vĂ«rshime nĂ« Motel “Villa Hilton” dhe rrugĂ«n te Prishtina Mall.

- Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, - Podujevë: situata e qetë, pa raste për ndërhyrje.

Të gjitha intervenimet janë realizuar nga NJPZSH, DSHPE dhe kompani të kontraktuara nga Komunat.

Rajoni i Prizrenit

- Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: pa thirrje dhe pa intervenime; rrugët të kalueshme.

- Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji.

- Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar).

Rajoni i Mitrovicës

- MitrovicĂ«: nĂ« kompleksin “Amina” Ă«shtĂ« evakuuar njĂ« familje nga NJPZSH;

-aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja.

- Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje.

- KEK – Termocentrali Kosova A: nĂ« orĂ«n 07:05 Ă«shtĂ« kĂ«rkuar intervenim urgjent pĂ«r pompĂ« thithĂ«se me kapacitet tĂ« madh; kĂ«rkesa Ă«shtĂ« adresuar dhe NJPZSH ka intervenuar.

Rajoni i Pejës

- Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situata stabile, pa kërkesa për intervenim.

Trafiku:

Pejë–RugovĂ«: segmente me ujĂ« nĂ« rrugĂ« – kĂ«rkohet kujdes i shtuar.

Pejë–KullĂ«: e kalueshme, me kujdes.

Rajoni i Gjakovës

Situata e qetë dhe stabile.

Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie.

Raportohet një bllokim rruge nga shembja e dheut.

Rajoni i Gjilanit

- Gjilan: vërshim në rrugën e Kufcës.

- Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): pa vërshime, situata e qetë.

KËRKESA DHE NDËRHYRJE SPECIFIKE

KĂ«rkesĂ« urgjente nga KEK pĂ«r pompĂ« thithĂ«se me kapacitet tĂ« madh nĂ« KosovĂ«n A – e adresuar dhe e realizuar nga kapaciteti i Agjencise Menaxhimit Emergjent.

Nuk janĂ« pranuar kĂ«rkesa shtesĂ« pĂ«r ndihmĂ« apo koordinim nga komunat gjatĂ« intervalit 22:00–08:00.

VLERËSIMI I SITUATËS

Situata paraqitet stabile dhe e menaxhueshme.

Rreziku kryesor aktual lidhet me: reshjet e borës, ngricat në rrugë, vështirësitë në qarkullim.

Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës.

GATISHMËRIA INSTITUCIONALE

Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë mbesin në gatishmëri të plotë 24/7, për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës.

Bllokimi i rrugës Prishtinë-Ferizaj për shkak të reshurave - pamje nga droni



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt Ă«shtĂ« bllokuar plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar.

Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

MĂ« poshtĂ« mund t’i shiheni pamjet nga droni tĂ« rrugĂ«s nacionale Ferizaj-PrishtinĂ«.

Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk - një tjetër në kërkim



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Policia në një njoftim për media thekson se lidhur me këtë kanë arrestuar një shtetas turk, një tjetër është në kërkim, ndërkaq po ashtu kanë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë së Shqipërisë:

Finalizohet nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nĂ« DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nĂ« DPPSh, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, operacioni policor i koduar “Brands 2”.

Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

Sekuestrohen sasi tĂ« mĂ«dha veshjesh/kĂ«pucĂ«sh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo tĂ« markave tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare, 1 celular, si dhe sende/dokumente tĂ« tjera qĂ« do t’i shĂ«rbejnĂ« hetimit.

Si rezultat i administrimit tĂ« informacionit tĂ« siguruar se nĂ« KamĂ«z, magazinoheshin veshje tĂ« kontrabanduara, tĂ« cilave iu viheshin logo false tĂ« markave tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare, Sektori pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbĂ«shtetjen e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 5 dhe ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B, punonjëse në këtë magazinë.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprat penale “Shkelja e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« industriale”, “PunĂ«simi i paligjshĂ«m”, “Kontrabanda me mallra tĂ« tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qĂ« janĂ« kontrabandĂ«â€, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandĂ«â€, “Fshehja e tĂ« ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularĂ«ve”. /Telegrafi/


RrĂ«shqitjet e dheut bllokojnĂ« rrugĂ«n Elbasan–Gjinar, banorĂ«t kĂ«rkojnĂ« ndĂ«rhyrje



Si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shumta dhe motit tĂ« keq, nĂ« rrugĂ«n Elbasan–Gjinar ka pasur rrĂ«shqitje dherash, tĂ« cilat kanĂ« sjellĂ« bllokimin e qarkullimit.

Bllokimi ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të shtune, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm që lidh disa fshatra të zonës së Shpatit, raporton euronews.al.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

I jepet lamtumira e fundit ish-ministrit Sadriu, Abdixhiku: Mbi të gjitha ishte njeri i mirë, i matur e i vendosur në qëndrime



Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish ministrit të Ekonomisë, Ali Sadriu, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 75 vjeçare.

Në mbledhjen komemorative në nderim të figurës së ish-ministrit Sadriu, ishte i pranishëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se Sadriu si ministër i parë i Financave në Kosovën e pasluftës vuri themelet e ekonomike e financiare.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut në Facebook:

Sot i dhamë lamtumirën e fundit një njeriu të mirë dhe një shërbyesi të ndershëm të Kosovës, Ali Sadriut. Nderuam jo vetëm një figure publike, por mbi të gjitha një njeri të qetë, të urtë dhe të drejtë, që e jetoi politikën si mision dhe jo si skenë.

Ali Sadriu ishte mbi të gjitha njeri i mirë, i matur në fjalë, i vendosur në qëndrime. Një njeri që e kuptonte se politika nuk është zhurmë, por përgjegjësi, nuk është shfaqje, por shërbim. Ai i takonte një brezi që besonte se shteti ndërtohet me durim, ligj dhe karakter.

Si MinistĂ«r i parĂ« i Financave, nĂ« KosovĂ«n e pasluftĂ«s, ai vuri themelet e ekonomike e financiare tĂ« RepublikĂȘs sonĂ« tĂ« re. NĂ« kohĂ« tĂ« tij, u hartua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Buxheti i KosovĂ«s; e u themeluan institucionet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« vendit; Banka Qendrore, Administrata Tatimore e Dogana e KosovĂ«s.

Ali Sadriu do të mungojë. Do të mungojë fjala e tij e qetë, prania e tij e matur, këshilla e tij e sinqertë. Por vepra e tij mbetet. Emri i tij mbetet. Kujtimi për të do të jetojë në familjen e tij, në LDK dhe në historinë e këtij vendi. Në këtë dhimbje jemi pranë familjes së tij, bashkëshortes Minire, fëmijëve Qëndresa, Fitore, Saranda, Fatbardha dhe Flamur.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadriu.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. /Telegrafi/


Tha se LDK kishte bërë gabim trashanik kur kishte votuar Thaçin për president, Musliu i reagon Mustafës



Ditë më parë Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se LDK ka bërë gabim trashanik kur e ka votuar për president Hashim Thaçin nga Partia Demokratike e Kosovës.

E lidhur me këtë, ka reaguar sot Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik e kësaj partie.

“Besian Mustafa paska thĂ«nĂ« se votimi i Hashim Thaçit pĂ«r president qenka “gabim trashanik i LDK-sĂ«â€. Jo. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« nuk ka qenĂ« Hashim Thaçi. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« ka qenĂ« heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik.

Ka qenĂ« paaftĂ«sia pĂ«r t’u pĂ«rballur me tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe mungesa e kurajĂ«s pĂ«r t’i drejtuar kritikĂ« tĂ« hapur Donika GĂ«rvallĂ«s, Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit, duke ushqyer iluzione tĂ« rreme se kĂ«ta do t’ia kthenin votat e humbura dhe do t’i riparonin dĂ«met kolosale qĂ« vetĂ« ia shkaktuan LDK-sĂ«â€, shkruan ajo.

Sipas Musliut, kjo heshtje u bë edhe më e rëndë kur LDK mbylli sytë para skandaleve të shumta që shënuan mandatin e Faton Pecit në qeveri, Donika Gërvallës në diplomaci dhe Vjosa Osmanit në presidencë.

“Nga keqmenaxhimi dhe vendime tĂ« kontestuara, te arroganca politike, shkelja e standardeve institucionale dhe dĂ«mtimi i funksionimit demokratik tĂ« shtetit. Gjithçka u tolerua nĂ« emĂ«r tĂ« kalkulimeve tĂ« ulĂ«ta politike. Me kĂ«tĂ« sjellje, LDK nuk dĂ«shtoi vetĂ«m si opozitĂ«, por u bĂ« bashkĂ«fajtore pĂ«rmes heshtjes.

LDK zgjodhi të përkulej, jo të përballej. Zgjodhi të shpresojë, jo të veprojë. Kështu, u shndërrua në një subjekt frikacak, të paqëndrim dhe të padenjë për barrën historike që pretendon ta mbajë.

Problemi i LDK-sĂ« nuk Ă«shtĂ« e kaluara; problemi i saj Ă«shtĂ« mungesa e guximit pĂ«r ta thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n sot”, tha ajo. /Telegrafi/



Grumbullim uji, rrĂ«shqitje dheu – probleme nĂ« disa rrugĂ« tĂ« KosovĂ«s pas vĂ«rshimeve, Durmishi jep detaje



Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë sot të ditur lidhur me gjendjen në rrugë pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve.

Durmishi në një postim në Facebook shkruan se në rrugën Prishtinë - Ferizaj ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi, ndërsa tregon edhe për gjendjen në rrugë tjera të vendit.

Lexoni të plotë postimin:

Ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, janë shkaktuar disa vërshime të cilat kanë prodhuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

Në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi.

Ekipet tona janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik. Po punohet intensivisht në zhbllokimin e rrugës.

Po ashtu, nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova” ka rrĂ«shqitje tĂ« dheut. NĂ« kĂ«to momente po punohet pĂ«r sanim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qarkullimi tĂ« zhvillohet normalisht.

Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë - Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal.

NĂ« rrugĂ«n Zhur–Dragash kemi lĂ«vizje tĂ« trupit tĂ« rrugĂ«s. ËshtĂ« vendosur sinjalizimi pĂ«rkatĂ«s dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet nĂ« njĂ« shirit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika. /Telegrafi/


Demi: 2026 është vit kyç për Kosovën, digjitalizimi dhe arsimi vendosin zhvillimin e dekadës



Viti 2026, sipas analistit të politikave Agron Demi, duhet të shënojë një orientim më të qartë të Qeverisë së re drejt reformave strukturore, me fokus të veçantë në digjitalizim, arsim dhe inovacion.

Demi nĂ« “PĂ«rballje Podcast” theksoi se kĂ«to fusha janĂ« vendimtare pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ« tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r pĂ«rgatitjen e vendit pĂ«r ndryshimet e shpejta globale.

Sipas Demit, dekada që vjen do të karakterizohet nga tranzicioni i thellë digjital dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale, ndaj Kosova duhet të përshtatet me këtë realitet.

“DhjetĂ«vjeçari i ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« dekadĂ« e tranzicionit digjital dhe e inteligjencĂ«s artificiale. Ne nuk e kemi luksin tĂ« vazhdojmĂ« me politikat e dhjetĂ« viteve tĂ« kaluara nĂ« dhjetĂ« vitet e ardhshme”, u shpreh ai, shkruan Telegrafi.



Ai theksoi se digjitalizimi nuk duhet parë vetëm si proces teknologjik, por si reformë që prek funksionimin e shtetit në tërësi.

“Digjitalizimi duhet tĂ« ndihmojĂ« mĂ«nyrĂ«n se si menaxhohet arsimi, shĂ«ndetĂ«sia, projektet kapitale dhe marrĂ«dhĂ«nia e qytetarĂ«ve dhe bizneseve me shtetin”, tha Demi, duke shtuar se administrata publike ka nevojĂ« pĂ«r modernizim tĂ« thellĂ«.

Një tjetër shtyllë që, sipas tij, duhet të jetë prioritet është arsimi. Demi vlerësoi se ndryshimet teknologjike po e transformojnë tregun e punës dhe kërkojnë reforma të reja në sistemin arsimor.

“Bota po ndryshon aq shpejt saqĂ« arsimi duhet tĂ« pĂ«rshtatet me nevojat e reja, pĂ«rndryshe do tĂ« mbesim prapa nĂ« pĂ«rgatitjen e fuqisĂ« punĂ«tore”, theksoi ai.

Në këtë kuadër, Demi përmendi edhe inovacionin si element kyç për zhvillim ekonomik.

Ai vlerësoi pozitivisht nismat që synojnë eliminimin e barrierave administrative dhe mbështetjen e ideve të reja.

“NĂ«se diçka Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mirĂ« nĂ« vitet e fundit, Ă«shtĂ« pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« hequr barriera administrative dhe pĂ«r tĂ« krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r inovacion”, u shpreh Demi.

Sipas tij, fokusimi në digjitalizim, arsim dhe inovacion duhet të shkojë paralelisht me tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Demi theksoi se këto prioritete nuk janë zgjedhje politike, por domosdoshmëri zhvillimore.

“KĂ«to janĂ« vitet kur duhet tĂ« vendosen themelet pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ«, sepse vonesat sot do tĂ« kushtojnĂ« shumĂ« mĂ« shtrenjtĂ« nesĂ«r”, pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

Seanca për korrupsion në BKS, disa kërkuan ndihmë mjekësore



Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar lidhur me seancën gjyqësore që është zhvilluar ndaj 39 të pandehurve në rastin ku dyshohet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Në njoftim thuhet se gjatë zhvillimit të seancës, disa nga palët në procedurë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, për çka Gjyqtari i procedurës paraprake ka ndërprerë disa herë seancën dhe palëve iu është ofruar ndihma e nevojshme përmes Emergjencës.

“Kur palĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« gatshme ka vazhduar me seancĂ«n pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Gjykata tutje njofton se seanca kishte filluar në ora 16:00 ndaj 39 të pandehurve, ndërkaq ka përfunduar në ora 23:00. /Telegrafi/

Arrestohet shoferi, ra në përrua me veturë dhe nuk ndihmoi pasagjerin i cili është zhdukur



Policia e Shtetit ka sqaruar rrethanat e aksidentit të ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në Klos.

Sipas policisë, një automjet tip Audi me targa angleze, me drejtues 24-vjeçarin A.L., banues në fshatin Fullqet, Klos, dhe pasagjer 30-vjeçarin J.K., ka dalë nga rruga rreth orës 01:30 dhe ka përfunduar në një përrua.

Policia bën të ditur se 24-vjeçari ka dalë nga makina dhe nga uji duke shpëtuar, ndërsa për pasagjerin nuk ka asnjë informacion.

Drejtuesi i automjetit ka rezultuar në gjendje të dehur.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë, pa ndërhyrje:

Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Rreth orĂ«s 01:30, Ă«shtĂ« marrĂ« informacion se nĂ« vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njĂ«sia administrative Klos, njĂ« mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalĂ« nga rruga dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


Rritet numri i lindjeve, mbi 1 mijë e 716 lindje u kryen gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës



Spitali i Mitrovicës bëri të ditur se është rritur numri i lindjeve gjatë vitit 2025.

Në njoftim bëhet e ditur se në vitin 2025 u kryen gjithsej 1716 lindje, me 1744 foshnja të porsalindur, që paraqet numër për 118, më shumë, krahasuar me vitin 2024.

“MjekĂ«t gjinekologĂ« gjatĂ« vitit 2025, kanĂ« kryer edhe 5185 vizita mjekĂ«sore ambulantore tek pacientet. Rritja e numrit tĂ« lindjeve Ă«shtĂ« shĂ«nuar falĂ« punĂ«s me pĂ«rkushtimit nga stafi, besimit tĂ« pacientĂ«ve, si dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimeve mjekĂ«sore.

Pas kĂ«tij suksesi qĂ«ndron puna e palodhshme e gjinekologĂ«ve, neonatologĂ«ve, mamive, infermierĂ«ve dhe gjithĂ« ekipit qĂ« 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, me dije dhe humanitet, kujdesen pĂ«r nĂ«nat dhe foshnjat e porsalindura”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Dy aksidentet e para disa dite, vdesin në spital dy persona



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra në dy aksidente (raste të ndara) të para disa dite kanë ndërruar jetë në spital dy persona.

NjĂ«ri aksident kishte ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Sokol Sopi” nĂ« PrishtinĂ«, mĂ« 30 dhjetor 2025, ndĂ«rkaq aksidenti tjetĂ«r kishte ndodhur nĂ« fshatin SlivovĂ« tĂ« PrishtinĂ«s, mĂ« 3 janar.

Raporti i policisë:

Rr. Sokol Sopi, PrishtinĂ« 30.12.2025 – 16:45. MĂ« 09.01.2026 Ă«shtĂ« raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte nĂ« tretman mjekĂ«sor, si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« marra nĂ« aksident ka ndĂ«rruar jetĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pa jetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion.

Fsh. SlivovĂ«, PrishtinĂ« 03.01.2026 – 14:33. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« raportuar se viktima femĂ«r kosovare, e cila ka qenĂ« duke u trajtuar nĂ« QKUK, mĂ« 10.01.2026 ka ndĂ«rruar jetĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion. /Telegrafi/

Prania e madhe e ujit nĂ« rrugĂ«, nĂ« njĂ« segment tĂ« rrugĂ«s nacionale Ferizaj–PrishtinĂ« ndalohet qarkullimi i automjeteve



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt Ă«shtĂ« bllokuar plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar.

Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“PĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i ‘Prishtina Mall’ nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i ‘Marigona’ nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt, nĂ« koordinim me zyrtarĂ« nga Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe kompaninĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mirĂ«mbajtje tĂ« rrugĂ«s, Ă«shtĂ« marrĂ« vendim qĂ« tĂ« bllokohet plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia thekson tutje se ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik. /Telegrafi/

Makina bie në përrua në Klos, drejtuesi i mjetit nuk gjendet



Një automjet ka rënë në një përrua në qytetin e Klosit, në orët e para të së shtunës. Mjeti është konstatuar nga banorët e zonës, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Sipas informacioneve të para, shoferi dyshohet të jetë një 30-vjeçar me inicialet J.K, raporton euronews.al.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit.

Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.

Sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi i njëjti ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në Stacionin policor në Ferizaj, të premten në ora 15:40.

“Stacioni Policor Ferizaj 09.01.2026 – 15:40. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti i ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarĂ«t policorĂ«â€, thuhet nĂ« raport.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga një person.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan, Suharekë, të premten në ora 03:20.

“LĂ«ndime tĂ« lehta trupore kanĂ« pĂ«suar dy viktimat meshkuj kosovarĂ«, pasi tĂ« njĂ«jtit ishin therĂ« me thikĂ« nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet nĂ« raport.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/

Mot me shi në Shqipëri



Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, gjersa moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezentë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore era pritet tĂ« fitoi shpejtĂ«si deri nĂ« 24 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/

E shtuna me shi, e diela me ngrica – java e ardhshme mĂ« ftohtĂ«




Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë parashikohet të jetë kryesisht vranët, shoqëruar me reshje shiu dhe bore.

IHK për të shtunën njofton se fillimisht do të ketë shi, ndërkaq me rënien e temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.

Ndërkaq, të dielën të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.

IHK bën apel për kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1°C ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet: 0 deri 5°C

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 m/s.

Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion

Java e ardhshme pritet të jetë më e ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit. /Telegrafi/

❌