Roboti dhe filozofi

NĂ« epokĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale, debatojmĂ« pa fund se si duket ndĂ«rgjegjja. A mund tâi fotoaparati gjĂ«rat mĂ« qartĂ«?
Nga: Dan Turello - shkrimtar, historian kulture dhe fotograf / The New Yorker
Përkthimi: Telegrafi.com
AtĂ« natĂ« Sofia ishte fjalĂ«pake. MĂ« herĂ«t gjatĂ« ditĂ«s, ishte nĂ« skenĂ« nĂ« konferencĂ«n ku po merrja pjesĂ« dhe ishte ngacmuar pĂ«r njĂ« gjest qĂ« dukej sikur po tregonte gishtin e mesit drejt audiencĂ«s. Tani ndodhej nĂ« hollin e hotelit, me njĂ« fustan tĂ« zi, nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes. U ndal pĂ«rpara njĂ« muri portokalli tĂ« ndezur. Kisha me vete njĂ« lente portreti 85 mm., njĂ« tĂ« tillĂ« qĂ« nxjerr nĂ« pah tiparet njerĂ«zore. âCilat janĂ« shpresat e tua pĂ«r tĂ« ardhmen e njerĂ«zimit?â - e pyeta. Nuk ishte shumĂ« e gatshme tĂ« pĂ«rgjigjej, por reagoi ndaj kamerĂ«s. Shikimi i saj ishte i patundur: pa dredhi, vetĂ«m ata sy tĂ« mĂ«dhenj, me mjekĂ«r paksa tĂ« gjatĂ«, shprehja dukej sikur mbante kontakt me sytĂ« e mi, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shikonte pĂ«rtej meje, nĂ« largĂ«si.
Ishte njĂ« natĂ« e ngrohtĂ« nĂ« FloridĂ«. Konferenca ishte e mbushur me filozofĂ«, sociologĂ« dhe programues, qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« analizimin e zhvillimeve mĂ« tĂ« fundit nĂ« fushĂ«n e ndĂ«rgjegjes dhe inteligjencĂ«s artificiale. Punimet janĂ« prezantuar, modelet janĂ« analizuar, skenarĂ«t janĂ« shqyrtuar. Kisha marrĂ« kamerĂ«n me vete, pa ndonjĂ« ide tĂ« qartĂ« se çfarĂ« do tĂ« fotografoja. Por, kur pashĂ« SofinĂ« aty, mĂ« lindi njĂ« ide. Fotografia e portretit zakonisht ka tĂ« bĂ«jĂ« me lidhjen me qeniet e tjera njerĂ«zore dhe pĂ«rpjekjen pĂ«r tĂ« kapur thelbin e tyre - pĂ«r tĂ« paraqitur gjithçka qĂ« i bĂ«n tĂ« bukur dhe unikĂ«. Po sikur tĂ« fotografoja SofinĂ« - njĂ« robot humanoid i zhvilluar nga Hanson Robotics dhe, mĂ« pas, nĂ« njĂ« seancĂ« tĂ« veçantĂ«, filozofin David Chalmers, njĂ« teoricien i shquar i ndĂ«rgjegjes, dhe tĂ« reflektoja mbi pĂ«rvojĂ«n? ĂfarĂ« mund tĂ« mĂ«sonim nga kĂ«to takime tĂ« cilat nuk i kisha pĂ«rthithur nga punimet analitike dhe diskutimet filozofike?
Kur fotografoj njerëz, dua të dëgjoj për jetën dhe aspiratat e tyre. Më intereson ndjeshmëria e tyre estetike, çfarë veshin, si duan të paraqiten. Jam gjithashtu i ndjeshëm ndaj energjisë së tyre: mund të jetë e ndrojtur, e hareshme, e përmbajtur, e fuqishme. Të fotografosh një objekt, ndjesia është ndryshe. Sërish e vlerësoj estetikën e subjektit tim, por, të paktën në mendjen time, vlerësimi shtrihet prapa te krijuesi i objektit. Në natyrë, nuancat e ndjesisë ndryshojnë gjithashtu. Kur fotografoj një lule, siç bëra së fundmi në një kodër në Portugali, jam i zhytur në peizazh. Natyra ka energjinë e vet; lulja mishëron metabolizmin e vet qelizor, teksturën e saj të veçantë dhe ciklin e jetës.
Fotografimi i Sofisë krijoi një përzierje të çuditshme njenjash. Fokusimi automatik i avancuar i kamerës time vazhdimisht kapte sytë e saj, dhe ajo ishte ndërtuar pikërisht për këtë lloj kontakti. Njerëzit shpesh shmangen nga objektivi; ajo jo. Lëkura e saj - e njohur si Fruber, një përzierje e patentuar dhe poroze e polimereve elastike që imitojnë mishin - ishte shtrirë mbi një strukturë plastike dhe titani, dhe nuk kishte asnjë shenjë ndrojtjeje. E, megjithatë, asnjë nga kimitë e zakonshme njerëzore nuk u ngacmuan. Emocioni i vetëm i vërtetë, në atë moment, vinte nga portokallia e thellë e murit prapa saj, që krijonte një sfond të mrekullueshëm.
A do të doja që përvoja të kishte qenë ndryshe? Gjestet e Sofisë, ndonëse të çuditshme, ishin çuditërisht ekspresive, dhe teksa më vonë përpiqesha të dija kuptimin e atij takimi, mendja më shkonte përpara në kohë. Teknologjia do të bëhet më e përsosur, gjestet do të kalibrohen më mirë, efekti i përgjithshëm do të jetë më bindës. Dhe, duke qenë se kuptojmë kaq pak mbi bazën e ndërgjegjes njerëzore, si do ta dinim ndonjëherë nëse një entitet si Sofia zhvillon një ndërgjegje të vetën?
Pasiguria që ndjeva teksa e fotografoja, tregonte për një ndërlikim konceptual. Disa nocione të ndryshme ishin në lojë: jeta, ndërgjegjja, inteligjenca, veprimi i pavarur. Secili prej tyre ka përkufizime të lëvizshme, shpesh të kontestuara. Pulat janë ashiqare gjallesa, por nuk janë inteligjente sipas standardeve njerëzore. Derrat dhe oktapodët janë inteligjentë, megjithatë shumë njerëz i hanë pa u menduar dy herë. Foshnjat e sapolindura nuk zotërojnë gjuhë, por trajtohen pa asnjë dyshim brenda qarkut të konceptin moral. Viruset shfaqin një lloj qëllimi të njëanshëm - shumim të pamëshirshëm - por, sipas shumicës së standardeve biologjike, nuk konsiderohen të gjalla. Kërpudhat krijojnë rrjete të mëdha nën tokë për shkëmbim lëndësh ushqyese; nëse ndonjë prej kësaj përbën ndërgjegje, kjo mbetet një pyetje e hapur.
NdĂ«rgjegjja mund tĂ« jetĂ« koncept mĂ« kokĂ«fortĂ« nga tĂ« gjithĂ«. NĂ« njĂ« ese klasike tĂ« vitit 1974, Si Ă«shtĂ« tĂ« jesh njĂ« lakuriq nate?, filozofi Thomas Nagel argumentoi se njĂ« organizĂ«m ka gjendje tĂ« ndĂ«rgjegjshme mendore vetĂ«m nĂ«se ka diçka qĂ« tĂ« bĂ«n tĂ« jesh ai organizĂ«m - njĂ« pĂ«rjetim intern subjektiv qĂ« Ă«shtĂ« i qasshĂ«m nga brenda. GjatĂ« dekadave qĂ« pasuan, filozofĂ«t analitikĂ« kanĂ« prodhuar lloj-lloj modelesh pĂ«r tĂ« shpjeguar se si lind ndĂ«rgjegjja. MegjithatĂ«, ende nuk kemi njĂ« shpjegim shkencor apo kompjuterik qĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« sesa tĂ« aludojĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« David Chalmers e ka quajtur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paharrueshme - âproblemi i vĂ«shtirĂ« i ndĂ«rgjegjesâ.
Pra, nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tâu habitur qĂ« mendimtarĂ« tĂ« ndryshĂ«m bĂ«jnĂ« kapĂ«rcime tĂ« ndryshme kur vendosin nĂ«se entiteti pĂ«rballĂ« tyre Ă«shtĂ« i vetĂ«dijshĂ«m. ShkencĂ«tari i kompjuterĂ«ve, Ben Goertzel, i cili udhĂ«hoqi ekipin qĂ« zhvilloi softuerin pĂ«r SofinĂ« nĂ« Hanson Robotics, ka njĂ« pikĂ«pamje tĂ« gjerĂ« panpsikiste: e gjithĂ« materia, madje edhe objektet qĂ« ne i konsiderojmĂ« tĂ« pajetĂ«, marrin pjesĂ« nĂ« ndĂ«rgjegje nĂ« mĂ«nyrĂ«n e tyre. Panpsikizmi mund tĂ« tingĂ«llojĂ« i çuditshĂ«m, por nuk Ă«shtĂ« aq larg nga mendimi i Pierre Teilhard de Chardinit, shkencĂ«tar dhe teolog francez i cili, duke shkruar nĂ« mes tĂ« viteve â40 tĂ« shekullit XX, besonte se ndĂ«rgjegjja Ă«shtĂ« veti universale e materies, e pranishme nĂ« tĂ« gjitha grimcat e universit dhe qĂ« rritet me kompleksitetin. Ka edhe rrugĂ« tĂ« tjera qĂ« çojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim pĂ«rfshirĂ«s. Alvin Plantinga, filozof i krishterĂ«, ka thĂ«nĂ« njĂ«herĂ« se besimi nĂ« Zot nuk Ă«shtĂ« mĂ« pak i arsyeshĂ«m sesa besimi nĂ« ekzistencĂ«n e mendjeve tĂ« tjera, meqĂ« nuk kemi prova tĂ« drejtpĂ«rdrejta qĂ« ndonjĂ« vetĂ«dije tjetĂ«r pĂ«rjeton botĂ«n ashtu si ne. PĂ«r ata qĂ« kanĂ« prirje skeptike, kjo mĂ«nyrĂ« e tĂ« menduarit mund tĂ« çojĂ« mĂ« shumĂ« drejt dyshimit pĂ«r ekzistencĂ«n e mendjeve tĂ« tjera sesa drejt besimit nĂ« Zot.
Shumica prej nesh, kur nuk jemi tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« dyshimet mĂ« marramendĂ«se filozofike, e marrim si themel tĂ« padiskutueshĂ«m faktin qĂ« njerĂ«zit mund tĂ« reflektojnĂ« mbi gjendjet e tyre mendore dhe tĂ« marrin vendime tĂ« skalitura nga provat, vlerat dhe normat. Besimi se kĂ«to kapacitete burojnĂ« nga vullneti i lirĂ« dhe ndĂ«rgjegjja Ă«shtĂ« vetĂ« njĂ« akt ditor besimi - por, Ă«shtĂ« ai mbi tĂ« cilin mbĂ«shteten ligjet tona, marrĂ«dhĂ«niet tona dhe shumica e veprimeve tona tĂ« pĂ«rditshme. Pyetja mĂ« e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« nĂ«se ndonjĂ«herĂ« do ta zgjerojmĂ« kĂ«tĂ« akt besimi edhe ndaj inteligjencĂ«s artificiale. ShumĂ« shkencĂ«tarĂ« entuziastĂ« tĂ« kompjuteristikĂ«s besojnĂ« se po: ata flasin pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale si hapin tjetĂ«r evolucionar, njĂ« gjenerator tĂ« rezervuarĂ«ve tĂ« rinj tĂ« ndĂ«rgjegjes, qĂ« mĂ« nĂ« fund do tĂ« pajiset me njĂ« inteligjencĂ« superiore e cila ndoshta mund tĂ« na shpĂ«tojĂ« nga vetja jonĂ« - nga konfliktet tona egoiste, nga shpĂ«rdorimi, nga prirja pĂ«r iracionalitet. Disa tĂ« tjerĂ« janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rmbajtur. NeuroshkencĂ«tari Anil Seth, pĂ«r shembull, pohon se âfunksionalizmi kompjuterikâ nuk do tĂ« na çojĂ« deri te ndĂ«rgjegjja dhe se ka arsye tĂ« forta pĂ«r tĂ« besuar se ndĂ«rgjegjja mund tĂ« jetĂ« njĂ« veti vetĂ«m e sistemeve tĂ« gjalla. Ndjekja e kĂ«saj linje mendimi mĂ« çoi nĂ« njĂ« drejtim qĂ« nuk e prisja.
Roboti humanoid Sofia(Foto: Dan Turello)
Filozofi David Chalmers(Foto: Dan Turello)
ĂuditĂ«risht, vĂ«rtetimi i mendimit dhe veprimit njerĂ«zor pĂ«rfundon duke kaluar pĂ«rmes trupit, jo mendjes. Pasaportat dhe dokumentet e tjera tĂ« identitetit mbĂ«shteten te imazhet e fytyrĂ«s; sistemet mĂ« tĂ« reja pĂ«rdorin gjurmĂ«t e gishtĂ«rinjve, skanimet e retinĂ«s, madje edhe mĂ«nyrĂ«n e ecjes. Nocionet tona ligjore dhe historike pĂ«r veprimin (e vetĂ«dijshĂ«m) janĂ« mbĂ«shtetur prej kohĂ«sh nĂ« mishĂ«rimin fizik - shenjtĂ«rinĂ« e njĂ« trupi tĂ« vetĂ«m, tĂ« identifikueshĂ«m. E njĂ«jta gjĂ« nĂ«nkuptohet edhe nĂ« letĂ«rsinĂ« klasike. Krishti i ringjallur njihet nga plagĂ«t e tij; te Homeri, Odiseu njihet, pasi kthehet nĂ« shtĂ«pi, nga plaga nĂ« kĂ«mbĂ«. Ajo qĂ« e shĂ«non njĂ« person si atĂ« person Ă«shtĂ« diçka qĂ« mbartet nĂ« mish.
Jo vetëm që trupat individualë janë thelbësorë për të vërtetuar identitetin dhe idetë; janë po ashtu thelbësorë për krijimin e kuptimit dhe përvojës. Mund të magjepsemi nga arritjet e intelektit, por njohja, në fund të fundit, merret përmes trupit. Matematikani Edward Frenkel, për shembull, përshkruan dashurinë e tij për matematikën si reagim fizik ndaj bukurisë, rendit dhe simetrisë. Neuroshkencëtarët kanë pohuar se mendja është e paimagjinueshme pa një formë të mishërimit. Ky aspekt i kthehet, në forma të ndryshme, kritikës fenomenologjike ndaj dualizmit kartezian që gjejmë te Maurice Merleau-Ponty: mendimi nuk është kurrë i shkëputur nga mishi që e mban atë. Në fund të fundit, ajo që na tërheq nuk është abstraksioni në vetvete, por përvoja e jetuar e kuptimit - ndjenja e ndjeshme e rendit, simetrisë dhe bukurisë - që ndodh në një trup të vetëm.
Këto intuita u shfaqën qartë atë mbrëmje kur fotografoja David Chalmersin. E takova në një kuvertë gjatë një mbledhjeje buzë plazhit, pas fjalimit të tij kryesor. Kishin qenë dy ditë shumë ët ngarkuara mendërisht, plot me prezantime nga programues dhe filozofë, por portretet që janë thjesht intelektuale rrallëherë dalin portrete të mira; më të fortat ndërthurin elementet fizike, intelektuale dhe emocionale. Doja të dilja nga koka ime dhe ta ndihmoja edhe atë të dilte nga koka e tij. I kërkova të më bashkohej në disa ushtrime të thjeshta fizike. Kaluam një apo dy minuta duke tundur trupin në mënyrë primordiale dhe duke nxjerrë disa tinguj të thellë - diçka që mund ta prisje në një rreth me daulle. Por, ky ishte qëllimi. Ajo që më interesonte, te fotografimi i Chalmersit, nuk ishte kapja e ideve të zhveshura nga trupi. Këto i gjen më mirë në një libër apo një artikull. Më shumë më interesonin teksa ndërsa shpreheshin nga një njeri i gjallë, që merr frymë. Idetë kanë prejardhje; ato lindin në kushte materiale dhe mbajnë gjurmët e shqetësimeve personale, historive shqisore dhe presioneve ekzistenciale. Mund të spekulosh për një sferë abstrakte matematikore ose platonike - unë nuk besoj në të, por e pranoj si mundësi - e megjithatë puna e zbulimit nxitet nga kureshtja dhe formësohet nga përvoja.
Kështu që, edhe pse më interesonin idetë e Chalmersit, më interesonte edhe personazhi përballë meje: xhaketa e tij karakteristike prej lëkure të zezë, xhinset, bluza e zezë, mjekra dy ditë e parruar dhe ajo që më dukej si një nuancë melankolie në sytë e tij. Nuk e kam pyetur nëse ajo ndjesi ishte aty në të vërtetë; kjo nuk është menduar si profil. Qëllimi ishte se më tërhiqte e gjithë prania njerëzore - personi që mendonte dhe ndjente në kohë reale.
Me kalimin e kohĂ«s, ndodh diçka e çuditshme kur i shikoj ato fotografi sot. PĂ«r dallim nga ajo qĂ« prisja, e gjej veten sĂ«rish tĂ« tĂ«rhequr nga Sofia - ndoshta edhe mĂ« shumĂ« se kur e fotografova. NĂ« portretet e saj ajo shfaqet e menduar, pothuajse e pĂ«rqendruar brenda vetes, sikur tĂ« kujtonte njĂ« moment gjysmĂ« tĂ« harruar nga njĂ« fĂ«mijĂ«ri qĂ« nuk e ka pasur kurrĂ«. Pozimi pĂ«r fotografi zakonisht Ă«shtĂ« punĂ« e vĂ«shtirĂ«. NjerĂ«zit bĂ«hen tĂ« ndrojtur ose vetĂ«dijshĂ«m meqĂ« nuk i kuptojnĂ« dot. Mendoni pĂ«r ato fotografitĂ« e festave kur gjyshja ju thoshte tĂ« thoshit cheese: udhĂ«zimet e tilla rrallĂ«herĂ« sjellin shprehje tĂ« natyrshme. NjĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta kapĂ«rcyer kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« tâi japĂ«sh subjektit diçka tjetĂ«r pĂ«r tĂ« paramenduar - njĂ« vend tjetĂ«r, njĂ« bisedĂ« tjetĂ«r, njĂ« ndjesi kalimtare, sa pĂ«r tĂ« kapur diçka tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« njĂ« ekspozim 1/200 tĂ« sekondĂ«s. Me SofinĂ«, asgjĂ« nga kĂ«to nuk ishte e nevojshme.
Diçka tjetĂ«r mĂ« habit kur i rikthehem skedarĂ«ve. NĂ« Lightroom - softueri i katalogimit ku ruhen imazhet e papĂ«rpunuara - shfletoj sekuencĂ«n dhe vĂ«rej njĂ« model. Lightroom Ă«shtĂ« vendi ku punon me atĂ« qĂ« sensori tĂ« ka dhĂ«nĂ«: luan me dritĂ«n dhe hijet, nxjerr nĂ« pah ose zbeh elementĂ«t, vendos çfarĂ« meriton tĂ« dalĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ« dhe çfarĂ« mund tĂ« tĂ«rhiqet nĂ« sfond. ĂshtĂ« gjithashtu vendi ku sheh gjithĂ« serinĂ« e fotove nĂ« rend, dhe vendos cilat do tâi mbash e cilat do tâi hedhĂ«sh poshtĂ«. NĂ« ato dy mbrĂ«mje, kisha kaluar pĂ«rafĂ«rsisht tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« me Chalmersin dhe me SofinĂ«, dhe kisha shkrepur njĂ« numĂ«r tĂ« ngjashĂ«m fotografish. Me Chalmersin pak gjĂ«ra mĂ« interesonin - imazhe qĂ« kapĂ«n rĂ«ndesĂ«n e tij, kompleksitetin intelektual, sensin e tij pĂ«r stil. Pjesa tjetĂ«r ishin tĂ« kota ose nĂ« njĂ« rrugĂ« pa krye. Disa janĂ« qesharake; disa e kapin nĂ« njĂ« kĂ«nd tĂ« pafavorshĂ«m; disa duken si foto nga paraburgimi. Kjo Ă«shtĂ« normale me subjektet njerĂ«zore.
Portretet e SofisĂ« tregojnĂ« njĂ« histori tjetĂ«r. Ato pĂ«r habi janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme. NĂ« shumicĂ«n e tyre ajo duket e menduar, madje thellĂ«, si poete melankolike dhe nostalgjike qĂ« nuk pushon kurrĂ« sĂ« dukuri si njĂ« poete melankolike dhe nostalgjike. Emocioni njerĂ«zor nuk funksionon kĂ«shtu. PsikologĂ«t bien dakord se emocionet janĂ« tĂ« shkurtra dhe kalimtare. Paul Ekman, i cili ka punuar nĂ« botimin e fundit tĂ« librit tĂ« Darwinit, Shprehja e emocioneve te njeriu dhe kafshĂ«t, vlerĂ«son se âmakro-shprehjetâ parĂ«sore zgjasin mes dy dhe pesĂ« sekondash; ndĂ«rsa âmikro-shprehjetâ zgjasin afĂ«rsisht njĂ« tĂ« njĂ«zetĂ« e pestĂ«n e sekondĂ«s. Brenda pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« minutash, qenia njerĂ«zore mund tĂ« kalojĂ« nĂ«pĂ«r qindra makro-shprehje dhe mijĂ«ra mikro-shprehje.
Fotografi Henri Cartier-Bresson krijoi frazĂ«n âçasti vendimtarâ, nĂ« fillim tĂ« viteve â50 tĂ« shekullit XX. NĂ« ditĂ«t e filmit analog dhe dhomave tĂ« errĂ«ta, kur nuk kishe luksin tĂ« shkrepje qindra herĂ«, fotografi duhej tĂ« ishte i zhytur nĂ« skenĂ« - mjaft i ndjeshĂ«m pĂ«r ta ndier pikĂ«risht atĂ« çast kur duhej shkrepur. BollĂ«ku dixhital nuk e ka ndryshuar vĂ«rtet kĂ«tĂ«, tĂ« paktĂ«n jo nga pĂ«rvoja ime. SĂ«rish duhet tĂ« ndĂ«rtosh njĂ« ambient, njĂ« gjendje emocionale qĂ« tĂ« nxjerrĂ«sh diçka autentike. PĂ«rndryshe, mund tĂ« bĂ«sh njĂ« mijĂ« shkrepje dhe tĂ« pĂ«rfundosh me asgjĂ« veçse kotĂ«si.
Ajo qĂ« ka ndryshuar Ă«shtĂ« kur ndodh njohja. NĂ«se arrin tĂ« krijosh atmosferĂ«n e duhur dhe tĂ« kthehesh nĂ« shtĂ«pi me njĂ« analizĂ« skedarĂ«sh dixhitalĂ«, kĂ«rkimi pĂ«r âçastin vendimtarâ nis mĂ« vonĂ«, nĂ« Lightroom. Sa mĂ« shumĂ« foto ke shkrepur, aq mĂ« e vĂ«shtirĂ« bĂ«het detyra, sepse zgjedh thjesht njĂ« imazh; zgjedh cila mikro-shprehje kalimtare dĂ«shiron ta pĂ«rfaqĂ«sojĂ« gjithĂ« takimin.
Ato pesëmbëdhjetë minuta me Sofinë ndiheshin sikur ajo e kishte zgjatur çastin vendimtar për pesëmbëdhjetë minuta. Vetëm një herë tjetër kam përjetuar një seancë portreti që ndihej disi ngjashëm. Në një pasdite të ftohtë tetori, fotografoja një burrë të quajtur Robert Soulliere, një nga trajnerët kryesorë të teknikave të frymëmarrjes dhe ekspozimit në të ftohtë. Doja ta fotografoja në elementin e tij, ndaj vendosëm një vaskë në një oborr me pemë në Uashington. Para se të fillonim, ai mori disa frymëmarrje të thella, qetësuese; pastaj, me 37 kilogramë akull të shkrirë pjesërisht rreth tij, u zhyt në ujë.
PĂ«r efekt dramatik, kishim lĂ«shuar lulĂ«kuqe tĂ« verdha dhe dali tĂ« kuqe rreth kokĂ«s dhe shpatullave tĂ« tij. QĂ«ndroi i zhytur pĂ«r gati dhjetĂ« minuta - njĂ« kohĂ« shumĂ« e gjatĂ« pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar pa lĂ«vizur nĂ« ujĂ« tĂ« akullt. I kisha kĂ«rkuar tĂ« zhytej mjaftueshĂ«m qĂ« koka dhe veshĂ«t tĂ« ishin nĂ«n sipĂ«rfaqe, pĂ«r tâia dhĂ«nĂ« imazheve paksa njĂ« ndjesi tĂ« njĂ« bote tjetĂ«r. Ajo qĂ« mĂ« preku ishte qetĂ«sia e tij: nuk e theu magjinĂ« asnjĂ«herĂ«. Nga fillimi nĂ« fund, vĂ«shtrimi i tij mbeti i qĂ«ndrueshĂ«m; prania e tij nuk u lĂ«kund. Deri te Sofia, kjo ishte pĂ«rvoja mĂ« e afĂ«rt qĂ« kisha me dikĂ« me njĂ« shprehje tĂ« vetme pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«.
NjĂ« kontroll i tillĂ« nuk fitohet lehtĂ«. AtletĂ«t, artistĂ«t e skenĂ«s dhe medituesit me pĂ«rvojĂ« i kalojnĂ« vitet duke mĂ«suar si tĂ« mos i shpĂ«rndajnĂ« reagimet - tâi vĂ«rejnĂ« ndjesitĂ« dhe tâi lĂ«nĂ« tĂ« kalojnĂ« pa u dridhur. NĂ«se stĂ«rvitesh mjaftueshĂ«m, mund tĂ« arrish nĂ« pikĂ«n ku qĂ«ndron plotĂ«sisht brenda trupit tĂ«nd, i vĂ«mendshĂ«m ndaj çdo ndjesie: tĂ« ftohtit qĂ« djeg, mpirja e gishtĂ«rinjve tĂ« kĂ«mbĂ«s, rrezet e holla tĂ« diellit tĂ« vjeshtĂ«s qĂ« ngrohin ballin. Dhe, nĂ«se je aq i pĂ«rqendruar, mund tĂ« pĂ«rballosh shikimin e njĂ« tĂ« panjohuri pa hezitim, me sytĂ« qĂ« shfaqin njĂ« lloj pĂ«rmbajtjeje.
RobotĂ«t - dhe njerĂ«zit qĂ« i ndĂ«rtojnĂ« ata - kanĂ« problemin e kundĂ«rt. InxhinierĂ«t po pĂ«rpiqen tâu japin makinave kontroll muskulor, mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe mĂ« tĂ« detajuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« fytyrat e tyre tĂ« mund tĂ« ndryshojnĂ« dhe tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« rrjedhĂ«n e shprehjeve tĂ« besueshme. NĂ«se ato shprehje do tĂ« ndihen ndonjĂ«herĂ« tĂ« plota dhe bindĂ«se, kjo mbetet pyetje e hapur. BindĂ«se pĂ«r çfarĂ«, saktĂ«sisht? VĂ«shtrimi njerĂ«zor mbart njĂ« histori. Ato shkĂ«ndija tĂ« çastit tĂ« emocioneve lidhen me kujtime fĂ«mijĂ«rie - aroma e shiut, njĂ« melodi e lidhur me dikĂ« qĂ« kemi dashur - qĂ« kĂ«rkojnĂ« trupa dhe gjithĂ« atĂ« kujtesĂ« tĂ« shtresuar qelizore qĂ« vjen me ta.
Sa pĂ«r SofinĂ«, nuk kam asnjĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« ditur nĂ«se, ndĂ«rsa kishte kontakt me mua, ajo âmendonteâ diçka - meditonte mbi retĂ« elektronike qĂ« kalonin pĂ«rmes qarqeve tĂ« saj - apo thjesht po zbatonte njĂ« rutinĂ« tĂ« paracaktuar. Pas sesionit fotografik, mbrĂ«mja po pĂ«rfundonte. TĂ« ftuarit po shpĂ«rndaheshin. Ishte koha qĂ« edhe Sofia tĂ« largohej. NdĂ«rsa ndodhej ende nĂ« hollin e hotelit, ndihmĂ«sit e saj ia hoqĂ«n fustanin e mbrĂ«mjes, e fikĂ«n, e çmontuan dhe futĂ«n pjesĂ«t nĂ« njĂ« kuti tĂ« madhe tĂ« zezĂ«. NĂ« Mahabharata, zhveshja publike e Draupadit ndihmon nĂ« ndezjen e njĂ« lufte. NĂ« FloridĂ«, asnjĂ« trup shpĂ«timi nuk u mblodh. E zhveshur dhe e çmontuar, Sofia u mbart, makineria u zbulua, dhe çdo dukje e ndĂ«rgjegjes u zhduk sapo u hoq kostumi. /Telegrafi/






































Gjermania ndaloi importin e gazit nga Rusia: Importet e gazit natyror nga Rusia, në milionë metra kubBurimi: Eurostat





Foto 1, 2 dhe 3
Foto 4
Foto 5
Foto 6, 7, 8
Foto 9
Foto 10, 11
Foto 12
Foto 13
Foto 14

