Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shi dhe borë/ Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Temperaturat do të arrijnë maksimalisht vlerën e 12 gradë celcius. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës. Reshje të dobëta e lokale […]

The post Shi dhe borë/ Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2025 appeared first on BoldNews.al.

E martë 30 dhjetor, mot i paqëndrueshëm dhe i ftohtë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore në verilindje – lindje e juglindje priten reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Parashikimi i motit, e martë, 30 dhjetor
1 nga 2

The post E martë 30 dhjetor, mot i paqëndrueshëm dhe i ftohtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë 29 dhjetor, mot i kthjellët dhe temperatura të ulta

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull lokale/mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat malore e luginore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër -2/8 Diell
Kukës -5/6 Diell
Lezhë -3/8 Diell
Dibër -5/5 Diell
Durrës 0/10 Diell
Tiranë -1/10 Diell
Elbasan -2/9 Diell
Berat -3/10 Diell
Vlorë 2/11 Diell
Korçë -6/7 Diell
Gjirokastër -5/10 Diell
Sarandë 1/12 Diell

 

The post E hënë 29 dhjetor, mot i kthjellët dhe temperatura të ulta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në Shqipëri



Të hënën, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me kalime të shkurtra të vranësirave.

Mjegulla do të paraqitet gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sek.

Valëzimi në det parashikohet i qetë, me forcë rreth 1 ballë. /Telegrafi/

E diel 21 dhjetor, mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë të pranishme në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1 ballë.

Moti, e diel, 21 dhjetor
1 nga 2

The post E diel 21 dhjetor, mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit për ditën e sotme! Si do të jenë temperaturat

Ditën e premte, territori i vendit tonë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga intervale të gjata me kthjellime, të alternuara herë pas here me vranësira kalimtare, të cilat nuk pritet të sjellin reshje.

Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe në mbrëmje, mjegulla dhe mjegullina do të jenë të pranishme kryesisht në zonat luginore dhe pranë akseve rrugore, duke reduktuar përkohësisht dukshmërinë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto zona dhe intervale kohore.

Temperaturat e ajrit nuk pritet të shënojnë luhatje të ndjeshme, duke ruajtur vlera tipike për këtë periudhë. Era do të fryjë me drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare rreth 5 metra në sekondë, pa krijuar problematika.

Në zonat bregdetare, kushtet detare do të jenë të favorshme për lundrim. Deti parashikohet me valëzim të ulët, të forcës 1 ballë, duke ofruar kushte të qeta për aktivitetet detare dhe peshkimin.

Në përgjithësi, dita e premte do të jetë e përshtatshme për aktivitete në natyrë, me mot të qëndrueshëm dhe pa fenomene ekstreme. Megjithatë, qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet zyrtare të motit për çdo ndryshim të mundshëm në parashikim.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme! Si do të jenë temperaturat appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

Të premten, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Parashikohen kthjellime të shumta, të ndërthurura me vranësira të lehta kalimtare.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, mjegulla apo mjegullina do të jenë të pranishme, kryesisht në zonat luginore, duke ulur dukshmërinë dhe duke kërkuar kujdes në rrugët e këtyre zonave.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sek, duke sjellë një lehtësi freskie. Deti do të ketë valëzim të qetë, me forcë 1 ballë, duke e bërë të përshtatshëm për aktivitete të lehta detare.

Për qytetarët, kushtet e qëndrueshme të motit ofrojnë mundësi për aktivitete jashtë, megjithatë, kujdes duhet treguar gjatë mjegullës në zonat luginore.

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 16 Dhjetor 2025

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.

The post Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 16 Dhjetor 2025 appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 14 dhjetor/ Diell në të gjithë vendin, erë më e fortë në bregdetin jugperëndimor

Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

14 dhjetor, mot i kthjellët dhe ulje e temperaturave

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimor dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Parashikimi i motit 14 dhjetor 2025
1 nga 2

The post 14 dhjetor, mot i kthjellët dhe ulje e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mot i kthjellët

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime vranësirash mesatare të larta transparente, kryesisht në pjesën e parë të ditës, përqendruar në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10 m/s, me valëzimin në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/20 Diell pak re
Kukës 2/12 Diell pak re
Lezhë 6/19 Diell pak re
Dibër 2/12 Diell pak re
Durrës 6/21 Diell pak re
Tiranë 7/21 Diell pak re
Elbasan 6/21 Diell pak re
Berat 5/21 Diell pak re
Vlorë 7/19 Diell pak re
Korçë 2/13 Diell pak re
Gjirokastër 2/21 Diell pak re
Sarandë 7/20 Diell pak re

 

The post Sot mot i kthjellët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë



Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre.

Në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sek

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë. /tch/

Mot i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, shi në zonat malore

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore, të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre.

Në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 8/19 Diell re
Kukës 4/10 Diell re
Lezhë 10/17 Diell re
Dibër 2/11 Diell re shi
Durrës 8/17 Diell re
Tiranë 8/18 Diell re
Elbasan 7/18 Diell re shi
Berat 5/17 Diell re
Vlorë 7/17 Diell re shi
Korçë 4/12 Diell re shi
Gjirokastër 2/18 Diell re shi
Sarandë 4/18 Diell re shi

The post Mot i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, shi në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit 5/12/2025! Si do të jenë temperaturat sot?

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin një përkeqësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve, moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me vranësira mesatare deri të dendura që do të dominojnë pjesën më të madhe të ditës.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit, fillimisht në rajonin e jugut me intensitet të ulët. Pas mesditës, shirat do të shtrihen edhe në qendër dhe veri të vendit, ndërsa pritet që intensiteti i tyre të rritet, duke arritur deri në mesatar, veçanërisht në zonat jugore dhe qendrore. Parashikohet që herë pas here reshjet të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra, të cilat mund të sjellin intensifikime momentale të erës dhe të reshjeve.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje të vendit, temperaturat më të ulëta do të favorizojnë reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. Këto reshje pritet të krijojnë vështirësi të lehta në qarkullimin rrugor në zonat malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit mund të arrijë deri në 12 m/sek. Detet Adriatik dhe Jon parashikohen të kenë një valëzim të lehtë, me forcë 2–3 ballë.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe në orët e mbrëmjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë udhëtimeve, sidomos në zonat malore dhe bregdetare.

The post Parashikimi i motit 5/12/2025! Si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit! Si do të jenë temperaturat sot?

E marta do ta gjejë vendin tonë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë një ditë me mot të luhatshëm dhe me zhvillime të herëpashershme atmosferike. Që në orët e para të mëngjesit, pritet një kombinim kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat me kalimin e orëve do të marrin trajtë më kompakte, sidomos në zonat jugore dhe në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut do të nisin fillimisht në jug me intensitet të ulët, ndërsa më pas do të shtrihen gradualisht në territor, duke sjellë rrebeshe të lehta dhe lokalisht reshje me intensitet mesatar. Në zonat malore, parashikohet që reshjet të kthehen në dëborë, kryesisht mbi lartësinë 800–900 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje, por mbeten në intensitet të ulët.

Mjegulla dhe mjegullina do të bëhen prezente gjatë mëngjesit dhe gjatë episodeve të reshjeve, duke reduktuar dukshmërinë në disa akse rrugore. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi deri në 8 metra për sekondë, duke krijuar kushte që detet Adriatik dhe Jon të paraqiten me një valëzim të lehtë, vetëm 1–2 ballë.

Në përgjithësi, dita e martë do të jetë tipike për një situatë të paqëndrueshme pranvere, me alternime moti dhe reshje të herëpashershme. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në zonat malore dhe ato me mjegull të dendur, si dhe qytetarët të mbajnë me vete veshje të përshtatshme për lagështi.

The post Parashikimi i motit! Si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Ditë me diell dhe vranësira të lehta



Vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm.

Sipas parashikimeve meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të jenë të ulëta, duke u lëvizur nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 7 deri 20 km/h, duke mos sjellë ndonjë ndryshim të madh në mot. /Telegrafi/

Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/14 Re diell
Kukës -1/7 Re diell
Lezhë 7/14 Re diell
Dibër 1/8 Re diell
Durrës 8/15 Re diell
Tiranë 7/18 Re diell
Elbasan 7/18 Re diell
Berat 5/16 Re shi diell
Vlorë 8/16 Re shi diell
Korçë 1/8 Re shi diell
Gjirokastër 4/14 Re shi diell
Sarandë 6/15 Re shi diell

 

The post Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira herë pas here



Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit.

Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë./tch/

E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/14 Re shi diell
Kukës -1/8 Re shi diell
Lezhë 5/12 Re shi diell
Dibër 1/8 Re shi diell
Durrës 7/14 Re diell
Tiranë 9/15 Re diell
Elbasan 5/15 Re shi diell
Berat 5/15 Re shi diell
Vlorë 9/15 Re shi diell
Korçë 2/9 Re shi
Gjirokastër 4/14 Re diell
Sarandë 8/15 Re shi diell

The post E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Sot reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan priten reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 13 °C

në vendet e ulëta: 11 / 12 °C

në vendet malore:  6 / 8 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.

The post IGJEO: Sot reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌