Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën gjatë fundjavës, autoritetet kufitare në gatishmëri

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, me Brezovicën, Prevallën dhe Pejën si destinacionet më të preferuara.

Autoritetet kufitare po punojnë me të gjitha sportelet në funksion për të menaxhuar fluksin e shtuar dhe për të shmangur vonesat

. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar mbi 9 mijë kalime në pikat kufitare, kryesisht nga Tirana për të vizituar zonat malore dhe qendrat e skive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën gjatë fundjavës, autoritetet kufitare në gatishmëri appeared first on Sinjali.

Trump: ShBA-ja do të arrijnë një marrëveshje me Kubën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një marrëveshje me Kubën, pas kërcënimeve për tarifa ndaj vendeve që furnizojnë Kubën me naftë.

Trump theksoi se Kuba po përjeton një krizë ekonomike dhe kërkoi që të negociohet me SHBA-në, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndihmë pasi nuk ka më mbështetje nga Venezuela.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: ShBA-ja do të arrijnë një marrëveshje me Kubën appeared first on Sinjali.

Conte ankohet për mungesën e lojtarëve te Napoli: Na duhet një skuadër më e madhe

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka shprehur shqetësimin për numrin e vogël të lojtarëve në skuadër pas dëmtimit të kapitenit Di Lorenzo.

Ai kritikoi kalendarin e ngarkuar të ndeshjeve, duke thënë se këto shtesa nuk bëjnë gjë tjetër përveç se “vrasin” lojtarët.

Conte gjithashtu shënjestroi Sindikatën e Futbollistëve dhe merkatoën e bllokuar të Napolit, duke theksuar se klubet e tjera po përforcohen ndjeshëm, ndërsa Napoli mbetet i bllokuar dhe pa mundësi për të transferuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Conte ankohet për mungesën e lojtarëve te Napoli: Na duhet një skuadër më e madhe appeared first on Sinjali.

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Nëse në vitin 2021 një lirë ari kushtonte 350 euro, sot çmimi i saj arrin 970 euro, ndërsa para disa ditësh ishte 1080 euro.

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dy familje që së shpejti do ta kurorëzonin djalin dhe vajzën. Shkonin nga dyqani në dyqan për të kërkuar çmimet më të lira të arit.

”Shumë çmimet e larta. Keni dasmë? – Po, për djalë. Dhe sa arë duhet të blini? Diku 20 apo 30 mijë euro. Çmimi i arit është i lartë dhe shkon në rritje” tha një qytetar për Alsat.mk.

(”Erdhëm nga Koçani që të blejmë arë por shumë shtrenjtë. Çmimet janë shumë të larta. ”Keni dasmë? Po, bëhemi gati për dasmë, martojmë vajzën”, u shpreh një qytetar.

Shitësit ankohen se për shkak të çmimeve të larta të arit është ulur ndjeshëm shitja.

”Momentalisht ari në bursë është 145 dhe për tre a katër orë ka lëvizur dhe kjo ka ndikuar edhe tek shitja por edhe tek blerja. Pra nuk ka blerje si më herët? Po nuk ka shitje”, tha shitësi.

”Blejnë por çmimi momentalisht është shumë i lartë, më herët me 100 euro blinin tre apo katër gram”, u shpreh shitësi, shkruan Alsat.mk transmeton KosovaPress.

Pasi çmimi u rrit vazhdimisht për rreth dhjetë javë, në dy ditët e fundit shënoi rënie. Çmimi i arit për ons ra në nivelin 4.775 dollarë nga mbi 5000 dollarë, me rreth 11 për qind rënie në bazë ditore. Ari është rritur me rreth 88 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 19 për qind që nga fillimi i vitit. Edhe çmimet e argjendit pësuan një rënie të fortë, duke u ulur me mbi 33 për qind në 76,1 dollarë për ons. Rritja e tij gjatë 12 muajve ishte 255,6 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup appeared first on Sinjali.

1 Shkurti: Dita Kombëtare e Lirisë, shpallja e fundit të skllavërisë në SHBA

Më 1 shkurt 1865, Presidenti Abraham Lincoln nënshkroi Amendamentin e 13-të të Kushtetutës, duke hequr zyrtarisht skllavërinë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ditë, e njohur si Dita Kombëtare e Lirisë, u shpall zyrtarisht në vitin 1948 nga Presidenti Harry Truman dhe është një moment reflektimi mbi lirinë, barazinë dhe të drejtat civile.

Ajo simbolizon angazhimin për lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 1 Shkurti: Dita Kombëtare e Lirisë, shpallja e fundit të skllavërisë në SHBA appeared first on Sinjali.

Nga dorëheqja deri te mbijetesa e Abdixhikut: Krejt çka ndodhi në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së

Në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dje është konfirmuar si kryetar pas një fitoreje me diferencë prej rreth 30 votash.

Abidixhiku deklaroi se nuk ka arsye për triumf, por për vetëdije dhe maturi, duke theksuar nevojën për bashkim dhe punë të përbashkët.

“Sot nuk kemi arsye për triumf, por për vetëdije. Krenarë për standardin që ruajtëm dhe për vlerën që përfaqësojmë. Tani na duhet maturi. Bashkim jo nga nevoja, por nga bindja. Dëgjim jo për formë, por për kuptim. Punë e madhe, e përbashkët, me përulësinë që e ka mbajtur gjithmonë LDK-në në këmbë në momentet më të vështira të saj.”

Ai ka ftuar të gjithë anëtarët e LDK-së, përfshirë ata që nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e tij, që të bashkohen për qëllimet e përbashkëta të partisë.

“Rruga përpara e LDK-së ka emër rimëkëmbje. Rimëkëmbja nuk bëhet me natyrën e fituesit apo humbësit, por me përafrimin e të gjithëve. Të gjithëve ju bëj thirrje, edhe të kënaqurve me mua por edhe ata sidomos që nuk ishin të kënaqur me mua të vijnë të rreshtohen prapa qëllimit të përbashkët të anëtarësisë. Mbështetja e sotme është privilegj dhe përgjegjësi, por mbi të gjitha barrë për rrugën që ka përpara LDK-ja. Një element bazik i këtij kuvendi dhe deklarate, është formimi i kryesisë së re të LDK’së, pra unë e pata procesin e  votimit, edhe kryesia e re do të ketë procesin e votimit të njëjtë. Demokracia maksimale kështu do të bëhet. Mbi këtë proces na duhet kohezion i plotë, edhe anëtarësisë, kryesisë së LDK, edhe i grupit parlamentar’”, theksoi Abdixhiku.

Pavarësisht fitores, Abdixhiku është kritikuar nga figura të rëndësishme të partisë, përfshirë Hykmete Bajramin, e cila dha dorëheqje nga pozita e nënkryetares.

LDK, që doli e treta në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka siguruar vetëm 15 ulëse në Kuvendin e ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga dorëheqja deri te mbijetesa e Abdixhikut: Krejt çka ndodhi në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së appeared first on Sinjali.

Perimet që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se perimet e familjes ‘Cruciferous’, si brokoli, lakra, lulelakra dhe lakra e vogël, ndihmojnë në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme dhe parandalojnë arteriosklerozën, një shkaktar kryesor i atakut në zemër.

Konsumi i këtyre perimeve nga rinia e deri në pleqëri mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë. Perimet e pasura me fibra, vitamina dhe minerale mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe mbajnë qarkullimin e gjakut të shëndetshëm.

Regjimi ushqimor mesdhetar, që përfshin shumë perime, është veçanërisht efektiv në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Perimet që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut appeared first on Sinjali.

Barça mund lehtë Elchen, fiton në La Liga

Barcelona ka mundur Elchen 1-3 në ndeshjen e javës së 22-të të La Ligës.

Lamine Yamal (6’), Ferran Torres (40’) dhe Marcus Rashford (72’) shënuan për Blaugranët, ndërsa Alvaro Rodriguez (29’) realizoi golin e vetëm për Elchen.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në 55 pikë, pesë më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barça mund lehtë Elchen, fiton në La Liga appeared first on Sinjali.

Burri fiton 100 mijë dollarë nga lotaria, falë një bilete dhuratë nga babai

Një burrë nga Ohio ka fituar 100,000 dollarë nga një biletë lotarie që ia dhuroi babai i tij si pjesë e një tradite Krishtlindjesh.

Ai fillimisht fitoi 10,000 dollarë, por më pas zbuloi se kishte fituar disa çmime të tjera po nga e njëjta biletë.

Fituesi nuk ka zbuluar ende planet për paratë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Burri fiton 100 mijë dollarë nga lotaria, falë një bilete dhuratë nga babai appeared first on Sinjali.

Moti për sot: Vranët dhe shi

Sipas parashikimeve të motit, dita e parë e shkurtit do të karakterizohet nga periudha me shi dhe temperatura më të larta se zakonisht për këtë periudhë.

Maksimalet do të arrijnë deri në 10°C, ndërsa minimalet pritet të jenë rreth 5°C.

Vremërat do të mbeten të ngrohta, por pas datës 9 shkurt, temperaturat do të fillojnë të bien, me mundësi për reshura shiu dhe borë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti për sot: Vranët dhe shi appeared first on Sinjali.

Tragjike: I burgosuri i jep fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. u gjet i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijetojë. E.G. ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit dhe do të lirohej më 1 mars 2048.

Policia dhe prokurori kompetent janë njoftuar dhe janë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike: I burgosuri i jep fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë appeared first on Sinjali.

Starmer: Viktimat e Epstein-it duhet të jenë prioriteti i parë, Andrew duhet të përgjigjet

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka kërkuar që Andrew Mountbatten-Windsor të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së lidhur me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

Duke folur gjatë kthimit nga një udhëtim në Japoni, Starmer theksoi se kushdo që ka informacion duhet të jetë i gatshëm ta ndajë atë për të ndihmuar viktimat e Epstein-it, që sipas tij duhet të jenë prioriteti i parë.

Kjo kërkesë vjen pas ftesës së demokratëve në Kongres për Princi Andrew që të përgjigjet për hetimet lidhur me Epstein-in.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer: Viktimat e Epstein-it duhet të jenë prioriteti i parë, Andrew duhet të përgjigjet appeared first on Sinjali.

Lufton me tumor të avancuar në veshkë, ish-pjesëtari i UÇK-së ka nevojë për mbi 100 mijë euro

Liridon Rexha, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zjarrfikës me shërbim shumëvjeçar, po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore pas diagnozës së një tumori të avancuar në veshkë.

Sipas familjarëve, gjendja e tij ka përkeqësuar ndjeshëm, duke e bërë të domosdoshëm trajtimin urgjent jashtë vendit.

Ky trajtim kërkon ndërhyrje të specializuara, të cilat tejkalojnë mundësitë financiare të familjes së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lufton me tumor të avancuar në veshkë, ish-pjesëtari i UÇK-së ka nevojë për mbi 100 mijë euro appeared first on Sinjali.

Liverpool fiton bindshëm ndaj Newcastle, ndërpritet seria e humbjeve në Premierligë

Liverpool ka siguruar fitoren e parë për vitin 2026 në Premierligë, duke mundur Newcastle 4-1.

Ekitike shënoi dy gola, ndërsa Wirtz dhe Konate shtuan numrin e golave për “Reds”.

Gordon shënoi golin e nderit për Newcastle.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e 5-të me 39 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e 10-të me 33 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liverpool fiton bindshëm ndaj Newcastle, ndërpritet seria e humbjeve në Premierligë appeared first on Sinjali.

BE heq pengesat dhe zhbllokon 205 milionë euro për projekte zhvillimi në Kosovë

Pas heqjes së grupit paraprak të masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian në fund të vitit të kaluar në vlerë të përgjithshme rreth 216 milionë euro, por edhe atyre më herët, kanë nisur të vërehen efektet e para.

Derisa ka projekte që veçse kanë rinisur, BE-ja theksoi se synon që këtë fillimvit të zhbllokojë edhe 205 milionë euro të tjera në projekte.

Duke thënë se në këtë fazë nuk mund të publikojnë listën e plotë, BE-ja bëri një kategorizim sipas programeve, ku përfshihen investime që ishin nisur para pesë vjetësh në kuadër të Instrumentit për Para-Anëtarësim.

“Kjo do të bëhet në linjë me konkluzionet e Presidencës për zgjerimin të miratuara më 16 Dhjetor, që do të lejojë kontraktimin e mbetur të IPA 2021 (rreth 17 milionë euro), të IPA 2022 (55.7 milionë euro) dhe kontraktimin e projekteve të Fondit për Investime në Ballkanin Perëndimor (132 milionë euro)“, thuhet në përgjigjen nga Bashkimi Evropian për TV Dukagjini.

Kjo pritet të shkaktojë një valë të re të vazhdimit të projekteve që u mbajtën pezull që nga Qershori 2023, si pasojë e masave që ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i kishte quajtur sanksione.

Nga efektet e para të masave që veçse janë hequr vitin e kaluar është tenderi për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan.

Ky projekt në vlerë rreth 11 milionë euro ishte nënshkruar në Maj të vitit 2020 dhe ka për qëllim përmirësimin e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe uljen e ndotjes ujërave.

“Përshkrimi: furnizim me dhe instalimi i rreth 12.5 km tubacione të kanalizimit në zonën urbane dhe atë rurale, ndërtimi i dhomave të tejmbushjes, e po ashtu furnizimi dhe instalimi i rreth 3.5 km tubacione për furnizim me ujë të pijshëm në zonën e impiantit të ri për trajtimin e ujërave të zeza”-Dosja e Tenderit.

Më 16 Dhjetor, BE-ja kishte njoftuar lirimin e katër projekteve në vlerë të përgjithshme 34.6 milionë euro.

Prej tyre projekti më i madh i zhbllokuar ishte ai në vlerë 17.6 milionë euro për dyfishimin e kapacitetit të ngrohjes në Prishtinë, që mundëson vazhdimin e zgjerimit të rrjetit të Termokosit dhe kyçjen e rreth 20 mijë konsumatorëve të rinj.

Pas tij, vjen projekti në vlerë 12 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza te Termocentrali “Kosova B”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE heq pengesat dhe zhbllokon 205 milionë euro për projekte zhvillimi në Kosovë appeared first on Sinjali.

‘‘U prehtë në paqe’’ – Redo Makashi për vdekjen e babait, njofton për homazhet

Aktori i njohur Fitim Makashi, i cili la një trashëgimi të paharrueshme në kinematografinë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

I biri, këngëtari Redo Makashi, ka ndarë dhimbjen e thellë përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke njoftuar për ceremoninë mortore.

Homazhet do të zhvillohen nesër, më 1 shkurt, në Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në Varrezat e Sharrës. “U prehtë në paqe”, shprehet Redo Makashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘‘U prehtë në paqe’’ – Redo Makashi për vdekjen e babait, njofton për homazhet appeared first on Sinjali.

Bronkoskopia: Procedura e rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve pulmonare

Bronkoskopia është një procedurë minimalisht invazive që përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar probleme të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo mundëson ekzaminimin e trakesë dhe bronkeve, si dhe marrjen e mostrave për analiza të mëtejshme.

Procedura mund të kryhet me anestezi lokale ose të përgjithshme dhe zgjat rreth 20 deri 45 minuta.

Përdoret për kollë të zgjatur, infeksione të përsëritura dhe ndihmon në trajtimin e bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe heqjen e trupave të huaj.

Pas bronkoskopisë, pacienti duhet të ndjekë udhëzimet e mjekut për rikuperim dhe përkujdesje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bronkoskopia: Procedura e rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve pulmonare appeared first on Sinjali.

Shijak: 45-vjeçari vdes pas qëllimit me armë për një SMS në derën e shtëpisë

Denis Çumani, 45 vjeç, nga Shijaku, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në gjendje të rëndë në spital, pasi u plagos me armë zjarri më 27 janar.

Ai u sulmua nga dy kushërinjtë, D.F. dhe I.F., të cilët e dhunuan dhe më pas qëlluan në drejtim të tij për shkak të një konflikti lidhur me një vajzë.

Dy autorët janë shpallur në kërkim nga policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shijak: 45-vjeçari vdes pas qëllimit me armë për një SMS në derën e shtëpisë appeared first on Sinjali.

Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka vendosur të largohet nga shtëpia, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen për kohën e kaluar brenda programit.

Ai u drejtohet banorëve, duke theksuar se çdo moment ka qenë i paharrueshëm, por tani është koha për të vazhduar rrugëtimin e tij jashtë shtëpisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova appeared first on Sinjali.

Zbulohen emailet e fundit të Princi Andrew dhe lidhjet me Epstein, dalin detaje të reja shokues

Disa emaile të fundit të zbuluara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në pah detaje të reja shokues për lidhjen mes Princi Andrew dhe financierit të akuzuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Në këto emaile, Andrew i dërgon Epsteinit mesazhe të ngrohta, duke e falënderuar për ndihmën dhe duke premtuar të qëndrojë në kontakt.

Këto zbuluese janë në kontrast me deklaratat publike të Andrew-t, i cili ka mohuar çdo shkelje. Po ashtu, përmenden gjithashtu diskutime për marrëveshje biznesi dhe mundësitë e investimeve, të cilat kanë tërhequr vëmendjen për ndikimin që Epstein mund të kishte pasur në jetën e tij.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësime dhe pyetje të reja për lidhjet e thella mes Andrew dhe Epstein, duke i shtuar më shumë presion monarkisë britanike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbulohen emailet e fundit të Princi Andrew dhe lidhjet me Epstein, dalin detaje të reja shokues appeared first on Sinjali.

❌