Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka krijuar një tronditje të thellë në ekonominë amerikane dhe në tregjet financiare globale, duke vënë në pikëpyetje epërsinë tradicionale teknologjike të Shteteve të Bashkuara. Kështu ka deklaruar eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare, Emanuel Bajra, në “Përballje Podcast”.
Sipas Bajrës, për herë të parë pas dekadash, tregu amerikan është përballur me ndjenjën se dominimi teknologjik nuk është më i garantuar, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në sjelljen e investitorëve dhe në luhatjet e forta të tregjeve gjatë vitit 2025.
“Kjo ishte një tronditje e madhe për tregun amerikan. U kuptua se epërsia teknologjike nuk është më e sigurt”, tha Bajra.
Ai shpjegoi se frika nga përhapja e shpejtë e inteligjencës artificiale dhe nga humbja e avantazhit teknologjik ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e besimit te kompanitë e mëdha teknologjike dhe në tërheqjen e shpejtë të kapitalit.
“Kur kapitali fillon të tërhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik. Reagimi i investitorëve ka qenë i menjëhershëm”, theksoi ai.
Bajra theksoi se inteligjenca artificiale nuk është vetëm zhvillim teknologjik, por tashmë është shndërruar në faktor kyç ekonomik dhe gjeopolitik, që po ndikon mënyrën se si alokohet kapitali dhe si ndërtohen strategjitë ekonomike globale.
“Inteligjenca artificiale sot është faktor ekonomik dhe gjeopolitik. Ajo po e ndryshon mënyrën se si funksionojnë tregjet dhe si mendohet për të ardhmen”, u shpreh Bajra shkruan Telegrafi.
Sipas tij, këto zhvillime do të vazhdojnë të ndikojnë në tregjet financiare edhe në vitet në vijim, duke e bërë inteligjencën artificiale një nga faktorët më të rëndësishëm në ekonominë globale./Telegrafi/.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, mjeku i emergjencës, Naser Syla ka theksuar rëndësinë e trajtimit të menjëhershëm të rasteve emergjente, duke apeluar që ato të mos neglizhohen nga pacientët apo familjarët e tyre.
Sipas Sylës, çdo pacient që paraqitet në Klinikën Emergjente i nënshtrohet menjëherë procesit të triazhit dhe trajtohet pa vonesa, varësisht nga gjendja shëndetësore. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se emergjencat më të rënda dhe më urgjente vazhdojnë të jenë traumat.
“Emergjencat që kërkojnë trajtim të menjëhershëm nuk duhet të neglizhohen. Edhe pse në momentin që pacienti vjen në Klinikë i bëhet triazhimi dhe merret menjëherë në trajtim, emergjencat më të mëdha janë traumat”, ka deklaruar Syla.
Ai ka sqaruar se çdo lloj traume, qoftë si pasojë e aksidenteve në komunikacion, lëndimeve të ndryshme, përdorimit të armëve të zjarrit apo rënieve nga lartësia, kërkon intervenim sa më të shpejtë dhe profesional, pasi koha është faktor vendimtar në shpëtimin e jetës dhe parandalimin e pasojave afatgjata.
Përveç traumave, sipas Sylës, një numër shumë i madh i pacientëve kërkojnë ndihmë emergjente edhe për sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përbëjnë një barrë të konsiderueshme për Klinikën Emergjente.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":
Në qendrën e votimit në shkollën “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut, qytetari Hasan Demaj ka ushtruar sot për herë të parë të drejtën e tij të votës, në moshën 71-vjeçare.
Demaj ka deklaruar se gjatë një periudhe të gjatë ka jetuar jashtë vendit, ndërsa tash e pesë vite është kthyer në Kosovë, ku jeton në Vrellë pas daljes në pension.
“Nuk kam votuar kurrë më parë. Kjo është hera e parë që votoj, në moshën 71-vjeçare. Kam jetuar jashtë, tash jam në pension dhe prej pesë vitesh jam kthyer në Vrellë. Pres fitoren e personit që dua dhe për të cilin kam dalë të votoj,” ka thënë Demaj.
Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor dhe ka shprehur shpresën që vota e tij të kontribuojë në një të ardhme më të mirë. /Telegrafi/
Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla ka bërë të ditur se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë po shënon rritje të vazhdueshme.
Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti Klinika Emergjente ka trajtuar 99 mijë e 17 pacientë, ndërsa deri në fund të vitit pritet që ky numër ta kalojë shifrën prej 100 mijë pacientësh, çka, sipas Sylës, është jashtë çdo kontrolli.
“Çdo klinikë në fund të vitit i nxjerr statistikat e veta. Në Klinikën e Emergjencës i kemi pas 99,017 pacientë dhe ky numër do ta kalojë edhe 100 mijë deri në fund të vitit. Kjo është jashtë çdo kontrolli dhe shumë shqetësuese”, ka deklaruar Syla.
Ai ka theksuar se ndryshe nga vendet evropiane, ku numri i rasteve të referuara në nivelin terciar po bie nga viti në vit, në Kosovë po ndodh e kundërta.
Sipas tij, niveli terciar përveç trajtimit profesional, duhet të ketë rol edukativ dhe të fokusohet në përgatitjen e kuadrove të reja mjekësore, si specializantë dhe studentë.
“Te ne numri i pacientëve është në rritje të vazhdueshme, gjë që tregon mbingarkesë të sistemit shëndetësor”, ka shtuar ai.
Syla ka bërë të ditur se rritje është shënuar edhe në numrin e aksidenteve të komunikacionit.
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Albin Krasniqi ka folur hapur edhe për periudhën më të vështirë të karrierës së tij, atë të mungesës së minutave nën drejtimin e trajnerit Adrian Nuhiu sa ishte pjesë e Dritës, duke zbuluar se për një kohë të gjatë ishte jashtë planeve të skuadrës.
Ai rrëfen se sezoni ishte i paqëndrueshëm dhe pa vazhdimësi, ku herë luante e herë mbetej jashtë.
“E luaja një ndeshje ndoshta nuk luaja mirë, tjetrën nuk luaja. Është një sezon para se të largohet Nuhiu nëse nuk gaboj, nuk luaj 16 xhiro rend, nuk e luaj asnjë minutë”.
“Xhiron e 16-të e kena kundër Dukagjinit në Gjilan, e bën formacionin dhe më fut në formacion dhe me thënë të drejtën nuk besoja që do të luajë dhe më thirr në zyre pas stërvitjes trajneri Nuhiu dhe ma bën në këtë ndeshje do të luash ja ku e ke pancirin, urdhëro luaj dhe nuk ka kush të largon”.
“Edhe okej në ndeshjen me Dukagjinin më fut dhe unë fitojë një penallti në pjesën e parë. Përfundon pjesa e parë 0-0 pasi Almiri e humb penalltinë”.
“Në pjesë të dytë, asistoj për Mujën dhe e bëjmë 1-0 dhe luajë tërë ndeshjen mirë dhe bile atë javë kam qenë te ju në formacionin e javës dhe pastaj e kisha një bindje që do të luajë”.
“Ishte ndeshja në fundjavë me Prishtinën, edhe nuk bën trajneri shumë në atë javë formacion, kur e bën formacionin nuk e shoh veten në formacion. Unë nuk kam bërë problem të kërkojë largim në gjysmë të sezonit, por çdo 6 muaj i kam kërkuar të largohem”, ka rrëfyer Krasniqi.
Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
“Jeta dhe vdekja shpesh ndahen nga një fije shumë e hollë”, kështu e përshkruan realitetin e përditshëm drejtori i Klinikës së Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, i cili flet për sfidat, emocionet dhe barrën e madhe profesionale që mbajnë mjekët e emergjencës.
Syla i ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka thënë se çdo rast që referohet apo që vjen për trajtim në spital, e sidomos në emergjencë, është një rast që kërkon kujdes akut dhe reagim të menjëhershëm.
Megjithatë, siç tha ai Klinika e Emergjencës përballet vazhdimisht me mbingarkesë.
“Për fat të keq, përveç rasteve që realisht kërkojnë tretman akut, kemi edhe shumë raste që nuk janë emergjente, gjë që na vështirëson punën dhe krijon vonesa”, thekson ai.
Ai ndalet edhe te perceptimi publik, ku shpesh në media raportohet se “dikush vdiq në spital” apo “vdiq në emergjencë”, duke u krijuar, siç thotë ai një lloj “kronike e zezë”.
“Duhet ta kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme: asnjë njeri i shëndoshë nuk vjen në spital. Në emergjencë vijnë pacientë me trauma të rënda, në gjendje kritike. Asnjë mjek, pavarësisht specializimit, nuk mund të luajë rolin e Zotit. Roli ynë primar është të ndihmojmë, të luftojmë me të gjitha mjetet për ta shpëtuar jetën e pacientit”, shprehet Syla.
Ai flet edhe për ndjenjat që përjeton një mjek emergjence. Sipas tij, ka dy anë të forta emocionale: suksesi dhe humbja.
“Kur arrin ta shpëtosh një pacient, ajo ndjenjë është e papërshkrueshme. Është një kënaqësi shpirtërore, një ndjenjë madhështore. Por rastet që përfundojnë me vdekje janë jashtëzakonisht të rënda emocionalisht, sidomos kur bëhet fjalë për të rinj, aksidente trafiku apo lëndime në punë. Aty ndjen një zhgënjim të thellë, sepse ke dhënë maksimumin dhe sërish nuk ke arritur ta nxjerrësh pacientin nga gjendja kritike”, thotë ai.
Edhe pse ka mbi 30 vjet përvojë në mjekësinë emergjente, Syla pranon se ka raste që e tronditin thellë.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Albin Krasniqi ka rikujtuar me shumë emocion fillimet e tij në futbollin profesionist dhe mënyrën se si, pothuajse rastësisht, u gjend në provë te Shkëndija e Tetovës si adoleshent, një hap që më pas do t’i ndryshonte rrjedhën e karrierës.
“E kam një njeri të familjes, shkojë në Tetovë shpesh edhe shkojë te ai edhe ai ma bën kështu kështu janë do prova nëse je në pushim, nëse nuk je duke bërë diçka, hajde provoje”.
“Edhe unë kam menduar që po shkojë me juniorë, pasi kam qenë shumë i vogël 15 vjet, edhe kur hy aty në zhveshtore kur i shoh krejt njerëz të mëdhenj, mendoj që kam hy gabim njëherë, nuk e dija çfarë po ndodhte”.
“Edhe më thanë jo me ekip të parë, qenke i ri, por shohim e provojmë. Hy një ditë, dy ditë, u bën një javë, i kryejmë një javë provat, akoma pa shku në shtëpi po më thirrë trajneri, në atë kohë ka qenë Qatip Osmani dhe ndihmësi Bashkim Livoreka, ma bëjnë për 2 javë i fillojmë përgatitjet me ekipin e parë, duhet të jesh pjesë e ekipit të parë”.
“Edhe çuditna 16 vjet sapo i pata mbushur, akoma isha me juniorë, po i tregoj babait kështu kështu po ma bën po more shko qysh jo Shkëndija në atë kohë sapo e përfundojë ndeshjen me Milanin edhe shkojë atje hy në zhveshtore çfarë të shohë, krejt yje, Ferhat Hasani, Besart Ibraimi, Armend Alimi, Ardian Cuculi, Egzon Bejtullai”.
“Për mu ka qenë habi të jem pjesë e zhveshtores e lëre më të stërvitem me ta”, ka rrëfyer Krasniqi.
Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Krasniqi ka rrëfyer në detaje rrugëtimin e tij në futboll, duke nisur nga vendimi i guximshëm për të shkuar në prova te Shkëndija si 15-vjeçar, një hap që fillimisht dukej i zakonshëm, por që shumë shpejt u shndërrua në një mundësi serioze për karrierën e tij.
Ai u ndal edhe te takimi i parë me trajnerin Bylbyl Sokoli në Ferizaj, një moment që, sipas tij, i dha besim dhe shtysë për të vazhduar përpara.
Futbollisti kosovar foli edhe për një nga dilemat më të mëdha të karrierës, kur kontrata me Shkëndijën ishte gati, por në fund vendosi të kalojë te Drita.
Po ashtu, Krasniqi u tregua i sinqertë për periudhën e vështirë teksa ishte nën drejtimin e Adian Nuhiut, ku për 16 xhiro nuk mori minuta të mjaftueshme, por sa herë që u aktivizua, arriti të tregojë vlerat e tij.
Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua edhe finaleve, ku Krasniqi njihet si “njeriu i ndeshjeve vendimtare”, me dy finale të luajtura me Prishtinën, nga të cilat njëra mbetet e paharrueshme për të.
Në fund, ai foli edhe për hapin e madh drejt futbollit jashtë vendit, kalimin në Ukrainë dhe rolin e rëndësishëm që pati Debatik Curri në realizimin e këtij transferimi.
Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Në Shkodër, një burrë i la dy qese me plehra poshtë kontejnerëve të bërllokut, ndonëse kontejnerët ishin bosh, duke mos i vendosur kështu në vendin e duhur.
E atypari rastësisht kaloi një makinë policie e bashkisë e cila e ndaloi.
Pas këshillimit, i njëjti edhe u gjobit, raporton Euronews.al.
Pavarësisht pasigurive dhe luhatjeve në tregjet financiare globale, Trusti Pensional i Kosovës pritet ta mbyllë vitin 2025 në pozitivisht.
Kështu ka deklaruar Emanuel Bajra, kryesues i Bordit të Trustit, në “Përballje Podcast”, duke theksuar se fondi është ndërtuar për t’i përballuar pikërisht periudhat e paqëndrueshme në tregje.
Bajra sqaroi se fondi pensional nuk duhet parë si investim afatshkurtër dhe se rëniet ditore apo mujore nuk e përcaktojnë të ardhmen financiare të kontribuuesve.
“Fondi pensional nuk është investim për sot e nesër. Është investim për pensionimin. Luhatjet e sotme nuk e rrezikojnë të ardhmen e kontribuuesve”, tha ai shkruan Telegrafi.
Sipas Bajrës, gjatë vitit 2025 Trusti është përballur me disa luhatje në tregje, por falë menaxhimit aktiv dhe diversifikimit të investimeve ka arritur t’i absorbojë goditjet pa rrezikuar stabilitetin e fondit.
“Ne i kemi përballuar luhatjet shumë mirë. Kemi alokuar dhe rialokuar kapitalin aty ku kemi parë rënie dhe aty ku kemi parë mundësi për kthim”, theksoi Bajra.
Ai shtoi se strategjia e investimeve është ndërtuar mbi parimin e sigurisë maksimale për kontribuuesit, duke mos e ekspozuar fondin ndaj rrezikut të panevojshëm, por duke shfrytëzuar mundësitë që krijohen në tregjet globale.
“Natyra e fondeve pensionale nuk është si e investitorëve privatë. Ajo kërkon durim dhe planifikim afatgjatë”, u shpreh ai.
Bajra theksoi se Trusti ka investuar në mënyrë të diversifikuar, përfshirë edhe në sektorin e mbrojtjes, me qëllim të ruajtjes së vlerës dhe rritjes graduale të kthimit.
Në fund, Bajra e cilësoi fondin pensional të Kosovës si një arritje institucionale, duke vënë në pah disiplinën e kontribuuesve dhe menaxhimin profesional ndër vite.
“Kosova sot ka një fond pensional gati katër miliardë eurosh. Kjo është storie suksesi dhe meritë e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, përfundoi Bajra./Telegrafi/.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kodrës së Trimave, Arbërisë dhe Tophanës, ku ka prezantuar pikat kryesore të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.
Në fjalën e tij, Ismaili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si një moment vendimtar për drejtimin e ardhshëm të Kosovës. “28 dhjetori është një datë ku e kemi mundësinë të kemi një kahje të re dhe një shtytje përpara për Kosovën”, tha Ismaili.
Ai foli edhe për klimën e përçarjes politike, duke theksuar se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në raportet shoqërore dhe familjare. “Përçarja ka hyrë edhe në familjet tona, mes vëllezërve, motrave dhe fqinjëve, si rezultat i një politike që ka investuar në ndarje”, u shpreh ai.
Sipas Ismailit, pikërisht për këtë arsye PDK ka zgjedhur sloganin “Bashkë”, si reflektim i nevojës për unitet dhe bashkëpunim. “Nuk është rastësi që kemi dalë me sloganin ‘Bashkë’. Kosova ka nevojë për bashkim dhe për angazhim të përbashkët për të ecur përpara”, theksoi ai.
Duke folur për programin qeverisës të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, Ismaili u shpreh i bindur se ky program do të sjellë përmirësim konkret në jetën e çdo familjeje.
“Nuk ka familje që nuk do të jetojë më mirë me qeverinë e Bedri Hamzës”, tha Ismaili.
Ai shtoi se programi i PDK-së parasheh masa konkrete për uljen e kostos së jetesës, përfshirë fatura më të përballueshme të energjisë elektrike, ulje të tatimit në paga për sektorin publik dhe privat, si dhe politika që synojnë rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët.
Viti 2025 ka shënuar një ndryshim të thellë në rendin gjeopolitik dhe ekonomik global, veçanërisht pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu tha në “Përballje Podcast”, eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare, Emanuel Bajra, i cili vlerëson se nuk ka pasur vetëm ndryshim administrate, por edhe ndryshim doktrine politike dhe ekonomike.
“Me ardhjen e presidentit Trump, u ndryshua doktrina politike dhe ekonomike e Shteteve të Bashkuara. Brenda një kohe shumë të shkurtër u nënshkruan qindra urdhra ekzekutivë që krijuan perceptimin e një Amerike që po ndryshon rrënjësisht”, tha Bajra, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, këto zhvillime janë reflektuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet transatlantike dhe në fragmentimin e tregut evropian, i cili mbetet tregu më i madh dhe më i lakmueshëm konsumator në botë.
“Amerikës nuk i konvenon një Evropë e bashkuar si njësi e vetme tregtare. Kostoja e rikthimit të Amerikës si superfuqi e vetme po paguhet kryesisht nga Evropa”, theksoi ai.
Katër luhatjet kryesore në tregjet globale financiare gjatë 2025-së
Bajra thotë se kanë ndodhur katër luhatje të mëdha që kanë goditur tregjet financiare globale gjatë vitit 2025, me theks të veçantë në sektorin teknologjik dhe politikat tarifore amerikane.
“Kemi pasur katër luhatje serioze në tregjet globale. Ato erdhën si kombinim i gjeopolitikës, tarifave amerikane dhe goditjes së sektorit të teknologjisë”, shpjegoi ai.
Foto: Floriana Alija
Sipas tij, rënia e besimit në kompanitë e mëdha teknologjike, frika nga inteligjenca artificiale dhe reagimet emocionale të investitorëve krijuan pasiguri të theksuar, por pa shkaktuar kolaps sistemik.
“Investitorët reagojnë shumë shpejt. Kur kapitali tërhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik, por tregjet kanë treguar rikuperim gradual”, tha Bajra në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.
2026- vit më i nxehtë dhe pritjet për Trustin Pensional të Kosovës
Duke folur për vitin 2026, Bajra paralajmëron se pritet të jetë edhe më i tensionuar, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe në tregjet financiare, për shkak të konsolidimit të pushtetit të Trumpit dhe vendimeve ekonomike që priten nga administrata amerikane.
“Viti 2026 do të jetë edhe më i nxehtë. Amerika është superfuqi dhe çdo vendim i saj reflektohet globalisht”, tha ai.
Sa i përket Trustit Pensional të Kosovës, ku Bajra është kryesues i bordit, thotë se pavarësisht luhatjeve të tregut, fondi mbetet stabil dhe me kthim pozitiv.
“Fondi pensional nuk është investim për sot e nesër. Është investim për pensionimin. Luhatjet afatshkurtra nuk e rrezikojnë të ardhmen e kontribuuesve”, theksoi ai.
Sipas Bajrës, viti 2025 pritet të mbyllet pozitivisht për fondin, ndërsa diversifikimi i investimeve dhe menaxhimi profesional kanë garantuar siguri dhe rritje afatgjatë.
“Kosova ka një fond pensional gati katër miliardë eurosh. Kjo është storie suksesi dhe meritë e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, përfundoi Bajra. /Telegrafi/
Çështjet pronësore dhe trashëgimore vazhdojnë të mbeten ndër temat më të ndjeshme dhe më komplekse për sistemin gjyqësor të Kosovës, ndërsa mungesa e dokumentacionit kadastral dhe rrethanat historike vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zvarritjen e proceseve gjyqësore.
Kështu ka deklaruar gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Zenel Leku, në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, ku ka theksuar se këto raste kërkojnë trajtim të veçantë dhe profesionalizëm të lartë.
“Çështjet pronësore janë çështje të ndërlikuara. Vendimmarrja shpeshherë komplikohet për shkak të mungesës së të dhënave kadastrale, pasi dihet që gjatë luftës ato janë marrë dhe janë dërguar në Serbi, gjë që edhe sot paraqet problem serioz në vendimmarrje”, ka thënë Leku.
Sipas tij, përkundër përpjekjeve për trajtim më efikas, gjykatat përballen me ngarkesë të madhe të lëndëve, sidomos në vitet e fundit për shkak të kontesteve të natyrës tjetër, siç janë ato të punës.
Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova
“Vërehet një qasje më pozitive dhe trajtim më i shpejtë i këtyre rasteve, por ngarkesa e madhe me lëndë të tjera, sidomos kontestet e punës, ndikon drejtpërdrejt edhe në zvarritjen e çështjeve pronësore”, ka shtuar ai.
Gjyqtari i Gjykatës Supreme ka bërë të ditur se mesatarja e trajtimit të çështjeve pronësore në Kosovë sillet rreth pesë vjet, duke theksuar se po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të përputhet me standardet evropiane.
“Sipas studimeve, çështjet pronësore zgjasin mesatarisht rreth pesë vjet. Po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të jetë brenda standardeve që kërkohen edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka theksuar Leku.
Ai ka përmendur gjithashtu se mungesa e komunikimit procedural me Serbinë mbetet një nga faktorët kryesorë që pamundëson trajtimin e disa rasteve.
“Ligji përcakton mënyrën e komunikimit me palët në procedurë. Kur komunikimi është i pamundur, gjykata detyrohet të ndërpresë ose të pushojë gjykimin”, ka sqaruar ai.
Duke folur për të drejtat e grave në trashëgimi, Leku ka vlerësuar se ka një trend pozitiv sa i përket vetëdijesimit dhe paraqitjes së rasteve nga gratë në gjykatë, megjithatë sfidat mbeten të pranishme.
“Vërehet një trend pozitiv i paraqitjes së rasteve nga gratë që kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre nga trashëgimia ose pasuria e përbashkët e bashkëshortëve”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se përjashtimi nga trashëgimia përbën shkelje serioze dhe në disa raste edhe vepër penale.
“Ka raste kur trashëgimia hapet pa u njoftuar trashëgimtarët, kryesisht gratë, dhe kjo përbën shkelje serioze. Trashëgimtari nuk mbetet pa pjesën e tij dhe ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës”, ka deklaruar Leku.
Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova
Leku ka nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të praktikës unike gjyqësore, duke përmendur mendimet juridike të Gjykatës Supreme si instrument kyç për sigurinë juridike të qytetarëve.
“Ndërtimi i praktikës unike është shumë i rëndësishëm për sigurinë juridike të qytetarëve. Vendimmarrje të ndryshme për rrethana të njëjta krijojnë pabarazi dhe pasiguri”, ka thënë ai.
Në fund, gjyqtari i Gjykatës Supreme u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në sistemin gjyqësor.
“Mesazhi im është që qytetarët të besojnë në sistemin gjyqësor. Ne jemi këtu për të bërë të gjitha përpjekjet që të realizohen të drejtat e tyre”, ka përfunduar Leku. /Telegrafi/
Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.
Dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, ndërsa rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale po e vështirësojnë dallimin mes lajmit të verifikuar dhe përmbajtjeve të rreme.
Kështu u tha në episodin e pestë të “Përballje Podcast”, ku Getoarbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Festim Rizanaj nga HIBRID.info folën për rreziqet që dezinformimi paraqet për integritetin medial dhe proceset demokratike.
Mulliqi theksoi se, pavarësisht përgatitjes së gazetarëve, qytetarët mbeten të cenueshëm për shkak të mungesës së edukimit medial.
“Gazetarët dinë t’i demantojnë dezinformatat, por qytetarët mbesin të pambrojtur pa edukim medial,” tha ajo shkruan Telegrafi.
Të dy panelistët bënë thirrje për orientim drejt mediave kredibile, verifikim të informatave dhe institucionalizim të edukimit medial si zgjidhje afatgjate kundër dezinformimit./Telegrafi/.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, si pjesë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Sistemi raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesë e arsenalit mbrojtës së FSK-së”, ka shkruar Kurti në një postim publik.
Ai ka theksuar se kjo blerje është realizuar gjatë mandatit të tij qeverisës dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e mbrojtjes së Kosovës.
“Gjatë mandatit tonë, Ministria e Mbrojtjes, përveç të tjerash, ka realizuar edhe një blerje tjetër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, Panzerfaust 3 është një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, i cili përdoret edhe nga ushtritë e vendeve të NATO-s.
Në fund, kryeministri në detyrë ka theksuar rëndësinë e investimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/