❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Malaj: 10,4 miliardë lekë për rritjen mujore të pensioneve në 2026-ën

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bĂ«n tĂ« ditur se pensionet do tĂ« jenĂ« kryefjala e politikave sociale edhe gjatĂ« vitit 2026.

Sipas tij, duke nisur nga janari 2026, përmes një fondi prej 10,4 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit do të kompensohet rritja mujore e të ardhurave për pensionistët.

Ministri shpjegon se rritja mujore e pensioneve do të zbatohet sipas kategorive përkatëse.

Pensionet urbane me vite të plota pune do të përfitojnë një rritje prej 1800 lekësh në muaj, ndërsa pensionet urbane të pjesshme do të përfitojnë rritje 800 lekë në muaj.

Për pensionistët ruralë që kanë dalë në pension para datës 31 dhjetor 2024, rritja mujore do të jetë 1000 lekë. Ndërkohë, pensionet familjare do të rriten me 700 lekë në muaj dhe pensionet e invaliditetit të punës do të përfitojnë një rritje prej 600 lekësh në muaj.

Sipas ministrit Malaj, kjo paketë mbështetëse synon përmirësimin e kushteve ekonomike të pensionistëve, rritjen e fuqisë blerëse dhe garantimin e një mbrojtjeje më të mirë sociale, duke reflektuar angazhimin e qeverisë për mbështetjen e kësaj shtrese të shoqërisë.

/r.e/

The post Malaj: 10,4 miliardë lekë për rritjen mujore të pensioneve në 2026-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Porti i Durrësit, mbi 726 mijë pasagjerë në 11-mujorin 2025

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Porti i DurrĂ«sit vijon tĂ« kryesojĂ« transportin detar tĂ« pasagjerĂ«ve nĂ« vend, duke regjistruar njĂ« fluks tĂ« lartĂ« udhĂ«timesh gjatĂ« vitit 2025.

Kryeministri Edi Rama bĂ«n tĂ« ditur se gjatĂ« periudhĂ«s janar–nĂ«ntor 2025 pĂ«rmes Portit tĂ« DurrĂ«sit kanĂ« udhĂ«tuar 726.824 pasagjerĂ«, duke konfirmuar rolin e tij si pika kryesore e transportit detar tĂ« pasagjerĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thekson se ky fluks përbën një rekord pasagjerësh për vitin që lamë pas, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 922 lundrime tragetesh.

Sipas tij, këto shifra dëshmojnë rëndësinë e Portit të Durrësit si një nyjë kyçe për turizmin dhe lëvizjen ndërkufitare.

“NjĂ« rekord pasagjerĂ«sh nĂ« Portin e DurrĂ«sit pĂ«r vitin qĂ« lamĂ« pas, me 726.824 udhĂ«tarĂ« dhe 922 lundrime tragetesh, duke konfirmuar edhe njĂ« herĂ« rolin e Portit tĂ« DurrĂ«sit si njĂ« nyjĂ« kyçe pĂ«r turizmin dhe lĂ«vizjen ndĂ«rkufitare”, shkroi Rama.

Autoritetet portuale theksojnë se masat për menaxhimin e flukseve, përmirësimi i shërbimeve dhe investimet në infrastrukturë kanë ndikuar pozitivisht në përballimin e numrit të lartë të udhëtimeve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga vendi.

Porti i Durrësit mbetet nyja kryesore detare për lidhjen e Shqipërisë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, rritjen e lëvizshërisë së qytetarëve dhe forcimin e transportit detar ndërkombëtar.

/r.e/

The post Porti i Durrësit, mbi 726 mijë pasagjerë në 11-mujorin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet e huaja në sektorin financiar, rritje 6,3% në 9-mujorin 2025

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Sektori financiar konfirmohet si destinacioni kryesor i investimeve tĂ« huaja gjatĂ« 9-mujorit tĂ« vitit 2025.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet në aktivitetet financiare dhe të sigurimit arritën gjatë kësaj periudhe në 219 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se krahas zgjerimit të investimeve të reja po shtohen edhe financimet e kapitalit të ndërmarra nga institucionet financiare tashmë aktive në tregun vendas.

Gjatë vitit 2025 u vërejt edhe një interes i shtuar nga investitorë të rinj.

Banka e Shqipërisë miratoi hyrjen në treg të një dege të re të bankës turke dhe të një banke digjitale, zhvillime që pritet të rrisin konkurrencën dhe të diversifikojnë shërbimet financiare në vend.

/e.xh/r.e/

The post Investimet e huaja në sektorin financiar, rritje 6,3% në 9-mujorin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompensim 10% të TVSH-së për fermerët nga 1 janari

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Nga data 1 janar 2026 ka nisur zbatimi i skemĂ«s sĂ« kompensimit tĂ« TVSH-sĂ« 10% pĂ«r fermerĂ«t qĂ« do tĂ« shesin prodhimet e tyre bujqĂ«sore tek grumbulluesit, pĂ«rpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014, ‘PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risë’, i ndryshuar” i miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ«, pjesĂ« e paketĂ«s sĂ« re fiskale 2026, pĂ«rcakton se kompensimi i TVSH-sĂ« 10% tĂ« fermerĂ«ve do tĂ« bĂ«het mbi vlerĂ«n e faturave tĂ« lĂ«shuara nga blerĂ«si i produkteve tĂ« tyre bujqĂ«sore.

Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.

Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

Ky është një hap strategjik në mbështetje të fermerëve dhe prodhimit vendas, duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

/e.xh/r.e/

The post Kompensim 10% të TVSH-së për fermerët nga 1 janari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet italiane, 48 milionë euro në 3-mujorin e tretë 2025

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Investimet italiane nĂ« ShqipĂ«ri vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« sektorĂ« tĂ« konsoliduar tĂ« ekonomisĂ« shqiptare.

Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025 (korrik- shtator) Italia renditet si investitori i dytë më i madh, pas Kosovës, me 48 milionë euro.

Sipas BSH-së, Italia zë 11,3% të investimeve të huaja direkte. Krahasuar me tremujorin e dytë 2025 (prill-qershor) investimet italiane u rritën me 4 milionë euro, duke konfirmuar rolin e saj tradicional si një investitor me prani të vazhdueshme në ekonomi.

Investimet italiane kryesojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.

Shqipëria dhe Italia vitet e fundit e kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke mundësuar rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.

/e.xh/r.e/

The post Investimet italiane, 48 milionë euro në 3-mujorin e tretë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euroja dhe dollari forcojnë pozitat në këmbim me lekun

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, euroja dhe dollari amerikan pas rĂ«nies tĂ« vazhdueshme qĂ« pĂ«suan pĂ«rgjatĂ« kĂ«saj jave e kanĂ« mbyllur kĂ«tĂ« vit pozitivisht duke shĂ«nuar rritje kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të mërkurën me 96,77 lekë, duke u kuotuar 0,17 lekë më shumë se një ditë më parë.

Dollari amerikan po ashtu është forcuar në kursin e këmbimit me lekun. Një dollar amerikan u ble me 82,46 lekë, ose 0,40 lekë më shumë.

Paundi britanik ndërkohë ka humbur terren, duke u kuotuar 110,76 lekë ose 0,26 lekë më pak se dje.

Franga zvicerane u ble me 103.97 lekë ose 0,23 lekë më pak. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.46 +0.40
Euro EUR 96.77 +0.17
Poundi Britanik GBP 110.76 -0.26
Franga Zvicerane CHF 103.97 -0.23
Jeni Japonez (100) JPY 52.66 -0.02
Dollari Australian AUD 55.11 +0.06
Dollari Kanadez CAD 60.20 +0.22
Korona Suedeze SEK 8.95 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.19 +0.01
Korona Daneze DKK 12.96 +0.02
SDR SDR 113.03 +0.61
Ari(OZ 1) XAU 355357.25 -4,270.70
Argjend(OZ 1) XAG 5911.56 -193.00
Juani Kinez (onshore) CNY 11.79 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.81 +0.06
Lira Turke TRY 1.92 +0.01

The post Euroja dhe dollari forcojnë pozitat në këmbim me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shiten 6,15 miliardë lekë bono thesari, yield-et mbeten në nivele të ulëta

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« bĂ«n tĂ« ditur se, norma mesatare e interesit tĂ« Bonove tĂ« Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar nivele tĂ« ulĂ«ta.

Në ankandin e fundit të vitit 2025 janë shitur bono thesari në vlerën 6,15 miliardë lekë, kundrejt shumës së ofruar prej 6,65 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Yield-i mesatar i ponderuar rezultoi 2,44%, i pandryshuar krahasuar me ankandin e mëparshëm, duke reflektuar kushte të favorshme likuiditeti në sistemin bankar, kërkesa më të ulëta të qeverisë për financim në tregun e brendshëm dhe prime të reduktuara rreziku, të lidhura me uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e vlerësimit të kreditit të qeverisë.

Ndërsa yield-et e bonove 12-mujore në fund të vitit 2024 shënuan nivelin 2,76%.

Niveli i ulët i yeldit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë. e.xh/j.p/

The post Shiten 6,15 miliardë lekë bono thesari, yield-et mbeten në nivele të ulëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autoriteti i Konkurrencës, analizë krahasuese të ecurisë së çmimeve për produktet e shportës

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Autoriteti i KonkurrencĂ«s bĂ«n tĂ« ditur se Ă«shtĂ« drejt pĂ«rfundimit procesi i mbledhjes sĂ« tĂ« dhĂ«nave lidhur me çmimet e produkteve tĂ« shportĂ«s pĂ«r periudhĂ«n tetor–nĂ«ntor–dhjetor, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjitha hallkat e zinxhirit tĂ« furnizimit dhe tregtimit.

Sipas njoftimit zyrtar, pas përmbylljes së kësaj faze, do të kryhet një analizë e detajuar krahasuese e ecurisë së çmimeve për secilin produkt, me synimin për të identifikuar çdo rritje të mundshme të pajustifikuar që mund të jetë pasojë e sjelljeve jo konkurruese apo e koordinimit të paligjshëm ndërmjet operatorëve ekonomikë.

AK sqaron se analiza do të përqendrohet në krahasimin e çmimeve ndërmjet periudhave të ndryshme kohore, vlerësimin e strukturës së kostove dhe marzheve të fitimit, si dhe në evidentimin e çdo praktike që mund të cenojë konkurrencën e ndershme në treg.

Në rast se nga analiza statistikore dhe ekonomike do të konstatohen rritje të pajustifikuara të çmimeve apo praktika të ndaluara nga legjislacioni në fuqi, Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se do të ndërmarrë pa hezitim veprimet përkatëse ligjore, përfshirë hapjen e procedurave hetimore ndaj subjekteve përgjegjëse.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se mbetet i angazhuar për garantimin e funksionimit të drejtë të tregut, mbrojtjen e konkurrencës dhe interesit të konsumatorëve, duke ushtruar me përgjegjësi të plotë kompetencat e tij ligjore. e.xh/j.p/

The post Autoriteti i Konkurrencës, analizë krahasuese të ecurisë së çmimeve për produktet e shportës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kredia pĂ«r bizneset ka vijuar tĂ« rritet me njĂ« ritĂ«m tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m gjatĂ« vitit 2025, duke reflektuar njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m veçanĂ«risht nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit, bĂ«jnĂ« tĂ« ditur tĂ« dhĂ«nat e publikuara nga Banka e ShqipĂ«risĂ«.

Sipas statistikave të BSH-së, për periudhën 11-mujore të vitit 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, duke shënuar një rritje vjetore prej 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Të dhënat tregojnë se rritja e kreditimit është mbështetur kryesisht nga sektorët kryesorë të ekonomisë, ku pjesën më të madhe të kredisë së re e kanë përfituar sektori i shërbimeve dhe hoteleri-turizmit, industria përpunuese, si dhe industria ushqimore.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i kërkesës për kredi nga bizneset reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik, përmirësimin e klimës së besimit dhe kushte më të favorshme financimi në sistemin bankar.

Banka Qendrore vlerëson se tendenca pozitive e kreditimit për bizneset ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e investimeve, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e sektorëve kyç të ekonomisë.

BSH thekson do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në tregun e kreditimit, me synimin për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend. e.xh/j.p/

The post Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtohen kontrollet për sigurinë ushqimore gjatë festave

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ NĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit, Autoriteti KombĂ«tar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar kontrollet dhe kĂ«shillimet nĂ« terren pĂ«r garantimin e sigurisĂ« ushqimore, bĂ«n tĂ« ditur ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Sipas ministrit, kjo nismĂ« po zhvillohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s ndĂ«rgjegjĂ«suese “Shijo Festat me Siguri”, e cila synon rritjen e standardeve tĂ« sigurisĂ« ushqimore nĂ« njĂ« periudhĂ« kur konsumi i produkteve ushqimore shĂ«non rritje tĂ« ndjeshme.

Qarku i Vlorës ishte ndalesa e radhës e grupeve të AKU-së, ku fokusi kryesor ishte orientimi dhe këshillimi i operatorëve të biznesit ushqimor mbi rëndësinë e etiketimit të saktë të produkteve ushqimore të paketuara.

Salla nënvizoi se etiketimi në përputhje me legjislacionin në fuqi nuk është vetëm një detyrim ligjor për subjektet tregtare, por një element kyç për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e transparencës ndaj tyre.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se kontrollet dhe aktivitetet informuese të AKU-së do të vijojnë edhe në qarqe të tjera të vendit gjatë gjithë periudhës së festave, në bashkëpunim me operatorët e biznesit ushqimor, me qëllim garantimin e produkteve të sigurta dhe cilësore për qytetarët.

Fushata synon gjithashtu rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për rëndësinë e leximit të etiketave ushqimore dhe zgjedhjen e produkteve që përmbushin standardet e sigurisë. e.xh/j.p/

The post Shtohen kontrollet për sigurinë ushqimore gjatë festave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Pas disa javĂ«sh me rĂ«nie tĂ« ndjeshme, valutat e huaja kanĂ« shĂ«nuar rritje nĂ« tregun e brendshĂ«m tĂ« kĂ«mbimit valutor gjatĂ« kĂ«saj fillimjave qĂ« pĂ«rkon me ditĂ«n e parafundit tĂ« vitit 2025.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën dollari amerikan, euroja, sterlina britanike dhe franga zvicerane u forcuan në raport me lekun, duke reflektuar luhatje të zakonshme në një treg të lirë këmbimi.

Banka e Shqipërisë thekson se këto ndryshime janë brenda pritshmërive dhe lidhen me ecurinë e tregjeve ndërkombëtare dhe balancën e kërkesë-ofertës në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot janë regjistruar këto lëvizje:
Dollari amerikan është forcuar me 0,13 lekë, duke arritur në 82,06 lekë
Euroja është ngjitur me 0,14 lekë dhe këmbehet me 96,60 lekë
Sterlina britanike ka shënuar një mbiçmim prej 0,38 lekësh, duke u këmbyer me 111,02 lekë
Franga zvicerane është forcuar me 0,35 lekë, në nivelin 104,20 lekë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.06 +0.13
Euro EUR 96.60 +0.14
Poundi Britanik GBP 111.02 +0.38
Franga Zvicerane CHF 104.20 +0.35
Jeni Japonez (100) JPY 52.68 +0.23
Dollari Australian AUD 55.05 +0.13
Dollari Kanadez CAD 59.98 +0.09
Korona Suedeze SEK 8.95 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.18 +0.02
Korona Daneze DKK 12.94 +0.02
SDR SDR 112.42 +0.19
Ari(OZ 1) XAU 359627.95 -5,667.61
Argjend(OZ 1) XAG 6104.56 -53.34
Juani Kinez (onshore) CNY 11.74 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.75 +0.05
Lira Turke TRY 1.91 0.00

The post Forcohen valutat në raport me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreditimi i ekonomisë u rrit me 12,8% në 11-mujorin 2025

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kreditimi i ekonomisĂ« nga sektori bankar ka vijuar tendencĂ«n rritĂ«se gjatĂ« vitit 2025, duke reflektuar kĂ«rkesĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r hua dhe kapacitete tĂ« qĂ«ndrueshme financiare tĂ« bankave.

Sipas statistikave tĂ« publikuara nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, nĂ« periudhĂ«n janar–nĂ«ntor 2025, kredia e re e dhĂ«nĂ« nga bankat arriti nĂ« 374,4 miliardĂ« lekĂ«, ose 12,8% mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Rritja e kreditimit po mbështetet nga performanca pozitive e ekonomisë, kërkesa e shtuar për financim, si dhe nga pozita e shëndoshë financiare e sektorit bankar.

Pesha kryesore në zgjerimin e kreditimit gjatë vitit 2025 i takon individëve. Kredia e re për këtë segment arriti në 114,7 miliardë lekë, duke u rritur me 21,7% krahasuar me një vit më parë.

Rritja është evidentuar si në huatë për blerjen e banesave, ashtu edhe në kreditë konsumatore, duke reflektuar rritjen e besimit dhe të nevojave financiare të qytetarëve. /j.p/

The post Kreditimi i ekonomisë u rrit me 12,8% në 11-mujorin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrata e dorëzimit për aeroportin e Vlorës, mesin e vitit të ardhshëm

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se puna nĂ« aeroportin e VlorĂ«s po vijon, pavarĂ«sisht arsyeve dhe dinamikave tĂ« shoqĂ«ruara me procesin e ndĂ«rtimit, duke theksuar se qeveria pret respektimin e plotĂ« tĂ« kontratĂ«s sĂ« nĂ«nshkruar.

Në konferencën e fundvitit për mediet, Rama u shpreh se angazhimi fillestar për hapjen e aeroportit brenda këtij viti nuk u përmbush, por afati kontraktual mbetet i detyrueshëm.

“PĂ«r fat tĂ« keq ka pasur njĂ« konflikt brenda kompanisĂ«, mes aksionerĂ«ve qĂ« kanĂ« arsye dhe dinamikat e tyre. Ne e donim shumĂ« qĂ« fjala tĂ« respektohej dhe aeroporti tĂ« hapej kĂ«tĂ« vit. Kjo nuk ndodhi. Tani duhet tĂ« respektohet kontrata, e cila Ă«shtĂ« deri nĂ« mesin e vitit tĂ« ardhshĂ«m”, tha Kryeministri.

Institucionet e linjës po ndjekin nga afër ecurinë e punimeve, me synimin që aeroporti i Vlorës të përfundojë brenda afateve të parashikuara dhe të vihet në funksion si një nyje e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së jugut të vendit.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se për aeroportin e Gjirokastrës janë përfunduar procedurat përgatitore dhe se shumë shpejt pritet të hapet gara për realizimin e këtij projekti.

Ndërtimi i infrastrukturës ajrore është pjesë e strategjisë për përmirësimin e lidhjeve të Shqipërisë me rajonin dhe Evropën, si dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe turistik në zona me potencial të lartë. e.xh/j.p/

The post Kontrata e dorëzimit për aeroportin e Vlorës, mesin e vitit të ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet e huaja direkte, 1,21 miliardë euro në 9 muaj

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Investimet e huaja direkte (IHD) nĂ« vend regjistruan shifrĂ«n 1,21 miliardĂ« euro nĂ« 9-mujorin e vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja direkte është rritur me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar vijimësinë e interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.

Referuar statistikave, sektori i pasurive të paluajtshme vijon të kryesojë investimet e huaja për të katërtin vit radhazi. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, investimet e huaja në prona arritën në 150 milionë euro, 70% më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u vlerësuan në 403 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas pasurive të paluajtshme, sektori financiar renditet i dyti për nga vlera e investimeve të huaja. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në aktivitetet financiare dhe të sigurimit arritën në 219 milionë euro, në rritje me 6,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë thekson se rritja e investimeve në sektorin financiar në vitet e fundit ka qenë kryesisht e lidhur me rritjen e kapitalit dhe investimet e reja nga sipërmarrjet  ekzistuese që operojnë në treg, tregues ky që ka dhënë ndikim në rritjen e ekonomisë së vendit.

/e.xh/j.p/r.e/

The post Investimet e huaja direkte, 1,21 miliardë euro në 9 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

134 milionë euro investime në industrinë nxjerrëse

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/  Industria nxjerrĂ«se renditet sektori i dytĂ« pĂ«r nga vlera e investimeve tĂ« huaja pas atij nĂ« pasuri tĂ« paluajtshme, sipas tĂ« dhĂ«nave nga Banka e ShqipĂ«risĂ«.

Fluksi i investimeve në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 134 milionë euro gjatë 9-mujorit të vitit 2025, referuar statistikave të BSH-së.

Megjithatë, këto investime shënuan një rënie prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një ngadalësim të flukseve hyrëse në këtë sektor për të dytin vit radhazi.

Banka e Shqipërisë bën me dije se flukset e investimeve në industrinë nxjerrëse kanë konsistuar kryesisht në fitime të riinvestuara nga kompanitë ekzistuese, të përqendruara kryesisht në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.

e.xh/j.p/

The post 134 milionë euro investime në industrinë nxjerrëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,18 lekë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« hĂ«nĂ«n euroja nuk ka ndryshuar vlerĂ« nĂ« raport me lekun, duke u kĂ«mbyer nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kuotĂ« sa njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, me 96,46 lekĂ«.

Ndërkohë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,18 lekë dhe këmbehet me 81,93 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik fitoi terren me 0,15 lekë dhe këmbehet me 110,64 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 103,85 lekë ose 0,12 lekë më pak se një ditë më parë.
Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 81.93 +0.18
Euro EUR 96.46 0.00
Poundi Britanik GBP 110.64 +0.15
Franga Zvicerane CHF 103.85 -0.12
Jeni Japonez (100) JPY 52.45 +0.01
Dollari Australian AUD 54.92 +0.07
Dollari Kanadez CAD 59.89 +0.11
Korona Suedeze SEK 8.94 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.16 -0.02
Korona Daneze DKK 12.92 +0.01
SDR SDR 112.23 +0.13
Ari(OZ 1) XAU 365295.56 -1,309.86
Argjend(OZ 1) XAG 6157.90 +272.72
Juani Kinez (onshore) CNY 11.70 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.70 +0.03
Lira Turke TRY 1.91 0.00

The post Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,18 lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ujësjellësi i Vlorës: Uji nga autobotet nuk është i pijshëm

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ UjĂ«sjellĂ«s Kanalizime Rajoni VlorĂ« njofton qytetarĂ«t se uji qĂ« po shpĂ«rndahet pĂ«rmes autoboteve nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r pĂ«rdorim emergjent dhe nuk duhet pĂ«rdorur si ujĂ« i pijshĂ«m.

Sipas njoftimit zyrtar, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja emergjente, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet, për të shmangur rreziqet për shëndetin.

Shpërndarja e ujit me autobote po realizohet për të përballuar situatën e krijuar nga furnizimi me ujë të pijshëm në Vlorë, ndërsa institucionet po punojnë për normalizimin e plotë të shërbimit. /j.p/

 

The post Ujësjellësi i Vlorës: Uji nga autobotet nuk është i pijshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSHEE: Shpërthimi në Shkodër nuk lidhet me boksin e matësve të energjisë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE) ka reaguar lidhur me ngjarjen nĂ« ShkodĂ«r, ku njĂ« person humbi jetĂ«n pas njĂ« shpĂ«rthimi nĂ« njĂ« pallat.

NĂ« reagimin zyrtar, OSHEE bĂ«n me dije se, “sipas informacioneve paraprake, shpĂ«rthimi nuk ka ndodhur si pasojĂ« e boksit tĂ« matĂ«sve tĂ« energjisĂ« elektrike”.

Strukturat teknike kanë kryer verifikimet e para në terren dhe se nga të dhënat fillestare nuk rezulton që shkaku i shpërthimit të jetë i lidhur me pajisjet e matjes së energjisë.

Reagimi vjen pasi nĂ« raportimin e policisĂ« pĂ«r ngjarjen thuhet se nĂ« lagjen “Manush Alimani”, nĂ« hyrjen e njĂ« pallati, dyshohet se ka shpĂ«rthyer paneli i matĂ«sve tĂ« energjisĂ« elektrike. /j.p/

The post OSHEE: Shpërthimi në Shkodër nuk lidhet me boksin e matësve të energjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Rreth 300 mijĂ« objekte informale janĂ« trajtuar nĂ« total ndĂ«r vite nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, ndĂ«rsa vetĂ«m gjatĂ« kĂ«tij viti janĂ« pĂ«rpunuar 28 mijĂ« raste, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« legalizimeve qĂ« vijon pa ndĂ«rprerje pĂ«r pĂ«rmbylljen e çdo procedure.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën me dije se puna po vijon pa ndërprerje, me qëllim finalizimin e çdo dosjeje të mbetur dhe përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve, një ndër proceset më të rëndësishme për garantimin e sigurisë juridike të pronësisë për qytetarët.

Legalizimi i objekteve informale jo vetëm që u jep fund pasigurive pronësore për mijëra familje, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillim urban, investime dhe rritje të vlerës së pronës.

Gjatë këtij viti, fokusi ka qenë në përshpejtimin e procedurave administrative, verifikimin në terren dhe trajtimin e rasteve të mbartura, duke synuar që çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore të pajiset me dokumentacionin përkatës.

ASHK, thekson se procesi i legalizimeve do të vijojë edhe në muajt në vijim, me angazhimin për të përmbyllur çdo procedurë të mbetur dhe për të garantuar një proces transparent, të shpejtë dhe në shërbim të qytetarëve. e.xh/j.p/

 

 

 

The post 28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka nderohet me mirĂ«njohjen “PĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeut” nga agjencia e lajmeve “Presheva JonĂ«â€

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Presidenti i FederatĂ«s sĂ« Futbollit, Armand Duka Ă«shtĂ« nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva JonĂ«â€ me mirĂ«njohjen e veçantĂ« “PĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeut”, si vlerĂ«sim pĂ«r kontributin e tij tĂ« vazhdueshĂ«m nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve shqiptarĂ« qĂ« luajnĂ« futboll nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s.

Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e mundësive të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes futbollit, si një mjet përfshirjeje, zhvillimi dhe forcimi të identitetit komunitar.

MbĂ«shtetja e FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit pĂ«r kĂ«tĂ« komunitet Ă«shtĂ« konkretizuar prej kohĂ«sh pĂ«rmes projekteve “Uniforma ime” dhe “Topi yt”, falĂ« tĂ« cilave rreth 300 fĂ«mijĂ« shqiptarĂ« tĂ« tĂ« gjitha grupmoshave, pjesĂ« e klubeve dhe shoqatave sportive nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s, janĂ« pajisur me bazĂ« materiale falas kĂ«tĂ« sezon. Po ashtu, gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« verĂ«s, FSHF ka kontribuar edhe nĂ« organizimin e njĂ« turneu futbolli nĂ« PreshevĂ«, duke ofruar mbĂ«shtetje materiale dhe financiare.

Ky nderim përfaqëson një dëshmi të qartë të rolit aktiv të Presidentit Duka dhe të FSHF-së në përdorimin e futbollit si një instrument bashkimi dhe zhvillimi shoqëror, duke qëndruar pranë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe duke promovuar vlera që shkojnë përtej sportit. /j.p/

 

The post Duka nderohet me mirĂ«njohjen “PĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeut” nga agjencia e lajmeve “Presheva JonĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌