Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 18-të të superligës

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Pas përfundimit të javës së 18-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-3-4-3.

FSHF njofton se në portë është Mario Dajsinani i Egnatias.

Treshja e mbrojtjes është Jaime Serrano Guillem (Egnatia), Emir Azemovic (AF Elbasani) dhe Jurgen Vrapi (Vora).

Sipas FSHF-së, në mesfushë janë përzgjedhur Kastriot Selmani (Egnatia), Irgi Kasalla (Vora), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Andrey Yago (Vllaznia).

Në repartin ofensiv janë Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Serge Tabekou (Tirana).

Trajneri më i mirë i javës së 18-të është përzgjedhur tekniku i Dinamo City, Ilir Daja.

/e.i/a.f/

 

The post Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 18-të të superligës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet java e 18-të e “Abissnet Superiore”, Vllaznia rikthehet te fitorja

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2.

Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1.

Vora triumfoi ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 4-1.

Dinamo City fitoi ndaj Partizanit në transfertë me shifrat 3-1. Po në transfertë triumfoi edhe Egnatia, që mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0.

Për kampionët e Shqipërisë kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e mbyllin fazën e dytë të kampionatit në krye të renditjes me 37 pikë.

AF Elbasani renditet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë me 32 pikë. Vllaznia pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë.

/m.q/j.p/

The post Mbyllet java e 18-të e “Abissnet Superiore”, Vllaznia rikthehet te fitorja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Vora ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Bylisit, në takimin e vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Përballja u karakterizua nga një episod i diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 42-të, kur vendasit kryesonin 2-0, portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, braktisi fushën e lojës pa asnjë kërkesë apo zëvendësim nga stafi teknik. Veprimi i tij u interpretua si një akt revolte, ndërsa arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Vora e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Ruzgis. Epërsia u dyfishua në minutën e 24-t nga Geci, duke i dhënë siguri skuadrës vendase përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, Bylisi reagoi dhe ngushtoi diferencën me golin e Mustapha në minutën e 54-t, duke rihapur përkohësisht ndeshjen. Megjithatë, në minutat e fundit, Vora vulosi fitoren me dopietën e Kasallës në minutat 77 dhe 81, duke mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 4-1.

Falë këtij suksesi, Vora ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Bylisi zbret në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara pas 18 javësh kampionat.

/gj.m/a.f/

 

The post Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti një fitore të vuajtur, por jashtëzakonisht të çmuar në transfertë, duke mposhtur Teutën me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Niko Dovana”.

Goli vendimtar u shënua nga Kastriot Selmani në pjesën e dytë, duke i dhënë rrogozhinasve tre pikë të arta dhe duke i konsoliduar ata të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.

Me këtë sukses, Egnatia mbyll vitin 2025 si lidere absolute me 37 pikë pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, duke u shpallur edhe “kampione dimri”.

Sfida ishte e fortë dhe e luftuar. Teuta zhvilloi një pjesë të parë më të mirë, duke vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen e Egnatias, por pa arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë, durrsakët gjetën rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR-i.

Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm dhe Selmani përfitoi për të shënuar golin e vetëm të takimit. Në fund, të dyja skuadrat patën episode të tjera me VAR-in, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Teuta ndalet pas gjashtë rezultateve pozitive radhazi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve.

Ndërkohë, Dinamo regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Partizanit në derbin e javës së 18-të, të luajtur në “Arena e Demave”.

Partizani e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të Tomës në fund të fraksionit të parë, ndërsa më herët Kontreras kishte humbur një rast të pastër shënimi.

Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm. Bregu barazoi shifrat me një goditje dënimi mjaft të bukur, ndërsa Guindo firmosi përmbysjen pas një asistimi të Berishës. Fitorja u vulos nga autogoli i Bytyçit, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe barazon Elbasanin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë.

Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohen tre përballjet e tjera. FK Vora – Bylis do të luhet në ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në ora 18:30. Sfida Vllaznia – Flamurtari do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ndërsa Tirana do të luajë në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Java 18

Teuta – Egnatia  0-1

Partizani – Dinamo City 1-3

FK Vora – Bylis, 24.12.2025, ora 13:30

AF Elbasani – Tirana, 24.12.2025, ora 16:30

Vllaznia – Flamurtari, 24.12.2025, ora 16:30

/gj.m/a.f/

The post Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 17-të i Superiores

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të të “Abissnet Superiore”, sipas skemës 1-4-2-3-1.

Në portë është gardiani i Tiranës, Angjelo Tafas.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Camara Aboubacar (Bylis).

Para repartit të prapavijës janë pozicionuar Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ermal Meta (Tirana).

Muço Boçi i Teutës, Dejvi Bregu i Dinamo City dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë mbështesin në sulm futbollistin e Bylisit, Ibrahim Mustapha.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.

/gj.m/j.p

The post Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 17-të i Superiores appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet java e 17-të e Superiores, Egnatia merr kryesimin e kampionatit

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Është mbyllur me dy ndeshjet e sotme Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan me penallti. Rafa për Tiranën në minutën e 5-të dhe Balaj barazoi në minutën e 26-të për shkodranët. Balaj pati një mundësi të artë për të marrë fitoren, por gaboi në penalltinë e dytë të akorduar në minutën e 44-rt, pasi portieri vendas Tafas ia priti.

Kështu Tirana e vendit të fundit, pavarësisht mungesave të shumta, ia doli të marrë 1 pikë me Ardijan Nuhijun në krye, barazim i cili e lë në fundin e renditjes me 9 pikë.

Ndërsa Vllaznia e vendit të katërt numëron 27 pikë. Kuqeblutë e Edi Martinit tashmë janë me 7 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

Në Ballsh, në stadiumin “Adush Muça” Bylisi mposhti AF Elbasanin me rezultatin 3-2.

Kështu Bylisi rikthehet te fitorja, ku për herë të fundit fitonte në javën e 10-të ndaj Tiranës dhe i largohet zonës së rrezikut. Ndërsa për Elbasanin nuk ka vazhdimësi, kur pas dy fitoresh në dy ndeshje, tani mposhtet në transfertën e Ballshit. Golat për Bylisin u shënuan respektivisht në minutat 44′ (P), 48′, 55′ nga Mustafa, ndërsa për AF Elbasanin shënuan Loukili me një supergol në 52′dhe Tsague në 69′.

Ditën e shtunë Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1. Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë.

Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.

The post Mbyllet java e 17-të e Superiores, Egnatia merr kryesimin e kampionatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën

Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buric dhe Ndreca, ndërsa […]

The post Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën appeared first on BoldNews.al.

FSHF fond 3 milionë euro për mbështetjen financiare të klubeve profesioniste

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për krijimin e një programi të posaçëm mbështetjeje financiare për klubet profesioniste të futbollit, në vijim të angazhimit të marrë në Asamblenë e Përgjithshme dhe në funksion të forcimit të qëndrueshmërisë së sistemit futbollistik në vend.

Ky vendim vjen si rezultat i forcimit të ndjeshëm të pozicionit financiar të FSHF-së gjatë viteve të fundit, falë sukseseve sportive, rritjes së të ardhurave komerciale, menaxhimit më efikas të kostove dhe shfrytëzimit më të mirë të mundësive që ofron tregu.

Sipas FSHF-së, rezultati pozitiv financiar i krijuar i jep federatës mundësinë që një pjesë e këtyre të ardhurave të rikthehet drejtpërdrejt në futboll, përmes mbështetjes së strukturuar të klubeve anëtare.

Programi, me një vlerë totale prej 3 milionë eurosh për vitin 2026, do të jetë për klubet profesioniste pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.

FSHF njofton se mbështetja do të jetë e institucionalizuar, e strukturuar dhe e parashikueshme, duke synuar që suksesi financiar i FSHF-së të reflektohet në mënyrë të prekshme te klubet, të cilat përbëjnë bazën e sistemit të futbollit shqiptar.

Shpërndarja e fondit do të realizohet në dy faza, në përputhje me fazat sportive të kampionateve: faza e dytë e sezonit 2025-26 dhe faza e parë e sezonit 2026-27. Ndarja bazohet vetëm në kategorinë ku luan klubi, jo në renditjen sportive, dhe bëhet në mënyrë të barabartë brenda secilës kategori.

FSHF cilëson se klubet e Abissnet Superiores përfitojnë një shumë më të lartë krahasuar me ato të Kategorisë së Parë, në përpjesëtim me kostot më të larta sportive dhe organizative në këtë nivel.

Fondet do të lëvrohen në dy këste, ku pjesa e parë do të shpërndahet në fillim të vitit 2026 për të mbështetur likuiditetin dhe planifikimin e klubeve për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa kësti i dytë pas përfundimit të sezonit 2025-26 dhe përcaktimit të strukturës së kampionateve për sezonin 2026-27.

Programi synon të krijojë një mekanizëm të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm për mbështetjen financiare të klubeve, duke forcuar stabilitetin e tyre dhe partneritetin mes FSHF-së dhe klubeve mbi parimet e solidaritetit dhe menaxhimit të mirë financiar. Shpërndarja e e këtij fondi për klubet do të nisë zyrtarisht në janar 2026.

/e.i/r.e/

The post FSHF fond 3 milionë euro për mbështetjen financiare të klubeve profesioniste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e 17-të e Kategorisë Superiore, spikat klasikja Tirana – Vllaznia

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Këtë fundjavë luhen  ndeshjet e javës së 17-të të Superiores.

Kjo javë e parafundit e kampionatit për vitin 2025 premton sfida mjaft interesante.

Sot luhen tre nga sfidat e kësaj jave. Egnatia pret Partizanin në shtëpi, me ndeshjen që është programuar të nisë në ora 16:30.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida mes Dinamo City – FK Vora.

Sakaq, në 19:30, Teuta luan përballë Flamurtarit në transfertën e Vlorës.

Të shtunën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave të 18-të. Klasikja Tirana – Vllaznia do të luhet në ora 13:30, ndërsa në po të njëjtën orë luhet edhe Bylis – AF Elbasani.

/gj.m/j.p/

The post Java e 17-të e Kategorisë Superiore, spikat klasikja Tirana – Vllaznia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e 16-të e Superiores, renditja pas tri ndeshjeve të para

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ U luajtën sot 3 përballjet e para të vlefshme për javën e 16-të të kategorisë Abissnet Superiore, ku spikatën fitoret e Elbasanit dhe Partizanit.

Verdheblutë mposhtën në frymën e fundit Vorën me rezultatin 1 me 0, duke ruajtur kreun e tabelës.

Partizani bëni detyrën në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2 me 1.

Ndërkohë dueli tjetër, ai mes Teutës dhe Tiranës u mbyll në barazim 1 me 1.

Të dielën do të luhen dy takimet e tjera: Vllaznia-Bylis dhe Dinamo-Egnatia.

Rezultatet e Javës së 16-të:

E shtunë (13.12.2025)

Vora 0-1 AF Elbasani

Partizani 2-1 Flamurtari

Teuta 1-1 Tirana

E diel (14.12.2025)

Vllaznia – Bylis 16:30

Dinamo – Egnatia 19:00

RENDITJA:

The post Java e 16-të e Superiores, renditja pas tri ndeshjeve të para appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta dhe Tirana ndajnë pikët në Durrës, sfida mbyllet 1-1

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Teuta dhe Tirana janë ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin “Niko Dovana”, në një ndeshje të luftuar nga minuta e parë deri në fund, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores.

Bardheblutë e Tiranës e nisën më mirë takimin, duke kaluar shumë shpejt në avantazh.

Që në minutën e 4-t, Ndong gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha epërsinë skuadrës kryeqytetase. Pas golit të pësuar, Teuta reagoi duke rritur presionin dhe duke kërkuar me ngulm barazimin.

Përpjekjet e durrsakëve u shpërblyen më pas, kur Beshiraj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke rikthyer ekuilibrat në rezultat. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja ekipet në pjesën e mbetur të ndeshjes, shifrat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën finale.

Pas këtij barazimi, Tirana mbyll klasifikimin me 8 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e pestë të tabelës.

/gj.m/r.e/

The post Teuta dhe Tirana ndajnë pikët në Durrës, sfida mbyllet 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superiore, Elbasani fiton ndaj Vorës, Partizani mposht Flamurtarin 2-1

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Kjo e shtunë solli emocione në Superiore, me ndeshje të forta dhe rezultate të rëndësishme për renditjen në krye të tabelës.

Elbasani arriti të marrë një fitore të ngushtë 1-0 përballë Vorës. Kryesuesit e Superiores dominuan lojën, por gjetën vështirësi në finalizim. Goli vendimtar erdhi nga Ze Gomesh në minutat e fundit, pas një goli me parabolë, duke i dhuruar Elbasanit 3 pikë të çmuara dhe duke ruajtur pozicionin e tij në krye të garës.

Ndërkohë, Partizani vazhdoi me ritmin e fitoreve, duke mundur Flamurtarin 2-1. Të kuqtë kontrolluan pjesën më të madhe të ndeshjes dhe arritën të marrin tri pikët, duke u ngjitur në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Kjo ditë e Superiores tregoi se gara për titull dhe vendet e para po bëhet gjithnjë e më e fortë, me ekipe që luftojnë deri në momentet e fundit për të marrë pikët e çmuara.

/gj.m/r.e/

The post Superiore, Elbasani fiton ndaj Vorës, Partizani mposht Flamurtarin 2-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot derbi i kryeqytetit, Tirana kërkon kthesën e Partizani vazhdimësinë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” sjell përballjen më të rëndësishme të kryeqytetit, derbin mes Tiranës dhe Partizanit, që do të luhet sot në orën 18:00.

Nuk do të jetë një derbi si gjithë të tjerët, ai i sotmi mes Tiranës dhe Partizanit.

Përballen dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, por këtë sezon të dyja ndodhen shumë larg pritshmërive të zakonshme. Tirana vjen pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani pas fitores 1-0. Në përballjen e parë të sezonit fitoi Tirana, në fitoren e saj të vetme deri tani.

Statistikat e të dy ekipeve nuk janë ato që zakonisht shohim nga Partizani dhe Tirana.

Partizani është skuadra e dytë me më pak zotërim topi në Abissnet Superiore, me mesatare 44,6% (më pak ka vetëm Bylisi). Gjithashtu, me 76,3% pasime të sakta, Partizani gabon më shumë se çdo skuadër tjetër në fazën e zotërimit të topit.

Nga ana tjetër, Tirana është ekipi që po pëson më shumë goditje në portë në gjithë kampionatin, rreth 12,5 për ndeshje — dyfishi i Teutës, që pëson më pak. Tirana renditet e treta për përqindjen e goditjeve në portë me 37,6%, ndërsa Partizani është i fundit me vetëm 21,8%.

Të dyja ekipet kanë përqindje të mira në duelet mbrojtëse, pasi të dyja janë mbi 60%. Megjithatë, këto të dhëna janë larg standardit që zakonisht vendosin Partizani dhe Tirana, dhe situata kërkon vëmendje maksimale për të shmangur rrezikun e një sezoni të dështuar.

Në atmosferën e veçantë të stadiumit Air Albania, tensioni dhe intensiteti i këtij derbi pritet të jenë në qendër të vëmendjes, në një mbrëmje që mund të shënojë pikën e kthesës për njërën prej skuadrave.

Po sot, në orën 13:30, Bylis do të presë Teutën në Ballsh.

Ndërkohë, të hënën janë në program tri ndeshje të tjera. Egnatia pret Vorën në orën 16:00, ndërsa në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e fundit të javës.

Vllaznia udhëton drejt Elbasanit dhe Flamurtari pret Dinamo City-n në Vlorë.

Abissnet Superiore, java 15

Bylis – Teuta                         07.12.2025 13:30

Tirana – Partizani                   07.12.2025 18:00

Egnatia – FK Vora                  08.12.2025 16:00

AF Elbasani – Vllaznia             08.12.2025 19:00

Flamurtari – Dinamo City        08.12.2025 19:00

The post Sot derbi i kryeqytetit, Tirana kërkon kthesën e Partizani vazhdimësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fitojnë Partizani e Dinamo, Teuta barazon me Elbasanin

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ U luajtën sot tri ndeshjet e para të Javës së 14-të të kategorisë “Abissnet Superiore”, ku spikati fitorja tenistike e Dinamo City-t ndaj Tiranës 6-2.

Partizani arriti një fitore të çmuar 1-0 në shtëpi përballë Bylisit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Kotreras në minutën e 72-të.

Në “Niko Dovana” vendasit barazuan pa gola me kryesuesit e tabelës, AF Elbasanin. Vendasit prodhuan më shumë raste teksa portieri i skuadrës mike, Janaçek shpëtoi disa herë portën. Gjithashtu edhe verdheblutë krijuan raste, por pa konkretizuar.

Në “Air Albania”, Dinamo ka dhuruar një leksion të mirë futbolli në derbin përballë Tiranës, duke fituar me shifrat 6-2 (5′ Guindo, 11′, 61′ Qardaku, 25′, 67′ (p) Bregu, 47′ Vila / 40′ Rafael, 76′ Tare) dhe duke shfaqur diferencën e thellë që ka mes dy skuadrave që luftojnë për objektiva të kundërt këtë sezon. Blutë ishin të pamëshirshëm që në start duke diktuar ritmin e tyre me tri gola të njëpasnjëshëm të Guindo, Qardakut e Bregut, teksa bardheblutë dukeshin të kapitulluar. Goli i Rafael dha një sinjal para pushimit, por me kthimin e ekipeve në fushë, erdhi edhe goli i katërt i Dinamos me Vilën që praktikisht shuajti shpresat e bardhebluve për ta kthyer rezultatin.

Përsëri Qardaku e më pas Bregu me një penallti të përsëritur çuan në 6 numrin e golave për “nëndetësen”, ndërsa Tare nga ana tjetër tundi rrjetën sa për statistike. Shifrat mund të ishin më të thella, por në fund Vila shpërdori një penallti për golin e dytë personal dhe takimi u mbyll “vetëm” 6-2.

Java e 14-të do të mbyllet nesër me dy përballje: Egnatia-Flamurtari dhe Vora-Vllaznia, të dyja do të luhen në orën 16:30.

Elbasani renditet përkohësisht në krye të klasifikimit me 26 pikë, një pikë larg Egnatias dhe dy pikë larg Vllaznisë (me nga një ndeshje më pak). Katërshen e parë e mbyll Dinamo City me 23 pikë. Teuta renditet e pesta me 22 pikë, Partizani 17, Vora 15, Bylisi 13, Flamurtari 10, Tirana 7 pikë.

The post Fitojnë Partizani e Dinamo, Teuta barazon me Elbasanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, Ivan Gvozdenović shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ivan Gvozdenović është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Tekniku i AF Elbasanit ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij gjatë katër ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, duke regjistruar dy fitore, ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, si edhe dy barazime, ndaj Partizanit dhe Dinamo City.

Trofeu iu dorëzua trajnerit Gvozdenović para nisjes së ndeshjes Teuta – AF Elbasani në “Niko Dovana” nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Për Ivan Gvozdenović, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht.

/m.q/a.f/r.e/

The post Superliga, Ivan Gvozdenović shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryesuesit e Superiores hapa fals në shtëpi, Vllaznia humbet ndërsa Elbasani barazon

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ U luajtën sot pasdite dy ndeshjet hapëse të Javës së 13-të të kategorisë “Abissnet Superiore”.

AF Elbasani barazoi me Partizanin në shtëpi 0-0. Skuadrat prodhuan shumë pak raste për gol dhe nuk arritën të shënojnë asnjëra. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon në javën e kaluar, ashtu si për Partizanin, i cili javën e kaluar barazoi me Vllazninë në “Arenën e Demave”.

Ndërsa në Shkodër sfida Vllaznia-Teuta përfundoi me fitoren e Teutës me rezultat minimal, duke marrë tri pikë të çmuara. Golin e vetëm të takimit e shënoi Beshiraj në minutën e 84-rt, i cili i shpëtoi pozicionit jashtë loje pas një devijimi nga mbrojtja vendase. Kështu ekipi i Dobit merr fitoren e dytë tradhazi pas asaj të një jave më parë me Vorën.

Me barazimin e sotëm Elbasani ruan i vetëm kryesimin e renditjes dhe ngjitet në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në ndjekje me një pikë më pak. Teuta me këtë fitore hyn në zonën e katërshes, me 21 pikë, kurse Partizani ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes, me 14 pikë.

Sakaq, të shtunën do të luhen tri përballjet e tjera të javës së 13-të. Dinamo City do të luajë në transfertën e Ballshit kundër Bylisit, në orën 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.

Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në orën 16:30, në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Vorës.

The post Kryesuesit e Superiores hapa fals në shtëpi, Vllaznia humbet ndërsa Elbasani barazon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e 12-të e Superiores, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë

Pas përfundimit të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është gardiani i Teutës, Gentian Selmani.

Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Repartin e mesfushës e formojnë Abass Ibrahim (AF Elbasani), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Bylisit.

Kujtojmë që Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll të dielën me ndeshjet Flamurtari-Tirana dhe Partizani-Vllaznia, të cilat përfunduan në barazim me rezultatin 1-1.

Egnatia triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Bylisit në “Egnatia Arena”, ndërsa Teuta mundi Vorën me rezultatin minimal 1-0.

Sfida Dinamo City-AF Elbasani u mbyll në barazim 1-1.

The post Java e 12-të e Superiores, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana merr një pikë në Vlorë, Vllaznia ndalet 1-1 nga Partizani në kryeqytet

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Flamurtari dhe Tirana barazuan 1-1 në ndeshjen e javës së 12-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39’, kur Maksuti realizoi për vendasit, duke i dhënë avantazh Flamurtarit.

Tirana barazoi në minutën e 75’ përmes Eliton Junior, duke i dhënë Tiranës skuadrës së tij një pikë të vlefshme.

Pas këtij barazim, Flamurtari renditet në vendin e parafundit me 9 pikë, ndërsa Tirana nuk largohet nga fundi me 7 pikë.

Gjithashtu edhe ndeshja Partizani-Vllaznia barazuan 1-1, në sfidën që u zhvillua në “Arenën e Demave”.

Golin e parë e shënoi Toma për Partizanin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 59’ Mala barazoi rezultatin për Vllazninë. Ndeshja nuk prodhoi më gola deri në përfundim.

Me këtë rezultat, Vllaznia ruan vendin e parë në tabelë me 24 pikë, po aq sa AF Elbasani, ndërsa Partizani largohet nga zona e “play out”, duke u ngjitur në vendin e 7-të me 13 pikë.

/m.q/a.f/

The post Tirana merr një pikë në Vlorë, Vllaznia ndalet 1-1 nga Partizani në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Caktohet kalendari i Superiores për katër javët e ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për katër javët e ardhshme, nga java e 12-të deri në javën e 15-të. Java e 12-të do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Java e 13-të është programuar të luhet të premten dhe të shtunën, më 28 dhe 29 nëntor. Java e 14-të do të luhet në mesjavë, më 3 dhe 4 dhjetor, ndërsa java e 15-të do të zhvillohet më…

Source

Përzgjidhen formacioni dhe trajneri i javës së 11-të në Superiore

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës, me dy sfidat e fundit: Teuta-Partizani dhe AF Elbasani-Egnatia.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-3-4-3.

Pohls i Vllaznisë është zgjedhur portieri i javës. Në mbrojtje rreshtohen tre lojtarët David Atanaskoski (Partizani), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Bruno Lulaj (Elbasani).

Mesfusha përbëhet nga katërshja Paulo Buxhelaj (Partizani), Bruno Telushi (Flamurtari), Valentino Murataj (Flamurtari) dhe Patrik Bardhi (Vora).

Në repartin ofensiv spikatën këtë javë tre futbollistët: Adeloye (Vora), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Tsague (Elbasani).

Trajneri i javës është përzgjedhur Oltion Kërrnaja i Partizanit, pas fitores 2-3 me përmbysje ndaj Teutës në “Niko Dovana” pasditen e së dielës.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Përzgjidhen formacioni dhe trajneri i javës së 11-të në Superiore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌