Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Autobusi e merr para, humb jetën 46-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga autobusi. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” në Tiranë. Sipas policisë, në pranga ka rënë shoferi 56-vjeçar.

“Një 56 vjeç ësgtë arrestuar, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin, 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

VIDEO/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në zyrat e DEA në New York

Mediat amerikane kanë publikuar pamje nga momenti kur Nocolas Maduro ka mbërritur në zyrat e DEA në New York. Në video, Maduro shfaqet me shapka dhe me një shishe uji në dorë, shoqëruar nga dy agjentë të DEA.

Presidenti i Venezuelës u arrestua së bashku me gruan e tij nga Delta Force amerikane të shtunën . Ai u mor me avion ushtarak nga kryeqyteti i Venezuelës dhe më pas u dërgua në  New York.

Në një video të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, Maduro dëgjohet duke thënë “Mirëmbrëma, gëzuar Vitin e Ri”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Maduro akuzohet për “komplot për narko-terrorizëm, komplot për importimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe posedim të mitralozëve dhe mjeteve shpërthyese”. Ajo shtoi se këto veprime janë konsideruar si të drejtuara kundër SHBA-së.

Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, ka zbardhur akuzat ndaj Presidentit te Venezuelës, Nicolas Maduro. Ky i fundit është paditur penalisht në Distriktin Jugor të New Yorkut nën akuza të rënda që lidhen me trafik droge dhe armësh.

Bondi tha se Maduro akuzohet për “komplot për narko-terrorizëm, komplot për importimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe posedim të mitralozëve dhe mjeteve shpërthyese”. Prokurorja e Përgjithshme theksoi se këto veprime janë konsideruar si të drejtuara kundër SHBA-së.

Kina apel SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lirojnë “menjëherë” presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në paraburgim në SHBA.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Kinës i kërkoi Washingtonit të garantojë sigurinë e Presidentit Maduro dhe të gruas së tij, të ndalë përpjekjet për përmbysjen e qeverisë venezueliane dhe të zgjidhë situatën përmes dialogut dhe negociatave.

“Kina dënon fuqimisht përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran,” thuhet më tej në reagimin e Pekinit, duke theksuar se veprime të tilla shkelin parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetin e vendeve të pavarura.

Një proteinë në gjak mund të hapë rrugë të reja për trajtimin e presionit të gjakut dhe diabetit

Proteinat që qarkullojnë në gjak po shndërrohen në një mjet kyç për të kuptuar më mirë sëmundjet kronike. Ndryshe nga gjenet, të cilat tregojnë rreziqe të trashëguara, proteinat ofrojnë informacion në kohë reale për proceset që ndodhin në organizëm, përfshirë mënyrën si trupi rregullon energjinë dhe zhvillon sëmundje si diabeti apo problemet kardiovaskulare, sipas “The Independent”.

Një studim i ri, i botuar në revistën “Circulation: Genomic and Precision Medicine” ka analizuar lidhjen mes proteinave të gjakut dhe shëndetit të zemrës. Studiuesit shqyrtuan mbi 45 mijë mostra gjaku nga databaza britanike UK Biobank, duke matur nivelet e disa proteinave që ndikojnë drejtpërdrejt në presionin e gjakut dhe funksionin e zemrës.

Rezultatet treguan se nivelet e këtyre proteinave ndryshojnë ndjeshëm nga një individ te tjetri, në varësi të moshës, gjinisë, stilit të jetesës, përdorimit të barnave dhe prejardhjes.

Kjo përforcon idenë se trajtimet standarde nuk funksionojnë njësoj për të gjithë dhe se mjekësia duhet të bëhet më e personalizuar.

Vëmendje të veçantë mori proteina ACE2, e njohur gjerësisht gjatë pandemisë COVID-19. Përveç rolit të saj në infeksionet virale, ACE2 ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut duke neutralizuar substanca që shkaktojnë ngushtimin e tyre, çka kontribuon në uljen e presionit arterial.

Tek personat me presion të lartë të gjakut ose diabet të tipit 2, nivelet e ACE2 rezultuan më të larta, veçanërisht te gratë.

Sipas studiuesve, ky mund të jetë një mekanizëm mbrojtës i organizmit, një përpjekje natyrore për të kundërshtuar efektet e këtyre sëmundjeve.

Ky zbulim mund të ndikojë në mënyrën se si përdoren barnat për hipertensionin.

Aktualisht, shumë terapi fokusohen në bllokimin e proteinës ACE1, ndërsa ACE2 vepron në drejtim të kundërt. Balanca mes këtyre dy proteinave mund të përcaktojë se cili trajtim është më efektiv për secilin pacient.

Studiuesit sugjerojnë se në të ardhmen, rritja e kontrolluar e niveleve të ACE2, përmes barnave ekzistuese si metformina apo terapive të reja, mund të hapë rrugë për trajtime më të sigurta dhe më efikase të presionit të gjakut dhe diabetit.

Franca dhe Britania e Madhe sulmojnë bazën e ISIS në Siri

Avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore i janë bashkuar avionëve francezë në një sulm të përbashkët ndaj një depoje nëntokësore armësh në Siri, të përdorur nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Objekti, i identifikuar nga inteligjenca, besohet se ruante armë dhe eksplozivë dhe ndodhej në malet në veri të Palmirës, një vend i lashtë në Sirinë qendrore.

“Avionët tanë përdorën bomba të drejtuara Paveway IV për të synuar një numër tunelesh hyrëse deri në objekt… treguesit fillestarë janë se objektivi u qëllua me sukses”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ky veprim tregon lidershipin tonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosmërinë për të qëndruar krah për krah me aleatët tanë, për të shuar çdo ringjallje të ISIS-it dhe ideologjive të tyre të rrezikshme dhe të dhunshme në Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey.

“Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e forcave tona të armatosura të përfshira në këtë operacion për profesionalizmin dhe guximin e tyre”, shtoi ai.

Në dhjetor, ushtria amerikane kreu atë që e quajti një “sulm masiv” kundër objektivave të ISIS-it në Siri , pasi një pritë vrau dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil në Palmyra.

Kombet e Bashkuara thonë se ISIS-i ka ende midis 5,000 dhe 7,000 luftëtarë në Siri dhe Irak.

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

Astronomët kanë njoftuar se mund të kenë gjetur dëshmi për ekzistencën e një planeti të nëntë në sistemin tonë diellor, shumë përtej orbitës së Neptunit, sipas “Sciencealert”.

Zbulimi bazohet në analiza të të dhënave infra të kuqe të mbledhura dekada më parë, të cilat tregojnë praninë e një objekti të madh dhe shumë të ftohtë që lëviz ngadalë në hapësirë.

Objekti i dyshuar është identifikuar duke krahasuar të dhëna nga sateliti amerikan IRAS i vitit 1983 dhe misioni japonez AKARI i vitit 2006.

Në këto të dhëna u vu re një sinjal i dobët termik që kishte ndryshuar pozicion me kalimin e 28 viteve, një tregues i mundshëm i një orbite rreth Diellit.

Sipas vlerësimeve, ky trup qiellor mund të ndodhet në një distancë prej 500 deri në 700 njësish astronomike nga Dielli, duke e bërë atë jashtëzakonisht të largët.

Nëse konfirmohet si planet, ai mund të ketë një masë 7 deri në 17 herë më të madhe se ajo e Tokës dhe një temperaturë ekstreme shumë nën zero, çka shpjegon pse është kaq i vështirë për t’u zbuluar.

Ky zbulim lidhet ngushtë me misteret e Kuiper Belt, një rajon përtej Neptunit i mbushur me trupa akullnajorë.

Prej vitesh, astronomët kanë vërejtur se disa prej këtyre objekteve kanë orbita të çuditshme dhe të grupuara, gjë që sugjeron ndikimin gravitacional të një planeti të madh të padukshëm.

Karakteristikat e planetit të mundshëm e afrojnë atë me Uranin dhe Neptunin, të ashtuquajturit gjigantë akullnajorë, të cilët kanë atmosfera të pasura me hidrogjen, helium dhe metan.

Për shkak të distancës dhe temperaturës së ulët, teleskopët infra të kuqe mbeten mjeti kryesor për zbulimin e tij.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se provat aktuale nuk janë ende përfundimtare.

Nevojiten vëzhgime të reja dhe të vazhdueshme për të konfirmuar lëvizjen orbitale të objektit dhe për të përjashtuar mundësinë që ai të jetë një burim i largët në sfond.

Nëse konfirmohet, ky zbulim do të ndryshonte ndjeshëm kuptimin tonë për strukturën e sistemit diellor dhe do të rikthente zyrtarisht idenë se Dielli ynë ka nëntë planetë, duke hapur një kapitull të ri në astronomi.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.

Valëzimi në det do jetë i forcës 5-6 ballë.

 

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Do jeni mendje hapur gjate kësaj dite dhe do pranoni te provoni emocione te reja ne çift. Gjithçka pritet te shkoje me se miri. Edhe beqaret do jene me fat dhe do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Për financat do jete dite goxha e qëndrueshme. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni dhe do kryeni edhe investime.

Demi

Dite mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni lëshime ndaj partnerit dhe gjithçka do ju ece për mrekulli. Beqaret nga ana tjetër nuk do realizojnë takimet e ëndrrave kështu qe do mbeten vetëm. Financat do i mbani gjithë kohës te mira. Organizimi dhe maturia qe keni janë pikat me te forta.

Binjaket

Dashuria do jete mbi gjithçka gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbi re. Shfrytëzojeni çdo sekonde duke u dashuruar me pasion. Beqaret nuk do i shfrytëzojnë dot te gjitha mundësitë qe do iu jepen për takime dhe do mbeten vetëm. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por gjithsesi nuk do kenë as probleme te mëdha.

Gaforrja

Marrëdhënia ne çift pritet te jete disi me e mire gjate kësaj dite. Te gjitha dëshirat do ju plotësohen një e nga një dhe do ndiheni te bekuar. Beqaret do preferojnë vetëm aventura kalimtare jo lidhje serioze dhe afatgjata. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

Luani

Do jeni me te qarte sot ne jetën tuaj ne çift dhe do flisni hapur me partnerin. Çdo brenge apo pakënaqësi do ja shprehni si ta ndjeni. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse realiteti mund t’i zhgënjejë pa mase. Për sa iu përket financave, do i menaxhoni me kujdes ato para qe keni dhe nuk do hidhni asnjë hap te gabuar.

Virgjeresha

Partneri do ju lere shume pas dore gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe shpeshherë do ndiheni aq keq saqë do kërkoni ndarjen. Beqaret do kalojnë çaste te këndshme me disa persona dhe do mendojnë shume shpejt ta fillojnë një lidhje. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur për te kryer investime apo transaksionet e menduara.

Peshorja

Ata qe janë ne një lidhje do e forcojnë edhe me shume bashkëpunimin ne çift dhe do e kenë me te lehte te diskutojnë për çfarëdo lloj çështjeje. Beqareve do ju ndodhe çdo gjë si me magji. Personat qe do takojnë do ju përputhen ne çdo pike. Problemet financiare do i zgjidhni me shpejt nga sa kishit menduar dhe do jeni te qete kur te shpenzoni.

Akrepi

Dite shume e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera te bukura kane për te ndodhur dhe do ju bëjnë te ndiheni mjaft mire. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar shpirtin e tyre binjak. Financat do jene goxha delikate, prandaj gabimi me i vogël mund t’iu sjelle goxha probleme. Mos bëni çmenduri.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur nga yjet gjate kësaj dite. Gjithçka do ju realizohet ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret nga ana tjetër do kalojnë çaste te këndshme me disa persona interesante te cilët do iu bëjnë edhe propozime. Financat serish do kenë probleme edhe pse kohet e fundit jeni munduar te ruani ekuilibrin.

Bricjapi

Shume nga dëshirat tuaja me te zjarrta te dashurisë do ju plotësohen sot. Partneri do ju gjendet pranë ne çdo moment dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret do duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar statusin qe kane. Sot mundësitë nuk do jene te mira. Ekuilibri financiar do jete goxha i trazuar. Mos kryeni gjera te pamenduara.

Ujori

Duhet t’i shprehni me shume ndjenjat gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse përndryshe partneri do mendoje se nuk e dashuroni me. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie serioze dhe afatgjate. Me financat nuk duhet kurrsesi te bëni çmenduri. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi ne mënyrë qe te mos vuani për buke me pas.

Peshqit

Çiftet do kalojnë një dite goxha te vështirë. Do kenë plot angazhime dhe nuk do dine çfarë te bëjnë me pare. E mira është qe te mos nxitohen për asgjë. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Financat do mbeten te paqëndrueshme. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes dhe do shpenzoni pa fund.

Fluks fëmijësh në pediatri/ Fier, spitali shpërndan dhurata për pacientët e vegjël

FIER– Gjatë ditëve të fundit të vitit 2025, Pediatria e Fierit po përballet me një rritje të ndjeshme të pacientëve të vegjël.

Sipas mjekëve, shkak për këtë situatë është përhapja e virozave përmes kontakteve në mjedise të hapura, pavarësisht pushimeve shkollore.

Baftiar Hysenaj, pediatër, shpjegon se rastet që paraqiten në urgjencë arrijnë deri në 120 vizita në 24 orë, ndërsa aktualisht në repartin e pediatrisë janë të shtruar 25 fëmijë, disa prej të cilëve duket se do ta kalojnë edhe ndërrimin e viteve në spital.

Përveç gatishmërisë së stafit mjekësor, drejtoria e spitalit të Fierit ka organizuar gjatë këtyre ditëve dhurata dhe aktivitete për fëmijët e shtruar, për t’u sjellë pak gëzim gjatë festave./abcnews.al

 

Sa kushton tryeza e fundvitit? / Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

Eksperti për çështjet ekonomike, Ferjolt Ozuni, i ftuar në Money Report,” u shpreh se këtë ka një tendencë rritjeje të shpenzimeve për tryezën e fundvitit, në krahasim me vitet e shkuara shkuara.

Sipas tij, kjo rritje nuk lidhet me çmime abuzive në disa pika të caktuara, por reflekton rritjen standarde të çmimeve, e ndikuar nga inflacioni, rritja ekonomike dhe situata ndërkombëtare, përfshirë këtu dhe luftërat.

“Rritja e çmimeve është e ndikuar nga kërkesa e lartë në fundvit. Është e vështirë të diskutojmë për tryezën fikse, sepse në varësi të tipologjisë së festimeve kemi edhe variacionin e shportës së fundvitit. Ajo normalja, gjeli i detit, darka festive familjare sivjet do të kushtojë rreth 20% më shumë. Kostoja e tryezës mund të jetë tek pragu 40–50 mijë lekë të reja për të gjithë familjen. Nëse kalojmë në restorante apo evente të organizuara për vit të ri, variacionet fillojnë nga 15 mijë lekë për person dhe në rritje e sipër,” tha Ozuni.

Ai shtoi se shqiptarët preferojnë të festojnë në familje dhe më shumë vendet e ngrohta sesa destinacionet me borë, duke ruajtur traditën dhe komoditetin gjatë festave.

Sipas ekspertit, Korça dhe Pogradeci janë dy qytetet më të frekuentuara brenda vendit.  Ai theksoi se edhe të huajt po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar festat e fundvitit.

“Brenda vendit është kërkesa e lartë për Korçën dhe Pogradecin. Ka interes edhe nga të huajt për të festuar në vendin tonë”, tha ai.

Lezha nderon Fishtën/ 85-vjetori i ndarjes nga jeta, vlerësohet kontributi letrar dhe historik

Lezha i dedikoi një aktivitet përkujtimor, Gjergj Fishtës, një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare, në 85-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Aktiviteti u mbajt në qendrën muzeale që mban emrin e tij në fshatin Fishtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit, studiues, historianë e botues.

Të pranishmit sollën në fokus rolin e pazëvendësueshëm të At Gjergj Fishtës në formësimin e gjuhës shqipe, në letërsinë kombëtare dhe në jetën shpirtërore e shoqërore të shqiptarëve.

Për ta, trashëgimia e Fishtës mbetet aktuale edhe sot, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për mesazhin kombëtar dhe moral që përcjell vepra e tij.

Veprimtaria u shoqërua me recitime poetike dhe këngë të frymëzuara nga jeta dhe krijimtaria e At Gjergj Fishtës, duke kthyer këtë përkujtim në një homazh për një nga figurat më emblematike të kulturës shqiptare.

Pas Zelandës së Re, Viti i Ri 2026 mbërrin edhe në Australi

Viti i Ri 2026 ka trokitur në Australi me një spektakël madhështor fishekzjarrësh që ndriçoi qiellin e Sydney, duke shënuar kulmin e verës në vend.

Qytetarët dhe turistët u mblodhën për të shijuar këtë traditë të veçantë të natës së ndërrimit të viteve.

Si çdo vit, Australia dallon për organizimin e spektakleve të saj të mëdha, duke e bërë natën e ndërrimit të viteve një nga më të bukurat në botë.

Tradita mbizotëron tryezat/ Qytetarët zgjedhin produkte të freskëta për Natën e Vitit të Ri

Tryeza e natës së ndërrimit të viteve për familjet shqiptare vazhdon të mbushet plot e për plotë. Edhe përse në kohët e sotme alternativat për të festuar këtë mbrëmje janë të shumta, sërish një pjesë e mirë e qytetarëve preferojnë të jenë tradicionalë me tavolinat e shtruara në shtëpitë e tyre.

Në Sarandë blerjet nuk janë lënë për momentin e fundit, por megjithatë në tregun e fruta-perimeve, blerësit janë të shumtë për të plotësuar blerjet me produkte të freskëta.

“I keni bërë pazaret?

Po, moj zemër, i kemi blerë, ka plotë për të gjithë.”

“Gjithë shqiptarëve t’ua bëjë diell plotë bereqet.”

“Urojë gjithë shqiptarët mbarësi të kenë, gjithë populli anë e mbanë.”

Për tregtarët, festa e Vitit të Ri është thjeshtëzuar, por pavarësisht kësaj blerësit, sidomos ata të moshave të mëdha, janë të shumtë.

“Festa e Vitit të Ri është bërë diçka e thjeshtëzuar sepse vijnë nga pushime shumë të zgjatura, nga pushime herë pas here dhe nga festa herë pas here që nga nëntori vazhduar nga javët e para të dhjetorit.”

“Shqiptarët kanë blerë shumë, i kanë plotësuar të gjitha nevojat se ka nga të gjitha gjërat. Janë shumë mirë.”

“Pazaret i bëjnë në kohë lineare se njerëzit nuk mund të dalin vetëm në një ditë, ditën e fundit lënë gjërat ekspres siç janë sallata, erëzat e njoma, gjërat e lehta, dhe amvisat i fillojnë gatimet herët se janë disa gatime për t’u bërë.”

Në Sarandë ditët e festave shtyjnë qytetarët dhe rezidentët e huaj, t’i drejtohen gjithnjë e më shumë produkteve të freskëta për të bërë pazare, duke i kthyer këto ditë në mjaftë produktive edhe për tregtarët, të cilët shtojnë nuk i kanë ndryshuar çmimet.

Siguria në rrugë për festa/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin

SHQIPËRI- Në prag të ndërrimit të viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një plan masash në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në akset rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Ami Kozeli, u shpreh se dita e fundit e vitit shoqërohet çdo vit me një fluks të shtuar të automjeteve në të gjitha rrugët e vendit. Sipas tij, autoritetet janë të përgatitura për të përballuar situatën.

““Sot është dita e fundit e vitit, ashtu si çdo vit. Pritet një fluks i shtuar i automjeteve në të gjitha akset e Shqipërisë. ARRSH, së bashku me të gjitha ekipet nënkontraktore, është në gatishmëri të plotë dhe ka marrë të gjitha masat për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm në të gjitha akset rrugore në mbarë Shqipërinë. ARRSH ka marrë masat, ku do jenë në gatishmëri 130 borëpastruese dhe 577 mjete të tjera dhe 800 punonjës, që do jenë në gatishmëri 24 orë”, deklaroi Kozeli.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve festive.

Ronaldo, kur goli është “ves” / Realizoi në barazimin 2-2 që Al Nassr arriti në ligën saudite

Topi e ndjek sikur të jetë një magnet. Kristiano Ronaldo është një shënues kaq I madh saqë realizon edhe kur nuk nuk e mendon, apo kur duket e pamundur.

Kështu ndodhi në ndeshjen e Ligës Profesioniste Saudite, me portugezin që regjistroi emrin në tabelën elektronike krejt pa dashje.

Kjo ndodhi në 67’, kur pas një aksioni rrëmujë, topi u godit nga Zhoao Feliks, ndryshoi drejtimin pasi preku shpinën e CR7-ës.

Për shkak të devijimit, goli iu quajt Kristianos dhe tani ka 957 rrjeta në karrierë e 14 këtë sezon në kampionat, duke qenë më I miri në garën për Këpucën e Artë.

Sërish Al Nasr nuk bëri sa duhet, dhe nuk e mori dot fitoren.

Mesfushori holandez, Vajnaldum, autor I golit të parë, barazoi për 2-2 dhjetë minuta para fundit.

Nuk mjaftoi epërsia e thellë me 22 gjuajtje ndaj 8 të rivalit, me 64 për qind mbajtje topi dhe me goditjet nga këndi plot 16-1!

Al Nasr ka 31 pikë dhe e mbylli vitin në krye të renditjes, ndonëse Al Tauon ka 28, dhe Al Hilal mund të mbërrijë në 2 pikë largësi nëse fiton ndeshjen e kësaj jave.

Muçi, tjetër vlerësim si “dhuratë”/ Trabzonspor ka linjën më të fortë ofensive në Superligën turke

Është shumë I mirë, por padyshim nuk është vetëm. Ernest Muçi përbën vetëm njërën nga hallkat e suksesit të Trabzonsporit në Superligën turke, ndërsa skuadra e rëndësishme pretendon për titullin.

Siç njofton e përditshmja “Fanatik”, skuadra e shqiptarit ka repartin sulmues më të mirë të kampionatit.

E përbërë nga Muçi, Pol Onuaçu dhe Felipe Augusto, kjo treshe ofensive ka lënë pas ato të Gallatasarajit, Fenerbahçes dhe Beshiktashit.

Fjala është për efikasitetin e sulmit, pra për numrin e rrjetave të shënuara në raport me shpenzimin për t’i marrë.

Treshja e Trabzonit ka shënuar deri tani 26 gola gjithsej në ligë, ose 78.8 për qind të totalit prej 33, dhe kjo është përqindje më e madhe sesa e reparteve sulmuese të treshes së klubeve të Stambollit.

Reparti ofensiv I Gallatasarajit, me Ikardin, Osimhenin dhe Sanenë arrin në 104 milionë euro vlerë kartoni, treshja e Fenerbahçes shkon në 45 milionë, ajo e Beshiktashit në 34 milionë, treshja e Trabzonit ka vlerë 21 milionë euro.

Onuaçu ka 11 gola dhe një asist në 15 ndeshje, duke qenë numri 1 I ekipit, ndonëse kartoni I tij është mjaft më poshtë sesa I shqiptarit, me vlerë 6 milionë në krahasim me 9.

Felipe Augusto, qendërsulmuesi brazilian, ka 8 rrjeta në 16 ndeshje, duke qenë pak më mirë se Muçi, edhe pse kartoni gjithashtu është 6 milionë euro, pra inferior.

Ylli kuqezi ka shtatë gola e dy asistë në 14 ndeshje deri tani, madje praktikisht I ka realizuar në pesë sfidat e fundit të Superligës.

Lebron, “mbreti është gjallë”/ Legjenda e NBA mbushi 41 vjeç, vazhdon ende në nivele të larta

Flitet që është Viti I Ri I fundit si profesionist. Lebron Xhejms mbushi 41 vjeç në 30 dhjetor, me fanelën e Lejkërsave edhe këtë sezon, I cili mund të jetë edhe ai I përmbylljes së karrierës.

Klubi I madh nga Kalifornia mund të mos ia rinovojë kontratën që skadon në 2026, por gjithsesi “Mbreti I basketbollit” mbetet në fushë në edicionin e tij të 23-të, një rekord, ndërsa mban edhe rekordin e më shumë minutave të luajtura në histori.

Çfarë synon ende legjenda e gjallë që ka fituar 4 tituj në NBA?

Padyshim që t’i afrohet 6 titujve të Majkëll Xhordanit që cilësohet ende si basketbollisti më I mirë për të gjitha kohët.

Karriera e tij është vërtet e jashtëzakonshme.

Xhejms është shënuesi më I mirë I sezonit të rregullt në NBA për të gjitha kohët me 42 471 pikë, rekord që do të vazhdojë të rritet.

Legjenda e Lejkërsave, Karim Abdul Xhabar, ka mbetur prapa me 38 387, ndërsa vendi I tretë, Karl Maloun është gati 6 000 pikë pas.

Pranë podiumit është edhe për asistet, duke treguar sesa I kompletuar është si basketbollit.

Lebroni është I katërti për të gjitha kohët me 11 678, jo larg të famshmit Xhejzën Kid, ndërsa mund të arrijë edhe Kris Polin në vendin e dytë.

Edhe pse jo në rolin qendër në fushë, Lebron ka 11 800 topa në tabela, më I miri nga lojtarët aktivë, në vend të 25-të për të gjitha kohët, në një konkurrim të dominuar nga qendrat si Uilt Çembërlen, Bill Rasëll, Xhabar, Hejes, Mozes e Karl Maloun, Dankën, Garnet, Hauard, Olaxhuon apo Shak O’Nill.

Kapiteni I sotëm I Lejkërsave është në vend të gjashtë edhe në klasifikimin historik të vjedhjeve të topit me plot 2 359.

Në duet me sllovenin Luka Doncic, Lebron do të bëjë edhe provën e fundit për titullin.

“Mbreti” është ende gjallë, me mesaraisht mbi 20 pikë për ndeshje, gati 7 asistë për ndeshje dhe mbi 50 për qind saktësi nga loja.

Asani e nis me “pushime”/ Futbollisti i Kombëtares i pezulluar për duelin në 1 janar në Iran

Lavdërimet kanë nisur dhe janë të shumta. Jasir Asani e tregoi të gjithë klasin e tij me golin që shënoi në ndeshjen e fundit të Championsit të dytë të Azisë, në fitoren 3-0 jashtë fushe që arriti ekipi I tij, Esteglal, dhe me kualifikimin për në raundin e dytë.

Rrjeta ishte tipike e tij, si ato që shënoi një sezon më parë në Championsin kryesor, kur luante me fanelën e skuadrës koreanojugore, Kuangju, dhe ku arriti të realizonte 9 herë në 10 ndeshje.

Mediat në Iran nuk ngurruan ta ngrinin në qiell talentin e futbollistit të kombëtares shqiptare, I cili e bën dallimin edhe në Iran.

Ishin të shumta gazetat, portalet dhe televizionet që përsëritën apo komentuan mënyrën sesi Asani gjeti golin.

Gjithsesi, pikërisht në momentin e tij më të mirë, dhe kur I duhej Esteglalit më shumë se kurrë, shqiptari nga Shkupi do të bëjë një ndalesë të detyruar.

Ai nuk do të luajë këtë të enjte të 1 janarit kundër ekipit që kryeson kampionatin, Sepahanit, pasi mori karton të verdhë në sfidën e Ligës Profesioniste iraniane humbur 0-1 në shtëpi ndaj Gol Goharit.

Një problem I madh për skuadrën nga kryeqyteti e cila ka humbur terren me kryesuesit duke pasur 22 pikë në 14 ndeshje, ndaj 30 që ka Sepahani në po kaq duele të luajtura.

Ylli 30-vjeçar kuqezi ka 10 gola këtë sezon në 19 ndeshje, duke shtuar edhe dy asistë, nga të cilët 6 rrjeta në kampionat, dy në Champions dhe dy në Kupën e Iranit.

Broja e mbyll me asist/ Sulmuesi kuqezi, paraqitje mjaft e mirë në Burnley-Newcastle

Për fat të keq rivali ishte shumë i fortë dhe nuk mund të bëhej asgjë.

Pavarësisht luhatjeve, Njukasëlli është kategori tjetër në krahasim me Bërnlin, dhe në stadiumin “Tërf Mur” u regjistrua humbja 1-3, ndërsa titullar ishte sërish Armando Broja.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare ishte më I miri në fushë për vendasit, duke krjuar edhe golin e vetëm, apo më saktë duke dhënë asistin për autorin Xhosh Lorent.

Ylli kuqezi ishte që nga minuta e parë për të katërtën herë në pesë ndeshjet e fundit, dhe në dy sfida radhazi.

Broja u tregua tepër I lëvizshëm, sidomos kur kishte hapësirë në kundërsulme.

Forma e tij fizike është siç duhet dhe ka hyrë plotësisht në ritmin e lartë të futbollit anglez.

Mund të thuhet se Bërnli rrezikoi thuajse vetëm atëherë kur topi ishte në këmbët e shqiptarit, apo kur ai ishte pjesë e aksionit.

Armando dha asistin e parë këtë sezon në Premier Ligën angleze, ndërsa dy ndeshje më parë shënoi në barazimin 1-1 me Bornmuthin.

Një asist e ka edhe në Kupën e Ligës.

Momenti duket I shkëlqyer për Brojën që në 14 ndeshjet e para në kampionatin anglez luajti vetëm gjithsej 111’, mungoi tri herë për shkak dëmtimi, dhe tri herë ishte gjatë gjithë kohës në stol.

❌