Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

62% e vendvotimeve të rinumëruara, përmbyllet procesi në 23 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Procesi, i cili ka filluar më 13 janar, po vazhdon me rinumërimin e fletëvotimeve në 23 komuna.

Deri më tani është rinumëruar mbi 62% e vendvotimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 62% e vendvotimeve të rinumëruara, përmbyllet procesi në 23 komuna appeared first on Sinjali.

Fundi i një epoke: Vdekja e Valentino Garavani dhe e ardhmja e modës italiane

Valentino Garavani, një nga figura kryesore të modës italiane, vdiq së fundmi, duke ngritur pyetje nëse modeli i luksit italian mund të vazhdojë të lulëzojë në tregun global.

Ai ishte një nga stilistët që hapi rrugën për epokën e artë të modës italiane, së bashku me emra të tjerë të njohur si Gianni Versace dhe Giorgio Armani. Me vdekjen e Garavani dhe të tjerëve, ka lindur shqetësimi nëse “Made in Italy” do të mbetet një simbol i luksit.

Ekspertët, si Carlo Fei, theksojnë se nuk ka arsye për panik, duke shtuar se pavarësisht ndryshimeve në pronësinë e disa markave italiane, “Made in Italy” do të mbetet konkurrues në tregun global të modës. Ai beson se menaxhimi i markave dhe mbrojtja e trashëgimisë italiane janë kyçe për ruajtjen e reputacionit të industrisë. Markat si Prada, Moncler dhe Tod’s vazhdojnë të ecin përpara, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe gjeopolitike.

Sipas Fei, transformimi i industrisë së modës do të vazhdojë, por ato që kuptojnë ndryshimet dhe mbrojnë vlerat e markës do të dalin fituese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundi i një epoke: Vdekja e Valentino Garavani dhe e ardhmja e modës italiane appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit për rrëmbimin e 20-vjeçarit në Prizren

Një rast i rëndë i privimit të kundërligjshëm të lirisë është raportuar në fshatin Paranë, Prizren, ku katër persona dyshohet se kanë rrëmbyer një të ri, duke e futur me forcë në veturë, e më pas duke e liruar me lëndime të dukshme.

Ngjarja ka ndodhur më 24.01.2026, rreth orës 11:52, ndërsa burimet bëjnë të ditur se viktima është B. Gashi 20 vjeçar.

Sipas informacioneve, katër persona – meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur – dyshohet se me forcë e kanë futur viktimën në një veturë të tipit “Seat” me targa vendore, për ta mbajtur për rreth një orë, para se ta lironin sërish.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se motivi i dyshuar i këtij rasti lidhet me faktin se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetin social snapchat me një vajzë, e cila dyshohet të jetë nga Peja.

Pas lirimit, viktima ka pësuar lëndime të dukshme, ndërsa i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren, ku më pas është intervistuar dhe është dërguar në shtëpi.

Në lidhje me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë arrestuar katër të dyshuarit, të cilët janë:

                •             Jashar Mamusha (21-vjeçar)

                •             Husein Berisha (34-vjeçar)

                •             Faruk Berisha (37-vjeçar)

                •             J.M. (2009) (i mitur)

Gjatë hetimit janë sekuestruar si prova materiale:

                •             vetura Seat Arona (që dyshohet se është përdorur në rast)

                •             4 telefona

                •             1 elektroshok

Të dyshuarit janë intervistuar në zyrat e NJHP Prizren, në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit:

Jashar Mamusha, Husein Berisha dhe Faruk Berisha janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur J.M. (17-vjeçar) është liruar në procedurë të rregullt dhe është dorëzuar te familjarët

Rasti po vazhdon të trajtohet nga njësitet kompetente, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat dhe rolin e secilit të dyshuar në këtë ngjarje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit për rrëmbimin e 20-vjeçarit në Prizren appeared first on Sinjali.

Rrëmbim në Prizren: 20-vjeçari merret me forcë, 3 të ndaluar për 48 orë – sekuestrohet edhe elektroshoku

Një ngjarje serioze është shënuar në fshatin Paranë të Prizrenit, ku dyshohet se një 20 vjeçar është privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria nga katër persona.

Sinjali mëson se rasti është raportuar më 24 janar 2026, rreth orës 11:52, ndërsa ekipet e Hetimeve Rajonale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi ishte ngritur dyshimi se viktima ishte rrëmbyer.

Burimet brenda hetimit bëjnë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas është intervistuar nga hetuesit, për t’u kthyer më vonë në shtëpi.

Ndërkohë, të dyshuarit janë shoqëruar në NJHP Prizren, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Sipas deklarimeve të deritanishme, dyshohet se rasti ka ndodhur “për shkak të motivit të ulët”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar.

Sinjali mëson se gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe prova materiale, përfshirë:

                •             një veturë Seat Arona,

                •             katër (4) telefona,

                •             si dhe një (1) elektroshok.

Sipas burimeve, dy nga të dyshuarit ndodhen në ndalim, ndërsa i mituri është dorëzuar tek familjarët.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëmbim në Prizren: 20-vjeçari merret me forcë, 3 të ndaluar për 48 orë – sekuestrohet edhe elektroshoku appeared first on Sinjali.

E tmerrshme: Mbeturinat ‘e mposhtin’ Liqenin e Badocit

Për shumë është burim i ujit, por kohëve të fundit Liqeni artificial i Badocit është mbushur me mbeturina, teksa afër pendës shihen shumë shishe e gjësende të tjera që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij.

Dhe, për shkak të turbullirës së ujit, që nga 13 janari autoritetet shëndetësore kanë këshilluar qytetarët që të mos e konsumojnë atë, raporton REL.

Pamjet me poshtë flasin më së miri për cilësinë e ujit në këtë liqen i cili furnizon me ujë të pijshëm mijëra qytetarë të Prishtinës me rrethinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E tmerrshme: Mbeturinat ‘e mposhtin’ Liqenin e Badocit appeared first on Sinjali.

Stuhia e akullt godet SHBA-në, mbi 4,000 fluturime të anuluara dhe probleme me energjinë

Mbi 4,000 fluturime u anuluan në Shtetet e Bashkuara të shtunën, ndërsa një stuhi e fortë po përfshin pjesën më të madhe të vendit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike deri në Teksas dhe kërcënuar shtetet lindore me reshje të dendura dëbore.

Parashikuesit e motit paralajmërojnë për dëborë, breshër dhe ngrica, me temperatura të ulëta rekord.

Presidenti Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për disa shtete, ndërsa ekipet po punojnë për të rivendosur energjinë elektrike për më shumë se 130,000 shtëpi dhe biznese të prekur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia e akullt godet SHBA-në, mbi 4,000 fluturime të anuluara dhe probleme me energjinë appeared first on Sinjali.

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Koha për një fillim të ri dhe ringritje të partisë

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas dorëheqjes së Kryetarit Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se do të kërkojë besimin e anëtarëve të LDK-së më 31 janar 2026 dhe u zotua për një ringritje të plotë të partisë, duke përfshirë të gjitha strukturat dhe anëtarët.

Ai premtoi një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese, ku meritokracia dhe bashkëpunimi i brezave do të jenë në fokus.

Hoti nënvizoi rëndësinë e forcimit të vlerave themelore të partisë, duke garantuar se LDK do të rikthehet si alternativa kryesore qeverisëse në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Koha për një fillim të ri dhe ringritje të partisë appeared first on Sinjali.

Victoria Beckham ndihet e tradhtuar nga Brooklyn: Tensionet për shkak të dasmës dhe akuzave publike

Victoria Beckham ka shprehur ndjenja tradhtie ndaj djalit të saj, Brooklyn, pas kritikave të tij publike dhe akuzave ndaj prindërve për përpjekjen për të shkatërruar martesën e tij me Nicola Peltz.

Brooklyn ka akuzuar Victorinë për një veprim të papërshtatshëm në dasmën e tij në vitin 2022, duke përfshirë një vallëzim që ai e quajti të papërshtatshëm dhe që shkaktoi tensione.

Victoria, e cila kishte punësuar ekspertë për të mbrojtur të birin nga thashethemet, është e zhgënjyer dhe e beson se Brooklyn dhe Nicola janë të paarsyeshëm në distancimin nga familja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Victoria Beckham ndihet e tradhtuar nga Brooklyn: Tensionet për shkak të dasmës dhe akuzave publike appeared first on Sinjali.

Protesta e dhunshme në Tiranë, Rama: Shteti nuk përkulet nga dhuna dhe vandalizmi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas protestës kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike.

Në një postim në rrjetin social X, Rama theksoi se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes.

Ai shprehu solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve.

Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e… pic.twitter.com/XT0HzmE98D

— Edi Rama (@ediramaal) January 25, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta e dhunshme në Tiranë, Rama: Shteti nuk përkulet nga dhuna dhe vandalizmi appeared first on Sinjali.

Inter Miami nis fazën përgatitore me humbje të dhembshme ndaj Alianza Limës në Peru

Inter Miami ka pësuar një humbje bindëse 3-0 në ndeshjen e parë të turneut parasezonal në Amerikën e Jugut, ndaj Alianza Lima në Estadio Alejandro Villanueva.

Edhe pse u aktivizuan yjet si Lionel Messi, Luis Suárez dhe Rodrigo De Paul, skuadra e trajnerit Javier Mascherano nuk mundi të shmangte disfatën. José Paolo Guerrero shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa Luís Ramos vulosi rezultatin me golin e tretë.

Kjo humbje është një start zhgënjyes për “Herons” para sezonit 2026 të MLS.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inter Miami nis fazën përgatitore me humbje të dhembshme ndaj Alianza Limës në Peru appeared first on Sinjali.

Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lartë të Tajvanit

Alpinisti amerikan Alex Honnold realizoi një ngjitje spektakolare pa litarë në rrokaqiellin Taipei 101, duke arritur majën e ndërtesës 508 metra të lartë pas një ngjitjeje 91-minutëshe.

Aktiviteti, i mbështetur dhe i lejuar nga autoritetet e qytetit, u transmetua drejtpërdrejt nga Netflix.

Honnold, i njohur për ngjitjet e tij ekstreme, tha se respekti për ndërtesën dhe ekipin që e mbështeti ishin arsyeja pse ai kërkoi lejen për këtë ngjitje të guximshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lartë të Tajvanit appeared first on Sinjali.

Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për erëra të forta që priten të ndodhin të dielën, më 25 janar 2026, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Erërat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka dhënë disa këshilla, duke përfshirë sigurimin e objekteve të lehta dhe kujdesin gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta.

Po ashtu, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm për rreziqet që mund të sjellin erërat. Erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, më 26 janar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla appeared first on Sinjali.

Skandali në Prizren: Një muaj paraburgim ndaj 23 të pandehurve

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa paraburgimi për 23 persona, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të lidhura me manipulimin e votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Të pandehurit po hetohen kryesisht për “Falsifikimin e rezultateve të votimit”, ndërsa njëri prej tyre është gjithashtu nën dyshimin për “Kanosje”.

Ky zhvillim vjen pas një operacioni të gjerë policor në Prizren, ku janë ndaluar gjithsej 109 persona, të cilët po hetohen për manipulim të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026.

Masat e paraburgimit janë caktuar për një muaj, deri më 23 shkurt 2026, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për të siguruar drejtësinë në këtë proces zgjedhor.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka mbajtur katër (4) seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetre (23) të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim si në vijim: Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehuri G.P., (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandali në Prizren: Një muaj paraburgim ndaj 23 të pandehurve appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, procesi vazhdon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit po vazhdon, pas evidentimit të manipulimeve të mëdha.

Dje, janë rinumëruar 1,500 nga 2,557 vendvotime, duke përmbyllur rinumërimin në 22 komuna.

Rinumërimi i mëtejshëm pritet të vazhdojë në ditët në vijim për të siguruar transparencën dhe saktësinë e rezultatit zgjedhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, procesi vazhdon appeared first on Sinjali.

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin Bharat Ratna

Sot shënohen 46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna, më 25 janar 1980.

Ky çmim ishte një mirënjohje për përkushtimin e saj ndaj të varfërve dhe bamirësisë, si dhe për themelimin e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë.

Shën Tereza, e njohur për punën e saj humanitare, kishte marrë më parë çmime të tjera të rëndësishme, përfshirë çmimin Nobel për Paqen në 1979.

Pas vdekjes, ajo u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II dhe Papa Françesku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin Bharat Ratna appeared first on Sinjali.

Zelensky për takimet negociatore Rusi-Ukrainë-SHBA në Abu Dabi: Palët ranë dakord

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar përfundimin e takimeve të delegacionit ukrainas në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e cilësuar këtë si një format të ri dhe konstruktiv.

Ai theksoi se palët ranë dakord të koordinojnë hapat e mëtejshëm dhe të raportojnë në kryeqytetet përkatëse.

Zelensky shtoi se, nëse vullneti për avancim është i pranishëm, mund të zhvillohen takime të tjera, mundësisht që javën e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky për takimet negociatore Rusi-Ukrainë-SHBA në Abu Dabi: Palët ranë dakord appeared first on Sinjali.

Ndërprerje të rrymës sot për shkak të punimeve në disa rajone

Për shkak të punimeve nga pala e tretë, sot më 25 janar do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Kosovës.

Në Pejë, energjia do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 17:00 në disa fshatra dhe lagje, për shkak të zhvendosjes së kabllove në transformator.

Në Prizren, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 11:00 në disa vendbanime të zonës së Zhupës, për shkak të kyçjes së një konsumatori të ri.

Ndërkohë, në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Vushtrri, disa fshatra do të mbesin pa rrymë nga ora 09:00 deri në 15:00, si pasojë e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Qytetarët këshillohen të marrin masa paraprake gjatë kohës së ndërprerjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërprerje të rrymës sot për shkak të punimeve në disa rajone appeared first on Sinjali.

Mbappé shkëlqen, Reali mposht Villarrealin dhe merr kreun e La Ligës

Real Madridi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Villarrealit, duke triumfuar 0-2 në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligës.

Ylli i ndeshjes ishte Kylian Mbappé, i cili realizoi të dy golat, në minutën e 47-të dhe në kohën shtesë të pjesës së dytë.

Me këtë fitore, madrilenët kalojnë Barcelonën në krye të tabelës me dy pikë avantazh, edhe pse katalunasit kanë ende një ndeshje për të zhvilluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbappé shkëlqen, Reali mposht Villarrealin dhe merr kreun e La Ligës appeared first on Sinjali.

Mot i paqëndrueshëm të dielën: Vranësira, shi lokal dhe pluhur saharian

Të dielën pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa në disa zona do të ketë reshje të izoluara shiu.

Gradualisht do të shtrihen grimcat e pluhurit saharian, duke bërë që reshjet në disa rajone të jenë të përziera me baltë.

Gjatë natës parashikohet intensifikim i reshjeve në gjithë vendin. Era do të fryjë nga juglindja, herë pas here e fuqishme, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mot i paqëndrueshëm të dielën: Vranësira, shi lokal dhe pluhur saharian appeared first on Sinjali.

Tension në Tiranë: Deputetët e PD-së përplasen me policinë në stacion

Në një nga stacionet policore në Tiranë, deputetë të Partisë Demokratike, përfshirë Gazment Bardhin, u përplasën me policinë gjatë vizitës tek protestuesit e ndaluar nga protesta e sotme e opozitës.

Në ambientet e brendshme hynë edhe familjarë të të ndaluarve, duke rritur tensionin në komisariat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tension në Tiranë: Deputetët e PD-së përplasen me policinë në stacion appeared first on Sinjali.

❌