Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Matt Damon dhe Ben Affleck sërish bashkë, "The Rip" tani në Netflix



Filmi “The Rip” me Matt Damon dhe Ben Affleck në rolet kryesore, është një triler aksioni i disponueshëm në Netflix që nga 16 janari dhe ka një buxhet rreth 100 milionë dollarë.

Skenari dhe regjia janë të Joe Carnahan, ndërsa ngjarja zhvillohet në Miami, duke shfrytëzuar atmosferën vizuale dhe tematike të qytetit.

Historia nis me një prolog të errët që vë në lëvizje një zinxhir ngjarjesh kriminale.

Foto: YouTube

Fokusimi kalon te një grup policësh të Miamit, të udhëhequr nga Dane (Damon) dhe JD (Affleck), të cilët zbulojnë mbi 20 milionë dollarë të fshehura në një shtëpi periferike.

Ndërsa përpiqen ta transportojnë paratë, tensioni rritet dhe pyetja kryesore bëhet: kujt mund t’i besohet?.

Kimia mes Damonit dhe Affleckut, e ndërtuar nga një miqësi dhe bashkëpunim shumëvjeçar, është një nga pikat më të forta të filmit.

Megjithatë, ndonëse ritmi dhe atmosfera mbajnë pezull interesin, filmi nuk arrin një kulm të fortë narrativ.

- YouTube www.youtube.com

Personazhet femra mbeten kryesisht në plan të dytë, duke e bërë filmin një triler klasik, të zhurmshëm dhe të orientuar kryesisht drejt audiencës mashkullore.

Në përfundim, “The Rip” është argëtues dhe i tensionuar, por pa surpriza të mëdha apo thellësi që ta bëjnë të paharrueshëm.

I përshtatshëm për një shikim tipik në Netflix, por jo një vepër që lë gjurmë afatgjata. /Telegrafi/

Ludo Lee tregon pse zgjedh ta mbajë familjen jashtë Big Brother



“Pse e bën tabu të flasësh për gruan dhe familjen tënde?”, ishte pyetja që publiku zgjodhi t’ia bënte Ludo Lee në 'Darkën e të Nominuarve'.

Megjithatë, Ludo nuk ngurroi të përgjigjej duke treguar edhe arsyet për këtë.

“Sepse familja është e shenjtë dhe ia kam premtuar familjes time, gjithmonë në shoubiz për me i nda gjërat ta kuptoni. Mentaliteti im Ludo shqiptar më ka sjell këtu ku jam, shoubizi është shoubiz", u shpreh ai.

Foto: YouTube

Tutje banori theksoi: "Unë e mbroj familjen dhe do ta mbroj gjithë. Jam krenar se e kam familjen time, është shumë e lehtë të kuptohet. Familja do të jetë privat përgjithmonë në anën e shoubizit”.

Ludo ka folur tejet pak për familjen e fëmijët dhe kjo mund të ketë qenë në interes të atyre që e ndjekin.

Por duket se kjo është mënyra e tij dhe se do t'i lë jashtë këtij rrugëtimi.

Ludo Lee ndërkaq po vazhdon të jetë personazh tejet i komentuar brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Më ka prekur në moral", Alba Pollozhani tregon se nga kush u zhgënjye në Big Brother



“Kush të ka zhgënjyer më së shumti deri tani?”, ishte pyetja e publikut që e bëri të mendonte Alba Pollozhanin.

Por banorja nuk hezitoi të përgjigjej, duke përmendur edhe raste konkrete.

“Për ta thënë realitetin jam zhgënjyer nga çdokush në sasi të ndryshme, por kjo jo patjetër për faj të tyre”, u përgjigj Alba.

Foto: YouTube

"Një rast konkret tani ka qenë me Labin që afrimitetin tim njerëzor e ka përkthyer komplet për të sulmuar moralin tim si femër. Realisht më ka prekur e pranoj, po sidoqoftë çdokush dëshmon veten e vet. Ndonjëherë bëhet e tepërt ngarkesë. Vet unë, nuk dua të dëgjoj fjalë të tilla", tutje tha.

"Për momentin Albës i ka rënë pak disponimi a më bën mua të dobët, jo nuk më bën. Jam e sigurt që mund të kem bërë gabime kundrejt të tjerëve, por Alba nuk shpif. Të vij Labi të shpif diçka që nuk ka qenë të më prek te morali. E kam pritur siç pres nga të tjerët këtu brenda", shtoi mes të tjerash.

"Limin nuk mund ta komentoj dhe ta fus me të gjithë banorët e tjerë. Te Limi është përzier edhe çështje tjetër përpos lojës. Kemi pasur një histori dhe kam zgjedhur heshtjen në drejtim të Limit. Deri diku ndihem e zhgënjyer nga Limi", tha Pollozhani.

Në nominim veç Albës janë edhe Arditi, Hygerta, Labinoti dhe Ludo Lee. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vazhdojnë puthjet pasionante mes Limit e Dolces



Dolce dhe Lim Hoti po vazhdojnë të jenë në vëmendje të publikut gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 4.

Dyshja, të cilët po tregohen edhe më të afërt, nuk po ndalojnë momentet e bukura së bashku.

Ata së fundmi shihen duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin, gjë që tregon se ky raport po bëhet edhe më i fortë.

Foto: Instagram

Ndonëse nuk e cilësojnë si lidhje, të njëjtit po shijojnë çdo moment së bashku.

Kjo vjen në kohën kur në shtëpinë e famshme ndodhet edhe Alba Pollozhani, e cila ka qenë në lidhje me Limin.

Ka akoma paqartësi se kur janë ndarë meqë kanë dhënë versione të ndryshme.

Sidoqoftë, koha e tregon marrëdhënien e tyre se si do të jetë në vijim. /Telegrafi/

Paris Hilton flet për Rita Orën dhe Bebe Rexhën: I dua shumë, janë artiste të jashtëzakonshme



Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.

"I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese", thotë Hilton në intervistë.

Foto: Telegrafi/Instagram

Tutje shtoi: "Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyjat, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë".

"Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t'i shohë të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to", ka theksuar mes tjerash Paris për Ritën dhe Bebën në intervistën për Telegrafin.

Foto: Telegrafi/Instagram

Krahas kësaj, ikona globale e kulturës pop flet hapur për dokumentarin e saj të ri "Infinite Icon: A Visual Memoir".

Ajo jep një rrëfim mbi jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal. /Telegrafi/

Bes Kallaku në lidhje të re dashurie? Tregon më shumë përmes tatuazhit të ri



Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka marrë vëmendje me një postim të rri në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një tatuazh të ri, i cili ka lënë të nënkuptohet shumë për jetën e tij personale.

Këngëtari duket se ka gjetur dashurinë e re, ndonëse nuk ka ndarë më shumë detaje.

Foto: Instagram

Në një tatuazh të radhës ka shkruar 'Ejona' dhe një datë, ndërkohë që shihet një dorë e një vajzës.

"Ejona 25.12.2025. Trëndafil në kohë lufte", thuhet në tatuazhin e ri të Kallakut.

Duket se kjo është gruaja që ia ka marrë zemrën Besit, edhe pse nuk ka deklaruar akoma asgjë.

Besi ka një kohë që është ndarë nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Filmi me Luana Bajramin në mesin e të nominuarve për Oscars 2026



Shpallja e nominimeve për çmimet më prestigjioze të kinematografisë botërore vazhdon të jetë një moment i rëndësishëm për industrinë e filmit, duke sjellë gjithmonë vëmendje të madhe dhe diskutime të shumta.

Këtë vit, në mesin e projekteve që kanë hyrë në garë për çmimin “Oscar”, është përfshirë edhe një film ku luan aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami.

Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është renditur në mesin e pesë kandidatëve në kategorinë përkatëse të Academy Awards.

"Two People Exchanging Saliva"

Ky projekt është realizuar si bashkë-prodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa titulli i tij origjinal në gjuhën frënge është “Deux personnes échangeant de la salive”.

Në këtë film Luana interpreton personazhin e quajtur Malaise.

Nominimet për të gjitha kategoritë e Academy Awards janë bërë publike të enjten, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për filmin dhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në skenën ndërkombëtare të kinemasë.

Oscars 2026 mbahet më 15 mars në Dolby Theatre në Los Angeles. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Oscars 2026: Gjithçka që duhet të dini për ceremoninë madhështore të filmit



Edicioni i 98-të i çmimeve Oscar tashmë ka të konfirmuar datën, vendin dhe prezantuesin.

Ceremonia më e rëndësishme filmike në botë do të mbledhë sërish figurat kryesore të industrisë për të festuar arritjet më të mira të artit, në një mbrëmje që pritet të sjellë momente të reja dhe historike.

E organizuar nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS), ngjarja vlerëson çdo vit arritjet më të spikatura në aktrim, regji, skenar dhe kategoritë teknike, duke u konsideruar çmimi më prestigjioz në kinemanë ndërkombëtare.

- YouTube www.youtube.com

Oscars 2026 do të mbahen të dielën, më 15 mars

Ceremonia e Oscars 2026 do të zhvillohet të dielën, më 15 mars, një datë tashmë e shënuar në kalendarin e dashamirëve të filmit.

Ngjarja do të mbahet sërish në Dolby Theatre në Los Angeles, vendi tradicional i ceremonisë në vitet e fundit.

Zgjedhja e këtij lokacioni riafirmon traditën e Hollywoodit si epiqendra e industrisë globale të filmit dhe si skena ku kurorëzohen filmat më me ndikim të vitit.

ABC dhe Hulu do ta transmetojnë ceremoninë drejtpërdrejt

Transmetimi zyrtar do të realizohet nga ABC, ndërsa ceremonia do të jetë e disponueshme edhe për ndjekje live përmes Hulu, për të gjithë abonentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo mundësi e dyfishtë transmetimi forcon strategjinë e Akademisë për të zgjeruar shtrirjen digjitale dhe për të tërhequr audienca më të reja, pa hequr dorë nga televizioni tradicional.

Conan O’Brien rikthehet si prezantues i ceremonisë

Conan O’Brien

Mbrëmja gala do të drejtohet sërish nga komediani dhe prezantuesi Conan O’Brien, i cili rikthehet për të dytin vit radhazi në këtë rol.

Vazhdimësia e tij vjen si rezultat i pritjes pozitive që pati performanca e tij në edicionin e kaluar, duke kombinuar humorin, ritmin dhe përvojën televizive.

Nominimet shpallen më 22 janar

Filmi "Sinners" ka thyer rekord në historinë e kësaj ceremonie, pasi u nominua 16 herë.

- YouTube www.youtube.com

Nga ky edicion e tutje, Akademia do të zbatojë një rregull të rëndësishëm: anëtarët duhet t’i kenë parë të gjithë filmat e nominuar në një kategori përpara se të votojnë në raundin final, një masë që synon të rrisë transparencën dhe seriozitetin e procesit.

24 kategori dhe një risi historike

Në vitin 2026, Oscars do të përfshijnë 24 kategori konkurruese, mes të cilave edhe kategoria e re Best Casting (Kasti më i mirë), që vlerëson punën thelbësore pas përzgjedhjes së aktorëve.

Që nga edicioni i parë më 16 maj 1929, Oscars janë shndërruar në ceremoninë më të vjetër të çmimeve në botën e argëtimit.

Rekordin për më shumë statuja e mban 'Walt Disney', me 22 çmime konkurruese dhe katër nderi, një arritje që vazhdon të mbetet e pathyer. /Telegrafi/

Gjyste Vulaj e përkrah Brikenën në Big Brother: Nusja e ëndrrave të mia për djalin tim



Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, duket se ka një personazh të preferuar në Big Brother VIP Albania 5.

Ajo ka treguar hapur mbështetjen për konkurrenten nga Kosova, modelen Brikena Selmani.

E njëjta ka ndarë një video në Instagram, ku e quan nusja e ëndrrave, madje për djalin e saj.

Foto: Instagram

"Nusja e ëndrrave të mia për djalin tim", kanë qenë fjalët e artistes.

Brikena ndërkohë ka fituar simpatinë e publikut nga jashtë me lojën dhe paraqitjen në reality shou.

Banorja ka krijuar një popullaritet të madh në rrjete sociale, duke marrë pothuajse të shumtën e kohës komente pozitive.

Mbetet për të parë në vazhdim lojën e saj dhe se deri ku do të arrijë në këtë format. /Telegrafi/

Alba xheloze edhe ndaj Benitës për Limin: Ju ka mbetur vetëm të putheni



Alba Pollozhani ka shprehur xhelozi edhe ndaj Benita Zenës, për afërsinë e saj me Lim Hotin.

Ajo madje e akuzoi Benitën se po vepron sikur Dolce dhe se me Limin i ka mbetur vetëm të puthet.

Banorja u bazua në festën që u organizua në Big Brother, ku në disa momente Benita dhe Limi ishin të afërt e po kërcenin bashkë.

Foto: Instagram

Alba po vazhdon debatet me konkurrentët në shtëpi, e më së shumti për Limin.

Me këtë të fundit gjithashtu ka vazhdimisht përplasje për raportin e tyre, e shpesh edhe me akuza.

Dolce në festën e BBVK pati një moment tensionues edhe me Dolcen, e cila tani po shijon lidhjen me Limin.

Mbetet për t'u parë në vijim se si do të shkojë kjo e çfarë do të ndodh me ta. /Telegrafi/

Keijsi dëgjohet duke sharë në Big Brother VIP Albania



Është bërë virale në rrjete sociale një video e banorit të Big Brother VIP Albania 5, Keijsit.

Kjo pasi ai dëgjohet duke sharë Stelinën, me të cilën ka pasur një histori dashurie.

"Bravo Stelina, bravo", u shpreh ai dhe më pas fraza duke sharë.

Foto: TikTok

Duket se Ina ia kujton që ndodhet në një reality shou dhe ia bën me dije për t'i zgjedhur fjalët.

"Më lër rehat se nuk më plas që ka kamera", tha ai ndër tjerash.

Shihet që Keijsi ka qenë në nervoz e sipër dhe nuk i ka menduar pasojat për këtë.

Por, a do të ketë një zarf të zi për këtë si një lloj ndëshkimi? Mbetet për t'u parë në vazhdim. /Telegrafi/

"Forca", Elijona Binakaj befasohet me dron nga familja



Konkurrentja e shtëpisë më të madhe në Kosovë, Elijona Binakaj, ka pranuar një befasi.

Familja e ka surprizuar atë me një dron duke treguar mbështetjen për të.

"Forca Eli, të don babi, motra dhe vëllai", thuhet në të.

Banorja u shfaq shumë e emocionuar pasi mori këtë mesazh të fuqishëm nga familja.

"Më ka marrë malli shumë, ju dua", tha ajo.

E njëjta ndërkohë e ka humbur të ëmën dhe motrën në vitin 2021 nga një aksident me autobus.

Kjo ndodhi në Kroaci, ndonëse po vinin nga Gjermania për në Kosovë. /Telegrafi/

Filmi "Sinners" thyen rekordin me 16 nominime në Oscars 2026



Nominimet për çmimet Oscar 2026 janë shpallur.

Danielle Brooks dhe Lewis Pullman lexuan listën nga Teatri Samuel Goldwyn në selinë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në Beverly Hills, Kaliforni.

"Sinners" kryesoi listën me 16 nominime, duke e bërë atë filmin me më shumë nominime në historinë e çmimeve Oscar.

Foto: YouTube

Timothee Chalamet, vetëm 30 vjeç, mori nominimin e tij të tretë për “Marty Supreme”, pas “Call Me By Your Name” dhe “A Complete Unknown”, duke e barazuar atë me aktorë si Julie Andrews, Faye Dunaway dhe Ralph Fiennes.

Si kujtesë, ceremonia e 98-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 15 mars në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC dhe Hulu.

Marrëveshja e re për të drejtat ekskluzive të transmetimit të YouTube nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2029.

Conan O'Brien kthehet si prezantues këtë vit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labinot Rexha: I kam 320 këngë, asnjë këngëtar në shqiptari s’ka më shumë



Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka thënë se i ka të realizuara gjithsej 320 këngë.

Ai u shpreh se asnjë këngëtar tjetër në shqiptari nuk ka më shumë këngë se ai.

“Unë i kam 320 këngë të karrierës time, asnjë këngëtar në shqiptari nuk ka këngë më shumë se unë”, u shpreh Labi.

Foto: Facebook

"Dikush e ka një këngë, i kalon ato 300. Shumë normale", tha tutje pasi mori reagime nga banorët e tjerë.

I njëjti ka kaluar dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, pasi i është bashkuar konkurrentëve pak pas nisjes së formatit.

Loja e tij ka marrë kritika në tërësi, ndonëse është shumë i komentuar për situatat.

Labi ndërkaq ka vazhduar qëndrimin në Big Brother edhe pse iu kumtua lajmi se i ka ndërruar jetë gjyshi. /Telegrafi/

Selvije Jao merr leje qëndrim në Itali: Shpati do ishte shumë i lumtur sot



Bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo bën me dije se ka marrë leje qëndrim në Itali, gjë që ia mundëson edhe trajtimin e djalit atje.

E njëjta thekson se po të ishte këngëtari gjallë do të ishte shumë i lumtur për këtë.

Foto: Instagram

"Për shëndetin dhe të ardhmen e Roelit. Faleminderit përzemërsisht që në kohë rekord na ndihmuat të sigurojmë leje qëndrim 3-vjeçar në Itali dhe jo vetëm", u shpreh ajo.

Tutje shtoi: "Shpati do të ishte shumë i lumtur sot, por ne do ja dërgojmë amanetin në fund".

Artisti vdiq në fund të nëntorit derisa ishte në Itali me familje për kurimin e të birit.

Shpati dhe Selvija vlen të ceket se kanë bashkë një djalë të quajtur, Roel. /Telegrafi/

Reagim i ashpër nga Instagrami i Labinot Rexhës - thonë se po i bëhet padrejtësi në Big Brother



Kanë reaguar nga Instagrami i Labinot Rexhës për disa gjëra kundrejt tij në Big Brother, që sipas tyre janë padrejtësi.

Ata kanë përmendur disa raste, ku akuzojnë për hapësirën që i është dhënë të tjerëve, e jo Labit.

Tutje sipas tyre duan që këngëtari të dalë keq, përfshirë edhe ngjarjet e tjera në këtë reality shou.

Foto: Instagram

Për më shumë, postimi i plotë (pa ndërhyrje):

"3 drona për Ludon që ka hyrë që një muaj - respekt e meriton.

3 drona për Limin që vetëm një javë ka hyrë - respekt e meriton.

Labit për dy muaj vetëm 1 dron.

Po pse për Labin nuk pranohen, kur 20 drona janë gati për të?

Kur ishin të gjithë në nominim, u thanë vetëm 3 më të votuarit dhe 3 më pak të votuarit.

Labi, Elijona dhe Londrimi ishin më të votuarit, ndërsa Shkurta, Jasmina dhe Toni më pak të votuarit, që sot janë jashtë.

Emrat nuk u përmendën, sepse nuk duan që Labi të dalë krenar dhe i fortë në lojë.

Nuk u mjafton sulmi nga produksioni dhe opinionistët, sjellin edhe dajën e banorit.

Nxjerrin Arditin duke thënë që Labi s'duhet të marrë pjesë në festë, edhe pse Labi tha se do vinte vetëm për respekt dhe përshëndetje.

Qëllimi i vetëm: ta nxjerrin Labin keq.Jemi lodhur që për Labin shfaqen vetëm momentet e këqija, kurrë ato të mirat.

Çfarë ju bëri Labi që e keni kaq inat? Apo pse e ndryshoi lojën me futjen e tij?

I dha energji shtëpisë, emocione, lot, këndoi, krijoi atmosferë.

Bëri debate me të gjithë, pa përjashtim, gatuajti, pastroi...A janë këto arsyet pse e keni inat? Apo arsyeja e vërtetë se frikësoheni nga fitorja e tij, sepse nuk e doni ju ose sepse i keni të preferuarit tuaj?". /Telegrafi/

"I do meshkujt për para", reagon ashpër menaxhmenti i Benita Zenës



Një deklaratë e Klodian Mihajt kundrejt Benita Zenës ka marrë vëmendje e po komentohet edhe nga jashtë.

"I do meshkujt veç për para", fjalia që ka ndezur e ka prekur edhe banoren e lartpërmendur.

Për këtë u bë një reagim nga menaxhmenti i saj me një postim në rrjete sociale.

Foto: Instagram

Kërkohet nga ta që të merret masa për disa banorë nga produksioni i Big Brother VIP Kosova 4.

Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Në Big Brother Vip Kosova po tejkalohen kufijtë e lojës me deklarata skandaloze nga Klodi dhe Eljona drejtuar Benitës.

Situata e fundit e krijuar dhe bullizimit ndaj Benitës tashmë janë të tepruara duke kaluar edhe në çështje private të Benitës.

"Ti i do meshkujt veç për pare" i tejkalon krejt limitet dhe prek edhe moralin e Benitës e cila me arsye të plotë ka reaguar në mënyrë të ashpër.

Përveç Klodit, edhe Eljona ka përfshirë në debat edhe njerëz që as nuk janë pjesë e Big Brother por janë histori nga e kaluara e Benitës.

Kur preken çështje private dhe morale të Benitës me arsye të plotë preken edhe familja e saj e cila pas këtyre pamjeve të shëmtuara po kalon momente të vështira.

E dijmë që Big Brother është lojë nervash por jo LOJË për të prekur dinjitetin e një gruaje.

BigBrother VIP KOSOVA duhet të merr masa URGJENTE ndaj dy konkurentëve.

SS Group, menaxhmenti i Benita Zenës". /Telegrafi/

Ish-e dashura i del në mbrojtje Brooklyn: Victoria nuk më pëlqente



Ndërsa deklarata e fortë e Brooklyn Beckham për raportet e tensionuara me familjen e tij vazhdon të shkaktojë reagime të shumta, një nga ish-të dashurat e tij më të njohura, këngëtarja Tallia Storm, ka dalë hapur në mbështetje, duke u shprehur për Mirror se ajo është pa asnjë dyshim “Me Brooklyn”.

Duke kujtuar lidhjen e tyre në adoleshencë, rreth vitit 2014, Tallia e përshkruan Brooklynn si “dashurinë e saj të parë”.

Ajo tregon se të dy ishin vetëm 16 vjeç dhe se ishte vajza e parë që u pa publikisht në krah të tij.

Foto: Instagram

Në atë periudhë, Tallia po performonte në një koncert në Hanover Square në Londër dhe Brooklyn ishte i ftuar të merrte pjesë.

Por ajo që ndodhi më pas e la të tronditur.

“Victoria dërgoi një ekip sigurie gjatë ditës për të kontrolluar ambientin”, tregon Tallia.

“Mendova se ishte pak e tepruar, por në rregull. Kur erdhi mbrëmja, Brooklyn hyri me motrën time ndërsa unë po bëja provat e zërit, dhe kur u larguam jashtë kishte rreth 20 paparacë".

David dhe Victoria

Ajo shton se ishte hera e parë që përballej me një situatë të tillë.

“U frikësova shumë. Nuk doja që Brooklyn të mendonte se unë i kisha thirrur paparacët".

Në një rast tjetër, Tallia thotë se ishte planifikuar të merrte pjesë me Brooklynn në 'Global Gift Gala', një event i organizuar nga aktorja Eva Longoria, mike e afërt e Victorias. Por planet ndryshuan në momentin e fundit.

“Isha tashmë brenda sallës kur Brooklyn më shkroi dhe më tha: ‘Mami nuk më lejon të vij, më vjen keq’. Dhe kaq. Është e qartë se Victoria nuk më pëlqente", shprehet ajo.

Tallia thekson se sa herë e ka takuar Brooklynn ndër vite, ai ka qenë gjithmonë i thjeshtë dhe i sjellshëm, por e cilëson gjithë situatën si një “stuhi krejtësisht të panevojshme”.

Brooklyn dhe Nicola

Sipas saj, kjo përvojë ka ndikuar negativisht edhe në imazhin e saj publik.

“Më kanë parë gjithmonë sikur kërkoja famë. Është një rrjetë e ndërlikuar nga e cila nuk dua të jem pjesë".

Ajo shton se nuk ka përfituar kurrë financiarisht nga lidhja e saj me Brooklynn dhe beson se, me kalimin e kohës, e vërteta gjithmonë del në pah.

“Isha ende në shkollë kur u njohëm. Nuk ishim asgjë më shumë se dy fëmijë me një simpati reciproke”, thotë ajo.

“Jam 100 për qind me Brooklyn. Çfarë ka kaluar ai në atë që unë e quaj ‘rrjeta Beckham’ është shumë për këdo. Ka ardhur momenti të thotë ‘mjaft’ dhe të marrë kontrollin e jetës së tij".

Sa i përket bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, Tallia shprehet se, edhe pse nuk e njeh personalisht, beson se është shpirti binjak i Brooklynn dhe se ata janë një çift i përkryer. /Telegrafi/

"Mos e bëj më, boll", Alba i drejtohet Limit teksa puthet me Dolcen para saj



Alba Pollozhani dhe Lim Hoti po vijojnë me historinë e tyre brenda Big Brother VIP Kosova 4.

Sigurisht në këtë mes është e përfshirë edhe banorja tjetër e shtëpisë, Dolce.

Teksa kjo e fundit ka krijuar një raport më të afërt me Limin, duket se kjo gjë po i pengon Albës.

Foto: Instagram

Ata po qëndronin në oborr në momentin kur Dolce dhe Limi shkëmbyen puthje me njëri-tjetrit.

Alba ia kërkoi Limit që këtë mos ta bënte në prani të saj, ndonëse largohet nga ta.

Foto: Instagram

"Këto gjëra mos m'i bëj. Kaq po të them. Boll", tha ajo.

Banori e injoroi duke mos i kthyer përgjigje dhe vazhdoi me Dolcen në oborr. /Telegrafi/

Aktori Timothy Busfield lirohet nga burgu



Aktori amerikan, Timothy Busfield, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri, pasi gjykata në New Mexico vendosi se rreziqet në këtë çështje mund të menaxhohen përmes kushteve të rrepta të lirimit.

Vendimi u mor pas një seance dy-orëshe, ku u vlerësua se nuk ka prova për një model sjelljeje kriminale apo shkelje të mëparshme të urdhrave gjyqësore.

Gjykata i vendosi Busfieldit masa të rrepta, përfshirë ndalimin e kontaktit me viktimat e dyshuara dhe të miturit, ndalimin e armëve, alkoolit dhe drogës, si dhe detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë.

Foto: YouTube

Aktori përballet me akuza për kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë, të lidhura me dy djem 11-vjeçarë gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”.

Ai u dorëzua vullnetarisht më 13 janar dhe i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si të rreme.

Ndërkohë, pas publikimit të urdhrit të arrestit, doli edhe një pretendim tjetër për ngacmim seksual nga viti 2001, të cilin Busfield dhe avokati i tij e kanë mohuar, duke theksuar se nuk është provuar dhe lidhet me ngjarje shumë të vjetra. /Telegrafi/

Foto: YouTube

❌