❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump: SHBA do të tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump urdhëroi tërheqjen e vendit të tij nga 66 organizata ndërkombëtare duke thënë se ato nuk u shërbejnë më interesave kombëtare të SHBA-së.

NjĂ« memorandum presidencial i nĂ«nshkruar nga Trump u drejtohet departamenteve dhe agjencive federale qĂ« tĂ« ndĂ«rpresin pjesĂ«marrjen dhe financimin pĂ«r 31 entitete tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara dhe 35 organizatave joOKB “sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”.

Shtëpia e Bardhë tha se organizatat veprojnë në kundërshtim me interesat kombëtare të SHBA-së, sigurinë, prosperitetin ekonomik ose sovranitetin.

Shumë nga organizatat e prekura janë aktive në fusha të tilla si politika e mjedisit dhe klimës ose barazia gjinore.

“Presidenti Trump po i jep fund pjesĂ«marrjes sĂ« SHBA-sĂ« nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« minojnĂ« pavarĂ«sinĂ« e AmerikĂ«s dhe shpĂ«rdorojnĂ« paratĂ« e taksapaguesve nĂ« axhenda joefektive ose armiqĂ«sore”, tha ShtĂ«pia e BardhĂ« nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Sekretari i Shtetit i SHBA-sĂ«, Marco Rubio, tha nĂ« X se Uashingtoni po tĂ«rhiqej nga ato qĂ« ai i pĂ«rshkroi si “organizata ndĂ«rkombĂ«tare anti-amerikane, tĂ« padobishme ose shpĂ«rdoruese”.

Ai shtoi se një shqyrtim i organizatave të tjera ndërkombëtare po vazhdonte.

Që kur u rikthye në detyrë, Trump ka ndërmarrë hapa për të nxjerrë SHBA-në nga disa korniza ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe agjencinë kulturore të OKB-së, UNESCO.

Stuhia ”Goretti” paralizon AnglinĂ«, Uellsin dhe IrlandĂ«n

MbretĂ«ria e Bashkuar Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r reshje tĂ« dendura dĂ«bore dhe erĂ«ra tĂ« forta, ndĂ«rsa stuhia ”Goretti” po lĂ«viz sot nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, sipas BBC tĂ« enjten.

Meteorologët kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë për dëborë dhe erëra të forta në pjesë të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës, së bashku me një numër alarmesh të verdha për motin që përfshijnë pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.

Ata u bĂ«nĂ« thirrje shoferĂ«ve tĂ« tregojnĂ« “kujdes tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m” pĂ«r shkak tĂ« rrezikut tĂ« akullit tĂ« zi, pasi nĂ«ntĂ« fĂ«mijĂ« u plagosĂ«n nĂ« njĂ« pĂ«rplasje midis njĂ« autobusi shkolle dhe njĂ« autobusi nĂ« Reading.

”Goretti”, i emĂ«ruar nga parashikuesit francezĂ«, ka tĂ« ngjarĂ« t’i nĂ«nshtrohet “ciklogjenezĂ«s shpĂ«rthyese” – e njohur edhe si “bombĂ« moti”.

Termi ciklogjenezë shpërthyese përdoret kur presioni qendror bie me 1,0 milibar (mb) në orë gjatë një periudhe 24-orëshe.

Në përgjithësi rezulton në shpërthime veçanërisht të fuqishme të erës gjatë një periudhe prej disa orësh.

Dëbora dhe kushtet e akullta kanë shkaktuar gjithashtu kaos të përhapur në udhëtime në të gjithë Evropën, me mijëra njerëz të bllokuar në aeroportet në Paris dhe Amsterdam pasi fluturimet u anuluan.

TĂ« paktĂ«n gjashtĂ« persona kanĂ« vdekur nĂ« incidente tĂ« lidhura me motin nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n kĂ«tĂ« javĂ« – pesĂ« nĂ« FrancĂ« dhe njĂ« nĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«.

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore në qarkun Fier

Në qarkun e Fierit situata paraqitet shqetësuese si pasojë e rritjes së vazhdueshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht lumit Vjosë, i cili ka arritur në pikën kritike.

Sipas informacionit zyrtar, akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje të plota.

Hidrovorët ndodhen në gatishmëri pune për të përballuar situatën.

Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje, ndërsa situata më problematike paraqitet në lumin Vjosë. Në Urën e Mifolit, prurjet kanë kaluar mbi pikat e matjes, duke arritur nivelin kritik buzë më buzë përgjatë argjinaturës.

Si pasojĂ« e prurjeve tĂ« larta, nĂ« fshatrat Kashisht, AdĂ«, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janĂ« pĂ«rmbytur rreth 200 hektarĂ« tokĂ« bujqĂ«sore brenda argjinaturave. Gjithashtu, raportohet pĂ«r prezencĂ« tĂ« lartĂ« uji nĂ« 27 banesa nĂ« zonĂ«n Ferras–Cerven, tĂ« cilat ndodhen brenda sistemit mbrojtĂ«s tĂ« argjinaturĂ«s.

Probleme janë konstatuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, Njësia Administrative Frakull, prej nga realizohet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit. Si masë paraprake, Ujësjellësi i Fierit ka stakuar disa nga pompat në puset pranë lumit Vjosë dhe po operon me kapacitet të reduktuar nga puse më të largëta, çka ka sjellë furnizim me ujë të kufizuar dhe me grafik për qytetin.

Të dhënat e marra nga pika e matjes në Urën e Memaliajt tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të situatës në orët në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera.

Situata po monitorohet në terren nga Institucioni i Prefektit dhe strukturat e Bashkisë Fier, të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të agravimit të mëtejshëm.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

GOLAT/ Inter nuk toleron! Mposht Parmën në transfertë dhe ruan kreun e Serie A

Inter nuk fal as në javën e 19 të Serie A duke fituar 2-0 në fushën e Parmës.

Ndeshja u zhvillua nĂ«n mjegull tĂ« dendur nĂ« “Tardini”, por zikaltrit nuk u trembĂ«n nga kushte atmosferike.

Golin e parë e realizoi Dimarco në minutën e 42-t, me një të djathtë të saktë pranë shtyllës pas një këndi pothuajse të pamundur.

Para këtij momenti, dy raste të forta për Parmën u ndalën nga shtylla: një goditje e Bisseck dhe më pas nga Ondrejka, duke treguar se vendasit nuk ishin larg golit.

Në pjesën e dytë, Sucic humbi një mundësi të qartë për dyfishimin e rezultatit, por Interi kontrolloi lojën dhe në minutën e 98-të Thuram vulosi fitoren me golin e dytë.

Kjo fitore i jep Interit 42 pikĂ« nĂ« tabelĂ«, duke i dhĂ«nĂ« avantazh prej katĂ«r pikĂ«sh mbi Napolin dhe Milanin, me ‘Djallin; qĂ« ende nuk e ka luajtur ndeshjen e javĂ«s.

VIDEO/ GjysmĂ«finalja e SuperkupĂ«s si stĂ«rvitje, Barça “manita” Bilbaos

Barcelona e kthen në një seancë stërvitore ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës me Athletic Bilbao.

Në Jeddah të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e shkatërroi atë baske me rezultatin 5-0 për të kaluar në finalen e kompeticionit me synimin për të fituar trofeun për herë të 16 në historinë e saj.

Ishte një ndeshje e dominuar nga Barcelona, që e vulosi fatin e saj praktikisht që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 4-0.

Festivali i golave për Barcelonën nisi në minutën e 22 me golin e Ferran Torres. Pas këtij momenti, skuadra katalanase nuk pati më mëshirë për Athletic Bilbaon teksa në minutën e 30 dyfishoi shifrat me Fermin Lopez. La gjurmën e tij në këtë ndeshje edhe Roony Bardghji që e çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 34.

Por Barcelona nuk e la me kaq pasi 4 minuta më vonë Raphinha shënoi edhe golin e katërt për blaugranat.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për Barcelonën që plotësoi manitën për rezultatin 5-0 pikërisht me Raphinhan që në këtë mënyrë plotësoi dygolëshin e tij personal. Në minutat në vazhdim, Barcelona arriti të menaxhojë me shumë lehtësi ndeshjen të cilën arriti ta mbylle me rezultatin 5-0 duke u bërë skuadra e parë finaliste e Superkupës së Spanjës.

Barcelona pret në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër që do të dalë nga derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos.

VIDEO/ Hap fals i Napolit, ndalet në shtëpi nga Verona

Napoli ka hedhur një hap të gabuar në luftën për titullin kampion, teksa është ndalur në shtëpi në një barazim 2-2 nga Verona.

Verona bëri surprizën e madhe në pjesën e parë duke shënuar me një gol me finte të Frese dhe më pas me penalltinë e Orban.

Por Napoli u kthye me vrull në pjesën e dytë dhe pasi shkurtoi diferencën me të zakonshmin MekTominej, sulmoi me ngulm derisa gjeti barazimin me Di Lorencon, për të marrë të paktën një pikë.

Me këtë pikë, Napoli arrin në kuotën e 38 pikëve, aq sa edhe Milan dhe një pikë më pak se Interi, me të dyja skuadrat që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Rritet niveli i Lanës, Bashkia në gatishmëri për ndërhyrje në rast emergjence

Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Lana në Tiranë, duke krijuar rrezik për dalje nga shtrati, veçanërisht në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Lajmin e ka bërë të ditur Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i PS në Njësinë 5 në kryeqytet, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ekipet e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën.

“Reshjet e dendura dhe tĂ« pandĂ«rprera tĂ« shiut kanĂ« rritur nivelin e ujit nĂ« lumin Lana,TiranĂ«. 

Ekipet e BashkisĂ« nĂ«n drejtimin e nĂ«nkryetarit Ilir MĂ«ngra ndodhen nĂ« terren nĂ« afĂ«rsi tĂ« pallatit me shigjeta pĂ«r tĂ« ndjekur çdo situatĂ« qĂ« mund tĂ« krijohet nga rritja e mĂ«tejshme e nivelit”, shkruan Balla.

Aktualisht, Lana ka arritur deri në pjesën e lulishtes, ndërsa ekziston rreziku që uji të dalë edhe në rrugë, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet. Autoritetet po mbajnë situatën nën kontroll dhe janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast emergjence.

Kjo zonë është dhe pika më vulnerabël Lanës pasi në këtë segment pranë Pallatit me Shigjeta edhe ka dalë disa herë nga shtrati në vitet e kaluara, gjatë episodeve me reshje intensive shiu.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare deri në përmirësimin e situatës.

VIDEO/ Operacioni për emigrantët, oficeri i ICE qëllon për vdekje 37-vjeçaren

Një 37-vjeçare u qëllua për vdekje nga një oficer i Emigracionit (ICE) në Minneapolis, SHBA.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Department of Homeland Security tha se “njĂ« nga protestueset e dhunshme pĂ«rdori automjetin e saj si armĂ«â€ dhe tentoi tĂ« pĂ«rplaste forcat e zbatimit tĂ« ligjit.

Protestuesit janë në vendin e ngjarjes, me video që tregojnë pak zemërim ndaj agjentëve federalë.

ZyrtarĂ«t nĂ« Minneapolis do tĂ« mbajnĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp sĂ« shpejti – qĂ«ndroni me ne.

Incidenti vjen në mes të vendosjes në shkallë më të gjerë të agjentëve të zbatimit të ligjit për emigracionin në kryeqytetin e shtetit të Minesotës që nga fillimi i administratës së dytë Trump.

Nga marka, kambio, lënda djegëse dhe deri tek vendi i origjinës së makinës, çfarë preferojnë shqiptarët?

“Scan Intel” ka pĂ«rpunuar me imtĂ«si tĂ« dhĂ«nat e DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« ShĂ«rbimeve tĂ« Transportit Rrugor (DPSHTRR) sa i pĂ«rket mjeteteve tĂ« reja tĂ« regjistruara duke i dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje shumĂ« pyetjeve, si psh: Cilat janĂ« tendencat e fundit? Cila Ă«shtĂ« marka e preferuar e shqiptarĂ«ve pĂ«r autovetura? A parapĂ«lqejĂ« shqiptarĂ«t mĂ« shumĂ« autovetura me kambio automatike apo manuale? Po ndĂ«r lĂ«ndĂ«t djegĂ«se cilĂ«n duan? Kur Ă«shtĂ« peridhudha e preferuar pĂ«r tĂ« blerĂ« njĂ« makinĂ«? Le ti marrim me radhĂ«.

Përgjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej rreth 98 mijë e 900 automjete, ku mbi 80 mijë prej tyre janë autovetura.  Vlerësohen po ashtu rreth 33 lloje mjetesh dhe 721 marka të ndryshme të regjistruara në vitin 2025.

Ndërkohë, deri në fund të vitit që lamë pas në Shqipëri janë gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 847 mijë autovetura. Kjo shifër e vendosur përballë numrit të familjeve nxjerr në pah një fakt domethënës, mesatarisht çdo familje shqiptare zotëron të paktën një makinë, me një raport prej 1.07 autovetura çdo për familje.

Korriku, muaji i preferuar për të blerë makinë

Muajt e verës duket se kanë shënuar edhe nivelin më të lartë të regjistrimeve, ku veçojmë Korrikun me 10 mijë mjete të regjistruara, pasuar nga Qershori me afërsisht 9,400.

Duket se Mercedes-i” nuk do tĂ« jetĂ« pĂ«r shumĂ« gjatĂ« mĂ« mbreti i rrugĂ«s.

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se Volkswagen ka patur numrin më të lartë të regjistrimeve me rreth 18,000 mjete. Mercedezi renditet i dyti pasuar nga Audi, Hyundai, Toyota dhe BYD.

Automat apo manual? Shqiptarët nuk kanë më dyshime

Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale janë më shumë se e ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të fundit, tendenca ka ndryshuar. Të dhënat e 2025-ës, nga drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) tregojnë se numri i mjeteve të regjistruara për herë të parë sipas kambios është në favor të automjeteve me kambio automatike.

Raporti fiksohet në rreth 71%, ndërkohë pesha e mjeteve të regjistruara për herë të parë me kambio manual fiksohet në rreth 29%. Ky hendek duket se jo vetëm po ngushtohet, por do të kalojë në kah të kundërt, duke para ecurinë e viteve të fundit.

Naftë, benzinë, gaz apo elektrike?

Gjatë vitit të kaluar, pjesa dërrmuese e automjeteve të regjistruara, kishin motor me naftë, më saktësisht 60% e totalit. Makinat me benzinë ndërkohë zënë 25 % të totalit të automjeteve të regjistruara në të gjitha drejtoritë rajonale të transportit rrugor gjatë vitit 2025. Rreth 5% ndërkohë janë autoveturat të cilat përdorin kombinimin me gaz dhe benzin, ndërkohë që makinat elektrike zënë rreth 6% të totalit.

Referuar shifrave, rreth 6 mijë automjete elektrike janë regjistruar në vitin që lamë pas. Muaji Dhjetor ka patur volumin më të lartë me 875 regjistrime, pasuar nga Qershori me 658 mjete elektrike.

ÇfarĂ« vit prodhimi ishin autoveturat e regjistruara pĂ«rgjatĂ« vitit 2025?

Numrat thonë se rreth 55.2% e tyre janë prodhuar në 8-15 vitet e fundit, ndërkohë rreth 24.7% janë prodhuar para 15-të viteve. Ndërkohë, automjetet e regjistruara me vit prodhimi nga 0 deri në 4 vite kanë një peshë prej 14.9% ndaj totalit.

Origjina

Të dhënat për mjetet e regjistruara në vitin 2025 sipas shtetit të origjinës tregojnë një dominim të qartë të Koresë së Jugut, e cila zë pjesën më të madhe të totalit me 21.4%, duke u renditur si burimi kryesor i mjeteve. Pas saj vijnë Gjermania dhe Italia me përqindje pothuajse të barabarta, përkatësisht 15.7% dhe 15.2%, çka dëshmon për një prani të fortë të industrisë europiane të automjeteve. Kina përfaqëson 9.2% të regjistrimeve, duke reflektuar rritjen graduale të mjeteve me origjinë aziatike, ndërsa Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me rreth 8% secila. Kanadaja ka një peshë më të kufizuar me 4.4%.

“I forti i Elbasanit” del para gjyqit/ Media belge: FigurĂ« kyçe e mafies sĂ« drogĂ«s, dosja e mbushur me vrasje me pagesĂ«

Nga Chris Verhaeghe – NIEWSBLAD

Të enjten, para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, nis procesi kundër një figure kyçe të mafies shqiptare të drogës.

Franc Gergely Çopja (33 vjeç) del nĂ« gjyq sĂ« bashku me tetĂ« persona tĂ« tjerĂ« pĂ«r vrasjen me gjakftohtĂ«si tĂ« Ardit Spahiut, i cili u qĂ«llua pĂ«r vdekje nĂ« mes tĂ« ditĂ«s nĂ« Sint-Jans-Molenbeek me pistoleta gjysmĂ«-automatike.

Viktima 38-vjeçare u sulmua më 27 nëntor 2020, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet.

LEXO EDHE: Media belge zbardh skemĂ«n e vrasjes sĂ« shqiptarit/ U tradhtua nga njĂ« shok, Franc Çopja festoi ekzekutimin

Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Autorët qëlluan të paktën 17 herë, nga të cilat 11 plumba goditën trupin e Spahiut.

Klanet rivale

Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur pĂ«r botĂ«n e krimit. Ai ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikun e drogĂ«s dhe nĂ« vitin 2010 u arrestua nĂ«n dyshimin pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« njĂ« vrasje nĂ« qytetin e tij tĂ« lindjes, Elbasan. Spahiu i pĂ«rkiste klanit Alibej, i cili prej vitesh ishte nĂ« konflikt me klanin rival Çopja.

Pas vjedhjes sĂ« 49 kilogramĂ«ve kokainĂ« nga njĂ« apartament i klanit Çopja nĂ« LondĂ«r, dhuna mes dy grupeve kriminale u pĂ«rshkallĂ«zua. Dosja Ă«shtĂ« e mbushur me vrasje me pagesĂ« tĂ« kryera nga tĂ« dyja palĂ«t. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili nĂ« vitin 2019 u arratis nĂ« BelgjikĂ« nga frika pĂ«r jetĂ«n e tij, konsiderohet si njĂ« vazhdim i konfliktit mes kĂ«tyre dy klaneve.

Thyerja e SKY ECC

Hetimi pĂ«r vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit tĂ« platformĂ«s SKY ECC. NĂ« fund u identifikuan nĂ«ntĂ« tĂ« dyshuar, pĂ«rfshirĂ« Franc Gergelyn, figurĂ« kyçe e klanit Çopja. Sipas policisĂ« federale, ai dhe vĂ«llezĂ«rit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes AmerikĂ«s sĂ« Jugut dhe EvropĂ«s.

Gergely është krimineli i parë i drogës që është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë. Ai ndodhet në paraburgim në Belgjikë që nga fundi i vitit 2023 dhe dyshohet se ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ardit Spahiut.

Juria e procesit u përzgjodh të hënën. Të enjten procesi nis zyrtarisht me leximin e aktakuzës, e cila përbëhet nga plot 204 faqe.

Groenlanda, Rubio: Do e blejmë, nuk do e pushtojmë

Europa është vënë në lëvizje pas deklaratave të Donald Trump se ai kërkon që të bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara. Franca po punon me aleatët për një përgjigje në rast se Uashingtoni zbaton kërcënimin për të pushtuar Groenlandën.

Ministri i Jashtëm i Francës, Zhan Noël Barro, tha se ai dhe homologët e tij nga Polonia dhe Gjermania do të koordinohen për veprimet që do të ndërmarrin.

Diplomati francez mbajti më herët një telefonatë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, I cili përjashtoi mundësinë e një pushtimi.

Rubio gjithashtu raportohet t’u ketĂ« thĂ«nĂ« ligjvĂ«nĂ«sve nĂ« njĂ« takim me dyer tĂ« mbyllura, se kĂ«rcĂ«nimet e fundit tĂ« administratĂ«s kundĂ«r GroenlandĂ«s nuk sinjalizojnĂ« njĂ« pushtim tĂ« afĂ«rt dhe se qĂ«llimi Ă«shtĂ« blerja e ishullit nga Danimarka.

Nuk është e qartë nëse Rubio thjesht po tentonte të qetësonte ligjvënësit, por administrata Trump ka sinjalizuar prej kohësh se ka kërkuar të bindë Danimarkën të dorëzojë kontrollin e Grenlandës, ishullit më të madh në botë. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë thonë se nuk kanë parë shenja se Shtëpia e Bardhë po përgatit një pushtim ushtarak të Grenlandës.

Kreytari I republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Mike Johnson, një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump, reagoi gjithashtu për zhvillimet e fundit, dhe tha se veprimet ushtarake në Groenlandë do të ishin të papërshtatshme.

Trump ka përsëritur ditët e fundit se dëshiron të fitojë kontrollin e Grenlandës, një ide e shprehur për herë të parë në vitin 2019 gjatë presidencës së tij të parë. Ai ka argumentuar se është çelësi për ushtrinë amerikane dhe se Danimarka nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë.

Groenlanda nuk është një anëtare e pavarur e NATO, por mbrohet nga anëtarësimi i Danimarkës në aleancën veriatlantike.

Disa vende në të gjithë Evropën kanë shprehur mbështetje për Groenlandën dhe Danimarkën pas kërcënimeve të vazhdueshme të Donald Trump për të aneksuar territorin.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Groenlanda i përket popullit të saj.

ARRSH në terren, Kozeli: Kapacitete maksimale për të garantuar qarkullimin pa problematika të mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon të jetë në terren në të gjithë vendin për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq, reshjet e dendura dhe temperaturat e ulëta, ndërsa drejtori i përgjithshëm i institucionit, Ami Kozeli, ka zhvilluar sot në 7 janar 2025 një inspektim në zonën e Qafë Thorës, një nga akset më të ndjeshme gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Gjatë inspektimit, drejtori Kozeli u njoh nga afër me situatën në terren, ku si pasojë e reshjeve të vazhdueshme janë krijuar prezencë balte dhe grumbullime inertesh në disa segmente të rrugës.

Ai theksoi se kĂ«to janĂ« fenomene tĂ« pashmangshme nĂ« kushte moti ekstrem, por se strukturat janĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r t’i menaxhuar ato nĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ«.

“Ka pasur baltĂ« dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« fenomen qĂ« nuk shmanget dot, sepse moti ka qenĂ« i keq kohĂ«t e fundit”, u shpreh Kozeli, duke shtuar se ndĂ«rhyrjet po kryhen pa ndĂ«rprerje pĂ«r pastrimin e rrugĂ«s dhe ruajtjen e sigurisĂ« sĂ« qarkullimit.

Ai shprehu gjithashtu falënderime për kompanitë nënkontraktore që kanë në ngarkim mirëmbajtjen e akseve rrugore, duke theksuar rolin e tyre në përballimin e situatave emergjente gjatë dimrit.

“Falenderoj nĂ«nkontraktorĂ«t qĂ« po bĂ«jnĂ« mirĂ«mbajtjen e akseve”, u shpreh Kozeli, ndĂ«rsa theksoi se bashkĂ«punimi mes ARRSH-sĂ« dhe kompanive tĂ« mirĂ«mbajtjes Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r reagim tĂ« shpejtĂ« nĂ« rast rrĂ«shqitjesh, grumbullimi inertesh apo probleme tĂ« tjera qĂ« mund tĂ« vijnĂ« si pasojĂ« e reshjeve.

Sipas drejtuesit të ARRSH-së, pavarësisht kushteve të vështira të motit, aktualisht i gjithë rrjeti rrugor kombëtar mbetet i qarkullueshëm dhe nuk ka bllokime të akseve kryesore.

“GjithĂ« rrjeti qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« ngarkim tĂ« ARRSh Ă«shtĂ« i qarkullueshĂ«m dhe nuk Ă«shtĂ« gjĂ« e lehtĂ« nĂ« kushte ekstreme moti, qĂ« po kalon vendi”, theksoi ai, duke shtuar se monitorimi i akseve vijon pa ndĂ«rprerje, veçanĂ«risht nĂ« zonat malore dhe nĂ« segmentet e njohura pĂ«r problematika gjatĂ« reshjeve.

Autoritetet rrugore kanë bërë njëkohësisht thirrje për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në zonat me kthesa, pjerrësi dhe në akset ku mund të ketë lagështi, baltë apo ngrica.

ARRSh u rekomandon shoferëve të udhëtojnë me shpejtësi të reduktuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisin automjetet me goma dimërore, për të shmangur aksidentet dhe për të mos penguar ndërhyrjet e mjeteve të mirëmbajtjes në rast emergjencash.

“Mirupafshim ShqipĂ«ri”, shkrimtarja reagon pas zĂ«rave pĂ«r “kryeministre teknike”: llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve t’i kam lĂ«në 

Shkrimtarja Lea Ypi shkakton debat sa herë vjen në Shqipëri.

E njëjta gjë ndodhi edhe këtë here ku më shumë se sa deklaratat e saj, prezenca në mjediset publike të Tiranës prodhoi debat.

Pasi u pĂ«rfol si njĂ« emĂ«r i mundshĂ«m pĂ«r kryeministre tĂ« njĂ« qeverie tĂ« mundshme teknike nĂ« tĂ« ardhmen, u komentua nga lideri i opozitĂ«s Sali Berisha, i cili gjithsesi nuk e hodhi poshtĂ« si opsion, ajo ka reaguar nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook ku nĂ« fund tĂ« shkrimit thotĂ« se “çfarĂ« i ka lĂ«nĂ« nĂ« derĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, e çfarĂ« ka zgjedhur tĂ« marrĂ« me vete.

Reagimi i plotë:

Mirupafshim Shqipëri.

Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, ti kam lënë në derë.

Në fund të fundit hiçi dixhital e mediatik mbi diçka duhet ngritur që atij grushti logosh ku tek asgjëja çlirohet vetmia, trishtimi, mllefi, dështimi, varfëria e mendimit, shfrytëzimi, paburrëria, ti mbushet mendja se mbase diçka është.

Por emocionet e takimeve tĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve me qindra njerĂ«z tĂ« vĂ«rtetĂ«, lexues tĂ« gjithfarĂ« brezave, bindjesh politike, pĂ«rvojash historike, me aq shumĂ« pyetje, vĂ«rejtje, komente, kritika, fjalĂ« nxitĂ«se, tĂ« rinj e tĂ« reja me guxim pĂ«r tu parĂ« nĂ« sy e pĂ«r tu pĂ«rballur pa u fshehur nĂ« lloj lloj pseudonimesh e maska karnavalesh, shkĂ«mbimet tona rreth fateve tĂ« botĂ«s e tĂ« kĂ«tij katundit tonĂ«, skutave tĂ« historisĂ«, dritĂ«s qĂ« hedh arti nĂ« kĂ«rkim tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s – tĂ« gjitha kĂ«to i mbaj me vete.

Kam përshtypjen se bota sot i ngjan labirintit të minotaurit ku gjithkush kërkon shpëtim nga përbindëshat e dukshëm e të padukshëm. Ndoshta secili nga ne e mban në dorë një pjesë nga filli i Ariadnes, mjafton që duart të bashkohen dhe njerëzit të rigjejnë kuptimin e të qenit njeri.

Faleminderit të gjithë atyre që në këtë skutën shqiptare të labirintit shtrënguan dorën time.

Gazetari i njohur propozohet për Komitetin Ekzekutiv në FSHF

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, ku morën pjesë 19 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 27 delegatë.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Shkodër për katërvjeçarin e ardhshëm.

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se ishte paraqitur vetëm një kandidaturë, kërkesa për rikandidim nga Lazer Matija, i propozuar nga 17 anëtarë të shoqatës.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, me unanimitet të plotë, vendosi të rizgjedhë z. Lazer Matija si Kryetar i SHRF Shkodër për një mandat katërvjeçar.

Në fjalën pas rizgjidhjes, Lazer Matija i falënderoi të gjithë për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet zhvillimi i futbollit, mbështetja e klubeve, forcimi i strukturave dhe krijimi i mundësive sa më të mira për talentet e rinj.

“Dua t’ju shpreh mirĂ«njohjen time tĂ« sinqertĂ« pĂ«r besimin dhe mbĂ«shtetjen qĂ« mĂ« keni dhĂ«nĂ« duke mĂ« rizgjedhur si Kryetar tĂ« ShoqatĂ«s Rajonale tĂ« Futbollit ShkodĂ«r. Mandati i ri pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« madhe, por po aq edhe njĂ« mundĂ«si tĂ« çmuar pĂ«r tĂ« vazhduar punĂ«n tonĂ« drejt pĂ«rparimit dhe forcimit tĂ« futbollit rajonal.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për peshën e këtij posti dhe angazhimi im do të jetë i palëkundur, të punoj me transparencë, me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha klubet, akademitë dhe anëtarët e shoqatës. Besoj fort se së bashku do të përballojmë çdo sfidë dhe do të arrijmë objektivat tona.

Prioritet do tĂ« mbeten zhvillimi i futbollit, mbĂ«shtetja e klubeve, forcimi i strukturave tona dhe krijimi i mundĂ«sive tĂ« reja pĂ«r talentet e rinj qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« tĂ« ardhmen e sportit nĂ« rajonin tonĂ«â€, – tha Lazer Matija.

Gjatë punimeve të asamblesë u miratuan raporti i aktivitetit të shoqatës, pasqyrat financiare dhe buxheti i vitit 2026. U zgjodhën gjithashtu delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Shkodër në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së: kryetari Lazer Matija dhe Alfred Pjetri.

AnĂ«tarĂ«t e shoqatĂ«s propozuan z. Armand Duka si kandidat pĂ«r President tĂ« FSHF-sĂ«, i cili u votua unanimisht, ndĂ«rsa pĂ«r anĂ«tar tĂ« Komitetit Ekzekutiv tĂ« FSHF-sĂ« u votua gazetari i njohur dhe autori e drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Ligj i posaçëm për filtrimin e investimeve të huaja, reagon  Dhoma Amerikane e Tregtisë

Projektvendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave “PĂ«r miratimin e rregullores mbi procedurat pĂ«r vlerĂ«simin dhe shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja direkte qĂ« lidhen me ose ndikojnĂ« nĂ« infrastrukturĂ«n publike kritike, teknologjitĂ« kritike dhe mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, furnizimin me inpute kritike, aksesin nĂ« informacion tĂ« ndjeshĂ«m apo lirinĂ« e medias”, i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik, ka marrĂ« vĂ«mendjen e plotĂ« tĂ« DhomĂ«s Amerikane tĂ« TregtisĂ«.

Sipas një deklarate të Amcham, projektvendimi, i cili synon të skanojë investimet e huaja që targetojnë sektorët strategjikë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare, vlerësohet me rëndësi të veçantë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke qenë se misioni i saj kryesor është nxitja e investimeve të huaja, veçanërisht atyre amerikane.

Ndërsa ekziston dakordësi në parim për nevojën urgjente të vendosjes së një mekanizmi filtrimi të kapitalit të huaj, AmCham thekson se Shqipëria duhet ta zhvillojë këtë proces përmes një ligji të qartë dhe gjithëpërfshirës, i cili të mbrojë sigurinë kombëtare dhe njëkohësisht të garantojë qartësi dhe parashikueshmëri për investitorët lidhur me kriteret që duhet të përmbushin.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, miratimi i një ligji të posaçëm, dhe jo vetëm i një akti nënligjor, është i domosdoshëm për të harmonizuar kuadrin ligjor të vendit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe për të siguruar një zbatim të balancuar dhe proporcional të mekanizmit të skanimit të investimeve.

Duke vendosur në ekuilibër mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe nevojën për të tërhequr kapital të huaj në ekonomi, AmCham vlerëson se siguria mund të garantohet përmes një kuadri ligjor që rrit përgjegjshmërinë e investitorëve për origjinën e fondeve të tyre, ndërkohë që mbështet iniciativat investuese përmes transparencës dhe sigurisë juridike.

Reshjet e dendura të shiut, lumi Lana shumë pranë daljes nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar përmbytje të rënda në të gjithë vendin, duke paralizuar rrugë, përmbytje banesash dhe dëme të shumta në infrastrukturë.

Ndërkohë, në Tiranë, lumi Lana është fryrë tej mase dhe rrezikon që të dalë nga shtrati.

Situata mĂ« problematike paraqitet nĂ« zonĂ«n e “Pallatit me Shigjeta”.

Tirana ka qenë qarku më i qetë ditët e fundit, ndërsa mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme, sipas IGJO, priten sërish reshje intesive.

LEXO EDHE: Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 07) dhe nesër (e enjte, dt. 08) pritenreshje intensive në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte 8 Janar, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Seman, Shkumbin.

Rrezik të shtuar përpërmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Reshjet

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 07) dhe nesër (e enjte, dt. 08) në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperatura

Nesër (e enjte, dt. 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 10 °C

në vendet e ulëta: 0 / 9 °C

në vendetmalore:  -5 / 4 °C

Era

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 07) dhenesër (e enjte, dt. 08) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Dëshmia e banorit/ Shtëpi të përmbytura dhe bagëti të ngordhura në Fushë Kuqe, institucionet zhduken

Fushë Kuqe po përballet me një situatë dramatike për shkak të përmbytjeve, ndërsa banorët denoncojnë mungesë totale të ndihmës institucionale. Shtëpia e zotit Agim Shaptej është e izoluar plotësisht nga uji, pa asnjë ndërhyrje apo mbështetje nga Bashkia Kurbin.

Sipas banorit, uji ka hyrë brenda banesës, duke shkaktuar dëme të rënda materiale, ndërsa disa krerë bagëti kanë ngordhur.

Situata paraqet rrezik serioz për jetën e familjes, e cila është lënë në mëshirë të fatit.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« fatkeqĂ«si natyrore, por njĂ« dĂ«shtim i plotĂ« i menaxhimit tĂ« pĂ«rmbytjeve”, shprehet banori, duke theksuar se mungesa e mirĂ«mbajtjes sĂ« kanaleve dhe reagimit tĂ« institucioneve ka pĂ«rkeqĂ«suar situatĂ«n.

Në terren ka qenë edhe deputetja Elda Hoti, e cila ka dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve dhe ka denoncuar publikisht mungesën e institucioneve lokale.

Sipas Hotit, autoritetet janë zhdukur pikërisht në momentin kur qytetarët kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe ndërhyrje urgjente.

Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Bashkia Kurbin dhe institucionet përgjegjëse, për evakuim, ndihmë emergjente dhe zgjidhje afatgjata për të shmangur përsëritjen e këtyre situatave.

LEXO EDHE: Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

SHBA sekuestron cisternĂ«n e naftĂ«s me flamur rus, reagon Moska: Askush s’ka tĂ« drejtĂ« të 

Forcat amerikane njoftuan tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kanĂ« sekuestruar nĂ« Oqeanin Atlantik tĂ« Veriut tankerin e naftĂ«s me flamur rus Marinera, i njohur mĂ« parĂ« si M/V Bella 1, pĂ«r “shkelje tĂ« sanksioneve tĂ« ShBA-sĂ«â€.

Sipas njoftimit, sekuestrimi u koordinua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Mbrojtjes, dhe u bë publik përmes X.

Operacioni u krye “nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« urdhri tĂ« lĂ«shuar nga njĂ« gjykatĂ« federale amerikane, pasi anija ishte ndjekur nga USCGC Munro (anije e RojĂ«s Bregdetare tĂ« ShBA-sĂ«)”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

“Bllokada e naftĂ«s venezueliane tĂ« sanksionuar dhe tĂ« paligjshme mbetet plotĂ«sisht nĂ« fuqi, kudo nĂ« botĂ«â€, deklaroi shefi i Pentagonit, Pete Hegseth.

Sipas njoftimit, operacioni Ă«shtĂ« pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve tĂ« presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r t’i goditur anijet qĂ« “kĂ«rcĂ«nojnĂ« sigurinĂ« dhe stabilitetin e HemisferĂ«s PerĂ«ndimore”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« sanksioneve ndaj dĂ«rgesave tĂ« naftĂ«s.

Sekretarja e SigurisĂ« KombĂ«tare, Kristi Noem, tha se si Bella 1 ashtu edhe Sophia, njĂ« tjetĂ«r tanker i ndaluar tĂ« mĂ«rkurĂ«n nga ShBA-ja, “ishin ose tĂ« ankoruara sĂ« fundmi nĂ« VenezuelĂ«, ose nĂ« rrugĂ« drejt saj”.

“KriminelĂ«t e botĂ«s janĂ« paralajmĂ«ruar. Mund tĂ« vraponi, por nuk mund tĂ« fshiheni,” tha Noem, duke e quajtur ndryshimin e flamurit dhe emrit tĂ« Bella 1 “njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« dĂ«shpĂ«ruar dhe tĂ« dĂ«shtuar”.

Sipas The Wall Street Journal, ShBA-ja përdori avionë P-8 Poseidon dhe avionë luftarakë AC-130J për të asistuar në operacion.

Tankeri kishte refuzuar fillimisht njĂ« tentativĂ« tĂ« RojĂ«s Bregdetare pĂ«r kontroll pranĂ« VenezuelĂ«s nĂ« dhjetor, pĂ«rpara se tĂ« “zhdukej” nga radarĂ«t duke fikur Sistemin Automatik tĂ« Identifikimit, duke ndryshuar emrin dhe duke u riregjistruar nĂ«n flamurin rus.

Moska reagoi duke dërguar një nëndetëse dhe mjete të tjera detare për të shoqëruar Marineran, sipas CBS News.

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se anija “po lundronte nĂ« ujĂ«ra ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« Atlantikut tĂ« Veriut nĂ«n flamurin shtetĂ«ror tĂ« FederatĂ«s Ruse dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me normat e sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare detare”, duke paralajmĂ«ruar se po i kushtohej “vĂ«mendje qartĂ«sisht joproporcionale”.

Uashingtoni e kishte sanksionuar anijen në vitin 2024 për përfshirje të dyshuar në transport të paligjshëm nafte të lidhur me naftë iraniane dhe entitete të tjera të sanksionuara. Anija ishte nisur për të ngarkuar naftë në Venezuelë kur Roja Bregdetare tentoi ta ndalonte, por ekuipazhi kreu një kthesë të menjëhershme dhe u largua drejt Atlantikut.

Venezuela i ka dĂ«nuar veprimet e ShBA-sĂ« duke i quajtur “pirateri ndĂ«rkombĂ«tare”.

Operacioni vjen vetëm pak ditë pasi ShBA-ja kreu një operacion ushtarak në Venezuelë për kapjen e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

Reshjet intensive vazhdojnë/ Tirana në kolaps nga trafiku,  ja rrugët më problematike

Teksa shumë qarqe të vendit po përballen me reshje intensive shiu dhe përmbytje, kryeqyteti po përballet me trafik të rënduar.

E bllokuar plotësisht raportohet dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë, por e rënduar paraqitet situata edhe në rrugët brenda qytetit.

Problematik Ă«shtĂ« qarkullimi nĂ« LaprakĂ«, te 21 Dhjetori, nĂ« zonĂ«n pranĂ« stadiumit “Selman StĂ«rmasi”.

Edhe Rruga e KavajĂ«s, zona e Ali Demit, Rruga e DibrĂ«s, rruga “Xhanfize Keko” dhe ajo pĂ«r nĂ« TufinĂ« janĂ« bllokuara nga rradhĂ« tĂ« gjata automjetesh.

I vështirë qarkullimi rrugor raportohet edhe në Unazën e Madhe.

LEXO EDHE: Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

❌