Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rusia dëmton infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milionë familje janë pa elektricitet

Kievi po përballet me ndërperje masive të energjisë elektrike përgjatë ditëve të fundit të këtij viti, pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të rajonit. Kompania më e madhe private e energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK, thotë se rreth 500,000 familje janë pa energji elektrike në qytet pas sulmit. “Punonjësit po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar pasojat e…

Source

Gjermania kryeson në shpenzimet festive në Europë

Shpenzimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Bashkimin Europian po rriten ndjeshëm këtë vit, të nxitura nga inflacioni dhe rregullat më të rrepta për sigurinë e lodrave. Gjermania pritet të kryesojë listën me 85.24 miliardë euro, e ndjekur nga Franca (71.65 miliardë euro) dhe Italia (43 miliardë euro). Bukuria, moda dhe elektronika janë dhuratat më të kërkuara…

Source

Alba kritikon sjelljen e meshkujve në BBVK4: Ledhato njërën, ledhato tjetrën, s’ka burra sot

Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre. Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner. Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më…

Source

Man.City likuidon 1-2 Nottinghamin në udhëtim dhe merr kreun e Premier League

Premier League e futbollit në Angli vijon sot me ndeshjet e raundit të 18-të. Në “City Ground”, vendasit e Nottingham u mposhtën 1-2 nga Manchester City. “Qytetarët” e Pep Guardiolës morën tri pikë me peshë dhe pas gjashtë fitoreve radhazi e shohin veten për momentin në krye të renditjes. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të sfidës.

Source

Vengu tek Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka vizituar Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo të Bullgarisë, ku ka vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit të Aleancës. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu shprehet se toga shqiptare luan një rol aktiv dhe kontribuon përtej detyrave të saj të paracaktuara. “Krenar të dëgjoja nga Komandanti…

Source

Rama poston fotot: Hapësira moderne e funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

Tregtimi i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, falë investimit të fundit që ka transformuar rrënjësisht kushtet e punës dhe të shërbimit për tregtarët dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama thotë se ky investim nuk ka përmirësuar vetëm estetikën urbane të zonës, por mbi të gjitha garanton standarde më të larta të sigurisë ushqimore. Struktura e re është…

Source

Ministrja Koçiu: 270 përfitues të kredive me interes zero për banesë në strukturat e Ministrisë së Brendshme

Armando punonjës i Policisë së Shtetit, është një nga 270 përfituesit e programit të kredive me zero interes për banesë, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministrja Albana Koçiu vizitoi familjen e Armandos, ku theksoi se trajtimi me kredi të lehtësuar është një politikë konkrete e qeverisë shqiptare në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit familjar. “Armando sot jeton në…

Source

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës. Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të…

Source

Tyler Perry akuzohet për ngacmim seksual, Rodriguez kërkon 77 milionë dollarë

Tyler Perry po përballet me një padi për ngacmim seksual nga aktori dhe modeli Mario Rodriguez. Ai pretendon se është ngacmuar dhe i janë bërë propozime të padëshiruara nga Perry, në këmbim të një karriere në industrinë e filmit, sipas “People”. Rodriguez ka kërkuar një dëmshpërblim prej 77 milionë dollarësh. Padia përshkruan se ngacmimet kishin filluar në vitin 2015, kur një trajner në një…

Source

116 persona vdesin si pasojë e fundosjes së anijes

Një tragjedi ka ndodhur në Detin Mesdhe. Bëhet e ditur se një përmbytje e re anijeje në Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë, u ka marrë jetën e 166 personave. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga OJQ-ja gjermane Sea Watch, duke cituar raportet nga Alarm Phone, një rrjet ndërkombëtar aktivistësh dhe vullnetarësh që drejton një linjë telefonike emergjence për migrantët në vështirësi…

Source

Pranë grave kryefamiljare, deputetja Mila: Të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë!

Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit u mblodhën së bashku për festat e fundvitit. Aktiviteti i organizuar me rastin e festave të fundvitit, nuk ishte vetëm një moment gëzimi për fëmijët, por edhe një hapësirë dialogu dhe informimi për gratë kryefamiljare. E pranishme në këtë takim, deputetja e PS për qarkun Elbasan…

Source

Debate të ashpra, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos: Usht!

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Angelo dhe Senon patën një debat që u përcoll dhe me një kontakt të vogël fizik nga ana e tyre. Angelo: Në këtë Big ti vajzave nuk i bërtet. Seno: E di unë kujt i bërtas. Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet. Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.

Source

Kurti: Më 28 dhjetor na duhet fitore vendimtare

“Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet.” Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për AFP-në, ndërsa Kosova mban të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dytat brenda këtij viti. “Normalizimi i raporteve me një regjim autoritar që nuk të njeh dhe nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është mjaft i vështirë”- shtoi ai…

Source

Shqipërisë i shtohen 2 kuota në Lojërat Olimpike Botërore! Do të përfaqësohet me 4 sportistë

Shqipëria falë Lara Colturit ka shtuar pjesëmarrjen me dy skiatore në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Cortina të Milanos nga 6 deri më 22 shkurt 2026. Edhe pse në total janë 16 disiplina, 1 më shumë se Kinë 2022, Shqipëria do të përfaqësohet vetëm në skitë alpine. Falë rritjes së rezultateve të Lara Colturit, në kategorinë e vajzave Shqipëria nuk do të përfaqësohet më me 1…

Source

Bllokohen 5 ton ushqime, AKU gjobit subjektin

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë, ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule. Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe. Mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.

Source

”15 milionë euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”, Rama: Rritje pagat për mjekët dhe infermierët

Në mbyllje të këtij viti dhe në vigjilje të festës së Krishtlindjes, siç është kthyer në traditë tashmë, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala vizitoi Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” për t’u përshëndetur me mjekë, dhe infermierë, por jo vetëm. Pacientët e vegjël që trajtohen në shërbimin e Pediatrisë ishin të parët që u…

Source

VIDEO/ Takimi i fundvitit me mjekët, Rama në spitalin e Onkologjikut: Të vlerësohet sakrifica

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qendrën spitalore ”Nënë Tereza”, ku ka ndjekur nga afër situatën në shërbimin Onkologjik, ndërsa ka vlerësuar punën e mjekëve të infermierëve si edhe ekipeve të emergjencës. ”Përtej vështirësive dhe problemeve ka diçka që nuk mund të harrohet për asnjë moment dhe u duhet kujtuar edhe të tjerëve që është sakrifica dhe përkushtimi i të gjithë…

Source

Ministria e Infrastrukturës e quan dezinformim: Asnjë penalizim për Shqipërinë në sektorin e energjisë

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo tha sot se Shqipëria është në kolaps energjetik dhe se rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë. Ndërkohë Ministria e Infrastruktrurës në një dekaratë publike hedh poshtë këto pretendime dhe bën me dije se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë. Deklarata e plotë Ministria e Infrastrukturës dhe…

Source

Qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor të jetë ditë pushimi për administratën publike. Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i…

Source

Ministri Vengu në Burrel, inspekton repartin ku do të ngrihet qendra e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte këtë të mërkurë në Burrel ku inspektoi repartin evjetër ku dhe do të ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut. ”Parashikimi ynë në planin afatmesëm është që të akomodojmë një infrastrukturë të re dhe një batalion të plotë këmbësore që Regjimi i Këmbësorisë së Veriut të zgjerohet. Ky repart pavaraësisht se ka qenë…

Source

❌