Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas dushit, Dolce në qendër të vëmendjes me vallëzim provokues



Dolce ka marrë sërish vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar nga Big Brother VIP Kosova.

Në pamje, ajo shihet duke dalë nga dushi e veshur me bikini, ndërsa poshtë trupit kishte lidhur një peshqir, po ashtu edhe në kokë.

Para se të fillonte përgatitjen dhe grimin, Dolce nisi një vallëzim sensual dhe provokues, duke krijuar një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.

BBVK/Instagram

Në një çast, edhe Fjolla iu bashkua vallëzimit, ndërsa Londrimi, i cili ndodhej në dush, reagoi me lëvizje ritmike.

Dolce është shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj dhe format elegante, duke u kthyer në një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Londrimi provon fustan për Talent Show, Dolce e komplimenton



Banorët e Big Brother VIP Kosova po bëhen gati për mbrëmjen e Talent Show-it, ndërsa përgatitjet kanë sjellë edhe momente të veçanta brenda shtëpisë.

Gjatë provave të veshjeve, Londrimi ka eksperimentuar me disa stile të ndryshme, mes tyre edhe një fustan, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.

BBVK/Instagram

Reagimi i Dolces nuk ka munguar, e cila e ka komplimentuar menjëherë Londrimin duke i thënë: “Sa bukur. Sa mirë i rri”, një moment që është komentuar me pozitivitet brenda shtëpisë.

Këto çaste tregojnë edhe një herë atmosferën e lirshme dhe mbështetëse mes banorëve, ndërsa të gjithë po përgatiten për një nga netët më argëtuese të spektaklit. /Telegrafi/

Dolce shfaqet e prerë ndaj Edit, megjithatë ai i thotë se dera për të mbetet e hapur



Dolce është shfaqur e vendosur për t’i dhënë fund përfundimisht raportit me Edin, pavarësisht se ky i fundit i ka bërë të ditur se dera për të mbetet ende e hapur.

Qëndrimi i saj i prerë është bërë i qartë gjatë prime-it të së premtes, ku marrëdhënia mes tyre u diskutua sërish.

Gjatë bisedës, Dolce la të kuptohet se për të kjo histori ka përfunduar dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet pas.


Ajo theksoi se dëshiron të qëndrojë vetëm dhe se nuk synon të krijojë asnjë lidhje apo afrimitet me ndonjë prej banorëve të tjerë brenda shtëpisë.

Në anën tjetër, Edi u shpreh se do të dëshironte t’i jepte raportit një mundësi të dytë.

Mbetet për t’u parë nëse dinamika brenda shtëpisë do të sjellë ndonjë ndryshim në raportin mes tyre.

Ludo Lee kritikon Dolcen: Prej Grande Fratello u bë pica mozzarella, 24 orë asgje nuk bën



Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, është treguar tejet i ashpër ndaj lojës së Dolces brenda shtëpisë.

Sipas tij, që nga rikthimi i saj nga Grande Fratello, banorja nuk po tregon më asgjë dhe nuk po kontribuon në dinamika si më parë.

Ai theksoi në mënyrë kritike: “Prej Grande Fratello u bë pica mozzarella, 24 orë asgje nuk bën”.

BBVK/YouTube

Ndërkohë, Labi shtoi se Dolce nuk duket se e do as veten dhe se po qëndron brenda shtëpisë kryesisht për bukuri. Ai komentoi: Dolce po qëndron vetëm për bukuri.

Ludo Lee gjithashtu vlerësoi lojën që Dolce bëri më parë me Edin, duke thënë se ajo ishte e mirë, por theksoi se banorja duhet të jetë më aktive: “Ai thotë se Dolce duhet të flasë më shumë”.

Kritikat e Ludo Lee dhe komentet e Labit kanë ngritur debat mes banorëve dhe kanë shkaktuar diskutime të shumta mbi sjelljen dhe angazhimin e Dolces që nga rikthimi i saj në shtëpi.

Shumë shikues dhe fansa po ndjekin me kujdes zhvillimet dhe reagimet e banorëve, duke bërë që tema të jetë një nga më të komentuarat në këtë sezon. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë më të komentuar ka sjellë zhvillime të papritura mes Bias dhe Edit, duke ndezur menjëherë reagimet në rrjet dhe diskutimet mes ndjekësve të formatit. Situata nisi me një bisedë të qetë, ku Bia i bëri të qartë Edit se marrëdhënia mes tyre ishte vetëm shoqërore, një qëndrim që u konfirmua edhe nga vetë ai, duke theksuar se raporti do të mbetej në këto kufij.

Megjithatë, dinamika mes tyre ndryshoi shpejt. Në një moment të papritur, Bia u afrua në mënyrë provokuese, duke krijuar çaste tensioni dhe intimiteti, të cilat u interpretuan gjerësisht nga publiku si një kthesë e fortë në raportin e tyre. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi dhe u komentuan masivisht, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën reale të marrëdhënies mes dy konkurrentëve.

Këto zhvillime morën edhe më shumë vëmendje për shkak të historikut të Edit me Dolcen. Dyshja kishte qenë një nga çiftet e krijuara gjatë këtij edicioni, ndonëse lidhja e tyre përfundoi në një kohë të shkurtër. Sipas deklarimeve të mëparshme, për Dolcen raporti kishte qenë thjesht një njohje, pa interes për ta çuar më tej.

Të dy palët kishin rënë dakord t’i jepnin fund lidhjes dhe të qëndronin vetëm miq. Pikërisht ky kontekst e ka bërë situatën mes Bias dhe Edit edhe më të diskutueshme, duke shtuar tensionin dhe kureshtjen e publikut për zhvillimet e ardhshme brenda shtëpisë.

 

The post Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias? appeared first on iconstyle.al.

Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj saj!

Familjarët e Eduard Kuçit kanë ndërmarrë një veprim të qartë në rrjetet sociale, duke hequr Dolcen nga lista e ndjekësve në Instagram, çka ka nxitur menjëherë reagime dhe aludime mbi fundin e raportit mes tyre. Ky veprim nuk është bërë nga vetë Edi, pasi ai ndodhet ende i izoluar në shtëpinë e Big Brother dhe nuk ka akses në llogaritë e tij personale.

Lëvizja virtuale erdhi pas një periudhe tensionesh dhe deklaratash të ndërsjella mes Eduart Kuçit dhe Dolces, të cilat u bënë publike pas qëndrimit të kësaj të fundit në Grande Fratello në Itali. Gjatë spektaklit, Dolce kishte mohuar se ishte në një lidhje, deklaratë që u kthye në pikë kyçe të përplasjes mes çiftit.

Në përballjen e tyre, Edi ngriti shqetësimin për ndryshimin e sjelljes së Dolces pas rikthimit të saj nga Italia, duke folur për një ftohje të ndjeshme në raport. Nga ana tjetër, Dolce u shpreh se distancimin e kishte vënë re edhe nga ana e tij dhe se ishte kthyer sepse ishte informuar se ai kishte qarë për të, por pas rikthimit nuk kishte gjetur të njëjtin afrimitet.

“Ajo që kemi pasur ka qenë një njohje”, deklaroi Dolce, duke theksuar se nuk ndiente detyrim t’i jepte llogari askujt për raportin e tyre. Pas këtyre deklaratave dhe keqkuptimeve të akumuluara, duket se lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund, ndërsa veprimet e fundit të familjarëve të tij në rrjetet sociale vetëm sa e kanë bërë këtë ndarje edhe më të dukshme për publikun.

The post Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj saj! appeared first on iconstyle.al.

Familjarët e Edit heqin Dolcen nga rrjetet sociale

”Lidhja” mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre. Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij. Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i…

Source

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre.

Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij.

Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.

Gjatë ditës së djeshme, ishte publikuar profili i Edit në rrjetet sociale, ku vihej re se ai ende e ndiqte Dolcen.

Megjithatë, pas ndarjes së mbrëmshme, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Familjarët e Edit kanë reaguar duke ndërprerë çdo lidhje virtuale me Dolcen.

Ata e kanë hequr Dolcen nga lista e ndjekësve, një veprim që është interpretuar si një mbyllje përfundimtare e çdo raporti mes palëve.

Ky reagim ka shtuar edhe më shumë bindjen se ndarja mes Edit dhe Dolc-s është tashmë përfundimtare, jo vetëm mes tyre, por edhe në rrethin familjar.

The post Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij appeared first on Albeu.com.

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij



Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre.

Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij.

Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.

Gjatë ditës së djeshme, ishte publikuar profili i Edit në rrjetet sociale, ku vihej re se ai ende e ndiqte Dolcen.

Megjithatë, pas ndarjes së mbrëmshme, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Familjarët e Edit kanë reaguar duke ndërprerë çdo lidhje virtuale me Dolcen.

Ata e kanë hequr Dolcen nga lista e ndjekësve, një veprim që është interpretuar si një mbyllje përfundimtare e çdo raporti mes palëve.

Ky reagim ka shtuar edhe më shumë bindjen se ndarja mes Edit dhe Dolc-s është tashmë përfundimtare, jo vetëm mes tyre, por edhe në rrethin familjar. /Telegrafi/



Pas mbylljes së kapitullit me Edin, Dolce shijon momente vallëzimi me Londrimin



Pas disa ditëve me raport të ftohtë me Edin në shtëpinë e Big Brother Kosova 4, Dolce duket se ka vendosur të mbyllë këtë kapitull.

Ajo u shfaq sot në mëngjes dhe pasdite me humor më të qetë, duke treguar një anë më të relaksuar të vetes dhe gatishmërinë për të shijuar momentet e përditshme në lojë.

Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte kur Dolce u përfshi në një vallëzim të përbashkët me Londrimin.

BBVK/Instagram

Të dy banorët u dukën në humor të mirë, duke treguar energji pozitive që tërhoqi vëmendjen e banorëve të tjerë dhe të publikut.

Vallëzimi u shndërrua në një moment argëtimi dhe lehtësimi, duke treguar se Dolce është gati të lërë pas tensionet e mëparshme dhe të shijojë eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Banorët dhe fansat e programit kanë vërejtur se pas largimit të tensionit me Edin, Dolce është më e qetë dhe më e hapur ndaj bashkëbanorëve të tjerë.

Ky ndryshim duket se i ka dhënë mundësinë të shfaqë anën e saj më sociale.

Fansat e Big Brother e kanë komentuar këtë moment, duke e parë Dolcen në një dritë më të qetë dhe argëtuese. /Telegrafi/

Dolce dhe Edi përballen në banjë këtë mëngjes, raport i ftohtë mes tyre



Sot në mëngjes, një moment i zakonshëm në banjë ndërsa banorët e Big Brother Kosova 4 po kujdeseshin për higjienën personale, u shndërrua në një shkëmbim të vogël fjalësh mes Dolce dhe Edi.

Dolce shkoi për të larë dhëmbët dhe hyri në banjo, ku gjeti Edin, i cili tashmë po i lante të tijët.

Me një ton të butë, Dolce e pyeti: “A pushove?” Edi, i cili dukej se nuk ishte shumë në humor, iu përgjigj ftohtë: “Qe, ti”.

BBVK/Instagram

Pas kësaj përgjigjjeje të shkurtër dhe të ftohtë, Dolce nuk nguroi të vazhdonte me rutinën e saj, duke u përpjekur të mos e marrë shumë seriozisht përgjigjen e tij.

Edi vazhdoi të kryente ritualin e tij të mëngjesit pa u shqetësuar, duke treguar se ndonjëherë marrëdhëniet mes banorëve mund të jenë të shkurtra dhe të rezervuara, madje edhe në momente të thjeshta, si ato të mëngjesit.

Ky moment i heshtur dha një pasqyrë të vogël për natyrën e marrëdhënies mes dy banorëve, sidomos pas spektaklit të mbrëmshëm, ku ata patën një përballje për shkak të marrëdhënies së ftohtë që ka mbizotëruar që kur Dolce u kthye nga Grande Fratello. /Telegrafi/

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali.

Ajo kishte bërë disa deklarata në lidhje me raportin e saj me Edin, duke thënë se nuk e ka dikë.

Ata kanë komentuar për gjthë këtë si dhe për arsyet që kanë çuar deri në këtë pikë.
“Prej që je rikthyer prej Grande Fratellos e kam parë një lloj ftohësie ndaj teje. Cila është arsyeja”, ka qenë pyetja që Edi ia kë bërë Dolces.

Banorja gjithashtu ia ktheu me të njëjtën monedhë duke theksuar se këtë e ka parë edhe te Edi.

“E ktheva unë, të gjithë më thoshin ka bërë ka qarë për ty. Unë kur jam kthyer se kam parë Edin”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Nuk i kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”.

The post Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre appeared first on Albeu.com.

Edi nuk përmbahet - e kafshon me dhëmbë në krah Dolcen



Eduard Kuçi dhe Dolce janë përballur në spektaklin e së hënës me njëri-tjetrin.

Kjo pasi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit për një ftohje pas eksperiencës që pati banorja në “Grande Fratello”.

Asaj i doli një klip me deklaratat që kishte bërë në atë format, për ndonjë romancë të mundshme në Kosovë.

Foto: YouTube

Edi i tha se ka qenë ajo që u distancua nga ai dhe kërkoi që t’i dinte arsyet për këtë.

Ata duket se lanë mënjanë këtë raport, si përfundim i gjithë asaj që ndodhi brenda.

Në një moment publicitar publikohet një video ku Edi shihet duke e kafshuar në krah atë.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të ec ky raport i tyre. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit - shpërthen debati mes tyre



Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali.

Ajo kishte bërë disa deklarata në lidhje me raportin e saj me Edin, duke thënë se nuk e ka dikë.

Ata kanë komentuar për gjthë këtë si dhe për arsyet që kanë çuar deri në këtë pikë.

Foto: YouTube

“Prej që je rikthyer prej Grande Fratellos e kam parë një lloj ftohësie ndaj teje. Cila është arsyeja”, ka qenë pyetja që Edi ia kë bërë Dolces.

Banorja gjithashtu ia ktheu me të njëjtën monedhë duke theksuar se këtë e ka parë edhe te Edi.

“E ktheva unë, të gjithë më thoshin ka bërë ka qarë për ty. Unë kur jam kthyer se kam parë Edin”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Nuk i kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”.

- YouTube www.youtube.com

Ata vazhduan me akuza ndaj njëri-tjetrit duke mos u pajtuar në shumë gjëra. /Telegrafi/

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Eduard Kuçi dhe Dolce janë përballur mbrëmjen e sotme pas deklaratave të kësaj të fundit gjatë qëndrimit të saj në Grande Fratello në Itali, ku kishte lënë të kuptohej se nuk kishte asnjë lidhje jashtë shtëpisë. Deklaratat e saj, të transmetuara në Prime, ndezën diskutimin mes dy banorëve, të cilët u përballën hapur për raportin e tyre dhe për arsyet që i çuan në këtë pikë tensioni.

Edi ishte i drejtpërdrejtë në bisedën me Dolcen, duke shprehur ndjesinë e distancës që kishte vënë re pas rikthimit të saj nga Italia.

“Prej që je rikthyer nga Grande Fratello, kam parë një lloj ftohësie ndaj meje. Cila është arsyeja?”, ishte pyetja që ai ia drejtoi.

Dolce nuk e mohoi ndryshimin e raportit, por theksoi se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe nga ana e Edit.

“E ktheva unë. Të gjithë më thoshin ‘ka bërë, ka qarë për ty’. Unë, kur jam kthyer, nuk e kam parë Edin”, u shpreh ajo.

Banorja sqaroi gjithashtu se gjatë qëndrimit në Itali nuk ka ndjerë detyrimin t’u japë llogari të tjerëve për raportin që kishte brenda shtëpisë në Kosovë.

“Nuk u kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”, shtoi Dolce, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si ajo e ka perceptuar lidhjen me Edin.

Përballja mes tyre ka lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e raportit, ndërsa publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

The post Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes? appeared first on iconstyle.al.

I përjashtoi nga festa e ditëlindjes, veprimi i Dolces në Big Brother që trazoi shtëpinë



Dolce pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 31-të në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo kishte për të ftuar vetëm dhjetë konkurrentë, derisa të tjerët ka lënë jashtë.

E njëjta përjashtoi Shkurte Haxhiun, Benita Zenën, Toney, Labinot Rexhën, Labinotin, Ardit Stafajn e disa të tjerë.

Foto: YouTube

Këtyre iu ngeli hatri për faktin se nuk e dinin arsyen në lidhje me këtë, duke qenë se ftoi edhe banoren e re, Jasmin Kadriun.

Benita tha se Dolce është xheloze dhe për këtë nuk e ftoi në festë, e për këtë edhe Bia Khalifën.

Ata dhanë versionet e tyre për arsyet, ku shumë ishin të pakënaqur me këtë.

Dolce nga ana tjetër tha se nuk ka ndonjë problem me këta banorë, por thjesht duhej të linte për shkak të rregullave. /Telegrafi/

Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces

✇Albeu
By: M C

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta.

Produksioni ka paralajmëruar se gjatë Prime-it do t’i kushtohet vëmendje qëndrimit njëjavor të Dolces në Grande Fratello.

Edi do të përballet me të vërtetën, pasi Dolce është shprehur se nuk ka qenë në asnjë lidhje kur ka hyrë në Grande Fratello.

Gjatë ditëve të saj në Grande Fratello, Dolce u shfaq e prerë në distancimin nga çdo lidhje që mund ta lidhte me Big Brother VIP Kosova.

E pyetur për meshkujt në shtëpinë kosovare, ajo u shpreh pa u menduar dy herë: “Ka disa që janë të bukur, por nuk janë tipi im. Asnjëri prej tyre nuk është tipi im.”

The post Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces appeared first on Albeu.com.

Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje



Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka dhënë sqarime për raportin e saj me Eduard Kuçin gjatë një bisede të fundit me Hygerta Sakon.

Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre nuk mund të konsiderohej një lidhje romantike, por më shumë një njohje.

"Mund të fle me Edin, mund të fle me ty, se këtu po flemë të gjithë meshkuj e femra bashkë. Pavarësisht që ne ishim diçka më shumë,” tha Dolce.

Foto: Instagram

Ajo shtoi gjithashtu: “Të flasim për gjërat në realitet, unë pardje i bëra 31 vjeç. Tani kam arritur në një pikë që të di se çfarë ishte një lidhje, çfarë një njohje. Unë kam dëshirë të shijoj një moment çfarë do të jetë – shoqëri, shoqe, shokë, dashuri. Po m’u fik".

Ky qëndrim i Dolces tregon edhe një maturi dhe qartësi në përcaktimin e kufijve personalë, duke treguar se ajo dëshiron të shijojë miqësinë dhe momentet sociale pa u përfshirë menjëherë në marrëdhënie romantike.

Publiku mbetet i interesuar të shohë se si ky qëndrim do të ndikojë në dinamikën mes banorëve gjatë edicionit.

Ata do të përballen për deklaratat dhe qëndrimet e Dolces sa ishte në "Grande Fratello". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka dhënë sqarime për raportin e saj me Eduard Kuçin gjatë një bisede të fundit me Hygerta Sakon.

Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre nuk mund të konsiderohej një lidhje romantike, por më shumë një njohje.

“Mund të fle me Edin, mund të fle me ty, se këtu po flemë të gjithë meshkuj e femra bashkë. Pavarësisht që ne ishim diçka më shumë,” tha Dolce.
Ajo shtoi gjithashtu: “Të flasim për gjërat në realitet, unë pardje i bëra 31 vjeç. Tani kam arritur në një pikë që të di se çfarë ishte një lidhje, çfarë një njohje. Unë kam dëshirë të shijoj një moment çfarë do të jetë – shoqëri, shoqe, shokë, dashuri. Po m’u fik”.

Ky qëndrim i Dolces tregon edhe një maturi dhe qartësi në përcaktimin e kufijve personalë, duke treguar se ajo dëshiron të shijojë miqësinë dhe momentet sociale pa u përfshirë menjëherë në marrëdhënie romantike.

Publiku mbetet i interesuar të shohë se si ky qëndrim do të ndikojë në dinamikën mes banorëve gjatë edicionit.

Ata do të përballen për deklaratat dhe qëndrimet e Dolces sa ishte në “Grande Fratello”.

The post Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje appeared first on Albeu.com.

❌