Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjike në Orikum – Burri i merr jetën gruas pastaj vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.

Viktima, Sose Xhebro, rreth 40 vjeçe, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro, shkruan Euronews.al.

Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebro ka vrarë edhe veten. Rrethanat dhe dinamika e plotë e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike në Orikum – Burri i merr jetën gruas pastaj vetes appeared first on Sinjali.

Votimi jashtë Kosovës, KQZ publikon të dhënat e fundit të numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga përfaqësitë diplomatike.

Votimi u mbajt më 27 dhjetor 2025 në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete, ku nga 19,187 shtetas të regjistruar kanë votuar 16,165 apo 84.24%.

Këto vota janë në proces numërimi, ndërsa më pas do të vazhdojë numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë nga Berlin dhe Bernë.

Sipas KQZ-së, deri më 2 janar 2026, ora 10:00, janë procesuar mbi 90 për qind e vendvotimeve. Procesi i numërimit ka përfunduar në 32 komuna, ndërsa në disa të tjera po vazhdon dhe pritet të përmbyllet gjatë fundjavës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Votimi jashtë Kosovës, KQZ publikon të dhënat e fundit të numërimit appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit”, ku janë përfshirë disa automjete.

Sipas Policisë Shqiptare, si pasojë e përplasjes janë lënduar dy gra, drejtuesja e njërit automjet, F.T., dhe pasagjerja N.T. Të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra përfundojnë në spital appeared first on Sinjali.

Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe sot në Kuvendin e Kosovës për nder të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.

Presidentja Osmani, së bashku me zotëriun e parë, Prindon Sadriu, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit.

Osmani ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në hollin e Kuvendit, në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shumtë të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit akademik Nexhat Dacit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci appeared first on Sinjali.

59 aksidente trafiku në 24 orë, 19 persona të lënduar

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke përfshirë aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 19 persona janë lënduar në aksidente të ndryshme. 40 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka shqiptuar gjithsej 1,234 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 29 persona, nga të cilët 8 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 59 aksidente trafiku në 24 orë, 19 persona të lënduar appeared first on Sinjali.

Burri polic dhe gruaja mësuese, çifti nga Puka që humbën jetën në aksidentin e Lezhës

Këta që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Petriti, 53 vjeç, punonte si efektiv policie, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona, 45 vjeçe, punonte si mësuese, shkruan Euronews.al.

Makina me të cilën udhëtonin ata u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F.L., në të cilin ndodhej edhe një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti ishte e nevojshme ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Burri polic dhe gruaja mësuese, çifti nga Puka që humbën jetën në aksidentin e Lezhës appeared first on Sinjali.

Përfundon Presidenca daneze, Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Danimarkën për përfundimin e suksesshëm të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian për vitin 2025.

Në një postim në rrjetin social X, Osmani ka falënderuar kryeministren daneze, Mette Frederiksen, për lidershipin në forcimin e sigurisë dhe unitetit evropian, si dhe për mbështetjen ndaj një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita.

Ajo ka theksuar se Kosova pret vazhdimin e përpjekjeve për afrimin e vendit drejt BE-së gjatë Presidencës së ardhshme të Qipros në vitin 2026.

Po ashtu, Osmani i ka uruar Qipros suksese në marrjen e Presidencës së radhës të Këshillit të BE-së, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon Presidenca daneze, Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian appeared first on Sinjali.

Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026

Viti 2026 premton shumë gjëra, përfshirë udhëtime rreth Hënës, bukuri futbolli dhe një betejë për kontrollin mbi Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto janë pesë gjëra që do ta veçojnë 2026-shin:

Klima: A do të veprojë bota?

Bota tashmë po përjeton temperatura rekorde, dhe gjasat janë që gjendja të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2026.

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar deri më tani, por OKB-ja thotë se shanset janë 80 për qind që të paktën një vit do të jetë edhe më i nxehtë deri në vitin 2029.

Si do të reagojnë shtetet? COP30 në Brazil tregoi së fundmi se multilateralizmi në veprimet për klimën nuk ka vdekur, pavarësisht bojkotit nga SHBA-ja dhe konflikteve gjeopolitike.

“Viti 2026 duhet të jetë viti në të cilin diplomacia ndërkombëtare për klimën e rishpik veten”, tha Rebecca Thissen nga Climate Action Netëork.

“Ato [COP-et] nuk janë qëllim në vetvete, por një pikë kulmore në një agjendë politike ndërkombëtare që ka urgjentisht nevojë të harmonizohet”, shtoi ajo.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet numrit të vendeve që do t’i përgjigjen ftesës së Kolumbisë për konferencën e parë ndërkombëtare mbi heqjen graduale të karburanteve fosile, që do të mbahet në prill.

Aleksandar Rankovic, drejtor i institutit kërkimor The Common Initiative, u shpreh i zhgënjyer nga rezultatet e COP30 dhe pyeti nëse “rebelimet e udhëhequra nga Gjenerata Z, që janë shfaqur në mbarë botën, do të fillojnë të luftojnë edhe për klimën” në vitin 2026.

Kupa më e madhe e Botës

Kupa e Botës, më e madhja në histori, do t’i ketë 48 shtete pjesëmarrëse në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, nën vëzhgimin e presidentit Donald Trump.

Ngjarja më e ndjekur sportive në botë do të zhvillohet për gati gjashtë javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik, dhe ndeshjet do të luhen në 16 stadiume, prej të cilave 11 janë vetëm në SHBA.

Në fushë, një skuadër shumë e talentuar franceze, e udhëhequr nga Kylian Mbappe, do të jetë e vendosur të hakmerret për humbjen ndaj Argjentinës së Lionel Messit në finalen e vitit 2022 në Katar, por edhe Spanja ka pritshmëri të larta.

Ndërkohë, Kosova synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e vet të re. Ajo do t’i mposhtë Sllovakinë dhe Turqinë apo Rumaninë në mars për ta arritur këtë.

Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë 41 vjeç kur të nisë turneu, ka deklaruar se kjo do të jetë Kupa e tij e gjashtë e Botës dhe e fundit, dhe do të donte shumë ta kurorëzonte karrierën me titullin e parë botëror për Portugalinë.

Kepi i Gjelbër, Uzbekistani dhe shteti ishullor i vogël i Curaçaos janë ndër vendet që do të marrin pjesë për herë të parë, shkruan REL.

Tifozët mund të përballen me çmime shumë të larta biletash për ndeshjet më popullore në këtë Botëror.

Gaza, Izraeli dhe e ardhmja e Netanyahut

Trysnia amerikane çoi në një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA e fuqi të tjera – i cili hyri në fuqi më 10 tetor, pas dy vjetëve luftë.

Armëpushimi është shumë i brishtë, dhe plani i Trumpit për paqe për Rripin e Gazës lë shumë çështje të pazgjidhura, si fazat e ardhshme të tërheqjes së ushtrisë izraelite, rindërtimi i territorit palestinez dhe qeverisja e tij në të ardhmen.

Duke miratuar zyrtarisht planin e Trump, Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi themelet për vendosjen e një force ndërkombëtare në Gazë, diçka që, në thelb, as Izraeli dhe as Hamasi nuk e dëshirojnë.

Lëvizja islamiste palestineze refuzon të çarmatoset sipas kushteve të vendosura nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërcënon se do të rifillojë luftimet nëse Rripi i Gazës nuk demilitarizohet përmes diplomacisë.

Tani 76 vjeç, Netanyahu synon të garojë sërish në zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se nëntori i vitit 2026.

Koalicioni i tij shumëpartiak, i cili aktualisht mban vetëm 60 nga 120 vendet në Parlament, mbetet i brishtë.

Një shumicë e madhe izraelitësh dëshirojnë që Netanyahu të mbahet përgjegjës për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili ndezi luftën në Gazë.

Një shumicë relative gjithashtu kundërshton dhënien e faljes presidenciale që ai kërkoi në fund të nëntorit, në përpjekje për t’i dhënë fund proceseve të gjata gjyqësore për korrupsion.

Si pasojë, Netanyahu mund të tundohet të zgjedhë opsionin ushtarak kundër Hamasit në Gazë, ose Hezbollahut në Liban, për të mbajtur në krah aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe për të siguruar “fitoren totale” që u ka premtuar izraelitëve.

Kontrolli i Kongresit të SHBA-së

Derisa votuesit përgatiten për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026, pesha e tyre nuk mund të jetë më e madhe seç është për Trumpin, për Kongresin dhe për vendin.

Trump nuk është në fletëvotim, por një rezultat i fortë republikan do të konfirmonte autoritetin e tij përtej Shtëpisë së Bardhë.

Nëse kandidatët e tij të preferuar dështojnë, kjo mund të zbulojë çarje në lëvizjen e tij dhe të komplikojë çdo plan te ardhshëm.

Ndërkohë, republikanët kanë kontroll të brishtë mbi Kongresin.

Shumicat minimale në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat varen nga mbrojtja e zonave elektorale me përfaqësues te cenueshëm në shtete kyçe si Miçigani, Karolina e Veriut dhe Ohajo.

Presidenti Trump po përdor të gjitha mjetet për të siguruar që mbështetësit e tij të dalin masivisht në votime.

Demokratët e shohin një mundësi, veçanërisht pasi partia në pushtet zakonisht humb vende në zgjedhjet e mesmandatit.

Parashikimet sugjerojnë se republikanët mund ta kenë të vështirë ta mbajnë Dhomën, dhe demokratët po synojnë gjithashtu katër vende në Senat për ta marrë kontrollin.

Ndërsa kontrolli i plotë republikan do t’i lejonte Trumpit të forconte trashëgiminë e tij politike, kontrolli demokrat i njërës prej dhomave do ta ngadalësonte agjendën e tij dhe me gjasë do ta përfshinte administratën e tij në hetime.

Astronautë rreth Hënës

Politikanët dhe entuziastët ëndërrojnë ditën kur njerëzit do të ecin sërish në Hënë.

Edhe pse kjo nuk ka gjasa të ndodhë vitin e ardhshëm, NASA po planifikon një mision me ekuipazh që do të fluturojë rreth satelitit të Tokës, pasi misioni Artemis II, i vonuar prej kohësh, është planifikuar të nisë jo më vonë se prilli.

Ky do të ishte një hap i madh drejt rikthimit të amerikanëve në sipërfaqen hënore, një synim i caktuar nga Trumpi gjatë mandatit të tij të parë.

Kina synon të zbresë në Hënë deri në vitin 2030 dhe po bën gjithashtu përparime.

Misioni i saj Chang’e 7 pritet të lëshohet në vitin 2026 për eksplorimin e polit jugor të Hënës, ndërsa testimi i anijes së saj me ekuipazh Mengzhou është planifikuar për vitin e ardhshëm. India, e cila dërgoi një robot në Hënë në vitin 2023, është një tjetër vend me synime të mëdha për eksplorimin hapësinor, duke planifikuar të dërgojë një astronaut në orbitë në vitin 2027.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Aksidenti fatal në aksin Lezhë-Shkodër, lë të vdekur policin dhe bashkëshorten e tij

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër.

Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve, viktimat janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, shkruan Euronews.al.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet e aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga burime ende të pakonfirmuara bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe një grua dhe një vajzë, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti fatal në aksin Lezhë-Shkodër, lë të vdekur policin dhe bashkëshorten e tij appeared first on Sinjali.

Reagim i shpejtë i policisë, shpëtohet një qytetare nga lumi Ibër

Një qytetare është shpëtuar mbrëmë nga lumi Ibër falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Rreth orës 22:00, policia u njoftua se një femër kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani”.

Njësitet policore intervenuan menjëherë dhe e gjetën qytetaren në shtratin e lumit, në gjendje të rënduar shëndetësore, duke arritur ta nxjerrin nga uji dhe ta shpëtojnë.

Ajo u dërgua në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së saj, rënia kishte ndodhur si pasojë e rrëshqitjes. Policia po heton rrethanat e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Reagim i shpejtë i policisë, shpëtohet një qytetare nga lumi Ibër appeared first on Sinjali.

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, dy persona mbesin në automjet, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e së cilës dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, shkruan Euronews.al.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti. Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore, por sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, dyshohet se ata ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, dy persona mbesin në automjet, ndërhyjnë zjarrfikësit appeared first on Sinjali.

Rikthehen kolonat në pika kufitare, deri në 80 minuta pritje

Janë krijuar sërish kolona në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm pritjet për dalje nga Kosova në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 80 minuta.

Në Merdarë, kolona e automjeteve është rreth 600 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë rreth 400 metra.

Në pikat tjera kufitare, pritjet mbeten normale, nga 3 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehen kolonat në pika kufitare, deri në 80 minuta pritje appeared first on Sinjali.

Pas sulmit që mori dhjetëra jetë, BE dhe Franca në ndihmë të Zvicrës

Bashkimi Evropian dhe Franca kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Zvicrën pas zjarrit fatal të mbrëmshëm në jugperëndim të vendit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja po bashkëpunon me autoritetet zvicerane për ofrimin e ndihmës mjekësore për të lënduarit, përmes mekanizmit të mbrojtjes civile, shkruan BBC, transmeton Sinjali.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca ka pranuar të plagosur në spitalet e saj dhe po ndjek nga afër situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas sulmit që mori dhjetëra jetë, BE dhe Franca në ndihmë të Zvicrës appeared first on Sinjali.

Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci

Akademiku Nexhat Daci, do të varroset sot me nderime shtetërore në varrezat e Dragodanit.

Familja ka publikuar agjendën zyrtare të ceremonive mortore.

Homazhet do të mbahen nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa akademia përkujtimore nga ora 12:00 deri në 12:45 në sallën plenare.

Varrimi do të bëhet nga ora 13:40 deri në 14:20.

E pamja mbahet nga 3 deri më 5 janar në Hotel Sirius.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Gjuajti me armë dhe u mburr në rrjete sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 30-vjeçari në Ferizaj (EMRI)

Një video-incizim i publikuar në rrjete sociale, ku shihet një person duke shtënë me armë zjarri, ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës në Ferizaj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025 rreth orës 00:00, në rrugën Shaqir Hasani në Ferizaj.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njësiti i hetimeve ka pranuar njoftimin më 1 janar 2026, pas së cilës është zhvilluar një punë intensive operative në terren. Si rezultat, është arritur të identifikohet i dyshuari, Tring Ismajli, 30 vjeçar.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari, pas identifikimit, ka dorëzuar vullnetarisht armën me të cilën kishte shtënë. Bëhet fjalë për një revole të tipit Zoraki, e cila është sekuestruar nga policia si provë materiale.

Ismajli është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Policia ka ritheksuar thirrjen për qytetarët që të mos përdorin armë apo mjete të rrezikshme, veçanërisht gjatë festave, pasi veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive | Gjuajti me armë dhe u mburr në rrjete sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 30-vjeçari në Ferizaj (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Istog, arrestohet i dyshuari 24-vjeçar (EMRI)

Një person ka përfunduar në pranga pasditen e së mërkurës në Istog, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2026 rreth orës 17:00, në fshatin Cerrcë – Istog, ku patrulla e njësitit reagues të Stacionit Policor Istog, gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një veturë Golf VI që drejtohej nga Armend Aga, afro 24 vjeçar.

Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur të dyshuarit në xhepin e pantallonave një qese të vogël plastike me një sasi të vogël substance, e cila sipas pamjes dhe aromës dyshohet të jetë marihuanë.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa substanca narkotike është sekuestruar si provë materiale. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge”, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën trajtim nga organet e rendit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Istog, arrestohet i dyshuari 24-vjeçar (EMRI) appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Graçanicë: E rrahu të dashurën pas festës së Vitit të Ri

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të Vitit të Ri në Graçanicë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij pas një mosmarrëveshjeje gjatë festës.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, para lokalit “Staro Mesto” në Graçanicë. Ankuesja M.M., 22 vjeçare, ka raportuar se, gjatë qëndrimit në lokal për festimin e Vitit të Ri, kishte pasur mospajtime me të dyshuarin Ž.B., afro 27 vjeçar. Pas kësaj, ai e kishte nxjerrë jashtë lokalit dhe dyshohet se e kishte goditur disa herë me shuplakë në fytyrë.

Pas incidentit, palët janë kthyer sërish në lokal dhe kanë vazhduar festën, ndërsa rasti është raportuar më vonë në stacionin policor të Graçanicës, rreth orës 13:30 të datës 01.01.2026.

Viktima ka kaluar kontroll mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar nga policia. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar për dhunë në familje, është dhënë urdhër që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje” dhe të procedohet në procedurë të rregullt.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, palët janë liruar, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Graçanicë: E rrahu të dashurën pas festës së Vitit të Ri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Plumb qorr godet veturën në Suharekë, predha përfundon brenda ulëses së pasme

Një incident serioz që rrezikoi sigurinë publike është regjistruar në orët e para të Vitit të Ri në Suharekë.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 01.01.2026 rreth orës 02:00, në rrugën “Bedri Pejani”, ankuesi K. K, afro 41 vjeçar, ka vërejtur se xhami i pasmë i veturës së tij VW Jetta, të cilën e kishte parkuar një natë më parë para banesës, ishte thyer nga një predhë plumbi.

Predha, sipas deklarimit, ka depërtuar në brendësi të automjetit dhe është gjetur në ulësen e pasme, çka tregon qartë rrezikun e madh që ka paraqitur ky veprim për qytetarët përreth.

Rasti është raportuar zyrtarisht në Stacionin Policor Suharekë më 01.01.2026 rreth orës 12:20, ndërsa njësitë policore kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personit apo personave përgjegjës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e armëve dhe mjeteve të rrezikshme, pasi veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Plumb qorr godet veturën në Suharekë, predha përfundon brenda ulëses së pasme appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Gjuajtje me armë për Vitin e Ri në Prizren: Tre persona të përfshirë, një në ndalim 48 orë

Një rast serioz i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është zbardhur nga Policia e Kosovës në fshatin Kushnin Has të Prizrenit, ku për festën e Vitit të Ri janë përdorur armë zjarri, përfshirë edhe nga një i mitur.

Sipas informatave që ka pranuar Sinjali, rasti ka dalë në dritë pasi në rrjete sociale është publikuar një video-incizim ku shihet një i mitur duke shkrepur me armë zjarri. Pas këtij publikimi, njësiti i hetimeve ka identifikuar personat e përfshirë dhe ka realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarve.

Gjatë veprimeve policore, janë identifikuar dhe intervistuar tre persona: Jahë Morina, 71 vjeç, E.M, 15 vjeç  – i mitur, dhe Elvir Morina, 22 vjeç.

Të dyshuarit kanë pranuar se gjatë natës së Vitit të Ri kanë shtënë me armë zjarri. Nga shtëpia është sekuestruar një pistoletë HS, me dy karikatorë dhe 36 fishekë, për të cilën rezulton se kishte leje në emër të Jahë Morinës. Në vendin e ngjarjes, krim-teknika ka gjetur dhe sekuestruar 41 gëzhoja, ndërsa më pas është konstatuar se bëhet fjalë për dy lloje të ndryshme gëzhojash, çka ka çuar në identifikimin e personit të tretë.

Si rezultat i hetimeve shtesë, është identifikuar edhe Elvir Morina (2003), i cili ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë Zoraki 917-T, kalibër 9 mm, me një karikator pa fishekë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit: Jahë Morina, afro 71 vjeçar, është ndaluar për 48 orë, i mituri E.M., afrp 15 vjecar, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa Elvir Morina, afrp 22 vjeçar, është liruar në procedurë të rregullt pas dorëzimit të armës.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Gjuajtje me armë për Vitin e Ri në Prizren: Tre persona të përfshirë, një në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Plumbi qorr godet veturën në Prishtinë, dëmtohet xhami

Një incident i rrezikshëm është shënuar pasditen e 1 janarit 2026 në Prishtinë, ku një predhë plumbi ka goditur një veturë të parkuar në rrugën “Gjon Serreqi”.

Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar rreth orës 15:30, ndërsa sipas deklarimit të ankuesit, R. K., afro 25 vjeçar, ai kishte vërejtur dëmtimin e xhamit të veturës së tij pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia. Dyshohet se xhami është goditur nga një plumb qorr.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetimet dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet përkatëse dhe kanë sekuestruar predhën si provë materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili e ka cilësuar veprën penale si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit përgjegjës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Plumbi qorr godet veturën në Prishtinë, dëmtohet xhami appeared first on Sinjali.

❌