10:46 Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor
Last Updated on 30/12/2025 by Kesjana
Nga Ylli Manjani
Vendimet e masave tĂ« sigurisĂ« janĂ« ushqimi bazĂ« pĂ«r âdrejtĂ«sinĂ« populloreâ.
Nuk di të ketë raste të tjera të ngjashme në perëndim, ku gjykatat për të justifikuar një masë arresti shkruajnë 200, 300, 400 e deri 500 faqe vendim.
Në fakt, gjykata në këto raste ka për detyrë të shpjegojë thjesht arsyet përse duhet aplikuar masa e sigurisë dhe përse kjo masë është në proporcion me nevojën, rrezikun e dështimit hetimor dhe lirisë individit. Sa faqe doni ti japim kësaj gjëje? 5, 10 ja maksimumi 20. Por kurrsesi 200 faqe e lart.
NĂ« vendimet e gjykatave tĂ« masave tĂ« sigurisĂ« do tĂ« gjeni çdo gjĂ«, çdo thashethem apo hamendĂ«sim nĂ«n pretekstin âdyshim i arsyeshĂ«mâ, por vetĂ«m arsyet pĂ«rse njeriu duhet siguruar nuk thuhet, ashtu siç kĂ«rkon ligji me prova e arsye bindĂ«se.
Tani pyetja lind, përse kaq shumë faqe të shkruara për një detyrë shumë më të thjeshtë?!
Gjykatat tona, veçanërisht GJKKO, mbush faqe të tëra vendimi me tekste përgjimesh; me thënie dëshmitarësh; me foto provash të cilat duhet të ruhen nga prokurori i çështjes në dosje si sytë e ballit.
Këto materiale hetimore, jo gjykatësit të masës po as gjykatësit që gjykojnë themelin e akuzës nuk duhet ti shikojnë paraprakisht. Të paktën përgjimet e dëshmitë jo.
Atëherë përse i shkojnë gjykatësit të masës?! Përse ky i fundit i përfshin në mënyrë krejt të panevojshme në tekstin e një vendimi i cili sado ta ruash prap bëhet publik?! Se vendimet e gjykatave nuk sekretohen, siç sekretohet dosja hetimore dreqi e mori!
Sigurisht ka edhe tĂ« dhĂ«na tĂ« tjera qĂ« nxjerrin prokurorĂ«t pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar mbrojtjen e tĂ« hetuarve apo pandehurve, po shumica e atyre qĂ« thonĂ« se âkam lexuar dosjenâ nĂ« fakt lexojnĂ« vendimet absurde tĂ« gjykatĂ«sve tĂ« masave tĂ« sigurisĂ«, tĂ« cilat nĂ« thelb bĂ«jnĂ« pĂ«rmbledhje tĂ« montuar pĂ«rgjimesh, apo thĂ«nie tĂ« shkĂ«putura dĂ«shmish.
PĂ«rgjimet dhe dĂ«shmitĂ« janĂ« super interesante pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjyq popullor. Dhe gjyq qĂ« nuk i jep asnjĂ« shanc viktimĂ«s tĂ« mbrohet mĂ« publik jo e jo qĂ« sâmbrohesh dot se tĂ« shqyejnĂ«, por as nĂ« sallĂ«n e gjyqit nuk mbrohesh sepse gjykata e ka dhĂ«nĂ« verdiktin e saj qĂ« nĂ« fazĂ«n e hershme hetimore.
Pra ti gjykohesh nga një gjykatë që e ka paragjykuar bashkë me popullin(turmën) çështjen.
Kjo që ndodh sot në realitet nuk ka asnjë lidhje me proçesin e rregullt ligjor. Asnjë lidhje me hetimin e gjykimin e paanshëm e të drejtë. Asnjë, po asnjë lidhje!
Kjo është një situatë që kërkon saktësime ligjore shtesë që rrigin garancitë për proçes të rregull gjyqsor në sallën e gjyqit dhe jo në studiot e lajmeve.
Por ligji nuk mjafton. Kërkohet saktësim i praktikës gjyqsore nga Gjykata e Lartë, duke vendosur kufinj të qartë të rolit të gjykatës dhe të mënyrës së administrimit të provave dhe të dhënave hetimore.
Dhe po, duhet të ketë edhe masa disiplinore për gjykatës që me vetëdije të plotë lejojnë nxjerrjen në publik, dmth vendimi i tyre është dokument publik, të të dhënave hetimore.
Drejtësia Popullore është dëmi më i madh që i vjen publikes. Edhe shkatërrimi popullor i individit është pjesë e dëmit publik./kb


Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

















