Gëzim, paqe dhe begati u uroi Glauk Konjufca të gjithë besimtarëve të krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Ai tha se kjo ditë feste është simbol i shpresës dhe besimit.
Konjufca përmes urimit të tij, i ftoi qytetarët që të kujdesen për njëri-tjerin, duke shtuar solidaritetin e mirësinë, sepse kjo eshtë kohë reflektimi, afrimi dhe shprese.
Ai u uroi shëndet e begati, të gjitha familjeve, duke përcjellë mesazhet më të mira që sjell kjo ditë.
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti takoi mërgimtarët në qytetin e Kamenicës.
Të shumtë ishin ata që kishin ardhur për ta takuar e votuar, ndërsa Kurti e vlerësoi si shumë të rëndësishme përkrahjen dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.
Kurti theksoi se përfshirja e diasporës në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës tashmë është e konkretizuar.
Disa nga këto zotime i ndau edhe me ta, duke përmendur kurrikulën e posaçme për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve në mërgatë dhe përmes integrimit të Kosovës në sistemin SEPA, hap ky o cili do të mundësojë kursimin e rreth 60 milionë eurove në vit nga transferet financiare drejt Kosovës.
Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti ishte pjesë e përurimit të kompanisë Fabiks.
Ky investim nga mërgata në Kosovë është në vlerë prej 500 mijë eurosh, ka bërë të ditur ai.
Kjo kompani do të merret me prodhimin e elementeve sanitare nga çeliku dhe alumini, sistemeve montuese GIS, kornizave teknike si dhe konstruksioneve për ndërtim modern, për tregun zviceran dhe evropian.
Kurti theksoi se Qeveria do të mbështes bizneset e mërgimtarëve, të cilat operojnë në Kosovë.
Ai i konsideroi investimet e diasporës si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, si dhe mundësi për vende të reja pune edhe për qytetarët e Kosovës.
Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka bërë të ditura tre nga zotimet kryesore të Qeverisë për të rinjtë.
10 euro në muaj bileta e integruar për trafikun urban dhe ndërurban, përmes së cilës të rinjtë do të mund të udhëtojnë në të gjithë vendin me kosto minimale, tha ai.
Poashtu, Kurti tha se planifikohet të zbatohet Bursa e Mobilitetit për studentët të cilët studiojnë larg vendbanimit të tyre, vlera e së cilës do të rritet në varësi të distancës së universitetit me vendbanimin.
Tutje, ai tha se Qeveria synon edhe dyfishimin e bursave studimore, duke theksuar se edhe studentët e universiteteve jopublike do të mund të përfitojnë nga kjo mundësi. /Telegrafi/
Në vazhdën e fushatës, kandidati për kryeministër Albin Kurti, u mirëprit në shtëpinë e familjes Nikmengjaj, në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës.
Mes bisedash të përzemërta, ata treguan se e mbështesin Kurtin edhe në mandatin e tij të ardhshëm, e për këtë ai u shprehi mirënjohjen e tij.
Tre nga djemtë e kësaj familjeje janë në mërgatë, e për këtë, Kurti tha se përkrahja e tyre i obligon qeveritarët që të punojnë më shumë për të forcuar lidhjen e tyre me atdheun.
Prandaj, ai u zotua se në mandatin e tij të ardhshëm do të ndajë 100 milionë euro për "Dritaren për Investime të Diasporës”. /Telegrafi/
Në Kamenicë, kandidati për kryeministër Albin Kurti, takoi profesionistë të shëndetësisë dhe arsimit.
Para tyre prezantoi punët e këtij mandati dhe zotimet për mandatin e ardhshëm.
Kurti tha se fokusi i Qeverisë për spitalet dhe poliklinikat e reja do të vazhdojë, kjo duke theksuar se nga viti i ardhshëm synohet të realizohet kontroll i plotë mjekësor për çdo qytetar, si dhe rritja e buxhetit për barnat esenciale në 100 milionë euro, ku rreth 80% e kostos do të mbulohet nga shteti.
Sa i përket arsimit, Kryeministri i njoftoi të pranishmit se pritet të ketë rritje të investimeve për të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu rritjen e buxhetit për bursa, shtimin e profileve në arsimin dual dhe krijimin e një platforme me profile individuale për të diplomuarit, për t’ua lehtësuar qasjen në tregun e punës. /Telegrafi/
Pas tubimit mjaft mikpritës në Gjakovë, kandidati për kryeministër Albin Kurti, në një darkë të këndshme, bashkëbisedoi edhe me veteranët e arsimit si dhe veprimtarët gjakovarë.
Mentor Kaçi, Malush Tullumk, Blerim Zajmi, Ruzhdi Sefa dhe Feim Komoni ishin disa nga veteranët prezentë në këtë darkë.
Ndërsa Kurti ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga komuna e Gjakovës. /Telegrafi/
Në një bashkëbisedim me qytetarët e Junikut, kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka përmendur disa nga politika zhvillimore të këtij mandati për Junikun.
Ai tha se Qeveria ka ndarë rreth 8 milionë euro për realizimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë rrugët Junik–Gjeravicë, Junik–Rastavicë, rrugën unazore dhe lidhjen rrugore të qytetit me fshatrat Jasiq dhe Gjocaj.
Tutje, Kurti tha se Qeveria ka investuar në turizëm, në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore, çerdhes, kanaleve të ujitjes dhe stacionit të autobusëve, duke forcuar shërbimet publike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Prandaj ai i ftoi qytetarët e Junikut, që të bashkohen, duke votuar numrin 116, për të vazhduar zhvillim tutje të Junikut, e për të shtrirë sigurinë e begatinë në tërë Kosovën. /Telegrafi/
Kryeministri në detyrë, dhe kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë vendim të ndajë shtesa për pensionistët dhe fëmijët.
Kjo tha Kurti do të ndodhë "pas fitores së bindshme më 28 dhjetor".
Në një deklaratë për Facebook, Kurti tha se edhe pse opozita nuk ka votuar buxhetin, qeveria në detyrë ka bërë të mundur që mbështetja e fundvitit të sigurohet dhe të procedohet para natës së Vitit të Ri.
"Me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët. Urime festat e fundvitit dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja“, u shpreh Kurti.
Në një tubim madhështor, si përherë, u prit në Gjakovë Kryeministri Albin Kurti.
Para qytetarëve të shumtë, ai përmendi disa nga investimet e Qeverisë në këtë mandat për Gjakovën, duke përfshirë ato në shkolla, ambulanca, projekteve për ujë të pijshëm, ngrohjes qendrore, infrastrukturës rrugore, si dhe stadium të qytetit.
Në mandatin e ardhshëm qeverisës, Kurti tha se në Gjakovë do të ndërtohet Fabrika e parë e Municioneve, për të vazhduar në investimet për spitalin e Gjakovës, zonën ekonomike dhe linjën hekurudhore që lidh portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, e cila do të kalojë përmes Gjakovës dhe Shkodrës, duke forcuar lidhjet edhe me Shqipërinë.
Nga Gjakova, Kryeministri i ftoi qytetarët që më 28 dhjetor t’i bashkohen festës së fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve të koalicionit. /Telegrafi/
Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me profesionistë të fushave të ndryshme në Mitrovicë, ku foli për zotimet e tij dhe vendimet e para që do të miratohen qysh në mbledhjen e parë të qeverisë.
Sipas Kurtit, këto vendime do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe përfshijnë:
Buxhet rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.
Ligji i ri për çmime tavan për produktet bazë.
Heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së që përfitojnë beneficione.
Paga e 13-të për zyrtarët publikë në fillim të vitit 2026.
Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë euro, që mbështet pensionistët, studentët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët që kursejnë energjinë elektrike.
Kurti e përshkroi këtë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe një fillim të fuqishëm për punën e qeverisë së re.
Glauk Konjufca, e filloi ditën sot në Siqevë, ku u mirëprit në odën e familjes Berisha.
Nga LVV theksojnë se si familja, po ashtu edhe banorët e fshatit, deklaruan mbështetjen e tyre për numrin 116.
Ai më pas vazhdoi në Xërxë, ku shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga kjo zonë, takuan banorët e fshatit, të cilët poashtu shprehën përkushtimi i vazhdueshëm për siguri dhe begati, duke riafirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje.
Në Prizren, Konjufca takoi banorët e lagjes “11 Marsi”, për të vazhduar më pas në çajtoren “Tuki”.
“Se Prizreni nuk lëshon pe, u konfirmua mes bisedash me banorët e përkrahësit, të cilët me bindje të plotë e të mobilizuar duan të vazhdojnë qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe për 4 vite të tjera”, thuhet tutje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte mysafir në shtëpinë e Ilaz Pirevës.
Si bashkëveprimtar i Adem Demaçit, për Kurtin ai mbetet një nga personalitetet më të qëndrueshme të rezistencës kombëtare.
Albanolog i përkushtuar, Pireva luajti rol të rëndësishëm në organizimin e demonstratave studentore të vitit 1968, ku kërkesat për Universitet dhe Vetëvendosje u shndërruan në parullat qendrore të saj, kujtoi Kryeministri.
Ai ishte katër herë i burgosur politik, por nuk u zmbraps asnjëherë nga qëllimi i tij i drejtë në shërbim të Kosovës.
Në postimin e tij në Facebook, Kurti shtoi se Ilaz Pireve shërbeu edhe si kryetar i Komunës së Podujevës pas luftës, poashtu edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai takoi edhe Skënder Muçollin, student dhe aktivist politik në demonstratat e vitit 1968. Sipas Kryeministrit, që të dy, bashkë me shumë studentë të tjerë të asaj kohe, ndërtuan themelet e rrugës së rezistencës, si trashëgimi edhe e brezave pas tyre.
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e kupton çka flet.
Kreu i LDK-së në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Kurti nuk merr vesh fare për ekonomi, por as për politikë.
“Ai nuk e kupton as çka flet. Ai më së paku kupton, jo vetëm në ekonomi, s’dua ta bëj këtë garë të padrejtë të flas për ekonomi kur kam një edukim shumë më superior në këtë fushë”, ka thënë Abdixhiku.
“Me siguri ai për tela dhe bakër din ma mirë. Ndoshta ai din me lidh telin më mirë se unë, për ekonomi s’merr vesh ai”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ishte në Kodrën e Trimave në Prishtinë, me pëkrahësit e banorët e lagjes.
Përkrahja e tyre e vazhdueshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sipas Kurtit është konfirmim i qartë i besimit të tyre në këtë force politike.
Ai theksoi se për herë të parë janë ndarë shtesa për fëmijë dhe për nënat lehona, të cilat do të vazhdojnë të rriten edhe gjatë mandatit të ardhshëm.
Nga 26% në më pak se 11% është ulur papunësia, e janë shtuar 85 mijë vende të reja pune.
Kurti bëri të ditur se pas 28 dhjetorit planifikohet ndërtimi i pesë digave të reja në Firajë, Pollatë, Kuçicë, Dragaçinë dhe Desivojcë, me qëllim sigurimin e ujit të pijes dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Ndërsa me 10 profile të reja do të zgjerohet mësimi dual, e 20 stadiume të reja do të ndërtohen në 18 komuna, të cilat arrijnë vlerën prej 250 milionë eurosh.
Prandaj, sipas tij, numri 116 është zgjedhja e duhur për qytetarët më 28 dhjetor.
Pak para nisjes së debatit politik, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti po krijon hapësirë që kryeministri Albin Kurti të shprehë qëndrimet e tij në një debat të hapur politik.
Haziri tha se fillimisht nuk e kishte planifikuar të ishte pjesë e debatit, por kishte vendosur të bashkohej për të diskutuar dallimet politike mes partive.
“Unë nuk kam pasur qëllim të jem pjesë e debatit, por vendosa të bashkëngjitem për të diskutuar dallimet dhe për të debatuar mbi to,” deklaroi Haziri.
Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parë që mbërriti në emisionin politik Politiko, pak para nisjes së debatit mes përfaqësuesve të partive politike.
Duke folur për rëndësinë e përballjes politike, Çitaku theksoi se PDK-ja nuk i është shmangur asnjëherë debateve dhe se ato janë thelbësore për funksionimin e demokracisë.
“Debati në demokraci është i domosdoshëm dhe PDK nuk i ikën debateve,” tha Çitaku, duke shtuar se shpreson që edhe kryeministri Albin Kurti të tregojë gatishmëri dhe t’i përgjigjet ftesës për një debat të hapur politik.
Thirrjet nga LDK dhe PDK vijnë në kohën kur debati publik mes partive opozitare dhe kryeministrit Kurti ka munguar, ndërsa kërkesat për transparencë dhe përballje politike po shtohen./Telegrafi.
Kryeminstri në detyrë Albin Kurti ishte pjesë e tubimit të partisë Guxo.
Këto dy parti ishin në bashkëqeverisje në mandatin e kaluar dhe vazhdojnë të jenë edhe në këto zgjedhje.
Kurti tha se ky bashkëpunim që do të vazhdojë, ka për qëllim vazhdimësinë e punëve të mira për vendin dhe qytetarët. Progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik, sipas Kurtit, mbajnë numrin 116.
Prandaj më 28 dhjetor vazhdohet rruga e fitores drejt mandatit të ardhshëm. /Telegrafi/
Kandidati për kryeministër njëheri kryeministër në detyrë, Albin Kurti ishte dje në shtëpinë e familjes Uka, në Dobrajë të Lipjanit.
Krahas mërgimtarëve të tjerë, të cilët nuk po hezitojnë të vijnë për të votuar më 28 dhjetor, edhe familja Uka, të cilët jetojnë në Londër, kanë ardhur këtë javë vetëm për ta mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe prijësin e saj.
Kurti tha se mbështetja e tyre do ta bëjë fitoren e 28 dhjetorit edhe më të madhe se atë të 9 shkurtit.
Nga aty, Kurti vazhdoi për në sheshin e qytetit, në Lipjan, ku të shumtë ishin qytetarët që kishin dalë për ta pritur. Shumë nga mërgimtarët që ishin aty, e që ai nuk harroi që t’i falënderojë, kishin ardhur veçanërisht për të votuar. Prandaj Kurti i siguroi ata se festa për vitin që vjen, do të fillojë qysh më 28 dhjetor. /Telegrafi/
Kryeminstri Albin Kurti ishte dje në Gadime dhe Sllovi të Lipjanit, ku u prit me entuziazëm nga dy fshatrat më të mëdha të kësaj komune.
Me banorët dhe mërgimtarët e pranishëm, ai ndau zotimet e tij qeverisëse për mandatin e ardhshëm, të cilat garantojnë shtrirje të mirëqenies përmes rritjes së ekonomisë.
Kryeministri tha se gjatë mandatit të tij, do të ndajë 1 miliard euro çdo vit për investime kapitale.
Me buxhetin më të lartë ndonjëherë, prej 4 miliard eurosh, nuk do të mungojë as përkrahja për prodhuesit.
1 miliard euro për prodhimtari, përfshirë ata që riinvestojnë fitimin.
Kurti tha se mbështetja për të rinjtë dhe studentët po zgjerohet përmes programit të mobilitetit.
Glauk Konjufca qëndroi në Therandë, ku takoi të rinjtë dhe vullnetarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai tha se ata reflektuan forcën e brezit që beson dhe vepron për Republikën, prandaj ishte i bindur se ky rrugëtim, është ai drejt fitores së madhe më 28 dhjetor.
Konjufca vazhdoi takimet e tij edhe me qytetarët e Budakovës, në prani të të cilëve u vu theksi te vendosmëria për të mos lëshuar pe për sovranitetin, sigurinë dhe begatinë.
Glauk Konjufca më pas qëndroi në odat e familjeve Kryeziu, Paçarizi, Morina dhe Halili. Në mes bisedash të hapura e mikpritjes tradicionale, u diskutua për identitetin kombëtar, historinë dhe vizionin për të ardhmen e përbashkët.
Sipas Konjufcës takimet e tilla e rikonfirmojnë rrugëtimin e drejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i nisur më 2021, duhet të vazhdojë me përkushtim, pa lëshuar pe e pandalshëm drejt 28 dhjetorit.