❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga Thaçi te Kurti, sa vota i siguruan qeveritë e Kosovës në Kuvend që nga viti 2008



Për formimin e një qeverie në Kosovë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi.

Të dhënat tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, shumica e qeverive janë formuar me mbështetje më të madhe se minimumi i kërkuar, ndërsa në disa raste shumica ka qenë e ngushtë.

Qeveria e parë e pasluftës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në janar të vitit 2008, u votua me 85 vota pro, duke qenë një nga qeveritë me mbështetjen më të gjerë parlamentare. Edhe mandati i dytë i Thaçit në vitin 2011 siguroi shumicën e nevojshme, me 65 vota pro.

Në dhjetor të vitit 2014, qeveria e Isa Mustafës u formua me 73 vota, ndërsa opozita numëroi 38 vota kundër. Ndërkohë, qeveria e Ramush Haradinajt në vitin 2017 u votua me shumicën minimale prej 61 votash, duke reflektuar një situatë më të brishtë parlamentare.

Në shkurt të vitit 2020, qeveria e parë e Albin Kurtit mori 66 vota pro, por ajo u rrëzua pas pak javësh. Pas saj, qeveria e Avdullah Hotit u formua në qershor të vitit 2020 me 61 vota, sërish me shumicë minimale.

Qeveria Kurti II, e dalë pas zgjedhjeve të vitit 2021, u votua me 67 vota pro, duke siguruar një shumicë më stabile krahasuar me disa nga qeveritë e mëparshme.

Të dhënat tregojnë se, ndonëse Kushtetuta kërkon vetëm 61 vota për formimin e qeverisë, mbështetja parlamentare për ekzekutivin në Kosovë ka luhatur ndjeshëm ndër vite, duke reflektuar fragmentimin politik dhe koalicionet e ndryshme qeverisëse./Telegrafi.

GRAFIKA / REL

Numërohen mbi 55 për qind të votave, këto janë rezultatet e KQZ-së



E plotësuar: Sipas rezultateve të publikuara deri më 28.12.2025, ora 20:39, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson zgjedhjet me 49.67% të votave, duke grumbulluar 226,354 vota në nivel vendi.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.02% ose 91,217 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 14.12% të votave, përkatësisht 64,359 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.85% (31,206 vota).

Lista Serbe ka marrë 3.33% ose 15,186 vota.

Nisma Socialdemokrate renditet e fundit me 1.49% të votave, që përkthehen në 6,795 vota.

Sipas të dhënave, janë numëruar 469,898 vota, që përbëjnë rreth 23.50% të totalit të pritshëm apo mbi 55 për qind, ndërsa procesi i numërimit vazhdon.

E përditësuar: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin e radhës të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 327,567 vota, apo mbi 41 për qind.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« pĂ«rditĂ«suara mĂ« 28.12.2025 nĂ« ora 20:29, LĂ«vizja VETËVENDOSJE! vazhdon tĂ« kryesojĂ« bindshĂ«m me 48.79 pĂ«r qind tĂ« votave, qĂ« pĂ«rkthehen nĂ« 154,826 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91 për qind apo 63,180 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 13.85 për qind ose 43,952 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri më tani 7.37 për qind të votave (23,390 vota), ndërsa Lista Serbe figuron me 3.70 për qind apo 11,740 vota. NISMA Socialdemokrate mbetet nën prag me 1.65 për qind të votave (5,233 vota).

Sipas KQZ-së, janë përpunuar 1,049 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbëjnë 41.02 për qind të vendvotimeve në nivel vendi. Harta zgjedhore tregon dominim të Vetëvendosjes në shumicën e komunave të Kosovës.

Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa nga KQZ theksojnë se rezultatet janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar të tyre.

Me 21 për qind të votave të numëruara, LVV thellon epërsinë: Këto janë rezultatet e KQZ-së

E plotësuar: Rezultatet e përditësuara preliminare nga numërimi i votave tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhje.

Sipas të dhënave të fundit, VV ka marrë 47,12 për qind të votave, përkatësisht 72.737 vota, duke konfirmuar epërsinë ndaj subjekteve të tjera politike.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19,33 për qind apo 29.842 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13,68 për qind të votave, që përkthehen në 21.122 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7,70 për qind të votave ose 11.884 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4,59 për qind me 7.079 vota. Nisma Socialdemokrate renditet e fundit ndër subjektet kryesore me 1,82 për qind të votave, përkatësisht 2.806 vota.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë numëruar mbi 159 mijë vota, ndërsa procesi i numërimit vazhdon edhe në qendrat e tjera. Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesit dhe certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ ka bërë thirrje për qetësi dhe ka theksuar se transparenca dhe integriteti i procesit zgjedhor do të garantohet deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

KQZ nis numërimin e votave, këto janë rezultatet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara më 28 dhjetor 2025, në orën 19:54. Me 45,81 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani 13.325 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,59 për qind apo 5.407 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12,94 për qind, që përkthehet në 3.765 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8,31 për qind të votave ose 2.417 vota.

Lista Serbe renditet pas saj me 3,93 për qind, përkatësisht 1.143 vota, ndërsa Koalicioni Vakat ka siguruar 2,61 për qind apo 760 vota.

Sipas të njëjtave të dhëna, deri në këtë fazë janë numëruar 30.367 vota nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej rreth 1,52 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vazhdojë përditësimin e rezultateve gjatë orëve në vijim, ndërsa këto shifra konsiderohen ende paraprake./Telegrafi.

Krahasimi i Exit Polleve: LVV kryeson bindshëm, PDK dhe LDK me diferenca të vogla mes matjeve



Exit pollet e publikuara nga UBO Consulting, T7 dhe Klan Kosova tregojnë një tablo të ngjashme të rezultateve zgjedhore, me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që prin qartë në të gjitha matjet, ndërsa PDK dhe LDK ruajnë pozicione të qëndrueshme me dallime minimale.

Sipas UBO Consulting, LVV ka marrë 45.7%, e ndjekur nga PDK me 22.0% dhe LDK me 15.6%. Ndërkohë, AAK vlerësohet me 5.3%, ndërsa Nisma Socialdemokrate me 1.7%.

Exit poll-i i T7 e vendos LVV-nĂ« nĂ« 43.5%, PDK-nĂ« nĂ« 23.6% dhe LDK-nĂ« nĂ« 15.9%. NĂ« kĂ«tĂ« matje, AAK arrin 7.2%, ndĂ«rsa kategoritĂ« “TĂ« tjerĂ«â€ shĂ«nojnĂ« 9.8%.

Ndërsa sipas Klan Kosova, LVV rezulton me 44.1%, PDK me 23.9% dhe LDK me 16.1%. AAK në këtë exit poll vlerësohet me 5.8%, ndërsa Nisma me 1.1%.

Përfundim:

Të tri exit pollet konfirmojnë dominimin e LVV-së, me një epërsi të konsiderueshme ndaj partive të tjera.

Diferencat mes PDK-së dhe LDK-së janë relativisht të vogla, ndërsa AAK luhatet nga 5 deri në 7 për qind, varësisht nga matja. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Telegrafi.

Lideri i partisë arsyeja kryesore pse qytetarët kanë votuar në zgjedhje, por jo për LDK-në



Një sondazh i fundit i UBO Consulting tregon arsyet kryesore pse qytetarët e Kosovës zgjedhin partitë politike në zgjedhjet e fundit.

Sipas rezultateve, motivi kryesor për votuesit ndryshon në varësi të partisë që kanë votuar.

Pyetja: Arsyeja pse keni votuar, sipas sondazhit.

Vetëvendosje, Albin Kurti: Për liderin e partisë: 53.7 për qind.

PDK, Bedri Hamza: Për linderin e partisë: 52.4 për qind.

LDK, Lumir Abdixhiku: Për liderin e partisë: 11 për qind.

(Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar LDK-në është historiku i partisë)

AAK, Ramush Haradinaj: Për liderin e partisë: 4O.2 për qind.

Nisma, Fatmir Limaj: Për liderin e partisë: 23.6 për qind.

(Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar Nismën është historiku i partisë)

Rezultatet e sondazhit tregojnë se faktorët kryesorë të vendimmarrjes së votuesve ndryshojnë dukshëm nga një parti te tjetra, duke reflektuar diversitetin e preferencave politike në Kosovë./Telegrafi/

Mbyllja e vendvotimeve, Kurti del me video-mesazh



Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një paraqitje live në Facebook, pas përfundimit të procesit të votimit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.

Kurti ka deklaruar se vullneti i qytetarëve tashmë ndodhet në kutitë e votimit dhe se mbrojtja e tij është esenciale për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor, si dhe për të ardhmen e vendit dhe institucioneve të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve zgjedhorë që të kryejnë me përgjegjësi detyrën e tyre, duke theksuar se roli i tyre është tejet i rëndësishëm dhe vendimtar në këtë fazë të procesit.

Kurti ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre, duke e përmbyllur paraqitjen me falënderim dhe përshëndetje për publikun.

Exit Poll në T7: VV 43.5%, PDK 23.6%, LDK 15.9%, AAK 7.2%



NĂ« emisionin “Pressing”, janĂ« prezantuar rezultatet e sondazhit tĂ« realizuar nga Albanian Post nĂ« bashkĂ«punim me T7.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 43.5% të votave, PDK ka marrë 23.6%, LDK ka marrë 15.9, AAK ka marrë 7.2.

Exit Poll u prezantua nga Baton Haxhiu i Albanian Post.

Rezultati që morën partitë politike në zgjedhjet e shkurtit 2025: Vetëvendosje 42.3%, PDK 20.9%, LDK 18.2, AAK 7%.

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?



Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se Millosh Steviq ka ndikuar te qytetarët për të votuar, si dhe ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që ata të asistohen gjatë procesit të votimit.

Sipas njoftimit, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Prokuroria bën të ditur se gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa Steviq është intervistuar nga organet kompetente.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Autoritetet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik.

Kush është Millosh Steviq?

Millosh Steviq, i cili është arrestuar nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit, është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.

Ai ishte bërë i njohur edhe më herët, pasi në vitin 2021 kishte publikuar një fotografi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi.





UBO-Consulting publikon në orën 19:00 EXIT POLL-in për zgjedhjet parlamentare



Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se sonte do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të realizuar nga kompania UBO-Consulting.

Sipas njoftimit, rezultatet e EXIT POLL-it do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 19:00, dhe do të përfshijnë të dhëna nga komunat e mëdha të Kosovës.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.

Procesi i votimit po zhvillohet në 910 qendra të votimit me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Zgjedhjet po monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkohë, rezultatet e para zyrtare nga KQZ pritet të publikohen para orës 20:00.

"Ndikim dhe presion ndaj votuesve", policia jep detaje rreth intervistimit të kryetares së Ranillugut



Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar kryetaren e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, nën dyshimin se përmes anëtarëve të komisionit komunal zgjedhor të Listës Serbe ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve të papërcaktuar apo atyre që mbështesin subjekte të tjera politike.

Sipas njoftimit të Policisë, më 28 dhjetor 2025, përmes rrugëve operative janë pranuar informacione se Antiq, e cila është edhe anëtare e Kryesisë së forumit të gruas të Listës Serbe, dyshohet se ka ndikuar tek votuesit përmes strukturave partiake në komunën e Ranillugut.

“TĂ« njĂ«jtit dyshohet se janĂ« kanosur pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« benefiteve qĂ« kĂ«ta qytetarĂ« i pĂ«rfitojnĂ« nga shteti i SerbisĂ«, nĂ« rast tĂ« mosvotimit sipas udhĂ«zimeve”, ka thĂ«nĂ« policia.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale, ku është intervistuar në prani të avokatit, me qëllim të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave të rastit.

“Pas intervistimit, me vendim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, e dyshuara Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, ka njoftuar Policia, duke shtuar se rasti i cilĂ«suar si “Cenim i fshehtĂ«sisĂ« sĂ« votimit” do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« hetohet nga NjĂ«siti i Hetimeve Rajonale nĂ« Gjilan, nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me ProkurorinĂ« Themelore.

Në Kosovë sot, më 28 dhjetor 2025, po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi.

Arrestohet Millosh Steviq, dyshohet për presion dhe shantazh për orientimin e votës



Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit.

Burime të KosovaPress-it brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Steviq është shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, ku aktualisht po intervistohet në lidhje me këto dyshime.

Sipas të njëjtave burime, rasti lidhet me përpjekje për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, përmes presionit dhe shantazhit. Po ashtu, thuhet se Steviq është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.

Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe një fletore me shënime, ku sipas burimeve përmbahen emra kandidatësh të Listës Serbe. KosovaPress ka siguruar edhe fotografinë e fletorës së sekuestruar.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se ndaj të dyshuarit priten veprime të mëtejme procedurale në koordinim me organet e drejtësisë.



Rukiqi: Numri i familjeve në prag të varfërisë është rritur nga 80 mijë në 90 mijë



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të familjeve në prag të varfërisë në Kosovë, duke u thirrur në të dhënat e publikuara nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas Rukiqit, këtë vit numri i familjeve që jetojnë në prag të varfërisë ka arritur në 90 mijë, nga rreth 80 mijë sa ishin më herët.

“Nga 80 mijĂ« familje nĂ« prag tĂ« varfĂ«risĂ«, kĂ«tĂ« vit i kemi 90 mijĂ« familje nĂ« prag tĂ« varfĂ«risĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« vet Hekuran Muratit”, ka deklaruar Rukiqi.

Ai ka ironizuar narrativĂ«n e QeverisĂ« pĂ«r zhvillim ekonomik, duke thĂ«nĂ« se kjo situatĂ« Ă«shtĂ« pasojĂ« e asaj qĂ« pushteti e quan “mrekulli ekonomike”.

“Krejt kjo si rezultat i mrekullisĂ« ekonomike, rritjes sĂ« pakrahasueshme ekonomike, varfĂ«rimit tĂ« tĂ« pasurve dhe pasurimit tĂ« tĂ« varfĂ«rve. Bravo”, ka shtuar Rukiqi.

Rukiqi ka theksuar se këto shifra tregojnë përkeqësim të gjendjes sociale dhe ekonomike të qytetarëve, duke kërkuar politika konkrete që adresojnë varfërinë dhe mbështesin familjet në nevojë.


Konjufca uron besimtarët për Krishtlindje



Gëzim, paqe dhe begati u uroi Glauk Konjufca të gjithë besimtarëve të krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ai tha se kjo ditë feste është simbol i shpresës dhe besimit.

Konjufca përmes urimit të tij, i ftoi qytetarët që të kujdesen për njëri-tjerin, duke shtuar solidaritetin e mirësinë, sepse kjo eshtë kohë reflektimi, afrimi dhe shprese.

Ai u uroi shëndet e begati, të gjitha familjeve, duke përcjellë mesazhet më të mira që sjell kjo ditë.

Abdixhiku: UdhĂ«heqĂ«sit e LVV-sĂ« s’kanĂ« kauzĂ« politike, ata mbesin gjallĂ« me sharje e fyerje



Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me gjuhën e Vetëvendosjes para dhe gjatë fushatës.

“LĂ«vizja VetĂ«vendosje dhe eksponentĂ«t kryesorĂ« tĂ« saj nuk kanĂ« kauza politike tĂ« bĂ«rjes diçka, ata kanĂ« kauzĂ« ekzistencĂ«n e vet me sharje dhe ofendim ndaj tjetrit”, ka thĂ«nĂ« kreu i LDK-sĂ« nĂ« emisionin “Rubikon” nĂ« Klan Kosova.

I pyetur se a është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit, ai tha se është vetëm një taktikë elektorale.

“DĂ«met janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« thella, do tĂ« thotĂ« polarizimi i shoqĂ«risĂ« sjell dĂ«me mĂ« tĂ« thella. NjĂ« shoqĂ«ri e ndarĂ« nuk arrinĂ« me gjetĂ« konsensus pĂ«r çështje vitale nĂ« momente gjeostrategjike tĂ« popullit tĂ«nd”, u shpreh Abdixhiku.

Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën më 2025



Mungesa e kushteve të punës e pakënaqësitë më paga kanë bërë që shumë profesionistë shëndetësor të largohen në Kosova.

Avazi i largimeve ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025.

Ani pse krahasuar me vitet paraprake numri mjekëve e profesionistëve tjerë shëndetësor të cilët janë larguar ka rënë, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese për Odën e Mjekëve.

“Statistika nuk janĂ« tĂ« sakta asnjĂ«herĂ« pĂ«r arsyen se koha e liberalizimit tĂ« vizave ka lehtĂ«suar kushtet dhe rrethanat qĂ« lĂ«vizja e lirĂ« tĂ« ndodhĂ«. MegjithatĂ«, nĂ« krahasim me vitet e tjera Ă«shtĂ« rendi nĂ« rĂ«nie, por nuk Ă«shtĂ« ndonjĂ« diferencĂ« e madhe, Ă«shtĂ« duku rreth 20 mĂ« pak. KĂ«tĂ« vit kanĂ« kĂ«rkuar certifikatĂ« tĂ« sjelljes sĂ« mirĂ« nĂ« OdĂ«n e MjekĂ«ve rreth 90 mjekĂ«â€, thotĂ« pĂ«r TĂ«vĂ«1, Naser Gjonbalaj nga Oda e MjekĂ«ve.

Sipas nënkryetarit të kësaj Ode, pjesa dërmues e atyre që janë larguar janë mjekë të përgjithshëm.

E jo vetëm mjekët, Kosovën e kanë braktisur edhe infermierët.

“KĂ«tĂ« vit infermierĂ« gjithsejtĂ« kanĂ« kĂ«rkuar 192, licenca tĂ« plastifikuara, dokument i cili ju nevojitet, pĂ«r ta dĂ«rguar nĂ« vendin ku ata ushtrojnĂ« profesionin shĂ«ndetĂ«sor. Me vitin 2024, Ă«shtĂ« njĂ« rĂ«nie mirĂ«po trendi po vazhdon”, shprehet Nexhmije Gori – Kryetare e OdĂ«s sĂ« InfermierĂ«ve.

Madje sipas kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Tëvdie Imeri, largimi i profesionistëve shëndetësor është shqetësues.

Prandaj kryetarja e kësaj Federate, kërkon që të ndërmerren masa.

“ËshtĂ« hala me shqetĂ«suese se pse njĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur kaq shumĂ« tĂ« shkojĂ« i pĂ«rgatitur nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r ndĂ«rsa ju e dini shumĂ« mirĂ« se sa i duhet investim pĂ«r me nxjerr njĂ« doktor tĂ« pĂ«rgjithshme e pastaj tĂ« mos flasim pĂ«r specializant. E gjithĂ« kjo kosto qĂ« i kushton familje dhe nĂ« fund tĂ« fundit po ja dĂ«rgojmĂ« njĂ« produkt tĂ« gatshĂ«m .Ish dashtĂ« tĂ« bĂ«het njĂ« strategji pĂ«r ndaljen e ikjeve tĂ« punĂ«torĂ«ve shĂ«ndetĂ«sor, pasi Kosova mund tĂ« mbetet shumĂ« keq pas pak kohe”, thotĂ« ajo.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovë, Gjermania vazhdon të jetë destinacioni i profesionistëve shëndetësor.

Abdixhiku thotë se 1 miliard euro kemi ble rrymë për pesë vjet, tregon se çfarë do të mund të bënte Kosova me ato para



Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova gjatë pesë viteve të fundit ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për blerjen e rrymës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Abdixhiku ka kritikuar qeverinë aktuale duke thënë se për shkak të këtyre shpenzimeve janë ndalur projekte të rëndësishme kapitale.

“KĂ«ta njerĂ«z e kanĂ« ndalur unazĂ«n e kryeqytetit tĂ« PrishtinĂ«s, ka qenĂ« investim prej 250 milionĂ« eurosh. Çka s’ështĂ« ndalur kĂ«tu nĂ« KosovĂ«? Kosova pĂ«r pesĂ« vjet ka blerĂ« rrymĂ« nĂ« vlerĂ« prej 1 miliard eurosh. Veç sivjet kemi 250 milionĂ« kemi blerĂ« rrymĂ«, qe ku janĂ« paratĂ«,” ka deklaruar ai.

Ai tha se me 250 milionë eurot e shpenzuara vetëm këtë vit, do të ishte përfunduar unaza e kryeqytetit.

“Me 250 milionĂ« euro vetĂ«m tĂ« sivjetshit do tĂ« ishte paguar unaza e kryeqytetit. Me 250 milionĂ« ishte paguar gjysma e spitalit tĂ« ri tĂ« KosovĂ«s, investimi mĂ« i madh nĂ« shĂ«ndetĂ«si qĂ« nga viti 1964” tha ai.

Sipas Abdixhikut, me këto mjete do të ishte mundësuar edhe realizimi i projektit të mësimit tërëditor në shkolla.

“Me 250 milionĂ« euro do tĂ« ishte kryer mĂ«simi tĂ«rĂ«ditor; fĂ«mijĂ«t do tĂ« kishin ngrĂ«nĂ« ushqim tĂ« ngrohtĂ« dhe do tĂ« qĂ«ndronin tetĂ« orĂ« nĂ« shkollĂ«,” shtoi ai.

Kurti: Me integrimin e SEPA, i kursejmë mërgimtarëve rreth 60 milionë euro



Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti takoi mërgimtarët në qytetin e Kamenicës.

Të shumtë ishin ata që kishin ardhur për ta takuar e votuar, ndërsa Kurti e vlerësoi si shumë të rëndësishme përkrahjen dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Kurti theksoi se përfshirja e diasporës në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës tashmë është e konkretizuar.

Disa nga këto zotime i ndau edhe me ta, duke përmendur kurrikulën e posaçme për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve në mërgatë dhe përmes integrimit të Kosovës në sistemin SEPA, hap ky o cili do të mundësojë kursimin e rreth 60 milionë eurove në vit nga transferet financiare drejt Kosovës.

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura



Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Evropa do të zhdoganohen me çmime të reja reference në Shqipëri.

UdhĂ«zimi i MinistrisĂ« sĂ« Financave, i botuar nĂ« Fletoren Zyrtare, “PĂ«r vlerĂ«simin e mallrave pĂ«r qĂ«llime doganore”, tashmĂ« nĂ« fuqi, sjell dhe njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« çmimeve referuese pĂ«r zhdoganimin e automjeteve.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave.

Për çdo kategori është përcaktuar një vlerë minimale nën të cilën automjeti nuk mund të zhdoganohet, pavarësisht çmimit të deklaruar nga importuesi.

Po ashtu, janë rritur kufijtë minimalë edhe për kamionçinat, furgonat dhe kamionët, në varësi të kapacitetit mbajtës.

“VlerĂ«simi i automjeteve me vit prodhimi para vitit tĂ« fundit tĂ« publikuar nĂ« kĂ«to buletine dhe site nuk mund tĂ« llogaritet mĂ« pak se çmimet e pasqyruara, si mĂ« poshtĂ«:

Për autoveturat çmimet janë:

a) deri në 1400 cc jo më pak se 162 500 lekë;

b) mbi 1400-1900 cc jo më pak se 250 000 lekë;

c) mbi 1900-2500 cc jo më pak se 406 000 lekë;

d) mbi 2500-3000 cc jo më pak se 500 000 lekë;

e) mbi 3000-4500 cc jo më pak se 625 000 lekë;

f) mbi 4500 cc jo më pak se 1 000 000 lekë.

Për kamionçina, furgona dhe kamionë, sipas kapacitetit mbajtës çmimet janë:

a) deri në 1.5 tonë jo më pak se 500 000 lekë;

b) nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se 750 000 lekë;

c) nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se 1 062 500 lekë;

d) nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1 250 000 lekë;

e) mbi 15 tonĂ« jo mĂ« pak se 1 500 000 lekĂ«.”.

(A2 Televizion)

Lekaj: Rahoveci i qëndron besnik vizionit të Aleancës dhe numrit 129



Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Pal Lekaj, ka deklaruar se tubimi përmbyllës i AAK-së në Rahovec u shënua nga përkrahje e fuqishme për Aleancën dhe kandidatët e saj.

Lekaj tha se Rahoveci ka dëshmuar edhe një herë se qëndron krah Aleancës, duke e cilësuar këtë komunë si një bastion të vizionit të punës dhe zhvillimit.

“Sonte, nĂ« tubimin pĂ«rmbyllĂ«s tĂ« AleancĂ«s nĂ« Rahovec, morĂ«m pĂ«rkrahje tĂ« fuqishme, ashtu si çdo herĂ« nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« qĂ« ka dĂ«shmuar se qĂ«ndron krah nesh. Si gjithmonĂ«, mĂ« nderuan me pritjen dhe pĂ«rkrahjen e tyre, tĂ« cilĂ«n do ta kthejmĂ« me punĂ« dhe projekte tĂ« mĂ«dha”, ka shkruar Lekaj.

Ai theksoi se Rahoveci, nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi, i qëndron besnik vizionit të Aleancës dhe mbështetjes për numrin 129 në zgjedhje.

“Faleminderit Rahovec”, pĂ«rfundoi Lekaj, duke shprehur mirĂ«njohje pĂ«r mbĂ«shtetjen e qytetarĂ«ve.


Kurti: Fabiks, investim 500 mijë euro nga mërgata në Kosovë



Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti ishte pjesë e përurimit të kompanisë Fabiks.

Ky investim nga mërgata në Kosovë është në vlerë prej 500 mijë eurosh, ka bërë të ditur ai.

Kjo kompani do të merret me prodhimin e elementeve sanitare nga çeliku dhe alumini, sistemeve montuese GIS, kornizave teknike si dhe konstruksioneve për ndërtim modern, për tregun zviceran dhe evropian.

Kurti theksoi se Qeveria do të mbështes bizneset e mërgimtarëve, të cilat operojnë në Kosovë.

Ai i konsideroi investimet e diasporës si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, si dhe mundësi për vende të reja pune edhe për qytetarët e Kosovës.

Gjendje në pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova



Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po vërehet qarkullim kryesisht normal, me pritje të shkurtra si për automjete ashtu edhe për kamionë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara sot.

Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve sillen nga 3 deri në 5 minuta, pa krijim kolonash. Situata është e njëjtë edhe për qarkullimin e kamionëve, ku pritjet janë minimale dhe pa vonesa.

Përjashtim bën pika kufitare në Jarinjë, ku për hyrje të automjeteve raportohen pritje prej 40 deri në 50 minuta, me kolonë rreth 500 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 5 deri në 10 minuta me kolonë rreth 20 metra. Për kamionët në këtë pikë, qarkullimi mbetet normal.

Në pikat e tjera si Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, nuk raportohet për kolona apo pritje të zgjatura.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në kufi, veçanërisht gjatë orëve të pikut dhe festave.

KËTU mund ta shikoni pĂ«rditĂ«simin e fundit.

❌