Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sondazhi i Sinjalit për zgjedhjet e 28 dhjetorit – cila parti po prinë, ja çka zbulon rezultati deri më tash

Gazeta Sinjali ka realizuar një sondazh për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke e pyetur opinionin publik: “Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet më 28 dhjetor?”.

Sipas sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me një mbështetje prej 56% të votave, që përkthehet në 3,790 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta, me 25% të votave (1,705 vota), e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15% të votave (1,017 vota).

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka një mbështetje shumë më të ulët, me vetëm 3% të votave (228 vota).

Këto rezultate mund të ndryshojnë deri në momentin e zgjedhjeve, por ky sondazh tregon tendencat e momentit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LVV doli e para në zgjedhje, pasuar nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sondazhi i Sinjalit për zgjedhjet e 28 dhjetorit – cila parti po prinë, ja çka zbulon rezultati deri më tash appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Votimi familjar është i ndaluar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të enjte ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i ndaluar.

Përmes një postimi në facebook, KQZ ka thënë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale. 

Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë“, vazhdon reagimi. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Votimi familjar është i ndaluar appeared first on Sinjali.

Shqipëri, arrestohet zjarrfikësi i cili përdorte lokalin për të shitur drogë

Operacioni policor i koduar “Aktiviteti” ka përfunduar me sukses në Pogradec, duke çuar në arrestimin e një 54-vjeçarit, Luan Sulstarova, zjarrfikës në Bashkinë e Pogradecit , i cili përdorte lokalin që kishte në administrim për të shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në lokal, policia sekuestronte një sasi kanabisi, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se rrjedhte nga aktiviteti kriminal, si dhe dy aparate celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në procedurat e mëtejshme.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Menjëherë pas arrestimit, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, vendosi pezullimin e Sulstarovës nga detyra, derisa hetimet të përfundojnë dhe rrethanat e plota të zbardhen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëri, arrestohet zjarrfikësi i cili përdorte lokalin për të shitur drogë appeared first on Sinjali.

AUV: Qumështi “Aptamil AR 1” i sigurt për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se qumështi për foshnja “Aptamil AR 1” është konsideruar i sigurt për konsum dhe mund të vihet sërish në shitje.

Sipas njoftimit, pas ndalimit të përkohshëm të këtij produkti, janë kryer teste laboratorike shtesë që kanë treguar se qumështi plotëson të gjitha kriteret e sigurisë ushqimore.

AUV sqaron se masa e ndalimit ishte vetëm një masë parandaluese, e ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin publik, pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian lidhur me dyshime për praninë e një bakterie në një seri të produktit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Agjencia gjithashtu konfirmon se do të vazhdojë monitorimin e produkteve ushqimore, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AUV: Qumështi “Aptamil AR 1” i sigurt për konsum appeared first on Sinjali.

Ambasada e SHBA-së përcjell urime Krishtlindjeje për qytetarët e Kosovës dhe botën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përcjellë urime me rastin e festës së Krishtlindjes për besimtarët e krishterë.

Përmes një mesazhi urimi, Ambasada amerikane ka uruar festë të gëzuar për të gjithë ata që e kremtojnë Krishtlindjen, si në Kosovë ashtu edhe kudo në botë.

Urojmë Krishtlindje të Gëzuar për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe anembanë globit”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e SHBA-së përcjell urime Krishtlindjeje për qytetarët e Kosovës dhe botën appeared first on Sinjali.

Deklaratë bombë nga Alba: Flokët e shtuara deri në 15 mijë euro?

Alba Pollozhani, banorja e Big Brother VIP Kosova 4, ka deklaruar se flokët e saj të shtuara kanë kushtuar 12 mijë deri në 15 mijë euro.

Gjatë një debati që e bënte me Beniten Alba tha se  tufa e fijeve ka kushtuar nga 120 euro deri në 150 euro.

Pas asaj se çka tha Alba, Edi dyshonte për çmimin e extensions, gjersa edhe Benita i thoshte “ec bre mos ia fut”. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deklaratë bombë nga Alba: Flokët e shtuara deri në 15 mijë euro? appeared first on Sinjali.

KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës të lejohet votimi edhe me dokumente të skaduara të Republikës së Kosovës.

Votuesit e regjistruar paraprakisht mund të identifikohen me letërnjoftim, pasaportë apo lejen e vozitjes”, njofton KQZ.

Ky vendim vjen pas evidentimit të disa rasteve në votimin e kaluar për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025, ku votuesit e regjistruar janë paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara.

Gjithashtu, KQZ miratoi vendime për qendrat e votimit, transportin e materialeve dhe autorizimin e stafit rezervë për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike appeared first on Sinjali.

Grabitje në Paris, postieri sulmohet dhe i vidhen bizhuteritë në vlerë 150 mijë euro

Një grabitje e dhunshme tronditi Parisin, kur një person sulmoi një postier që po shpërndante bizhuteri dhe i rrëmbeu një safir të çmuar me vlerë 150 mijë euro. Ngjarja ndodhi ndërsa postieri kishte ndaluar makinën dhe po shpërndante mallin.

Autori, i fshehur pas një furgoni të parkuar, e goditi korrierin papritur në kokë dhe i mori çantat që përmbanin bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, përfshirë safirin. Pas kryerjes së grabitjes, ai u largua me skuter.

Postieri, i cili pësoi lëndime, u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, Brigada Kundër Banditizmit ka nisur hetimet, ndërsa autori dhe bizhuteritë e vjedhura mbeten në kërkim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje në Paris, postieri sulmohet dhe i vidhen bizhuteritë në vlerë 150 mijë euro appeared first on Sinjali.

Policia e Tiranës aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë

Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”.

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre.

5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, shkruan TCH.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Tiranës aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë appeared first on Sinjali.

Drita mposht Prishtinën me rezultat 2:0

Është mbyllur ndeshja e prapambetur mes Dritës dhe Prishtinës, e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra kampione në fuqi, Drita, regjistroi një fitore bindëse 2:0 ndaj ekipit nga kryeqyteti, me të dy golat e realizuar gjatë pjesës së parë të takimit.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 25-të, kur Pëllumbi dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm dy minuta më pas, Ovouka dyfishoi epërsinë, duke vulosur shifrat përfundimtare.

Falë kësaj fitoreje, Drita ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë, katër më pak se lideri Ballkani.

Ndërkohë, Prishtina vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 30 pikë, tri më pak se skuadra nga Suhareka.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drita mposht Prishtinën me rezultat 2:0 appeared first on Sinjali.

62-vjeçarja nga Gjirokastra rrah burrin e saj

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

A2CNN ka raportuar se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K. Ç., banuese në qytetin e Gjirokastrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 62-vjeçarja nga Gjirokastra rrah burrin e saj appeared first on Sinjali.

Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë për ruajtjen dhe forcimin e kujtesës kombëtare.

Nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Spiropali theksoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend dhe duhet mbrojtur e kultivuar.

“Në këtë qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella – nga Shën Tereza te Pjetër Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumë figura të tjera – gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb”, deklaroi ajo.

“Puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike e bëjnë atë një shtyllë të rëndësishme të vetëdijes sonë kolektive.

“Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik”, shtoi ajo në një postim në Facebook

Spiropali vuri gjithashtu në dukje se gjuha shqipe na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

Kurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin për të rifilluar dialogu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është e vështirë të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës.

Ai ka theksuar përsëri mosrespektimin nga Serbia të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Kurti ka nënvizuar se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të përmirësohen, por ka shtuar se për rifillimin e dialogut, Serbia duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i akuzuar për organizimin e sulmit në Banjskë në vitin 2023. Ai ka shprehur shpresën që Bashkimi Europian, Franca dhe Gjermania do të ushtrojnë presion mbi Beogradin për të vepruar në këtë drejtim.

Kurti në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP përmendi lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Rusia do të vendoste të destabilizonte rajonin, “në marshimin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të mbështetet te Serbia si aleate.

“Dhe kjo është shqetësuese për vendin tonë. Por po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar që kjo të ndodhë”, u shpreh Kurti.

Kurti foli edhe për marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për pranimin e deri në 50 migrantëve nga vendet e treta, të cilët janë ekstraduar nga SHBA-ja. Ai bëri të ditur se deri më tani në Kosovë ka arritur vetëm një person.

“Ne nuk po kërkojmë ndihmë financiare në këmbim. Këtë po e bëjmë për ta ndihmuar SHBA-në, e cila është partnere, aleate dhe mike e jona”, tha Kurti, duke shtuar se nuk e përjashton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve të ngjashme edhe me shtetet evropiane.

The post Kurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin për të rifilluar dialogu appeared first on Sinjali.

Pasaporta kosovare shënon progres në Indeksin Henley, renditet e 62-ta

Nga vendi i 101-të sa ka qenë në vitin 2023 Kosova tashmë së fundi ka shënuar progres në Indeksin e Pasaportave Henley, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht.

Në bazë të këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës.

Nëse e bëjmë një krahasim edhe me vitin e kaluar, ky është një përmirësim kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor.

Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.

Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike.

Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pasaporta kosovare shënon progres në Indeksin Henley, renditet e 62-ta appeared first on Sinjali.

Ky është çmimi marramendës i dy vilave që bleu Cristiano Ronaldo në Detin e Kuq  

Cristiano Ronaldo po vazhdon të zgjerojë portofolin e tij të pasurive të patundshme luksoze, këtë herë në Detin e Kuq, në Lindjen e Mesme.

Ylli i Al-Nassr dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë blerë dy vila luksoze  në ishullin e izoluar Nuhuma, vetëm 25 kilometra larg bregdetit të Arabisë Saudite.

Çmimi i tyre total shkon rreth 8.2 milionë euro, me secilën vilë që kushton rreth 4 milionë euro.

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të investojë në pasuri të patundshme luksoze, këtë herë në zemër të Detit të Kuq, në Lindjen e Largët.

Këto dy vila janë të ndërtuara buzë detit, të pozicionuara për të formuar një “unazë” mbresëlënëse, duke ofruar privatësi absolute.

Rezidencat specifike janë pjesë e një projekti luksoz, të projektuar nga arkitekti i famshëm britanik Norman Foster, dhe janë të arritshme vetëm me anije ose hidroplan, pasi vizitorët mbërrijnë fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Detit të Kuq aty pranë.

Sipas informacionit, një rezidencë ka tre dhoma gjumi për përdorim familjar, ndërsa e dyta ka dy dhoma gjumi dhe është menduar për mikpritje.

Zona më e gjerë e ishullit pritet të përfshijë një fushë golfi, restorante me kuzhinë të lartë dhe një total prej 11 resortesh luksoze në vitet e ardhshme.

Kjo blerje vjen si një vazhdim i natyrshëm i kontratës së re të superyllit portugez, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me fitime që arrijnë në 575 milionë euro, një shumë që i lejon atij të investojë në prona të tilla pa u menduar dy herë.

Në deklaratat e tij, Ronaldo thuhet se e përshkroi ishullin si një vend me qetësi absolute dhe bukuri natyrore, duke theksuar se që nga momenti i parë ai dhe Georgina ndjenë një lidhje të veçantë me peizazhin.

Për CR7, luksi tani kombinohet me izolimin, privatësinë dhe cilësinë e jetës, elementë që ai duket se po i kërkon gjithnjë e më shumë jashtë fushave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është çmimi marramendës i dy vilave që bleu Cristiano Ronaldo në Detin e Kuq   appeared first on Sinjali.

Shqipëria pranon sistemin ‘Javelin’, Vengu: Kosova dhe Shqipëria, pjesë e ndihmës ushtarake amerikane

Njësoj si Kosova edhe Shqipëria në prag të Vitit të Ri ka përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse me marrjen e sistemeve raketahedhës Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një ndihmese për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Ministri i Shqipërisë i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka vërë të ditur se kjo mbështetje rrit nivelin e parandalimit, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Vengu përmes një video ka konfirmuar se tashmë veçse ka përfunduar dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin, dhe duke theksuar se ndihmesa përfshin edhe Kosovën, në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara.

“Sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin dhe Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi me SHBA-në, përfshirë edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme”, u shpreh ministri.

Sipas Vengut, rëndësia e këtij zhvillimi qëndron në 3 aspekte kryesore.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes tha se së pari, bëhet fjalë për një kërkesë të kahershme të Forcave të Armatosura, e cila më në fund po konkretizohet.

Së dyti, ky bashkëpunim konfirmon rolin kyç të Shteteve të Bashkuara në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë. Ndërsa, si aspekt të tretë, ministri veçoi rëndësinë e aftësimit të personelit ushtarak për përdorimin e sistemeve dhe teknologjive moderne.

“Janë sisteme antitank që mund të përdoren edhe për neutralizimin e kërcënimeve në distanca të shkurtra, ndërkohë që kanë një domethënie të trefishtë për sigurinë dhe profesionalizmin e forcave tona”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes nuk dha detaje për numrin e raketahedhësve të pranuar, por bëri të ditur se gjatë vitit 2026 pritet edhe një dërgesë tjetër e këtyre sistemeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria pranon sistemin ‘Javelin’, Vengu: Kosova dhe Shqipëria, pjesë e ndihmës ushtarake amerikane appeared first on Sinjali.

45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për rritje të çmimit të ujit

Zëdhënësja e Kompanisë rajonale të ujësjellësit Prishtina “KRU Prishtina“, Arjeta Mjeku ka folur lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të ujit.

“Ne kemi bërë kërkesë për rritje të çmimit të ujit për shkak të shpenzimeve operative, shumë gjërave të tjera, por ka mbetur autoriteti rregullator për shërbimet e ujit të vendos se a do të ketë apo jo rritje të çmimit të ujit dhe gjithçka mbetet tek ta”, tha ajo për rtv21.

Mjeku përmendi edhe shumë e borxheve të cilat i kanë qytetarët “KRU Prishtinës“.

“Uji nuk ka qenë i shtrenjtë, por produkti më i lirë dhe më i vlefshëm që e kemi në Kosovë, uji është më i liri, por qytetarët edhe pse e mbajmë kështu 45 milionë euro janë borxhet”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për rritje të çmimit të ujit appeared first on Sinjali.

Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

“Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Përjashtohen gjashtë deputetët e PD-së pas kaosit në Kuvend

Sekretariati i Etikës vendosi këtë të martë të përjashtojë me 30 ditë 6-të deputetë të PD pas kaosit që krijuan të enjten në seancën plenare.

Masa ndëshkuese për:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Flamur Noka

5-Elda Hoti

Klevis Balliu

Kurse për 24 të tjerë, Etika vendosi tërheqje vëmendjeje, shkruan Abcnews.

Sekretariati i Etikës u mblodh me kërkesë të Partisë Socialiste dhe tashmë pas ndëshkimit, sherrxhinjtë e Parisë Demokratike nuk do mund të marrin pjesë në jetën parlamentare për 30 ditë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përjashtohen gjashtë deputetët e PD-së pas kaosit në Kuvend appeared first on Sinjali.

Qendrat për Pajisje me Dokumente zgjasin orarin për t’u shërbyer qytetarëve gjatë festave

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve deri në ora 18:00.

Kjo zgjatje e orarit vlen për periudhën 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026, në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Në njoftim thuhet se “dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur”.

Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre”.

“Agjencia për Regjistrim Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, kanë bërë të ditur nga MPB.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qendrat për Pajisje me Dokumente zgjasin orarin për t’u shërbyer qytetarëve gjatë festave appeared first on Sinjali.

❌