Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB

Nga Frrok Çupi

Hapen çantat dhe nxorën një gjë që nuk mund të shihej me sy të lirë. Ishte vetëm një mjet i vogël i quajtur USB, aq i vogël. Me atë mjet kishin ardhur të arrestonin zëvendës kryeministren Balluku.

Ironi e bën fati, por s’ishte ashtu. Tre prokurorë të SPAK kanë zbarkuar dje në Kuvendin e Shqipërisë, të ngarkuar me një  peshë aq të vogël sa e mban bleta në fluturim. Ishte një USB. Ata e demonstruan sendin sa një gisht të vogël misterioz. Gati- gati si një stilolaps pistoletë që ishte përdorur 15 vjet më parë për vrasjet para selisë së qeverisë.

Deputetët që pritën prokurorët nuk u tremben. Ata kanë besim se SPAK nuk vret pa paralajmërim. Por u tmerruan kur prokurori shpalli se brenda në atë send të vogël e misterioz, sa një fishek, ndodheshin 16 mijë faqe të shkruara. Janë akuza, dëshmi, përgjime, thashetheme, fjalë kafenesh, inate grash për burrat e burrash për gra… Të gjitha zënë 16 mijë faqe letër sikur misteri i mbledhur kulaç në usb të printohej diku.

Trembja e parë erdhi për nga volumi i madh i dokumenteve që duheshin lexuar. Aty ka deputetë që në jetën e tyre nuk kanë lexuar as 16 mijë shkronja. Por edhe nuk mund të fajësohet askush. 16 mijë faqe mund të lexohen për njëmijë ditë, që i bie të paktën tre vjet. Vetëm fashikujt me thashetheme dhe sharje mund të lexohen kollaj. Janë dokumente spiunësh, akuzuesish, dallkaukësh, politikanësh, skërmitës…

Këtë lloj letërsie nuk ka djalë nëne që e lexon.

Trembja tjetër, po sikur të humbë ndonjë faqe nga 16 mijë?! Në burg e kanë vendin kush e humb. Njëri nga deputetët që e parashikoi humbjen e disa fashikujve gjatë kohës që do të jetë duke i fshehur nga gruaja në shtëpi, gjeti një shpikje. Iu tha kolegëve se ka lexuar një libër nga Lufta e Dytë, ku korrieri partizan që ra në pritë armike, i hëngri letrat e shkruara që i kishin dhënë në Shtab.

“Po i humbët dokumentet, thoni që i keni ngrënë. S’ka ç’u bën SPAK se iu mbron populli për moral të lartë”, tha ai. Frika e tretë që i zuri ishte hamendja ‘sikur të jenë dokumente bosh’, domethënë pa prova dhe SPAK po bën një eksperiment si dikur me alarmet për sulme bërthamore.

Deputetet u vunë në dilema të mëdha. Zëvendës kryeministre e vendit, të cilës i kanë dedikuar një kryevepër me 16 mijë faqe, tani ndodhet më e çliruar se deputetët. As vetë Ana Kareninës nuk i kushtoi kaq shumë fletë romani Tolstoi; madje 30 herë më pak.

Ka pasur burra më të fortë në botë që janë trembur nga mijëra faqe me dokumente. Madje shtete janë tmerruar. Ja ku kemi Britaninë e Madhe…

Britania e Madhe nuk i duroi ‘prokurorët e SPAK’ dhe u thye. Ishulli i famshëm Anglosakson u detyrua të dalë nga radhët e  Bashkimit Europian për arsye edhe të shumësisë së faqeve me ligje dhe akte të tjerë. Ishullorët bënë ‘harakirin’ me emrin Brexit, por nuk pranuan të lexojnë 16 mijë faqe.

Bashkimi Europian ka gjithsej  19 mijë ligje dhe akte të tjera juridike. I bie që të jenë mjaft më pak se 16 mije faqe të SPAK. Por ama, Britania e Madhe nuk duroi t’i lexonte të gjitha. Kjo është ironia e botës.

-I quit!,- tha vetë Britania para marrëzisë me mijëra faqe, mjerisht të shkruara nga prokurorë e hetues.

 

The post Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB first appeared on JavaNews.al.

Këta me kokrrën e ullirit dolën para pasqyrës

Deputetet e PD që në mëngjes morën armët e gjahut dhe dolën për kësmet. Kur u afruan sallës së Parlamentit, aty iu ndez gjaku. U erdhi ndërmend ‘Gjahu i Malësorëve’, i Kristoforidhit. Ngjarja është e fillimit të shekullit të kaluar.

Gjahtarët i ngjiten Tomorrit. Nis gjuetia:

“Ty, ty,ty! Ty, ty, ty! (bie trumbet’ e bririt). Ha, ha, ha! (ndërsejnë qentë). Kam kum, kam kum, kam kum! (lehin qentë). Taf tuf! Taf tuf! Taf tuf! (kërcasin pushkët). -Prite, or ti! -Prite! Taf tuf! Qit! Qëllo! Mos e lësho!”.

Deputetët, pas 125 vjet e gjetën veten në të njëjtën pozitë. Po gjuajnë për pushtet. Nisi t’u ndrisë fytyra. E morën qeverinë. Turli prej tyre i vunë ndenjëset në ndenjëset e ministrave dhe u ndjenë njerëz pylli të përkëdhelur.

Edhe një herë tjetër, shumë më fuqishëm, e kishin ndjerë veten në 14 shtator 1998. E morën pushtetin. Pushtuan selinë e qeverisë. Edhe ministrinë e Brendshme dhe ministrinë e Drejtësisë. Morën tanket e Gardës dhe sulmuan ambasadën amerikane.  Harruan arkivolin në shkallët e selisë së qeverisë. Pushtuan selinë e Televizionit Shqiptar. Dhanë lajmin se ‘e morën qeverinë’.

Sot e morën prapë. Disa preje tyre u ulën në ndenjëset e ministrave. Disa të tjerë nuk kuptonin a do të ishin të gjithë ministra apo jo. Dhe rrinin e vështronin. Muli me shokë tërhiqte si kau në parmendë. Me sy andej nga ndenjëset, por s’i dihet cilën ndenjëse kërkonte secili. Bosi i tyre kënaqej me veset e vjetra dhe përkëdhelte dërrasën e foltores. ‘Ah moj virane, të të kisha edhe një herë!?’. Një orë të tërë i foli foltores duke e përkëdhelur si në një ëndërr gjuetie. Të tjerët me zjarre dhe ‘Ham, hum. Ham, hum’.

Në fund, kur e panë veten ‘lakuriq’ u mbërthyen palltosh dhe u zhdukën nga fusha e gjuetisë. PD është një lukuni dhe nuk i dihet në cilin drejtim e merr ana për në gjueti.

Ikën shpejt. Dikush, ndoshta bosi, u bëri me sinjalin e bririt ‘Ty ty! Ikni sa më shpejt”.

Ishte vonë. E kishin ngrënë kokrrën e ullirit. Kishin dalë para pasqyrës. Socialistët, që Arbnori i quante ‘specialistë’, i kishin joshur si pula në kokra misri  për pushtet dhe vjedhje!, dhe i vunë para pasqyrës. Socialistët bënë punën e tyre në sallën e Parlamentit.

Ndërsa këta i treguan botës se ja cilët janë, një lukuni pa tru, pa ligj, pa politikë. Vetëm epshe për ndenjëse. Sikur të mos e kishin ngrënë ullirin, vallë si do të bindej Europa qytetare se ka edhe këtë lloj parlamentarë

I nxorën bojën edhe Drejtësisë Speciale. Drejtësia speciale ka qindra pasqyra si këto, por asnjë herë nuk i ka hetuar as gjykuar. Tani nuk ka më nevojë që SPAK të gjykojë krimin e këtyre; gjykon qytetaria e vendit dhe vetë institucionet e Europës.

Në atë moment kryeministri u ndodh vetëm 100 metra distancë ajrore. Ai bënte gati valixhet për një udhëtim në Europë. Sapo u kthye nga Brukseli, sot në Hagë. Udhëtimi sot ka të bëjë me një gjueti tjetër: Të shihen sy më sy me heronjtë e Çlirimtares së Kosovës, Thaçi e tre të tjerë. Dhe më në fund të bëhet gati kthimi i tyre në atdhe.

Dabëllhanja e Parlamentit paska qenë vetëm një ‘kokërr ulliri’ për PD.

Shteti bën armiq

Nga Frrok Çupi

Këto që ndodhën këto ditë, madje qysh kohë më parë, kanë shfaqur një pështjellim arsyetimesh. Mes të cilave, që tani po merr më shumë hapësirë, është arsyetimi se ‘Ramën po e hanë të tijtë’.

Kjo është edhe e vërtetë.

Cilët janë ‘të tijtë’?

I bie të jetë zonja Balluku, që sipas mendjeve që nuk presin të vërtetohet e drejta, zonja është ‘e korruptuar’. Dhe është vërtet numri Dy, e zgjedhur prej Ramës.

I bie të jetë Erjon Veliaj, tanimë i paraburgosur. As rreth Veliajt, një vit po bëhet, nuk ka akuzë.

I bie që mes ‘të tijve‘, të jenë disa nëpunës të administratës, akuza ndaj të cilëve është vërtetuar në gjykatë dhe ata po vuajnë dënimin. Ose janë duke u fshehur nëpër bush-et e botës.

Sipas arsyetimit se këta janë ‘të Ramës’, i bie që edhe prokurori i SPAK, edhe gjykatësi i GJKKO, edhe hetuesi ‘me patllake’ i BKH, të jenë ‘të Ramës’. Më së shumti janë këta që e meritojnë të quhen ‘të tijtë’. Vetëm në qeverisjen e Edi Ramës, njerëzit e trupave të Drejtësisë u vunë në pozitën: ‘Hetoni dhe jepni drejtësi sipas të Drejtës. Jeni zot i vetvetes’. Veç këtyre, hetues, prokurorë e gjykatës të Speciales, paguhen me paga marramendëse, rreth katër herë më të lartë se presidenti i Republikës. Rama ua firmos pagat. Atëherë, si nuk qenkan ‘të tijtë’?.

Por duhet ndarë mirë vija se pse qenkan ‘të tijtë’?.

Shteti do të ketë paga, zyrtarë dhe prokurorë.

Secili e kryen veprën për qejfin e tij. Merrni një kohë shumë të kaluar, diktaturën. Edhe atëherë hetues a prokurorë aq të kontrolluar, i bënin gjëmën tjetrit. Gjuanin ose njerëz të goditur politikisht, ose gra të bukura. Vetë diktatori detyrohej të korrigjonte aktet monstruoze të hetuesve. Në vend të mësueses së lakmuar që i ishte nxirë jeta, në qelinë e saj urdhërohej burgosja e hetuesit dhe e prokurorit shkaktarë.

Këto nuk e bëjnë gjënë më të turbull, por e bëjnë më të qartë se ‘të kujt janë xhahilët’?.

Këta janë kaq ulët në vlerë, saqë nuk janë as të atij, as të këtij. Ata janë të vetvetes në çdo gjë. Në tundim pasuror, në epshe, në ngrefosje, në inate. Një hetues me patllake, për shembull, i ngjan shumë një xhandari në periudhën e  xhandarmërisë. Ky vdiste për një pushkë që ta varte krahut dhe të kërcënonte gjithë fshatin.

Kohët nuk ndryshojnë për tundimet e njeriut.

Këta janë në armiqësi me shtetin, nuk janë ‘të Ramës’. Rama, si kryeministër, do të donte që xhandari të mos trembte natën pulat e fshatarëve; sepse i bie të bëhet barrë e shtetit. Edhe të korruptuarit korruptohen për qejfin e tyre, por rëndojnë shtetin.

Është tundim i madh të kesh duart në shtet. Shteti ka pasuri, ka para, ka mjaltë, ka makina, ka ngrefosje. Ky është shteti. Shteti bën armiq, sepse të gjithë tundohen para shtetit.

Edhe këta të Drejtësisë tundohen para shtetit. Këta duan para dhe pushkë. Edhe ligjin e marrin si pushkë. Me ato armë gjuajnë kundërshtarët. Madje gjuajnë edhe për qejf një grua që nuk ua vërshëlleu. A nuk ndodhi kështu me zonjën Balluku, zëvendës kryeministre? Ajo fitoi të Drejtën në Gjykatën Kushtetuese, atje lart. Këta prokurorët, poshtë, gjuajnë me gurë dhe e tërheqin për në burg sepse duan të nxjerrin inatin.

Këta janë armiq të shtetit. Jo sipas atij konceptit të kahershëm, por sipas konceptit se shteti prodhon armiq. Është i destinuar.

Po si të bëhet?

T’i hiqet e drejta shtetit që të bëjë armiq? Bie o në mashtrim o në diktataurë. Atëherë ky ‘shtet’ do të ishte një monstër. O shtet i kësaj epoke ku korrupsioni zë vend, pranohet se ekziston, por vetë shteti dhe Drejtësia e luftojnë. Ose një shtet që ‘nuk ka fare korrupsion’. Domethënë o nuk ka armiq

Shteti real ka armiq dhe i pastron.

Shteti që nuk ka korrupsion dhe armiq, ky nuk ekziston në planetin tonë.

Atëherë më e mira është të luftohet korrupsioni dhe të lirohen armiqtë nga makthet. Siç po ndodh.

The post Shteti bën armiq first appeared on JavaNews.al.

Të paktën na i kurseni dabëllhanet e festave me këta “heronjtë” e rremë

Nga Frrok Çupi

Dje, në 8 dhjetor, u bë prapë një dabëllhane e shëmtuar kushtuar ditës së Rinisë. Edhe legjislativi shqiptar ka votuar një ligj që e shpall ditën e 8 dhjetorit, për çdo vit, si ditë feste e pushimi. Duket sikur askush në këtë vend nuk pushon as për një kafe dhe duhej një sebep për të mos punuar.

Po çfarë është ndërtesa e Legjislativit tonë ku u shpall festa? Meqë ra fjala.

Në radhë të parë kjo është ndërtesa ku rinia e 8 dhjetorit fitoi dy beteja të mëdha. Beteja e parë, e ditës së pushimit.

Një betejë tjetër, para kësaj, regjistrohet sa herë ‘të bijtë’ e asaj rinie revolucionare vijnë me ura zjarri dhe duan ta djegin Parlamentin e qytetin.

Po vërtet, çfarë është gjithë kjo dabëllhane me rininë 1990?

Disa prej këtyre të rinjve mezi presin të mblidhen në 8 dhjetor, thuajse si në mbrëmjet e maturës. Disa prej tyre mungojnë, disa janë bërë gjyshër, disa kanë harruar çfarë ka ndodhur atë ditë dhe të tjerë ndihen në faj pse e bënë atë që bënë.

Këta ishin të gjithë banorë në qytetin e Studentëve, që i bie se ishin të gjithë të ardhur në Tiranë sa për shkollë e ktheu pas. Kjo ardhje periferike në ‘revolucionin e rinisë’ e bënte të nesërmen e vendit edhe më të shtrembër, të rrezikshme dhe fshatare. Revolucionet fshatare ia kanë bërë të zezën çdo vendi ku kanë ndodhur.

Po që ishin të gjithë ‘bij të Partisë’, sepse të gjithë kishin biografi të mirë mjaftueshëm sa për të studiuar në universitet. Me këtë rast këta po shkelnin mbi nderin që u kishte bërë partia (sipas logjikës së kohës). Por më e dhimbshme se po shkelnin mbi kujdesin dhe investimin e prindërve që i faleshin partisë pse u kishte marrë fëmijët në shkollë. Ata të shkretë mburreshin nëpër fshat se ishin ‘dikushi’.

Kur plasi bomba në Tiranë, në 8 dhjetor, një ditë pas- në datë 9 dhjetor- ja si sot, prindërit e tyre u mblodhën në qytetin e Studentëve dhe i kapën ‘për zhelesh’ fëmijët e tyre direkt për në shtëpi. Kap ça të gjesh!, se jo të gjithë u dolën përpara prindërve.

Ja kaq. Diktatura komuniste ra, sepse ra si kudo. Kur ra diktatura, studentët nuk ishin më në qarkullim. Forca të tmerrshme që prisnin zjarrin e rinisë, këta kapën urët e flakëve dhe dogjën vendin. E dogjën, e shëmtuan, e varfëruan, vranë njerëz më shumë se në Luftën e Dytë, vranë pa ligj, grabitën pasurinë e popullit, shëmtuan edhe fjalën ‘liri’. Në vend të socializmit u ngrit shoqëria e kaosit dhe e dhunës.

Prej 45 vjet nuk po dalim nga ajo baltë e nga ajo e shpifësirë që u krijua.

A e bënë vetë të rinjtë? Të rinjtë e revolucionit as e njohin njëri tjetrin; sot nuk mund të dëshmojnë për ata që u kapën në krime. Por më së shumti, të rinjtë e dhjetorit u terën si vesa e mëngjesit. Shumica, vetë nuk bënë asnjë krim.

Por a do të thotë kjo se nuk morën peshën e kryqit mbi vete?!

Disa prej tyre sot dalin para kamerave me kuptimin “Na shikoni, ne jemi heronjtë”. Këtë të drejtë e kanë vetëm një herë në vit. Shefi i tyre mafioz që e dhunoi vendin, ai nuk i do më. Bën me sy e bën me vetull sa mbaron festa: “Mu zhdukni tani!’.

Po vallë a prapë t’u thuash ‘të pafajshëm’, aq më keq ‘viktima’?!

Jo, ata janë kthyer në njerëz të turmës dhe turma është turbinë e së keqes. Nga rini- në turmë, kjo është fatkeqësi, sikur nuk shkon. Dakord, bosi i të keqes 35 vjeçare është dikush tjetër. Por këta i bëjnë fresk dhe i shkojnë pas atij ‘dushmanit’, siç e thërrasin në Vlorë. E bëjnë këtë si njerëz hiç, si koti, si ‘askush’. Por e liga e askush-it është po aq e keqe sa e liga e prijësit shkatërrimtar.

Atëherë çfarë duhet bërë?

Të paktën të bëhet një resume! Të bëhen pyetje, në radhë të parë secili pyetje vetes. Dhe në fund të ‘gjyqit’ të vendoset se ‘boll me kaq festat për atë vepër të tmerrshme ndaj vendit’. Ndryshe nuk shërohet koha.

Dhe, e dyta çfarë duhet bërë:

Ta lënë mënjanë kurorën e heroizmit dhe të kuptojnë turpin që ndodhi me ‘veprën‘ e tyre këto tre dekada. Ajo sjellje nuk i solli asgjë të mirë vendit. Të paktën t’i kursejnë njerëzit edhe nga dabëllhanet e festave.

Mbaruan festimet e Rinisë? Haj tani, bëjmë resumenë

Frrok Çupi

Dje, në 8 dhjetor, u bë prapë një dabëllhane e shëmtuar kushtuar ditës së Rinisë. Edhe legjislativi shqiptar ka votuar një ligj që e shpall ditën e 8 dhjetorit, për çdo vit, si ditë feste e pushimi. Duket sikur askush në këtë vend nuk pushon as për një kafe dhe duhej një sebep për të mos punuar.

Po çfarë është ndërtesa e Legjislativit tonë ku u shpall festa?. Meqë ra fjala.

Në radhë të parë kjo është ndërtesa ku rinia e 8 dhjetorit fitoi dy beteja të mëdha. Beteja e parë, e ditës së pushimit.

Një betejë tjetër, para kësaj, regjistrohet sa herë ‘të bijtë’ e asaj rinie revolucionare vijnë me ura zjarri dhe duan ta djegin Parlamentin e qytetin.

Po vërtet, çfarë është gjithë kjo dabëllhane me rininë 1990?

Disa prej këtyre të rinjve mezi presin të mblidhen në 8 dhjetor, thuajse si në mbrëmjet e maturës. Disa prej tyre mungojnë, disa  janë bërë gjyshër, disa kanë harruar çfarë ka ndodhur atë ditë dhe të tjerë ndihen në faj pse e bënë atë që bënë.

Këta ishin të gjithë banorë në qytetin e Studentëve, që i bie se ishin të gjithë të ardhur në Tiranë sa për shkollë e ktheu pas. Kjo ardhje periferike në ‘revolucionin e rinisë’ e bënte të nesërmen e vendit edhe më të shtrembër, të rrezikshme dhe fshatare. Revolucionet fshatare ia kanë bërë të zezën çdo vendi ku kanë ndodhur.

Po që ishin të gjithë ‘bij të Partisë’, sepse të gjithë kishin biografi të mirë mjaftueshëm sa për të studiuar në universitet. Me këtë rast këta po shkelnin mbi nderin që u kishte bërë partia (sipas logjikës së kohës). Por më e dhimbshme se po shkelnin mbi kujdesin dhe investimin e prindërve që i faleshin partisë pse u kishte marrë fëmijët në shkollë. Ata të shkretë mburreshin nëpër fshat se ishin ‘dikushi’.

Kur plasi bomba në Tiranë, në 8 dhjetor, një ditë pas- në datë 9 dhjetor- ja si sot, prindërit e tyre u mblodhën në qytetin e Studentëve dhe i kapën ‘për zhelesh’ fëmijët e tyre direkt për në shtëpi. Kap ça të gjesh!, se jo të gjithë u dolën përpara prindërve.

Ja kaq. Diktatura komuniste ra, sepse ra si kudo. Kur ra diktatura, studentët nuk ishin më në qarkullim. Forca të tmerrshme që prisnin zjarrin e rinisë, këta kapën urët e flakëve dhe dogjën vendin. E dogjën, e shëmtuan, e varfëruan, vranë njerëz më shumë se në Luftën e Dytë, vranë pa ligj, grabitën pasurinë e popullit, shëmtuan edhe fjalën ‘liri’. Në vend të socializmit u ngrit shoqëria e kaosit dhe e dhunës.

Prej 45 vjet nuk po dalim nga ajo baltë e nga ajo e shpifësirë që u krijua.

A e bënë vetë të rinjtë? Të rinjtë e revolucionit as e njohin njëri tjetrin; sot nuk mund të dëshmojnë për ata që u kapën në krime. Por më së shumti, të rinjtë e dhjetorit u terën si vesa e mëngjesit. Shumica, vetë nuk bënë asnjë krim.

Por a do të thotë kjo se nuk morën peshën e kryqit mbi vete?!

Disa prej tyre sot dalin para kamerave me kuptimin “Na shikoni, ne jemi heronjtë!’. Këtë të drejtë e kanë vetëm një herë në vit. Shefi i tyre mafioz që e dhunoi vendin, ai nuk i do më. Bën me sy e bën me vetull sa mbaron festa: “Mu zhdukni tani!’.

Po vallë a prapë t’u thuash ‘të pafajshëm’, aq më keq ‘viktima’?!

Jo, ata janë kthyer në njerëz të turmës dhe turma është turbinë e së keqes. Nga rini- në turmë, kjo është fatkeqësi, sikur nuk shkon. Dakord, bosi i të keqes 35 vjeçare është dikush tjetër. Por këta i bëjnë fresk dhe i shkojnë pas atij ‘dushmanit’, siç e thërrasin në Vlorë. E bëjnë këtë si njerëz hiç, si koti, si ‘askush’. Por e liga e askush-it është po aq e keqe sa e liga e prijësit shkatërrimtar.

Atëherë çfarë duhet bërë?

Të paktën të bëhet një resume! Të bëhen pyetje, në radhë të parë secili pyetje  vetes. Dhe në fund të ‘gjyqit’ të vendoset se ‘boll me kaq festat për atë vepër të tmerrshme ndaj vendit!’. Ndryshe nuk shërohet koha.

Dhe, e dyta çfarë duhet bërë:

Ta lënë mënjanë kurorën e heroizmit dhe të kuptojnë turpin që ndodhi me ‘veprën‘ e tyre këto tre dekada. Ajo sjellje nuk i solli asgjë të mirë vendit. Të paktën t’i kursejnë njerëzit edhe nga dabëllhanet e festave.

The post Mbaruan festimet e Rinisë? Haj tani, bëjmë resumenë first appeared on JavaNews.al.

Fjalëtore!, thotë Mark Zefi për foltoren e Mirditës

Nga Frrok Çupi

Edhe pse ka profesionin inxhinier, Mark Zefi ka shkruar si një gjuhëtar ‘par excellence’. Sepse fjalëtorja është altari i fjalëve, jo i foljeve.
Por inxhineri nuk e ka përdorur në sensin e studiuesit të mirëfilltë. Ai shkruan: “Sonte për rreth 2 orë, kryetari i PD-s së mbetur Sali Berisha ishte në sallën e pallatit të kulturës “Gjok Beci” në Rrëshen, me fjalëtoren e tij nr 2’.

Edhe në fund të shkrimit, thotë: ‘Në këtë mënyrë “ASGJËJA” e Berishës në Mirditë mori atë që i takonte. Ndërsa Berisha që e msyni Mirditën me fjaltoren nr 2 për të gjetur lesh, iku i rruar dhe i qeth’.

Në këtë sens bëhet i plotfuqishëm varianti i fjalës ‘fjalëtore’, prurë nga inxhinieri.
‘Fjalëtore’ është një femnomen gjuhësor tipik në Mirditë. Fjalëtore, në të folmen krahinore vetëm Mirditë, nuk ka kuptimin e një stoli apo podiumi prej druri a prej metali ku del e flet dikush, qoftë politikan mashtrues ose edhe vetë Papa. Fjala ‘fjalëtore’, kuptimin e ka thuajse ajror, ose zanor, ose edhe qiellor për nga pesha emocionale që mbart. Kanuni i Lekë Dukagjinit e ka përdorur më specifikisht.

Në të folmen, edhe jashtë kanunore, fjalëtori është ai që ka marrë misionin të përhapë fjalë se çfarë ka ndodhur. Më së shumti, fjalëtori çon e merr lajme për vdekjet. Kur dikush vdes në një fshat prapa malit a prapa disa maleve, fjalëtori bën rrugë me orë e me ditë për të çuar lajmin te miqtë e të njohurit.

Me këtë sarkazmë e përdori fjalën Mark Zefi fjalëtoren, në vend të fjalës ‘foltore’. Marku, një profesionist i ndritur dhe burrë i drejtë e i sertë, ka qenë një nga aktivistët e parë për pluralizëm e demokraci. Por tani, vdekjen e Partisë Demokratike e shikon si një objekt për fjalëtorët.

Gjatë fjalëtores së Berishës në Rrëshen, ai e pa PD-në me fytyrë të zbehtë, pa jetë, shakllabane, kodra mbas bregut, mashtruese, me një lider që kishte ardhur të lutej në Rrëshen: ‘Më mbani mua, jo Salijanjin’.

-Siç përzumë Bashën, ashtu do ta përzëmë Salijanjnin!’, tha dikush që i rridhte nëpër hundë hajvanllëku dhe servilizmi. Ku e dinte ai se Basha e Berisha sot e kësaj dite i kanë punët më së bashku se kurrë, sidomos krimin e vrasjeve dhe të shërbesës ndaj të huajve që e e akuzuan kombin tonë për ‘trafik organesh’ te shtëpia e verdhë në Mat. Po aq dinte ai tipi, siç dinte armikun e klasës.

Saliu, pasi mbajti shënime mbi ‘perlat bajate’, nis të flasë…Njëkohësisht, që nga Korça, aktivisti demokrat Vrenozi, numëronte:

“E kemi dëgjuar këtë.., kaloje doktor… Edhe këtë e kemi dëgjuar disa herë…, kaloje. Eh, more Sali nga këto fjalime nuk vjen gjë!’.
Këtë pasazh Mark Zefi e quajti parti e vdekur, e denjë për fjalëtorë.

Dikush i tha Saliut se ‘ti ke në gji ata që hodhe në kanal. Sapo u ngordhi kali i Bashës, ata të erdhën ty’. Prapë del kali i ngordhur, ose parti e vdekur. Si për fjalorin kanunor ‘fjalëtor’.

-Largoje Flamurin, o Sali!’, thërriti njëri mes shamatës së admiruesve. Saliu tundi kokën; askush s’e di se kjo ishte me kuptimin ‘jepi ti, jepi…, vdes unë po largova Flamurin’. E gjitha ishte kuptim e moskuptim dokrrash.

Vetë Flamuri është një Sali prej dylli. Ka tiket e Saliut, ka mashtrimin e Saliut, ka lëvizjet dhe korrupsionin si të Saliut. Këta nuk e kuptonin se brenda broncit të monumentit Noka, fshihet i gjallë Berisha.

Si do ta rrëzonin njërin e të linin tjetrin?
Ndërsa për Edi Ramën vendosën se ‘nuk mund ta rrëzojnë as me vota, as me fjalë, as me pushkë’. Lere pra fare.

Marku, me siguri, e ka parë si skenë për fjalëtorin: “Shko e thuaju kan e kan se Partia demokratike ka dekë në Fushë- Lumthi’.

Ndoshta ishte fjalëtori i fundit.

The post Fjalëtore!, thotë Mark Zefi për foltoren e Mirditës first appeared on JavaNews.al.

Me siguri, Rama do t’i kthejë faqen tjetër Drejtësisë

Frrok Çupi

As që pritet tjetër gjë. E sigurt se Edi Rama nuk do të sillet si Drejtësia. Edhe kësaj here do t’i manifestojë parimësi, pavarësisht goditjes që i dhanë. Të vjen ndërmend sjellja e disa të urtëve përballë dëmeve që u kanë bërë në familje, tek thonë: ‘Ia lë në dorë Zotit!’’ .

Lordi i Edi Ramës, përballë absurdit, formulën kryesore ka ‘kthe faqen tjetër!’.  Dhe shiko përpara.

Gjithnjë kryeministri ka deklaruar se ‘Drejtësia ka punën e vet, ne tonën. Nuk ndërhyjmë, pranojmë vendimet e Drejtësisë’.

Por kësaj here, më shumë se kurrë, kryeministri i Shqipërisë ‘nga faqja tjetër’ ka një objektiv shumë të lartë. Ka bërë gati gjithçka që Shqipërinë ta ankorojë në Bashkimin Europian, që është ëndrra më e vjetër dhe më e lartë për kombin. Sot BE ka samitin e vet në Tiranë. Para qëllimit të madh kombëtar, Edi Rama me siguri që do të bëjë sikur nuk ndodhi gjë në ‘familjen e tij’. Ndryshe do të kacafytej me prokurorë e gjykatës që sot janë e nesër nuk janë, duke lënë në anë të rrugës qëllimin për në Bashkimin Europian, i cili është fat i përjetshëm.

Me sa duket nuk ka ndërmend, as kësaj here, që t’u japë shkas skeptikëve apo edhe nihilistë nëpër botë që duan të mbajnë si flamur të shkuarën e errët politike e juridike të vendit. Sikur një fjalë, sado të vërtetë, të thotë Edi Rama për padrejtësitë e Drejtësisë, ata andej dhe disa këtu do t’i suleshin: ‘Ja që ndërhyn në Drejtësi’.

Po të ishte në qeverinë belge apo holandeze, sigurisht që kryeministri  do të thoshte të vërtetat hapur për ndërhyrjet e Prokurorit dhe Gjykatësit në qeverisjen e vendit dhe në besimin e sovranit popull. Por jemi këtu, ku sapo tentohet të ngrihet një drejtësi normale. Kryetari i qeverisë është ‘i detyruar’ që të zbusë ose të durojë përbindëshin që rriti vetë’.

Nuk ke ç’i bën, ai tjetri përballë që është agresiv sepse është i dobët, ai do të cingërojë duke thënë ‘Ja, qeveria më preku!’.

Edhe këtë herë do të ndodhë që Edi Rama të kalojë nëpër ngushticat që i kanë krijuar vendimet e padrejta të Drejtësisë, për të çuar mesazhin në Bruksel.

Drejtësia e Re, kësaj here e goditi në krahun e djathtë të tij, në kokën e zëvendës kryeministres. ‘Balluku, pezullohet nga detyra1…’. Ky ishte urdhri. Më parë e kishte goditur te personalitete të tjerë politik të qeverisjes , duke mbërritur deri te kryetari i Bashkisë së kryeqytetit… Drejtësia ka vendosur të bëjë punët e kryeministrit, duke shkarkuar zëvendëskryeministren. Precedenti hap rrugë që të hënën të shkarkojë ministrat. Nga mesi i javës, sipas ‘të drejtës së precedentit’ gjykatësi dhe prokurori do të shkarkojnë presidentin e Republikës. Ndërsa një javë më vonë do të bëjnë sikur Shqipëria nuk ka as popull. ‘E shkarkuam’.

Disa vëzhgues po e quajnë një grusht shteti nga Drejtësia. Të tjerë kanë frikë se po nxiten atavizmat e një Shqipërie të prapambetur kur nuk e kishte mendjen nga Evropa por nga Lindja e Mesme. Të tjerë po flasin për defektet në ndërtimin e ‘Drejtësisë së Re’ si një kullë e vjetër me tunele të nëndheshme që marrin e japin me paratë e vjedhura nga zyrtarët e lartë gjatë këtyre 30 vjetëve.

Ligjvënësi nuk ia preu kanalet e pista ligj zbatuesit.

Sado të skajshme që duken, të gjitha paradigmat kanë baza reale. Përderisa Prokurori shkarkon nga detyra të zgjedhurit dhe të votuarit nga populli. Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, është e votuar dy herë: E para nga vetë sovrani për në altarin e mbajtësit të sovranitetit. E dyta, votuar për nënkryetare e qeverisë nga Parlamenti- si mbajtës i sovranitetit.

Megjithatë, Edi Rama, sigurisht do të kalojë nëpër ngushticë pa i lënë ‘të drejtë’ prokurorit që të hedhë edhe baltë, pas gurëve.

Burgu nuk është i mirë

Nga Frrok Çupi

Ka kohë që po flitet vetëm për burgje. Jo vetëm flitet, por duket se burgu është kthyer në energjinë që vë në lëvizje mullirin ku bluhen shumë gjëra: politika, bluhen krunde për pula dhe miell për të vobektët, thashetheme, ryshfete, fate për gjykatës e prokurorë, fatkeqësi për disa të tjerë…

Por burgu nuk është një mulli i mirë për ata që bluhen aty brenda. Për të tjerët edhe është i mirë.

Se po të ishte i mirë për këdo, sidomos i mirë për huliganët, gangsterët, të fortit dhe të korruptuarit…, atëherë nuk do të kishte ngelur vend në burg për ndonjë të vobektë ose hallexhi që e zuri halli në një konflikt për ujin në fshat.

Por ngaqë nuk është i mirë burgu, të fortit kandidatë për burg, fshihen në turmat që krijojnë njerëzit idiotë.

Besoj i vutë re dje në bulevardin e madh të Tiranës, një grusht me njerëz të hutuar. Atij grushti ia kishin vënë emrin herë ‘protestë’, herë ‘foltore’, herë ‘ne të lagjes rrëzojmë Ramën’. Secili nga emrat e ‘tubimit’ vinte në funksion të burgut. I zoti i turmës që është kandidat për në burg, herë i urrente ata që e rrethonin, herë desh t’u fshihej nën pantallona. Edhe kjo në funksion të burgut. Dje mori zarfin për në hetim, po dje u kthye në vendin e krimit, në Bulevard, ku mban mbi kurriz vrasjen e katër qytetarëve protestues paqësorë dhe plagosjen e 137 të tjerëve. Edhe pse erdhi në vendin e krimit, prapë është në funksion të burgut. Desh t’u thoshte viktimave se ‘prapë ashtu ua bëj’, por nuk guxoi për shkak të burgut.

Këtu në këtë bulevard ka kaluar gjithë historia moderne e Shqipërisë. Fashizmi dhe Komunizmi kaluan këtu, këtu kanë kaluar topa dhe arkivolë. Këtu ka kaluar edhe Ilia Erenburg, një gazetar i shquar sovjetik që tentoi t’i gëlltiste më vonë fjalët e mira që tha për kryeqytetin, por ishte e pamundur. Vini re, edhe ky gazetar i huaj, në mbiemër ka fjalën ‘burg’.

I zoti i kësaj ‘vakisë’ mbrëmë në bulevard u duk se herë i fliste Prokurorit si t’i lutej, herë turmës që e urrente pse i kishin ardhur në vaki. Çfarë po bëhet kështu: Tani janë ndërruar prokurorët e tij, apo është bërë burgu më luksoz!? Ndryshe pse ta thërrisnin për te vendi. Luhatjet logjike e bënin ‘të fortin e lagjes’ që të gëlltiste, si Eren-burgu, ditën e 21 janarit kur thuhet se dha urdhër për të vrarë njerëz protestues.

Ky është tmerri i burgut, kot thonë se ‘burgu është për burra’. Burgu do t’i zhburrërojë disa gangsterë që morën hije të lartë dhunuesi. Po të ishte burgu i mirë, as që kishte për tu ngritur ‘burri i botës’ me këmbë rrëshqanas e të dilte në vakinë e bulevardit. Por po të ishte ‘i mirë’, edhe këta mjeranët që u mblodhën në bulevard, nuk do të ishin kaq pak sa me gishta. Ngaqë burgu është shumë i keq, njerëzit atë ditë e lënë të para-burgosurin në fatin e vet. Pas pak do të nisin edhe t’i numërojnë gjynahet.

Njëri nga zyrtarët e kësaj turme, sapo doli nga burgu ka nisur fushatën për të marrë në dorë kryesimin e turmës. Këta e quajnë ‘parti’. Ai akoma e di se burgu të jep nder dhe të vë në krye.

U desh një mal i madh me akte, me ligje, me dëshmi, me prova…, për ta bërë gati si dhëndër drejt burgut këtë tipin që kryesoi mbrëmë foltoren në bulevard. Po të ishte burgu i mirë, ai do të shkonte me këmbët e tij. Ç’i ka parë syri i ka zënë dora deri më tani.

Veç kësaj, u desh që të burgoseshin dhjetëra zyrtarë të tjerë, nëpunës të shtetit e jo të shtetit. Pse? Për të praktikuar rrugën për ‘shefin e  pandëshkueshëm’. Tani erdhi momenti kur e kanë marrë përdore dhe po i thonë: ‘Hajde pra, nuk ka lezet. Ja shiko si shkojnë të tjerët në burg. Hidhe hapin edhe ti!’.

Kaq i vështirë është burgu; por më e tmerrshme vrasja e njeriut; as krahasohen. Kur autori i vrasjes shtetërore bën si trim, këtë e bën për të mitizuar burgun. Kinse ‘unë nuk pyes për burgun!’.

Këtë e bëjnë për të ngritur veten para viktimave.

The post Burgu nuk është i mirë first appeared on JavaNews.al.

Edhe këtë të premte po presim te varret

Nga Frrok Çupi

Të premten në ora dhjetë paradite kanë njoftuar se kryeministri që kreu vrasje shtetërore, do të paraqitet në Prokurori. Në 21 Janar 2011 qeveria vrau Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtaj. Asnjëri nga e

Asnjëri nga e njëjta krahinë me tjetrin, as vetëm gegë as vetëm toskë.

Kësaj të premteje mund të ndodhë.

A do të arrestohet kryeministri, a do të përgëzohet, apo do t’i merret qimja si ekzemplarë i rrallë për hetimin?…, këtë nuk e dimë.

Dimë që kurrë nuk u bind e kurrë nuk u hetua.

Mund të ndodhë që prokurorët ta vënë në makinë dhe ta dërgojnë te varret. Te varret mund të kryhet autopsia e dytë e viktimave; herën e parë u krye dhe doli se të vrarët ishin fajtorë. Viktimat kishin qëlluar mbi kryeministrin dhe e kishin kthyer në viktimë.

Të paktën kështu thanë prokurorë, hetues, mjekë dhe media.

Po presim te varret. Edhe kësaj here po presim.

Këtu, e kudo në botë, stinët e vrasjeve nuk janë vetëm katër; as vetëm një. Pardje u vra një nga më të shquarit në grupet mafioze të vendit. Ngjarja ka bërë bujën e dynjasë. Vrasja ndodhi mu në prehrin e monumentit të Nënë Terezës, në aeroportin e Rinasit.

Por kjo nuk është si vrasja shtetërore e 21 Janarit, mu në prehër të qeverisë., në bulevardin e madh të kryeqytetit.

Janë dy ligjësi: Mafiozët e kanë profesion vrasjen e njëri- tjetrit, kjo është ligjësia e këtyre të ‘Nënë Terezës’.

Ligjësia e dytë, domethënë e para, është vrasja mes dy grupimeve: Qeveri- Popull. Kjo është e ndaluar. Kur ndodh kjo, siç ndodhi në 21 Janar 2011, atëherë shembet bota, frymë njeriu nuk mbetet mbi dhè ose mbeten dhe jetojnë sis figura prej dylli. Zoti, me këtë rast, u del në ëndërr të gjithëve dhe u thotë “Kur ta gjeni drejtësinë për të vrarët nga qeveria, atëherë iu afroj në prehrin tim. Tani jeni në prehrin e  djallit’.

Por po ndodh e kundërta. Kush vritet në mafie, ai nderohet më shumë dhe fle i qetë ndër varre.

Prandaj po e presim kryeministrin vrasës atje te varret, me qëllim që edhe ai të shikojë me sytë e tij. Nëse nuk ia kanë marrë qimen.

Do të shikojë se si paguhet haku në mafie dhe se si shteti nuk ka kërkuar pagesë me drejtësi që nga 21 Janari 2011. Kush mund ta falte krahun e djathtë të Shullazit? Pak më vonë askush nuk fal këtë që vrau sot.

Por si u vra Gilmando Dani, mu në prehër të monumentit të shenjtores?! U vra pa vrarë asnjë kalimtar, asnjë varrë, asnjë njeri nga populli. Krahasoje me qeverinë në janar 2021. Halldupët e qeverisë, nisur që nga kreu, vunë mitraloza, kallashnikovë, snajper. Deshën të vrasin Edi Ramën, por vranë 137 plus 4 vetë të tjerë. Vetëm katër prej tyre shkuan në qiell, edhe pse qeveria ua futi plumbin të gjithëve, pa dallim.

Mafia është më e mirë se qeveria; ajo vret atë që ka për të vrarë. Qeveria i vrau të gjithë të gjallët, dhe tani qytetarët ecin si sende prej dylli.

Mafia e gjen menjëherë kush vrau cilin. E gjen edhe që nga Londra apo që nga Dubai. E ndjek në burg apo në varr dhe ia dëshmon veprën e kryer. E ndjek në avion, e zbret nga avioni, i kontrollon pasaportën, i njeh makinën, i del në rrugë dhe i thotë ‘ti je Gilmand!’.  Shteti nuk e bën këtë. Ka 14 vjet që nuk gjen vrasësin e 4 plus 137 vetëve që vrau në oborrin e qeverisë. Se kaq është numri i tyre sa i takon dorës vrasëse të shtetit. Edhe sikur vetëm një të ishte vrarë nga shteti, prapë po kaq prej dylli do të ishte qytetaria.

Edhe pse gjatë 14 vjetëve është rritur aftësia zbuluese e shtetit ndaj krimit deri 95 për qind, vrasja e 21 janarit ka mbetur te 5 përqindëshi që nuk zbulohet. Mafia, në këtë rast, është njëqind herë më e bekuar.

Përveç dy ligjësive të para qeveri- mafie, që do të zbulohen të premten te varret, është edhe e treta:

E treta është se qeveria e vitit 2011 ishte edhe shtet edhe mafie.

The post Edhe këtë të premte po presim te varret first appeared on JavaNews.al.

Ku janë varret e artistëve?!

Nga Frrok Çupi

Dje shkoi edhe një aktor dhe regjisor tjetër i madh shqiptar, Enver Petrovci. Ende nuk i ka ardhur ora e varrimit; por se ku do të jetë varri, kjo është edhe një çështje.
Kur Dhimitër Anagnosti, para disa ditësh, la fjalë që ta varrosin në Vuno, mu bë para syve edhe më artist se sa kishte qenë një jetë të tërë. Vunoi është vendi për t’u varrosur, thashë ndër dhëmbë. Anagnosti e ka edhe vendlindje. Por edhe sikur të mos e kishte, Anagnosti do të zgjidhte atë fshat të qetë, të heshtur në mrekullinë e tij, mbi det dhe mbi çdo maskarallëk që krijon njeriu i gjallë.
Do ta zgjidhte Vunon sepse kështu ishte edhe karakteri i tij: Larg banalitetit, afër më të bukurës e më të heshturës që kishte krijuar zoti.

Por ku janë varret e artistëve të tjerë?
Viti 2025 më është dukur si viti që, më shumë se asnjë tjetër, na shkuli lisat e pyllit tonë të botës shpirtërore, na mori artistë të mëdhenj. I fundit ishte Enver Petrovci. Pak para tij, Robert Redford, aktor dhe regjisor i madh. Në momente shumë të vështira ndodhet Bruce Willis. Na ikën artistë të muzikës Garth Hudson, Roberta Flack, Sly Stone, Marianne Faithfull, Rick Derringer, dhe Rick Davies; aktori Terence Stamp dhe kauntautori Arthur Hamilton.

Një pyll i tërë lisash të mëdhenj në jetën tonë, pavarësisht në cilin kontinent. Prandaj më bëhet sikur viti 2025 na dha një kolpo të fuqishme. Edhe disa nga artistët tanë si Anagnosti apo Petrovci, lisa të tillë janë; paçka se jemi një vend i vogël dhe të sapo dalë nga izolimi.

Përveç ‘Idiotit’ të famshëm, për të cilin ishte aktor dhe regjisor, Enveri luajti në filma që i dhanë të drejtën çdo idioti ta ‘varroste’ Enverin për së gjalli. Luajti në “Top je bio vreo”, “The War Is Over”, “Anatema”, “Black Flowers”, “Gorski vijenac”, “Bolji zivot 2”. Një pjesë në gjuhë serbo- kroatisht. Edhe kishte studiuar e ishte formuar si aktor në Beograd; kjo aq më keq. E quajtën tradhtar, e quajtën se ka lavdëruar Milloshevicin, e quajtën antishqiptar. Ky, po, ishte varri që po i bënin gati Enver Petrovcit. Por edhe varri fizik do të ishte një tokë e humbur, ndoshta në një fshehtësi të varrezave në Prishtinë, ku veç gruas dhe djalit, askush tjetër nuk do ta vizitonte. Bekim Fehmiu, një aktor i madh shqiptar, i studiuar në Beograd, i formuar si aktor po në këtë kryeqytet, një ditë u lodh nga ‘varri’ i hapur nga nacionalistët idiotë, dhe ia dha vetes. Amaneti i tij ishte të mos kishte varr; hiri u hodh në urën e Prizrenit dhe shkoi në det. Me këtë urrejtje e shikojnë idiotët edhe Robert De Niron, që e quajnë ‘shqiptar tradhtar’ pse ka ‘ka origjinë shqiptare’, por për zemër ka Beogradin dhe nobelistin Ivo Andric.

Artistëve, po nuk ua bëre ‘varrin’ qysh në të gjallë, marrëdhënia me ta merr kthesa të papritura. Siç mori më Eseninin, mbi varrin e të cilit pas 100 vjetësh hidhen çdo ditë lule të freskëta dhe i kanë ngritur një monument të bardhë. Por nuk është ky lloj varri për të cilin kanë nevojë artistët. Është Panteoni i tyre në të gjallë ku shkojnë jetën pa sulme, pa baltë, pa shpifje, pa sharje. Duhet shtresëzuar dhe sistemuar shoqëria në artistë, të tjerë dhe idiotë…

Enver Petrovci ishte një artist i dimensioneve të tilla që të krijon përqasje pa fund.

Pse pinjollët e bllokut duan ta djegin prapë

Nga Frrok Çupi

E di pse nuk më lë të qetë lufta që po bëjnë këta kundër paqes së vendit?
Jo se janë shumë dhe na prishën punë! Më shumë më intereson për shkak të një vështrimi mbi ta, si njëfarë studimi mbi fosilet pas tre dekadash.

Është ngritur sot Agim Nesho dhe ka bërë thirrje për vrasjen e Edi Ramës.

“Ose duhet të marrim malet për shkak të Ramës, ose duhet të dalë dikush të marrë përsipër burgun”. Ky duket si fjalor ‘trimash’, por në fakt është fjalor lacash. Se po të ishte nga ata ‘ trimat” si burri i tezes, Hysni Kapo, atëherë nuk do të pyeste por do të merrte përsipër burgun.

Burri i tezes ishte njeriu i bllokut, madje më i rëndësishmi derisa Enveri e kuptoi se po komplotonte kundër tij bashkë me jugosllavët. Edhe babai ishte sekretar i parë i Partisë s Vlorës e ku-di-unë. Njeri që nuk dinte asnjë fjalë, por ‘shumë i mençëm’.

Në ushtrinë e tij Agimi ka edhe një djalë të vajzës sw tezes, edhe ai rritur në duar të Enverit. Edhe analistë e ‘ të mençëm’ të tjerë rreshtohen përnatë e thërrasin për luftë.

Kjo të bën përshtypje:

Ndërsa në botën tjetër ish- diktaturë, dikta-vecët kanë heshtur ose nuk u është ndierë zëri kurrë. Çfarë ndodh me këta këtu? Në vend që të kërkojë djegien e vendit ndonjë ekstremist i dënuar në Spaç, e kërkojnë këta ‘ të dënuarit për në bllok’.
Pse?

Disa thonë se u lodhën dhe u ka lindur dëshira prapë për kthim në bllok. Jo. Kjo është e pamundur. Edhe pse të rritur si ‘bythëpambukë’, këta nuk janë aq të marrë sa ta mendojnë kthimin.
Po atëherë, pse?

Ka lidhje me ekzistencën e bllokut, por si? E kanë me vete dhe me bllokun njëherësh. Kthim në momentin kur u ca blloku. Në një shkrim në RD ‘ Pse nuk çahet blloku?’, kisha shkruar pikërisht këtë: Blloku nuk çahet sa kohë këta kanë shtrirë tentakula mes tyre. Ndërsa N. Ceka ndaloi tanket që të hynin në bllok, e mirë bëri. Po si e lexojnë sot këta?

Këta sot e lexojnë si hakmarrje. Hakmarrje si? Që nga momenti kur populli çau bllokun, këta u ndien të persekutuar. Blloku në mendjen e tyre u kthye në kamp përqendrimi. Kështu u ndien deri vonë, prandaj u duhej të heshtnin; dhe heshtën. Sali Berisha, si demokrat, por mik i familjes Kapo, sulmoi me fjalë, që u duk se po u bënte dhunë. Dhunë kishte bërë blloku, dhunë Saliu. Këtu bashkohen dhe gjejnë aleancë.
Tani do të fitojnë kohën e humbur ‘në heshtje’. Tani do të shpërthejnë në dhunë. I vetmi kryeministër i Shqipërisë që do të vritet prej klanit Kapo do të jetë Edi Rama.

Po pse pikërisht në këto momente? Sepse Shqipëria është ngjitur në nivele ku ata dhe lloji i tyre, e kanë luftuar për vdekje. Ku donin ata Perëndim, Qytetërim, Europë?!…

Çfarë i afroi armiqtë me njëri tjetrin, dmth., Berishët nga Shkëlzeni me Kapot nga Tërbaçi? Asgjë tjetër, veç dhunës. Këta e fshehin fjalën dhunë, ashtu siç edhe diktatura e kishte fshehur. Edhe këta, edhe blloku, dhunën e quanin “Revolucion”, dhe të gjithë çmendeshin me këtë fjalë europianiste. Tani berishistët kanë rekrutuar edhe vetë sadistët e burgjeve nga radhët e bllokut dhe i kanë nderuar me tituj të lartë.

Në revolucion do të marrim pjesë të gjithë, thotë Nesho me të tijtë. Sepse menjëherë, nga revolucioni, në gjithë historinë e botës, kalohet te dhuna.

Dhuna bashkon, dhuna ndan; tani është kohë bashkimi mes tyre. Kështu ka ndodhur që në rrënjë të historisë njerëzore, Kaini theri Abelin dhe Remi theri Romulin. Vëllezërit në bllok, pavarësisht se janë në gjini apo jo vëllezër, janë herë vrasës kundër njëri tjetrit e herë bashkë si vrasës të vendit të tyre.

Lidhjet luftë- revolucion dhe anasjelltas, i mbajnë shtrënguar.

Këta në këto momente kanë vetëbesim se ‘do t’ia arrijnë’. Në fund të fundit do të bëjnë atë që kanë bërë edhe një herë më parë: Luftë civile. Këta e bënë luftën civile në vitin 1997. Jam mahnitur në atë luftë se si u zgjuan menjëherë pinjollët e bllokut dhe morën pozita në organizatat e luftës. I thërriste instinkti. Luftën civile bllokistët, inkludë Berishën, e ngrefën me qëllim që ta kthenin në revolucion. Ndryshe ç’u duhej? Aq sa mijëra vranë në atë luftë mund t’i vrisnin edhe mes njëri tjetrit ose nga SHIK-u. Por revolucioni u ngeli në mes edhe pse u vra ‘ lideri i Revolucionit’ Hajdari. Azemit ia kërkuan revolucionin edhe pas vdekjes duke ia përdorur arkivolin si çekiç mbi selinë e pushtetit, por nuk u bë gjë.

As tani nuk bëjnë dot as revolucion asgjë. Por thonë ‘haj ta nisim me vrasjen e shekujve’ nga dora atentatore e Kapove.

The post Pse pinjollët e bllokut duan ta djegin prapë first appeared on JavaNews.al.

Ata në Hagë nuk janë heronj

Nga Frrok Çupi

Ata, edhe heronj janë, sigurisht; por duhet ta dorëzojnë këtë titull. Fjala ‘hero’ për fëmijët sot, për shembull, nënkupton një njeri real ose edhe ‘fiction’, me karakter të fortë, që në momente të vështira përballet në tokë ose edhe fluturon në qiell.

Ata të Hagës nuk janë të tillë, por edhe sikur t’ i quanin kështu, për disa njerëz në Kosovë apo rreth saj, kjo do të miratohej me të dy duart. ‘Heronj’ le të jenë, ‘ veç të fluturojnë e të shkojnë prej këtuhi’.

Këta të Hagës janë njerëz realë që kanë prirë në luftën për çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës para 26 vjetësh përkrah aleatëve të mëdhenj Perëndimorë, kanë themeluar Republikën, e kanë udhëhequr deri sa, qëllimisht, erdhi Haga.

Nuk janë vetëm heronj, ose le ta dorëzojnë titullin ‘ hero’. Këta janë punëtorë të Republikës dhe Kosova ka nevojë për ndërtues të shtetit, heronj ka me shumicë.

Titulli hero ka marrë edhe kuptimin e një zarfi ku përbindëshat tokësorë që nuk fluturojnë, mbështjellin viktimën e tyre dhe i shkruajnë mbi të ‘ Hero’. Por ndërkohë janë të sigurt që të mos zbresin në terrenin njerëzor ku këta ushtrojnë pushtetin e tyre të mbrapsht.

Qeveria e Kosovës me Albin Kurtin, po lutet natë e ditë që këta të Hagës të rrinë o në Hagë, o në qiell, por jo në Kosovë. Në shtetin e Kosovës këta do të ishin liderët e qeverisjes për së mbari. Do të kthenin faqen e historisë më të re të Kosovës, që për shkak të qeveritarëve aktualë, po merr të teposhtën drejt ku-ta- dish se ku. Askush nuk mund ta thotë më fjalë atë humnerë ku këta po e rrokullisin shtetin.

Këta e lanë Kosovën pa Parlament edhe pse populli votoi; e lanë pa qeveri sepse Albin Kurti ka zënë vadën e ujit e nuk le qeveri të ‘ vaditet’ në arat e Kosovës; e vunë shtetin nën koncesionet e Europës dhe e vunë paralel me shtetet që nuk adoptohen në kontinent.. Më së fundi, vetë Shtetet e Bashkuara që kryesuan në botë luftën për Kosovën shtet, më në fund hoqi dorë nga bashkëpunimi strategjik. Njësoj si me Rusi, Kore të Jong Un, Azerbaixhan, etj.

Kosova ka mbetur pa vëmendjen e Botës Perëndimore, por pas kësaj pa vëmendjen e të gjithëve. Po e lënë me themelet e shtetit të dyshueshme. Po vjen momenti kur të kujtohet për keq: ‘ po ça bëmë me Kosovën?”. Populli brenda shtetit sa po reagon, aq nuk po di ç’të bëjë. Reagoi në votime sa nuk i dha shumicë VV, por VV po e rrëmben vetë. Tani ende nuk e besojnë se çfarë mund të ndodhë; kjo edhe pse ishin përkëdhelur nga Aleatët sa kohë këtu në qeverisje ishin ata të Hagës.

Po varfërohet ekonomia, po largohen njerëzit drejt Botës prapë atëherë, nuk ka investime as të brendshme as të jashtme, ka vetëm mitingje, fjalë e mburrje, dhe asgjë prej këtyre nuk vyen.

Mbi të gjitha, Kosova po izolohet.

Këta që janë në Hagë, janë atje veç me qëllimin për ta bërë Kosovën kështu ‘lesh-e-li’. Ata do të rrinë aty në dry derisa Kosova të mos ketë kthim në normalitet; pastaj një ‘mea culpa’, dhe ‘haj, lirohuni!’. Me sa shihet qartë vetë qeveria e tanishme e Kosovës është pjesë e komplotit për t’ i lënë në Hagë.

Ata që janë në Hagë duhet të kthehen jo si heronj, por si qeverisës të vendit. Ishin presidenti, kryeministri, kryetari i Parlamentit…, Njëshi, dyshi, treshi i Republikës.

Ndryshe nuk do të ketë akte pozitive qeverisëse në Kosovë.

Kjo duket si hera e parë kur shqiptarët thërrasin ‘ të kthehet dikush’ dikush që ishte. As Enver Hoxhën ‘udhëheqës legjendar’ nuk e duan më, ata që thonë ‘kthehu bre burrë’, janë një grusht njerëz, nostalgjikë e të pa ditur për realitetin dhe regjimet. As për Ahmet Zogun nuk tha njeri. Madje as për vetë Ismail Qemalin që e mbaroi me aq misionin e tij. Në Shqipëri tani qeveris një kryeministër që e ka ngjitur vendin në majat e Europës dhe ndodhet ende në ngjitje, s’ ka ardhur koha të kërkohet sepse është.

Të tjera herë nuk ka, nëpër botë po; si Nelson Mandela.

Ndërsa kjo me heronjtë tokësorë të UÇK në Hagë është një kryqëzim ku merr kthesë fati i Kosovës. Ata duhet të udhëheqin ndershmërisht pas-luftën. Ndryshe edhe Kosova vetë do të jetë shtet ‘nën hetim’ nga ku ta dish se kush.

The post Ata në Hagë nuk janë heronj first appeared on JavaNews.al.

Ca budallenj të Kosovës kërkojnë flamur në stadium

Nga Frrok Çupi

Tirana s’ ka dëgjuar gjë, por në mediat e Kosovës ka plasur zhurma për ‘flamurin e UÇK-së’. Zhurma bëhet për Tiranën. Tirana tradhtare nuk ka lejuar flamurin e UÇK të valëvitet në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë, të martën mbrëma, datë 9.

-Madje është parë një fëmijë i vogël që kërkonte flamurin e UÇK, por këta njerëz të pa shpirt nuk ia kanë lejuar!, tha para meje një gazetar I televizionit në Prishtinë.

-Ai Duka i krimit, vëllau i Vucic, ai nuk e lejon flamurin e UÇK, tha

Tjetri akuzoi rëndë Edi Ramën se ‘ ky e ka hequr flamurin e UÇK.

E trajtuan gjithnjë si ‘tradhti kombëtare’, si ‘përdhosje të simboleve të luftës heroike’, etj. Dëgjova në studio se dikush përmendi një frazë të Shkëlzen Maliqit që paska thënë ‘dale dale, se Shqipëria po hyn në BE, e keni me pa a do tua hapë kufirin BE në Morinë, apo nuk do tua hapë!?”.

Sa më shumë tirrej ideja se ‘Shqipëria europiane’ ashtu ashtu, aq më keq ndizej nervi në televizion. “Dun me na thanë se do të na venë edhe kufi, a asht kshtu, a!’.

-Po edhe mundet, jemi dy shtete, fund i fundit, njëri BE e tjetri jo- nisa të luaj me nervin e tyre.

Por problemi mbetet te stadiumi Arena në Tiranë dhe flamuri i UÇK

U  tmerrova, mendova se kisha hyrë pa dashur në një teatër absurd. Desha të pyes se cila palë do ta mbante flamurin e UÇK, letonezët apo shqiptarët? Mirëpo do të më merrej si ironi, këta edhe mund ta kuptonin.

Mendova se biseda për flamurin e UÇK në stadium, që këta e kërkonin ‘ me këmbë të kalit’, mund të ngitej vetëm përmes ironisë, ndryshe bëheshin dy palë budallenj ballë përballë tek do të flisnin për të njëjtën gjë. Ironia e zgjidh kudo absurdin dhe marrëzinë.

Po, mirë, vëlla, po e vëmë flamurin e UÇK. Letonezët s’ besohet se kuptojnë gjë çfarë është ai. Edhe një budallallëk tjetër pat ndodhur në Beograd me një dron kur ngritën një sajesë me fushë të zezë si ‘flamur shqiptar’, që askush nuk e njihte. Kësaj radhe nuk do ta njihte protokolli i FSHF as i UEFA. UÇK nuk ka qenë skuadër futbolli. Por ky nuk do të ishte tërë problemi.

Problemi, se do të merrej si një totem i dikujt.

Atëherë do të kërkonin edhe të tjerë totemët e tyre. Veteranët e Luftës së Dytë do të kërkonin Yllin Partizan; por në këtë rast duheshin një UÇK dhe dhjetëra Yje Partizane se ashtu janë përmasat. Komunistët do të ngrinin totemin me flamurin e Enver Hoxhës. Ballistët do të ngrinin Pulën e Pjekur. Zogistët, mbretin me dorë në zemër. Qemalistët, burrin me kartën e Pavarësisë. Esat Toptanasit do të nxirrnin figurën e Avni Rustemit të dhunuar. Pezakët foton e babë Myslimit. Ata të Haxhi Qamilit me parullën ‘Dum Babën’. Princ Vidin në anën tjetër…

Nuk mund t’u thuhej ‘ Jo, s’u lejojmë në stadium!’ as princave të Skënderbeut: Oxhaqet Feudalë, Principata e Arbrit me disa simbole, Balshajt me Veladonin e Kuq, Araniti, Zenebishti, Dukagjini, Shpata dhe Bua, Gropa dhe Muzaka…

Të gjithë me flamujt e tyre.

Mirë, se të gjithë këta totemë i takojnë racës arbnore shqiptare, dhe do të vendoseshin në fushë. Po futboll ku do të luhej?

Kjo ishte pyetja.

Por këtë pyetje ‘ ku do të luhet futboll?’  nuk e bëjnë kurrë budallenjtë, as ata në Kosovë. Sepse nuk janë edhe aq budallenj. ‘Budallenjtë’ përdoren për të ‘shirë lëmin’ e të mençurit. I mençuri, në këtë rast, është lidershipi politik i Kosovës. Kurti dhe Osmani e kanë futur Kosovën në një krizë politike të thellë politike. Po bëhet viti pa Kuvend dhe pa Qeveri. Por bëhet më shumë se viti me sanksione dhe pa pikë vëmendjeje nga BE. Po thellohet kriza ekonomike. Po dëshmojnë para të gjithëve se ‘nuk mund të bëjnë shtet’. Mund të përfshihen në krizat e Serbisë dhe të botës, e atëherë ‘ku ishim? Asgjëkund!’. Për të mos e lëshuar qeverinë ‘gjallë a dek’, ata aktivizojnë budallëkun emocional të flamujve (totemëve). Mendojnë se njerëzit ngopen me bar. Siç u ngopen me bar shqiptarët në kohë izolimi.

Me këtë rast, qeveria e Prishtinës ka menduar që të tërheqë edhe Tiranën në krizën e saj. Në dekada të tëra të shkuara kishte ndodhur kështu. Kishte ndodhur edhe kështu edhe ashtu. Lideri komunist i Shqipërisë qante me lot ‘ për fatet e Kosovës’. Ndërsa kosovarët e robëruar por edhe të mashtruar afroheshin te televizorët e qanin bashkë me Udhëheqësin. Edhe në ndeshjet e futbollit qanin. Për sebep të Kosovës kishte shpërthyer armiqësia Enver- Tito. Por cili po përdorte cilin? Politikanët e Kosovës mendonin se po përdornin Enverin. Ndërsa ky përdorte Kosovën. “Krahët tanë janë të sigurt- pat thënë Hoxha- Në Veri kemi vëllezërit kosovarë, në Lindje kemi Vardarin, ndërsa në Perëndim Otranton”. Përdorime të pa qarta, deri tani kur Shqipëria ka marrë  drejtimin Europë.

Megjithatë qeveria e Kosovës mendon të ‘shuajë krizën’ e vet, me stadiumet e Shqipërisë në Jug.

The post Ca budallenj të Kosovës kërkojnë flamur në stadium first appeared on JavaNews.al.

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi

Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’.

Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës u kthye në një ‘njeri fleksibël’. Vetë Trump e cilësoi kështu. Nga një ‘egërsirë” që u cilësua po nga Shtëpia e Bardhë në Shtëpinë e Bardhë, para 6 muaj. Kësaj here presidenti Zelensky kishte blerë edhe kostum për të ardhur në Shtëpinë e Bardhë. Herën e kaluar kur ‘e neveriti Donald Trump’ edhe për punën e kostumit, ukrainasi i pat thënë se ‘edhe mund ta blej një kostum si edhe ju”.

Zoti i Ukrainës duket se është gati të lëshojë jo vetëm me ‘egërsinë’ personale dhe veshjen e luftës, por mimika e tij duket se kërkon nga Trump: ‘Si të dalim, jam gati të flas edhe me Putinin, të bëjmë edhe zgjedhje’.

Madje vetë presidenti i Rusisë do të shpëtojë nga Ukraina.

Nuk ka më rezerva për të kaluar dimrin që po vjen. Nuk ka më durim në popullin e Rusisë. Tjetër gjë është entuziazmi ‘heroik’i imponuar i popullit të tmerruar ukrainas. Sondazhet brendapërbrenda Ukrainës nxjerrin në pah se mbi 68 për qind e ukrainasve nuk duan të lëshojnë toka për Rusinë. Megjithatë edhe lojtarët e golfit po vriten ose mbeten pa këmbë. Njëri prej tyre, përmes Zelensky i dërgoi shkopin e golfit si dhuratë për Trump. Si në një prozë të mahnitshme të një shkrimtari të realizmit kritik shqiptar, vetëm 26 vjeç, që shkruante në mes të dimrit e mjerimit: “Merreni këtë statujë (Luli i Vocërr, nxënës i tij) çojeni në kryeqytet” (Migjeni). Trump nuk u zemërua, edhe pse shkopi, dhurata e ukrainasit, mund të ishte ironike. Të kishte ndodhur kjo në shkurt, kushedi ku do të fluturonte Zelensky. Por tani të gjithë kanë liruar disa burma nga nervat.

Mendo, kur ka liruar vetë Putin, ‘ përbindëshi në prag të Europës”, siç e quajti presidenti i Francës. Ai, edhe ai, duket se nuk ka shteg ku del tashmë. Europa u bashkua me Amerikën, dhe këtë di ta lexojë Putin.

Vetë po e ndien se i dridhen këmbët nga një sëmundje apo lodhje që askush nuk po e thotë. Ekranet e tregojnë, sigurisht edhe ai me vete e vuan. 35 vjet në pushtet; në fund të fundit në Rusi jetojnë qytetarë edhe pa demokraci. Për të ardhur në vendet e Perëndimit, Carit të madh, i duhet të marrë garanci e leje. Një djalosh zviceran, ministër i jashtëm, sapo mori vesh se vendi i tij është caktuar si arena ku do të takohen Zelensky dhe Putin. Ministri menjëherë mori qëndrim solemn dhe deklaroi se ‘pa merak le të vijë zoti Putin, ne nuk do ta arrestojmë”. Por edhe mund të arrestohet. Në 100 shtete të botës, edhe në Zvicër, kërkohet për hekura. Ndërsa Zelensky, që rusi ‘i madh’ e përbuz e nuk ia përmend emrin asnjëherë, është ‘ mbreti’ në mirëseardhje kudo në botë. Kjo e bën përbindëshin të plasë nga inati dhe nga dobësia.

As Putin, as Zelensky nuk është më i rëndësishëm se tjetri. Aq më pak më i fortë se tjetri. Pse i rrinë përballë njëri tjetrit? Për karshillëk, bota do që të jetojë  e qetë. Këta kanë humbur mbi 200 mijë jetë ushtarësh, të dy së bashku; kanë humbur mijëra tanke dhe plot mjete të tjera luftarake. Zelensky kërkon para për armë, ndërsa Putin mblidhet sa një grusht që të mos i shtojnë sanksionet. Europa, edhe pas takimit në Zyrën Ovale, deklaroi se duhen kërkuar sanksione më të larta.

Europa nuk e do më Ukrainën. I duhet garanci nga përbindshmi në prag, ndryshe duhet të rrijë zgjuar natë e ditë për të ruajtur kufijtë, që përbindëshi të mos kthehet në Bashkimin Sovjetik të vendosur në Jaltë, 1945. Putin nuk guxon, prandaj bluzën me BRPSS ia ka veshur numrit Dy, Lavrovit.

Më i relaksuar duket presidenti Trump. Ai është i pari që nuk e do luftën në Ukrainë. Ka edhe një lidhje personale me synimin për marrëveshje. E para ka librin ku shkruan se vetë është kampion i marrëveshjeve në botë. Sikur të mos ecë kjo marrëveshje, atëherë ku mbeti libri?!

E dyta ka synimin për Çmimin Nobel për Paqe. Me siguri, diku në horizont po e shikon Stokholmin duke marrë titullin dhe rreth 1 milionë dollarë. Dollarët mund t’ i japë për lojtarët e golfit në Rusi dhe në Ukrainë, ndërsa i duhet titulli.

Ai diç di. Përderisa e priti dhe e përcolli Putinin si në një ‘nënshtrim mikpritjeje”, nuk ka qejf t’ i zgjojë nervin, as ta bëjë të ndryshojë mendjen. Trump diç di për këtë punë. Përderisa shpreh siguri se ‘ Putin është djalë i mirë, ai do të vijë në marrëveshje…, e di unë, ai do të nënshkruajë’. T’i ketë dhënë besën vetë Putin? Besa është një nocion Lindor. Vetëm në një gjendje tmerrësisht të dobët një burrë shteti si Rusi, mund t’ i tregojë se ‘ ka një hall”.

‘Nuk mendoj se do të jetë problem (arritja e një marrëveshjeje paqeje), për të qenë i sinqertë me ju. Mendoj se Putini është i lodhur prej saj. Mendoj se të gjithë janë të lodhur prej saj, por kurrë nuk i dihet”, tha Trump.

Prapë  cikli i lodhjes së të gjithëve mbyllet në Moskë.

 

 

The post Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina first appeared on JavaNews.al.

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Nga Frrok Çupi

Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me rastin e zjarreve më vdekatarë në histori. Shqipëria, për herë të parë, u regjistrua në vendin e parë në botë si shtet i fatkeqësisë më të lartë.

As këmbë njeriu, asnjë fjalë nga Kosova për ‘vllaznit’. Vetëm lajme se në kufi me Kosovën ka fluks të madh peshuesish që vijnë drejt Shëngjinit dhe Velipojës.

… Por nisa me fjalën ‘fillimisht’, sepse ka një kuptim, ose kuptimin kryesor në këtë rast. Kuptimi kryesor do të thotë synim ose qëllim i fundit. Qeveria e Kosovës po manifeston ndarje dhe urrejtje kundër Shqipërisë me qëllim që një ditë të mos ketë më ‘fillimisht’, por të jetë ‘përfundimisht’.

Përfundimisht, qeveria e Albin Kurtit në Kosovë, po tenton të arrijë që shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës të hyjnë në një rreth urrejtjeje e konflikti mes vedi. Atë ditë Kurti do ta ketë arritur atë që i kërkojnë padronët dhe atë që vetë dëshiron. Agjenda e qeverisë Kurti duket qartë që është shurdhimi i Kosovës si shtet, islamizimi i politikës qeveritare dhe krijimi i idesë fatkeqe se shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës nuk bëjnë bashkë.

Këtu çarmatoset gjithë ushtria e ideve të Rilindasve tanë, gjithë përpjekja e NATO-s dhe e aleatëve të mëdhenj për çlirimin e Kosovës dhe për vendosjen e shtetit kushtetues në Kosovë. Po u bë kjo, nuk ka më vlerë historia e deritanishme; aq më pak e ardhmja.

Albin Kurti, dukej se prej kohësh po priste në shteg ku t’i dilte Shqipëria. Dhe i doli para një jave kur në vendin tonë shpërthyen zjarret më të tmerrshme. U dogjën qytete si Delvina, Gramshi, Poliçani; disa fshatra u zhdukën, një spital u vu në rrezik që t’i digjeshin mjekë e pacientë, mijëra kokë bagëti u dogjën të gjalla, miliona bletë, Riviera u përcëllua, mijëra hektarë me pemë, Syri i Kaltër u mbyll si syri i një perëndie të vdekur. Bota vuri gjithë vëmendjen dhe konstatoi se Shqipëria zinte vendin e parë në këtë fatkeqësi. Qeveria dhe shteti shqiptar lëshuan thirrje dhe u përgjigjen shtete fqinje dhe shtete përtej globit.

Asnjë fjalë nga Kosova, asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë telegram nga presidentja. Ç’u bë kështu?
Në një program të Klan Kosova, dedikuar ngjarjes, thashë se ne pësuam dy zjarre, njërin që na erdhi papritur e na dogji pyje me dëme të riparueshme, dhe, i dyti, zjarri nga Kosova, i pritshëm, që mund të mos riparohet kurrë. Agjenda e qeverisë Kurti ishte pikërisht kjo: ‘Le të hyjë mes kombit në dy anët dhe mos u zhbëftë kurrë urrejtja jonë!’.

A mund të ndodhë që në mes dy pjesëve të kombit të hyjë urrejtja dhe konflikti? Gjithmonë e miklojmë realitetin dhe themi “Jo, me kosovarët jemi vëllezër dhe vetëm dashuri kemi!’. Kjo nuk është reale, askund, së pari. Mbi të gjitha po ndodh që qeveria e Kosovës po shtyn si një ‘punëtor i së keqes’ që e vërteta të shkojë aty ku bota të thotë: ‘Këta janë dy gjëra, jo një komb; nuk bëjnë dot me njëri tjetrin!’. Të jemi realistë për ato gjëra që duam më shumë, të themi të vërtetën që shohim.

Qeveria e Kosovës ia arriti që bota të konstatojë se Kosova nuk iu gjend Shqipërisë edhe në ditën më të zezë.
Mund të vijë një moment, edhe sipas qëllimit të qeverisë Kurti, që bota nuk do ta ketë vëmendjen të dallojë ‘cila është qeveria e cili është populli i Kosovës?’. Përderisa shteti i Kosovës nuk desh t’ia dinte për fatkeqësinë e madhe që i ra Shqipërisë ‘nga qielli’, atëherë do të jetë normale në fjalor të thuhet ‘Kosova nuk e çau kokën, por u kënaq e zjarret’.

Kjo është përfundimisht.

Por ka edhe një hapësirë riparuese. Televizioni Klan Kosova, në emisionin Kosova Today dje, lëshoi një sondazh me pyetjen ‘a e përkrahni qeverinë Kurti ndaj zjarreve në Shqipëri?’
Sondazhi nxori se 57 për qind ishin ‘kundër’ qeverisë Kurti. Kjo është shumicë, jo aq sa duhet mes vëllezërve, natyrisht; por që tregon se qeveria Kurrti nuk ka legjitimitet të rrijë më në pushtet
Sikur përsëri të qëndrojë qeveria Kurti, atëherë rrezikohet, jo fillimisht, por përfundimisht, vëllazërimi i shqiptarëve në rajon.

The post Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria? first appeared on JavaNews.al.

Njerëz të idhnuem me atdheun

Nga Frrok Çupi

Do të ishte më e thjeshtë sikur të kisha përdorur fjalën “hidhëruar” sipas versionit normativ të gjuhës, në vend të gegnishtes “idhnuem”. Mirëpo fjala ‘hidhëruar’ nuk do të kishte prodhuar kuptimin real. “ Të hidhëruar’ me atdheun njerëzit mund të jenë edhe kur u vjen ‘ hidhët’, dmth., u vjen keq për gjëra që nuk shkojnë mirë. Kjo është komplet e kundërta me gjendjen e këtyre njerëzve në qasje me vendin e tyre. Këta janë ‘ të idhnuem’.

Fëmijët e përdorin këtë emocion kur humbin lojën me shokun, ose kur shoku u merr topin, ose kur dikush u bën një gjë të keqe.

Në rastin tonë, kur ‘ të idhnuem me atdheun’, janë së pari ish burra shteti si presidentë republike e kryeministra e ministra…, atëherë kemi të bëjmë me akte të tmerrshme krimi, jo thjesht ‘idhnim’. Kemi të bëmë me aktet e përdorimit të çdo mjeti dhune dhe mashtrimi dhe shpifjeje kundër të vërtetës dhe realitetit. Pse? Vetëm pse populli u mori topin, domethënë pushtetin; ata janë gati ta fusin në zjarr. Madje shuma zjarre që po u vihen maleve, fushave, pyjeve, bregut të detit e buzë qyteteve…, jam i sigurt se i vë dora e këtyre ‘udhëheqësve’ kriminalë.

Kur ‘ të idhnuemit’ si akt ka ndodhur në stinën e dimrit, në mes të ngricave e borës, atëherë këta kanë marrë skuadrat e tritolit dhe të pushkatimit e kanë shembur shtyllat e linjave elektrike. Këtu kemi qenë dhe i kemi parë pa pikën e fuqisë që t’ i çojmë në ‘hapsane’. Edhe kjo fjalë mund të zëvendësohej me fjalën ‘qeli’, por ja që tingëlloka më bukur në të folmen e vjetër… Errësira dhe i ftohti ka mbuluar jetën e viktimave të këtyre.

Ç’të keqe u ka bërë atdheu këtyre njerëzve?

Mirë se të korruptuarve kriminalë u ka prerë duart që të mos vjedhin më pasurinë publike. Kjo tashmë dihet çfarë po ndodh me Drejtësinë e re. Mirë se familjarëve të të korruptuarve u ka treguar vendin dhe sekuestruar pasurinë e grabitur…Këta përbindësha paskan të drejtë të idhnohen dhe t’i venë flakën atdheut, madje mundësisht të djegin edhe ndonjë duzinë njerëz.

Kur nuk kanë mundësinë për urët e zjarrit, atëherë këta përdorin fjalët. Fjalë të ndyra, fjalë të egra, fjalë shpifëse, fjalë të zeza kundër vendit. Ish presidenti i vendit, që po numëron ditët deri në seancën tjetër në Gjykatën Speciale, nxjerr nga sirtarët pamje nga Shqipëria kur ky ishte në krye. “ Ja si është turizmi!, thotë. Ja si është Shqipëria”. Në fakt atë Shqipëri që ndoti ai, nuk mund ta gjejmë as në arkiva; arkivat u dogjën po prej tij. Një gazetë e përditshme, e vetmja e pavarur, u dogj e tëra, me gjithë kompjuterë dhe njerëz, po prej tij.

Gazetarët që kanë mbetur nga djegia, disa i janë bashkuar atij me shpresë se ‘të vrarët dje mund të vrasin dikë sot’, disa i janë bashkuar Irfanit dhe disa kanë marrë një kamera e dalin nëpër Shqipëri: “ Turizmi sivjet ka falimentuar, thonë sa kanë në kokë.- Ky vend nuk mund të ketë turizëm elitar… Nuk ka dyqane ndërkombëtare, nuk vlen ky vend!”

Të tjerë, kur del gënjeshtra me turizmin, kthehen te birra. “ Dy vetë pinë një birrë!’, thanë këto ditë. Turpi më i madh i asaj që është quajtur gazetari prej shekujsh. Po në qoftë se një shishe verë e pinë pesë vetë, kushedi çfarë tragjedie për Shqipërinë e këtyre. Po nëse nën një çadër rrinë tre vetë, a qenka bërë nami në Shqipëri!?. Budallenj që nuk e fshehin dot budallallëkun.

Kur përmendet Europa si aleate e Shqipërisë, këta tërbojnë. Kur Europa thotë se Shqipëria ka bërë hapa të shpejtë ‘ drejt nesh’, këta tërbojnë. Kur Drejtësia ia çon zjarrin te këmbët krimit, këta duan të digjen më parë. Kur bota mahnitet me Shqipërinë që ka ndryshuar dhe është bërë si shoqet perëndimore, këta duan të gjuajnë botën me gurë. Kur populli po është i qetë e në punë, këta i thonë ‘ejani në ferr ku ishim bashkë”.

Çudi e madhe! Ka opozitë kudo, ka media të egra dhe media acide edhe gjetkë, ka shpirtra të këqij dhe psikopatë, ka njerëz që nuk e duan përparimin…, por si këta nuk mendohet. Urtësia hyjnore thotë se “ai që nuk do vendin e tij, familjen e tij, atë që ka afër, ai është i pafe”. Po për vete, këta a mund të mendojnë pakëz?!. Sepse me shpirt të hidhët, me vrer në tru dhe flutura në stomak, këta nuk jetojnë dot të qetë. Këta sëmuren nga ‘të idhnuemit’ ndaj Atdheut dhe ‘vdesin më shpejt’, thotë Frojdi.

Një bidon bosh peshon më shumë se një ligj

Nga Frrok Çupi

Përditë ju ka ndodhur, dhe përditë keni ikur me frikë. Pse bëjmë sikur ‘haj mo’? Ju ka ndodhur që vini rrotull e rrotull dhe nuk mund të parkoni makinën. Në vendet për parkim të lirë janë vënë bidonë bosh; të gjithë i bien rrotull pallatit por bidonin nuk e prekin.

Edhe policët vijnë vërdallë, por bidonin e mitizojnë.

Në makinat e zeza e të rënda që i vijnë vërdallë bidonit, me siguri brenda tyre ka edhe armë ose drogë. Të zotët e makinave që ulin kokën para bidonit bosh, mbahen për trima. Dhe janë aq trima saqë qëllojnë me armë mbi njerëz; ose janë aq trima sa hyjnë në tregun e tmerrshëm të drogës dhe të përleshen me bandat.

Por jo të prekin bidonin bosh, që është e drejta e ligjshme. Bidoni është i vërtetë, siç mund të jetë një karrige me tre këmbë, ose një thes me inerte, ose një biçikletë që zë hapësirën sa për një makinë…, por në këtë rast po e marrim si balancë me ligjin. Bidoni është gjëja më bosh e gjithë çështjes me ligjin. Anti- ligji respektohet më shumë se ligji.

Kjo është tragjedia.

Çfarë po ndodh tani?

Sapo ka nxjerrë kokën ideja ose drafti për një Kod të ri Penal. Menjëherë u ngritën të gjithë ( më duket se të gjithë) kundër. Drafti thonë se është ‘i shëmtuar’. Po, sigurisht, mund të jetë. Por a na duhet Kodi, sepse ky nuk është ende ‘kod’? A na duhet të kemi ligj, apo të kemi ‘bidon’?, kjo është çështja. Këta nuk duan ligjin, ky është thelbi. Disa vijnë me mendimin se ‘sot bidonin ti, nesër unë’. Domethënë siç ecën për disa dekada pas viteve ’90: ‘Sot e marr këstin te Sudja unë, nesër e merr ti! Bëjmë si bëjmë mes nesh!’. Thonë se atëherë ‘pinim birra gjithë ditën së bashku’. Ose njëri mbjell kanabis e tjetri e tregton; në fund të fundit balancohen. Sot e zë rrugën njëri, nesër e zë tjetri…, në lagjen time ku ndodhen dy rrugë të ngushta paralele, njërën e kanë kthyer në parkim, sepse ‘mjafton njëra rrugë, ç’i do të dyja’. Në ‘Theth’ thonë se ‘do të qeverisen me Kanunin e Lekës’. Sipas Kanunit janë ‘zgjidhur’ hasmëritë: ‘Sot të vras unë, nesër më vret ti!’, me radhë. Hasmit janë njëri këtu, tjetri në Dubai. Të korruptuarit e mëdhenj të vendit nuk paraqiten para Drejtësisë. Ose edhe kur paraqiten, marrin me vete turma njerëzish si mburojë. Këta të mburojës mishtore nuk nënshkruajnë deklaratën se ‘këtë të zezë po ia bëjmë shumicës’. Secili nga zyrtarët e lartë mund të shesë e blejë interesat e vendit, siç ka ndodhur vite të shkuar, por nuk ka ligj. Nuk ka ligj për hapjen e çështjeve të ‘vjetra’ ku janë vrarë qindra e disa mijëra shqiptarë; ku është kryer krimi shtetëror, ku është kryer korrupsion i madh. Prokurori i Përgjithshëm tha se ‘me këtë Kod të ri’ mund të rihapen çështjet e vjetra penale.

Shumica tjetër e ‘njerëzve të ligjit’ thonë se ‘ishim mirë me kodin e vjetër’. Si me bidonin bosh; bidoni mbytet në pluhur por një parking do ta gjesh në rrugë edhe pas një jave. Kodi i vjetër u kthye jo në mur të lartë, por në një ‘gardh me njëmijë vrima’, nga ku kaluan dinozaurët që shkaktuan luftën civile 1997, grusht shteti në vitin 1998, dhunën mbi zgjedhje dhe opozitë- 1996; thyerjen e embargos së OKB për armë dhe naftë; skemat mashtruese piramidale; vrasjet në oborrin e kryeministrisë; djegien e 26 njerëzve në Gërdec; përdorimin e qeverisë si leckë ku fshiheshin b… e familjes së kryeministrisë me 19 kulla… Nëpër këtë gardh ka hyrë e dal fajtori i madh pa u paraqitur asnjë ditë para Drejtësisë.

Me atë kod, pa ligje, e keqja, krimi e korrupsioni i kanë hipur në kokë qytetarisë së vendit.

A vlen më shumë ‘bidoni bosh;’ se sa ligji? Edhe kur ligji është më i fortë, vlen mijëra herë më shumë se vetëgjyqësia. Ku ka ligj, aty ka pafajësi për njeriun. Pse bëjnë sikur tremben të zotët e bidonëve?

Amerika iku duke lënë pas marrëzinë

Nga Frrok Çupi

Këta po thonë se Amerika e ka lënë Shqipërinë, por nuk është kaq e vërtetë. Megjithatë le ta marrim edhe këtë si një ‘marrëzi të vërtetë’. Amerika në ikje perceptohet si zonja e madhe që, teksa tërheq zvarrë fshesën gjigande, nëpër mbetjet e saj rrjedhin marrëzi e të marrë.
Marrëzia magjeps edhe kur bie nga fshesa e të madhit.

Kaq shumë marrëzi në rrugë nuk ka pasur as vetë Europa në shekullin 16. Atë çfarë tha vite më parë filozofi Mishel Fuko mbi marrëzinë dhe të marrët, e gjejmë në vendin tonë sot në ditë të nxehta vere:

Ngrihet një ‘profesor’, merr një makinë amerikane, mbledh pesë a gjashtë hajvanë, i var në dyert e makinës si skifterë të balsamosur, njëzet metra para se të hyjë në Theth. Shfaqet si zog pa pupla para pesë njerëzve të tjerë. Thotë se e ka dërguar Amerika. Merr frymë dhe lëshon një zë të hollë me shqipe të cunguar: ‘Jam shpëtimtari juaj’. I shkon fjala te qeveria dhe thotë se ‘e hoqa kryeministrin’. Shan si lac. Ikën në Kosovë; një makinë tjetër atje. Aty rregullon Kosovën, por s’i dihet u kthye apo jo, ku rri e ku ha, nën cilën urë. Të marrët s’janë ankuar kurrë për jetesën, ankohen vetëm për kështjellat e Europës ku i kishin mbyllur.

Shfaqet një kryetar partie, që thotë se quhet ‘PD’, si dikur; shfaqet çdo ditë në konferencë, herë me mëngë të shkurtra si zogu pa pupla, herë me kostumin enkas për t’u treguar demodè. Ky thotë ‘të anulohen zgjedhjet’. Deri tani thoshte të anulohet anëtarësimi në Europë; e thotë prapë. I ka ikur koha e mandatit të tij, por ai bën si kryetar. Partia nuk është demokratike, por ai thotë ‘PD’. Nuk është i sigurt se ku do ta ketë banesën pas pak, në Mustafa Matohiti apo ku ta caktojë gjykata vendin e ri. Deri tani thoshte se ‘kam me vete Amerikën e Trump!’. Pagoi nja 6 milionë e ca dollarë, por i shkuan dëm. Tani e ka mbyllur me ‘Trump’ sepse nuk i doli gjë. Marrëzi totale, si me avokatin francez, si me gjyqin në Londër, si me luftën e 8 janarit në selinë e PD. Edhe Yuri Kim doli diplomate e vlerësuar e Trump’; ky kishte thënë se ‘ia hëngra kokën’.

Në të njëjtin arketip si ‘prof. Pelinci’.

Ky ka marrëzinë e Pelincit, ndërsa për vete ka krijuar ‘matrioshka’ si veten.

Janë dy kryetarë të dy partive ‘të shpresës’ që po hahen me njëri tjetrin. I kanë ngjarë Sali Berishës që e bëri partinë ‘e demokracisë’ parti familjare. Për partinë e vitit 1990 ishte angazhuar një popull i tërë, por ky tha se ‘e bëmë bashkë me Lirinë’; e shoqja. Këta dy të rinjtë, po në këtë marrëzi, e bënë ‘Shqipërinë bëhet e s’bëhet’, me dajën, babin, motrën, vajzën e tezes. Ndotën gjithë mexhlisin. Një kopje e marrëzisë paraardhëse.

Të marrë të tjerë po pritet të shfaqen si ‘shpëtimtarë’ që nga Ura e Milotit deri te Ura e Mifolit. Është klima dhe modelet.
Kjo ishte periudha kur Shqipëria prodhoi më shumë marrëzi se vetë gjithë Ballkani ku lulëzon marrëzia.

Vallë çfarë ndodhi?

E gjitha është efekti i dy faktorëve:

I pari, faktori ‘Zgjedhjet e 11 Majit’:
Këtu u nda uji i lumit; ai që është i pastër kaloi në anën e degës së madhe. Në anën tjetër kaluan të tjerët, që nuk kanë dobi. Lumi është populli që zgjodhi rrugën në shumicë. Në vitet e shkuara kur marrëzia ishte në pushtet, dukej se shumica ishte ‘ujë i turbull’.

Faktori i dytë, Amerika:
Por jo Amerika si Amerikë e vërtetë; Amerika si e quajnë këta. E quajnë ‘shoqe me veten’, por kjo del marrëzi. E mashtrojnë me 6 milionë dollarë; prapë marrëzi, humbën edhe paratë. E dinë si të shurdhër dhe të verbër; por del se i sheh të gjitha marrëzitë kriminale të këtyre. Atëherë, ditën që thanë se ‘iku’, Amerika la rrugës së fshesës këto krijesa.

Megjithëse duke u gajasur, njerëzit po i ndjekin në ekrane. Ç’të bëjnë tjetër, verë e nxehtë. Pastaj ‘marrëzia magjeps’, ka thënë Fuko.

The post Amerika iku duke lënë pas marrëzinë first appeared on JavaNews.al.

Tragjedia komike që po luhet në Theth

Nga Frrok Çupi

Teatri po niste, diku pasdite. Aktorët, kush e kush më teatral se tjetri, po vinin. Derisa u bënë bashkë në “skenë’ të ardhur rrugës së fshatit, një nga një ishin me koka të ulura, të penduar. Kur u mblodhën në skenë u ngrehën. Kjo është loja teatrale.

Edhe skena u sajua nga ajo kohë që nuk kthehet më. Kisha në sfond, një çinar i vjetër me degë të gjëra, bytha e pemës së lashtë dhe ca kryqe në varreza. Këta menduan se duke kthyer kohën do të shpiknin kohë planetare të re. Kjo s’ka ndodhur e as mund të ndodhë në këtë planet.

Ata që do të luanin ‘ tragjedinë’, e nisën me një komedi. Një njeri i veshur me qafore prifti, u shfaq i frikësuar para të gjithëve. Herë frikë nga katolicizmi i Shoshit e Shalës se do ta përzënë e nuk do t’ i shkojnë më në meshë, herë i frikësuar nga këta që e kishin ftuar për ‘lojën’. Sikur këtyre të mos u pëlqente loja, atëherë ai nuk do të shpërblehej. Prifti po luante teatër në oborrin e zaptuar të kishës; ai ishte bërë palë me zaptuesit.

Komedia vazhdoi pas priftit të fshatit. Një prift në Shkodër, tha se ishte Vlash Pali, po i kërkonte shtetit të përkundte malësorët e Thethit. I fyu, por kushedi sa e morën vesh ata. I kërkoi shtetit që me ninulla ‘t’i vinte në gjumë një herë, dy herë, tre herë… nëse nuk flinin, kurrë mos fjetshin!’. Prift më pazarxhi nuk kisha menduar, më erdhi turp që kisha shkuar ndonjëherë në kishë.

Pastaj prifi Pali e çoi më tej lojën komike. E gjeti veten të paaftë për të thënë gjë të hairit, dhe iu drejtua për ndihmë një myslimani. ‘ Dua këtu Faik Konicën që të shajë shqiptarët siç di ai të shajë’, tha.  Por shpërblesën do ta merrte dom Pali prej komitëve. Njësoj si në filmat e realizmit socialist ku prifti bashkëpunon me kriminelët.

Teatrit po i mungonte një figurë e lartë e artit, Ramiz Kovaçi. Mysliman për mysliman, katolikët e ngrefun të teatrit në Theth më mirë të thërrisnin aktorin e madh, Kovaçi, që ka luajtur teatër me ‘tokën tonë’, se sa Konicën.

Në skenë doli njëri që ia dha fjalën bajraktarit. Prapë ka bajraktarë të vërtetë apo fosile? Kur ta shikojnë në video të rinjtë, do të hutohen. U shkon mendja te dronët “Bajraktar” që vijnë nga Turqia? Të tjerë bajraktarë nuk njihen këta dy shekujt e fundit. Bajraktari që u shfaq si relikte pa emër personal, dukej që ishte i një kohe tjetër të mykur. Kërcënoi ligjin, shtetin, popullin dhe Republikën, sipas një skenari të shëmtuar; në gojën e bajraktarit mungonin gjysma e dhëmbëve si një krehër i hedhur. Bajraktarët e shekulli të tyre diku 18-19 të urdhëruar nga Tanzimati, kanë qenë burra të bukur dylberë dhe zgjidheshin si kali: Me të gjithë dhëmbët në gojë.

Bajraktari i Thethit kërcënoi shtetin se me një fërshëllimë do të sjellë këtu Kukësin, Hasin, Romën, Brukselin, Berlinin dhe Nju Jorkun të armatosur kundër Shqipërisë. Luftë do të bëjmë!, tha ai. Ndoshta sot ndodhet në qeli për thirrje kundër rendit Kushtetues.

“Sepse nuk na ka pushtuar as turku!”, tha dhe harroi se titulli i tij ishte titull turk, bajraktar.

Teatër i shkurtër, por shuma zemërak në bythë të lisit në Theth. Ikën shpejt. Mund të teatronin gjithë natën, por askush nuk po i shikonte. Andej nga Tirana e Shkodra askush nuk po trembet dhe as po reagon. Me sa duket askush nuk e kupton gjuhën e tyre, ajo është gjuhë e vdekur me kohë. Ka shekuj që Shqipëria përdor gjuhën e ligjit dhe të të drejtës. Sidomos tani kur shteti ka hyrë në epokën më moderne dhe flet gjuhën e Europës.

Kush i kupton këta? Askush.

Në zonën e tyre ka një histori para njëqind vjetësh. Kapedani e kishte humbur autoritetin në popull, as në dasmë nuk donte të shkonte. Nisi adjutantin e tij, Pjetër Lleshin, në dasmën e fundit.

-Si të shkoj kapedan? Në vendin tuej nuk mund të shkoj

-Shko ore!, i tha eprori.

-Nuk më do kush aty, nuk çohet kush në kambë?

-Shko si unë, dil në krye të vendit- i tha kapedani. Po s’u çuan ata në odë, thërrit me za të naltë: “Buuuv burra, Pjetër Lleshi në krye të vendit!’. (Ai për vete).

Por prapë s’ia vërshëlleu kush. Burrat vazhduan të bisedojnë në gjuhën e tyre.

Këtu në Theth po mbaron teatri me gjuhën e vdekur.

The post Tragjedia komike që po luhet në Theth first appeared on JavaNews.al.

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi

Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një lëvizje e shpejtë e zotit të shtëpisë që të zgjojë familjarët, para stuhisë. Gjumi është i natyrshëm pas një lodhjeje elektorale që sapo kaloi. Por po fjetën tani ata që fituan zgjedhjet, në çastin që do të zgjohen s’kanë pse zgjohen. Kryeministri e ka nisur ‘zgjimin’ që nga Vlora; dje në Durrës, sot në Elbasan e nesër në Shkodër.

Teksa bashkiakët sapo kishin bërë një sy gjumë, të tjerët kishin dalë e kishin bërë namin, zunë plazhet, trotuaret, rrugët dhe sheshet.

Edi Rama ka paralajmëruar se ‘fitorja në zgjedhje është vetëm e drejta e fituar për të mos fjetur më!’ dhe për të vigjiluar për qytetarinë. Madje po praktikon edhe metodën: Nëse tanët, jo të gjithë janë gati, do të marrim më të mirët e ‘armikut’ që sapo humbi prapë. Nga PD janë angazhuar disa zyrtarë në Vlorë, mund të angazhohen edhe nga ata të ‘Postribës’ në Shkodër..

Ata që humbën e përjetojnë jo si frikë, por si shans përgjumjen e fitimtarit. Pala e humbur në zgjedhjet e 11 Majit po tenton të ndërtojë një qeveri paralele të pa votuar. Edhe të nxisë rebelim, kudo ku mundet; edhe brenda Pallatit të Drejtësisë. Moto e tyre është: T’ua bëjmë Shqipërinë siç ishte atëherë kur secili mund të bënte çfarë të donte”… Do të vinte Shqipëria e ‘rrumpallës’, siç është thënë. Tipik do të ishte viti 1997 me tabelat mbi institucione dhe prona, shkruar “Tokë e xanë!’.

Kjo ishte pamja e ‘shpresës’ përballë gjumit të njerëzve të shtetit.

Si mund të vinte një pamje apokaliptike e Shqipërisë vetëm pse ‘disa ushtarë’ i zuri gjumi gjatë rojës? Sigurisht, kjo është e pamundur, por edhe e njëllojtë me gërryerjen që nesër do të ndodhte.

Por çështja nuk u shtrua kështu. Çështja u shtrua që territori i vendit të mos zaptohet as në kohë gjumi dhe as zgjuar. Çdo pëllëmbë e vendit është e qeverisur dhe u takon sipas ligjit, qytetarëve shqiptarë. Kjo është një çështje delikate dhe serioze. Politika e shpartalluar e pronave, konsakruar në ligjin 7501 dhe në precedentë të rrezikshëm pas vitit 1992, e ka bërë urgjente vigjilencën mbi pronat dhe territorin. Gropa e hapur gjatë periudhës si dhe shkatërrimi i pronave të shqiptarëve gjatë viteve të para, ka krijuar hendekun ende të pa mbyllur ku Shqipëria mund të rrëshqasë. Mjeshtri i shkatërrimit, Sali Berisha, edhe pse në turbullirë morale, po përgjon ku të gjejë një tullë që lëviz dhe ta hedhë në greminë vendin. Ashtu i thotë mendja. Në Shkodër gjeti një prokurore dhe pas saj një zyrë prokurorie që i nxiti për ‘kryengritje kundër rendit kushtetues’.
Shpresa e të keqes gjallon te gjumi i tjetrit.

Ndërsa rreziku i të mirës qëndron po te gjumi. Edi Rama, gjatë inkursionit nga Vlora në Shkodër për ta vënë territorin në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit, mbante një bllok me vete; e patë besoj. Edi nuk është parë kurrë me bllok në dorë; veç kësaj here. Kushedi sa njerëz e kanë interpretuar në mënyra të tyre. Besoj se asnjë nga paragjykimet mbi bllokun, nuk është real. Në bllok kishte vetëm data, orë, muaj, shigjeta sa te njëra te tjetra, shënime anash… Një agjendë ku të gjitha orët janë të zëna. Ky është qëllimi i shpejtësisë nëpër orë e ditë. Me zgjedhjet e 11 Majit, maxhoranca mori mandatin për ta ndarë jetën e vendit nga jeta e keqe ‘e asaj kohe, qoftë largu!’

Mbi të gjitha drejtim i shtetit u instalua në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Nuk ka asnjë orë për gjumë.

The post Frika nga gjumi post- elekt first appeared on JavaNews.al.

❌