SHBA â Qindra biznese nĂ« Minesota mbyllen pĂ«r tĂ« protestuar kundĂ«r politikave tĂ« imigracionit
MINESOTA, 24 janar /ATSH/- Qindra biznese në Minesota u mbyllën dje dhe mijëra njerez protestuan kundër masave të vazhdueshme kundër imigracionit në shtet, sipas BBC.
Protestat e përhapura vijnë pasi organizatorët i inkurajuan banorët të mos shkonin në punë në një shenjë kundërshtimi ndaj Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Operacioni i ICE-së i urdhëruar nga administrata Trump në Minesota ka vazhduar për më shumë se gjashtë javë.
Administrata e ka karakterizuar atë si një operacion sigurie publike që synon deportimin e kriminelëve në vend.
Kritikët kanë paralajmërojnë se po arrestohen edhe migrantë pa precedentë penalë dhe qytetarë amerikanë.
Rreth 100 anĂ«tarĂ« tĂ« klerit u arrestuan dje nĂ« aeroportin e Minneapolis ndĂ«rsa merrnin pjesĂ« nĂ« njĂ« protestĂ« â duke u bĂ«rĂ« thirrje linjave ajrore amerikane tĂ« refuzonin transportimin e tĂ« arrestuarve nga ICE.
Një zëdhënës i komisionit të aeroporteve tha se arrestimet duhej të bëheshin për të mbrojtur sigurinë publike dhe aksesin në aeroport.
MijĂ«ra oficerĂ« federalĂ« janĂ« vendosur nĂ« Minesota si pjesĂ« e operacionit âMetro Surgeâ.
Vrasja e 37-vjeçares nga Mineapolis, Renee Good, në fillim të këtij muaji shkaktoi tensione në të gjithë shtetin dhe akti u dënua gjerësisht nga zyrtarët lokalë.
Marshimet e djeshme mendohet të jenë protesta më e madhe e kundërshtimit, deri më sot, ndaj politikës aktuale të imigracionit në shtet, ndërsa mijëra njerëz ecnin në qendër të qytetit në temperatura prej -23°C.
Prania e ICE-së ka zemëruar shumë banorë të Minesotës, të cilët kanë protestuar kundër operacioneve të tyre dhe oficerëve të tjerë federalë që veprojnë në qytetin e tyre.
Këtë javë, zyrtarët e shkollave në periferi të Columbia Heights njoftuan se katër nga nxënësit e tyre ishin ndaluar nga ICE, të moshës nga pesë deri në 17 vjeç.
Një fëmijë dy vjeç u ndalua gjithashtu të enjten së bashku me babanë e saj pa dokumente, ndërsa po kthehej në shtëpi nga një dyqan ushqimor në jug të Mineapolis.
Në një fjalim të enjten, zëvendëspresidenti JD Vance bëri thirrje që forcat lokale të rendit në Minesota të koordinoheshin me oficerët federalë për të kryer zbatimin e ligjit për imigracionin.
Minesota, dhe disa nga qytetet e saj, kanĂ« tĂ« ashtuquajturat politika âstrehimiâ, tĂ« cilat kufizojnĂ« mĂ«nyrat se si qeveria lokale dhe forcat e rendit bashkĂ«punojnĂ« me ICE-nĂ«.
Administrata Trump i ka kritikuar kĂ«to politika â duke i konsideruar njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r sigurinĂ« publike. //a.i/
Â
The post SHBA â Qindra biznese nĂ« Minesota mbyllen pĂ«r tĂ« protestuar kundĂ«r politikave tĂ« imigracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.