❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekskluzive | Rrahje nĂ« lokalin “Sindikata” nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut – njĂ« i ndaluar pĂ«r 48 orĂ«, tjetri pĂ«rfundon nĂ« Psikiatri

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të dyshuar kanë përfunduar nën masa policore, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja Ă«shtĂ« raportuar mĂ« 28 janar 2026 rreth orĂ«s 01:30, nĂ« rrugĂ«n “Lola Ribara”, konkretisht nĂ« lokalin “Sindikata”, ku policia ka pranuar informacion pĂ«r njĂ« rrahje nĂ« progres.

Njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë dhe kanë shoqëruar në stacion policor shtatë (7) persona, të gjithë të përfshirë ose të pranishëm në vendin e ngjarjes. Sipas informatave, përleshja ka ndodhur ndërmjet dy të dyshuarve: Milan Popoviq, Allen Selimi dhe viktimës: M.M.

Burimet bëjnë të ditur se të gjithë të përfshirët ishin nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe posedon raport mjekësor me nr. protokolli 866.

Pas intervistimit tĂ« palĂ«ve, hetuesi ka kontaktuar Prokurorin kujdestar tĂ« Shtetit, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor”.

Me vendim të Prokurorisë: Allen Selimi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Milan Popoviq është dërguar në repartin e Psikiatrisë në Mitrovicë të Veriut, ku sipas mjekut përgjegjës duhet të qëndrojë rreth dy ditë për ekzaminime, pas së cilave pritet të dërgohet gjithashtu në mbajtje.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje nĂ« lokalin “Sindikata” nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut – njĂ« i ndaluar pĂ«r 48 orĂ«, tjetri pĂ«rfundon nĂ« Psikiatri appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave drejt fundit në Pejë, Taulant Kelmendi i VV-së rezulton me diferencën më të madhe

Procesi i rinumërimit për komunën e Pejës po i afrohet fundit, duke nxjerrë në dritë një skemë të gjerë manipulimesh brenda listave partiake.

Deri më tani, janë procesuar 133 nga 139 vendvotime, ku sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prijnë listën e përfituesve nga votat e parregullta.

Taulant Kelmendi i VetĂ«vendosjes rezulton me diferencĂ«n mĂ« tĂ« madhe, duke i figuruar 849 vota qĂ« s’i pĂ«rkisnin.

Pas tij radhiten bashkëpartiakët Skender Thaqi -390 vota, Gramos Agusholli me -361 dhe Diana Qarkaxhija me -192.

As partitë e tjera nuk kanë mbetur paprekur:

PDK: Xhavit Haliti prin me 434 vota të shtuara.

AAK: Ali Berisha dhe Arbër Tolaj udhëheqin listën e zbritjeve me mbi 140 vota secili.

LDK: Fatmir Asllani figuron me 102 vota të manipuluara.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave drejt fundit në Pejë, Taulant Kelmendi i VV-së rezulton me diferencën më të madhe appeared first on Sinjali.

Trumpi e paralajmëron kryetarin e Mineapolisit: Po luan me zjarr

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, e paralajmĂ«roi tĂ« mĂ«rkurĂ«n kryetarin e qytetit Jacob Frey se ai “po luan me zjarr”, pasi politikani demokrat tha se qyteti i tij nuk do t’i ndihmonte agjentĂ«t federalĂ« pĂ«r ta zbatuar ligjin pĂ«r migrimin.

Tensionet mbetĂ«n tĂ« larta nĂ« Mineapolis, ku vĂ«zhguesit dhe aktivistĂ«t thonĂ« se bastisjet kundĂ«r imigrantĂ«ve duket se kanĂ« qenĂ« mĂ« me shĂ«njestra e mĂ« pak pĂ«rleshje gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit. Qytetit Ă«shtĂ« zhytur nĂ« trazira, pasi dy shtetas amerikanĂ« u qĂ«lluan pĂ«r vdekje nga oficerĂ«t federalĂ«, pĂ«rfshirĂ« vrasjen e infermierit Alex Pretti tĂ« shtunĂ«n, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Administrata e Trumpit ka sinjalizuar se do ta zbutë qasjen e vet, duke e dërguar shefin e kufirit, Tom Homan, për ta marrë nën kontroll operacionin nga Gregory Bovino, zyrtari i Patrullës Kufitare, taktikat agresive të të cilit kanë nxitur kritika të gjera.

Një zyrtar i lartë i administratës së Trumpit tha se arritja e Homanit do të shënojë një ndryshim drejt operacioneve më të shënjestruara e më tradicionale në krahasim me bastisjet e gjera që i ka udhëhequr Bovino në disa qytete. Megjithatë, mbeti e paqartë se sa shumë do të ndryshojë situata në qytetin ku agjentët federalë janë përleshur rregullisht me protestuesit.

Të mërkurën, agjentët e agjencisë ICE u panë në disa pjesë të qytetit duke lëvizur para shtëpive dhe bizneseve me një autokolonë prej tri automjetesh me gjashtë deri në tetë agjentë gjithsej, pastaj duke trokitur në dyer dhe duke shikuar rreth e rrotull, me gjasë duke kërkuar një person specifik.

Nëse ai person nuk mund të gjendej, sipas vëzhguesve, agjentet shiheshin duke u larguar. Në javët e fundit, agjentët mund të fillonin që të ndalnin njerëz në mënyrë rastësore dhe të kërkonin dëshmi për statusin ligjor, veprim që e ka zemëruar komunitetin dhe ka sjellë ballafaqime të tensionuara.

Në një zhvillim tjetër, Ministria e Jashtme e Ekuadorit i dërgoi një notë proteste Ambasadës së ShBA-së në Quito, pasi kjo ministri tha se një agjent i ICE-së u mundua të hynte në konsullatën ekuadoriane në Mineapolis të martën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi e paralajmëron kryetarin e Mineapolisit: Po luan me zjarr appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Plantacioni me mbi 1.700 bimĂ« kanabis nĂ« MalishevĂ« – arrestohet nĂ« ShqipĂ«ri i dyshuari, transferohet nĂ« KosovĂ«

Një rast i rëndë i kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Malishevës ka marrë epilog pas më shumë se një viti hetimesh intensive, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime tĂ« sigurta bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se mĂ« 28 janar 2026, rreth orĂ«s 13:00, autoritetet e ILECU-sĂ« kanĂ« arrestuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« tĂ« dyshuarin Oltion Shehu, ndaj tĂ« cilit ishte lĂ«shuar urdhĂ«r-arrest ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r veprĂ«n penale “Kultivim i bimĂ«ve tĂ« kanabisit”.

Pas arrestimit, i dyshuari është transferuar në Kosovë dhe është dorëzuar te Njësia e DHTN-Gjakovë.

Rasti lidhet me një operacion policor të zhvilluar më 21 qershor 2024, në zonë malore të fshatit Panorc, Malishevë, ku njësitet e DHTN-Gjakovë kishin identifikuar tri parcela të mbjella me gjithsej 1.757 bimë kanabis sativa, me lartësi nga 20 deri në 70 centimetra.

Pas identifikimit të parcelave, policia kishte nisur hetime me masa të fshehta, kishte marrë mostra dhe kishte numëruar bimët. Më 11 qershor 2024, gjatë zhvillimit të hetimeve, ishte vërejtur se një pjesë e bimëve dhe mjeteve të punës ishin larguar nga të dyshuarit, ndërsa bimët e mbetura ishin asgjësuar në vendngjarje përmes djegies, në konsultim me Prokurorin e rastit. Dëshmitë materiale janë ekzaminuar në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë (AKF).

Hetimet kishin çuar në dyshimin se personat përgjegjës për kultivimin ishin shtetas të Republikës së Shqipërisë, për të cilët policia posedonte edhe material fotografik për identifikim, me autorizim të Prokurorisë.

Pas transferimit në Kosovë, Oltion Shehu është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti, që fillimisht ishte iniciuar ndaj personave NN, vazhdon të hetohet nga Njësia DHTN-Gjakovë, ndërsa nuk përjashtohen veprime të tjera hetimore dhe ndalime shtesë.

Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Plantacioni me mbi 1.700 bimĂ« kanabis nĂ« MalishevĂ« – arrestohet nĂ« ShqipĂ«ri i dyshuari, transferohet nĂ« KosovĂ« appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut – 300 euro, telefon dhe zinxhir ari zhduken nga banesa, e dyshuara nĂ« kĂ«rkim

Një rast vjedhjeje është raportuar në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetar ka denoncuar zhdukjen e parave, një telefoni mobil dhe një zinxhiri ari me vlerë të konsiderueshme.

Sipas informatave, mĂ« 28 janar 2026 rreth orĂ«s 09:00, ankuesi S.V. Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« Stacionin Policor dhe ka deklaruar se mĂ« 25 janar 2026, nĂ« intervalin kohor 07:00–11:00, e dyshuara S.M. i ka marrĂ« pa dijeninĂ« e tij: 300 euro para tĂ« gatshme, njĂ« telefon Samsung A16, ngjyrĂ« hiri, me vlerĂ« rreth 240 euro, njĂ« zinxhir ari, me vlerĂ« rreth 700 euro.    

Ngjarja ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Çlirimi” nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut.

Burimet bëjnë me dije se policia ka tentuar të kontaktojë të dyshuarën përmes telefonit, por pa sukses, pasi nuk ka pasur qasje në rrjet. Po ashtu, është bërë kërkim edhe në adresën e saj të banimit, mirëpo e dyshuara nuk është hasur.

NĂ« konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Vjedhje”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« zhvillim pĂ«r lokalizimin dhe arrestimin e tĂ« dyshuarĂ«s, si dhe pĂ«r rikthimin e sendeve tĂ« vjedhura.

Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje shtesë sapo të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut – 300 euro, telefon dhe zinxhir ari zhduken nga banesa, e dyshuara nĂ« kĂ«rkim appeared first on Sinjali.

Zelensky paralajmĂ«ron se Rusia po pĂ«rgatit njĂ« ‘sulm tĂ« ri masiv’

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se inteligjenca e vendit të tij tregon se Rusia po përgatit një sulm tjetër në shkallë të gjerë.

Kreu i shtetit e tha këtë në fjalimin e tij të mbrëmjes, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Ne gjithashtu e dimĂ« se rusĂ«t po pĂ«rgatiten pĂ«r njĂ« sulm tĂ« ri – inteligjenca jonĂ« e tregon kĂ«tĂ«. Tani Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t tanĂ« duhet tĂ« kuptojnĂ« se si kjo diskrediton bisedimet diplomatike”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Zelensky.

Ai vuri në dukje se kur sulmet ruse vazhdojnë dhe sulmet vazhdojnë, është e vështirë për njerëzit të ndiejnë se diplomacia është konstruktive dhe e aftë të japë rezultate.

“Kushdo qĂ« dĂ«shiron vĂ«rtet paqe duhet tĂ« mendojĂ« se si tĂ« sigurojĂ« qĂ« rusĂ«t po pĂ«rgatiten jo pĂ«r sulme tĂ« reja masive, por pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s. Bota ka fuqinĂ« ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« tĂ« ndodhĂ«â€.

“Ne thjesht duhet ta pĂ«rdorim atĂ« fuqi – pĂ«r hir tĂ« paqes. FalĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« i qasen situatĂ«s pikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«â€, ka shtuar presidenti Zelensky.

Deklaratat e tij vijnë pasi të mërkurën, më 28 janar, forcat ruse bombarduan dhe kryen sulme me dronë në distriktet Kamianske, Nikopol, Pavlohrad, Kryvyi Rih dhe Synelnykove në rajonin e Dnipropetrovsk.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky paralajmĂ«ron se Rusia po pĂ«rgatit njĂ« ‘sulm tĂ« ri masiv’ appeared first on Sinjali.

Kadare i përjetësuar në bronz, aty ku e pinte kafenë

Në vendin e tij të zakonshëm ku pinte kafenë në Tiranë e ku takonte miqtë e lexuesit e tij, shkrimtari i madh Ismail Kadare është përjetësuar në bronz.

Ka qenë iniciativë e miqve të tij, me idenë e aktorit Timo Flloko që nëpërmjet shtatores shkrimtari të kujtohet përgjithnjë. Vepra në përmasa reale e skulptorit Henri Nimani, është përuruar të mërkurën në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të shquar.

“KurrĂ« skam qenĂ« aq i emocionuar sa sot
 nĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« qĂ« Kadare e pĂ«lqente shumĂ«, nuk ka tavolinĂ« e karrige ku nuk jemi ulur. DimĂ«r e verĂ«, nĂ« çdo kohĂ«. E shoh kĂ«tĂ« monument si njĂ« prani. Kadare do tĂ« jetĂ« tashmĂ« i pranishĂ«m nĂ« jetĂ«n tonĂ« nĂ« pĂ«rjetĂ«si”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Bujar Hudhri, mik e botues i KadaresĂ«. 

Bashkëshortja e gjeniut të lëtyrave shqipe, Helena Kadare, ka thënë se shtatorja e përjetëson atë ashtu siç ishte. 

“Jam shumĂ« e emocionuar qĂ« e shikoj tĂ« ngritur nĂ« bronz figurĂ«n e Ismailit siç e kam nĂ« mendje, gjithmonĂ« si njĂ« njeri tĂ« gjallĂ«. Kjo ishte njĂ« nga kĂ«naqĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« tij – takimet me lexuesin”, ka thĂ«nĂ« Kadare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kadare i përjetësuar në bronz, aty ku e pinte kafenë appeared first on Sinjali.

Vranë 37-vjeçarin Alex Pretti në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë të CBP-së

Të paktën dy nga agjentët federalë të patrullës kufitare (CBP), të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë ku u vra 37-vjeçari Alex Pretti në Minneapolis, janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre, raportojnë disa media amerikane.

Sipas njërit prej raportimeve, agjentët janë vendosur në leje administrative.

Për momentin, numri i saktë i agjentëve që përfshihen nga kjo masë mbetet i paqartë, raportoi gazeta New York Times, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Sigurisë së Brendshme.

Ndërkohë, sipas Fox News dhe MS NOW, në leje administrative janë vendosur dy agjentët që qëlluan ndaj Prettit.

Të shtunën e kaluar, agjentë të CBP-së qëlluan disa herë ndaj Prettit, një infermier 37-vjeçar që punonte në një spital për veteranë. Vdekja e tij, e dyta në Minesota brenda tre javësh në një incident ku ishin të përfshirë agjentë federalë, shkaktoi reagime të forta dhe zemërim në mbarë vendin.

CBP ka bërë të ditur se po heton rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vranë 37-vjeçarin Alex Pretti në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë të CBP-së appeared first on Sinjali.

Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet nĂ« kĂ«tĂ« moment “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Trump

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump, tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n kryeministri i vendit ballkanik Andrej Plenkoviq pa dhĂ«nĂ« arsye specifike pĂ«r vendimin.

“Pas analizave tĂ« hollĂ«sishme, qĂ«ndrimi i qeverisë  Ă«shtĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« moment Kroacia nuk do t’i bashkohet ‘Bordit tĂ« Paqes’ pĂ«r njĂ« numĂ«r arsyesh”, u tha Plenkoviq gazetarĂ«ve, shkruan Euronews.

Kryeministri tha se do të jepte hollësi mbi arsyet e vendimit në një datë të mëvonshme.

Më parë këtë muaj, qeveria tha se vendi anëtar i Bashkimit Evropian ishte ftuar të bashkohej me institucionin e ri ndërkombëtar të Trump.

Plenkoviq tha se Kroacia po priste derisa BE tĂ« harmonizonte pikĂ«pamjet e saj, ndĂ«rkohĂ« qĂ« “do tĂ« vlerĂ«sonte aspektet ligjore dhe tĂ« tjera tĂ« propozimit”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet nĂ« kĂ«tĂ« moment “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Trump appeared first on Sinjali.

PĂ«rplasje e fortĂ« nĂ« LDK MitrovicĂ«: DelegatĂ« pĂ«rjashtohen pa sqarim, dyshime pĂ«r eliminim tĂ« “tĂ« padĂ«shiruarve”

Një përçarje serioze ka shpërthyer brenda degës së LDK-së në Mitrovicë, vetëm pak ditë para mbajtjes së Kuvendit të partisë, ku tashmë janë ngritur akuza të rënda për përjashtime selektive dhe mungesë totale transparence në procesin e përzgjedhjes së delegatëve.

Delegati Armend Agolli nga dega e LDK-së në Mitrovicë, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, ka reaguar publikisht duke deklaruar se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvend pa asnjë sqarim zyrtar, bashkë me të paktën tre delegatë nga Mitrovica dhe disa të tjerë nga degë të ndryshme.

Sipas Agollit, Kuvendi pritet tĂ« mbahet mĂ« 31 dhjetor, ndĂ«rsa paralajmĂ«ron se mĂ«nyra se si po zhvillohet procesi i pĂ«rzgjedhjes sĂ« delegatĂ«ve Ă«shtĂ« selektive, pa kritere tĂ« qarta dhe pa transparencĂ«, çka – sipas tij – rrezikon drejtpĂ«rdrejt legjitimitetin dhe besimin ndaj procesit partiak.

“Kur nis pĂ«rzgjedhja selektive e delegatĂ«ve, pa transparencĂ« dhe pa kritere tĂ« qarta, procesi rrezikon tĂ« humbĂ« legjitimitetin dhe besimin”, ka shkruar Agolli.

Ai ka parashtruar tri kërkesa konkrete: arsyetim me shkrim për largimin e tij dhe të delegatëve të tjerë, publikimin e listës së plotë të delegatëve dhe kritereve të përzgjedhjes/verifikimit, trajtim të barabartë për të gjithë, pa presion dhe pa filtrim politik.       

Në reagimin e tij, Agolli thekson se LDK nuk mund të forcohet përmes përjashtimeve, por vetëm përmes rregullave të qarta dhe ndërtimit të besimit të brendshëm.

Ngjarja ka ngritur dyshime serioze pĂ«r eliminim tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« delegatĂ«ve tĂ« konsideruar “tĂ« padĂ«shiruar”, nĂ« njĂ« moment kritik pĂ«r partinĂ«, duke thelluar krizĂ«n e brendshme nĂ« njĂ« nga degĂ«t e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« saj.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, LDK dhe strukturat e saj zyrtare nuk kanë dhënë asnjë reagim lidhur me këto akuza. Sinjali do të vazhdojë ta ndjekë zhvillimin e kësaj çështjeje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PĂ«rplasje e fortĂ« nĂ« LDK MitrovicĂ«: DelegatĂ« pĂ«rjashtohen pa sqarim, dyshime pĂ«r eliminim tĂ« “tĂ« padĂ«shiruarve” appeared first on Sinjali.

Aksidenti i rëndë në Prishtinë, Policia: Një person ka pësuar lëndime trupore

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka rënë poshtë rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Lajmi e ka konfirmuar edhe Policia e kryeqytetit, e cila ka njoftuar se aksidenti ka ndodh rreth orës 21:00.

“NĂ« aksident janĂ« pĂ«rfshirĂ« dy vetura, ndĂ«rsa sipas informatave fillestare, njĂ« person ka pĂ«suar lĂ«ndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekĂ«sor”, tha pĂ«r GazetĂ«n Sinjali, Enis Pllana, zĂ«dhĂ«nĂ«si pĂ«r media i PolicisĂ« nĂ« PrishtinĂ«.

“Me rastin po merret NjĂ«sia e Trafikut tĂ« Kryeqytetit, e cila po heton rrethanat e aksidentit”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti i rëndë në Prishtinë, Policia: Një person ka pësuar lëndime trupore appeared first on Sinjali.

Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

Presidenti amerikan, Donald Trump, pĂ«rsĂ«riti thirrjen e tij pĂ«r Iranin qĂ« tĂ« “arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje” pĂ«r programin e tij bĂ«rthamor ose nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n do tĂ« pĂ«rballet “me sulmin mĂ« tĂ« keq deri mĂ« tani”, mĂ« i ashpĂ«r sesa sulmet e vitit tĂ« kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shĂ«njestruan ndĂ«rtesat bĂ«rthamore iraniane.

Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.

Shtetet e Bashkuara ditĂ«t e fundit kanĂ« dislokuar avionĂ« luftarakĂ«, sisteme tĂ« mbrojtjes ajrore dhe atĂ« qĂ« Trump e ka quajtur njĂ« “flotĂ«â€ nĂ« Lindjen e Mesme, njĂ« lĂ«vizje qĂ« ka rritur tensionet me Iranin dhe ka shtuar gjasat pĂ«r veprime ushtarake, sipas ekspertĂ«ve.

“ShpresojmĂ« qĂ« Irani tĂ« vijĂ« shpejt ‘nĂ« tryezë’ dhe tĂ« negociojĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« barabartĂ« – PA ARMË BËRTHAMORE – njĂ« marrĂ«veshje qĂ« Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« gjitha palĂ«t”, tha Trump nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale mĂ« 28 janar.

“Koha po mbaron! Siç i thashĂ« Iranit edhe mĂ« parĂ«, ARRINI MARRËVESHJE! Ata nuk e bĂ«nĂ«, dhe ndodhi Operacioni Çekani i MesnatĂ«s, njĂ« shkatĂ«rrim i madh i Iranit. Sulmi i radhĂ«s do tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i keq!”.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi më 27 janar se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë, nën drejtimin e USS Abraham Lincoln, ndodhej në ujërat e Lindjes së Mesme.

Duke folur para deklaratave të Trumpit, ministri i Jashtëm iranian tha se negociatat me Uashingtonin nuk mund të zhvillohen në një atmosferë të kërcënimeve ushtarake.

Abbas Araqhchi, sipas medias shtetĂ«rore ISNA, tha mĂ« 28 janar se “ushtrimi i diplomacisĂ« pĂ«rmes kĂ«rcĂ«nimit ushtarak nuk mund tĂ« jetĂ« efektiv ose i dobishĂ«m”.

Ai shtoi se nuk kishte pasur “asnjĂ« kontakt” me i dĂ«rguarin amerikan, Steve Witkoff, nĂ« ditĂ«t e fundit dhe se “Irani nuk ka kĂ«rkuar negociata”. Trump, nga ana tjetĂ«r, tha nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Axios mĂ« 26 janar se Teherani kishte “thirrur nĂ« shumĂ« raste”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq appeared first on Sinjali.

Pamje ekskluzive nga aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Një veturë bie poshtë rrugës, një tjetër dëmtohet rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka rënë poshtë rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë së paku dy automjete. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas raportit zyrtar të policisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pamje ekskluzive nga aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Një veturë bie poshtë rrugës, një tjetër dëmtohet rëndë appeared first on Sinjali.

Hoti e jep për punë të kryer që Abdixhiku është dorëhequr: Ai veç do ta njoftojë dorëheqjen, jo votëbesim

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka intepretimin e vet për atë se ofrimi i dorëheqjes nga Lumir Abdixhiku e detyron këtë të fundin që veç ta njoftojë atë dhe jo të kërkojë votëbesim.

Kjo sepse, sipas tij, Statuti i LDK-sĂ« e jep ofrimin e dorĂ«heqjes veçmas dhe votĂ«besimin veçmas, ndĂ«rsa Abdixhiku ka njoftuar “ofrimin e dorĂ«heqjes”.

“Nuk mund tĂ« shkohet me votĂ«besim sepse Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dorĂ«heqja”, tha Hoti nĂ« “Rubikon” tĂ« Klan KosovĂ«s, duke shtuar se “fjala publike pĂ«r zyrtarin publik Ă«shtĂ« ligj Ă«shtĂ« obligim”.

“Kuvendi Ă«shtĂ« ftu me 31 janar. UnĂ« kam njoftu votuesin dhe anĂ«tarin e LDK-sĂ« pĂ«r interesimin tim pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar besimin e delegatĂ«ve pĂ«r tĂ« marrĂ« drejtimin e partisĂ«. Kryetari me kĂ«rkesĂ« tĂ« tij ose 1/3 e delegatĂ«ve mund tĂ« ftojnĂ« votĂ«besimin e kryetarit. Me votim tĂ« fshehtĂ«. Kjo Ă«shtĂ« procedura standarde. Tjetra formĂ« Ă«shtĂ« dorĂ«heqja. NĂ«se kryetari jep dorĂ«heqje, ftohet kuvendi dhe vendose.t

PĂ«r aktin e dorĂ«heqjes nuk ka votim. Rasti konkret ofrimi i dorĂ«heqjes sĂ« Abdixhikut pĂ«r shkak tĂ« rezultatit tĂ« dobĂ«t zgjedhor. KĂ«shtu pĂ«rmbyllet kjo çështje. VetĂ«m njoftohet dorĂ«heqja. Akti i dorĂ«heqjes Ă«shtĂ« se na ka njoftu se do tĂ« ofrojĂ« dorĂ«heqje, dhe Statuti e ka tĂ« qartĂ«, se neni Ă«shtĂ« veçmas poĂ«r votĂ«besim, tjetra pĂ«r dorĂ«heqje. E ky e ka ftu Kuvendin pĂ«r tĂ« ofruar dorĂ«heqjen”, tha Hoti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hoti e jep për punë të kryer që Abdixhiku është dorëhequr: Ai veç do ta njoftojë dorëheqjen, jo votëbesim appeared first on Sinjali.

Vetura godet këmbësorin e mitur në Zhabar të Mitrovicës

NjĂ« veturĂ« ka goditur njĂ« kĂ«mbĂ«sor tĂ« mitur nĂ« rrugĂ«n nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, konkretisht nĂ« fshatin Zhabar.

Rastine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.

“Rreth orĂ«s 18:00, nĂ« rrugĂ«n nacionale MitrovicĂ«- Zubin Potok, nĂ« segmentin rrugor nĂ« fshatin Zhabar, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku ku njĂ« veturĂ« ka goditur njĂ« kĂ«mbĂ«sor tĂ« mitur”, shtoi Zahiti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura godet këmbësorin e mitur në Zhabar të Mitrovicës appeared first on Sinjali.

FotografitĂ« e Kurtit te “prodhuesi” i dronĂ«ve, Haradinaj: Dron imagjinar, etja pĂ«r showbiz Ă«shtĂ« mania e kĂ«tij pushteti

Kreu i AAK-sĂ«, Ramush Haradinaj, tha se “skandali me foto e video tĂ« Kurtit me dronin imagjinar Ă«shtĂ« veç njĂ«ri prej qindra rasteve tĂ« shpĂ«rfaqjes sĂ« fytyrĂ«s sĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« kĂ«tij pushteti”.

Haradinaj vlerĂ«son se “etja pĂ«r foto dhe showbiz Ă«shtĂ« mania e kĂ«tij pushteti”.

“Kur do tĂ« ndaleni njĂ« herĂ« o tĂ« mjerĂ«!”, ka pĂ«rfunduar Haradinaj.

Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, i ka vizituar dy kompani nĂ« Gjilan nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar, duke thĂ«nĂ« se “tash dronĂ«t luftarakĂ« po i prodhojmĂ« edhe vetĂ«â€.

Kompanitë nga Gjilani, që pretendojnë se po prodhojnë dronë luftarakë, zyrtarisht kanë veç një punëtor.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FotografitĂ« e Kurtit te “prodhuesi” i dronĂ«ve, Haradinaj: Dron imagjinar, etja pĂ«r showbiz Ă«shtĂ« mania e kĂ«tij pushteti appeared first on Sinjali.

Basha kundërshton Aktgjykimin e Kushtetueses për rastin Rashiq: Vendimi i Kuvendit ishte kushtetues

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, duke vlerësuar se ai është në shpërputhje me Kushtetutën dhe përmban gabime thelbësore në interpretimin dhe zbatimin e normave përkatëse.

Basha ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat pĂ«r tĂ« interpretuar Rregulloren e Kuvendit, pasi sipas nenit 16, paragrafi 4 tĂ« saj, interpretimi pĂ«rfundimtar gjatĂ« seancĂ«s plenare i takon Kryetarit tĂ« Kuvendit. Sipas tij, Gjykata nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka interpretuar “frymĂ«n e Rregullores”, gjĂ« qĂ« tejkalon kompetencat e saj.

Duke iu referuar zgjedhjes së Nenad Rashiq në pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit, Basha ka theksuar se vetë Gjykata pranon se Rashiq nuk është propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, çka sipas tij përbën refuzim apo mospropozim nga ana e tyre.

Ai ka sqaruar se si Kryetar i Kuvendit ka kërkuar tri herë radhazi që të propozohej kandidati i mbetur, por kjo është refuzuar nga përfaqësuesit e komunitetit serb, të cilët sipas tij kanë kërkuar tejkalimin e deputetit të dhjetë nga komuniteti joshumicë serb, gjë që do të përbënte diskriminim dhe shkelje kushtetuese.

Pas këtij mospropozimi, Basha ka bërë të ditur se ka aktivizuar nenin 12, paragrafi 7 të Rregullores së Kuvendit, i cili parasheh procedurën e shortit në rast të mospropozimit të kandidatëve. Meqenëse kishte vetëm një kandidat, procedura e shortit u konsiderua e panevojshme dhe u vazhdua me votim.

Sipas BashĂ«s, procesi Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me KushtetutĂ«n dhe Rregulloren e Kuvendit, ndĂ«rsa votimi pĂ«r RaĆĄić ka rezultuar i suksesshĂ«m me 71 vota “pĂ«r”.

“NĂ« kĂ«tĂ« rast, zgjedhja e Nenad Rashiq pĂ«r NĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit ka ardhur vetĂ«m pas mospropozimit nga pĂ«rfaqĂ«suesit e komunitetit joshumicĂ« serb. Prandaj, tĂ« gjitha pretendimet nĂ« Njoftimin e GjykatĂ«s Kushtetuese janĂ« tĂ« pabaza”, ka deklaruar Basha.

Në fund, ai ka theksuar se vendimi i Kuvendit ka qenë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Basha kundërshton Aktgjykimin e Kushtetueses për rastin Rashiq: Vendimi i Kuvendit ishte kushtetues appeared first on Sinjali.

Arrestime në Turqi, kapen persona të dyshuar për spiunazh me Iranin

Arrestimet vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale për shkak të frikës nga një sulm i mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit.

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për spiunazh për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke monitoruar objekte ushtarake dhe vende të tjera strategjike në të gjithë vendin, raportuan mediat vendase të mërkurën.

Forcat e sigurisë kryen bastisje të njëkohshme në pesë provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, pas një hetimi të përbashkët nga departamenti i antiterrorizmit dhe agjencia e inteligjencës së Turqisë, raportoi televizioni shtetëror TRT.

Të dyshuarit, përfshirë një shtetas iranian, dyshohet se kryen zbulime dhe mbikëqyrje rreth bazës ajrore Incirlik në provincën jugore të Adanas, ku ndodhen forcat amerikane, tha transmetuesi.

Një nga gjashtë të ndaluarit ishte me origjinë iraniane, raportoi agjencia private e lajmeve DHA.

Grupi akuzohet për transmetimin e informacionit të inteligjencës dhe logjistikës te operativët e inteligjencës iraniane, tha TRT.

Hetuesit thuhet se zbuluan gjithashtu prova që të dyshuarit kishin monitoruar dërgesën e dronëve përmes Turqisë për përdorim në vende të tjera. Ambasada iraniane në Ankara ende nuk ka komentuar mbi arrestimet.

Arrestimet vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale për shkak të frikës nga një sulm i mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit.

ZyrtarĂ«t e qeverisĂ« turke kanĂ« paralajmĂ«ruar kundĂ«r ndĂ«rhyrjes sĂ« huaj nĂ« Iranin fqinj, duke thĂ«nĂ« se çdo operacion ushtarak mund tĂ« çojĂ« nĂ« “paqĂ«ndrueshmĂ«ri” dhe tĂ« shkaktojĂ« njĂ« “fluks refugjatĂ«sh”.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, tha mĂ« herĂ«t tĂ« mĂ«rkurĂ«n se “njĂ« armatĂ« masive” po shkon drejt Iranit, duke e paralajmĂ«ruar Teheranin se duhet tĂ« negociojĂ«.

“Po lĂ«viz shpejt, me fuqi, entuziazĂ«m dhe qĂ«llim tĂ« madh”, shkroi Trump nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme mbi misionin e saj.

“ShpresojmĂ« qĂ« Irani shpejt do tĂ« ‘ulet nĂ« tryezë’ dhe do tĂ« negociojĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« barabartĂ« – pa armĂ« bĂ«rthamore – njĂ« marrĂ«veshje qĂ« Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« gjitha palĂ«t”, shtoi ai.

Uashingtoni ka zhvendosur në rajon anijen luftarake USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues me raketa të telekomanduara, të cilët mund të përdoren për të nisur sulme nga deti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestime në Turqi, kapen persona të dyshuar për spiunazh me Iranin appeared first on Sinjali.

Papa Leoni: Mos flisni me të dashurat tuaja të krijuara me AI, ndryshe do të përballeni me pasoja të dhimbshme

Papa Leoni XIV ka paralajmĂ«ruar besimtarĂ«t, veçanĂ«risht burrat, qĂ« tĂ« mos bien pre e marrĂ«dhĂ«nieve virtuale me chatbotĂ« tĂ« inteligjencĂ«s artificiale, duke theksuar se kĂ«to lidhje “tepĂ«r tĂ« pĂ«rkĂ«dhelura” mund tĂ« kenĂ« pasoja serioze emocionale dhe shoqĂ«rore.

NĂ« mesazhin e tij pĂ«r DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« Komunikimeve Sociale, Papa u shpreh se nĂ« botĂ«n digjitale tĂ« sotme po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« dallosh nĂ«se po komunikon me njerĂ«z realĂ« apo me robotĂ«. Ai theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« urgjente tĂ« “ruajtjes sĂ« zĂ«rave dhe fytyrave njerĂ«zore”, duke paralajmĂ«ruar se pa marrĂ«dhĂ«nie reale nuk mund tĂ« ketĂ« miqĂ«si apo lidhje tĂ« vĂ«rteta.

“Fytyrat dhe zĂ«rat janĂ« tĂ« shenjtĂ«,” tha Papa, duke shtuar se teknologjia digjitale rrezikon tĂ« ndryshojĂ« themelet e qytetĂ«rimit njerĂ«zor.

Papa Leoni XIV pranoi se chatbotĂ«t me AI mund tĂ« jenĂ« argĂ«tues, por i cilĂ«soi ata si mashtrues, sidomos pĂ«r personat mĂ« tĂ« pambrojtur. Sipas tij, pĂ«r shkak se janĂ« gjithmonĂ« tĂ« pranishĂ«m dhe emocionalisht “tĂ« dashur”, ata mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« gjendjen emocionale tĂ« individĂ«ve dhe tĂ« pushtojnĂ« sferĂ«n e intimitetit personal.

Ai paralajmëroi gjithashtu se zëvendësimi i marrëdhënieve njerëzore me sisteme të inteligjencës artificiale mund të dëmtojë jo vetëm jetën personale, por edhe strukturën sociale, kulturore dhe politike të shoqërisë.

Papa kritikoi edhe algoritmet e rrjeteve sociale, duke thënë se ato favorizojnë emocionet e shpejta dhe dëmtojnë mendimin kritik, duke rritur polarizimin shoqëror.

Megjithatë, ai theksoi se inovacioni digjital nuk duhet ndalur, por duhet drejtuar me kujdes, duke qenë të vetëdijshëm për natyrën e tij të dyfishtë.

Ky nuk Ă«shtĂ« paralajmĂ«rimi i parĂ« nga Vatikani pĂ«r rreziqet e inteligjencĂ«s artificiale. NĂ« vitin 2024, Papa Françesku kishte deklaruar se teknologjitĂ« simuluese bĂ«hen “tĂ« rrezikshme kur shtrembĂ«rojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet tona me realitetin dhe me njĂ«ri-tjetrin”, duke kĂ«rkuar mĂ« shumĂ« rregullim tĂ« AI pĂ«r tĂ« shmangur pasojat e dĂ«mshme dhe diskriminuese.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leoni: Mos flisni me të dashurat tuaja të krijuara me AI, ndryshe do të përballeni me pasoja të dhimbshme appeared first on Sinjali.

Haradinaj reagon pas vdekjes së bashkëpartiakut: Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Hekuran Hoxhës, duke e cilësuar atë si një koleg shumëvjeçar dhe një njeri të respektuar në Aleancë.

Haradinaj ka kujtuar angazhimin e hershëm politik të Hoxhës, duke theksuar se ai u dallua gjithmonë për korrektësinë, afërsinë dhe respektin ndaj të gjithëve.

“Ndarja e tij nga jeta na tronditi tĂ« gjithĂ«ve. NĂ« kĂ«to momente tĂ« rĂ«nda, shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta familjes sĂ« nderuar Hoxha, miqve dhe tĂ« gjithĂ« kolegĂ«ve nĂ« AleancĂ«. QoftĂ« i pĂ«rhershĂ«m kujtimi pĂ«r ty, Kani!”, ka shkruar Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj reagon pas vdekjes së bashkëpartiakut: Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani appeared first on Sinjali.

❌