❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Chelsea ofron 120 milionë euro për yllin kyç të Real Madridit, Valverde

Real Madrid po shqyrton me kujdes një ofertë prej 120 milionë eurosh nga Chelsea për Federico Valverden, duke e vendosur atë sërish në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar.

Chelsea ka shprehur interes të drejtpërdrejtë dhe të qartë për mesfushorin, i cili është bërë një nga lojtaret më të rëndësishëm në projektin e Real Madridit.

Në klubin madrilen ekziston një pajtueshmëri e plotë për vlerën e Valverdes, i cili ka arritur statusin e një lojtari kyç falë paraqitjeve të qëndrueshme, shumëfunksionalitetit dhe mentalitetit fitues.

Klubi nuk ndjen asnjë urgjencë financiare apo sportive për të negociuar dhe qëndrimi fillestar është i qartë: vetëm një ofertë jashtë çdo standardi tregu do të merrej realisht në konsideratë.

Nga ana tjetër, Chelsea ndodhet në një fazë të re rindërtimi dhe synon të dërgojë një sinjal të fortë në treg.

Trajneri i ri e sheh Valverden si figurën ideale për të ndërtuar mesfushën, falë intensitetit, dinamikës dhe aftësisë së tij për të ndikuar në disa faza të lojës.

Oferta prej 120 milionë eurosh është dëshmi e bindjes së plotë të klubit anglez.

Megjithatë, Real Madridi vlerëson më shumë aspektin sportiv sesa përfitimin e menjëhershëm ekonomik.

Zëvendësimi i një lojtari me profilin e Valverdes nuk konsiderohet i lehtë, ndërsa lidhja e fortë e futbollistit me klubin dhe roli i tij në fushë e në dhomat e zhveshjes përforcojnë idenë e vazhdimësisë.

Në moshën 27-vjeçare, Valverde përfaqëson një kombinim ideal mes përvojës dhe perspektivës afatgjatë.

Oferta e Chelseat po analizohet pa presion dhe me qetësi, ndërsa në Madrid mbetet bindja se vetëm dëshira e qartë e lojtarit mund të hapte rrugën e negociatave për një nga operacionet më të mëdha të mundshme të verës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Chelsea ofron 120 milionë euro për yllin kyç të Real Madridit, Valverde appeared first on Sinjali.

Trump vë në siklet Rubion: Lexon shënimin privat gjatë konferencës për shtyp!

Presidenti Donald Trump ka vënë në siklet Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, gjatë një konference për shtyp, duke lexuar me zë të lartë një shënim privat që ai kishte marrë prej tij, drejtpërdrejt përpara kamerave.

Incidenti ndodhi gjatë një takimi të Trump me drejtues të industrisë së naftës dhe gazit në Shtëpinë e Bardhë më 9 janar. Presidenti ishte ulur mes Zëvendëspresidentit JD Vance dhe Rubio, kur pas dhënies së fjalës për Ryan Lance nga ConocoPhillips, Rubio iu dha një shënim të shkruar Trump-it. Ndërkohë, Vance dukej i hutuar, teksa vështronte të dy.

“Marco sapo mĂ« dha njĂ« shĂ«nim,” i tha Trump dhomĂ«s sĂ« mbushur me drejtues. Rubio mbylli stilolapsin dhe uli sytĂ«, por sapo presidenti filloi ta lexonte shĂ«nimin me zĂ« tĂ« lartĂ«, ai e pa menjĂ«herĂ«.

“Shko pĂ«rsĂ«ri te Chevron,” lexoi Trump nga shĂ«nimi i Rubio-s. “Ata duan tĂ« diskutojnĂ« diçka. Shko pĂ«rsĂ«ri te Chevron.”

Ndërsa fliste, Vance dukej qartë i argëtuar, duke qeshur në njërën anë të presidentit, ndërsa Rubio buzëqeshte me një ndjesi të dukshme parehatie në anën tjetër.

“Vazhdo, po kthehem te Chevron,” tha Trump ndĂ«rsa e vendosi shĂ«nimin pĂ«rsĂ«ri mbi tavolinĂ«.

MĂ« pas e pĂ«rkĂ«dheli Rubio-n nĂ« shpinĂ« dhe i tha: “Faleminderit, Marco.”

“A kishte ndonjĂ« pyetje, zoti President?” u dĂ«gjua njĂ« zĂ« jashtĂ« kamerĂ«s duke e pyetur Trump-in, i cili mĂ« pas e mori sĂ«rish letrĂ«n dhe tha: “Po, vazhdo,” pĂ«rpara se tĂ« pyeste: “Marco, çfarĂ« ishte, çfarĂ« po thua kĂ«tu?”

Sekretari i Energjisë, Chris Wright, e mori më pas fjalën, duke i kërkuar Mark Nelson-it nga Chevron të ndante përditësime nga kompania. Ndërsa Nelson fliste, Rubio e mori shënimin mbrapsht, e palosi dhe e futi në xhep.

Rubio kishte qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes në vjeshtë për një tjetër shënim të shkruar për Trump-in, të cilin ia dorëzoi presidentit gjatë një takimi më 8 tetor 2025 me influencues konservatorë dhe median.

Përmbajtja e shënimit, e kapur nga fotografët në sallë, i tregonte Trump-it se duhej të miratonte një deklaratë në rrjetet sociale për një marrëveshje të përkohshme paqeje midis Izraelit dhe Hamasit.

Rubio i bĂ«ri shenjĂ« Trump-it pĂ«r vĂ«mendje gjatĂ« takimit pĂ«rpara se t’i jepte pĂ«rditĂ«simin privat presidentit lidhur me nevojĂ«n qĂ« ai tĂ« “miratonte” njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, duke sugjeruar se Trump nuk e kishte shkruar vetĂ« postimin.

Një foto e kapur nga Associated Press zbuloi mesazhin, i cili thoshte:

“Duhet tĂ« miratosh sĂ« shpejti njĂ« postim nĂ« Truth Social qĂ« tĂ« mund ta shpallĂ«sh marrĂ«veshjen i pari.”

Trump u tha shpejt pjesëmarrësve të takimit se kishte lajme të mira.

“Sapo mĂ« Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« shĂ«nim nga sekretari i shtetit qĂ« thotĂ« se jemi shumĂ« pranĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje nĂ« Lindjen e Mesme dhe se do tĂ« kenĂ« nevojĂ« pĂ«r mua shumĂ« shpejt,” tha ai. “Pra, do tĂ« marrim edhe disa pyetje tĂ« tjera”, raporton People.

AP raportoi nĂ« atĂ« kohĂ« se Trump e vazhdoi takimin edhe pĂ«r 10 minuta tĂ« tjera pĂ«rpara se t’i thoshte grupit se duhej tĂ« “pĂ«rpiqej tĂ« zgjidhte disa probleme nĂ« Lindjen e Mesme”, transmeton Sinjali.

“Edhe pse jam shumĂ« mirĂ« i pĂ«rfaqĂ«suar nga sekretari ynĂ« i shtetit. Ai ndoshta mund tĂ« bĂ«nte njĂ« punĂ« edhe mĂ« tĂ« mirĂ« se unĂ«, por kush e di,” vazhdoi ai. “Nuk duam tĂ« rrezikojmĂ«. KĂ«shtu qĂ« do tĂ« shkojmĂ« dhe do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump vë në siklet Rubion: Lexon shënimin privat gjatë konferencës për shtyp! appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar

Nje rast vjedhjeje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut, ku cak ka qenĂ« Kisha Ortodokse nĂ« rrugĂ«n Qeta e MinatorĂ«ve, ndĂ«rsa pas njĂ« punĂ« intensive hetimore, policia ka arritur t’i arrestoje tĂ« dyshuarit.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, me datë 10.01.2026, rreth orës 15:30, është raportuar se persona të dyshimtë kanë hyrë brenda objektit fetar, duke shfrytëzuar faktin se dera e kishës nuk ishte e mbyllur me qelës.

Të dyshuarit kanë arritur të marrin 15.000 dinarë serbe dhe 10 euro, shumë e cila kap vleren rreth 127 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

NjĂ«sitet policore kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe kanĂ« nisur kĂ«rkimet nĂ« terren, ndĂ«rsa nĂ« konsultim me Prokurorin kujdestar tĂ« Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€.

Me datë 11.01.2026, pas një punë operative-hetimore, rreth orës 18:30, policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar në rrugën Zoran Dindic.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Milan Stolic rreth 19 vjeç dhe D.R. rreth 18 vjeç, të cilët dyshohen se janë përfshirë direkt në vjedhjen e kryer në objektin fetar.

Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Gazeta Sinjali do tĂ« vazhdojĂ« t’ju informojĂ« me detaje tĂ« reja lidhur me kĂ«tĂ« ngjarje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje me mjete të forta dhe sprej në Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Nje rast i lëndimit të lehtë trupor është regjistruar pas mesnate në kryeqytet, ku fillimisht të dyshuarit u liruan, por më pas përfunduan në mbajtje pasi u siguruan prova video.

Sipas informatave qĂ« ka siguruar Gazeta Sinjali, me datĂ« 11.01.2026, rreth orĂ«s 00:30, policia ka pranuar raportim pĂ«r njĂ« rrahje nĂ« progres nĂ« rrugĂ«n “Shaban Shala” nĂ« PrishtinĂ«.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante policore, ku kanë takuar ankuesin L. B rreth 26 vjeç, si dhe dy persona të dyshuar Kadri Goxhufi rreth 31 vjeç dhe Sokol Neziri rreth 28 vjeç. Të gjithë janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu për intervistim.

Fillimisht, të dyshuarit kanë mohuar se kanë sulmuar viktimën dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Megjithatë, situata ka marrë tjeter rrjedhe pas sigurimit të video-incizimeve, ku sipas burimeve të Sinjalit, shihet qartë se të dyshuarit kanë përdorur mjete të forta dhe sprej për sy kundër viktimës.

Pas këtyre provave, Kadri Goxhufi dhe Sokol Neziri janë intervistuar sërish, këtë herë në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencën e avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.

Rasti po trajtohet si “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« incidentit.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri lidhur me kĂ«tĂ« rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje me mjete të forta dhe sprej në Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje në Ferizaj: Shtetases amerikane i vjedhet çanta me mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale

Një rast vjedhjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, ku viktimë ka mbetur një shtetase amerikane, e cila po qëndronte në Kosovë.

Sipas informatave qĂ« ka siguruar Gazeta Sinjali, mĂ« datĂ« 12.01.2026, rreth orĂ«s 00:00, nĂ« stacionin policor Ă«shtĂ« paraqitur ankuesja Sh.S, e lindur nĂ« Gjeorgji tĂ« SHBA-sĂ«, me shtetĂ«si amerikane. Ajo ka deklaruar se mĂ« 10.01.2026, rreth orĂ«s 02:00, kishte parkuar veturĂ«n e saj tĂ« tipit BMW, ngjyrĂ« e kaltĂ«r, nĂ« parkingun e lokalit “EuroLand”, nĂ« rrugĂ«n “Brigada 161” nĂ« Ferizaj.

Sipas deklarimit të saj, pas rreth dy orësh, kur ishte kthyer te vetura, kishte vërejtur se persona të panjohur i kishin vjedhur çantën që e kishte lënë brenda automjetit.

Në çantë, sipas ankueses, ndodheshin:

                ‱             mbi 1 mijĂ« euro para tĂ« gatshme,

                ‱             letĂ«rnjoftimi dhe pasaporta amerikane e saj,

                ‱             pasaporta amerikane e vajzĂ«s sĂ« saj,

                ‱             leja e qĂ«ndrimit nĂ« KosovĂ«,

                ‱             patentĂ« shoferi amerikan,

                ‱             disa dokumente tjera amerikane,

                ‱             si dhe dy kartela bankare.

Ankuesja ka deklaruar se nuk është plotësisht e sigurt nëse vetura ishte e mbyllur në momentin e parkimit, ndërsa ka theksuar se në afërsi të vendit të ngjarjes ka kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Vjedhje”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« marrĂ« nĂ« trajtim nga njĂ«sitĂ« pĂ«rkatĂ«se tĂ« stacionit policor nĂ« Ferizaj.

Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje në Ferizaj: Shtetases amerikane i vjedhet çanta me mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për rrahjen dhe plagosjen e Jeton Buçukut në Pejë

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personave të dyshuar që po hetohen për rrahjen dhe plagosjen e Jeton Buçukut, ngjarje e rëndë që tronditi Pejën dhe po trajtohet si vrasje në tentativë.

Sipas burimeve të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin, në këtë rast janë identifikuar tre persona, të gjithë nga fshati Maznik i Komunës së Deçanit:

                ‱             Arjan Misin Qelaj, rreth 45 vjeç nga fshatin Maznik, Komuna e Deçanit.

                ‱             Yll Arjan Qelaj, rreth 23 vjeç nga fshati Maznik, Komuna e Deçanit

                ‱             Altin Rifat Qelaj, rreth 21 vjeç nga fshatin Maznik, Komuna e Deçanit.

Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit lidhen drejtpërdrejt me incidentin e armatosur dhe rrahjen brutale ndaj Jeton Buçukut, i cili pas plagosjes fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore, sipas informatave të fundit, është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë në fazë intensive, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati. Nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të shpejta dhe zgjerimit të hetimeve edhe për persona të tjerë të përfshirë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar me detaje tĂ« reja sapo ato tĂ« konfirmohen nga burime zyrtare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për rrahjen dhe plagosjen e Jeton Buçukut në Pejë appeared first on Sinjali.

Pas kërcënimeve për Grenlandën, Danimarka: SHBA po rrezikon bashkëpunimin në NATO

Kryeministrja e DanimarkĂ«s, Mette Frederiksen, ka paralajmĂ«ruar se vendi ndodhet nĂ« njĂ« “moment vendimtar” pas kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« ish-presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll GroenlandĂ«n. Ajo akuzoi SHBA-nĂ« se po rrezikon bashkĂ«punimin brenda NATO-s.

Duke folur nĂ« njĂ« debat politik tĂ« dielĂ«n, Frederiksen tha se Danimarka Ă«shtĂ« “nĂ« njĂ« udhĂ«kryq”. Deklarata e saj vjen pĂ«rpara njĂ« jave tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« marrĂ«dhĂ«niet mes DanimarkĂ«s, GroenlandĂ«s dhe SHBA-sĂ«. Ministrat e JashtĂ«m tĂ« DanimarkĂ«s dhe GroenlandĂ«s, Lars LĂžkke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt, pritet tĂ« takohen sĂ« shpejti me sekretarin amerikan tĂ« Shtetit, Marco Rubio.

“Jemi nĂ« njĂ« udhĂ«kryq dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« moment vendimtar,” tha Frederiksen. “NĂ« lojĂ« Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se sa duket, sepse nĂ«se amerikanĂ«t i kthejnĂ« shpinĂ«n aleancĂ«s perĂ«ndimore dhe bashkĂ«punimit tonĂ« nĂ« NATO, duke kĂ«rcĂ«nuar njĂ« aleat diçka qĂ« nuk e kemi parĂ« mĂ« parĂ«, atĂ«herĂ« gjithçka ndalet.”

TĂ« premten, Trump deklaroi se SHBA-ja do tĂ« vepronte pĂ«r GroenlandĂ«n “qoftĂ« me dĂ«shirĂ«n e tyre apo jo”, duke shtuar: “Do tĂ« bĂ«jmĂ« diçka me GroenlandĂ«n, ose nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« butĂ«, ose mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«.” Administrata amerikane ka refuzuar tĂ« pĂ«rjashtojĂ« pĂ«rdorimin e forcĂ«s ushtarake, pavarĂ«sisht se Danimarka dhe Groenlanda janĂ« aleate tĂ« NATO-s.

Kryeministri i GroenlandĂ«s, Jens-Frederik Nielsen, dhe liderĂ«t e katĂ«r partive tĂ« tjera politike thanĂ« nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t: “Nuk duam tĂ« jemi amerikanĂ«, nuk duam tĂ« jemi danezĂ«; duam tĂ« jemi groenlandezĂ«. E ardhmja e GroenlandĂ«s duhet tĂ« vendoset nga groenlandezĂ«t.”

Frederiksen shtoi se Danimarka po bĂ«n “gjithçka qĂ« mundet pĂ«r tĂ« mbrojtur qĂ«ndrimin e saj” dhe duhet tĂ« “qĂ«ndrojĂ« e palĂ«kundur” pĂ«r çështjen e GroenlandĂ«s.

NdĂ«rkohĂ«, kryeministri suedez Ulf Kristersson shprehu mbĂ«shtetje pĂ«r DanimarkĂ«n, duke thĂ«nĂ« se SHBA-ja duhet ta vlerĂ«sojĂ« besnikĂ«rinĂ« e saj nĂ« vend qĂ« tĂ« pĂ«rdorĂ« “retorikĂ« kĂ«rcĂ«nuese”. Suedia gjithashtu njoftoi njĂ« investim prej rreth 15 miliardĂ« kronash suedeze pĂ«r kapacitetet e mbrojtjes ajrore, shkruan Abcnews.al.

“Bota qĂ« njohim vazhdon tĂ« tronditet. Duhet ta marrim seriozisht, por pa panik. Nuk duhet tĂ« kemi frikĂ«, por duhet tĂ« jemi tĂ« pĂ«rgatitur,” tha Kristersson.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas kërcënimeve për Grenlandën, Danimarka: SHBA po rrezikon bashkëpunimin në NATO appeared first on Sinjali.

Xabi Alonso shpjegon zëvendësimin e Vinicius Jr, pavarësisht performancës së shkëlqyer

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka zbuluar se ishte Vinicius Junior ai që kërkoi të zëvendësohej në minutat e fundit të finales së Superkupës së Spanjës.

NĂ« minutĂ«n e 82-tĂ«, trajneri befasoi shumĂ« me vendimin pĂ«r tĂ« larguar brazilianin nga fusha, teksa Vinicius Jr ishte lojtari mĂ« i rrezikshĂ«m i “Los Blancos” nĂ« humbjen 3-2. Ai shĂ«noi njĂ« gol spektakolar, duke hapur shifrat pĂ«r skuadrĂ«n e tij dhe vazhdimisht krijoi mundĂ«si tĂ« rrezikshme me shpejtĂ«sinĂ« dhe depĂ«rtimet nga krahu i majtĂ«.

Me Real Madridin që po humbiste me një gol dhe fundi i ndeshjes që po afrohej, Vinicius Jr dukej lojtari më i mundshëm për të gjetur golin e barazimit ndaj Barcelonës. Megjithatë, ai u zëvendësua nga Franco Mastantuono, një vendim që la të habitur tifozët madrilenë anembanë botës.

“Viniciusi ishte shumĂ« i mirĂ« deri nĂ« fund. Ai kĂ«rkoi tĂ« dilte nga loja pĂ«r shkak tĂ« lodhjes. Kishte shumĂ« lagĂ«shti”.

“Ai ishte njĂ« kĂ«rcĂ«nim i vazhdueshĂ«m, goli ishte spektakolar dhe i shkaktoi shumĂ« probleme kundĂ«rshtarit nĂ« krahun e tij”, shtoi trajneri i Real Madridit.

Numri 7 i madrilenëve e fitoi qartë duelin me Jules Kounde gjatë gjithë ndeshjes, duke e kaluar vazhdimisht qendërmbrojtësin francez me shpejtësinë e tij. Vinicius Jr madje e turpëroi mbrojtësin e Barcelonës, në aksionin që i parapriu golit të tij individual mbresëlënës.

Ky realizim ishte kontributi i 16-të i Vinicius Jr me gol ose asist në 15 finale të zhvilluara me fanellën e Real Madridit, duke barazuar rekordin historik të klubit që mbahej nga Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Ferenc Puskas. Njëkohësisht, goli i dha fund edhe një serie prej 16 ndeshjesh pa shënuar për yllin brazilian.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xabi Alonso shpjegon zëvendësimin e Vinicius Jr, pavarësisht performancës së shkëlqyer appeared first on Sinjali.

Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 viteve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë

Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi i përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor.

Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet.

Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbas auditimit mbi përmbytjet e 2024 në qytetin e Vlorës, ku dhe janë administruar qindra dokumente mbi hartën, kanalizimin, deri tek hidrovorët dhe kontratat e mirëmbajtjes së tyre. Në këtë kontroll, përpos evidentimit të problematikës për mos pastrimin e kanaleve kulluese prej dekadash nga institucionet përgjegjëse, ngrihen pikëpyetje për mosmenaxhim efektiv të riskut nga përmbytjet në nivel kombëtar, i cili duhet të përshtatej me kushtet klimaterike, që në këto kushte, sipas KLSH, bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen civile. E ndërsa ekspozohet se 3,285 objekte janë ndërtuar pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të mbrojtjes, ky është vetëm njëri ngërç, pasi të tjerat lidhen me mosbashkëpunimin e duhur midis institucioneve për menaxhimin e situatave të përmbytjes, deri tek mungesa e mirëmbajtjes të sistemit kullues.

Nga 1990 numërohen tetë përmbytje të rënda në Shqipëri: e 1995, shtatori 2002 kur u prekën 7,500 familje kryesisht në Torovicë, Lezhë dhe Milot, shkurt-mars 2004 përmbytjet e Drinit dhe Bunës, dhjetor 2005 përmbytjet në Jug nga Vjosa, përmbytjet e Nënshkodrës 2010-2011 gjatë të cilës u evakuuan 12 mijë shtetas, në shkurt 2015 përmbytja e Jugut ku u dëmtuan plotësisht 709 shtëpi, përmbytjet e nëntorit 2017 përgjatë rrjedhës së Vjosës ku u dëmtuan 4,700 banesa dhe e 2021 e 2024 në zonat Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, me mijëra hektarë tokë të përmbytur, banesa e biznese të shkatërruara dhe rrugë të bllokuara përkohësisht nga rrëshqitjet.

Në të gjithë këto emergjenca, drejtësia ka shënuar vetëm dy hetime, duke dyshuar se nuk ishte vetëm faji i motit. E para emergjenca e 2010 në Shkodër, mbasi u hapën tre porta shkarkimi të Vaut të Dejës, të Komanit dhe të Fierzës, dhe kjo solli përmbytjet masive të gjithë Shkodrës, madje edhe në qytet. Por, duke u bazuar në ekspertizën e tre specialistëve të hidrocentraleve, hetimet dolën në përfundimin se çështja duhej pushuar, mbasi hapja e digave ishte e justifikuar. E dyta, ende nën proces, është e prokurorisë së Durrësit, nisur pak ditë më parë, jo vetëm për shkatërrim prone me përmbytje, por gjithashtu edhe ndaj personave që dyshohet se shpërdoruan detyrën gjatë menaxhimit të situatës, shkruan TopChannel.

Deri më tani, edhe për këtë dosje nuk ka ende të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 viteve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë appeared first on Sinjali.

Fillon sot gjysmëvjetori i dytë, me përjashtim të disa komunave

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe dëmeve të shkaktuara nga reshjet dhe përmbytjet e fundit, disa komuna në Kosovë kanë vendosur të shtyjnë nisjen e mësimit për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2025/2026.

Komunat si ajo e Malishevës, Drenasit dhe Fushë Kosovës kanë marrë vendime për shtyrjen e fillimit të mësimit, për shkak të vështirësive në terren, dëmtimeve të infrastrukturës rrugore dhe problemeve në objektet shkollore.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mësimi do të rifillojë më 14 janar 2026, pasi përmbytjet dhe reshjet e dendura kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë dëmtuar rrugët në disa zona.

Edhe Komuna e Drenasit ka marrë vendim që procesi mësimor të nisë të mërkurën, duke u përballur me pasoja të ngjashme të motit të keq, përfshirë dëmtimet në shkolla dhe infrastrukturë.

Ndërkohë, Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 19 janar 2026, pasi kushtet aktuale, vështirësitë në qarkullim dhe problemet me ngrohjen, nuk mundësojnë zhvillimin normal të mësimit.

Në dallim nga këto komuna, në shumicën e komunave të tjera procesi mësimor ka nisur sot.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga dita e sotme mësimi do të zhvillohet në të gjitha shkollat, pasi janë krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.

Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet edhe për disa ditë në nivel vendi, duke theksuar se temperaturat e ulëta dhe kushtet jo të përshtatshme në disa shkolla paraqesin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe punëtorëve arsimorë.

Gjysmëvjetori i dytë ishte planifikuar të fillonte më 8 janar, por pas vërshimeve të mëdha në fillim të javës, Ministria e Arsimit kishte vendosur ta shtyjë nisjen për më 12 janar.

Kosova tash e një javë po përballet me përmbytje të mëdha në disa komuna, ku si pasojë e reshjeve intensive, disa lumenj kanë dalë nga shtrati.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillon sot gjysmëvjetori i dytë, me përjashtim të disa komunave appeared first on Sinjali.

Trump planifikon bisedë me Musk për rikthimin e internetit në Iran

Presidenti Trump njofton se do të diskutojë me Elon Musk për rikthimin e internetit në Iran, pas ndërprerjes për shkak të protestave

 “Ai Ă«shtĂ« shumĂ« i mirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« lloj gjĂ«je, ka njĂ« kompani shumĂ« tĂ« mirĂ«â€, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« pyetjeje nĂ«se do tĂ« angazhohej me kompaninĂ« SpaceX tĂ« Musk, e cila ofron njĂ« shĂ«rbim interneti satelitor tĂ« quajtur Starlink qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rdorur nĂ« Iran.

Musk dhe SpaceX nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, shkruan Reuters.

Fluksi i informacionit nga Irani është penguar nga një ndërprerje e internetit që nga e enjtja, mes protestave më të gjera kundër establishmentit klerikal të vendit që nga viti 2022, transmeton Sinjali.

Musk dhe Trump kanë mbajtur një marrëdhënie të vazhdueshme, pasi miliarderi ndihmoi në financimin e fushatës fituese presidenciale të Trump dhe më pas orkestroi shkurtime masive për qeverinë federale.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump planifikon bisedë me Musk për rikthimin e internetit në Iran appeared first on Sinjali.

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Aktualisht qytetarët po presin deri në 5 minuta për të dalë nga Kosova, gjersa edhe sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, janë nga 1 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

Spalletti në kërkim të sulmuesit ideal: Propozohen dy emra

Sipas mediave italiane, Juventusi është në kërkim të një sulmuesi qendre me fizik të fortë dhe për këtë arsye ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit të Napolit, Lorenzo Lucca.

Paralelisht, klubi bardhezi ka angazhuar skautët për të vëzhguar nga afër edhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, në ndeshjet e fundit.

Afrimi i një sulmuesi të ri konsiderohet objektivi kryesor i trajnerit Luciano Spalletti për merkaton e janarit.

Ndërkohë, Dusan Vlahovic vijon të jetë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi afatgjatë, ndërsa Jonathan David dhe Lois Openda nuk kanë arritur të bindin plotësisht kur janë përdorur në rolin e sulmuesit kryesor.

Juventus është lidhur gjithashtu me një rikthim sensacional të Federico Chiesa, vetëm 18 muaj pas largimit të tij nga klubi, por raportet e fundit tregojnë se klubi po kërkon edhe një sulmues më fizik dhe dominues në qendër të sulmit.

Lorenzo Lucca aktualisht nuk po gjen hapësira te Napoli, dhe kjo situatë pritet të mos përmirësohet pas rikthimit të Romelu Lukaku në formë të plotë. Sulmuesi ishte sjellë fillimisht si zëvendësues i belgut, por pas dëmtimit afatgjatë të Lukaku gjatë verës, Napoli solli edhe Rasmus Hojlund, duke i reduktuar mundësitë e Lucca.

Kjo situatĂ« bĂ«n qĂ« ai tĂ« mund tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m pĂ«r njĂ« largim nga Napoli vetĂ«m pak muaj pasi ishte huazuar me detyrim blerjeje pĂ«r njĂ« shumĂ« rreth 35 milionĂ« euro. PĂ«r momentin, marrĂ«veshja Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« “mundĂ«si” pĂ«r Juventusin, jo si njĂ« opsion i konfirmuar.

Ndërkohë, raportimet nga Tuttosport tregojnë se Juventusi ka dërguar skautë për të vëzhguar Jean-Philippe Mateta të Crystal Palace. Klubi italian ishte interesuar për sulmuesin francez edhe gjatë afatit të verës, por u ndalua nga çmimi i lartë i tij, rreth 40 milionë euro.

Sipas Calciomercato, çmimi i Mateta mund të bjerë në 20-25 milionë euro, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027 dhe aktualisht ai nuk duket i interesuar ta rinovojë me Crystal Palace. Kjo e bën sulmuesin një mundësi tërheqëse për Juventusin për afatin e dimrit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalletti në kërkim të sulmuesit ideal: Propozohen dy emra appeared first on Sinjali.

Braktis tre fëmijët e mitur, nëna përballet me ligjin

NjĂ« 33-vjeçare Ă«shtĂ« proceduar penalisht nga policia nĂ« DurrĂ«s. Procedimi i saj mĂ«sohet se ka ardhur pĂ«r veprĂ«n “Keqtrajtimi i tĂ« miturve”.

Policia bën me dije se 33-vjeçarja ka braktisur tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte. Rasti është zbuluar pasi gjyshja e fëmijëve është paraqitur në polici këtë të diele.

Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve ka marrë në mbrojtje tre të miturit. Ata janë marrë në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

“Drejtoria Vendore e PolicisĂ« DurrĂ«s/ SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Plazh referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, pĂ«r veprĂ«n penale “Keqtrajtimi i tĂ« miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti  i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës, shkruan Euronews.al.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m DurrĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Braktis tre fëmijët e mitur, nëna përballet me ligjin appeared first on Sinjali.

Horoskopi sot – ÇfarĂ« parashikojnĂ« yjet pĂ«r ju?

Dashi: Sot energjia juaj Ă«shtĂ« e lartĂ«, dhe mund tĂ« merrni iniciativĂ« nĂ« punĂ« ose projekte personale. Kini kujdes me vendimet impulsive. NjĂ« takim i papritur mund t’ju sjellĂ« mundĂ«si tĂ« reja.

Demi: Ditë e mirë për të rregulluar çështjet financiare ose personale. Shëndeti kërkon pak vëmendje, sidomos relaksimin dhe ushqimin. Një bisedë e hapur me dikë të dashur do të përmirësojë marrëdhëniet.

BinjakĂ«t: Keni kreativitet tĂ« spikatur sot, sidomos nĂ« fushĂ«n e punĂ«s ose artit. Mos u shpĂ«rqendroni nga detajet e vogla. NjĂ« ide e re mund t’ju hapĂ« rrugĂ« pĂ«r sukses.

Gaforrja: Emocionet janĂ« tĂ« fuqishme sot, ndaj kushtojini kohĂ« vetes dhe reflektimit. NjĂ« mik ose koleg mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« zgjidhni njĂ« problem tĂ« vjetĂ«r. Kujdes me tensionet nĂ« familje.

Luani: Energjia juaj magnetike tĂ«rheq vĂ«mendjen e tĂ« tjerĂ«ve. Momente tĂ« bukura romantike janĂ« tĂ« mundshme. Mos e teproni me punĂ«n; relaksimi do t’ju fuqizojĂ«.

Virgjëresha: Sot fokusohuni tek detajet dhe organizimi i punëve. Një vendim financiar ose profesional mund të kërkojë kujdes të shtuar. Mbani komunikim të qartë me njerëzit rreth jush.

Peshorja: Marrëdhëniet sociale janë në kulmin e tyre. Një ftesë ose takim mund të sjellë kënaqësi dhe mundësi të reja. Kujdes me shpërqendrimin nga disa detaje të vogla.

Akrepi: Intuita juaj është e fuqishme sot; dëgjojeni atë. Një çështje e kaluar mund të marrë zgjidhje. Shëndeti kërkon pak vëmendje, sidomos pushim i mjaftueshëm.

Shigjetari: Një energji pozitive ju motivon të nisni projekte të reja. Mund të ketë mundësi për udhëtime ose lëvizje të papritura. Kujdes me harxhimet impulsive.

Bricjapi: Fokusoni tek detyrat dhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ«. NjĂ« bisedĂ« e rĂ«ndĂ«sishme mund t’ju ndihmojĂ« nĂ« punĂ« ose marrĂ«dhĂ«nie. Mbani qetĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime tĂ« sakta.

Ujori: Sot ide tĂ« reja dhe kreativiteti janĂ« tĂ« spikatur. BashkĂ«punimi me tĂ« tjerĂ«t do t’ju sjellĂ« rezultate tĂ« mira. Mos u stresoni pĂ«r detaje tĂ« vogla.

Peshqit: Emocionet dhe intuita janë të fuqishme sot. Një lidhje personale mund të thellohet ose të përmirësohet. Kujdes me lodhjen dhe kujdesuni për veten.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi sot – ÇfarĂ« parashikojnĂ« yjet pĂ«r ju? appeared first on Sinjali.

Venezuela ka naftë, çfarë ka edhe diçka tjetër që i duhet Amerikës?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kompanitë amerikane tani do të kenë qasje në rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

Por edhe mallrat e tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e administratës së tij.

Ekspertët thonë se Venezuela ka sasi të paverifikuara mineralesh, metalesh dhe potencialisht elementësh të rrallë të tokës.

Këto lëndë të para janë të domosdoshme për industritë nga mbrojtja te teknologjia, dhe administrata ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e tyre për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Por, ndërsa Uashingtoni mund të aspirojë të sigurojë elementët kritikë të Venezuelës, ekspertët thonë se kjo është një detyrë e vështirë dhe nuk do të bënte shumë për të forcuar zinxhirin e furnizimit të Amerikës.

Sasia dhe qëndrueshmëria ekonomike e burimeve minerale të Venezuelës janë të pasigurta.

Kompanitë gjithashtu përballen me rreziqe të mëdha në nxjerrjen e mineraleve në Venezuelë pa garanci të qëndrueshme sigurie.

Ekspertët thonë se shumë nga këto rajone kanë ushtarë guerilas dhe grupe të armatosura që merren me miniera të paligjshme të arit.

Nxjerrja e metaleve të rralla që kërkojnë shumë energji mund të dëmtojë gjithashtu mjedisin.

“Brenda administratĂ«s ekziston njĂ« vetĂ«dije se edhe pĂ«rtej naftĂ«s, vendi ka njĂ« vlerĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« burimeve natyrore”, tha Reed Blakemore, drejtor i kĂ«rkimit nĂ« QendrĂ«n Globale tĂ« EnergjisĂ« tĂ« KĂ«shillit Atlantik.

“MegjithatĂ«, nĂ«se po flasim pĂ«r kushtet nĂ« tĂ« cilat jemi nĂ« gjendje tĂ« shfrytĂ«zojmĂ« ato burime minerale dhe t’i nxjerrim ato nĂ« treg, Ă«shtĂ« njĂ« histori shumĂ« mĂ« sfiduese”, shtoi ai.

“Dhe madje, sinqerisht, mĂ« sfiduese se historia e naftĂ«s”, vazhdoi Blakemore.

Roli i Kinës në zinxhirin e furnizimit

Edhe nëse kompanitë amerikane do të përpiqeshin të nxirrnin metalet e rralla të Venezuelës, nxjerrja e tyre nga toka është vetëm një pjesë e procesit.

Këto materiale zakonisht dërgohen në Kinë për rafinim

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Kina përbënte mbi 90% të rafinimit global të metaleve të rralla në vitin 2024.

Vendi mban një monopol virtual në përpunimin dhe rafinimin e materialeve për shkak të dekadave të subvencioneve qeveritare, zgjerimit të industrisë dhe rregulloreve të dobëta mjedisore.

Metalet e rralla janë bërë një pikë e rëndësishme ngecjeje në tensionet tregtare SHBA-Kinë.

Pekini vitin e kaluar zbatoi disa kontrolle të eksportit të metaleve të rralla gjatë përplasjeve tregtare, duke ngritur shqetësime në lidhje me mungesën e zinxhirëve të sigurt të furnizimit në Amerikë për këto materiale kritike.

“Kina ende ka njĂ« kapacitet pothuajse unik pĂ«r tĂ« pĂ«rpunuar metale tĂ« rralla tokĂ«sore, dhe ky avantazh industrial dhe gjeopolitik nuk mund tĂ« kapĂ«rcehet brenda natĂ«s”, tha Joel Dodge, drejtor i politikĂ«s industriale dhe sigurisĂ« ekonomike nĂ« Vanderbilt Policy Accelerator.

Mineralet kritike dhe elementët e rrallë të tokës

ShĂ«rbimi Gjeologjik i SHBA-sĂ« pĂ«rcakton 60 “minerale kritike” jetĂ«sore pĂ«r sigurinĂ« ekonomike dhe kombĂ«tare.

Këto minerale kritike përfshijnë një përzierje mallrash, duke përfshirë aluminin, kobaltin, bakrin, plumbin dhe nikelin.

Lista përfshin gjithashtu 15 elementë të rrallë të tokës, të tillë si ceriumi, disprosiumi, neodimi dhe samariumi.

Elementet e rralla të tokës i referohen një kategorie prej 17 elementësh specifikë metalikë.

Këto mallra janë inpute thelbësore në teknologjitë e përditshme, siç janë telefonat, bateritë dhe ekranet e televizorëve, si dhe pajisjet ushtarake dhe të mbrojtjes, siç janë laserët, aeroplanët luftarakë dhe raketat.

“Mineralet e rralla” Ă«shtĂ« njĂ« emĂ«rtim i gabuar, pasi elementĂ«t janĂ« relativisht tĂ« kudondodhur nĂ« koren e TokĂ«s, sipas Julie Klinger, gjeografe dhe profesoreshĂ« e asociuar nĂ« Universitetin e Wisconsin-Madison.

Por nxjerrja dhe rafinimi i tyre është pjesa e vështirë.

Ligjvënësit amerikanë vitet e fundit janë shqetësuar për varësinë e vendit nga importet për këto elementë kritikë.

Ka pasur përpjekje për të zhvilluar nxjerrjen dhe rafinimin vendas të metaleve të rralla në Shtetet e Bashkuara, por afati kohor për projektet mund të zgjasë me vite, nëse jo me dekada.

Mineralet kritike në Venezuelë

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së nuk e përfshin Venezuelën në listën e saj të vendeve me elementë të rrallë të tokës (vendet në listë përfshijnë Kinën, Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Grenlandën, ndër të tjera).

Dy dekada e gjysmë sundimi nga presidentët Hugo Chavez dhe Nicolas Maduro në Venezuelë krijuan një boshllëk informacioni në lidhje me shkallën e burimeve të vendit, thonë ekspertët.

Megjithatë, ekspertët besojnë se Venezuela ka depozita të disa mineraleve, të tilla si koltani nga i cili rrjedhin metalet tantali dhe niobiumi dhe boksiti, i cili mund të përmbajë alumin dhe galium.

Tantali, niobiumi, alumini dhe galiumi konsiderohen të gjitha minerale kritike nga USGS.

NĂ« vitin 2009, Chavez i vlerĂ«soi shumĂ« burimet natyrore tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« “arin e kaltĂ«r”, njĂ« nofkĂ« pĂ«r koltanin.

Atë vit, sipas Reuters, Chavez tha se në vend ishte zbuluar një rezervë e madhe koltani.

Në vitin 2016, Maduro krijoi Harkun Minierë të Orinocos, një territor të Venezuelës të caktuar për eksplorim dhe prodhim mineralesh.

Por rajoni është prekur nga minierat e paligjshme, shkruan CNN.

“NdĂ«rsa vendi ndodhet mbi depozita tĂ« mĂ«dha burimesh minerale, ai Ă«shtĂ« i paralizuar nga njĂ« kombinim i tĂ« dhĂ«nave tĂ« dobĂ«ta gjeologjike, punĂ«s me kualifikim tĂ« ulĂ«t, krimit tĂ« organizuar, mungesĂ«s sĂ« investimeve dhe njĂ« mjedisi politikash tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m”, tha nĂ« njĂ« shĂ«nim Sung Choi, analist i metaleve dhe minierave nĂ« BloombergNEF, transmeton Sinjali.

“PavarĂ«sisht potencialit tĂ« saj aktual gjeologjik, Venezuela nuk ka gjasa tĂ« luajĂ« ndonjĂ« rol domethĂ«nĂ«s nĂ« sektorin kritik tĂ« mineraleve tĂ« paktĂ«n pĂ«r dekadĂ«n e ardhshme”, tha Choi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Venezuela ka naftë, çfarë ka edhe diçka tjetër që i duhet Amerikës? appeared first on Sinjali.

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa acari do të mbetet ende i pranishëm.

Lokalisht, deri në orët e mëngjesit, mund të ketë edhe reshje të dobëta bore, veçanërisht në zonat malore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -11 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale prej -3 deri në 0°C.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C appeared first on Sinjali.

Chelsea gati për të paguaj 150 milionë euro për Fermin Lopez, Barcelona në dilemë

Rritja e Fermin Lopez është një nga zhvillimet më pozitive të sezonit për Barcelonën.

Në moshën 22 vjeçare, mesfushori ka fituar një vend të qëndrueshëm në ekipin e parë dhe është bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke shënuar tetë gola dhe dhënë tetë asistime në 20 ndeshje të gjitha kompeticioneve.

Performancat e tij të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e Hansi Flick e kanë vendosur atë në qendër të projektit sportiv të Barcelonës, falë energjisë, intensitetit dhe aftësisë për të bërë diferencën si me dhe pa top.

Forma e lartë e Fermin nuk ka kaluar pa u vënë re jashtë Spanjës, veçanërisht në Ligën Premier, ku disa klube po ndjekin nga afër situatën e tij.

Interesimi më konkret vjen nga Chelsea, i cili sipas mediave angleze është i gatshëm të paraqesë një ofertë rreth 150 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

NjĂ« shifĂ«r e tillĂ« do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte njĂ« tĂ« ardhur historike pĂ«r BarcelonĂ«n dhe do tĂ« ishte shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u refuzuar, duke pasur parasysh edhe situatĂ«n financiare tĂ« klubit.

Aktualisht, lojtari Ă«shtĂ« i pĂ«rqendruar te Barcelona dhe nuk ka shfaqur dĂ«shirĂ« pĂ«r t’u larguar, por njĂ« ofertĂ« e kĂ«tyre pĂ«rmasave mund ta vendosĂ« klubin dhe vetĂ« Fermin Lopez pĂ«rballĂ« njĂ« vendimi tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« afatin kalimtar tĂ« ardhshĂ«m veror.

Chelsea mbetet i vendosur për të bërë një lëvizje të madhe dhe, nëse interesi konkretizohet, Fermin mund të jetë një nga emrat më të bujshëm të afatit kalimtar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Chelsea gati për të paguaj 150 milionë euro për Fermin Lopez, Barcelona në dilemë appeared first on Sinjali.

Real Madridi s’e pĂ«rjashton shitjen e Vinicius Jr gjatĂ« verĂ«s

Real Madridi mbetet i interesuar që Vinicius Junior të rinovojë kontratën e tij përtej vitit 2027, ndërsa braziliani e ka të preferuar vazhdimin e bashkëpunimit me klubin. Megjithatë, dyshimet për të ardhmen e tij në Madrid janë në kulm.

Negociatat janë ngadalësuar që prej muajit maj dhe ata që janë pranë sulmuesit 25-vjeçar mendojnë se nuk ka mundësi që bisedimet të rifillohen para Kupës së Botës 2026, duke e lënë atë të futet në vitin e fundit të kontratës pa arritur një marrëveshje të re.

Për më tepër, pasiguria është shtuar nga rënia e dukshme e formës së Viniciusit, i cili ka kaluar 16 ndeshje pa shënuar, duke u përballur me kritika nga disa tifozë të Bernabeut dhe tensione me trajnerin Xabi Alonso.

Burime pranë lojtarit tregojnë mbulimin negativ të perceptuar nga media për situatën e kontratës së tij si një faktor në reagimin e tifozëve, duke këmbëngulur se çështja do të zgjidhej vetë nëse Vinicius rifiton shkëlqimin e tij dhe rezultatet e ekipit përmirësohen.

Në skenarin më të keq, disa burime të brendshme nuk e përjashtojnë një shitje këtë verë nëse materializohet një ofertë tërheqëse që i përshtatet të gjitha palëve. Interesi nga Arabia Saudite është ftohur plotësisht, pa kontakte të kohëve të fundit nga klubet e tyre pavarësisht pyetjeve të mëparshme.

Vinicius thuhet se nuk është i gatshëm të largohet nga Evropa në këtë fazë të karrierës së tij dhe do të merrte në konsideratë vetëm një tjetër skuadër kontinentale elitare nëse largohet nga Madridi. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi s’e pĂ«rjashton shitjen e Vinicius Jr gjatĂ« verĂ«s appeared first on Sinjali.

Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi para nga marketi, arrestohet 40 vjeçari

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, me precendent penal pĂ«r vjedhje me dhunĂ«. ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 6, nĂ« vijim tĂ« veprimeve intensive hetimore tĂ« kryera pĂ«r zbardhjen e vjedhjes sĂ« kryer dje, nĂ« kĂ«rcĂ«nimin e thikĂ«s, nĂ« njĂ« market nĂ« Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi Elkjer Tafciu (Tafçiu) 40 vjeç, banues në Tiranë, shkruan abcnews.al.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi para nga marketi, arrestohet 40 vjeçari appeared first on Sinjali.

❌