❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bilanci i një viti qeverisjeje, kryeministri Edi Rama mban sot konferencën fundvitit

Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore.

Kryeministri Edi Rama mban sot nga ora 11:00 konferencën e fundvitit, ku pritet të bëjë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.

Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore.

Po ashtu, kryeministri pritet tĂ« ndalet edhe nĂ« çështjen ‘Balluku’, ndĂ«rsa do t’i pĂ«rgjigjet edhe pyetjeve qĂ« do t’i bĂ«jnĂ« qytetarĂ«t nĂ« rrjetet sociale.

 

2015–2025, rreth 300 mln kredi pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sit, por humbjet nĂ« rrjet nuk ndryshojnĂ«

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke pĂ«rfshirĂ« edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat qĂ« paguajnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r financimin e shĂ«rbimit, vendi duhet t’i kishte tĂ« zgjidhura tashmĂ« çështjet e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, por ka ndodhur krejt e kundĂ«rta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte tĂ« financuara me kredi tĂ« huaja deri nĂ« vitin 2025, sektori i ujĂ«sjellĂ«s-kanalizimeve ka pĂ«rthithur rreth 599 milionĂ« euro nĂ« periudhĂ«n 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

EkspertĂ«t pohojnĂ« se vetĂ«m pĂ«rgjysmimi i humbjeve do tĂ« sillte njĂ« rritje reale tĂ« furnizimit me 30–40%, pa ndĂ«rtuar burime tĂ« reja. Shumica e qyteteve tĂ« mĂ«dha do tĂ« kishin 24 orĂ« nĂ« ditĂ« furnizim me ujĂ«.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin.

6 makina e motorë dhe llogari bankare, Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge nga Franca

Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qĂ«nĂ« dĂ«nuar mĂ« parĂ« nga autoritetet franceze pĂ«r veprĂ«n penale te “Trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike”

Me kĂ«rkesĂ« tĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, ShkodĂ«r, bazuar nĂ« ligjin nr.10192, datĂ« 03.12.2009 “PĂ«r parandalimin dhe goditjen e krimit tĂ« organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nĂ«pĂ«rmjet masave parandaluese kundĂ«r pasurisĂ«â€, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike tĂ« shtetasit B.B. dhe familjarĂ«ve tĂ« tij.

Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qĂ«nĂ« dĂ«nuar mĂ« parĂ« nga autoritetet franceze pĂ«r veprĂ«n penale te “Trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike” tĂ« parashikuar nga neni 283/a tĂ« Kodit Penal dhe pas verifikimeve pĂ«rkatĂ«se kanĂ« ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarĂ«t e tij zotĂ«rojnĂ« pasuri apo tĂ« ardhura, shpĂ«rpjesĂ«timorĂ«, nĂ« raport me nivelin e tĂ« ardhurave apo fitimeve nga veprimtari tĂ« ligjshme tĂ« deklaruara dhe as nuk pĂ«rligjen prej tyre.

PĂ«r sa mĂ« sipĂ«r, bazuar nĂ« ligjin nr.10192, datĂ« 03.12.2009 “PĂ«r parandalimin dhe goditjen e krimit tĂ« organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nĂ«pĂ«rmjet masave parandaluese kundĂ«r pasurisĂ«â€ u sekuestruan:

Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L nĂ« emĂ«r tĂ« shtetasit B.B;

–          Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, nĂ« emĂ«r tĂ« shtetasit B.B;

–          Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, nĂ« emĂ«r tĂ« shtetasit B.B;

–          Automjeti “VolksĂ«agen”, Modeli Golf 2.0 TDI, nĂ« emĂ«r tĂ« shtetasit G.B;

–          Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, nĂ« emĂ«r tĂ« shtetasit G.B;

–          Automjeti “Lancia”, Modeli Y, nĂ« emĂ«r tĂ« shtetases E.B;

–          TĂ« gjitha llogaritĂ« bankare nĂ« emĂ«r tĂ« shtetasit B.B dhe familjarĂ«ve tĂ« tij.

 

Operacioni kundër ISIS në Turqi, arrestohen 357 persona të dyshuar

Policia turke arrestoi 357 të dyshuar në një operacion të kryer në 21 provinca kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë persona të armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore, tha zyra e prokurorit të Stambollit.

Policia kreu një rrethim tetë-orësh në një rezidencë në qytetin e Yialovës, në Detin e Marmarasë në jug të Stambollit, një javë pasi arrestoi më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të dyshuar për lidhje me planet e sulmeve gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Tetë oficerë policie dhe një anëtar i forcave të sigurisë u plagosën gjatë bastisjes në banesë, e cila ishte një nga më shumë se 100 adresat e synuara nga autoritetet dje.

Turqia ka shtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik këtë vit, ndërsa grupi riorganizohet globalisht.

Javën e kaluar, SHBA-të kryen një sulm kundër militantëve në Nigerinë veriperëndimore, ndërsa dy persona të armatosur që kryen një sulm gjatë festës hebraike të Hanukkah në plazhin Bondi të Sidneit muajin e kaluar duket se janë frymëzuar nga Shteti Islamik, tha policia australiane.

Më 19 dhjetor, ushtria amerikane goditi dhjetëra objektiva të ISIS-it në Siri si hakmarrje për një sulm ndaj personelit amerikan.

 

Horoskopi për ditën e sotme, 30 dhjetor 2025

Dashi
Një takim në grup mund të ndezë entuziazmin tuaj për qëllime të reja. Këto qëllime mund të përfshijnë dhënien e një shansi për të përdorur talentet tuaja krijuese, si dhe për të shijuar shoqërinë e anëtarëve të tjerë të grupit tuaj. Prandaj, çfarëdo ngjarjesh të planifikuara sot, të gjitha mund të jenë të kënaqshme dhe të këndshme për ju.
Demi
Mund të filloni punën në një projekt që keni dashur ta bëni prej kohësh. E vetmja anë negative është se mund të jeni paksa të ashpër me veten dhe shumë kritikë ndaj punës suaj. Mundohuni të jeni objektiv dhe ta shihni punën tuaj po aq drejt sa do ta shihnit punën e të tjerëve.
Binjakët
Sot po zgjeroni horizontet tuaja. Ju dhe një mik mund të planifikoni pushime për të cilat jeni vërtet të emocionuar. Mund të përfshijë një udhëtim, ndoshta përtej oqeanit. Udhëtimi është kryesisht për kënaqësi, por ndoshta përfshin një vend që gjithmonë ju ka interesuar dhe mezi prisni ta shihni.
Gaforrja
Disa lajme të mira mund të vijë për ju. Kjo mund të përfshijë një rritje page ose mund të jenë përfitime të reja, plane të reja për ndarjen e fitimeve ose çdo gjë që mund të përfshijë investime ose para që ju vijnë përtej një page. Kontratat ose dokumentet e tjera ligjore që ekzekutohen sot do të funksionojnë në favorin tuaj!
Luani
Fatkeqësisht, rruga në të cilën ndodheni ju ka çuar në një pengesë sot. Sigurisht që keni energjinë për ta çuar detyrën tuaj deri në fund, por diku gjatë rrugës keni humbur perspektivën e qëllimit tuaj të vërtetë. Mund të dëshironi ta rishikoni planin.
Virgjëresha
Dashuria tenton të vijë në mënyrën e vet. Ndonjëherë me pasion, papritur dhe herë të tjera në heshtje dhe ëmbëlsi. Radhitja e planeteve sugjeron që nuk mund ta detyrosh një marrëdhënie të caktuar të ndodhë, nëse personi tjetër nuk ndihet vërtet gati për të. Mund të vazhdosh të telefonosh ose të shkruash, por nëse ai/ajo nuk do, nuk ka shumë shanse që mund ta ndryshosh këtë.
Peshorja
Konfigurimi qiellor ju inkurajon që të paktën të merrni në konsideratë perspektivën e ndryshimit brenda një marrëdhënieje të rëndësishme. Kjo është më shumë një mundësi për të kultivuar fillime të reja, sesa për të bërë diçka drastike.
Akrepi
Dikush me të cilin punoni ka të ngjarë të abuzojë me pozicionin e tij ose të saj të pushtetit sot. Vetëm pse ai ose ajo ka autoritet mbi ju nuk do të thotë se këtij personi i lejohet të tregohet pa respekt ndaj jush. Kini kujdes që një situatë të mos shkojë shumë larg.
Shigjetari
Për të pasur sukses sot, duhet të jesh më agresiv në qasjen tënde. Të tjerët po bëjnë pikërisht këtë dhe do të zbulosh se nëse nuk e ndjek shembullin e tyre, do të mbetesh prapa. Ji i vendosur kur bëhet fjalë për të dhënë kontributin tënd.
Bricjapi
Një luftë e vështirë për pushtet do të shpërthejë sot në lidhje me punën tuaj dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të jetë e bukur. Njerëz të tjerë janë të gatshëm për të luftuar. Edhe ju duhet të jeni. Vetëm sigurohuni që të mos rrëmbeheni shumë. Mos harroni se është thjesht një punë.
Ujori
NjĂ« koleg pune imponues mund tĂ« duket si njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r ju, por duke e shqyrtuar mĂ« nga afĂ«r, do tĂ« shihni se nĂ«se punoni sĂ« bashku me kĂ«tĂ« person, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« do tĂ« arrini shumĂ«. Nuk ka nevojĂ« t’i shihni tĂ« tjerĂ«t si armiq kur ata janĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« aleatĂ«.
Peshqit
NjĂ« nga vĂ«shtirĂ«sitĂ« kryesore qĂ« keni ndonjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« se, megjithĂ«se ju pĂ«lqen ideja e marrĂ«dhĂ«nieve, kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r aspektet praktike tĂ« gjithçkaje qĂ« pĂ«rfshihet, ndonjĂ«herĂ« ndiheni keq. Konfigurimi qiellor ju inkurajon tĂ« flisni pĂ«r ndjenjat tuaja me dikĂ« tĂ« veçantĂ«. Mund tĂ« mos e shijoni veçanĂ«risht kĂ«tĂ«, pasi do t’ju duhet tĂ« diskutoni disa gjĂ«ra qĂ« mund tĂ« mos jenĂ« ato çfarĂ« dĂ«shironi.

Festat e fundvitit, policia shton prezencën në terren. Ja plani i masave

Policia ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e situatës në terren me rastin e festave të fundvitit. Në një njoftim, sqarohen të gjitha masat.

NJOFTIMI I POLICISE
Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bazë dhe për zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar me të njëjtin objektiv, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Masat konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike;
-vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë;
-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore;
-kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale;
-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve;
-bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Theksojmë se punonjësit e Policisë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje. Kërkoni ndihmë dhe denonconi paligjshmëritë që hasni, pranë çdo patrulle fizike, njesie policie ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112! Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, gjatë gjithë ditëve të festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.

VIDEO/ “Goli i Muajit”, Galatasaray kundĂ«r Muçit: Ishte kaq i jashtĂ«zakonshĂ«m sa


NjĂ« gol i realizuar nga Ernest Muçi nĂ« ndeshjen Goztepe-Trabzonspor, u zgjodh dje si “Goli i muajit” nĂ« SuperligĂ«n turke.

Sulmuesi i Kombëtares e fiton mëtë çmim për herë të dytë radhazi.

Por mesa duket Galatasaray nuk është dakord me këtë vlerësim.

Sipas kampionëve në fuqi të Turqisë, goli i Victor Osimhen, që i dha fitoren atyre ndaj Samsunspor, duhet të ishte mbi realizimin e Muçit.

“Ishte kaq i jashtĂ«zakonshĂ«m sanuk mund tĂ« krahasohej me asgjĂ«â€, Ă«shtĂ« komenti i shpĂ«rndarĂ« i Galatasarayt pĂ«r golin e sulmuesit nigerian.

Goli i Muçit:

Goli i Osimhen:

“Ça bĂ«n ti zemra
”/ Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj

Në hetimet e zhvilluara, SPAK ka mundur të sigurojë pamje nga brenda ambienteve të punës së Ergys Agasit.

NdĂ«r tĂ« tjera nĂ« datĂ«n 19 nĂ«ntor 2021 nĂ« ambientet e subjektit “EA Tobaço” shfaqet drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Sipas ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme Agasi i drejtohet duke i thĂ«nĂ«: “Hej ça bĂ«n ti zemra”.

Më tej mes tyre disktohet për testet me izraelitet, ndërsa në një tjetër komunikim thuhet se tenderi bën 2 milionë ne e bëjmë 4 milionë.

Sa i përket diskutimin për izraelitët e pyetur nga SPAK Karçanaj ka shpjeguar se nuk ka pasur të bënte me shtetin dhe se nuk i kujtohet mirë, por I kanë kërkuar mendim duke qenë se ajo kishte eksperiencë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është në qendër të vëmendjes teksa vetë drejtuesja e institucionit, Mirlinda Karçanaj e cila është nën hetim nga SPAK për tendera dhe abuzime të brendshme.

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik.

Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte.

E megjithĂ«atĂ«, emri i njĂ« prej grave mĂ« jetĂ«gjata tĂ« pushtetit tĂ« rilindjes ka qenĂ« i lidhur me skandalin e vjedhjes sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ«, pĂ«r t’i pĂ«rdorur patronazhistĂ«t e PS nĂ« zgjedhje; ai Ă«shtĂ« lakuar me rĂ«nien e sistemit informatik tĂ« vendit dhe vjedhjen e tĂ« dhĂ«nave nga hakerat iranianĂ«, me rrjedhjen e pagave tĂ« qindra mijĂ«ra punonjĂ«sve, etj.

Si ka rezistuar kaq gjatë kjo grua?

Disa e lidhnin mbijetesën e saj me afërsinë që ajo kishte me bashkëshorten e kryeministrit. Të tjerë me tenderat që ka dhënë ndaj njerëzve të afërt të kreut të qeverisë.

Por, në një farë mënyre të gjithë gabohen, pasi lidhja e saj daton shumë më herët, që prej kohës kur ajo punonte në Bashkinë e Tiranës.

“Ishte e vetmja qĂ« kur Rama ishte i nervozuar i hynte nĂ« zyrĂ« dhe arrinte ta qetĂ«sonte”, rrĂ«fen njĂ« punonjĂ«se e bashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, nĂ« fillim tĂ« viteve 2000, pra nĂ« kohĂ«n kur Karçanaj punoi si drejtore e TeknologjisĂ« sĂ« Informacionit nĂ« kĂ«tĂ« institucion.

NdĂ«rkohĂ«, gjatĂ« podcastit “Flasim”, u shpreh se AKSHI po pĂ«rballet me njĂ« hetim nga SPAK pĂ«r pĂ«rdorimin e fondeve, duke vĂ«nĂ« nĂ« qendĂ«r Mirlinda Karçanain, e cila udhĂ«hoqi realizimin e vizionit qeverisĂ«s pĂ«r transformimin digjital tĂ« shtetit me pĂ«rkushtim dhe dijeni pĂ«r 12 vite.

Kryeministri nĂ«nvizoi se Karçanai ndodhet aktualisht nĂ«n njĂ« masĂ« sigurie pĂ«r njĂ« akuzĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, por theksoi se e vĂ«rteta mund tĂ« dalĂ« vetĂ«m nga drejtĂ«sia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbĂ«s politike dhe mediatike”.

“AKSHI pĂ«rballet sot me njĂ« hetim nga SPAK pĂ«r pĂ«rdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai qĂ« udhĂ«hoqi jĂ«tĂ«simin e vizionit tonĂ« qeverisĂ«s transfomimin digjital tĂ« qeverisĂ« me dije me vullnet e pĂ«rkushtim tĂ« pĂ«rditshĂ«m pĂ«r 12 vite, gjendet nĂ«n njĂ« masĂ« sigurie me njĂ« akuzĂ« tĂ« hatashme pĂ«r tĂ« cilĂ«n duhet pritur me durim vetĂ«m nga drejtĂ«sia jo nga 700 tenxheret e çorbĂ«s politike dhe mediatike, qĂ« tĂ« dalĂ« e vĂ«rteta e saj. Por e di qĂ« falĂ« saj dhe SkuadrĂ«s sĂ« AKSHI, ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« njĂ« kapĂ«rcim tĂ« madh”.

“Mos mĂ« thĂ«rrisni mĂ«â€Šâ€/ Mbyllet dosja e ‘”rrĂ«mbimit” tĂ« zv/drejtuesit tĂ« AKSHI-t

ËshtĂ« mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, qĂ« u regjistrua nĂ« muajin Gusht 2025, pĂ«r situatĂ«n e rrĂ«mbimit tĂ« ish-drejtorit tĂ« AKSHI-t, Daniel Shima.

Vendimi për mosfillimin e një dosje penale është marrë pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu një seri veprimesh hetimore, si këqyrje të pamjeve filmike, pyetjen 3 herë të Daniel Shimës, pyetjes 3 herë të të fejuarës së tij avokate dhe pyetjen dy herë të nënës së tij. L.Shima, ka dalë në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush.

Mësohet se SPAK nuk ka shfaqur asnjë interes për këtë çështje dhe as të marrë ndonjë deklarim të Daniel Shimës.

Madje në dosjen e mosfillimit të hetimeve, është dhe një kthim përgjigje e titullarit, Altin Dumani, i cili informonte grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës se ndaj Daniel Shimës, nuk kishte asnjë hetim në SPAK.

Mësohet se për këtë çështje, Daniel Shima, është marrë në pyetje një herë në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe dy herë në ambientet e prokurorisë së kryeqytetit.

Shima ka mbajtur tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim nĂ« deklarimet e tij, duke pohuar se “zhdukja” e tij dhe humbja e kontakteve me tĂ« fejuarĂ«n dhe nĂ«nĂ«n e tij, ka qenĂ« me dĂ«shirĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« ndikuar nga rrethana tĂ« tjera tĂ« kryera forcĂ«risht nga persona tĂ« tretĂ«.

“
Mos mĂ« thĂ«rrisni mĂ« pĂ«r tĂ« mĂ« pyetur
”, mĂ«sohet t’i ketĂ« thĂ«nĂ« Daniel Shima, oficerit tĂ« prokurorisĂ« qĂ« po kryente veprime hetimore rreth rastit tĂ« tij pĂ«r largimin nga banesa nĂ« datĂ«n 20 Gusht 2025.

NdĂ«rkohĂ« pĂ«rmbajtjen e SMS-sĂ« me tekst: “
po mĂ« arrestojnĂ«â€Šâ€ qĂ« ja ka dĂ«rguar tĂ« fejuarĂ«s sĂ« tij, Daniel Shima, e ka shpjeguar nĂ« prokurori se gjithçka ka ndodhur nĂ« kushtet e gjendjes emocionale pĂ«r shkak tĂ« njĂ« konflikti tĂ« momentin qĂ« ka pasur me bashkĂ«jetuesen.

Për këtë fakt është marrë në pyetje 3 herë dhe e fejuara e tij avokate, e cila ka dhënë të njëjtin shpjegim që ka mbajtur dhe Daniel Shima.

Deklarim ka dhënë dhe L.Shima, nëna e Danielit, e cila u ka thënë hetuesve në prokurorinë e Tiranës se gjithçka Danieli e kishte inskenuar vetë, për shkak të një konflikti në çift.

Sipas dëshmisë së saj, tashmë çifti është pajtuar dhe jetojnë bashkë.

Ndërkohë nga këqyrjet e disa pamjeve filmike të sekuestruara në disa biznese, është parë që Daniel Shima, ndodhet i vetëm në makinën e tij. Një kamerë e instaluar tek zona e rreth-rrotullimit të Fakultetit Ekonomik në rrugën e Elbasanit, ka filmuar qartë se Shima ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar nga askush.

Ky moment Ă«shtĂ« fiksuar disa minuta pasi Shima i kishte dĂ«rguar bashkĂ«jetueses mesazhin: ”
po mĂ« arrestojnĂ«â€Šâ€, gjĂ« e cila sipas prokurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, ai ka shkĂ«putur vetĂ« lidhjet dhe nuk Ă«shtĂ« marrĂ« forcĂ«risht dhe pa dĂ«shirĂ«n e tij nga persona tĂ« tjerĂ«./Syri.net

U bllokuan ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjes, humb jetën nëna dhe dy fëmijët

NjĂ« nĂ«nĂ« humbi tragjikisht jetĂ«n ndĂ«rsa pĂ«rpiqej tĂ« shpĂ«tonte dy fĂ«mijĂ«t e saj tĂ« vegjĂ«l nga njĂ« zjarr shkatĂ«rrues qĂ« pĂ«rfshiu shtĂ«pinĂ« e familjes nĂ« orĂ«t e para tĂ« DitĂ«s sĂ« Krishtlindjeve, nĂ« Angli, ndĂ«rsa nĂ« fund humbĂ«n jetĂ«n tĂ« tre, shkruan “The Sun“.

Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, pasi flakët kishin përfshirë plotësisht vilën në zonën Cotswold. Një vajzë shtatëvjeçare, një djalë katërvjeçar dhe nëna e tyre, rreth të 40-ave, mbetën të bllokuar brenda banesës dhe humbën jetën.

Trupi i nënës dhe i njërit prej fëmijëve u gjetën të dielën, ndërsa trupi i fëmijës së dytë ende nuk është nxjerrë për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës së shtëpisë.

Babai i fëmijëve, arriti të shpëtonte duke thyer një dritare të banjës. Ai u përpoq disa herë të futej sërish në shtëpi për të shpëtuar familjen, duke u përballur me flakë dhe tym të dendur, por u detyrua të tërhiqej nga fqinjët dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të ketë nisur në katin përdhes. Përhapja e flakëve shkaktoi shembjen e çatisë, tavaneve dhe shkallëve, duke e bërë ndërtesën jashtëzakonisht të rrezikshme për ndërhyrje.

Zëvendësdrejtori i shërbimit zjarrfikës, tha se ekipet u përballën me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe punuan pa pushim për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar banorët.

Berisha paralajmëron: Vitin 2026 e fillojmë po me protesta

Partia Demokratike mbylli protestën e saj të përjavshme para kryeministrisë për këtë vit, por paralajmëroi se edhe 2026-a do të nisë me të njëjtin aktivitet, protestat.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë foltores përpara godinës së qeverisë tha se opozita është më e fuqishme se kurrë aktualisht dhe se shqiptarët duan largimin e Ramës nga pushteti.

“Mbyllim sot protestĂ«n tonĂ« pĂ«r tĂ« filluar vitin po me protesta. Kudo qĂ« shkoj gjej njĂ« vendosmĂ«ri absolute pĂ«r t’u ndarĂ« me kĂ«tĂ« tĂ« keqe sa mĂ« shpejt. ShqiptarĂ«t presin me padurim largimin e kĂ«saj bande nga pushteti. Ju garantoj se opozita Ă«shtĂ« sot mĂ« e fuqishme se kurrĂ«â€, tha Berisha.

Ai mori si shembull Kosovën dhe zgjedhjet e fundit që u zhvilluan duke theksuar se është krenari për çdo shqiptar.

“Krenari e madhe, por edhe shpresĂ«. NjĂ« shtet qĂ« shpall pavarĂ«sinĂ« pak vite mĂ« parĂ«, njĂ« shtet ku shqiptarĂ«t njĂ«lloj si nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« shumicĂ«, por njĂ« shtet qĂ« ecĂ«n me hapa gjigande drejt BE-sĂ«. NjĂ« shtet qĂ« studiuesit kanĂ« gjetur se Ă«shtĂ« vetĂ«m 16 vite larg tĂ« qeverisjes sĂ« standardeve europiane. Kosova zhvillon zgjedhje, Kosova çdo krizĂ« e zgjidh nĂ« pĂ«rputhje me ligjin. Kryeministri i KosovĂ«s nuk mban koordinator krimi”, tha ai duke akuzuar nga ana tjetĂ«r kreun e qeverisĂ« shqiptare, Edi Rama.

Sa i pĂ«rket protestĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tĂ« VlorĂ«s pĂ«r ujin, Berisha e konsideroi njĂ« “ndĂ«shkim qeveritar” dhe shtoi se ndodh nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«.

Kupa e Botës 2026, 150 milionë kërkesa për bileta brenda dy javësh

Edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë nga nisja e shitjes së biletave për Botërorin e vitit 2026, interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili thotë se eventi i vitit të ardhshëm do të jetë spektakolar, përcjell BBC.

“NĂ« ditĂ«t e fundit ndoshta ju keni dĂ«gjuar shumĂ« pĂ«r çmimin e lartĂ« tĂ« biletave pĂ«r BotĂ«rorin. Por dua tĂ« them qĂ« kemi nisur shitjen prej 2 javĂ«sh dhe kĂ«rkesat kanĂ« arritur deri nĂ« 150 milionĂ«. Ky event do tĂ« jetĂ« mĂ« i ndjekuri nĂ« histori. NĂ« 100 vite, BotĂ«rori ka pasur nĂ« total 44 milionĂ« tifozĂ«. KĂ«tĂ« vit Ă«shtĂ« çmenduri.”

Numri një i institucionit më të lartë të futbollit botëror tregoi se shtetet me kërkesat më të larta kanë qenë SHBA, Gjermania dhe Anglia.

Ai garantoi se të gjitha të ardhurat do të shpërndahen për federatat për zhvillimin e futbollit.

“TĂ« gjitha tĂ« ardhurat qĂ« do tĂ« gjenerohen nga FIFA sigurisht qĂ« do tĂ« shkojnĂ« pĂ«r futbollin nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n. Ato do t’ju shpĂ«rndahen federatave. Duhet tĂ« kuptoni qĂ« pa FIFA-n nuk mund tĂ« ketĂ« futboll.”

Botërori i vitit 2026 do të nisë më 11 qershor dhe përfundon me finalen e madhe të 19 korrikut.

Edhe ShqipĂ«ria me KosovĂ«n janĂ« ende nĂ« garĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« eventin madhor, por rruga kalon nga ndeshjet e “Play Off”-it tĂ« EuropĂ«s.

LEXO EDHE: UEFA publikon oraret e ndeshjeve “Play Off”/ Ja kur luan ShqipĂ«ria dhe Kosova

“Pengu i dytĂ« i Agasit”, Berisha: Zv/drejtori i AKSHI-t u rrĂ«mbye njĂ« javĂ« pas biznesmenit, por Dumani ia degdisi dosjen

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« ‘Foltoren’ para KryeministrisĂ«, kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi sĂ«rish ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Sipas Berishës, ky i fundit nuk ka hetuar rrëmbimin e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i AKSHI-t.

Duke e lidhur ngjarjen me rrĂ«mbimin e mĂ«hershĂ«m tĂ« Gerond Meçes, Berisha denoncoi dhe rrĂ«mbimin e ShimĂ«s, tĂ« cilin e cilĂ«son si ‘pengun e dytë’ tĂ« njĂ« skeme kriminale tĂ« lidhur, sipas tij, me familjen e Edi RamĂ«s.

Në fjalën e tij, Berisha ka vënë theksin te trajtimi i çështjes nga prokuroria dhe roli i drejtuesve të policisë, duke e paraqitur rastin si një shembull flagrant të kapjes së drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Duke ardhur kĂ«tu tek ju po lexoja fatin e pengut tĂ« dytĂ«.

Fati i pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe kunatit të tij, Daniel Shimës.

E rrĂ«mbyen vetĂ«m njĂ« javĂ« pas rrĂ«mbimit tĂ« Gerond Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur, nĂ« daljet para shtypit, nĂ« rrjetet sociale, kam ngritur zĂ«rin disa herĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« njeri qĂ« e mbajtĂ«n nĂ« bodrumet e Suel ÇelĂ«s, i thyen kocka dhe çdo gjĂ« dhe e sollĂ«n pothuajse tĂ« vdekur nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij, ish-nĂ«ndrejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i kopshtit privat tĂ« Edi RamĂ«s, AKSHI-t.

Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë, asnjë fjali. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pati mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane, të cilat natyrisht bënë atë që u takonte dhe ne ua dimë shumë për nder.

Ky tjetri që nuk u dorëzua tek autoritetet gjermane, por u dorëzua tek autoritetet shqiptare, a e dini se çfarë ka ndodhur?

Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, pacaka se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona, e ndjekur trajektorja gjer tek tuneli i Qafë Kërrabës, edhe më tutje.

Natyrisht, prokuroria e TiranĂ«s bĂ«ri atĂ« qĂ« i thanĂ«, firmosi moshapjen e hetimeve pĂ«r personin. Shikoni pra ku jetojmĂ«. Dhe ai nuk figuron nĂ« dosje fare sepse ai donte mĂ« shumĂ« se çdo gjĂ«, mĂ« shumĂ« se Gerondi. Ai ishte nĂ«ndrejtor i AKSHI-t dhe kishte tĂ« memorizuar tĂ« gjitha abuzimet e qindra milionĂ« eurove nga familja mĂ« mafioze e Ballkanit dhe ndoshta e EuropĂ«s, familja Rama. Po”, tha Berisha.

LEXO EDHE: “I thoshte se mĂ« ka urdhĂ«ruar Kapoja”, Berisha: Gys Agasi ka rrahur nĂ« zyrĂ« Ulsi ManjĂ«n

“I thoshte se mĂ« ka urdhĂ«ruar Kapoja”, Berisha: Gys Agasi ka rrahur nĂ« zyrĂ« Ulsi ManjĂ«n

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha nĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« ‘Foltoren’ para kryeminsitrisĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se, opozita nuk do tĂ« largohet nga sheshi pa shporrur Edi RamĂ«n dhe qeverinĂ« e tij tĂ« korruptuar.

Ai tha gjithashtu se, Ergys Agasi ka rrahur me grushte në zyrë Ulsi Manjën, kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë, sepse e kishte porosi nga kapoja, Edi Rama.

“MirĂ«mbrĂ«ma dhe pĂ«rshĂ«ndetjet mĂ« tĂ« pĂ«rzemĂ«rta, nderimin mĂ« tĂ« madh pĂ«r ju, misionare dhe misionarĂ« tĂ« pamposhtur qĂ« qĂ«ndroni nĂ« lartĂ«sinĂ« e idealeve tuaja.

Idealeve më fisnike të njeriut.

Idealeve të lirisë.

Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.
Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja.

Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja.
Pra, nuk janĂ« mĂ« zyrtarĂ«, por kĂ«ta janĂ« njĂ« bandĂ« qĂ« nuk e ka parĂ« ndonjĂ«herĂ« kjo tokĂ« dhe e pashembullt jo vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri, por u garantoj dhe as nĂ« EuropĂ« dhe botĂ« ndoshta”, tha gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij Berisha.

I dënuar në Luksemburg për përplasje me armë, shqiptari dyshohet si i përfshirë në trafikimin e 475 kg kokainë

Shqiptari 30-vjeçar Aldo I., i cili u dënuar me pak më shumë se tre vjet burg për rolin e tij në një incident me armë zjarri në fund të vitit 2020 në Luksemburg, tani dyshohet se është një figurë kyçe e një bande shqiptare që merret me trafikimin e kokainës drejt Holandës, shkruajnë mediat holadeze.

30-vjeçarin Aldo I. si një figurë kyçe të një grupi kriminal shqiptar i përfshirë në trafikimin e 475 kilogramëve kokainë drejt portit të Vlissingen në Hollandë. Hetimi, i cili po drejtohet përmes bashkëpunimit mes zyrave për luftën kundër drogës në Belgjikë, Policisë Holandeze dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese, përfshin edhe pjesëmarrjen e elementëve me të kaluar kriminale të dhunës.

Plagosja për shoqëruset

MbrĂ«mjen e 24 nĂ«ntorit 2020, Aldo ndodhej nĂ« njĂ« lokal nate nĂ« Remich, ku rreth orĂ«s 22:30 shpĂ«rthen njĂ« konflikt me njĂ« bashkĂ«kombĂ«s, i cili dĂ«shiron t’i ftojĂ« pĂ«r njĂ« gotĂ« tre shoqĂ«rueset e Aldos dhe e prek njĂ«rĂ«n prej tyre nĂ« krah. Sipas hetimeve, kundĂ«rshtari tenton ta sulmojĂ« Aldon bashkĂ« me disa shokĂ« tĂ« tij, tĂ« cilĂ«t thuhet se ishin tĂ« armatosur me shkopinj. Aldo shkon te makina e tij, merr njĂ« armĂ« zjarri, e ndjek personin dhe e qĂ«llon katĂ«r herĂ« me njĂ« pistoletĂ« tĂ« kalibrit tĂ« madh.

Mëngjesin para të shtënave në Remich, dogana holandeze njoftoi zbulimin e 475 kilogramëve kokainë në portin e Vlissingenit. Droga ishte fshehur në një kontejner me banane nga Ekuadori dhe u zbulua më 23 nëntor 2020 gjatë një kontrolli të rastësishëm. Vlera e saj në treg vlerësohej rreth 23 milionë euro.

Përveç këtij incidenti, Aldo I. dyshohet edhe për një shkëmbim armësh të ndodhur në Tiranë në korrik 2021, ku u plagosën dy persona. Ai u kap nga autoritetet luksemburgase në Bruksel në dhjetor 2021 dhe u arrestua.

Hetimet e vazhdueshme nga autoritetet belge dhe holandeze e identifikojnë Aldo I. si një lojtar të rëndësishëm brenda rrjetit shqiptar të trafikut të drogës, duke përfshirë transportin e sasisë së konsiderueshme të kokainës drejt portit të Vlissingen.

LEXO EDHE: “Trafik droge me ton”/ Gazeta nĂ« Luksemburg pĂ«r shqiptarin: Djali i ish-deputetit si bos mafioz! Krahu i djathtĂ« i…

Aksioni i SPAK

SPAK urdhĂ«roi njĂ« operacion tĂ« gjerĂ« nĂ« NikĂ«l, mĂ«ngjesin e sĂ« mĂ«rkurĂ«s, 10 dhjetor, kundĂ«r grupit kriminal tĂ« njohur si “Rraja”, duke çuar nĂ« 14 urdhĂ«r-arrest, 10 prej tĂ« cilave u ekzekutuan. Grupi nĂ« fjalĂ« akuzohet pĂ«r veprat penale trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotike, e kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal.

Masa “arrest me burg” Ă«shtĂ« caktuar ndaj: Islam Sefa, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit tĂ« PS-sĂ«, Rrahman Rraja), Agim Nina, PĂ«rparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. NdĂ«rkohĂ«, gjatĂ« kontrolleve nĂ« banesa janĂ« gjetur dhe sekuestruar shuma tĂ« konsiderueshme nĂ« lekĂ«, euro dhe dollarĂ«, si dhe makina luksoze, armĂ«, ora Rolex dhe dokumente tĂ« ndryshme.

NĂ« kĂ«tĂ« vend, varrimet bĂ«hen vetĂ«m natĂ«n pĂ«r shkak të 

Qyteti i Kuvajtit ka duruar një vapë aq përvëluese saqë jeta e egër po gatuhet e gjallë.

Qyteti i Lindjes së Mesme është bërë një paralajmërim i fortë për ndikimin shkatërrues të ndryshimeve klimatike, me zogj që bien pa jetë nga qielli përvëlues dhe peshq që zihen në det.

Një temperaturë marramendëse prej 54 gradësh Celsius u regjistrua në stacionin meteorologjik Mitribah më 21 korrik 2016, duke e bërë Kuvajtin vendin e tretë më të nxehtë në Tokë.

Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë për një të ardhme të zymtë, duke parashikuar se ky vend shkretëtirë mund të shohë temperaturat të rriten deri në 5.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit krahasuar me nivelet e fillimit të viteve 2000.

Vetëm në vitin 2023, termometri u ngjit mbi 50 gradë Celsius në 19 ditë të ndara, një shifër që shumë njerëz e kanë frikë se është vetëm fillimi.

EMRI/ Barcelona piketon pasardhësin e Lewandowskit

Dusan Vlahoviç vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tek Juventus.

Sulmuesi serb, aktualisht i dëmtuar dhe që mund të rikthehet në fushë vetëm në mars, ka kontratë deri në qershor 2026.

Pavarësisht një nisjeje shumë të mirë sezoni, nuk ka pasur hapa përpara për rinovimin me bardhezinjtë. Kjo do të thotë se nga janari ai mund të nisë bisedimet me klube të tjera për një transferim me parametër zero, duke u bashkuar nga sezoni i ardhshëm.

Interesi pĂ«r ish-lojtarin e FiorentinĂ«s Ă«shtĂ« i madh dhe, sipas zĂ«rave nga Spanja, Barcelona Ă«shtĂ« nĂ« “pole position”.

Sipas tĂ« pĂ«rditshmes sportive spanjolle “Marca”, katalanasit e shohin Vlahoviç si zĂ«vendĂ«suesin perfekt tĂ« Robert Lewandowskit.

Klubi blaugrana ka nisur kontaktet e para për transferimin falas nga sezoni i ardhshëm, por ekziston edhe hipoteza e një blerjeje që në janar, me kushte ekonomike shumë të favorshme, për shkak të skadencës së kontratës.

Edhe kontrata e Lewandowskit skadon në qershor 2026 dhe as në atë front nuk ka zhvillime për rinovim.

“Vendimi pĂ«r Ballukun u diktua nga Rama”/ Kushtetuesja: TĂ« pavĂ«rteta. MĂ« 22 janar, seanca plenare publike

Gjykata Kushtetuese reagon lidhur me zërat në media, përfshirë edhe liderin e Opozitës Sali Berisha, lidhur me vendimin e saj për të rikthyer në detyrë zv/kryeministren Belinda Balluku.

Përmes një sqarimi për publikun dhe median, Kushtetuesja i përgënjeshtron këto deklarata duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Gjykata Kushtetuese risjell nĂ« vĂ«mendje se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« procedurĂ« gjyqĂ«sore kushtetuese nĂ« vijim e sipĂ«r dhe se, nĂ« datĂ«n 22.01.2026, do tĂ« marrĂ« nĂ« shqyrtim nĂ« seancĂ« plenare publike çështjen me kĂ«rkues Kryeministrin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe subjekte tĂ« interesuara Presidentin e RepublikĂ«s, Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, ProkurorinĂ« e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar dhe GjykatĂ«n e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. PĂ«r tĂ« garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe pĂ«r tĂ« shmangur çdo mundĂ«si paragjykimi, qoftĂ« edhe nĂ« dukje, ftohen tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t dhe personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« diskutim publik qĂ« tĂ« tregohen tĂ« matur dhe tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« deklaratat e tyre, duke mos pĂ«rgojuar gjyqtarĂ« individualĂ« apo institucionin e GjykatĂ«s Kushtetuese nĂ« tĂ«rĂ«si”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« reagim.

Gjykata u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe publikë të tregohen të matur në deklarata, duke paralajmëruar se komentet e nxituara dhe përgojimi i gjyqtarëve apo i institucionit në tërësi cenojnë procesin e rregullt kushtetues dhe krijojnë përshtypje paragjykimi.

Gjykata Kushtetuese thekson se vendimmarrja e saj duhet të mbetet e pavarur dhe e pandikuar nga presioni publik apo keqinformimi, duke ritheksuar se integriteti dhe autoriteti i saj janë thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut.

Reagimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Sqarim për publikun dhe median

NĂ« vijim tĂ« deklaratave mediatike publike, tĂ« bĂ«ra nga subjekte tĂ« ndryshme qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike ose private, nĂ« lidhje me procedurĂ«n e ndjekur dhe rezultatin e votimit pĂ«r vendimmarrjen e GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r pezullimin e zbatimit tĂ« vendimeve gjyqĂ«sore nr.118, datĂ« 19.11.2025, dhe nr.120, datĂ« 22.11.2025, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pĂ«r pjesĂ«n qĂ« kanĂ« disponuar caktimin dhe vazhdimin e masĂ«s ndaluese “pezullimi i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i pĂ«rgĂ«njeshtron kĂ«to deklarata si tĂ«rĂ«sisht tĂ« pavĂ«rteta.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai.

LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese rrëzon GJKKO-në, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Çështja nĂ« fjalĂ« ishte dĂ«rguar nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese nga Qeveria e ShqipĂ«risĂ«, duke e konsideruar vendimin e pezullimit si “njĂ« akt qĂ« cenon garancinĂ« e imunitetit tĂ« anĂ«tarit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave“.

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë gjithashtu kishte kërkuar pezullimin e efekteve të vendimit të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese.

MĂ« 19 nĂ«ntor, Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi tĂ« pezullojĂ« nga detyra zv.kryeministren Balluku dhe gjithashtu ka vendosur ndaj saj edhe masĂ«n “ndalim tĂ« daljes jashtĂ« shtetit”.

Balluku Ă«shtĂ« e pandehur dhe akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “shkelje e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”.

Ajo ka mbajtur postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019 dhe të zv.kryeministres prej korrikut 2022.

“Ulemi dhe diskutojmĂ«â€Šâ€/ Osmani: Synoj edhe njĂ« mandat tĂ« dytĂ« si presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon edhe një mandat në krye të shtetit, teksa asaj i skadon mandati si e para e vendit në prill të vitit 2026.

Osmani foli një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rezultatet preliminare të të cilave e nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 49% të votave.

Nëse partitë politike nuk arrijnë ndonjë kompromis për çështjen e presidentit të ri, atëherë vendi do të përballet me një cikël të ri zgjedhor.

Presidentja Osmani tha se pret formimin e institucioneve të reja, dhe se do të ketë bisedime me deputetë të pushtetit dhe të opozitës në lidhje me kandidaturën e saj.

Radio Evropa e Lirë: E thatë vetë, tash gjasat janë të mëdha që institucionet të zgjidhen dhe qeveria të bëhet. Pastaj Kosovën e pret një tjetër zgjedhje. Mandati juaj përfundon në prill. A synoni mandat të dytë?

Vjosa Osmani: Përgjatë këtyre pesë vjetëve kemi bërë maksimumin që të punojmë shumë për interesin e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kemi punuar që Kosova të mos konsiderohet thjesht si një shtet që ndjek zhvillimet, por si një prej faktorëve të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare që ka rol në përcaktimin e këtyre zhvillimeve. Përgjatë këtyre pesë vjetëve, Kosova është fuqizuar si shtet, brenda dhe jashtë. Brenda, në radhë të parë, për shkak se e ka shtrirë sovranitetin në çdo milimetër të territorit të vendit, kemi fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit që ka qenë një prej prioriteteve tona të përbashkëta që nga koha kur jam zgjedhur presidente në fillim të vitit 2021, dhe natyrshëm në arenën ndërkombëtare Kosova kurrë nuk ka qenë më e përfaqësuar dhe më e fortë, sado që kemi pasur sfida, por sfidat në radhë të parë kanë ardhur nga Serbia, e cila, siç e dini, ka eskaluar edhe me akt-agresionin ndaj Republikës së Kosovës, dhe me sulme ndaj infrastrukturës tonë kritike, dhe me një sërë aktesh destabilizuese.

Në rrethana të tilla, si institucione të Kosovës, kemi bërë të pamundurën dhe besoj kemi arritur që të mbrohet interesi i Republikës së Kosovës, që të mbrohet sovraniteti dhe integriteti territorial, që në asnjë moment të mos vihet në pikëpyetje sovraniteti ynë, shtetësia jonë, parimi i unitaritetit të shtetit, dhe njëkohësisht e kemi përfaqësuar Republikën e Kosovës denjësisht para syve të botës, duke ndërtuar një imazh të denjë, të tillë siç e meritojnë qytetarët tanë. Tani, unë mendoj që Kosovës i duhet një vazhdimësi e punëve të mira. Rrjedhimisht, kjo çështje tani do të jetë në duart e deputetëve të Republikës së Kosovës. Do ta shohim se kush do të jenë ata që do të zgjidhen.

Shpresoj nĂ« maturi, shpresoj nĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«ri, dhe shpresoj qĂ« kjo votĂ« tĂ« jetĂ« ndĂ«r vendimet e para tĂ« Kuvendit. Madje, do tĂ« propozoja qĂ« fare tĂ« mos bĂ«jnĂ« pauzĂ«, tĂ« votohet Kuvendi, tĂ« votohet Qeveria paradite, dhe menjĂ«herĂ« pasdite tĂ« pĂ«rfundojnĂ« marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare. Dhe, pastaj, ndoshta tĂ« nesĂ«rmen, ulemi dhe diskutojmĂ« se si t’i arrijmĂ« dy tĂ« tretat sa i pĂ«rket mandatit tĂ« dytĂ«, siç e pĂ«rmenda, me shpresĂ«n qĂ« deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, tĂ« tĂ« gjitha partive, do tĂ« dĂ«shirojnĂ« qĂ« ta vendosin para sĂ« gjithash vazhdimĂ«sinĂ« e punĂ«ve tĂ« mira dhe interesin e KosovĂ«s nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ«, dhe respektimin e vullnetit qytetar i cili besoj Ă«shtĂ« i qartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

Zgjedhjet në Kosovë, BE: Mezi presim konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re

Bashkimi Evropian apelon për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë.

Zv/presidentja Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, përmes një deklarate, shprehen ndër të tjera se,

“Presim me padurim formimin e shpejtĂ« tĂ« Kuvendit dhe QeverisĂ« sĂ« re dhe vazhdimin e angazhimit tonĂ« me autoritetet. Qeveria e re duhet tĂ« intensifikojĂ« pĂ«rpjekjet e saj pĂ«r reformat shumĂ« tĂ« nevojshme tĂ« lidhura me BE-nĂ«â€. 

Deklaratë nga Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim Kos:

Të dielën, më 28 dhjetor, qytetarët e Kosovës ushtruan të drejtën e tyre demokratike duke votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pas ngërçit politik që pasoi zgjedhjet e shkurtit 2025, presim me padurim formimin e shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet. Qeveria e re duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme të lidhura me BE-në. 

Bashkimi Evropian vlerëson pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje. Procesi zgjedhor dëshmoi një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike. Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision Ekspertësh për Zgjedhjet (EEM), i cili do të qëndrojë në Kosovë për të ndjekur procedurat paszgjedhore.

I bĂ«jmĂ« thirrje Kuvendit qĂ« sapo tĂ« konstituohet, tĂ« ratifikojĂ« marrĂ«veshjet e lidhura me Planin e Rritjes. Plani i Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« njĂ« instrument me afat tĂ« kufizuar, i miratuar pĂ«r periudhĂ«n 2024–2027, dhe Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« KosovĂ«s qĂ« ratifikimi tĂ« bĂ«het sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shfrytĂ«zohen plotĂ«sisht tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« qĂ« ofron ai, pĂ«r tĂ« mirĂ«n e popullit tĂ« saj.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja, vazhdon të mbetet e vetmja rrugë për të dyja palët për të arritur përparim në rrugën e tyre evropiane. Presim që të gjitha obligimet që rrjedhin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, të zbatohen pa vonesa të mëtejshme ose parakushte. BE-ja është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë sapo kushtet ta lejojnë atë.

Përkujtojmë se BE-ja po ecën përpara me heqjen e masave ndaj Kosovës. 216 milionë euro ndihmë financiare tashmë janë liruar nga masat pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale. Po ashtu, synojmë të lirojm nga masat edhe 205 milionë euro shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

❌