❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gramsh/ Plagosën me sende të forta 34-vjeçarin, në pranga babë e bir

Policia ka arrestuar edhe 34-vjeçarin pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.

Gramsh – NjĂ« 51-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeç kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« prangat e policisĂ« pasi plagosĂ«n me sende tĂ« forta njĂ« 34-vjeçar.

Po ashtu edhe ky i fundit është arrestuar nga uniformat blu pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.

Konflikti mes tĂ« treve raportohet se ka ndodhur para dy ditĂ«sh (2 janar) nĂ« vendin e quajtur “Departamenti i BujqĂ«sisĂ«â€

Thika u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Gramsh, menjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« njoftimit pĂ«r njĂ« konflikt nĂ« vendin e quajtur “Departamenti i BujqĂ«sisĂ«â€, kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rshkallĂ«zimin e konfliktit.    

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):

-R. D., 51 vjeç, banues nĂ« Gramsh, pĂ«r veprat penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta”;

-R. D., 27 vjeç, banues nĂ« Gramsh, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim.

Gjithashtu, u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi K. T., 34 vjeç, banues nĂ« Gramsh, pĂ«r veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e posedonte shtetasi K. T. dhe se ai e ka përdorur për të kanosur 27-vjeçarin.

GjatĂ« kontrollit fizik, shtetasit R. D. iu gjet njĂ« send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nĂ«nshtrohet ekspertimit teknik. 

Materialet procedurale do t’i referohen ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme.

BesimtarĂ«t ortodoksĂ« nĂ« LushnjĂ« festojnĂ« ditĂ«n e Ujit tĂ« bekuar! At Tertios mban meshĂ«n e shenjtĂ« nĂ« kishĂ«n e ‘ShĂ«n Dhimitrit’

Dita e ujit të bekuar është festuar në të gjitha kishat e Myzeqesë dhe mbarë vendit. Shfaqja e Trinisë së shenjtë, është festuar dhe nga besimtarë të shumtë në kishën e Shën Dhimitrit në Kokotovë, Mazhaj.

Meshën e shenjtë e mbajti Ikonomi i Lushnjës dhe Divjakës dhe gjithë Myzeqesë At Tertios. Rituali tradicional i hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Seman, u anulua për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Ai Tertio përcolli mesazh për paqe begati e mbarësi për të gjithë besimtarët.

Në këtë ditë të shënuar çdo familje mbush një shishe me ujë të bekuar duke e mbajtur në shtëpi. Me këtë ujë ata spërkatin shtëpitë, të mbjellat, etj., për një vit të mbarë.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

Partia Demokratike ka kërkuar sot thirrjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, u shpreh në një deklaratë për mediet se kërkesa është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe ka kërkuar që Këshilli të mblidhet sa më shpejt.

“Bazuar nĂ« nenin 13, pika 6 e Rregullores, KĂ«shilli mund tĂ« mblidhet me kĂ«rkesĂ«n e Kryetarit tĂ« Kuvendit ose tĂ« gjysmĂ«s sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, kjo kërkesë është bërë për të shqyrtuar një çështje urgjente që ka mbetur pa përgjigje për tri javë.

“Sot mbushen tri javĂ« nga kĂ«rkesa e ProkurorisĂ« pĂ«r lejimin e arrestimit tĂ« Belinda Ballukut, dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« vonesĂ« e paprecedentĂ«â€, tha ai.

Bardhi nënvizoi se, sipas rregullores, kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të trajtohet si një procedurë urgjente.

“KĂ«rkesa e prokurorisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« procedurĂ« urgjente dhe duhet tĂ« shqyrtohet brenda dy javĂ«sh”, tha ai.

Mbledhja e Këshillit, më 19 dhjetor, nuk arriti të vendosë për datën e mbledhjes së ardhshme, pas pesë orësh debate.

DeputetĂ«t e mazhorancĂ«s kanĂ« kĂ«rkuar mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u njohur me materialin voluminoz tĂ« paraqitur nga SPAK, ndĂ«rsa avokati i Ballukut ka kĂ«rkuar njĂ« afat prej tri javĂ«sh pĂ«r kĂ«tĂ« proces.

Bardhi akuzoi gjithashtu shumicën për përdorimin e një strategjie që, sipas tij, dëmton transparencën dhe drejtësinë.

Bardhi njoftoi se do tĂ« pĂ«rgatisĂ« njĂ« kallĂ«zim penal pĂ«r shpĂ«rdorim detyre ndaj Kryetarit tĂ« Kuvendit, duke e akuzuar atĂ« pĂ«r bllokim tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« drejtĂ«sisĂ«. “Ne do tĂ« pĂ«rgatisim me pĂ«rgjegjshmĂ«ri tĂ« plotĂ« edhe njĂ« kallĂ«zim penal pĂ«r shpĂ«rdorim detyre ndaj kryetarit tĂ« Kuvendit”, tha Bardhi.

Moti i keq ‘godet’ fluturimet nga Rinasi, raportohet pĂ«r vonesa dhe anulime nĂ« nisje dhe mbĂ«rritje! Aeroporti njoftim pĂ«r pasagjerĂ«t

Moti i keq në Shqipëri, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, ka sjellë problematika edhe për pasagjerët në disa fluturime.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi nga Aeroporti ‘NĂ«nĂ« Tereza’ bĂ«het me dije se pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund tĂ« ndikohen nĂ« oraret e tyre.

Po ashtu, burimet bëjnë me dije se si në nisje nga Rinasi, edhe në mbërritje, ka disa fluturime të anuluara, si dhe disa fluturime të vonuara.

Ndërkohë në orët në vijim pritet të ketë më shumë informacion për pasagjerët mbi ecurinë e punës në aeroport.

Njoftimi për pasagjerët:

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre.

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë në koordinim të ngushtë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Reshjet, rriten ndjeshëm prurjet në Fierzë! Niveli aktual në 281 metra, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll

Reshjet e shumta të shiut në qarkun e Kukësit kanë rritur ndjeshëm prurjet në hidrocentralin e Fierzës. Të dhënat e fundit nga HEC-i i Fierzës tregojnë një rritje të prurjeve deri në 1400 metër kub ujë për sekondë.

Aktualisht, niveli i liqenit të Fierzës është 281.18 metra. Pavarësisht sasisë së konsiderueshme të reshjeve, hidrocentrali i Fierzës vijon të mos prodhojë energji elektrike, me qëllim ruajtjen e rezervave ujore. Fuqia aktive e prodhimit është 0 megavat dhe aktualisht asnjë nga katër agregatët e HEC-it të Fierzës nuk është në punë.

Drejtuesit e hidrocentralit bëjnë të ditur se situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndërsa monitorimi i prurjeve dhe nivelit të liqenit vijon në mënyrë të pandërprerë. Sipas tyre, çdo vendim për vënien në punë të agregatëve apo për shkarkime të mundshme do të merret në përputhje me parashikimet hidrologjike dhe protokollet e sigurisë.

Liqeni i Fierzës, në nivelin maksimal prej 296 metrash, ka një kapacitet ujëmbajtës prej rreth 2.7 miliardë metër kub ujë, çka e bën atë rezervuarin më të madh hidroenergjetik në vend.

Fierzë luan një rol kyç në sistemin energjetik kombëtar, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për menaxhimin e prurjeve të lumit Drin dhe shmangien e rrezikut të përmbytjeve në zonat e ulëta.

Detaje tĂ« reja nga rrĂ«shqitja e dheut pranĂ« fushĂ«s sĂ« Ali Demit – zhvillues i projektit kompania ERKLO

Një rrëshqitje e konsiderueshme dheu ka ndodhur gjatë orëve të fundit pranë fushës sportive të Ali Demit, në Tiranë, në afërsi të një objekti shumëkatësh në ndërtim, i zhvilluar nga kompania ERKLO sh.p.k. Ngjarja ka sjellë shembjen e një pjese të trotuarit si dhe të skelave mbajtëse që ishin të vendosura në kantierin e ndërtimit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, rrëshqitja ka krijuar një gropë të thellë anës objektit, duke ngritur shqetësime serioze për stabilitetin e terrenit dhe sigurinë e ndërtesave përreth, si dhe për kalimtarët që frekuentojnë zonën. Dëmet e shkaktuara janë kryesisht materiale, duke prekur strukturat ndihmëse të ndërtimit dhe hapësirat publike.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka kufizuar lëvizjen për shkak të rrezikut potencial. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa priten verifikime teknike për të përcaktuar shkaqet e rrëshqitjes së dheut, si dhe nëse janë respektuar standardet e sigurisë dhe masat mbrojtëse gjatë gërmimeve.

Objekti nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« projekti ndĂ«rtimor nĂ« zhvillim, ku sipas tĂ« dhĂ«nave publike, zhvillues i projektit Ă«shtĂ« kompania ERKLO, e cila operon prej vitesh nĂ« fushĂ«n e ndĂ«rtimit dhe punimeve tĂ« gĂ«rmimit. Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se rrĂ«shqitja lidhet me kushtet gjeologjike tĂ« zonĂ«s, reshjet, apo me ndĂ«rhyrjet intensive nĂ« terren./faxweb

 

FOTOLAJM/ Papa Leon mbyll Derën e Shenjtë të Shën Pjetrit, përfundon Jubileu i Shpresës

Ka përfunduar zyrtarisht Jubileu i Shpresës me mbylljen e Portës së Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit, e cila ishte hapur në fund të vitit 2024 nga Papa Françesku. Për herë të parë në histori, një vit jubilar u përjetua nën drejtimin e dy papëve.

Papa Leone XIV mbylli Portën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit përpara kremtimit të meshës së Epifanisë. Ky ishte akti i fundit simbolik i vitit jubilar, i cili nisi në fund të vitit 2024. Pas ceremonisë, në orën 12:00, u mbajt lutja e Engjëllit (Angelus).

Para mbylljes sĂ« PortĂ«s sĂ« ShenjtĂ«, nĂ« orĂ«n 9:41, Ati i ShenjtĂ« recitoi lutjen e falĂ«nderimit pĂ«r Vitin e ShenjtĂ«: “Kyçet kjo PortĂ« e ShenjtĂ«, por nuk mbyllet porta e mĂ«shirĂ«s sate”, sipas formulĂ«s sĂ« parashikuar nga riti.

Më pas, Papa Leone XIV iu afrua Portës së Shenjtë, u gjunjëzua dhe, pas një momenti lutjeje në heshtje, mbylli dy kanatet prej bronzi.

Mbyllja me muraturë e Portës do të realizohet në një moment të mëvonshëm, rreth dhjetë ditë më pas, në mënyrë private, përmes një riti të drejtuar nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, si përfaqësues i delegacionit italian, si dhe kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri. Pavarësisht shiut, mijëra besimtarë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për të ndjekur këtë moment historik.

Kështu u mbyll Jubileu i Shpresës, i inauguruar nga Papa Françesku më 25 dhjetor 2024.

 

Durrësi nën ujë, përmbytet edhe burgu, evakuohen 8 familje

Durrësi është përfshirë nga përmbytje të shumta si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit.

Situata më problematike paraqitet në disa lagje të qytetit, ku rrugët janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në disa akse rrugore uji është grumbulluar dhe ka arritur deri në 50 centimetër.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në institucionet publike, ku raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.

Si pasojë e situatës së rënduar, 8 familje janë evakuuar nga banesat e tyre, për shkak të rrezikut nga uji dhe dëmtimet e mundshme.

Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë pushim.

Rrëzohet nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë një person në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një e moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia e banesës së saj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 4 janar 2026. Shtetasja me iniciale S. D., 84 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte.

E moshuara u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga rënia, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Specialistët e policisë kanë referuar materialet në prokurori për vlerësimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës: Qytetarët të kenë kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve, qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime, si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet pĂ«rkatĂ«se tĂ« kryeqytetit janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r monitorimin e situatĂ«s dhe ndĂ«rhyrje sipas nevojĂ«s”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Rrëshqitje dheu pranë fushës së Ali Demit, dëmtohet trotuari dhe skelat e një objekti në ndërtim

Një rrëshqitje dheu ka ndodhur pranë fushës së Ali Demit, në afërsi të një objekti në ndërtim, duke marrë me vete një pjesë të trotuarit dhe skelat që ishin të vendosura në kantier.

Si pasojë e rrëshqitjes, zona paraqitet e rrezikshme, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në strukturat ndihmëse të ndërtimit. Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po monitoron situatën.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa priten verifikime të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e rrëshqitjes dhe nivelin e rrezikut.

Reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« shkaktuar probleme nĂ« rrugĂ«n nacionale Burrel–Skuraj

Reshjet e dendura tĂ« shiut qĂ« kanĂ« nisur gjatĂ« natĂ«s kanĂ« shkaktuar probleme serioze nĂ« rrugĂ«n nacionale Burrel–Skuraj.
Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë.

Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

Presidentja e re e Venezuelës në listën e të sanksionuarve nga Mbretëria e Bashkuar, por Maduro mungon!

Delcy Rodriguez është betuar si presidente e Venezuelës pas arrestimit të Nicolas Maduros gjatë operacionit amerikan që ndodhi në fundjavë.

Ish zv/presidentja ka qenë një personazh kontroversial për rolin e saj në regjimin e Maduros. Sipas Sky News, ajo rezulton të jetë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020 dhe është ende në listën e sanksioneve.

Arsyeja e renditur Ă«shtĂ«: “Ka baza tĂ« arsyeshme pĂ«r tĂ« dyshuar se veprimet e saj nĂ« Komisionin Presidencial dhe mĂ« pas si presidente e AsamblesĂ« Kushtetuese kanĂ« cenuar demokracinĂ« dhe ligjin në VenezuelĂ«, pĂ«rfshirĂ« uzurpimin e pushteteve tĂ« AsamblesĂ« KombĂ«tare dhe pĂ«rdorimin e tyre pĂ«r tĂ« shĂ«njestruar opozitĂ«n dhe pĂ«r ta ndaluar qĂ« tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« procesin politik.”

Vihet re se Nicolas Maduro nuk është në listën e sanksioneve. Sanksionet janë financiare dhe ngrijnë asetet e të përfshirëve në të. Në listë shfaqen emrat të tjerë të qeverisë së Maduros dhe pasuesve të saj.

Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit

Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama bĂ«ri tĂ« ditur sot se “aktualisht po shkarkohet njĂ« sasi prej 700 mÂł/sekondĂ«, pĂ«rveç prodhimit, shkarkime kĂ«to tĂ« monitoruara dhe tĂ« menaxhuara nga specialistĂ«t e hidrocentraleve”.

Rama theksoi se bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

Sipas Kryeministrit, “deri nĂ« kĂ«to momente nuk Ă«shtĂ« evidentuar asnjĂ« problematikĂ«â€.

Nga Tirana në Fushë-Krujë/ Tre grabitje në një ditë, 30-vjeçari vjedh një taksi dhe dy pika karburanti duke kërcënuar me armë, shpallet në kërkim

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.

Tre grabitje me armë zjarri ka kryer 30-vjeçari Emiliano Nikolli alias Lleshi në zonën e Fushë-Krujës ditën e djeshme, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Emiliano Nikolli fillimisht ndaloi një taksist dhe i kërkoi që ta shoqëronte drejt Fushë-Krujës. Nën kërcënimin e armës i ka marrë taksistit automjetin, celularin dhe një shumë parash e më pas e ka lënë në afërsi të Tapizës dhe është larguar. Të radhës 30-vjeçari ka grabitur dy pika karburanti, gjithashtu nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë xhiron ditore nga të dy subjektet si dhe sende personale të punonjësve.

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.

Edhe më 10 maj të këtij viti Emiliano Nikolli ishte bashkëautor i grabitjes së një tjetër pike karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ndërsa më 30 maj, nën kërcënimin e armës i vodhi një shumë të konsiderueshme parash një tjetër taksisti në fshatin Fushë Mamurras.

“KrujĂ«/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Ends”, pĂ«r zbardhjen e 3 vjedhjeve tĂ« kryera dje.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 30-vjeçarin, si autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me armë.

30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në disa fusha.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur taxi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta hetimore tĂ« kryera nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Ends”, Ă«shtĂ« zbardhur ky rast vjedhjeje dhe Ă«shtĂ« identifikuar autori i dyshuar, shtetasi E. N. (Ll.), 30 vjeç, banues nĂ« Mamurras.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka vjedhur automjetin taksi me të cilin lëvizte, pasi ka kanosur me armë zjarri, drejtuesin e saj.

Më pas, dyshohet se ka lëvizur me automjetin e vjedhur në drejtim të qytetit të Laçit, ku në dy karburante, iu ka marrë punonjësve, shuma parash dhe sende personale, duke i kanosur ata, me armë zjarri.

Punohet për kapjen e 30-vjeçarit, për dokumentimin e këtyre rasteve dhe të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Kukësit, ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore.

Fillimisht, problemet janĂ« evidentuar nĂ« hyrje tĂ« qytetit, nĂ« rrugĂ«n e “Prizrenit”, ku mungesa e kanalizimeve ka sjellĂ« grumbullimin e ujit dhe tĂ« materialeve inerte, duke vĂ«shtirĂ«suar qarkullimin e automjeteve dhe kĂ«mbĂ«sorĂ«ve. E njĂ«jta situatĂ« paraqitet edhe nĂ« lagjen e re tĂ« qytetit tĂ« KukĂ«sit, ku uji ka arritur deri pranĂ« banesave dhe disa familje e kanĂ« tĂ« pamundur lĂ«vizjen normale, pasi niveli i ujit ka shkuar deri te portat e shtĂ«pive.

Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugĂ«t KukĂ«s–Shishtavec, KukĂ«s–BushtricĂ«, KukĂ«s–QafĂ« Mali, KukĂ«s–Krumë–Kam–TropojĂ«, Tropojë–QafĂ« MorinĂ«, Bajram Curri–ValbonĂ« si dhe aksi Tropojë–Fierzë–QafĂ« Mali, ku ka prezencĂ« uji dhe dĂ«mtime tĂ« pjesshme tĂ« rrugĂ«s.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona. Autoritetet lokale janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve.

Të shtëna gjatë natës në Karakas/ Udhëheqësja e opozitës sulmon Rodriguezin dhe njofton kthimin në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur

UdhĂ«heqĂ«sja e opozitĂ«s venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel pĂ«r Paqen, Maria Corina Machado, deklaroi se synon tĂ« kthehet nĂ« VenezuelĂ« “sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”, duke intensifikuar presionin politik pas rrĂ«zimit nga pushteti tĂ« Nicolas Maduros. NĂ« komentet e saj tĂ« para publike qĂ« prej ngjarjeve tĂ« fundit, Machado foli pĂ«r Fox News nga njĂ« vendndodhje e pazbuluar.

Ajo sulmoi ashpĂ«r presidenten e pĂ«rkohshme Delcy RodrĂ­guez, duke e quajtur “njĂ« nga autoret kryesore tĂ« torturĂ«s, persekutimit, korrupsionit dhe trafikut tĂ« drogĂ«s”. Sipas Machado-s, RodrĂ­guez nuk gĂ«zon mbĂ«shtetjen e popullit venezuelian, ndĂ«rsa theksoi se opozita do tĂ« fitonte “mĂ« shumĂ« se 90 pĂ«r qind tĂ« votave” nĂ« rast tĂ« zgjedhjeve tĂ« lira dhe tĂ« ndershme. Machado u zotua se do tĂ« transformojĂ« VenezuelĂ«n nĂ« “qendrĂ«n energjetike tĂ« Amerikave”, do tĂ« çmontojĂ« strukturat kriminale dhe do tĂ« krijojĂ« kushtet pĂ«r kthimin e miliona venezuelianĂ«ve qĂ« janĂ« detyruar tĂ« emigrojnĂ«.

Deklaratat e Trumpit

NdĂ«rkohĂ«, Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump hodhi poshtĂ« raportimet se ai kishte refuzuar Machado-n pĂ«r shkak tĂ« Çmimit Nobel pĂ«r Paqen. “Ajo nuk duhej ta kishte fituar. Por kjo nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me vendimin tim”, tha Trump. Lidhur me tĂ« ardhmen ekonomike tĂ« VenezuelĂ«s, Trump deklaroi se industria amerikane e naftĂ«s mund tĂ« nisĂ« operacione nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« vend brenda 18 muajsh, pĂ«rmes investimeve tĂ« mĂ«dha. Ai theksoi se ringjallja e sektorit tĂ« naftĂ«s do tĂ« ndihmonte nĂ« mbajtjen e çmimeve tĂ« energjisĂ« tĂ« ulĂ«ta dhe se kompanitĂ« amerikane ishin tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r zhvillimet e fundit.

 

Të shtëna gjatë natës në Karakas

Ndërkohë, gjatë natës u raportuan të shtëna pranë Pallatit Miraflores, selisë së qeverisë në Karakas. Sipas mediave lokale, incidenti u shkaktua nga konfuzion mes forcave të sigurisë, pas fluturimit të dronëve mbikëqyrës që nuk kishin njoftuar personelin tokësor. Deri tani nuk ka raportime zyrtare për të lënduar apo dëme materiale. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë përpara inaugurimit zyrtar të Delcy Rodríguez si presidente e përkohshme dhe betimit të Parlamentit të ri, duke nënvizuar klimën e tensionuar politike dhe të sigurisë në vend.

Reshje të dendura shiu, probleme në rrugën nacionale Burrel-Skurraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e dendura tĂ« shiut qĂ« kanĂ« nisur gjatĂ« natĂ«s kanĂ« shkaktuar probleme serioze nĂ« rrugĂ«n nacionale Burrel–Skuraj.
Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë. Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

Policia apelon për kujdes në rrugë/Reshjet e dendura vështirësojnë qarkullimin

Reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« shkaktuar vĂ«shtirĂ«si tĂ« konsiderueshme nĂ« qarkullimin e mjeteve nĂ« disa zona tĂ« vendit. Situata mĂ« problematike paraqitet nĂ« rrugĂ«n interurbane Tiranë–DurrĂ«s, nĂ« zonĂ«n pranĂ« karburantit nĂ« hyrje tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit, ku prania e lartĂ« e ujit nĂ« tĂ« dyja anĂ«t e lĂ«vizjes e bĂ«n tĂ« pamundur qarkullimin normal tĂ« automjeteve.

PĂ«r tĂ« shmangur trafikun e rĂ«nduar dhe rrezikun e aksidenteve, Policia Rrugore ka njoftuar devijimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« lĂ«vizjes. Automjetet qĂ« vijnĂ« nga jugu nĂ« drejtim tĂ« TiranĂ«s do tĂ« qarkullojnĂ« nga Rruga e Plepave pĂ«r nĂ« Ndroq dhe mĂ« pas nga aksi “Rrogozhinë–Elbasan–TiranĂ«â€. NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r nĂ« DurrĂ«s, kalimi do tĂ« realizohet nga rruga e universitetit, nĂ« drejtim tĂ« SpitallĂ«s dhe mĂ« tej nĂ« rrugĂ«n “Tiranë–Elbasan–RrogozhinĂ«â€.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore.

Nga Tirana në Milot, dy grabitje me armë brenda pak orësh

Dy grabitje me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, brenda pak orësh.

Një person ka marrë fillimisht një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar që të shkojë në Fushë Krujë.

Por kur është afruar pranë Tapizës, pasagjeri ka nxjerrë një armë dhe ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës.

Më pas, ai e ka zbritur taksistin duke e lënë në një zonë të largët, dhe duke i marrë paratë dhe celularin.

Pasi ka grabitur taksinë, autori nuk është ndalur me kaq.

Ai ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.

Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

❌