Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndodh edhe kjo: Qytetari në Prizren shqyen fletëvotimin, nuk iu lejua ta ndihmojë bashkëshorten

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në shkollën “Mustafa Bakija” në Prizren, ku një qytetar i moshuar gris fletëvotimin pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e lejojë ta ndihmojë bashkëshorten gjatë procesit të votimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacionin policor, ku aktualisht po intervistohet.

“Sot rreth orës 12:00, në qendrën e votimit në shkollën ‘Mustafa Bakija’ në Prizren, një qytetar i moshuar, në shenjë revolte pasi komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar ta ndihmojë bashkëshorten e tij gjatë procesit të votimit, e ka shqyer fletëvotimin. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacion policor, ku është duke u intervistuar dhe, në konsultim me prokurorin e shtetit, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore”, ka deklaruar Bytyqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh edhe kjo: Qytetari në Prizren shqyen fletëvotimin, nuk iu lejua ta ndihmojë bashkëshorten appeared first on Sinjali.

Zelensky deklaron se shumë gjëra “mund të vendosen” para Vitit të Ri

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se aktualisht po kalohen disa nga ditët më aktive diplomatike të vitit dhe se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se brenda një jave, Rusia ka nisur më shumë se 2,100 dronë, rreth 800 bomba dhe 94 raketa.

“Ekipet tona të riparimit, punonjësit e energjisë dhe ndihmësit e parë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës po punojnë fjalë për fjalë 24/7 për të mbrojtur jetët dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

Por është po aq e rëndësishme që sanksionet kundër Rusisë të funksionojnë, që të gjitha format e presionit politik për agresionin e saj të zbatohen, që Ukraina të marrë raketa mbrojtëse ajrore dhe që të gjithë të finalizojmë formatet e hapave që do t’i japin fund kësaj lufte dhe do të garantojnë sigurinë”, shtoi lideri ukrainas.

Ndryshe, Zelensky pritet të takohet sot me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin shpreson të diskutojë çështjen për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky deklaron se shumë gjëra “mund të vendosen” para Vitit të Ri appeared first on Sinjali.

Prestigjiozja britanike: Kosova voton për t’i dhënë fund krizës politike

Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Britanikja e përditshme shkruan se Kosova sot voton për t’i dhënë fund krizës politike.

“Nuk janë publikuar sondazhe të besueshme parazgjedhore. Partia e Kurtit në zgjedhjet e mëparshme fitoi rreth 42% të votave, ndërsa dy partitë kryesore rivale kishin së bashku rreth 40%. Analistët thonë se edhe ndryshimet më të vogla në shifra të dielën mund të jenë vendimtare për shpërndarjen e ardhshme të pushtetit, por asgjë nuk është e sigurt”, shkruan media britanike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prestigjiozja britanike: Kosova voton për t’i dhënë fund krizës politike appeared first on Sinjali.

Osmani bën thirrje: Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj

Kanë mbetur edhe katër orë e gjysmë deri në mbylljen e të gjitha qendrave të vendvotimeve në Kosovë, raporton Sinjali.

Kështu, presidentja e vendit ka bërë thirrje që qytetarët e vendit të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes për të dhënë “zë vullnetit të tyre”.

“Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.”, shkroi tutje Osmani, në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani bën thirrje: Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj appeared first on Sinjali.

Deri në orën 14:00 votuan mbi 367 mijë qytetarë

Deri në orën 14:04, kanë votuar mbi 367 mijë qytetarë, nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë sa kanë të drejtë vote. 

Kështu bëhet e ditur në platformën e KQZ-së.

Këto të dhëna janë publikuar nga procesimi i të dhënave nga 97.65% e vendvotimeve. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deri në orën 14:00 votuan mbi 367 mijë qytetarë appeared first on Sinjali.

Ushqimi i mbetur në frigorifer: Sa ditë është i sigurt për t’u konsumuar?

Pothuajse secili prej nesh e ka bërë të paktën një herë pyetjen nëse ushqimi i mbetur nga dita e djeshme është ende i sigurt për t’u konsumuar apo nëse duhet hedhur. Përgjigjja nuk është gjithmonë e njëjtë, pasi varet nga lloji i ushqimit dhe mënyra se si është ruajtur.

Edhe pse frigoriferi ndihmon në ngadalësimin e prishjes, ai nuk e ndalon plotësisht shumimin e baktereve. Për këtë arsye, njohja e afateve të sigurta të ruajtjes së ushqimit është thelbësore për shëndetin.

Në përgjithësi, shumica e ushqimeve të gatuara mund të ruhen në frigorifer për tre deri në katër ditë, nëse ftohen shpejt pas gatimit dhe ruhen në enë të mbyllura mirë. Në këtë kategori hyjnë gjellët e ndryshme, makaronat, orizi dhe perimet.

Edhe mishi i pulës apo i viçit ka afat të ngjashëm, prej tre deri në katër ditësh pas gatimit. Po ashtu, produktet e përpunuara të mishit, si sallamet apo salsiçet, mund të konsumohen brenda këtij afati. Ndryshe qëndron situata me peshkun, i cili është më i ndjeshëm – ushqimet me peshk konsiderohen të sigurta vetëm për një deri në dy ditë.

Vezët kanë një afat më të gjatë krahasuar me disa ushqime të tjera. Vezët e ziera mund të ruhen në frigorifer deri në shtatë ditë, ndërsa gatimet që përmbajnë vezë rekomandohet të konsumohen brenda tre deri në katër ditësh.

Orizi kërkon kujdes të veçantë, pasi edhe pse duket i padëmshëm, mund të bëhet i rrezikshëm nëse nuk ruhet siç duhet. Ai mund të mbahet maksimumi një deri në tre ditë, vetëm nëse ftohet shpejt dhe ruhet në mënyrë të rregullt. Sallatat pa mish ose majonezë zgjasin rreth dy deri në tre ditë, ndërsa ato që përmbajnë mish ose majonezë duhet të konsumohen brenda një deri në dy ditësh.

Sa i përket produkteve të qumështit, jogurti dhe kremi zakonisht janë të sigurt për tre deri në pesë ditë pas hapjes, ndërsa shumica e djathërave mund të ruhen pesë deri në shtatë ditë, varësisht nga lloji i tyre.

Ekspertët këshillojnë që ushqimi të hidhet menjëherë nëse ka erë të pazakontë, teksturë të rrëshqitshme, myk të dukshëm ose nëse duket i dyshimtë. Në këto raste, instinkti shpesh është udhërrëfyesi më i mirë.

Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe në reduktimin e mbetjeve ushqimore. Megjithatë, kur ka dilemë, siguria duhet të ketë gjithmonë përparësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushqimi i mbetur në frigorifer: Sa ditë është i sigurt për t’u konsumuar? appeared first on Sinjali.

Meloni: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë

Në orët vendimtare para takimit të shumëpritur mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump, diplomacia evropiane është vënë në lëvizje, me fokus ruajtjen e unitetit perëndimor.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për kohezion të fortë mes aleatëve, duke e cilësuar atë si kusht të panegociueshëm për arritjen e paqes. Ajo, së bashku me liderë të tjerë të Bashkimit Evropian, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me presidentin Zelensky, në kuadër të koordinimit të qëndrimeve përpara samitit që pritet të mbahet në Mar-a-Lago.

Gjatë bisedës, Meloni theksoi se fragmentimi i aleancës perëndimore do të ishte përfitimi më i madh për Moskën. Ajo ritheksoi se është “e rëndësishme, tani më shumë se kurrë, ruajtja e unitetit të vizionit midis partnerëve evropianë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Sipas kryeministres italiane, ky koordinim trepalësh përbën çelësin për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm, i cili po i afrohet vitit të katërt.

Mesazhi i Romës zyrtare ishte i qartë: paqja nuk mund të ndërtohet mbi dobësi, por mbi forcë të përbashkët. “Vetëm përmes këtij uniteti të fortë vizioni,” citohet të ketë thënë Meloni, “Rusia mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe të inkurajohet të demonstrojë një gatishmëri të vërtetë për t’u ulur në tryezën e negociatave.”

Kjo lëvizje diplomatike vjen në një moment të ndjeshëm, kur Evropa synon të sigurojë që çdo marrëveshje e mundshme mes Uashingtonit dhe Kievit të përfshijë interesat e sigurisë së kontinentit dhe të çojë drejt një “paqjeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Meloni: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Topanicë të Kamenicës, bashkëshorti dërgohet në ndalim 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar orët e para të mëngjesit të 28.12.2025, rreth orës 01:20, në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ankuesja në këtë rast, F.M., ka raportuar se bashkëshorti i saj, E. M, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikike dhe fizike. Pas raportimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim në prani të avokatit mbrojtës.

Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Kamenicë, ndërsa më pas është dërguar edhe në Emergjencën e Gjilanit, ku posedon raport mjekësor. Pas trajtimit, ajo është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Rasti është nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Topanicë të Kamenicës, bashkëshorti dërgohet në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dhunë në familje në Gjakovë, përleshje mes anëtarëve të familjes Guci – tre të ndaluar për 48 orë

Një incident i rëndë i dhunës në familje është regjistruar pasditen e 27.12.2025, rreth orës 17:30, në rrugën “Mit’hat Frashëri” në Gjakovë, ku një konflikt familjar ka eskaluar në përleshje fizike, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, i dyshuari Shpëtim Guci dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia prindërit e tij, përkatësisht babain A.G. dhe nënën R.G.. Pas këtij veprimi, në shtëpinë e të dyshuarit kanë shkuar Q. G. (vëllai) dhe D. G. (nipi), ku ka shpërthyer një përleshje fizike mes tyre.

Viktima R.G. ka deklaruar se djali i saj, Shqiprim Guci, e ka dëbuar nga shtëpia, ndërsa viktima R.Gj., bashkëshortja e të dyshuarit Shqiprim, ka deklaruar se është shtyrë dhe përplasur për muri nga D. G, teksa ajo po përpiqej të ndalonte përleshjen fizike mes bashkëshortit të saj dhe familjarëve të tij, thonë burimet e Sinjalit.

Të gjitha viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Shqiprim Guci, Qamil Guci dhe Dardan Guci janë ndaluar për 48 orë, ndërsa A. G. është trajtuar në cilësinë e të përfshirë në rast.

Rasti është iniciuar zyrtarisht dhe mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dhunë në familje në Gjakovë, përleshje mes anëtarëve të familjes Guci – tre të ndaluar për 48 orë appeared first on Sinjali.

Tentim-vrasje në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, theret me thikë një i mitur

Një incident tejet i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27.12.2025 në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku një i mitur është sulmuar me mjet të mprehtë, rrethanë kjo që ka alarmuar policinë dhe shërbimet emergjente.

Rreth orës 22:40, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se i mituri A.G. është sulmuar nga një person tjetër me mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë thikë. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, konkretisht është therur në anën e djathtë të stomakut.

I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. Burime mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e tij fillimisht ka qenë e rëndë, por pas ndërhyrjes mjekësore është stabilizuar dhe aktualisht vazhdon trajtimin nën përkujdesjen e mjekëve, i shoqëruar nga prindërit.

Ndërkohë, i dyshuari E.B., po ashtu i mitur, dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin e departamentit për të mitur, rasti është kualifikuar dhe iniciuar si “Vrasje në tentativë”. Hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentim-vrasje në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, theret me thikë një i mitur appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Muradem të Prizrenit, kapen dy persona me armë pa leje – ndalohen për 48 orë (EMRAT)

Një incident serioz me përdorim të armës së zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Muradem të Prizrenit, ku policia ka arrestuar Isar Memaj dhe Ismet Memaj, të dyshuar për të shtëna me armë zjarri dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Ngjarja ka ndodhur më 27.12.2025, rreth orës 22:10, pasi policia ka pranuar informacion nga një qytetar se në vendin e quajtur “Livadhet e Murademës” kishte të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë dalë në lokacion.

Sipas informacioneve, policia ka arritur të ndalojë një veturë me targa të Shqipërisë, tip Skoda Octavia, në të cilën ndodheshin Isar Memaj, rreth 27-vjeçar dhe Ismet Memaj, rreth 26-vjeçar, të cilët po largoheshin nga vendi i ngjarje, mëson Sinjali.

Gjatë kontrollit të personave dhe veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri (revole), një pako me municion, gëzhoja në vendin e ngjarjes, si dhe veturën e përdorur nga të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë kryer fotografimin, ekzaminimin e vendit dhe sekuestrimin e provave materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, ndërsa Isar dhe Ismet Memaj janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Muradem të Prizrenit, kapen dy persona me armë pa leje – ndalohen për 48 orë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të ndaluarit për 48 orë lidhur me vrasjen në tentativë në Duhël të Suharekës

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 27.12.2025, në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku një përleshje fizike eskaloi në përdorim të armës së zjarrit, Prokuroria ka ndërmarrë masa konkrete ndaj personave të përfshirë.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë këta persona: Zenel Perteshi, Armend Shukolli, Baki Perteshi, Ukshin Shukolli dhe Shkelzen Shukolli.

Ndërkohë, një nga të përfshirët është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë, por sipas mjekëve nuk ndodhet në rrezik për jetë.

Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa njësitet e hetimeve rajonale janë duke vazhduar veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave, rolit individual të secilit të dyshuar dhe përgjegjësisë penale.

Hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të ndaluarit për 48 orë lidhur me vrasjen në tentativë në Duhël të Suharekës appeared first on Sinjali.

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Duhël të Suharekës – pesë të ndaluar për 48 orë

Një ngjarje e rëndë penale është regjistruar më 27.12.2025, rreth orës 11:30, në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku një përleshje fizike ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve të Sinjalit, pas njoftimit fillestar për konflikt fizik, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar plagosje me armë zjarri. Hetimet paraprake tregojnë se përleshja ka paraprirë të shtënat, si pasojë e të cilave i plagosur ka mbetur Armend Shukolli, ndërsa Zenel Perteshi ka pësuar lëndime nga përleshja fizike.

Në vendngjarje kanë qëndruar njësitet e hetimeve të Stacionit Policor Suharekë deri në arritjen e Sektorit të Hetimeve Rajonale, të cilët kanë marrë në dorë veprimet e mëtejme.

Pas pranimit të njoftimit, një ekip i hetimeve rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një ekip tjetër është angazhuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas burimeve nga stafi mjekësor, i dyshuari i dytë është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm për shkak të lëndimeve në krahun e djathtë, por që nuk është në rrezik për jetë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, pesë nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Duhël të Suharekës – pesë të ndaluar për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ankesa në Rahovec për shenja të dukshme në numrat e fletëvotimeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka pranuar ankesa nga disa qendra të votimit në Rahovec lidhur me fletëvotimet.

Sipas tij, në këto qendra është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numrat e tyre, çka ka nxitur reagime dhe ankesa nga këshillat e vendvotimit.

“Kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku në qendra të votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimit”, ka theksuar Radoniqi në konferencën për media.  

Ai nuk ka sqaruar se për çfarë shenjash konkrete bëhet fjalë, ndërsa tha se rasti po trajtohet nga KQZ-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ankesa në Rahovec për shenja të dukshme në numrat e fletëvotimeve appeared first on Sinjali.

Abdixhiku pas votimit: Uroj që Kosova të largohet nga zymtësia, bllokada e përçarja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës.

Pas votimit, Abdixhiku u shpreh se shpreson që qytetarët e Kosovës të zgjedhin zhvillim dhe stabilitet, duke shmangur përçarjen dhe zymtësinë.

“Më lejoni të uroj qytetarët për këtë ditë, në të cilën vendimmarrja i kthehet sovranit. Ditë e mirë, e mbarë, shpresoj që gjithë procesi votimit të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, e të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, Prokurorinë, Policinë dhe juve, mediat. Le të shpresojmë që të shkojë gjithçka mbarë e mirë, e të fitojë populli i Kosovës”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku pas votimit: Uroj që Kosova të largohet nga zymtësia, bllokada e përçarja appeared first on Sinjali.

Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po përballen me mungesë të rrymës

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka theksuar se shumë qendra të votimit, po përballen me mungesë të rrymës.

“Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë. Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr”, ka shkuar ai në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po përballen me mungesë të rrymës appeared first on Sinjali.

OKB do të mbajë takim urgjent për njohjen e Somalilandit nga Izraeli

Këshilli i Sigurisë së OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi njohjen e Somalilandit nga Izraeli, gjë që ka zemëruar Somalinë dhe ka shkaktuar reagime të forta nga shumë vende në rajon.

Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se vendimi i Izraelit do të kishte “implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës” dhe në rajonin më të gjerë të Detit të Kuq.

Deklarata e përbashkët, e lëshuar nga qeveria e Katarit, dënoi veprimin e Izraelit, duke thënë se ai “përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”. Ajo gjithashtu dënoi “përpjekjet për të dëbuar me forcë palestinezët nga tokat e tyre”, mes raporteve se njohja e Somalilandit është e lidhur me planet për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës.

Vendimi i Izraelit për të njohur këtë provincë të shkëputur të Somalisë, e cila deri më tani nuk ishte njohur nga asnjë vend në botë, si një shtet i pavarur erdhi vetëm disa ditë para se Somalia të merrte presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, në një kohë kur Somalia po zhytej në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë, e cila është e rrënuar nga konflikte kronike politike, ndërsa përballet edhe me sulme nga rebelët islamistë të Al-Shabaab.

Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur atë si shtet, duke rezultuar në izolim politik dhe ekonomik pavarësisht se ndodhet në një vendndodhje strategjike, në hyrje të Ngushticës Bab el-Mandeb, në një nga rrugët më të rëndësishme detare tregtare në botë, që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OKB do të mbajë takim urgjent për njohjen e Somalilandit nga Izraeli appeared first on Sinjali.

Presidenti iranian: Irani është në luftë me Perëndimin

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se shteti i tij ndodhet në një luftë të plotë me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën.

Ai ka theksuar se kjo konflikt është më e ashpër se lufta e Iranit me Irakun në vitet 1980.

“Ne jemi në një luftë në shkallë të plotë me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që shteti ynë të mbetet i qëndrueshëm”, ka thënë Pezeshkian në një intervistë të publikuar në faqen e liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Pezeshkian gjithashtu ka nënvizuar se lufta e Perëndimit kundër Iranit është “më e komplikuar dhe më e vështirë” krahasuar me luftën me Irakun, konflikt që kishte lënë mbi një milion viktima nga të dyja anët.

Deklaratat e tij vijnë vetëm dy ditë para takimit të presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit në SHBA, ku Irani pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti iranian: Irani është në luftë me Perëndimin appeared first on Sinjali.

Dy të vdekur në Suedi nga stuhia dimërore që përfshiu vendet nordike

Dy persona kanë humbur jetën në Suedi si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore Johannes, e cila ka përfshirë vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.

Një burrë në të 50-at ka vdekur pasi u godit nga një pemë në resortin e skive Kungsberget në jug të Suedisë, kanë raportuar mediat lokale dhe policia. Ndërkohë, kompania rajonale e shërbimeve Hemab ka njoftuar se një nga punonjësit e saj ka vdekur në një aksident tjetër.

Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez ka lëshuar alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të gjysmës veriore të vendit. Në Suedi, më shumë se 40,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë shërbime hekurudhore janë anuluar, ka raportuar agjencia suedeze e lajmeve TT.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje energjie në Norvegji dhe Finlandë. Në rajonin Nordland të Norvegjisë, një nga qarqet më veriore të vendit, departamenti i zjarrfikësve është përgjigjur më shumë se 200 incidenteve të lidhura me motin, sipas transmetuesit NRK. Stuhia ka lënë rreth 23,000 shtëpi pa energji elektrike në Nordland dhe 9,000 të tjera në rajonin Inland.

Në Finlandë, stuhia, e njohur si Hannes, është qetësuar të dielën në mëngjes, por kishte lënë më shumë se 33,000 shtëpi pa energji elektrike, sipas transmetuesit publik Yle. Fluturimet në aeroportin e Kittilës në Finlandën veriore janë anuluar pasi erërat e forta shtynë një avion pasagjerësh dhe një aeroplan më të vogël nga pista.

Një avion Swiss Air, që mbante rreth 150 pasagjerë dhe sapo kishte zbritur nga Gjeneva, është devijuar për shkak të motit, sipas raportimeve të gazetës Helsinki Times. Nuk ka pasur të lënduar të raportuar.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe tragetesh janë anuluar për shkak të motit ekstrem.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të vdekur në Suedi nga stuhia dimërore që përfshiu vendet nordike appeared first on Sinjali.

Hamza i fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre: Pres rezultat të mirë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Pas votimit, Hamza bëri thirrje te qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë sipas bindjeve, sipas vullnetit të tyre. Jam i bindur që sot do të jetë ditë e mbarë, dhe pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk ka informacion se ka ndonjë problem dhe uroj që të mos ketë. Nuk është mirë me ndodh mungesa e energjisë elektrike. Dua të jem pozitiv dhe pres që gjithçka të shkojë mirë. Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione”, tha Hamza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza i fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre: Pres rezultat të mirë appeared first on Sinjali.

❌