Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

172 mijë euro të padeklaruara – Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.

Rasti i është dërguar për shyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 172 mijë euro të padeklaruara – Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit appeared first on Sinjali.

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person i lënduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. 

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi. 

Me rastin janë duke u merr njësitë kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person i lënduar appeared first on Sinjali.

Serwer nuk e sheh të mundshme, tash për tash, njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Përfshirja e Kosovës në Aktin e Mbrojtjes të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, është vlerësuar si sinjal politik i rëndësishëm nga Uashingtoni, veçanërisht për riafirmimin e njohjes reciproke me Serbinë dhe refuzimin e ndarjeve territoriale mbi baza etnike.

Megjithatë, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se ky akt nuk duhet parë si garanci e re për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës.

Sipas Serwerit, siç e citoi Koha, gjuha e përfshirë në ligj është më shumë rezultat i përpjekjeve për të frenuar ndryshime të mundshme në politikën amerikane.

“Ndërsa më pëlqen gjuha që Kongresi ka miratuar, do të ishte gabim të interpretohej ajo si një shenjë pa mëdyshje pozitive”, ka thënë ai, duke shtuar se lobistë të ndryshëm po përpiqen “të përmbysin politikën tradicionale të SHBA-së që favorizon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Serwer ka theksuar se Kongresi ka tentuar të vendosë një lloj “frenimi”, por ka paralajmëruar se “Presidenti ka autoritet pothuajse 100 për qind në politikën e jashtme” dhe se nuk ka garanci që kjo gjuhë do të respektohet.

Ai ka shprehur skepticizëm edhe për dialogun Kosovë–Serbi dhe perspektivën euroatlantike.

“Kosova duhet gjithmonë të synojë njohjen e ndërsjellë, por nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo është më e mundshme sot sesa më parë”, ka deklaruar Serwer.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serwer nuk e sheh të mundshme, tash për tash, njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi appeared first on Sinjali.

11-vjeçari nga Kamenica diagnostifikohet me leukemi akute, ka nevojë urgjente për ndihmë financiare

Lavdim Mavriqi nga Kamenica është diagnostifikuar me leukemi akute.

Për 11-vjeçarin nevojitet trajtim urgjent jashtë vendit.

Familja ka kërkuar ndihmë financiare nga të gjithë pasi e ka të pamundur e vetme të mundësojë trajtimin e djalit të tyre.

Për trajtimin e tij nevojiten rreth 174 mijë euro.

Familja ka hapur një GOFUNDME ku të gjithë qytetarët mund të kontribuojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 11-vjeçari nga Kamenica diagnostifikohet me leukemi akute, ka nevojë urgjente për ndihmë financiare appeared first on Sinjali.

Trump: Kush do të largohet vetë nga vendi, do marri 3 mijë dollarë

Administrata e Presidentit Donald Trump ka njoftuar një program të ri që u ofron emigrantëve pa dokumente deri në 3,000 dollarë për t’u larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara përpara fundit të vitit.

Sipas autoriteteve amerikane, personat që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo ofertë mund të regjistrohen përmes një aplikacioni të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ku duhet të japin të dhënat personale për të përfituar udhëtim falas drejt vendit të origjinës.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se migrantët pa dokumente “duhet të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të vetë-deportohen”, duke paralajmëruar se ata që nuk e bëjnë këtë do të përballen me arrestim.

Masa është pjesë e politikave më të ashpra të administratës Trump për emigracionin dhe synon të ulë numrin e migrantëve të parregullt në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Kush do të largohet vetë nga vendi, do marri 3 mijë dollarë appeared first on Sinjali.

KQZ akrediton mbi 19 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për akreditimin e grupit të pestë me 169 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar  për votimet e kësaj të diele ka arritur në 19 mijë e 254.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 19,085 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: subjekte politike të certifikuara, organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore, ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Më poshtë i gjeni organizatat dhe mediat e akredituara në mbledhjen e sotme:

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

1. Qendra Kultutore Orfeu – 45 vëzhgues;

MEDIA VENDORE:

1. Kontakt Kosovka Mitrovica/ Kontakt Plus – 3 vëzhgues;

2. Alternativna – 3 vëzhgues;

3. Televizija Gracanica – 10 vëzhgues;

4. Klan Kosova – 95 vëzhgues.

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

1. Prva srpska televizija – 2 vëzhgues;

2. Novinska agencija Tanjug – 3 vëzhgues;

3. Radio-televizija Srbije – 6 vëzhgues; dhe

4. ABC NEWS ALBANIA – 2 vëzhgues.

Më poshtë e gjeni numrin e përgjithshëm të të akredituarve duke nisur nga subjektet politike deri tek mediat.

•           Subjekte politike – 17,614 vëzhgues;

•           Institucione shtetërore – 66 vëzhgues;

•           OJQ vendore – 809 vëzhgues;

•           Organizata ndërkombëtare – 121 vëzhgues;

•           Përfaqësi diplomatike – 13 vëzhgues;

•           Media vendore – 554 vëzhgues; dhe

•           Media ndërkombëtare – 77 vëzhgues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ akrediton mbi 19 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 55-vjeçare, Pemlushe Sadrijaj është zhdukur në Rahovec, dhe njëkohësisht po kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e saj.

55-vjeçarja është nga Rahoveci, derisa organet kompetente lusin qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e saj, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë shë E-mail adresa: info@kosovopolice.com.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj appeared first on Sinjali.

Rrezarta Krasniqi uron 36-vjetorin e LDK-së: Trashëgimia e Rugovës mbetet udhërrëfyes

Me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka përcjellë një mesazh urimi, duke vlerësuar rrugëtimin historik dhe rolin shtetformues të kësaj partie.

Ajo theksoi se LDK-ja përfaqëson 36 vite vizion, sakrificë dhe përkushtim ndaj ndërtimit të shtetit të Kosovës, nën frymën e themeluesit dhe Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

Sipas Krasniqit, ky përvjetor nuk është vetëm një moment reflektimi për të kaluarën, por edhe vazhdimësi e rrugës së trasuar nga ati themeltar i LDK-së.

Krasniqi ka shprehur krenarinë e saj që mban numrin 36 në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, duke e cilësuar atë si simbol të besimit, përgjegjësisë dhe angazhimit për një Kosovë demokratike, me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në mesazhin e saj, ajo ka përmbyllur me thirrjen “LDK dje. LDK sot. LDK përgjithmonë”, duke uruar bekime për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezarta Krasniqi uron 36-vjetorin e LDK-së: Trashëgimia e Rugovës mbetet udhërrëfyes appeared first on Sinjali.

Spanjë: Dy gjermanë humbin jetën pas një sulmi brutal, një tjetër në gjendje kritike

Dy shtetas gjermanë kanë humbur jetën, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Përgjithshëm të Elche-s, pas një rrahjeje jashtëzakonisht të dhunshme që ndodhi të hënën në mbrëmje në lagjen La Marina, pranë plazhit El Pinet, njoftuan autoritetet spanjolle.

Sipas Guardia Civil, ngjarja ka ndodhur brenda një banese të madhe në zonën e urbanizimit La Marina, ku viktimat dyshohet se janë rrahur me shkopinj dhe sende të forta. Dy prej tyre pësuan plagë fatale, ndërsa i treti mbeti rëndë i plagosur. Të tre viktimat janë shtetas gjermanë.

Një fqinj njoftoi autoritetet rreth orës 18:00 të së hënës, pasi pa persona që përpiqeshin të ngarkonin dy trupa në bagazhin e një automjeti në shtegun Camí del Molar. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gjeti dy persona pa shenja jete dhe një tjetër të plagosur rëndë.

Guardia Civil rrethoi një banesë në një zonë të izoluar, ku dy shtetas polakë, të dyshuar si autorë të sulmit, u barrikaduan gjatë natës. Deri në mëngjesin e së martës nuk ishin kryer arrestime. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e një vrasjeje me pagesë, duke theksuar se natyra e sulmit tregon për një akt ekstremisht të dhunshëm, ndërsa motivi mbetet ende i paqartë.

Trupat e viktimave u dërguan në institutin mjeko-ligjor të hënën në mbrëmje për autopsi. Burime lokale raportojnë se në vendngjarje u gjet edhe një grua e plagosur, e cila u dërgua për trajtim mjekësor dhe ndodhet nën arrest policor. Hetimet vijojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spanjë: Dy gjermanë humbin jetën pas një sulmi brutal, një tjetër në gjendje kritike appeared first on Sinjali.

Franca riafirmon mbështetjen e saj për sovranitetin e Danimarkës dhe Grenlandës

Presidenti francez Emmanuel Macron riafirmoi të martën mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Danimarkës dhe Grenlandës.

Duke iu referuar vizitës së tij në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, qershorin e kaluar, Macron tha se Groenlanda “i përket popullit të saj”, ndërsa Danimarka “është garantuesja e saj”.

“E lidh zërin tim me atë të evropianëve për të shprehur solidaritetin tonë të plotë”, tha ai në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Franca, shtoi Macron, mbetet e përkushtuar për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe për të mbështetur partnerët e saj evropianë në ruajtjen e integritetit territorial.

Më herët, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Jeff Landry, guvernatori i Luizianës, do të shërbejë si i dërguari special i SHBA-së në Grenlandë.

Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Landry e njeh “sa thelbësore është Groenlanda” për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe do të përparojë fuqishëm interesat e vendit për të siguruar sigurinë e aleatëve dhe të botës në përgjithësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca riafirmon mbështetjen e saj për sovranitetin e Danimarkës dhe Grenlandës appeared first on Sinjali.

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.

Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor. PZAP ka obliguar Listën Serbe që menjëherë t’i largojë posterët dhe materialet e tjera zgjedhore, duke paralajmëruar se moszbatimi i këtij vendimi mund të sjellë sanksione shtesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik takohet me kryetarin e KQZ-së: U impresionova nga profesionalizmi i stafit

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Hargreaves ka thënë se është impresionuar nga profesionalizmi i stafit të KQZ-së.

“Si gjithmonë, u impresionova nga profesionalizmi i qetë i stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes”.

“Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik takohet me kryetarin e KQZ-së: U impresionova nga profesionalizmi i stafit appeared first on Sinjali.

“Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut

Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.

Këtë kërkoi Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për vizitë në Maqedoni të Veriut ku ka takuar krerët shtetëror dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve.

“Shqipëria mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut appeared first on Sinjali.

ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se e kanë pezulluar nga puna zyrtarin që u arrestua.

“Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penal, ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.”

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve. ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është personi i dytë i arrestuar për “krim të organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” në Pejë

Një operacion i zhvilluar dje në qytetin e Pejës për “krim të organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” ka rezultuar edhe me arrestimin e personit të dytë.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i arrestuar ka mbetur edhe Ymer Loci.

Operacion është realizuar në bazë të një urdhri për kontroll, dhe ishte i fokusuar në dyshimet për kryerjen e veprave penale, si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje

I arrestuar për të njëjtin rast ka mbetur edhe Rifa Halitaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është personi i dytë i arrestuar për “krim të organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” në Pejë appeared first on Sinjali.

QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nesër, më 24 dhjetor është paralajmëruar një bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë të Serbisë.

Nga QKMK, qytetarëve i është bërë thirrje që të shfrytëzojnë rrugë të tjera me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

Njoftim:

Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50.

Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative appeared first on Sinjali.

Zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance stërvitet me ushtarët: Ndihem sikur më goditi një tren

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance mori pjesë në një seancë stërvitore 90-minutëshe me Navy SEAL-s në një plazh të Kalifornisë si pjesë e vizitës së tij në një bazë ushtarake.

Seanca stërvitore, përfshinte vrapime në rërë, ngjitje me litar dhe aktivitete që janë një pjesë kyçe e stërvitjes fizike të njësisë elitë.

Vance, një veteran i Marinës, tha se ushtarët ishin të kujdesshëm që të mos e shtynin shumë, por përvoja rezultoi të ishte shumë e lodhshme.

Në një postim në llogarinë e tij personale në Platformën X, ai shkroi: “Sapo mbarova stërvitjen me Navy SEAL-s për 90 minuta. Ata e morën me qetësi, por unë ende ndihem sikur më goditi një tren. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ushtarët tanë që na mbajnë të sigurt dhe ruajnë standardet më të larta në të gjithë botën”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance stërvitet me ushtarët: Ndihem sikur më goditi një tren appeared first on Sinjali.

Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, nëna e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi ka reaguar për shkrimet të ndryshme në rrjete sociale dhe portale për marrëdhëniet e Shpatit me partneren e tij Selvije Jaho dhe me familjen e tij.

Gjylymsere Kasapi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë, por njëkohësisht, ka kërkuar nga opinioni publik që ta lënë të qetë familjen, duke paralajmëruar ndjekje ligjore për ata që, sipas saj, “spekulojnë”

“I falënderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë ne përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga te gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne, të dhimbjes së madhe qe po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tone të dashur për të gjithë…! Ne mënyrë të veçantë dua të falënderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm qe e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim te vogël, ROELIT”!

“Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndërroi jetë në kraharorin e Selvijes, mbi të cilët u hodh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!! Falënderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme, te cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…”!

“Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehrre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre, që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë ne këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale”!

“Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata qe na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të tuajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT”, ka shkruar Kasapi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë” appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Oskan Ulutaş, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është aktualisht e qetë, por ende e brishtë dhe e ndjeshme ndaj rritjes së shpejtë të tensioneve. P

rioriteti kryesor i misionit të KFOR-it, sipas tij, është sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Gjenerali Ulutaş kujtoi se pas ngjarjeve të dhunshme të vitit 2023, NATO-ja shpërndau deri në 1.000 ushtarë shtesë, që përbën forcimin më të madh të misionit të KFOR-it në 10 vitet e fundit.

Sot, KFOR-i ka mbi 5.000 ushtarë dhe, sipas tij, mbetet vigjilent, i gatshëm dhe i përgatitur të reagojë paanshëm në çdo moment.

KFOR-i mban një prani të dukshme dhe fleksibile në të gjithë Kosovën, përfshirë komunat veriore me shumicë serbe. Personeli shtesë është vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe pranë manastirit në Deçan, gjë që, sipas komandantit Ulutaş, është pjesë e praktikës së zakonshme për testimin e procedurave dhe ruajtjen e standardeve të larta operacionale.

Ulutaş theksoi në RTK2 se KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, si dhe me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë UNMIK-un dhe korin diplomatik, në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.

Dialogu si çelësi i stabilitetit afatgjatë

Sipas komandantit të KFOR-it, stabiliteti i qëndrueshëm i rajonit nuk mund të arrihet me mjete ushtarake, por përmes rrugëve politike. NATO-ja, përmes misionit të KFOR-it, kontribuon ndjeshëm në siguri, por rruga drejt paqes afatgjatë shihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Dekadat e paqes së fituar me vështirësi nuk duhet të rrezikohen”, theksoi Ulutaş, duke shtuar se prania e KFOR-it krijon hapësirë për dialog politik dhe nga të dyja palët pritet pjesëmarrje me mirëbesim, zbatim i marrëveshjeve ekzistuese dhe gatishmëri për kompromis.

Gjenerali Ulutaş vlerëson bashkëpunimin e KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë si të mirë dhe profesional. Ai theksoi se kryhen patrullime të sinkronizuara rregullisht përgjatë vijës administrative përkatëse, dhe komunikimi me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë është i rregullt dhe transparent.

Ky bashkëpunim, sipas tij, forcon besimin reciprok, parandalon keqkuptime dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

Duke iu referuar shqetësimeve të një pjese të komunitetit serb se KFOR-i nuk siguron mbrojtje të mjaftueshme, Ulutaş theksoi se KFOR-i zbaton mandatin e tij në mënyrë transparente dhe në interes të të gjitha komuniteteve. Ai shtoi se akuzat për paanshmëri janë të pasakta dhe mund të shkaktojnë keqkuptime të rrezikshme.

KFOR-i ka rritur numrin e patrullave dhe aktiviteteve në terren dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe organizatat joqeveritare.

E ardhmja e misionit të KFOR-it

Duke folur për të ardhmen e misionit, Ulutaş theksoi se KFOR-i aktualisht është misioni më i madh i NATO-s dhe çdo vendim për tërheqjen e mundshme do të varet ekskluzivisht nga kushtet e sigurisë në terren dhe vendimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në fund të intervistës, komandanti i KFOR-it nënvizoi se sfida e tij më e madhe profesionale, por edhe kënaqësia më e madhe, është përkushtimi i përditshëm i grave dhe burrave nën komandën e tij për shërbimin e paqes dhe sigurisë së të gjithë njerëzve në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë appeared first on Sinjali.

❌