❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Elite Travel Group dhe NTLG/Ving&Spies: Epokë e re e turizmit nordik në Jugun e Shqipërisë (2026)

Elite Travel Group pas një pune disa vjeçare në bashkëpunim me kompaninë më të madhe nordike, NTLG/Ving për të sjellë turistë nordikë në jug të Shqipërisë, ja arriti me sukses!

Një mundësi e re për hotelet, apartamentet, restorantet, aktivitetet dhe bizneset lokale në këtë rajon. Me hapjen e Aeroportit të Vlorës në pranverë të vitit 2026, fluturimet direkte nga vendet nordike do të bëhen realitet, duke krijuar mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e numrit të vizitorëve nga Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda.

Fluturime direkte për në Vlorë: Një hap i madh për turizmin në Shqipëri

Në fillim të qershorit, kompania NTLG Ving & Spies dhe linja e saj ajrore, Sunclass Airlines, do të operojnë fluturime direkte për në Vlora airport (VLO), nga Stokholmi, Oslo dhe Kopenhageni e më pas mundësia nga Helsinki. Ving dhe Spies do të jenë kompanitë e parë nga rajoni i vendeve nordike që do të ketë fluturime direkte për në Shqipëri.

Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për turizmin shqiptar, pasi turistët nordikë do të mund të udhëtojnë direkt në bregun jugor të Shqipërisë, duke shmangur periudhën e mëparshme të transferimit të gjatë nga Janina dhe Korfuzi për në Sarandë.

Ky zhvillim fantastik nĂ« vitin e dytĂ« tĂ« operimit do tĂ« zgjasĂ« sezonin nĂ« rajonin e Jugut dhe pritet qĂ«, brenda 2028, tĂ« shtrihet nga fundi i marsit nĂ« fillim tĂ« nĂ«ntorit. NĂ« 2026 do tĂ« kemi 3 fluturime nĂ« javĂ«, çdo tĂ« mĂ«rkurĂ« dhe tĂ« shtunĂ«, qĂ«ndrimi i klientĂ«ve do tĂ« jetĂ« i njĂ«pasnjĂ«shĂ«m: qĂ«ndrimi pĂ«r 7 netĂ«, 14 netĂ« dhe 21 netĂ«, duke i lehtĂ«suar punĂ«n pritĂ«sve dhe duke i shmangur ditĂ«t e qĂ«ndrimit bosh.TashmĂ« turizmi ka hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« maturie dhe planet janĂ« qĂ«, nga vendet nordike, tĂ« kemi rreth 10,000 klientĂ« nĂ« 2026 dhe tĂ« shkojmĂ« deri nĂ« 80,000 – 90,000 brenda 2028, por kjo do tĂ« varet nga dĂ«shira dhe cilĂ«sia e shĂ«rbimit qĂ« tashmĂ« operatorĂ«t shqiptarĂ« nĂ« jug do tĂ« ofrojnĂ«. Si turistĂ« qĂ« vijnĂ« nga vendet e ftohta, ata do tĂ« kĂ«rkojnĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n e klimĂ«s fantastike shqiptare, ushqimit tradicional, mikpritjes dhe shĂ«rbimeve cilĂ«sore, aktivitete unike tĂ« bizneseve lokale.

Hapja e Aeroportit të Vlorës do të shoqërohet me krijimin e mundësive të reja për të gjithë, duke shtuar më shumë interesin për vendin tonë kaq të bukur.

Hapja e Aeroportit të Vlorës është një mundësi për rritjen e turizmit në këtë rajon dhe do të bëhet një faktor kyç për turistët që vijnë nga vendet nordike. Ky aeroport do të lehtësojë aksesin në plazhet e bukura të Vlorës, Orikumit, Dhermiut dhe Sarandës për 2026, por do të zgjerohet më tej në vitet e ardhshme në rajone të tjera, si Borsh, Himarë, Qeparo etj. Elite Travel Group dhe Ving e shohin këtë hap si mundësi për të pasuruar ofertën turistike në jug të Shqipërisë, duke ofruar një destinacion tërheqës dhe të përballueshëm për turistët gjatë gjithë vitit.

Elite Travel Group, përmes partneritetit me Ving & Spies dhe Sunclass Airlines, po synon ta kthejë jugun e Shqipërisë në atraksionin më të madh të vitit 2026 dhe patjetër që do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë sektorët e turizmit të përfshihen në këtë mundësi të jashtëzakonshme.

 

CEO i Elite Travel Group, Elvis Kotherja dhe Drejtuesi i Shitjeve dhe Partneriteteve, Krist Dodbiba, shprehen shumë optimistë dhe shpresojnë që deri në 2030 të kemi mbi 100,000 klientë nordikë nga 1 marsi në 15 nëntor!

 

Ving.se Press Release: https://via.tt.se/pressmeddelande/4195708/ving-forst-ut-att-lansera-direktcharter-till-vlora-i-albanien-till-sommaren?publisherId=1726617&lang=sv

 

Elvis Kotherja me Christer Aarum nga NTLG ne Emisionin Histori Shqiptare: https://youtu.be/nkxS3pBNL8s?t=1305

 

The post Elite Travel Group dhe NTLG/Ving&Spies: Epokë e re e turizmit nordik në Jugun e Shqipërisë (2026) appeared first on Revista Monitor.

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vërën se afatet për të plotësuar disa kërkesa të lidhura me rregulloren përkatëse që mbulon këtë çështje kanë mbaruar prej vitesh tashmë por përafrimi mbetet ende në faza diskutimi.

“ShqipĂ«ria nuk ka transpozuar ende Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar njĂ« autoritet kompetent pĂ«r pĂ«rgatitjen ndaj rreziqeve, pavarĂ«sisht se afatet pĂ«rkatĂ«se kanĂ« pĂ«rfunduar mĂ« 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023.

NjĂ« version pune i projektligjit pĂ«r Sektorin e EnergjisĂ« Elektrike, i shqyrtuar nga Sekretariati nĂ« korrik 2025, synon tĂ« transpozojĂ« disa dispozita tĂ« Rregullores (BE) 2019/941. Ky projektligj parashikon qĂ« ministria pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike tĂ« jetĂ« autoriteti kompetent dhe vendos detyrimin qĂ« ky autoritet tĂ« miratojĂ« njĂ« plan pĂ«rgatitjeje ndaj rreziqeve”, thuhet nĂ« raport.

Ky i fundit nënvizon se megjithatë, transpozimi i plotë dhe zbatimi i Rregullores do të kërkojnë përpjekje të mëtejshme për hartimin dhe miratimin e legjislacionit parësor dhe atij dytësor përkatës. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar ende. Shqipëria nuk ka paraqitur Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike pranë Sekretariatit, pavarësisht detyrimit të saj sipas nenit 29 të Traktatit.

“Zhvillimet kryesore nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« kibernetike nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rfshijnĂ« miratimin nĂ« vitin 2024 tĂ« Ligjit tĂ« ri gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s nr. 25/2024, i cili Ă«shtĂ« pjesĂ«risht i harmonizuar me DirektivĂ«n e BE-sĂ« pĂ«r SigurinĂ« e Rrjeteve dhe Sistemeve tĂ« Informacionit (NIS2) dhe pasqyron standarde mĂ« tĂ« gjera evropiane. PĂ«rveç kĂ«saj, Ă«shtĂ« krijuar Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r Certifikimin Elektronik dhe SigurinĂ« Kibernetike (AKCESK), pĂ«r tĂ« mbikĂ«qyrur dhe koordinuar pĂ«rpjekjet e vendit nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« kibernetike”, vlerĂ«son raporti.

Ky dokument analizon edhe ecurinë s ai takon sigurisë së furnizimit me gaz dhe atë të furnizimit me naftë dy çështje që mbeten secila në hallka të ndryshme të zbatimit të kërkesave ku më e avancuar ajo e gazit teksa ajo e naftës me një realizim  vetëm 23 për qind të planit të përafrimit.

 

The post Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje appeared first on Revista Monitor.

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja e kullat vijojnë të lartësohen çdo ditë, ironikisht, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave në Europë.

Të dhënat më të fundit tregojnë se 57.1% e popullsisë jeton në banesa të mbipopulluara, një shifër shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që në vitin 2024 ishte 16.9%.

Sipas Eurostat niveli më i lartë regjistrohet në Mal të Zi, ku 61.6% e popullsisë jetojnë në banesa të mbipopulluara.

Kur një banesë quhet e mbipopulluar

Eurostat e quan një banesë të mbipopulluar kur familja që jeton aty nuk ka mjaftueshëm dhoma për numrin dhe përbërjen e anëtarëve të saj.

Sipas këtij standardi, një banesë duhet të ketë të paktën:
-një dhomë për familjen në tërësi,
-një dhomë për çdo çift,
-një dhomë për çdo të rritur të vetëm,
-një dhomë për dy fëmijë të vegjël,
-ose dhoma të veçanta për adoleshentët, sipas moshës dhe gjinisë.

Nëse këto kushte minimale nuk plotësohen dhe shumë persona ndajnë pak dhoma, banesa klasifikohet si e mbipopulluar, pavarësisht madhësisë në metra katrorë. Ky tregues përdoret nga

Eurostat për të matur cilësinë e kushteve të jetesës dhe presionin mbi strehimin.

Shqipëria, rekord për shpenzimet në ndërtim

Të dhënat e tjera të Eurostat, bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar.

Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 11%.

https://monitor.al/shqiperia-me-shpenzime-rekord-per-ndertimin-ne-europe-ne-2023/

Pavarësisht dërtimeve, familjet shqiptare nuk arrijnë të blejnë dot apartamente për shkak të shtrenjtimit shumë më të shpejtë të tyre në raport me të ardhurat.

Sipas të dhënave të përpunuara më herët nga Monitor, për të blerë një apartament 70 metra katror kushton 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekë një dekadë më parë. Për të blerë këtë apartament tashmë duhen gati 19 paga vjetore reale bruto (18.6), ose gati 6 vite më shumë sesa një dekadë më pare, që është ndër më të lartat në Europë.

Për të blerë një hyrje duhen 19 paga vjetore, 6 vjet më shumë se një dekadë më parë rekord në Europë

Europa
Sipas Eurosta, në vitin 2024, 16.9% e popullsisë në Bashkimin Europian jetonte në banesa të mbipopulluara, një rënie e lehtë nga 18.1% në vitin 2014.

Mbi 30% e popullsisë në 5 vende të BE-së jetonte në banesa të mbipopulluara. Rumania raportoi përqindjen më të lartë (40.7%), e ndjekur nga Letonia (39.3%), Bullgaria (33.8%), Polonia (33.7%) dhe Kroacia (31.7%).

Në të kundërt, normat më të ulëta të mbipopullimit u regjistruan në Qipro (2.4%), Maltë (4.4%) dhe Holandë (4.6%).

The post Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara appeared first on Revista Monitor.

Kina godet industrinë e qumështit të BE-së me tarifa deri në 42.7%

Masa përshkallëzon një marrëdhënie tregtare tashmë të tendosur mes Brukselit dhe Pekinit

Kina ka vendosur tarifa deri në 42.7% për disa importe të produkteve të qumështit nga BE-ja, pas një hetimi 16-mujor për subvencione, që ka rritur më tej tensionet tregtare mes Brukselit dhe Pekinit.

Ministria e TregtisĂ« njoftoi nĂ« njĂ« vendim paraprak se kishte konstatuar se importet e produkteve tĂ« qumĂ«shtit nga BE-ja ishin tĂ« subvencionuara dhe se industria vendase kineze kishte “pĂ«suar dĂ«m material” si pasojĂ«.

Tarifat, që variojnë nga 21.9% deri në 42.7%, por që për shumicën e kompanive të prekura janë pak nën 30%, do të hyjnë në fuqi më 23 dhjetor.

Hetimi i Kinës për importet e produkteve të qumështit nga BE-ja, një prodhues i madh nga Franca deri në Irlandë, u nis në gusht 2024, pak pasi hetimi i vetë bllokut prej 27 shtetesh anëtare mbi subvencionet çoi në vendosjen e tarifave të reja ndaj automjeteve elektrike kineze.

Pekini nisi gjithashtu hetime për mishin e derrit dhe konjakun.

MosmarrĂ«veshjet hakmarrĂ«se pĂ«r automjetet elektrike janĂ« zbehur mĂ« pas nga tĂ« ashtuquajturat tarifa tĂ« “ditĂ«s sĂ« çlirimit” tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump, ndaj KinĂ«s, tĂ« cilat u pĂ«rshkallĂ«zuan ndjeshĂ«m nĂ« prill dhe pĂ«rfundimisht çuan nĂ« njĂ« armĂ«pushim nĂ« tetor.

Por tarifat e reja ndaj produkteve të qumështit vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në një marrëdhënie tregtare që Europa e ka cilësuar vazhdimisht si të pabalancuar.

Pekini ka kërkuar në mënyrë të përsëritur të negociojë një marrëveshje me Brukselin për heqjen e tarifave ndaj automjeteve elektrike, në këmbim të një zotimi për të shitur me një çmim minimal që të mos dëmtojë konkurrentët vendas. Komisioni Europian tha këtë muaj se po shqyrtonte dhënien e një të ashtuquajturi angazhim për çmim minimal vetëm për Volksëagen, prodhuesin gjerman të makinave me fabrika në Kinë.

Zyrtarë të BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Pekini po këmbëngul për një marrëveshje në nivel sektori, dhe jo me kompani individuale kineze, çka po i ndërlikon bisedimet.

Lëvizja e fundit shton presionin mbi një sektor bujqësor të BE-së tashmë të trazuar, i zemëruar për shkurtimet e propozuara në skemën e subvencioneve të bllokut, marrëveshjet tregtare që lejojnë më shumë importe dhe rregulloret mjedisore.

Traktorë hynë në Bruksel gjatë një samiti të BE-së javën e kaluar. Protestuesit dëmtuan godinat e Parlamentit Europian, shpërndanë pleh organik dhe goditën policinë e rendit me patate.

Sipas një ndarjeje të Ministrisë së Tregtisë mbi tarifat e reja për dhjetëra kompani, pothuajse të gjitha ato të prekura do të përballen me tarifa 28.6% ose 29.7%.

Deklarata e ministrisë i referohej djathit të freskët, të përpunuar dhe djathit blu, si edhe qumështit dhe ajkës. Nuk u bë asnjë përmendje për qumështin pluhur apo formulën për foshnja.

Norma më e lartë është rezervuar për FrieslandCampina, një kooperativë holandeze e qumështit, si edhe për kompani të tjera. Azia, përfshirë Kinën, përbënte më shumë se një të katërtën e shitjeve të saj prej 13 miliardë eurosh në vitin 2024. Kjo shifër përfshin gjithashtu Indonezinë, Tajlandën, Filipinet dhe Pakistanin.

BE-ja ka këmbëngulur prej kohësh se subvencionet e saj bujqësore janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të tregtisë, pasi nuk janë të lidhura me prodhimin. / FT

The post Kina godet industrinë e qumështit të BE-së me tarifa deri në 42.7% appeared first on Revista Monitor.

Huamarrja e brendshme e qeverisë do të rritet lehtë në tremujorin e parë 2026

Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të rritet lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pjesën më të madhe, huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar konsiston në rinovim ose rifinancim të instrumenteve të maturuara. Rifinancimi i borxhit ekzistues tentohet të bëhet kryesisht nëpërmjet bonove të thesarit, ndërsa mbulimi i deficitit të ri të krijuar synohet të realizohet nëpërmjet obligacioneve.

Ministria e Financave ka planifikuar emetimin për herë të parë të obligacioneve 2.5vjeçare, në muajt janar dhe shkurt.

Por, tremujori i parë 2026 pritet të ofrojë mundësi të reja investimi për investitorët e interesuar në instrumente afatgjata.

Në muajin janar do të zhvillohet ankandi i pestë për emetimin e obligacioneve 20-vjeçare, ndërsa në muajin mars do të bëhet rihapja e tij. Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Ato u emetuan për herë të parë në vitin 2025.

Këto instrumente janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, obligacionet 20 vjeçare krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në portofolet e tyre dhe për të rritur kthimet nga investimi për anëtarët.

Në muajin janar do të zhvillohet gjithashtu ankandi i ri i obligacioneve 10-vjeçare, ndërsa në muajin mars do të kryhet rihapja e tij. Ndërkohë, në muajin shkurt do të zhvillohet ai i obligacioneve 15-vjeçare.

Zakonisht, tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të madh të huamarrjes së qeverisë shqiptare. Kjo ndodh kryesisht për shkak të një prirjeje më të madhe të investitorëve, kryesisht bankave tregtare, për të ndjekur objektivat e buxheteve vjetore në pjesën e parë të vitit.

Por, nga ana tjetër shpenzimet buxhetore realizohen në pjesën dërrmuese në muajt e fundit të vitit, sidomos në pjesën që u takon investimeve publike. Huamarrja në avancë dhe krijimi i tepricave të mëdha të likuiditetit krijon kosto të shtuara për interesa borxhi.

Megjithëse huamarrje në tremujorin e parë pritet të rritet lehtë, në tërësi për vitin 2026 ajo parashikohet të ketë një vlerë më të ulët krahasuar me një vit më parë.

Sipas buxhetit tĂ« vitit 2025, vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m Ă«shtĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me atĂ« tĂ« parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Huamarrja e brendshme e qeverisë do të rritet lehtë në tremujorin e parë 2026 appeared first on Revista Monitor.

Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri i BujqĂ«sisĂ« Andis Salla nĂ« aktivitetin “Me fermerĂ«t nĂ« ShqipĂ«rinĂ« 2030” u ndal te çelja zyrtare e Grupit tĂ« Kapitullit 5 nĂ« KonferencĂ«n e 7-tĂ« NdĂ«rqeveritare mĂ« 17 nĂ«ntor, ku pĂ«rfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, qĂ« mbulohen nga Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural.

Salla theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.

Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.

“NĂ« Kapitullin 11, pĂ«rmes PolitikĂ«s sĂ« PĂ«rbashkĂ«t BujqĂ«sore, fermeri vendoset nĂ« qendĂ«r. QĂ«llimi Ă«shtĂ« i qartĂ«: njĂ« bujqĂ«si mĂ« konkurruese, mĂ« e qĂ«ndrueshme, me mĂ« shumĂ« siguri ushqimore, mĂ« shumĂ« kujdes pĂ«r mjedisin dhe ndryshimet klimatike. PĂ«r t’i arritur kĂ«to, BE parashikon mbĂ«shtetje financiare konkrete: pagesa direkte, grante pĂ«r investime dhe masa pĂ«r tĂ« forcuar tregun.

Por kjo mbështetje ka kushtëzime.

Për të përfituar, duhet të zbatohen praktikat e mira bujqësore dhe mjedisore dhe të respektohen kërkesat për menaxhimin e fermës dhe të aktivitetit të saj.

Ne synojmë që nga fondet europiane të përfitojnë rreth 150 mijë fermerë. Pikërisht për këtë, në dy vitet e ardhshme: Do të përditësojmë regjistrin e fermës dhe regjistrin e blegtorisë; Dhe do të ngremë sistemin e identifikimit të parcelave të tokës, pilotimi i të cilit ka nisur.

Gjithashtu, duke nisur që nga viti i ardhshëm, NE do të përshtasim në mënyrë graduale skemën kombëtare me skemat që aplikohen në vendet e BE-së.

Një sfidë tjetër e rëndësishme për prodhuesit tanë është edhe përmbushja e standardeve të cilësisë dhe të tregtimit të produkteve.

Për këtë arsye, MBZHR po përgatit paketën ligjore dhe do të nisë një proces komunikimi dhe trajnimi me prodhuesit dhe operatorët e tregut.

Dhe në fund, një element që bën diferencën: organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish.

Kjo na ndihmon tĂ« kapĂ«rcejmĂ« problemin e ekonomisĂ« sĂ« shkallĂ«s dhe, njĂ«kohĂ«sisht, Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« efektive pĂ«r tĂ« pĂ«rthithur fondet europiane nĂ« masa tĂ« caktuara mbĂ«shtetjeje”.

Ministri Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.

Në Kapitullin 12, fokusi është siguria ushqimore dhe zbatimi real i legjislacionit të BE-së në të gjithë zinxhirin, ndërsa Kapitulli 13 kërkon digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll, me forcim të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit elektronik me strukturat europiane.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Ministri Salla lançoi platformĂ«n EuroAgro Albania 2025–2030, si njĂ« mekanizĂ«m praktik pĂ«r pĂ«rgatitjen graduale tĂ« fermerĂ«ve dhe operatorĂ«ve drejt standardeve tĂ« Bashkimit Europian. Platforma parashikon njĂ« linjĂ« tĂ« dedikuar asistence “Numri Blu”, njĂ« platformĂ« digjitale informative me asistent virtual nĂ« Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhĂ«zuese dhe trajnime nĂ« terren, nĂ« bashkĂ«punim me bashkitĂ«, shĂ«rbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.

“NĂ«se bĂ«hemi bashkĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, ‘BujqĂ«sia 2030’ do tĂ« kthehet nĂ« njĂ« standard pune dhe nĂ« njĂ« treg tĂ« ri mundĂ«sish pĂ«r bujqĂ«sinĂ« shqiptare,” pĂ«rfundoi Ministri Salla.

 

The post Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave appeared first on Revista Monitor.

Ari dhe argjendi arrijnë nivele rekord mes tensioneve gjeopolitike

Bllokada amerikane ndaj naftës venezueliane dhe parashikimet për ulje të normave nga Fed rrisin çmimet e metaleve të çmuara

Çmimet e arit dhe argjendit u rritĂ«n nĂ« nivele rekord tĂ« hĂ«nĂ«n, teksa tensionet gjeopolitike u kombinuan me pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r ulje tĂ« normave tĂ« interesit nĂ« SHBA, duke nxitur njĂ« tjetĂ«r rritje tĂ« fortĂ« tĂ« metaleve tĂ« çmuara.

Çmimi i arit u rrit deri nĂ« 1.9% nĂ« tregtimin e hershĂ«m tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s, duke prekur nivelin 4,420 dollarĂ« pĂ«r ons. Edhe argjendi arriti njĂ« rekord, duke u rritur deri nĂ« 3.4%, nĂ« 69.44 dollarĂ« pĂ«r ons.

AnalistĂ«t thanĂ« se intensifikimi i bllokadĂ«s amerikane ndaj naftĂ«s venezueliane ishte njĂ« shpjegim i pjesshĂ«m pĂ«r rritjen e çmimeve tĂ« metaleve tĂ« çmuara, pasi investitorĂ«t kĂ«rkojnĂ« aktive tĂ« sigurta. Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, thuhet se po shqyrton mundĂ«sinĂ« e veprimeve ushtarake nĂ« territorin venezuelian, ndĂ«rsa rrit presionin ndaj presidentit autokrat NicolĂĄs Maduro pĂ«r t’u larguar nga pushteti.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kujtesĂ« se shqetĂ«simet gjeopolitike dhe ato pĂ«r zhvlerĂ«simin kanĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mbrojtje: arin,” tha Arun Sai, strateg i lartĂ« pĂ«r asete tĂ« shumĂ«fishta nĂ« Pictet Asset Management. “ZhvlerĂ«simi” i referohet teorisĂ« se metalet e çmuara, si ari, shĂ«rbejnĂ« si mbrojtje ndaj erozionit tĂ« vlerĂ«s sĂ« monedhave tradicionale, si dollari.

Pas një rritjeje marramendëse këtë vit, ari dhe argjendi parashikohet se do të shënojnë rritjen më të madhe vjetore të çmimeve që nga viti 1979, kur revolucioni në Iran shkaktoi një rritje të fortë të çmimit të naftës. Ari është rritur me 68% dhe argjendi me 139% deri tani këtë vit.

Pasiguria e tregut, e shkaktuar nga tarifat e gjera “reciproke” tĂ« Trump dhe sulmet e tij ndaj pavarĂ«sisĂ« sĂ« RezervĂ«s Federale, i ka shtyrĂ« investitorĂ«t tĂ« orientohen masivisht drejt metaleve tĂ« çmuara kĂ«tĂ« vit.

Investitorët kanë rritur gjithashtu parashikimet për ulje të normave të interesit nga Fed vitin e ardhshëm. Pritshmëritë për norma më të ulëta interesi mbështesin çmimet e arit, pasi investitorët, duke pritur kthime më të ulëta nga mbajtja e obligacioneve, kërkojnë aktive alternative.

“PĂ«rshkallĂ«zimi i tensioneve mes VenezuelĂ«s dhe SHBA-sĂ« mund tĂ« jetĂ« duke mbĂ«shtetur çmimet e arit,” tha Hamad Hussain, ekonomist pĂ«r klimĂ«n dhe mallrat nĂ« Capital Economics, megjithĂ«se shtoi se “besimi optimist i tregut” po bĂ«n pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« punĂ«s pĂ«r ta çuar çmimin mĂ« lart.

Bakri, një metal industrial i përdorur gjerësisht dhe që shihet si barometër i shëndetit ekonomik global, u rrit gjithashtu në një rekord të ri, duke arritur pothuajse 12,000 dollarë për ton.

Bakri ka shënuar një seri rekordesh të reja që nga tetori, për shkak të një kombinimi ndërprerjesh të furnizimit, frikës për mungesa dhe një fluksi masiv bakri drejt SHBA-së, që ka varfëruar stoqet në pjesë të tjera të botës. Frika se administrata amerikane mund të vendosë tarifa shtesë importi në vitin 2026 ka vazhduar ta nxisë rritjen e bakrit në vend javët e fundit.

Edhe çmimet e naftës u rritën të hënën, teksa presioni i SHBA-së ndaj Venezuelës u intensifikua. Indeksi Brent u rrit deri në 1.4%, në 61.31 dollarë për fuçi. / FT

 

The post Ari dhe argjendi arrijnë nivele rekord mes tensioneve gjeopolitike appeared first on Revista Monitor.

Konsumi i energjisë në Kosovë thyen rekordet, autoritetet apelojnë për kursim

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu ka bërë të ditur se konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është tejkaluar dhe rekordet e mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem.

 

Kosova po përballet me një situatë të rënduar energjetike, pasi konsumi i energjisë elektrike ka tejkaluar të gjitha rekordet e mëparshme.

TashmĂ« kur ka nisur edhe stina e dimrit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT ka paralajmĂ«ruar mundĂ«sinĂ« e reduktimeve nĂ« furnizimin me energji elektrike, duke thĂ«nĂ« se diçka e tillĂ« mund tĂ« imponohet nga mbingarkesa.

Teksa njoftoi se konsumi i rrymĂ«s ka shĂ«nuar rritje prej 14.33% dhe se piku veçse ka arritur nĂ« 1468 megavat/orĂ«, KOSTT-i kĂ«rkoi nga qytetarĂ«t qĂ« tĂ« “kursejnĂ« dhe zhvendosin konsumin” nĂ« orĂ« tjera, pĂ«rtej intervaleve 16-20 dhe 22-23

“Konsumi mĂ« i lartĂ« vĂ«rehet kryesisht nĂ« intervalet kohore 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00 ndaj ftojmĂ« tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« kur tĂ« jetĂ« e mundur, tĂ« zhvendosin pĂ«rdorimin e pajisjeve me konsum tĂ« lartĂ« tĂ« energjisĂ« nĂ« orĂ« jashtĂ« pikut, veçanĂ«risht pas mesnatĂ«s, kur konsumi Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« i ulĂ«t”, thuhet nĂ« njoftim.

KOSST u ka apeluar qytetarëve, institucioneve publike dhe bizneseve që ta përdorin energjinë me kujdes dhe të kontribuojnë që furnizimi të mbetet sa më i qëndrueshëm për të gjithë.

“PĂ«r tĂ« mbrojtur pajisjet e sistemit dhe pĂ«r tĂ« shmangur mbingarkesat, janĂ« kĂ«rkuar kĂ«to kufizime tĂ« ngarkesĂ«s: NS Rahoveci (pĂ«rfshi zonĂ«n e MalishevĂ«s): rreth 12 MW, NS Prizreni 1 (pĂ«rfshi zonĂ«n e Dragashit): rreth 10 MW”.

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me situatën ekonomike dhe të energjisë në vend.

Muharremi ka thënë se sot qytetarët janë më të varfët e më të pasigurt, pasi rryma është kthyer në luks.

“Edhe ma t’varfĂ«n, edhe n’terr. A po e shihni si kogja disa aktivitet zgjedhore qĂ« po raportohen janĂ« duke u zhvilluar nĂ« terr, me llampa e me qirinjĂ«. A thua nĂ« cilin shekull jemi? Zoti e di sa fshatĂ«ra e vendbanime tjera janĂ« pa energji kĂ«to momente.. Na i rritĂ«n çmimet e energjisĂ« 2-3 herĂ« brenda njĂ« mandati, e na e sollĂ«n gati 1 miliardĂ« euro import energjie me çmim 4-5 herĂ« ma tĂ« lartĂ« sesa prodhojmĂ« vetĂ«. Tona t’zezat, e prapĂ« nuk kemi rrymĂ«. Sot jemi ma tĂ« varfĂ«n, ma tĂ« pasigurt dhe po jetojmĂ« nĂ« njĂ« shtet ku rryma Ă«shtĂ« luks, jo shĂ«rbim.. pĂ«r qytetarĂ«t familjet dhe ekonominĂ«â€.

Kurse, këtë situatë dhe mundësinë e rëndimit të saj, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj e lidhi me mos-përmbushjen e obligimeve nga operatorët e licencuar në sektorin e energjisë.

“Kjo ka ardhur si pasojĂ« e investimeve jo tĂ« bollshme nĂ« rrjetin e shpĂ«rndarjes sĂ« energjisĂ« elektrike, si atĂ« nĂ« domenin e KOSTT-it ashtu dhe atĂ« tĂ« KEDS-it”.

Teksa në këtë kontekst përmendi edhe mungesën e investimeve për kapacitet të reja prodhuese të rrymës, Mulaj tha se pasojat e dështimit të akterëve rregullues i vuajnë qytetarët.

“Ndoshta pĂ«r mungesĂ« tĂ« kapacitetit, ndoshta pĂ«r jo-profesionalizĂ«m, ose nĂ« raste tĂ« caktuara edhe pĂ«r favorizim tĂ« operatorĂ«ve nĂ« treg, realisht kanĂ« krijuar njĂ« lloj problematike tĂ« jashtĂ«zakonshme, qĂ« qytetarĂ«t, konsumatorĂ«t nĂ« KosovĂ« sot, edhe nuk kanĂ« energji tĂ« bollshme, edhe cilĂ«sia e energjisĂ« nuk Ă«shtĂ« e ajo qĂ« kĂ«rkohet, por edhe fatura ju vjen shumĂ« e lartĂ«â€.

Me ndërprerje të paparalajmëruara të rrymës janë përballur edhe qytetarë të komunave të tjera të Kosovës, duke shkaktuar telashe edhe në funksionim të bizneseve.

Biznesmeni Burim Piraj nga Dragashi ka thënë se nga e shtuna kanë pasur ndërprerje të paparalajmëruara të rrymës dhe nuk kanë marrë përgjigje pse po ndodh kjo.

“NĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« tĂ« dimrit Ă«shtĂ« shumĂ« telashe, pasi ne kemi shumĂ« hapĂ«sira nĂ« reparte dhe mund tĂ« vijĂ« deri te ngrirja e ujĂ«rave. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r kemi frigoriferĂ« qĂ« duhet tĂ« punojnĂ« non-stop. Ne po e aktivizojmĂ« agregatin dhe nuk kemi zgjidhje tjetĂ«r. Ne kemi provuar tĂ« kontaktojmĂ« KEDS-in dhe KESCO-n nĂ«pĂ«rmjet numrit tĂ« qendrĂ«s sĂ« thirrjeve, por nuk kemi arritur tĂ« kontaktojmĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« arsye pse Ă«shtĂ« duke u ndĂ«rprerĂ« energjia pa paralajmĂ«rim”.

Rritja më e madhe e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë është regjistruar gjatë dy viteve të fundit, duke rënduar më tej faturat e konsumatorëve dhe duke ngritur shqetësime mbi përballueshmërinë e kostove energjetike për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Gjatë vitit 2024, shumë komuna të Kosovës u përballën me reduktime të energjisë elektrike.

PĂ«r shkak tĂ« vjetĂ«rsisĂ« disa dekadĂ«she tĂ« termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, Kosova nuk mund ta sigurojĂ« energjinĂ« e nevojshme pĂ«r mbi 1.6 milionĂ« banorĂ«t e saj.

Prodhim ka edhe nga burimet e ripërtëritshme, por në sasi më të vogla. Prodhimi i pamjaftueshëm bën që një pjesë e konsiderueshme e furnizimit të sigurohet përmes importeve, të cilat janë të shtrenjta.

The post Konsumi i energjisë në Kosovë thyen rekordet, autoritetet apelojnë për kursim appeared first on Revista Monitor.

Ndryshime në buxhetin 2025: bonus 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të fundit të vitit, duke bërë ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Ndryshimet parashikojnë dhënien e një bonusi fundviti prej 15 mijë lekësh për familjet që përfitojnë Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar dhe kujdestarët e tyre, nga i cili do të përfitojnë rreth 148,500 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet e pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore do të transferohen në Fondin e Veçantë të Pensioneve, me një vlerë minimale të parashikuar prej 150 milionë eurosh, të destinuara për Reformën e Pensioneve.

Ndryshimet në buxhet përfshijnë edhe mbështetje shtesë për bujqësinë, me rreth 2 miliardë lekë shtesë, duke e çuar fondin total për vitin 2025 në 6.4 miliardë lekë.

Shëndetësia do të përfitojë 18 milionë euro për furnizimin me ilaçe në spitale, ndërsa pushteti vendor do të mbështetet me 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Në total, vlera që po i alokojmë pushtetit vendor është e barazvlefshme me rreth 40% të detyrimeve të prapambetura që kanë këto bashki.

Ministria e Financave thekson se këto masa synojnë forcimin e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e mbështetjes sociale.

The post Ndryshime në buxhetin 2025: bonus 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimit Europian.

Lexo edhe: Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

NĂ« total 70% e shqiptarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« BE janĂ« deri nĂ« 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantĂ«ve shqiptarĂ« janĂ« nĂ« moshĂ« pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshĂ«n 30–49 vjeç qĂ« dominon fort, me 40.7% tĂ« totalit.

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

NĂ« terma ekonomikĂ« dhe demografikĂ«, grafiku konfirmon se ShqipĂ«ria ka “eksportuar” nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale kapitalin njerĂ«zor nĂ« moshĂ« pune, duke lĂ«nĂ« pas njĂ« popullsi gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vjetĂ«r.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / B.Hoxha

 

 

The post Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç appeared first on Revista Monitor.

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri janë në rënie gjatë vitit 2025, pas katër vitesh radhazi në rritje. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e tretë të vitit 2025, të ardhurat e investitorëve të huaj kishin vlerën e 253 milionë eurove, në rënie me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shuma e të ardhurave nga investimi përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 802 milionë eurove, në rënie me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2020 që fitimet nga investimet e huaja në Shqipëri janë në rënie. Në vitet e fundit, rritja e fitimeve është mbështetur nga rimëkëmbja e shpejtë ekonomike pas pandemisë dhe nga rritja e vazhdueshme e investimeve të reja.

Megjithatë, pjesërisht ajo është ndikuar edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron nga ndikuar pozitivisht të ardhurat e investitorëve të huaj, të shprehura në monedhën europiane. Gjatë 2025, ecuria e kursit të këmbimit Euro-Lek është më e stabilizuar, me një ndryshim vjetor pranë nivelit të 2%, gjithmonë në kahun rënës. Stabilizimi i kursit po e redukton efektin e tij statistikor në ecurinë e të ardhurave nga investimet për investitorët e huaj në Shqipëri.

Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për 9-mujorin 2025 ranë në 228 milionë euro, 2.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bilanci neto i të ardhurave nga investimet për ekonominë shqiptare ngelet gjerësisht negativ, në vlerën e 575 milionë eurove. Megjithatë, deficiti në këtë zë u tkurr lehtë me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit dhe për këtë arsye bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Të dhënat progresive tregojnë se, edhe për vitin 2025, investimet e huaja direkte vazhdojnë të regjistrojnë nivelet më të larta historike. Për 9-mujorin, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 1.208 miliardë euro, shifër kjo 4.4% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshë gjithnjë e më të rëndësishme në strukturën e investimeve të huaja direkte. Për 9-mujorin 2025, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 632 milionë euro, 0.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 52% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 9-mujorin 2025./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet appeared first on Revista Monitor.

Ngriva-shkriva me tenderin 7.7 mln euro të sistemit të Tatimeve, ankimohet sërish në KPP

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit.

Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet eë tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Në një ankimim të regjistruar në sistem kompania ankimuese rendit se konstatimet e këtyre paqartësive janë bërë nga kompania e huaj me të cilën ajo bashkëpunon.

Tashmë topi është sërish në dorën e KPP për të vendosur nëse do ti kërkojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që të rishikojë sërish dokumentet bashkë me Tatimet për llogari të të cilave po zhvillon tenderin i cili është hapur që në prill të këtij viti.

Tenderi për sistemin e fiskalizimit

Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit per Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve u hap në prill të këtij viti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“QĂ«llimi Ă«shtĂ« garantimi i funksionimit tĂ« plotĂ« tĂ« sistemit elektronik, nĂ« tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardĂ«are). Ky sistem Ă«shtĂ« i hostuar nĂ« QendrĂ«n e tĂ« DhĂ«nave Qeveritare, pranĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), dhe ofron shĂ«rbime pĂ«r rreth 125 mijĂ« tatimpagues, si dhe pĂ«r vetĂ« administratĂ«n tatimore”, thuhet nĂ« dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“ShĂ«rbimet e ofruara pĂ«r tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe pĂ«r administratĂ«n tatimore, duhet tĂ« jenĂ« funksionale 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, 7 ditĂ« nĂ« javĂ«,” theksohet mĂ« tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit./ N.Maho

 

The post Ngriva-shkriva me tenderin 7.7 mln euro të sistemit të Tatimeve, ankimohet sërish në KPP appeared first on Revista Monitor.

Recesioni shumëvjeçar i Gjermanisë do të zbehet gradualisht në vitin 2026

Banka qendrore shuan shpresat për një rimëkëmbje të fortë nga vala e shpenzimeve të financuara me borxh

Ekonomia e Gjermanisë do të dalë ngadalë nga një recesion shumëvjeçar, ka paralajmëruar Bundesbank në një parashikim që shuan shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë të nxitur nga vala e shpenzimeve të Berlinit të financuara me borxh.

Banka qendrore uli parashikimin e rritjes pĂ«r vitin 2026 me 0.1 pikĂ« pĂ«rqindje, nĂ« 0.6%. NdĂ«rsa rriti parashikimin pĂ«r vitin 2027 me tĂ« njĂ«jtĂ«n masĂ«, nĂ« 1.3%, ajo paralajmĂ«roi se rreziqet pĂ«r parashikimin e pĂ«rditĂ«suar tĂ« PBB-sĂ« “janĂ« tĂ« prirura mĂ« shumĂ« nga ana negative”.

Perspektiva e re sugjeron se PBB-ja e Gjermanisë do të rikthehet në nivelet para recesionit vetëm nga fundi i vitit 2026.

Ekonomistët e sektorit privat, investitorët dhe qeveria gjermane kishin shpresuar se 1 trilion euro investime shtesë dhe shpenzime për mbrojtjen do të rigjallëronin ekonominë më të madhe të Europës, e cila ka mbetur në stanjacion që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Parashikimi i Bundesbank përjashton efektet pozitive të një numri më të lartë ditësh pune vitin e ardhshëm, që pritet ta rrisë PBB-në e raportuar me edhe 0.3 pikë përqindje, në 0.9%. Ky nivel është më i ulët se parashikimi i qeverisë prej 1.3%, i cili përfshin efektet nga ditët shtesë të punës.

Deficiti qeveritar pritet pothuajse të dyfishohet nga 2.5% këtë vit në 4.8% në vitin 2028, ndërsa barra e borxhit të Gjermanisë pritet të rritet nga 62% në 68%. Deficiti vjetor në vitin 2028 do të ishte niveli më i lartë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitet 1990, duke tejkaluar edhe krizën financiare globale dhe pandeminë e Covid-19.

Kostot e punës jo në paga do të rriten pothuajse me një të dhjetën gjatë tre viteve të ardhshme, duke arritur një rekord historik 44.5% të fondit të pagave, të nxitura nga rritja e kostove të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, të cilat rrezikojnë të dëmtojnë më tej konkurrueshmërinë e prodhuesve gjermanë.

NdĂ«rsa Bundesbank pranoi se ka “shenja fillestare tĂ« rritjes sĂ« porosive qeveritare”, ajo theksoi se treguesit ende nuk sinjalizojnĂ« njĂ« “shtysĂ« tĂ« hershme dhe tĂ« ndjeshme tĂ« aktivitetit ekonomik nga rritja e shpenzimeve publike”.

Njëkohësisht, inflacioni do të bjerë më ngadalë se sa ishte parashikuar më parë. Me 2.3% këtë vit dhe 2.2% në vitin 2026, ai pritet të qëndrojë mbi objektivin afatmesëm prej 2% të BQE-së për Eurozonëns, kryesisht për shkak të presioneve nga pagat.

Gjermania ka qenĂ« “qartĂ«sisht nĂ« recesion qĂ« nga fundi i vitit 2022” dhe madje Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« tkurrje gjatĂ« tremujorĂ«ve tĂ« dytĂ« dhe tĂ« tretĂ« tĂ« kĂ«tij viti, tha banka qendrore.

Ajo paralajmëroi se vala e huamarrjes së kancelarit Friedrich Merz do ta rrisë potencialin e rritjes së Gjermanisë vetëm me 0.35 deri në 0.5 pikë përqindje, pasi rreth 250 miliardë euro nga borxhi i ri pritet të përdoren për financimin e buxhetit të mirëqenies sociale, ulje taksash dhe shpenzime të tjera të përditshme, në vend të investimeve në infrastrukturë.

“Efektet afatgjata tĂ« rritjes, efektet mbi potencialin prodhues tĂ« ekonomisĂ« gjermane, janĂ« pĂ«r rrjedhojĂ« shumĂ« tĂ« kufizuara deri nĂ« vitin 2028 dhe mbeten tĂ« kufizuara edhe pĂ«rtej kĂ«saj periudhe,” tha Bundesbank. / FT

 

The post Recesioni shumëvjeçar i Gjermanisë do të zbehet gradualisht në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

EPPO zbulon një mashtrim të madh me TVSH 78 milionë euro në Kroaci dhe Itali

 NĂ« njĂ« zhvillim tĂ« madh qĂ« thekson vendosmĂ«rinĂ« nĂ« rritje tĂ« Bashkimit Europian kundĂ«r krimit financiar nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«, Zyra e Prokurorit Publik tĂ« BE-sĂ« (EPPO) shpalli mĂ« 25 nĂ«ntor se ka zbuluar mashtrimin e parĂ« multimilionĂ« euro me TVSH-nĂ« nĂ« Kroaci. Operacioni i sofistikuar, qĂ« pĂ«rfshin 78 milionĂ« euro tatim tĂ« papaguar, tregon shkallĂ«n e skemave tĂ« evazionit tĂ« tatimit ndĂ«rkufitar brenda BE-sĂ« dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e koordinimit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r t’i luftuar ato.

Hetimi synoi një rrjet kriminal të përfshirë në tregtinë e elektronikës dhe produkteve higjienike. EPPO, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet tatimore kroate, policinë lokale dhe Guardia di Finanza të Italisë, realizuan një operacion gjithëpërfshirës që rezultoi në disa arrestime dhe sekuestrime të pasurive të rëndësishme në Kroaci dhe Itali. Ky rast është konsideruar një moment kyç për EPPO, duke shënuar një përpjekje vendimtare për të ndërprerë skemat e mashtrimeve tatimore të organizuara që shtrihen në disa shtete anëtare.

Në Kroaci, autoritetet arrestuan gjashtë të dyshuar. Hetimi zbuloi se grupi kishte krijuar një rrjet të ndërlikuar kompanish ndërmjetësuese për të realizuar transaksione tregtare të sajuara brenda BE-së. Këto tregti lejuan grupin të kërkonte përjashtime nga TVSH-në në mënyrë të paligjshme, duke shmangur kështu sasi të konsiderueshme taksash. Autoritetet kroate bllokuan dy prona dhe tetë automjete të dyshuarve, të vlerësuara në rreth 650,000 euro.

Hetuesit vĂ«rejtĂ«n se rrjeti ishte organizuar me kujdes, me role tĂ« ndara ndĂ«rmjet anĂ«tarĂ«ve pĂ«r tĂ« menaxhuar logjistikĂ«n, administratĂ«n dhe kontabilitetin, duke siguruar qĂ« aktivitetet mashtruese tĂ« mbeteshin tĂ« fshehura. ProkurorĂ«t e EPPO theksuan se operacionet e tilla shpesh pĂ«rfshijnĂ« shtete tĂ« shumta dhe kĂ«rkojnĂ« koordinim ndĂ«rkufitar pĂ«r t’u çmontuar nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive.

Hetimi u zgjerua në Itali, ku Gjykata e Napolit ngriu 33 milionë euro (38.19 milionë dollarë) pasuri të lidhura me shtatë udhëheqës të dyshuar të rrjetit kriminal, si dhe 23 kompani që besohet se ishin pjesë e skemës. Përveç këtyre pasurive të bllokuara, autoritetet kanë sekuestruar tashmë më shumë se 1 milion euro në pasuri të paluajtshme, automjete luksoze, bizhuteri dhe para. Disa nga të dyshuarit janë të lidhur me një gjyq të veçantë për mashtrimet e TVSH-së që vazhdon në Itali, por hetimi aktual është fokusuar në rrjetin kryesor që orkestroi këto aktivitete të paligjshme.

Hetuesit italianë raportuan se operacionet e rrjetit përfshinin ofrimin e magazinimit, transportit dhe shërbimeve administrative për të mundësuar tregtinë mashtruese. Duke koordinuar logjistikën dhe menaxhimin e dokumenteve, grupi mundi të fshehë origjinën dhe lëvizjen e mallrave, duke errësuar kështu rrjedhën e TVSH-së dhe duke minimizuar rrezikun e zbulimit.

 

The post EPPO zbulon një mashtrim të madh me TVSH 78 milionë euro në Kroaci dhe Itali appeared first on Revista Monitor.

Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej jetojnë jashtë sipas Botimit Diaspora në Shifra.

INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend.

Ky vlerĂ«sim tregon se diaspora shqiptare ka njĂ« profil relativisht tĂ« ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% tĂ« saj nĂ« grup-moshĂ«n 15–64 vjeç, ndĂ«rsa vetĂ«m rreth 5% janĂ« mbi 65 vjeç, çka e bĂ«n atĂ« njĂ« burim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m potencial pĂ«r tregjet e punĂ«s nĂ« vendet pritĂ«se.

Historikisht, migrimi i shqiptarĂ«ve ka qenĂ« i vazhdueshĂ«m dhe i larmishĂ«m, duke nisur qĂ« nga shekujt XV–XVI e deri te valĂ«t masive pas viteve ’90. Botimi dallon mes “diasporĂ«s sĂ« vjetĂ«r”, tĂ« formuar kryesisht para vitit 1944 dhe gjatĂ« periudhĂ«s 1945–1990, dhe “diasporĂ«s sĂ« re”, e cila lidhet me migrimin masiv pas rĂ«nies sĂ« komunizmit. NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« fundit, destinacionet kryesore kanĂ« qenĂ« Greqia, Italia, Gjermania, MbretĂ«ria e Bashkuar, Zvicra dhe Franca.

Të dhënat nga censet ndërkombëtare tregojnë se rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë sot në 31 vende të Evropës, ndërsa rreth 939 mijë shtetas shqiptarë figurojnë si rezidentë në këto vende. Italia dhe Greqia mbeten dy destinacionet kryesore historike dhe aktuale, të ndjekura nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Paralelisht, në vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që fitojnë shtetësinë e vendeve pritëse, veçanërisht në Itali, Greqi, Gjermani dhe Suedi, duke reflektuar një integrim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Një kapitull i veçantë i botimit i kushtohet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë mbi 206 mijë persona me origjinë shqiptare, të ndarë mes gjeneratës së parë të emigrantëve dhe gjeneratës së dytë të lindur në SHBA. Ky komunitet paraqitet me norma të larta punësimi dhe me një strukturë arsimore të diversifikuar, duke përforcuar rolin e diasporës si faktor ekonomik dhe social me peshë.

INSTAT thekson se publikimi synon të shërbejë si instrument informues për politikëbërësit dhe institucionet, në funksion të hartimit të politikave më të mira për diasporën dhe forcimit të lidhjeve të saj me vendin e origjinës, në një kontekst ku migrimi mbetet një nga sfidat strukturore më të mëdha për Shqipërinë.

 

 

The post Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit appeared first on Revista Monitor.

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, përfitues mbi 300 mijë punonjës

Qeveria ka miratuar rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë nga 40,000 lekë në 50,000 lekë.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi se vendimi përfshin 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe përbën përmbushjen e një tjetër angazhimi të dhënë ndaj qytetarëve.

Sipas ministres, kjo masë synon mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

Ajo theksoi gjithashtu se rritja e pagës minimale do të kontribuojë në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore, duke pasur një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.

 

 

The post Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, përfitues mbi 300 mijë punonjës appeared first on Revista Monitor.

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, drafti: Si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Qeveria do të nxjerrë na ankand pasuritë e paluajtshme të ndërtuara pa lejë të cilat  sekuestrohen dhe konfiskohen.

Në një draft të nxjerrë për konsultim nënvizohet se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të ketë një rol më të zgjeruar duke ndjekur procedurat sa i takon ankandeve apo shpërndarjes së aseteve tek institucionet dhe entet publike sipas nevojave që paraqiten.

Por teksa ankandi do të jetë në thelb të procedurës duket se drafti parashtron edhe mënyrën sesi do të veprohet për ndërtimet që kanë specifika të veçanta siç mund të jetë rasti kur ka blerës me kontrata apo mënyra sesi do të veprohet me ish-pronarët e truallit.

Lidhur me të parët pra kur ndërtimi pa leje është një objekt ku ka pasuri që janë paguar dhe zotërohen nga palë të treta sipas një marrëveshje fillestare që mund të jerë bërë me ndërtuesin drafti parashikon që ato të trajtohen me legalizim dhe regjistrim.

“PĂ«rjashtimisht pĂ«r objektet me shkelje tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r tĂ« cilat gjatĂ« vlerĂ«simit nga njĂ«sia e zbatimit, konstatohet se janĂ« pĂ«rfunduar punimet e ndĂ«rtimit nĂ« strukturĂ« dhe posedohen/pĂ«rdoren nga palĂ«t e treta/porositĂ«s/pĂ«rfitues tĂ« njĂ«sive individuale me kontrate tĂ« hartuar pĂ«rpara noterit me investitorin/subjektin zhvillues, do tĂ« konsiderohen brenda fushĂ«s sĂ« zbatimit pikĂ«s 9, neni 69 tĂ« ligjit nr. 20/2020 “PĂ«r pĂ«rfundimin e proceseve kalimtare tĂ« pronĂ«sisĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.

AAPSK pĂ«r kĂ«tĂ« kategori objektesh, i kĂ«rkon ASHK vijimin e procedurave tĂ« legalizimit sipas legjislacionit pĂ«rkatĂ«s”, thuhet nĂ« draft.

Sa i takon rasteve kur një objekt jashtë leje konfiskohet por marrëdhënia me ish pronarin e truallit mbetet për zgjidhje parashikohen dy mundësitë. Kur ka një marrëveshje paraprake e cila është e dokumentuar procedohet me respektimin e saj kurse në rastin kur ajo nuk ekziston ish-pronarët shpronësohen.

“AAPSK merr, regjistron, inventarizon dhe ruan objektet e konfiskuara deri nĂ« momentin e zbatimit tĂ« njĂ« prej formave tĂ« zhvillimit. 2. Pas marrjes nĂ« dorĂ«zim tĂ« objektit dhe pas njohjes me nevojat/kĂ«rkesat e institucioneve apo enteve publike, interesave tĂ« pronarĂ«ve tĂ« truallit dhe personave tĂ« tretĂ«, AAPSK vlerĂ«son pĂ«r: a) destinacionin e objektit/objekteve apo pjesĂ«ve takuese tĂ« konfiskuara; b) masĂ«n e shprehur nĂ« pĂ«rqindje tĂ« pjesĂ«ve takuese qĂ« rrjedhin nga marrĂ«dhĂ«nia ligjore me pronarĂ«t e truallit sipas parashikimeve tĂ« kĂ«tij ligji dhe parashikimeve tĂ« kontratĂ«s sĂ« lidhur me subjektin zhvillues/zbatues/mbikĂ«qyrĂ«s/kolaudues pĂ«rpara konstatimit tĂ« paligjshmĂ«risĂ« nĂ« zhvillim vetĂ«m mbi pjesĂ«n e ndĂ«rtuar sipas lejes sĂ« ndĂ«rtimit; c) masĂ«n e detyrimit financiar qĂ« njihet pĂ«r personat e tretĂ« sipas parashikimeve tĂ« kĂ«tij ligji; 3. NĂ« rastet kur nuk ka marrĂ«veshje me pronarĂ«t e truallit, procedohet me shpronĂ«sim, pĂ«rsa i pĂ«rket tĂ« gjithĂ« objektit tĂ« ndĂ«rtuar pa leje sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« legjislacionit nĂ« fuqi”, thuhet nĂ« nenin 19 tĂ« draftit.

 

 

The post Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, drafti: Si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit appeared first on Revista Monitor.

Ministria e Financave do të emetojë për herë të parë obligacione 2.5-vjeçare

Ministria e Financave do të përdorë për herë të parë gjatë vitit 2026 një instrument të ri të huamarrjes së brendshme, obligacionet 2.5-vjeçare. Sipas kalendarit të huamarrjes për tremujorin e parë 2026, Ministria e Financave ka planifikuar zhvillimin e ankandit në muajin janar, ndërsa do të ketë dy rihapje të tij në muajt shkurt dhe mars.

Qëllimi i emetimit për herë të parë i një obligacioni me një cikël jo të plotë vjetor është ulja e përqendrimit të maturimeve të borxhit të brendshëm në tremujorin e parë të vitit.

Tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të lartë të emetimit të instrumenteve borxhit të brendshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për tremujorin e parë 2026 vlera e borxhit të emetuar (duke përfshirë rifinancimet) do të jetë 134 miliardë lekë, ose më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara.

Ky përqendrim reflektohet edhe në strukturën e maturimeve të instrumenteve.

Në tremujorin e parë 2026, vlera e borxhit të maturuar do të arrijë në 164.4 miliardë lekë. Kjo shumë përbën më shumë se 49% të vlerës totale të borxhit që maturohet gjatë vitit 2026.

Emetimi i instrumenteve me maturim 2.5 vjeçar do ta zhvendosë maturimin e borxhit përkatës në tremujorin e tretë të vitit 2028, duke mundësuar në të ardhmen një shpërndarje më të balancuar të emetimeve dhe maturimeve të borxhit të brendshëm përgjatë vitit kalendarik.

Gjatë vitit 2026, Ministria e Financave ka planifikuar një vlerë totale emetimesh të bonove dhe obligacioneve në tregun e brendshëm prej 380.1 miliardë lekësh. Duke zbritur vlerën e borxhit të maturuar dhe të riblerjeve (buy back), huamarrja e re neto do të ketë vlerën e 45 miliardë lekëve, në rënie nga niveli prej 50 miliardë lekësh i vitit 2025.

Tregu i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit është karakterizuar nga një tendencë në rënie e yield-eve. Gjatë 2025, yield-et e titujve më afatgjatë prekën madje nivelet më të ulëta historike, ndërsa yield-et e bonove të thesarit qëndruan pranë ose poshtë normës bazë të interesit.

Kërkesa më e moderuar nga qeveria për financim ka qenë një ndër faktorët, paralelisht me përmirësimin e vlerësimit të riskut të borxhit sovran, nga agjencitë e specializuara. Kjo ka sjellë edhe rritjen e spektrit të investitorëve të interesuar, duke përfshirë edhe subjekte nga jashtë vendit dhe rrjedhimisht rritjen e kërkesës në ankandet e titujve qeveritarë./ E.Shehu

 

The post Ministria e Financave do të emetojë për herë të parë obligacione 2.5-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

Tatimet: Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave

Administrata Tatimore njoftoi se ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, e cila vendos detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave të realizuara nga shitësit dhe shërbimet e ofruara përmes tyre.

Kjo nismë synon të forcojë transparencën, të garantojë barazinë fiskale dhe të reduktojë informalitetin në ekonominë digjitale.

Objektivi i tatimeve është që harmonizimi i plotë ligjor të përfundojë deri në vitin 2026, ndërsa sistemi i raportimit të jetë funksional jo më vonë se 2027, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në përafrimin e Administratës Tatimore shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian, për përmirësimin dhe modernizimin e administrimit tatimor.

 

The post Tatimet: Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave appeared first on Revista Monitor.

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve në portin e Durrësit dhe Vlorës.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës, që qershor të këtij viti, ka ardhur në rrugë elektronike, një ankesë, nëpërmjet së cilës pretendohet se nga tre tragete që kanë operuar në portin e Vlorës, tashmë operon vetëm një kompani, e cila sipas ankimuesit, vendos çmime abuzive ndaj udhëtarëve.

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur fillimisht një procedurë për monitorimin e tregut të transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve në portet e Durrësit dhe të Vlorës, duke përfshirë monitorim në terren pranë ndërmarrjeve, Ventouris Ferries SHPK (Duni Port Agency), Adria Ferries SHPK dhe Euro Ferries SHPK si dhe u kërkua informacion nga Autoriteti Portual Durres, Autoriteti Portual Vlorë dhe Minsitria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga monitorimi, rezultoi se nĂ« linjĂ«n DurrĂ«s – Ankona – DurrĂ«s operon vetĂ«m ndĂ«rmarrja Adria SHPK nĂ«pĂ«rmjet njĂ« trageti, operator i cili nuk pĂ«rballet me konkurrentĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, duke zotĂ«ruar 100% tĂ« tregut pĂ«rkatĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« linjĂ«, pra kemi njĂ« treg shumĂ« tĂ« pĂ«rqendruar;

NĂ« linjĂ«n VlorĂ« – Brindisi – VlorĂ« operon vetĂ«m njĂ« operator nĂ«pĂ«rmjet njĂ« trageti, operator i cili nuk pĂ«rballet me konkurrentĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, duke zotĂ«ruar 100% tĂ« tregut pĂ«rkatĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« linjĂ« duke sjellĂ« njĂ« treg shumĂ« tĂ« pĂ«rqendruar;

NĂ« linjĂ«n DurrĂ«s – Bari – DurrĂ«s vĂ«rehet se operatorĂ«t aplikojnĂ« tarifa drejt çmimit tavan nĂ« periudhat e sezonit tĂ« lartĂ« duke paraqitur diferenca jo domethĂ«nĂ«se ndĂ«rmjet njĂ«ra-tjetrĂ«s.

Gjithashtu ritmi i ndryshimit të çmimit ndërmjet operatorëve në uljen dhe rritjen e tarifave të aplikuara është i njëjtë dhe në të njëjtën kohë.

Duke vlerĂ«suar pĂ«rqendrimin e lartĂ« tĂ« tregut dhe mungesĂ«n e konkurrencĂ«s nĂ« linjat VlorĂ« – Brindisi – VlorĂ« dhe DurrĂ«s – Ankona – DurrĂ«s, sjelljen e operatorĂ«ve Adria Ferries pĂ«rfaqĂ«sues i operatorit AFH S.P.A, agjensia Duni Shpk pĂ«rfaqĂ«sues i Venturis Ferries, tĂ« cilĂ«t operojnĂ« nĂ« linjĂ«n DurrĂ«s – Bari – DurrĂ«s nĂ«pĂ«rmjet aplikimit tĂ« çmimeve drejt maksimumit nĂ« sezonin e lartĂ« dhe me ritme tĂ« njĂ«jta tĂ« ndryshimit nĂ« rritje dhe nĂ« zbritje, lind dyshimi i arsyeshĂ«m qĂ« sjellja e ndĂ«rmarrjeve tĂ« cilat operojnĂ« nĂ« portin e DurrĂ«sit dhe nĂ« Portin e VlorĂ«s, mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« pengim, kufizim apo shtrembĂ«rim tĂ« konkurrencĂ«s nĂ« tregun pĂ«rkatĂ«s.

PĂ«r sa mĂ« sipĂ«r, sipas Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s, sjellja e operatorĂ«ve dhe agjencive detare Adria Ferries, pĂ«rfaqĂ«sues i operatorit AF Agency S.P.A, agjensia Duni Shpk pĂ«rfaqĂ«sues i Venturis Ferries dhe Ionnian Island SHPK pĂ«rfaqĂ«sues i European Seaways me destinacion portet italiane, duke tregtuar bileta me çmime thuajse tĂ« njĂ«jta dhe afĂ«r tavanit tĂ« tarifave miratuar nga ana e MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, mund tĂ« jetĂ« njĂ« sjelle tĂ« koordinuar dhe mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« kufizim tĂ« konkurrencĂ«s nĂ« kuptim tĂ« neneve 4 dhe 9 tĂ« ligjit 9121, datĂ« 28.07.2013 “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 Janar 2022 deri në 30 Qershor 2025./

 

The post Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve appeared first on Revista Monitor.

❌