Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon mbi anësoret e rrugës – pamje

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sot në fshatin Lupq të Podujevës, në rrugën Prishtinë-Podujevë

Në pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se një veturë ka përfunduar mbi anësoret e rrugës.

Ende nuk dihet për të lënduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon mbi anësoret e rrugës – pamje appeared first on Sinjali.

Zelensky thotë se Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po përdor blloqe të zakonshme banimi në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë, për të sulmuar objektiva ukrainase dhe për të anashkaluar sistemet mbrojtëse të Kievit.

Zelensky i bëri këto akuza të premten, pas zbulimeve nga ekspertët e inteligjencës se Moska ka gjasa të ketë vendosur raketat e saj të reja balistike hipersonike me aftësi bërthamore në një ish-bazë ajrore në lindje të Bjellorusisë. Ky veprim shihet si forcim i aftësisë së Rusisë për të goditur objektiva në Evropë.

“Vërejmë se rusët po përpiqen të anashkalojnë pozicionet tona mbrojtëse të interceptorëve përmes territorit të Bjellorusisë fqinje. Kjo është e rrezikshme për Bjellorusinë,” shkroi Zelensky të premten në Telegram, pas një mbledhjeje të shtabit ushtarak.

“Është për të ardhur keq që Bjellorusia po dorëzon sovranitetin e saj në favor të ambicieve agresive të Rusisë”, tha lideri ukrainas.

Zelensky deklaroi se inteligjenca ukrainase ka vëzhguar se Bjellorusia po vendos pajisje “në vendbanime bjelloruse pranë kufirit, përfshirë edhe mbi ndërtesa banimi”, për të ndihmuar forcat ruse në kryerjen e sulmeve të tyre.

“Antena dhe pajisje të tjera janë vendosur mbi çatitë e ndërtesave të zakonshme pesëkatëshe të banimit, të cilat ndihmojnë në orientimin e ‘Shahedëve’, dronëve rusë, drejt objektivave në rajonet tona perëndimore”, tha ai.

“Kjo është një shpërfillje e plotë ndaj jetës njerëzore dhe është e rëndësishme që Minsku të ndalojë së luajturi me këtë”, shtoi Zelensky.

Ministritë e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky thotë se Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën appeared first on Sinjali.

Stuhia e borës përfshin New York-un, shpallet gjendje e jashtëzakonshme – mijëra fluturime anulohen

New York-u është goditur nga stuhia e fuqishme dimërore Devin, ndërsa parashikohen reshjet më të mëdha të dëborës që prej mbi tre vjetësh.

Stuhia pas Krishtlindjes ka mbuluar mbarë verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar kaos në transport dhe duke prekur seriozisht udhëtimet ajrore, ku mbi 1,500 fluturime u anuluan deri të premten.

Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara ardhjes së stuhisë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për kushte të rrezikshme udhëtimi. Në disa zona pritet të bjerë deri në 20 cm dëborë.

Edhe Kalifornia Jugore po përballet me mot të keq të ekstremit. Tre ditë reshjesh të dendura shiu shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu, ndërsa banorët e vendpushimit malor Wrightwood janë duke pastruar baltën dhe vlerësuar dëmet. Numri i viktimave nga moti i keq ka arritur në katër.

Stuhia që ra gjatë festave përmbyti mbarë rajonin e Los Angelesit, ku shtëpitë dhe automjetet në Wrightwood u mbuluan me baltë. Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta rrëzuan pemë dhe linja elektrike, duke sjellë një situatë kritike për banorët dhe autoritetet lokale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia e borës përfshin New York-un, shpallet gjendje e jashtëzakonshme – mijëra fluturime anulohen appeared first on Sinjali.

S’ka të lënduar nga zjarri që kaploi kulmin e një shtëpie në lagjen ‘Mati 1’ në kryeqytet

Nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu kulmin e një shtëpie paraditën e sotme në lagjen ‘Mati 1’, në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, i cili bëri të ditur se zjarri është nën kontroll dhe ka vetëm dëme materiale.

“Ekipet kujdestare menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes, ku aty kanë vërejtur se çatia e shtëpisë ka qenë e përfshirë nga zjarri. Me njëherë është intervenuar nga ekipet e zjarrfikësve, të cilët, në një kohë shumë të shpejtë, duke treguar profesionalizëm, kanë bërë të pamundur që zjarri të mos shpërndahej”, tha Shkodra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post S’ka të lënduar nga zjarri që kaploi kulmin e një shtëpie në lagjen ‘Mati 1’ në kryeqytet appeared first on Sinjali.

Përleshje mes disa personave në Suharekë, plagoset një person me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Suharekën sot rreth orës 11:40, kur një përleshje mes disa personave ka eskaluar dhe ka përfunduar me plagosjen e një individi me armë zjarri.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

I plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore,” tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përleshje mes disa personave në Suharekë, plagoset një person me armë appeared first on Sinjali.

Politico: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, partia e Kurtit e futi Kosovën në izolim më të thellë duke tensionuar raportet me SHBA e BE

Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” në prag të 28 dhjetorit ia ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen për Parlamentin e Kosovës e nga të cilat pritet të dalë qeveria e re.

“Politico” shkruan se si Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti e ka futur Kosovën në izolim edhe më të thellë duke i tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për shkak të veprimeve në Veri të vendit.

“Partia e Kurtit e ka shtyrë Kosovën në një izolim më të thellë, pasi qasja e saj populiste e krahut të majtë dhe përpjekjet për të pohuar sovranitetin e Kosovës në veriun me shumicë serbe kanë tensionuar marrëdhëniet si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në, duke çuar në masa ndëshkuese”, shkruan Politico.

Sipas gazetës amerikane, e ardhmja evropiane e Kosovës mund vihet në dyshim nga paraliza institucionale dhe fakti që po shkohet në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas gati një viti paralizë politike, Kosova kthehet në zgjedhje të dielën në një votim që mund të përcaktojë nëse vendi bën përparim në rrugën e saj të bllokuar drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Politico.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Politico: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, partia e Kurtit e futi Kosovën në izolim më të thellë duke tensionuar raportet me SHBA e BE appeared first on Sinjali.

Zjarri përfshin kulmin e një shtëpie në ‘Mati 1’ në Prishtinë

Kulmi i një shtëpie në ‘Mati 1’ në Prishtinë u përfshi nga zjarri paraditën e sotme.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Pamje:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri përfshin kulmin e një shtëpie në ‘Mati 1’ në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Trump: I dhamë ISIS-it një dhuratë Krishtlindjeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se sulmi ushtarak amerikan kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Nigeri ishte planifikuar fillimisht për t’u realizuar të mërkurën, por me urdhër të tij u shty për një ditë.

“Duhej ta kishin bërë më herët. Dhe unë thashë: ‘Jo, le t’u japim një dhuratë Krishtlindjeje’. Ata nuk e menduan se do të ndodhte, por ne i goditëm fort. Çdo kamp u shkatërrua”, ka thënë Trump në një intervistë për “Politico”.

Të enjten, Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin kryer sulme ajrore ndaj pjesëtarëve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, si reagim ndaj sulmeve të grupit ndaj të krishterëve në atë rajon.

“Sonte, me urdhrin tim si komandant i Përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër mbetjeve terroriste të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, të cilët po synojnë dhe po vrasin brutalisht, kryesisht të krishterë të pafajshëm, në nivele që nuk janë parë prej shumë vitesh, madje as prej shekujsh”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Komanda e SHBA-së për Afrikën (AFRICOM) bëri të ditur se sulmi u krye me kërkesë të autoriteteve nigeriane dhe se disa anëtarë të ISIS-it u vranë gjatë operacionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: I dhamë ISIS-it një dhuratë Krishtlindjeje appeared first on Sinjali.

Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rrymë

Një breshëri dronësh dhe raketash ruse mbi Kievin dhe periferitë e tij të shtunën vrau një person, plagosi disa të tjerë dhe ndërpreu ngrohjen dhe energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz në Ukrainë, që po përballet temperatura të ulëta të dimrit.

Një alarm ajror zgjati disa orë pas shpërthimeve të forta gjatë natës, disa të shoqëruara me shkëlqime të ndritshme që e kthyen qiellin në ngjyrë portokalli, sipas reporterëve të AFP-së në Kiev.

Sulmi vrau një grua 47-vjeçare, tha guvernatori rajonal i Kievit, Mykola Kalashnyk.

“Ka tashmë 19 persona të prekur në kryeqytet. Njëmbëdhjetë persona janë shtruar në spital”, tha kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko. Ai shtoi se 2.600 ndërtesa banimi dhe qindra kopshte, shkolla dhe ndërtesa sociale kishin humbur ngrohjen.

“Që nga ky mëngjes, një pjesë e bregut të majtë të rajonit mbetet pa energji elektrike. Aktualisht, më shumë se 320.000 konsumatorë janë pa energji,” shtoi Kalashnyk, njofton rel.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan për një sulm ajror në të gjithë vendin herët të shtunën dhe thanë se dronë dhe raketa po lëviznin mbi disa rajone ukrainase.

Sulmi erdhi përpara takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Florida të dielën për të diskutuar një plan të propozuar për t’i dhënë fund luftimeve që kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 2022.

Rusia e akuzoi Zelenskyn dhe mbështetësit e tij në BE të premten se po kërkonin të “shkatërrojnë” planin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Plani më i fundit është një propozim me 20 pika që do ta ngrinte luftën në vijën aktuale të frontit, por do të hapte rrugën që Ukraina të tërhiqte trupat nga lindja, ku mund të krijoheshin zona tampon të demilitarizuara, sipas detajeve të zbuluara nga Zelensky këtë javë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rrymë appeared first on Sinjali.

89 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 116 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 89 aksidente, 31 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 58 vetëm me dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 89 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë appeared first on Sinjali.

Lufta për kreun e Anglisë ndezet: Sfida të forta këtë fundjavë

Premier League sjell këtë fundjavë ndeshje emocionuese, ku Aston Villa do të ketë një sfidë të vështirë në fushën e Chelseat të shtunën. Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe pritet të jetë vendimtare për renditjen në tabelë.

Skuadra e trajnerit Unai Emery renditet e treta me 36 pikë, ndërsa Chelsea dhe Liverpooli, në vendin e katërt dhe të pestë, kanë nga 29 pikë secili. Aston Villa është në formë të jashtëzakonshme, duke regjistruar dhjetë fitore rresht në të gjitha garat – një arritje që nuk e ka pasur që nga viti 1994. Lojtari më në formë aktualisht është Morgan Rogers, i cili ka qenë i përfshirë në 11 gola në 15 ndeshjet e fundit.

Në krye të tabelës mbetet Arsenali me 39 pikë, dy më shumë se Manchester City. Për të ruajtur vendin e parë, “topçinjtë” duhet të triumfojnë ndaj Brightonit të shtunën në orën 16:00, ndërsa City i Pep Guardiolës viziton Nottingham Forest në orën 13:30.

Liverpooli, që ka pësuar humbje me lëndimin e Alexander Isakut, do të luajë të shtunën në orën 16:00 me Wolverhamptonin, skuadrën e fundit në renditje me vetëm dy pikë. Për “Reds”-at do të mungojë edhe sulmuesi Mohamed Salah, i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin.

Këto ndeshje i përkasin xhiros së 18-të të elitës së futbollit anglez, dhe premtojnë emocione të forta për tifozët e Premier League këtë fundjavë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lufta për kreun e Anglisë ndezet: Sfida të forta këtë fundjavë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dhunë në familje në Rahovec: Arrestohet 41-vjeçari, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Senoc të Rahovecit, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një konflikti me bashkëshortin e saj.

Sipas informacioneve që ka mësuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor 2025 rreth orës 22:00, kur viktima ka njoftuar përmes telefonit se ishte përballur me ofendime dhe tentativa për sulm fizik nga bashkëshorti i saj, për shkak të vonesës së kthimit nga puna.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar rrethanat e raportuara. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, ku më pas është intervistuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dhunë në familje në Rahovec: Arrestohet 41-vjeçari, dërgohet në mbajtje për 48 orë appeared first on Sinjali.

Rrahje mes dy të miturave në Qendrën për Strehim në Lipjan

Një incident është shënuar mbrëmjen e 26 dhjetorit 2025 në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave në Lipjan, ku dy të mitura janë përfshirë në një rrahje fizike.

Sipas informatave që ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, rreth orës 20:40, në ambientet e qendrës ka ndodhur një konflikt mes dy vajzave të mitura, V. M., rreth 14-vjeçare dhe O. M., rreth 12-vjeçare, të dyja të strehuara në këtë institucion. Pas njoftimit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar palët e përfshira në prani të avokatit, si dhe me prezencën e përfaqësuesve të QPS-së në Lipjan.

Burimet bëjnë të ditur se të dyja të miturat posedojnë raporte mjekësore lidhur me lëndimet e pësuara. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahje mes dy të miturave në Qendrën për Strehim në Lipjan appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Hotelin “Princes” në Drenas: Thyehet vetura e një familjeje, grabiten pasaporta me viza austriake, ar dhe para

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Sankovc të Gllogocit, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer një veturë dhe kanë grabitur dokumente personale, stoli ari dhe para të gatshme.

Sipas informacioneve që ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, më 26.12.2025 rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në Drenas ka pranuar njoftim se në parkingun e Hotelit “Princes” kishte ndodhur një vjedhje nga një veturë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar ankuesin Z.M.

Ankuesi ka deklaruar se së bashku me familjen e tij ishin duke qëndruar në hotel dhe pas përfundimit të pushimit, me t’u kthyer te vetura e tyre e tipit BMW me targa austriake, kanë vërejtur se xhami i automjetit ishte thyer.

Nga vetura dyshohet se janë vjedhur pesë (5) pasaporta me viza të Republikës së Austrisë, që u përkasin anëtarëve të familjes, një çantë krahu me stoli ari në vlerë rreth 1.000 euro, si dhe rreth 900 euro para të gatshme.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante policore dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe mbetet nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Hotelin “Princes” në Drenas: Thyehet vetura e një familjeje, grabiten pasaporta me viza austriake, ar dhe para appeared first on Sinjali.

Sulmon nënën në banesë, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është regjistruar mbrëmjen e 26 dhjetorit 2025 në rrugën “Knjaz Milos” në Mitrovicë të Veriut, ku një djalë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Sipas informatave që ka mësuar Sinjali, rreth orës 18:30, viktima B. B, rreth 40-vjeçare ka raportuar se derisa ndodhej në banesën e saj, djali i saj D. B., rreth 21-vjeçar kishte ardhur dhe kishte fjetur. Pas zgjimit, i dyshuari kishte filluar të bërtasë dhe të kërkojë para, ndërsa situata kishte eskaluar në momentin kur viktima ka tentuar të kërkojë ndihmë nga Policia.

Burimet bëjnë me dije se në atë moment, i dyshuari e ka kapur nënën për fyti dhe e ka shtyrë, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim serioz.

Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. Gjatë testimit me alkool, tek D. B është konstatuar 1.52 promilë alkool në gjak.

Në koordinim me hetuesen për dhunë në familje dhe Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmon nënën në banesë, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut appeared first on Sinjali.

Turqia arreston një pjesëtar i IS-it, po planifikonte sulme për Vitin e Ri

Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë arrestuar një pjesëtar të dyshuar të grupit ekstremist të Shtetit Islamik, i cili dyshohet se po planifikonte sulme gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Ibrahim Burtakucin u kap në një operacion të përbashkët të kryer nga policia dhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës në qytetin juglindor të Malatyas, raportoi AP.

Zyrtarët e sigurisë thanë se Burtakucin ishte në kontakt me shumë simpatizantë të Shtetit Islamik në Turqi dhe jashtë saj, dhe gjithashtu po kërkonte një mundësi për t’iu bashkuar luftimeve të vazhdueshme në zonat e konfliktit.

Autoritetet gjithashtu sekuestruan materiale digjitale gjatë bastisjes së shtëpisë së tij.

Arrestimi u bë publik një ditë pasi Zyra e Prokurorit të Stambollit njoftoi se autoritetet turke kishin kryer bastisje, ku u arrestuan mbi 100 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët dyshohen se po planifikonin sulme kundër festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia arreston një pjesëtar i IS-it, po planifikonte sulme për Vitin e Ri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është 18-vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Shtime

Një incident i rëndë ka ndodhur më 26 dhjetor 2025 në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku një i mitur ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga hetimi bëjnë të ditur se viktima, E.H., rreth 17-vjeçar, është paraqitur fillimisht për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime, ku mjekët kanë konstatuar një plagë të shkaktuar nga thika. Pas ndihmës së parë, ai është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtejmë.

Pas marrjes së deklaratës së viktimës dhe veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin Indrit Avdyli, rreth 18-vjeçar. Gjatë ndërhyrjes është konfiskuar edhe mjeti i dyshuar – një thikë e vogël – me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, 18-vjeçari është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar. Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është 18-vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Shtime appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Therje me thikë në Shtime – arrestohet i dyshuari 18-vjeçar, dërgohet në ndalim

Një incident i rëndë me pasojë lëndim të rëndë trupor është regjistruar më 26 dhjetor 2025 në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku një i mitur ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të siguruara, rreth orës 10:30, viktima E. H., rreth 17-vjeçar është paraqitur fillimisht në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor, ku është konstatuar se kishte një plagë të shkaktuar nga thika. Për shkak të natyrës së lëndimit, ai është transferuar më pas në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtutjeshëm.

Pas marrjes së deklaratës së viktimës dhe veprimeve të menjëhershme hetimore, policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili rreth orës 20:00 është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime.

Gjatë ndërhyrjes policore është sekuestruar edhe mjeti i mprehtë (thikë e vogël) me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Therje me thikë në Shtime – arrestohet i dyshuari 18-vjeçar, dërgohet në ndalim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të arrestuarit për rrahjen në Atmaxhë të Prizrenit

Gazeta Sinjali raportoi se katër persona janë arrestuar lidhur me rrahjen që ndodhi më 26 dhjetor 2025, rreth orës 13:30, në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Sipas informacioneve zyrtare, pas një përleshjeje fizike mes disa personave, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të gjithë të përfshirët në Stacionin Policor në Prizren.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, të dyshuarit e arrestuar janë Melisa Binaj, rreth 24-vjeçare, Medina Binaj, rreth 23-vjeçare, Kristina Pejovic, rreth 21-vjeçare dhe Lavri Gashi, rreth 43-vjeçar.

Gjatë kontrollit trupor, te njëra nga të dyshuarat është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës narkotike, e dyshuar marihuanë. Palët janë intervistuar në prani të autoriteteve kompetente, ndërsa në rast janë përfshirë edhe veprat penale: lëndim i lehtë trupor, sulm, posedim i paautorizuar i narkotikëve, asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është dërguar për hetime të mëtutjeshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të arrestuarit për rrahjen në Atmaxhë të Prizrenit appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, plagos 11 persona përpara takimit Ukrainë-SHBA

Rusia sulmoi kryeqytetin e Ukrainës me raketa dhe dronë herët në mëngjesin e së shtunës, duke plagosur të paktën 11 persona një ditë para bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së, thanë autoritetet lokale.

Eksplozimet dëgjoheshin në gjithë kryeqytetin për orë të tëra, ndërsa raketat balistike dhe dronët goditnin qytetin. Sulmi filloi në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës dhe po vazhdonte me ndriçimin e ditës, raporton ap.

Sulmi erdhi ndërsa Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, po përgatitej të takohej me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën, për bisedime të mëtejshme me qëllim përfundimin e luftës gati katërvjeçare. Zelenskyy tha se planifikojnë të diskutojnë çështje që përfshijnë garancitë e sigurisë dhe çështjet territoriale në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.

Dy fëmijë ishin midis të plagosurve në sulm, i cili preku shtatë vende në qytetin e Kievit, tha kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, Tymur Tkachenko, në një deklaratë në Telegram. Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi 18-katëshe në lagjen Dnipro të qytetit, dhe ekipet e emergjencës u nisën për të shuar flakët.

Një ndërtesë banimi 24-katëshe në lagjen Darnytsia gjithashtu u godit, tha Tkachenko, dhe zjarre të tjera shpërthyen në lagjet Obolonskyi dhe Holosiivsky.

Në rajonin më të gjerë të Kievit, sulmet goditën ndërtesa industriale dhe banimi, sipas Shërbimit Emergjent të Ukrainës. Në zonën Vyshhorod, ekipet e emergjencës shpëtuan një person që u gjet nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, plagos 11 persona përpara takimit Ukrainë-SHBA appeared first on Sinjali.

❌