❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shefi i NATO-s i bindur se Evropa do të gjejë 15 miliardë dollarë për të blerë armë për Ukrainën

✇Albeu
By: M C

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është i bindur se aleatët e Ukrainës do të gjejnë paratë e nevojshme për të blerë armë të prodhuara në SHBA për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

I pyetur se si do të jetë e mundur të mblidhen 15.5 miliardë dollarë amerikanë që Ukraina ka kërkuar për programin PURL, përmes të cilit blihen armë në Shtetet e Bashkuara, Rutte premtoi se financimi do të sigurohet patjetër.

“Jam absolutisht i bindur se paratĂ« do tĂ« jenĂ« aty, sepse tĂ« gjithĂ« e dimĂ« se Ă«shtĂ« thelbĂ«sore “, tha ai.

Sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m pranoi, megjithatĂ«, se kontributet e pabarabarta nga vendet e ndryshme kanĂ« njĂ« ndikim negativ: “Tani kemi dy tĂ« tretat e aleatĂ«ve qĂ« marrin pjesĂ« nĂ« programin PURL, dhe keni tĂ« drejtĂ«, ekziston njĂ« çështje e ndarjes sĂ« barrĂ«s.”

Ai e pĂ«rshkroi situatĂ«n – disa vende qĂ« ndihmojnĂ« Forcat e Armatosura tĂ« UkrainĂ«s duke blerĂ« armĂ« amerikane, ndĂ«rsa tĂ« tjerat jo – si anormale.

Ai gjithashtu theksoi kombet individuale që po japin një kontribut të rëndësishëm në prokurimin në kuadër të programit PURL, përkatësisht Kanadanë, Norvegjinë dhe Gjermaninë, si dhe Suedinë e shtetet baltike.

Aktualisht, PURL është kanali i vetëm për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, kryesisht interceptorëve për sistemet Patriot, nga SHBA-ja.

The post Shefi i NATO-s i bindur se Evropa do të gjejë 15 miliardë dollarë për të blerë armë për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

“PD nuk Ă«shtĂ« pronĂ« e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisĂ« nuk po lejojnĂ« garĂ«n e brendshme! S’mund tĂ« flasim pĂ«r ndryshimin nĂ« ShqipĂ«ri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes

✇Albeu
By: M C

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe një opozite të fortë, duke theksuar se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit.

Salianji kritikoi drejtues të PD-së për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik dhe përgjegjësie historike ndaj demokratëve që, sipas tij, kanë duruar 13 vite në opozitë.

“Iluzionet e disa drejtuesve tĂ« PD-sĂ« pĂ«r tĂ« mos lejuar garĂ«n e brendshme, pĂ«rveçse mungesĂ« e integritetit politik, shprehin mungesĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« historike pĂ«r sakrificat e demokratĂ«ve nĂ« 13 vite opozitĂ«. PĂ«rjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtĂ« dhe armiqtĂ« imagjinarĂ« nuk duhet t’u shtohen mĂ« ndasive tona. Boll janĂ« shpĂ«tuar pjesĂ« nga PD ndĂ«r vite”, theksoi deputeti.

Salianji nënvizoi se nuk mund të kërkohet ndryshimi në Shqipëri pa ndryshuar më parë vetë Partinë Demokratike.

“Nuk mund tĂ« flasim pĂ«r ndryshimin nĂ« ShqipĂ«ri duke refuzuar ndryshimin nĂ« PD. Nuk mund tĂ« kĂ«rkojmĂ« votĂ«n duke mos parĂ« fajet dhe defektet qĂ« kemi vetĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, Edi Rama nuk mund tĂ« mposhtet”, tha ai.

Salianji: Edi Rama është ende në qeveri, fatkeqësisht, me më shumë mandate dhe me më shumë vota. Shumë thonë se fundi i tij ka ardhur dhe se po i vjen fundi. Fundi i kësaj qeverie vjen edhe me ndihmën e drejtësisë, që po e çmonton dita-ditës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por llogaritë finale bëhen në kutitë e votimit, sepse rotacioni është proces politik.

Kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, ai është Edi Rama dhe duhet përmbysur në kutitë e votimit, duke frymëzuar shumë njerëz, duke shkuar dhe duke protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndrra në sirtarë që i kemi parë tash e 13 vite me radhë.

Jemi në Fier, si në çdo qytet tjetër, për të hapur një shtet shprese për shqiptarët, një kapitull të ri për PD-në. Unë di të pres, demokratët dinë të presin, dinë të durojnë, por kanë duruar boll 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëritet e njëjta përrallë e rreme të gjasme rrëzimit të qeverisë.

Dua ta them qartë se me ne disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse ne, dhe unë personalisht, nuk kemi ardhur në politikë për të heshtur padrejtësisht, por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit, ashtu siç kam folur përballë qeverisë, për të vërtetat që shqetësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë.

Iluzionet e disa drejtuesve tĂ« PD-sĂ« pĂ«r tĂ« mos lejuar garĂ«n e brendshme, pĂ«rveçse mungesĂ« e integritetit politik, shprehin mungesĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« historike pĂ«r sakrificat e demokratĂ«ve nĂ« 13 vite opozitĂ«. PĂ«rjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtĂ« dhe armiqtĂ« imagjinarĂ« nuk duhet t’u shtohen mĂ« ndasive tona. Boll janĂ« shpĂ«tuar pjesĂ« nga PD ndĂ«r vite.

Këto janë gënjeshra dhe rrena të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, ndërsa pushteti i Edi Ramës është forcuar dhe Shqipëria është varfëruar. PD nuk është pronë e askujt, as e imja, as e juaja, as e kryetarit, as e sekretarit, por e të gjithë demokratëve që mbajnë në supe barrën e rëndë të opozitarizmit.

PD Ă«shtĂ« pronĂ« e demokratĂ«ve dhe shpresĂ« e qindra shqiptarĂ«ve qĂ« presin rotacionin prej vitesh tĂ« ndodhĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. PD nuk mund tĂ« jetĂ« kurrĂ« e fortĂ« pa garĂ«, pa pĂ«rgjegjĂ«si. Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r t’i shmangur kĂ«to e dobĂ«son dhe e largon nga qytetarĂ«t.

Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet.

The post “PD nuk Ă«shtĂ« pronĂ« e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisĂ« nuk po lejojnĂ« garĂ«n e brendshme! S’mund tĂ« flasim pĂ«r ndryshimin nĂ« ShqipĂ«ri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes appeared first on Albeu.com.

Epstein dĂ«shironte tĂ« blinte “VilĂ«n e Titos”, Lajçak i shpjegoi se vendet e ish-JugosllavisĂ« nuk do tĂ« bien kurrĂ« dakord

Dokumentet e reja pĂ«r Jeffrey Epsteinin, tĂ« publikuara nga Ministria e DrejtĂ«sisĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, tregojnĂ« se financieri kishte dĂ«shirĂ« tĂ« blinte ndĂ«rtesĂ«n e ish-ambasadĂ«s sĂ« JugosllavisĂ« nĂ« New York, e njohur si “Vila e Titos”.

NdĂ«r dokumentet e reja, tĂ« publikuara disa ditĂ« mĂ« parĂ«, gjendet njĂ« email qĂ« Epstein kishte marrĂ« me 26 fotografi tĂ« kĂ«saj vile, si dhe njĂ« prerje nga New York Post me titullin “pĂ«r 50 milionĂ« dollarĂ« mund tĂ« bĂ«heni pronar i vilĂ«s sĂ« fundit nga epoka e artĂ« e Manhatanit”.

Më 10 dhjetor 2018, Epstein mori një email nga këshilltari financiar David Mitchell, i cili e informonte se në këtë ndërtesë kishte ndodhur një zjarr dhe se ndoshta ishte momenti i duhur për të dërguar një ofertë, raporton klix..ba.

Më pas, financieri dërgoi një lidhje të New York Post në dy adresa emaili, ku përmendej zjarri, dhe ata e informuan se ndërtesa tani duhet të ishte dukshëm më e lirë.

Megjithatë, Epstein në fund nuk e bleu vilën. Ajo u shit katër vjet më vonë për 50 milionë dollarë, ndërsa Serbisë i takuan 40 për qind e shumës, në bazë të Aneksit B të Marrëveshjes për suksesionin e pasurisë së ish-RSFJ-së jashtë vendit. Shtetit tonë i takuan 7.5 milionë dollarë.

Interesant është fakti se, gjatë përpjekjes për ta blerë këtë ndërtesë, Epstein kontaktoi edhe ish-Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Miroslav Lajçak.

Ishte data 25 tetor 2017 kur Epstein i dĂ«rgoi njĂ« SMS Lajçakut se “shkova ta shoh ish-ambasadĂ«n jugosllave. MĂ« thanĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« shitje, por se tĂ« pesĂ« qeveritĂ« duhet tĂ« bien dakord, ajo serbe dhe tĂ« tjerat. Interesante”.

Lajçak iu pĂ«rgjigj se “kurrĂ« nuk do tĂ« bien dakord. QĂ« nga viti 2001 po pĂ«rpiqen tĂ« merren vesh pĂ«r ndarjen e pasurisĂ« dhe fundi nuk duket. PĂ«r gjithçka qĂ« lidhet me ish-JugosllavinĂ« ose shtetet pasardhĂ«se aktuale, duhet tĂ« konsultohesh me mua, i njoh deri nĂ« thelb”.

Kujtojmë se Lajçak përmendet shpesh në dosjet për Epsteinin dhe se disa ditë më parë, për këtë arsye, ai dha dorëheqje nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, Robert Fico.

The post Epstein dĂ«shironte tĂ« blinte “VilĂ«n e Titos”, Lajçak i shpjegoi se vendet e ish-JugosllavisĂ« nuk do tĂ« bien kurrĂ« dakord appeared first on Albeu.com.

“Miri do me tĂ« kllaposur, po nuk pate puthje me
”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke


Debatet mes Selinit dhe Rogertit nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP 5” duket se nuk kanĂ« fund. PĂ«rplasjet mes tyre po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« forta, duke u shoqĂ«ruar edhe me ofendime personale.

GjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, Rogerti iu drejtua Selinit me deklarata tĂ« ashpra, duke e akuzuar pĂ«r mungesĂ« kreativiteti dhe duke thĂ«nĂ« se ajo nuk ka mĂ« asgjĂ« pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« lojĂ«. Sipas tij, fakti qĂ« Selini nuk ka mĂ« asnjĂ« lidhje apo “puthje” me Gimbon, e ka pĂ«rfunduar rrugĂ«timin e saj nĂ« shtĂ«pi.

Ai shtoi se Miri e ka kuptuar kĂ«tĂ« situatĂ« dhe se, sipas tij, do tĂ« jetĂ« ai qĂ« do ta “nxjerrĂ«â€ Selinin nga loja.

Këto deklarata kanë shtuar edhe më shumë tensionin mes banorëve, duke e kthyer debatin në një tjetër moment të nxehtë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ka mbaruar Prime jot oj motër. Ti këtu je për ndonjë marrëdhënie, oj motër

Selin: Motrat ku i ke lënë, motrat jashtë ku i ke lënë

Rogerti: Ti nuk ke kreativitet, ashtu të do ty Miri, do me të kllaposur. Ti nuk pate ndonjë puthje me Gimbon ke mbaruar punë o motra, ai atë do. O motër, Miri atë do, prandaj është lojtar më i mirë. Dhe po më pyeti njeri si i sheh si kundërshtarë 1 dhe 2, do them Miri.

Miri: Një herë thotë Selin është me e fortë ti, kot merresh.

Rogerti: Gjenerali hahet me ty

Selin: Hëngsh veten o Zot.

The post “Miri do me tĂ« kllaposur, po nuk pate puthje me
”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke
 appeared first on Albeu.com.

Tensione në Kuvend/ Zhupa kërkon fjalën për replikë, drejtuesja e seancës refuzon, Manastirliu- demokrates: Ke gjë personale me mua?

✇Albeu
By: M C

Deputetja e PartisĂ« Socialiste, Ogerta Manastirliu u ‘pĂ«rplas’ me deputeten e PD-sĂ« Ina Zhupa nĂ« Kuvend. Debati mes tyre erdhi, pasi, Zhupa i ndĂ«rhyri gjatĂ« kohĂ«s qĂ« Manastirliu po fliste nga foltorja pĂ«r çështjen e pagave tĂ« mĂ«suesve qĂ« janĂ« diplomuar para sistemit tĂ« Bolognas.

“Ke gjĂ« personalisht me mua?” i tha Manastirliu ZhupĂ«s.

Pasi përfundimit të fjalimit të Manastirliu Zhupa kërkoi mundësinë për të replikuar, por kjo kërkesë iu refuzua nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

The post Tensione në Kuvend/ Zhupa kërkon fjalën për replikë, drejtuesja e seancës refuzon, Manastirliu- demokrates: Ke gjë personale me mua? appeared first on Albeu.com.

“Ty tĂ« ka dĂ«nuar Zoti”/ Degradon debati midis Rogertit dhe Stenaldos, banori e pĂ«shtyn

✇Albeu
By: M C

Tensionet nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP 5” kanĂ« arritur kulmin gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, ku debatet mes banorĂ«ve janĂ« kthyer nĂ« pĂ«rplasje tĂ« forta verbale dhe emocionale.

Rogerti, i cili njihet per deklaratat e forta, ka qenë në qendër të disa konflikteve radhazi, fillimisht me Artanin, më pas me Selin, Krusitën dhe Baby G.

Megjithatë, situata është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë debatit me Stenaldon, i cili rezultoi edhe më i rëndë nga te gjitha te tjerat.

Gjatë përplasjes, Rogerti ka përdorur një gjuhë fyese, duke iu drejtuar Stenaldos me fjalë të rënda dhe duke iu referuar verbërisë së tij me shprehjen:

“Ty tĂ« ka dĂ«nuar Zoti”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta dhe ka kaluar kufijtë e një debati normal televiziv.

Stenaldo, i cili deri tani është përpjekur të ruajë qetësinë në përballjet brenda shtëpisë, duket se këtë herë nuk e ka përballuar dot situatën.

I provokuar nga fjalët ofenduese, ai ka reaguar në mënyrë të papritur duke e shtyrë Rogertin në fytyrë.

Ngjarja ka tronditur banorët e tjerë dhe ka ngritur pikëpyetje mbi pasojat që mund të ketë ky incident, si për marrëdhëniet mes konkurrentëve, ashtu edhe për vendimet e mundshme të produksionit.

Nuk dihet nese produksioni do marre masa per keto veprime.

The post “Ty tĂ« ka dĂ«nuar Zoti”/ Degradon debati midis Rogertit dhe Stenaldos, banori e pĂ«shtyn appeared first on Albeu.com.

Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e sekuestros të pasurisë 1.1 milionë euro

✇Albeu
By: M C

GJKKO ka rrëzuar këtë të martë, kërkesën për heqjen e sekuestros së pasurive 1.1 milionë euro të mjekut të QSUT, Edvin Prifti.

Mjekut Priftit, iu sekuestrua pasuria me vlerë 1.1 milionë euro në shkurtin e vitit 2024.

Bëhet fjalë për 434 319 euro, 67 914 368 lekë, 7 600 USD, në total 1 100 681 euro.

KujtojmĂ« qĂ« pak ditĂ« SPAK kaloi pĂ«r gjykim dosjen ndaj mjekut, teksa e e akuzon Priftin pĂ«r “korrupsion pasiv” nĂ« shtatĂ« raste, si dhe pĂ«r veprat penale “vjedhja e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, “fshehja e tĂ« ardhurave” dhe “pastrimi i parave”.

Prokuroria e Posaçme pretendon se mjeku i ka përfituar pagesat e paligjshme janë kryer në lidhje me shtatë ndërhyrje kardiake

Po ashtu në vtin 2021, gjatë kontrolleve të ushtruar në zyrën dhe banesën e mjekut kardiokirurg, u gjet një shumë prej 380 mijë euro.

Ndërsa Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

The post Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e sekuestros të pasurisë 1.1 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Santorini me masa të rrepta për mbrojtjen e kafshëve: Personat mbi 100 kilogram nuk lejohen të hipin mbi gomarë

✇Albeu
By: M C

Një ligj i miratuar nga shteti fqinj, Greqia, po bën xhiron e rrjetit pasi Ministria vendase e Bujqësisë ka miratuar një ligj jo dhe aq të zakonshëm në lidhje me mbrojtjen e kafshëve.

Bëhet fjalë për një ligj i cili nuk lejon që njerëzit mbi peshë të udhëtojnë me gomarë, për të mbrojtur shëndetin e kafshëve.

Mësohet se ligji është miratuar menjëherë pasi nga bujqërit vendas u raportua se kafshët e tyre të cilat drejt një shume parash, shërbenin për të transportuar njerëzit brenda vendit, kanë pësuar lëndime kurrizore, plagë në shalët e tyre si dhe një lodhje të tepërt.

Për rrjedhojë të kësaj situate, legjislacioni i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë synon që të bëjë të paligjshme përdorimin e kafshëve nga persona që peshojnë mbi 100 kilogramë.

Por nga ky ligj, ndonëse nuk është përmendur emri i tyre, preken dhe turistët. Pavarësisht kësaj bëhet me dije se kjo nuk ka të bëjë me vënien në siklet të personave që i përkasin kategorisë së lartpërmendur, por më së shumti lidhet me mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

Përmes zbatimit të një kufiri peshe, synohet që të sigurohen që gomarët të mos mbingarkohen në punë ose të vihen në rrezik.

The post Santorini me masa të rrepta për mbrojtjen e kafshëve: Personat mbi 100 kilogram nuk lejohen të hipin mbi gomarë appeared first on Albeu.com.

Zbardhen emrat e 33 tĂ« arrestuarve pĂ«r skandalin e 102 kontejnerĂ«ve me mbetjeve tĂ« rrezikshme tĂ« “Kurum”! NĂ« pranga dy administratorĂ«t turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli

✇Albeu
By: M C

JanĂ« zbardhur emrat e 33 tĂ« arrestuarve pĂ«r skandalin e 102 kontejnerĂ«ve tĂ« kompanisĂ« “Kurum”, tĂ« cilat janĂ« vendosur nĂ« njĂ« zonĂ« nĂ«n administrimin e AgjencisĂ« sĂ« Administrimit tĂ« Pronave tĂ« Sekuestruara dhe Konfiskuara nĂ« afĂ«rsi tĂ« EcoParkut nĂ« Porto Romano, pas alarmit tĂ« dhĂ«nĂ« nga organizatat mjedisore se nĂ« to kishte mbetje tĂ« rrezikshme.

Mes personave tĂ« arrestuar me urdhĂ«r tĂ« ProkurorisĂ« DurrĂ«s janĂ« administrator tĂ« “Kurum International”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum, pronarja dhe administratorja e kompanisĂ« “Sokolaj” , Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj tĂ« cilĂ«ve Ă«shtĂ« caktuar nĂ« arrest me burg.

LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË

Masat e sigurisë

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” nĂ« arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurĂ« i “Kurum” nĂ« arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisĂ« “Sokolaj” nĂ« arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisĂ« “Sokolaj” nĂ« arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit nĂ« kompaninĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranĂ« zyrĂ«s sĂ« mjedisit nĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit tĂ« çelikut nĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues nĂ« kompaninĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve nĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisĂ« “Sokolaj” nĂ« arrest shtĂ«piak

Mikail Hila Aksioner i agjencisĂ« doganore “Joti Spedition” nĂ« arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisĂ« “Alliance Resource” nĂ« arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisĂ« “Bajrami N” nĂ« arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisĂ« “Bajrami N” nĂ« arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisĂ« koncesionare EMS APO nĂ« arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

The post Zbardhen emrat e 33 tĂ« arrestuarve pĂ«r skandalin e 102 kontejnerĂ«ve me mbetjeve tĂ« rrezikshme tĂ« “Kurum”! NĂ« pranga dy administratorĂ«t turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli appeared first on Albeu.com.

Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep detaje rreth intervistimit të të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Gjilan ka autorizuar Policinë e Kosovës që të hetojë çdo dyshim për keqpërdorim të votave gjatë procesit zgjedhor, përfshirë falsifikimin apo ndryshimin e rezultateve në favor ose në dëm të subjekteve politike apo kandidatëve për deputet.

Sipas njoftimit për media, autorizimi është dhënë më 20 janar 2026, ndërsa provat konkrete lidhur me këto dyshime janë pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 2 shkurt 2026.

“MĂ« 3 shkurt 2026, Prokuroria ka autorizuar intervistimin e tĂ« dyshuarve, duke filluar nga Komuna e VitisĂ«, ku pas rinumĂ«rimit Ă«shtĂ« vĂ«rejtur ndryshim mĂ« i madh i rezultateve krahasuar me komunat e Gjilanit, KamenicĂ«s, NovobĂ«rdĂ«s, Ranillugut dhe Parteshit. Intervistimet nĂ« kĂ«to komuna janĂ« ende nĂ« proces”, thuhet nĂ« njoftim.

Prokuroria bën të ditur se në territorin e saj nuk ka dallime të theksuara mes rezultateve paraprake dhe atyre pas rinumërimit të votave, duke theksuar se vetëm një kandidat ka rezultuar me 145 vota më pak, ndërsa të gjithë kandidatët e tjerë kanë ndryshime më të vogla.

Hetimet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt deri në intervistimin e të gjithë personave të dyshuar, përveç nëse paraqiten rrethana të reja.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se mbetet e përkushtuar që të hetojë dhe të sjellë para drejtësisë çdo person që ka keqpërdorur qoftë edhe një votë, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

The post Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep detaje rreth intervistimit të të dyshuarve appeared first on Albeu.com.

Rruga Librazhd–Korçë e pakalueshme pĂ«r 3 ditĂ«, ja oraret e ndalimit dhe rrugĂ«t alternative

✇Albeu
By: M C

Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Librazhd-Korçë, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.

Mësohet se nga data 3 shkurt, deri më datë 5 shkurt 2026, do ketë ndalim qarkullimi gjatë intervaleve kohore 22:00-05:00.

Gjatë këtyre intervaleve kohore, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë. Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.

Gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.

Si alternativĂ« kalimi pĂ«r mjetet e vogla do tĂ« shĂ«rbejĂ« aksi “Maliq – Lozhan – MoglicĂ« – Gramsh”, nĂ« drejtim tĂ« TiranĂ«s dhe anasjelltas.

Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, për menaxhimin e situatës, garantimin e rendit dhe të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për mirëkuptim nga ana e drejtuesve të mjeteve, respektimin e sinjalistikës dhe të udhëzimeve të shërbimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve kohore të bllokimit.

Në rast nevoje apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor që sjellin ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose të komunikojnë me shërbimet e Policisë në detyrë.

The post Rruga Librazhd–Korçë e pakalueshme pĂ«r 3 ditĂ«, ja oraret e ndalimit dhe rrugĂ«t alternative appeared first on Albeu.com.

Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, Ministria e Arsimit publikon datat

✇Albeu
By: M C

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve tĂ« lirimit pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e shkollave 9-vjeçare. Mirela Kumbaro, ministrja e Arsimit ka ndarĂ« kĂ«tĂ« njoftim nĂ« llogarinĂ« e saj nĂ« rrjetin social “Facebook” ku ka bĂ«rĂ« me dije datat e provimeve.

Respektivuisht me datë 19 Qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, më 22 Qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare.

Më 25 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe më 30 qershor ai i Gjuhës së Huaj.

Postimi i plotë:

Janë publike datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë

19 qershor – GjuhĂ« Shqipe

25 qershor – MatematikĂ«

30 qershor – GjuhĂ« e huaj

22 qershor – GjuhĂ« amtare pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e pakicave kombĂ«tare

Për më shumë informacion, lexoni udhëziminhttps://arsimi.gov.al/neësroom/udhezim-nr-2-dt-30-01-2026-2/

Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë

Suksese të gjithëve

The post Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, Ministria e Arsimit publikon datat appeared first on Albeu.com.

Tregtonin lëndë narkotike në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Nga; Elton Qyno

Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe kokainë në disa zona të qytetit, si Volorekë, Tushemisht, zona e ish-turizimit dhe vende të tjera.

DhjetĂ« tĂ« pandehur janĂ« pĂ«rballur me akuzĂ«n e “Prodhimit dhe shitjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike”.

Ndërkohë që në pretencën e saj prokuroria shpalosi një sërë provash të siguruara nga hetimi, që tregonin një sërë raportesh vëzhgimi dhe përgjime ambientale, të cilat vërtetonin aktivitetin kriminal të 10 të pandehurve.

Disa prej tyre janë arrestuar nga policia qysh prej muajit shtator 2023, ndërsa disa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se 10 të pandehurit kanë pranuar akuzën dhe gjendjen e akteve të paraqitura nga prokuroria, duke hyrë në këtë proces gjyqësor me procedurën e gjykimit të shkurtuar me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në masën 1/3.

Mësohet se për personin në kërkim Andrea Pilinçi, prokuroria ka kërkuar 8 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa përfundimtare e kërkuar ndaj tij, është 5 vite e 4 muaj burgim.

PĂ«r personat e tjerĂ« si Leonard Dervishllari, DhimitĂ«r Buli, Rudi Shaho, Naum Çbani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Ă«shtĂ« kĂ«rkuar dĂ«nimin e tyre me 7 vite burgim. Por pĂ«r shkak tĂ« gjykimit tĂ« shkurtuar, kjo masĂ« dĂ«nimi pĂ«rfundimisht Ă«shtĂ« ulur nĂ« 4 vjet e 8 muaj burgim.

Për Marko Zikon, prokuroria kërkoi 6 vjet burgim ku me gjykim të shkurtuar u kërkua përfundimisht dënimi me 4 vjet burgim. Me 5 vjet heqje lirie u kërkua për Klavio Prishtinën dhe Edison Hidrin, të cilët nga gjykimi i shkurtuar përfituan uljen e dënimit në masën përfundimtare në 3 vjet e 4 muaj burgim.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se njĂ« agjent i infiltruar dhe autorizuar nga prokuroria e Korçës, ka blerĂ« disa herĂ« kokainĂ« nĂ« ambientet e Bar-Restorant “Kashta 1” nĂ« Tushemisht.

NĂ« 22 Gusht 2023 agjenti i infiltruar, ka telefonuar pĂ«rmes aplikacionit “WhatsApp” Andrea Pilinçi, tĂ« cilin personi ka kĂ«rkuar ta takojĂ«.

Andrea Pilinçi, ka pranuar tĂ« takohet dhe i ka thĂ«nĂ« agjentit qĂ« tĂ« shkojĂ« te lokali, “Kashta” nĂ« Tushemisht. NĂ« orĂ«n 16:10, agjenti ka shkuar nĂ« ambientet e lokalit dhe pasi Ă«shtĂ« ulur te njĂ« nga tavolinat, aty Ă«shtĂ« ulur dhe Andrea Pilinçi.

Ky i fundit pasi bisedon disa sekonda me personin e autorizuar, ka thirrur kamerierin e lokalit Endrit Hafesllari, të cilin e ka dërguar për të marrë dozën e lëndës narkotike.

Pasi Endriti, e ka çuar dozën në tavolinë ka shkuar përsëri brenda lokalit dhe ka marrë një tjetër dozë ja ka dhënë agjentit të policisë.

Nga procesi i vĂ«zhgimit vihet re se Andrea Pilinçi, nĂ« bashkĂ«punim me punonjĂ«sit e lokalit ”Kashta 1”, Endrit Hafesllari dhe Naum Çobani, kryejnĂ« aktivitetin e shitjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike kokainĂ«.

Këtë aktivitet këta persona e ushtrojnë në ambientet e lokalit, te persona të njohur dhe të pa njohur.

Andrea është personi që ka kontaktet me klientët ndërsa Endriti dhe Naumi, janë personat që shesin lëndën narkotike sipas porosive që i jep, Andrea.

Por kjo bazë e shitjes së drogës në Pogradec nuk është e vetmja. Një tjetër grup tjetër mjaft aktiv që tregon kokainë, heroinën dhe hashashin në qendër të qytetit, është ai i Alfons D.

Tregtia e kokainĂ«s realizohej nĂ« qendĂ«r tĂ« Pogradecit, pranĂ« hotel “Enkelana”, ku nĂ« njĂ« episod prokuroria ka provuar shitjen e lĂ«ndĂ«s narkotike nga Klavio Prishtina tek Renato Musollari.

NĂ« raportin e vĂ«zhgimit nĂ« teren Klavio Prishtina, rezulton tĂ« jetĂ« pasagjer nĂ« automjetin e markĂ«s “Range Rover” me targa AA888UM, ndĂ«rsa drejtues i kĂ«tij mjeti ka qenĂ«, Alfons Demollari.

NĂ« vijim tĂ« vĂ«zhgimit, automjeti i mĂ«sipĂ«rm ka ndaluar te vendi i quajtur “Enkelana”, paralel me automjetin “Mercedes Benz” me targa AA445YV, i cili kishte ndaluar nĂ« anĂ« tĂ« rrugĂ«s, nĂ« momentin qĂ« “Range Rover”, ka ndaluar njĂ« person i cili mĂ« pas Ă«shtĂ« identifikuar si Renato Musollari.

Ai Ă«shtĂ« afruar te xhami i parĂ« i automjetit “Range Rover” dhe ka shkĂ«mbyer diçka me pasagjerin Klavio Prishtina, pasi ka marrĂ« sendin nga Klavio, e ka futur nĂ« xhep, ka ulur kofanon e mjetit dhe Ă«shtĂ« futur brenda makinĂ«s, ku Ă«shtĂ« ulur nĂ« sedilje, ndĂ«rsa automjeti “Range Rover” Ă«shtĂ« larguar nĂ« drejtim tĂ« qytetit tĂ« Pogradecit.

Në këtë moment kanë ndërhyrë punonjësit e policisë, të cilët nga kontrolli personal i ushtruar Renato Musollarit, i kanë gjetur një mbështjellje plastmasi, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Përmes agjentëve të infiltruar, policia ka dokumentuar disa raste të tregtisë së kokainës, ku në këtë aktivitet kriminal janë futur një grup personash me precedentë penalë si Leonard Dervishallari, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dhimitër Buli, Edison Hidri dhe Rudi Shaho.

Ky i fundit Ă«shtĂ« shok i Firdeus Berberit, djalit tĂ« “Lilit tĂ« RushkĂ«s” i arrestuar nĂ« JaninĂ« sĂ« bashku me Laert Haxhiun dhe tashmĂ« tĂ« dy janĂ« ekstraduar nĂ« ShqipĂ«ri.

Rudi Shaho, Ă«shtĂ« proceduar nga gjykata e Korçës pĂ«r “MoskallĂ«zim Krimi” dhe “PĂ«rkrahje e autorit tĂ« krimit”, lidhur me ngjarjen e muajit Prill 2022, ku mbeti i plagosur me armĂ« dhe thikĂ«, Johan Muçllari.

NĂ« dosjen hetimore tĂ« operacionit “Tempulli”, jepet njĂ« tablo e qartĂ« se si tregtohet kokaina nĂ« rrugĂ«n “Rinia”, Tushemisht dhe “Kisha e Re” nĂ« Pogradec.

Sipas hetimeve Rudi Shaho, ka zhvilluar njĂ« takim me agjentin e policisĂ« tek vendi i quajtur “Kisha e Re” nĂ« qytetin e Pogradecit, momenti i parĂ« i takimit.

Në këtë takim Rudi Shaho, është me motor dhe se ka ndodhur në orën 22:31 minuta. Ky takim zgjati rreth një minutë, ku subjekti fillimisht është takuar dhe ka rënë dakord për sasinë dhe çmimin me blerësin e simuluar.

Pas disa minutash, personi i autorizuar ka komunikuar përsëri me shtetasin Rudi Shaho dhe pas këtij komunikim ky i fundit ka ardhur përsëri te vendi ku janë takuar herën e parë, të dy personat kanë shkëmbyer diçka me njëri tjetrin dhe më pas janë larguar.

Pretenca e prokurorisë:

1. Leonard Dervishllari me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar 4 vite e 8 muaj burgim.

2. Dhimitër Buli me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar 4 vite e 8 muaj burgim.

3. Rudi Shaho me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar me 4 vite e 8 muaj burgim.

4. Andrea Pilinçi me 8 vite burgim, dënimin përfundimtar me 5 vite e 4 muaj burgim.

5. Naum Çobani me 7 vite burgim, dĂ«nimin pĂ«rfundimtar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

6. Erion Bardho me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

7. Andrea Barmashi  me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me  4 vjet e 8 muaj burgim.

8. Marko Ziko me 6 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 4 vjet burgim.

9. Klavio Prishtina me 5 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

10. Edison Hidri me 5 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim. /Syri.net

The post Tregtonin lëndë narkotike në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Juela në përplasje të fortë me Baby G: Unë do të shkatërroj karrierën ty

Juela Nikollaj është përfshirë në një debat të ashpër me këngëtaren Baby G.

Duket se vajzat nuk e kanë qejf njëra-tjetrën dhe po vazhdojnë të kenë përplasje për çështje të ndryshme.

Juela nĂ« njĂ« moment i tha se ka pĂ«r t’ia shkatĂ«rruar karrierĂ«n, njĂ« deklaratĂ« kjo e fortĂ« pĂ«r tĂ«.

“Ti ke ardhur kĂ«tu qĂ« tĂ« shkatĂ«rrosh karrierĂ«n, por do tĂ« tĂ« shkatĂ«rroj unĂ« ty. Ha ato qĂ« je mĂ«suar ti”, vazhdoi mes tjerash.

Baby G ndërkaq u mundua që ta injoronte ndërkohë që ishte në kuzhinë.

Në Big Brother të Shqipërisë situatat po tensionohen ndërmjet banorëve, e madje po marrin kahje tjetër.

Një zarf i zi ka mbërritur së fundmi në Big Brother, duke anuluar televotimin aktual.

The post Juela në përplasje të fortë me Baby G: Unë do të shkatërroj karrierën ty appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e saj, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh në lidhje me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si edhe nën hetim për një sërë procedurash të tjera tenderuese, nuk mori as sot (3 janar) një vendim mbi rastin.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, mbledhja e Kushtetueses është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kryeministri Edi Rama, ankimoi vendimin e GJKKO për shfuqizimin e masë së pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërkohë Gjykata Kushtetuese rikthehu në detyrë numrin dy të qeverisë.

Gjykata e Posaçme, vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Nga ana tjetër, SPAK i është drejtuar edhe me një kërkesë Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, dhënien e autorizimit dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë më të ashpër sigurie si ajo e arrestit në shtëpi apo në burg.

Socialistët kanë shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke pretenduar se duhet pritur së pari vendimi i Kushtetueses.

Por, opozita argumenton se kërkesa për arrestim nuk ka të bëjë me pezullimin dhe për rrjedhojë pretendimi që përdor maxhoranca nuk qëndron.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

Akuzat me të cilat përballet Balluku:

Ndryshe nga mĂ« parĂ«, kur numri dy i qeverisĂ« ishte e pandehur pĂ«r veprĂ«n penale “shkelje e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« lidhje tenderin pĂ«r ndĂ«rtimin e tunelit tĂ« LlogarasĂ« dhe nĂ«n hetim pĂ«r tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi se po e heton Belinda Ballukun edhe pĂ«r disa procedura tĂ« tjera, çka e rĂ«ndon ndjeshĂ«m pozitĂ«n e saj pĂ«rballĂ« drejtĂ«sisĂ«. E se i duhet leje pĂ«r ta arrestuar.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrĂ« cilĂ«sinĂ« e personit nĂ«n hetim pĂ«r dyshimin e kryerjes sĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«s vepĂ«r penale pĂ«r shtatĂ« procedura tĂ« tjera prokurimi me objekt:

“PlotĂ«simi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i TiranĂ«s, Loti 1 dhe QMT”;

“NdĂ«rtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“NdĂ«rtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- ShkozĂ«, Urat mbi lumin Tirana”;

“NdĂ«rtimi i UnazĂ«s sĂ« Jashtme TiranĂ«, Loti 4”;

“NdĂ«rtim i UnazĂ«s sĂ« Jashtme TiranĂ«, Loti 5”;

“NdĂ«rtim i UnazĂ«s sĂ« Jashtme TiranĂ«, Loti 6”;

“NdĂ«rtim i UnazĂ«s sĂ« Jashtme TiranĂ«, Loti 7”, thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e SPAK.

The post SPAK kërkon arrestimin e saj, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Prej 25 ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj

✇Albeu
By: V K

Prej 25 ditësh, po kërkohet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit, i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.

Që prej asaj dite, kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.

Ndërkohë, që prej datës 29 Janar, kërkimeve ju është bashkuar edhe një grup i specializuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Mbi 11 persona janë çdo ditë në kërkime krah forcave tona të armatosura.

E gjithë vija lumore e lumit të Matit është kontrolluar disa herë, por pa mundur të gjejnë trupin e 30 vjeçarit apo ndonjë shenjë të tijë. Sakaq, kërkime po bëhen edhe në basenin ujor të liqenit të Ulzës.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar dronin nënujor në hyrje të liqenit, duke bërë të mundur kontrollin edhe në thellësi të tij. Deri në datën 3 Shkurt, nuk është gjetur asnjë shenjë e 30-vjeçarit Jurgen Karaj.

Kërkimet do të vijojnë ndërsa prurjet e lumit Mat kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit, duke krijuar më shumë mundësi kontrolli nga grupet e angazhuara në terren.

 

The post Prej 25 ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj appeared first on Albeu.com.

Pas “Memories”, Gjesti nis pĂ«rgatitjet pĂ«r kĂ«ngĂ«n e re

Gjesti po rikthehet fuqishëm me projekte të reja muzikore, pas një pauze të gjatë.

Pak ditĂ« mĂ« parĂ« bĂ«ri rikthimin me projektin “Memories”, tĂ« cilin ia dedikoi vĂ«llait tĂ« tij tĂ« ndjerĂ«.


I njëjti tani duket se ka gati këngën e radhës pasi po punon vazhdimisht në studio.

“Pothuajse gati, pĂ«r tre ditĂ« pĂ«rfundon dhe vazhdojmĂ« me kĂ«ngĂ«â€, u shpreh nĂ« postimin nĂ« InstaStory.

“Memories” pĂ«r vetĂ«m katĂ«r ditĂ« ka mbledhur mbi 3.5 milionĂ« klikime nĂ« YouTube.

Duket se artisti pas vdekjes së të vëllait ka mbledhur forcat për të vazhduar në atë që e do më së shumti, muzikën.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« se çfarĂ« ka pĂ«rgatitur kĂ«saj radhe pĂ«r fansat e publikun.

The post Pas “Memories”, Gjesti nis pĂ«rgatitjet pĂ«r kĂ«ngĂ«n e re appeared first on Albeu.com.

Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime

✇Albeu
By: V K

Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.

Sasia e dyshuar e lëndës narkotike, është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Njoftimi:

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« takim me tĂ« dĂ«nuarin e sigurisĂ« sĂ« zakonshme A. M., i akomoduar nĂ« dhomĂ«n nr. 10, sektori 5, godina C. NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni pĂ«rkatĂ«s dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-sĂ«, pĂ«r kryerjen e veprimeve tĂ« mĂ«tejshme ligjore”, thuhet nĂ« njoftim, raporton A2CNN.

Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

The post Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime appeared first on Albeu.com.

Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor

✇Albeu
By: V K

Me anĂ« tĂ« njĂ« postimi nĂ« “Facebook”, presidenti i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Ilir Meta, nga burgu i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur ministrit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, i cili nĂ« Parlamenti tha ndĂ«r tĂ« tjera se, “nuk ka patur persekutim politik pĂ«r Ilir MetĂ«n”.

Ish-presidenti i RepublikĂ«s e ironizon duke e quajtur “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« dhe “pjellĂ« e AKSHI-t”, sipas tij simbol i korrupsionit.

Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.

 

 

“DĂ«gjova “DiellĂ«n” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« fliste pĂ«r situatĂ«n nĂ« burgje dhe meqĂ« nuk e di po e njoftoj qĂ« vetĂ«m dje ka ikur 42 herĂ« energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetĂ«m pĂ«r mua, por pĂ«r rreth 500 tĂ« burgosur e tĂ« paraburgosur qĂ« ndodhen kĂ«tu.

A e di “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« kĂ«tu ka vetĂ«m 3 orĂ« ujĂ« nĂ« ditĂ«?
A e di “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« nĂ« burgje vdesin qytetarĂ« pĂ«r mungesĂ«n e trajtimit tĂ« duhur shĂ«ndetĂ«sor?

A e di “Diella” e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« gardianĂ«t nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« qindarkĂ« shpĂ«rblim pĂ«r punĂ«n jashtĂ« orarit, as ushqimin, as trajtimin qĂ« meritojnĂ« sipas ligjit?
E ç’mund tĂ« presĂ«sh nga “Diellat”?

The post Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-nëndrejtor i Hipotekës, Enis Hoxha, është paraqitur në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, u pa duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.

Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit.

SPAK e ka marrĂ« tĂ« pandehur ish-numrin dy tĂ« qeverisĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dĂ«m ekonomik nĂ« vlerĂ«n 7 miliardĂ« LekĂ«ve.

 

The post Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌