❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikĂ« tĂ« re industriale, do tĂ« nxisim prodhimtarinĂ« vendase

✇Albeu
By: V K

Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bĂ«ri tĂ« ditur nĂ« konferencĂ«n “Eksport On”, se gjatĂ« kĂ«tij viti do tĂ« miratohet ligji pĂ«r “Made in Albania”, i cili synon ndĂ«rtimin dhe promovimin e njĂ« marke kombĂ«tare pĂ«r produktet shqiptare.

Ky ligj do të shërbejë për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare, mbrojtjen e origjinës dhe krijimin e standardeve në përputhje me Bashkimin Europian,

Gjë që do i ndihmojë bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe më të pranishme në eksport.

The post “Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikĂ« tĂ« re industriale, do tĂ« nxisim prodhimtarinĂ« vendase appeared first on Albeu.com.

“Mos paragjykoni pa ditur tĂ« vĂ«rtetĂ«n” – familja e AlbĂ«s thyen heshtjen pĂ«r lojĂ«n e saj nĂ« Big Brother

Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram, në një deklaratë të gjatë, lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë si dhe me komentet dhe gjykimet e shumta të publikut.

Në deklaratë theksohet mbështetja e plotë për Albën dhe besimi i palëkundur në forcën, karakterin dhe veprimet e saj, duke nënvizuar se ajo është 100 për qind vetvetja dhe reale në çdo situatë.

Familja shprehet se çdo vendim i Albës do të respektohet dhe mbështetet, pavarësisht mënyrës se si ka rrjedhur loja brenda formatit.

Sipas reagimit, konsiderohet e padrejtë dhe absurde që publiku të gjykojë situata personale që ndodhin brenda një formati që nuk ka karakter edukativ, duke theksuar se ngjarje të tilla ndodhin edhe jashtë tij, në jetën reale.

Familja apelon për empati, duke kujtuar se askush nuk e njeh plotësisht realitetin dhe ndjenjat e atyre që po i përjetojnë situatat nga brenda.

“Çdo familje ka persona qĂ« gabojnĂ« dhe bĂ«jnĂ« gjĂ«ra qĂ« nuk dinĂ« t’i kontrollojnĂ«, por askush nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« gjykojĂ« mĂ«nyrĂ«n se si dikush zgjedh ta jetojĂ« jetĂ«n e vet”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« deklaratĂ«.

Gjithashtu, familja dënon komentet ofenduese, bullizuese dhe denigruese, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë vlerat e një shoqërie të shëndetshme dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e veta.

The post “Mos paragjykoni pa ditur tĂ« vĂ«rtetĂ«n” – familja e AlbĂ«s thyen heshtjen pĂ«r lojĂ«n e saj nĂ« Big Brother appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën

✇Albeu
By: V K

Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m GjirokastĂ«r, ka vendosur masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r shtetasin Kelmend Kursa i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “marrĂ«dhĂ«nie seksuale ose homoseksuale me tĂ« mitur”, tĂ« parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Kursa akuzohet se ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij.

Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« sot, mĂ« 28 janar 2026, gjatĂ« seancĂ«s gjyqĂ«sore tĂ« zhvilluar nĂ« orĂ«n 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« GjirokastrĂ«s, duke vlerĂ«suar si tĂ« ligjshĂ«m arrestimin nĂ« flagrancĂ« dhe caktimin e masĂ«s shtrĂ«nguese “arrest nĂ« burg”, sipas nenit 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.

The post Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën appeared first on Albeu.com.

Manipulimi i votave në Malishevë, ndalohen për 48 orë 15 kryesues

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Komunën e Malishevës, Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë hetimor, lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

Në një konferencë për media, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka bërë të ditur se pas rinumërimit është lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve konkrete hetimore me qëllim të grumbullimit të provave.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« MalishevĂ«, Prokuroria Themelore nĂ« GjakovĂ« ka lĂ«shuar autorizim pĂ«r PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime konkrete nĂ« drejtim tĂ« grumbullimit tĂ« provave”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se gjatĂ« aksionit tĂ« sotĂ«m janĂ« intervistuar gjithsej 58 persona tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “falsifikim i rezultateve tĂ« votimit”.

“Sot kemi realizuar njĂ« aksion ku nga 18 kryesues dhe 50 komisionerĂ«, janĂ« intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerĂ«. PesĂ«mbĂ«dhjetĂ« kryesuesit janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« dhe brenda afatit ligjor Prokuroria do tĂ« vendosĂ« pĂ«r masĂ«n e sigurisĂ«â€, ka theksuar kryeprokurori Gashi.

Sipas tij, për 43 komisionerët e intervistuar, Prokuroria është ende në fazën e vlerësimit për caktimin e ndonjë mase eventuale.

“NĂ« kĂ«tĂ« rast kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuar dy prokurorĂ« nga Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda”, ka shtuar Gashi, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se në komunën e Malishevës kanë qenë 75 vendvotime dhe nga to 9057 vota janë të shtuara dhe 7996 janë vota të hequra, në total 17 mijë e 53 vota.

Detaje shtesë për aksionin ka dhënë edhe nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Bekim Avdija, i cili ka bërë të ditur se në këtë rast dyshohet për përfshirjen e gjithsej 68 personave.

“Pas grumbullimit tĂ« provave qĂ« kemi mbledhur, kemi parĂ« se janĂ« tĂ« implikuar 68 persona, kryesues dhe komisionerĂ«. Sot janĂ« intervistuar 43 komisionerĂ« dhe 15 kryesues, ndĂ«rsa kanĂ« mbetur edhe tre kryesues dhe shtatĂ« komisionerĂ«, tĂ« cilĂ«t besojmĂ« se sĂ« shpejti do tĂ« intervistohen”, ka deklaruar Avdija.

Ai ka theksuar se Policia do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë për procedimin e të gjitha shkeljeve.

“Do tĂ« vazhdojmĂ« bashkĂ«punimin me ProkurorinĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedohen sipas ligjit tĂ« gjitha shkeljet deri nĂ« elementet e fundit”, ka shtuar Avdija.NdĂ«rkaq, Koordinatorja Nacionale pĂ«r Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se veprimet e shpejta tĂ« ProkurorisĂ« kanĂ« rezultuar me arrestime tĂ« personave qĂ« dyshohet se kanĂ« manipuluar vota.

“Si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta janĂ« kryer arrestime, duke pĂ«rfshirĂ« komisionerĂ« qĂ« dyshohet se kanĂ« manipuluar vota. AsnjĂ« individ, pavarĂ«sisht pozitĂ«s apo funksionit, nuk qĂ«ndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor Ă«shtĂ« i panegociueshĂ«m”, ka deklaruar Pula.

Ajo ka shtuar se Prokuroria e Shtetit do të vazhdojë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rasteve.

“Prokuroria e Shtetit do tĂ« mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« mbrojtjen e votĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve. Do tĂ« vazhdojmĂ« bashkĂ«punimin me tĂ« gjitha autoritetet e zbatimit tĂ« ligjit dhe nuk do tĂ« ndalemi deri nĂ« hetimin e fundit”, ka theksuar Pula.

The post Manipulimi i votave në Malishevë, ndalohen për 48 orë 15 kryesues appeared first on Albeu.com.

Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Tuneli i Murrizit, një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Rrugën e Arbrit që lidh Qarkun e Dibrës me Tiranën, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Së fundmi, në afërsi të mesit të tunelit janë konstatuar dëmtime në anën lindore, kryesisht plasaritje dhe çarje të betoneve.

Lidhur me kĂ«tĂ« problematikĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« kompanisĂ« ndĂ«rtuese “Gjoka Konstruksion”, kanĂ« deklaruar pĂ«r News24 se dĂ«mtimet kanĂ« ardhur si pasojĂ« e punimeve qĂ« po kryhen nĂ« tunelin e emergjencĂ«s.

Sipas tyre, distanca mes tunelit kryesor dhe atij tĂ« emergjencĂ«s Ă«shtĂ« rreth 28–30 metra dhe ndĂ«rhyrjet teknike kanĂ« ndikuar nĂ« lĂ«vizjen e harkut tĂ« tunelit kryesor.

Megjithatë, kompania pretendon se këto dëmtime nuk paraqesin rrezik për sigurinë e qarkullimit dhe nuk cenojnë qëndrueshmërinë e veprës.

“Tuneli monitorohet vazhdimisht me aparatura tĂ« specializuara dhe deri mĂ« tani nuk ka asnjĂ« tregues pĂ«r pĂ«rkeqĂ«sim apo dĂ«mtime tĂ« mĂ«tejshme”, bĂ«jnĂ« me dije pĂ«rfaqĂ«suesit e saj.

Sipas kompanisë, pas përfundimit të plotë të punimeve në tunelin e emergjencës, dëmtimet e konstatuara në tunelin kryesor do të riparohen.

Gjatë fazës së ndërhyrjeve, qarkullimi i automjeteve pritet të realizohet përmes tunelit të emergjencës, për të garantuar vijimësinë e trafikut dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Tuneli i Murrizit, ka qenë shpesh objekt kritikash, veçanërisht për shkak të vonesave të shumta në përfundimin dhe vënien në funksion të tij.

Autoritetet dhe kompania ndërtuese kanë justifikuar këto vonesa me vështirësitë e mëdha që lidhen me strukturën gjeologjike të zonës, e cila ka paraqitur sfida të vazhdueshme gjatë punimeve.

Rruga e Arbrit ka kushtuar rreth 450 milionë euro. Kjo shifër përfshin tunelin dhe segmentet e tjera të aksit që lidh Tiranën me Dibrën.

Në raportime të tjera më të hershme për projektin, investimi fillestar për këtë pjesë ishte rreth 350 milionë euro, por vlera e tij është rritur gjatë punimeve për shkak të vështirësive gjeologjike dhe zgjatjeve të kontratave.

The post Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij

Planifikuesi i dasmës së Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ka folur për përvojën e tij para dasmës së tyre, duke ndërhyrë në grindjen familjare. Preston Bailey, siç quhet ndryshe, shpjegoi se ishte i befasuar pas akuzave të 26-vjeçarit kundër prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Disa ditĂ« mĂ« parĂ«, Brooklyn Beckham sulmoi familjen e tij pĂ«rmes postimeve nĂ« llogarinĂ« e tij personale nĂ« Instagram, duke theksuar se nuk dĂ«shiron pajtim me ta, duke akuzuar nĂ«nĂ«n e tij se ka kĂ«rcyer nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papĂ«rshtatshme mbi tĂ« gjatĂ« dasmĂ«s, ndĂ«rsa tha se ai dhe babai i tij pĂ«rpiqeshin vazhdimisht t’i prishnin marrĂ«dhĂ«nien me aktoren.

“Jam i befasuar nga qĂ«ndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindĂ«rve tĂ« tij, ai nuk Ă«shtĂ« personi qĂ« takova”, tha organizatori i dasmĂ«s sĂ« tij.

Preston Bailey, duke lexuar deklaratat e Brooklyn-it, vuri nĂ« dukje se ishte i tronditur, pasi ky nuk Ă«shtĂ« i riu qĂ« takoi, i cili kishte njĂ« natyrĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« butĂ«. Edhe pse nuk e organizoi dasmĂ«n dhe u zĂ«vendĂ«sua sepse ishte “i zĂ«nĂ« me punĂ« tĂ« tjera” dhe “nuk mund tĂ« ofronte nĂ« nivelin e cilĂ«sisĂ« me tĂ« cilin ishte mĂ«suar”, rreth kohĂ«s qĂ« punonte me çiftin, ai i tha Page Six:

“MĂ« habit qĂ« ai mban kĂ«tĂ« qĂ«ndrim ndaj prindĂ«rve tĂ« tij. Ky nuk Ă«shtĂ« Brooklyni qĂ« takova, si personazh ai ishte njĂ« person i sjellshĂ«m dhe i qetë  Ai ishte thjesht njĂ« djalĂ« i mirĂ«, normal qĂ« mĂ« pĂ«rshĂ«ndette dhe bĂ«nte bisedĂ«. Mund tĂ« flas pĂ«r pĂ«rvojĂ«n time me Brooklyn-in. GjatĂ« planifikimit, veçanĂ«risht nĂ« detajet e dizajnit, ai ishte shumĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive. GjithmonĂ« e kam gjetur atĂ« njĂ« person tĂ« butĂ« dhe dinjitoz. Nuk kishte kurrĂ« tension.”

Dhe pastaj shtoi: “Nuk mĂ« kujtohet qĂ« Nicola tĂ« ketĂ« qenĂ« autoritare. MĂ« kujtohet shumĂ« butĂ«si mes tyre. Çdo plan qĂ« bĂ«hej i paraqitej NicolĂ«s, por ishte e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Brooklyn ta miratonte. Ai nuk do tĂ« bĂ«nte asgjĂ« pa miratimin e tij.”

The post Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij appeared first on Albeu.com.

Burg pĂ«r parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelĂ«sit” tĂ« parĂ«, Ă«shtĂ« pikĂ«risht njĂ« makinĂ« policie (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ndryshimet nĂ« Kodin Penal, parashikojnĂ« dĂ«nim me burg pĂ«r parkimin dysh. PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjete sociale, deputeti i PartisĂ« Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar pamje tĂ« ‘shkelĂ«sit’ tĂ« parĂ«, ku Ă«shtĂ« njĂ« makinĂ« policie.

“Sot, nĂ« orĂ«n 03:00 tĂ« mĂ«ngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet nĂ« Kodin Penal.

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Ky ndĂ«shkim zbatohet vetĂ«m nĂ« rastet kur parkimi dysh pengon lĂ«vizjen e mjeteve tĂ« shĂ«rbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikĂ«sja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.

 

 

The post Burg pĂ«r parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelĂ«sit” tĂ« parĂ«, Ă«shtĂ« pikĂ«risht njĂ« makinĂ« policie (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë që nuk e cenon, por e ndihmon biznesin

✇Albeu
By: V K

Analizë lidhur me detyrimin për publikimin nga Struktura e Apelimit Tatimor të vendimeve

Struktura e Apelimit Tatimor (Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Komisioni pĂ«r Shqyrtimin e Apelimit Tatimor,) funksionon bazuar nĂ« ligjin nr.9920, datĂ« 19.05.2008 „PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€œ, i ndryshuar, konkretisht nenin 18 dhe Kreu XIII  tĂ« kĂ«tij ligji, dhe aktet nĂ«nligjore pĂ«rkatĂ«se..

Në nenin 109 të këtij ligji (Kreu XIII) përcaktohet në mënyrë tasksative detyrimi i kësaj strukture për të publikuar qëndrimet e mbajtura nga vendimet e marra prej saj në website.

Ky detyrim ligjor ka një qëllim shumë të qartë juridik dhe sistemik, jo thjesht informues në linjë me përcaktimet e Kodit të Procedurave Administrative (KPA) dhe parimet themelore të shtetit të së drejtës. Pra, ky detyrim nuk është formal, por lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si ushtrohet pushteti administrativ tatimor dhe shteti i së drejtës.

QĂ«llimi kryesor Ă«shtĂ« garantimi i parimit tĂ« transparencĂ«s i pĂ«rcaktuar nĂ« nenin 5 tĂ« K.Pr.Adminsitrative, “Organet publike ushtrojnĂ« veprimtarinĂ« administrative nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente dhe nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me personat fizikĂ« dhe juridikĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ«â€. Parimi i transparencĂ«s imponon detyrimin e administratĂ«s qĂ« veprimtaria dhe vendimmarrja e saj tĂ« jenĂ« tĂ« hapura dhe tĂ« aksesueshme pĂ«r subjektet e interesuara, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«ta tĂ« njihen me arsyetimin dhe kriteret mbi tĂ« cilat mbĂ«shtetet ushtrimi i pushtetit administrativ.

Por qëllimi i publikimit mbështet dhe në disa parime të tjera të sanksionuara në kuadrin ligjor dhe veçanërisht në K.pr.A, Sigurimi i parimit të sigurisë juridike dhe ligjshmërisë dhe barazisë përpara ligjit. Publikimi i qëndrimeve të marra nga vendimet e organit të shqyrtimit të apelimit tatimor, krijo:

pritshmëri të ligjshme për tatimpaguesit;

u lejon atyre të orientojnë sjelljen e tyre tatimore sipas praktikës administrative;

shmang surprizat administrative.

NĂ« nenin 13 pĂ«rcaktohet parimi i drejtĂ«sisĂ« dhe i paanĂ«sisĂ«, „NĂ« ushtrimin e funksioneve tĂ« tij, organi publik trajton nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« paanshme tĂ« gjitha subjektet me tĂ« cilat krijon marrĂ«dhĂ«nie“.

Nëse qëndrimet publikohen:

raste të ngjashme duhet të trajtohen njësoj;

administrata vetë-kufizohet nga praktika e saj e mëparshme;

shmanget trajtimi selektiv apo diskriminues.

Qëllim shumë praktik:

krijohet një praktikë administrative konsistente;

shmangen interpretimet kontradiktore nga drejtorë të ndryshëm;

forcohet autoriteti i organit të apelimit si interpretues funksional i ligjit tatimor.

Vetëm në këtë mënyrë, praktika e apelimit shndërrohet në burim orientues për administratën dhe tatimpaguesit. Qëllimi i këtij detyrimi ligjor është të shndërrojë vendimmarrjen tatimore nga një akt diskrecional i mbyllur, në një proces transparent, të arsyetuar, të parashikueshëm dhe të kontrollueshëm juridikisht, në përputhje me parimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, dhe në praktikën e vendeve të Bashkimit Europian, publikimi i vendimeve administrative dhe i qëndrimeve interpretative të organeve tatimore përbën një standard të konsoliduar të mirëqeverisjes.

Administratat tatimore të shteteve anëtare publikojnë rregullisht vendime orientuese, udhëzime interpretative dhe praktika administrative, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike, barazisë në trajtim dhe parashikueshmërisë së veprimeve të autoriteteve publike.

Ky standard buron drejtpërdrejt nga parimet e së drejtës së BE-së, në veçanti nga parimi i sigurisë juridike dhe i mbrojtjes së besimit të ligjshëm të subjektit ndaj administratës publike.

Mos-publikimi i qëndrimeve të organit të shqyrtimit të apelimeve përbën, për rrjedhojë, një devijim nga këto standarde dhe sjell cenim të drejtpërdrejtë të të drejtave të tatimpaguesve. Në mungesë të aksesit në praktikën administrative:

tatimpaguesit privohen nga e drejta pĂ«r t’u informuar mbi interpretimin zyrtar tĂ« ligjit;

krijohet rreziku i trajtimit të pabarabartë të rasteve të ngjashme;

cenohet parimi i sigurisë juridike dhe i parashikueshmërisë;

dobësohet e drejta për mbrojtje efektive administrative dhe gjyqësore, pasi tatimpaguesi nuk ka mundësi të mbështetet në praktikën e konsoliduar të administratës.

Në këtë kontekst, publikimi i qëndrimeve të organit të apelimit shërben edhe si mekanizëm vetë-kontrolli për administratën tatimore, duke e detyruar atë të mbajë një linjë të qëndrueshme interpretimi dhe të arsyetojë në mënyrë të plotë e të kontrollueshme vendimmarrjen e saj.

Për rrjedhojë, qëllimi final i këtij detyrimi ligjor është të garantojë mbrojtjen efektive të të drejtave të tatimpaguesve, të forcojë besimin e tyre ndaj administratës tatimore dhe të sigurojë përputhshmërinë e praktikës administrative shqiptare me standardet e mirëqeverisjes dhe të së drejtës administrative të Bashkimit Europian.

Patjetër që në ushtrimin e funksioneve të veta, administrata tatimore ka detyrimin të respektojë konfidencialitetin e të dhënave tregtare dhe ekonomike që i janë bërë të njohura për shkak të procedurës administrative (në rastin konkret në shqyrtimin e apelimit tatimor), duke u përmbajtur nga çdo veprim që mund të çojë në zbulimin e tyre të pajustifikuar. Ky detyrim nuk është absolut, por shërben për mbrojtjen e një interesi privat të ligjshëm, i cili duhet të balancohet me interesin publik për transparencë dhe llogaridhënie.

 Ligji për të drejtën e informimit ka vendosur në mënyrë të qartë se cilat janë rastet kur kufizohet e drejta e informimit. Në çdo rast, organi publik duhet të garantojë ekuilibrin ndërmjet interest privat dhe interest publik.

Mbrojtja e sekretit tregtar ( i përdorur nga administrata tatimore si arsyetim për mospublikimin e vendimeve) përbën një detyrim ligjor për administratën publike, që buron si nga legjislacioni i posaçëm, ashtu edhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës administrative. Sekreti tregtar përfshin informacione që kanë vlerë ekonomike për subjektin, nuk janë të njohura publikisht dhe zbulimi i të cilave mund të dëmtojë interesat e ligjshme tregtare të tij.

Por, nga ana tjetër sekreti tregtar nuk shtrihet mbi interpretimin e ligjit, arsyetimin juridik dhe kriteret vendimmarrëse të administratës, pasi këto elemente nuk përbëjnë të dhëna ekonomike konfidenciale, por shprehje të ushtrimit të pushtetit publik. Për rrjedhojë, mbrojtja e sekretit tregtar nuk mund të përdoret si justifikim për mospublikimin e praktikës administrative ose për fshehjen e qëndrimeve interpretative të organit kompetent.

 Në këtë kuptim, detyrimi për ruajtjen e sekretit tregtar nuk synon të kufizojë transparencën e vendimmarrjes administrative, por vetëm të parandalojë zbulimin e informacionit konkret tregtar që identifikon subjektin ose situatën e tij ekonomike.

Anonimizimi përbën mjetin juridik e praktik, përmes të cilit realizohet balanca midis parimit të transparencës dhe detyrimit për mbrojtjen e sekretit tregtar. Përmes anonimizimit të të dhënave identifikuese të subjektit dhe të informacionit tregtar të ndjeshëm, administrata siguron që publikimi i vendimeve të mos lejojë identifikimin e subjektit konkret apo zbulimin e elementeve që përbëjnë sekret tregtar.

Në të njëjtën kohë, anonimizimi nuk cenon funksionin kryesor të publikimit, pasi ai ruan të paprekur përmbajtjen thelbësore të vendimit, konkretisht arsyetimin juridik, interpretimin e normave tatimore dhe kriteret mbi të cilat është bazuar vendimmarrja.

Detyrimi i administratës tatimor për mbrojtjen e sekretit tregtar duhet të lexohet dhe interpretohet në harmoni me praktikën e konsoliduar të publikimit të vendimeve gjyqësore, të cilat publikohen në mënyrë të anonimizuar. Edhe në procesin gjyqësor, vendimet përmbajnë shpesh të dhëna personale, ekonomike apo tregtare të palëve, megjithatë ligjvënësi ka zgjedhur modelin e publikimit me anonimizim, dhe jo mospublikimin e tyre, si mënyrë për të balancuar transparencën me mbrojtjen e interesave private/tregtare.

Kjo praktikë tregon se ekzistenca e të dhënave konfidenciale në përmbajtjen e një vendimi nuk përbën arsye për ta mbajtur atë të fshehtë, por imponon vetëm detyrimin për përpunimin e tij në mënyrë të tillë që të mos lejojë identifikimin e subjekteve apo zbulimin e të dhënave të mbrojtura.

Në përfundim, detyrimi për mbrojtjen e sekretit tregtar nuk mund të interpretohet si pengesë për publikimin e vendimeve administrative, pasi modeli i publikimit të vendimeve gjyqësore të anonimizuara përbën precedent normativ dhe standard funksional që dëshmon se transparenca dhe konfidencialiteti nuk janë parime përjashtuese, por plotësuese.

 

The post Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë që nuk e cenon, por e ndihmon biznesin appeared first on Albeu.com.

Doli me zarf tĂ« zi nga shtĂ«pia, Keijsi reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas largimit nga ‘BBVA’

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« publikisht pas pĂ«rjashtimit nga gara pĂ«rmes zarfit tĂ« zi, njĂ« nga vendimet mĂ« tĂ« forta tĂ« kĂ«tij edicioni. Pas daljes nga shtĂ«pia mĂ« e famshme nĂ« ShqipĂ«ri, ai ka zgjedhur tĂ« flasĂ« hapur pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e tij dhe arsyet qĂ« çuan nĂ« kĂ«tĂ« vendim.

Keijsi ishte i ftuar kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« nĂ« emisionin “ShqipĂ«ria Live”, ku theksoi se nuk Ă«shtĂ« penduar pĂ«r veprimet e tij gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga intervista:

A mendon që u nxite?

Jo, nuk jam nxitur, por mĂ«nyra se si iu drejtua njĂ« mashkull njĂ« femre nuk ishte e drejtĂ«, njĂ« mashkull nuk mund t’i drejtohet njĂ« femre ashtu.

Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që është për ty?

E dija

Je penduar?

Jo

A mund të kishe bërë diçka ndryshe?

Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë. Kam bërë si e kam ndjerë që nga dita e parë deri në fund.

E shijove?

Shumë, jashtë mase shumë, një mundësi që të vjen një herë në jetë. Je në izolim, por jo tamam në izolim.

A u mërzite që dole me zarf të zi?

Që dola po, jo me zarf të zi.

The post Doli me zarf tĂ« zi nga shtĂ«pia, Keijsi reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas largimit nga ‘BBVA’ appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali

Xheneta Fatahu është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në hundë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit një moment nga pas operacionit.

NĂ« “story”-n e publikuar, Xheneta shfaqet e
Shtrire në shtratin e spitalit, me fashë në hundë, menjëherë pas ndërhyrjes. Pranë saj shihen edhe dy persona shumë të afërt, Adri dhe Iliriana, të cilët i qëndrojnë pranë dhe i ofrojnë mbështetje gjatë rikuperimit. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar se ajo nuk është vetëm në këtë proces.

The post Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali appeared first on Albeu.com.

Qeveria shqiptare me sytë nga Indonezia për punëtorë

✇Albeu
By: V K

Indonezia po ndërmerr hapa për të zgjeruar mundësitë e punësimit jashtë vendit për punëtorët e saj migrantë, duke eksploruar marrëveshje formale pune me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Këto zhvillime u diskutuan gjatë bisedimeve virtuale të nivelit të lartë të mbajtura të hënën, më 26 janar 2026, me synimin për të përcaktuar kërkesat specifike të tregut të punës dhe për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së punëtorëve.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë të Indonezisë, Christina Aryani, deklaroi se mundësitë e punësimit mbeten të hapura, pavarësisht pasigurive politike në Bullgari. Ajo i bëri këto komente pas një takimi online me Ambasadoren e Indonezisë në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Listiana Operananta.
“Sipas informimit nga Ambasada jonĂ« nĂ« Sofje, edhe pse situata politike nĂ« Bullgari Ă«shtĂ« aktualisht e paqĂ«ndrueshme, mundĂ«sitĂ« pĂ«r punĂ«torĂ«t migrantĂ« indonezianĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme”, -tha Aryani nĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare tĂ« cituar nga agjencia Antara. Ajo theksoi se kĂ«rkesa nĂ« Bullgari Ă«shtĂ« veçanĂ«risht e lartĂ« nĂ« sektorin e mikpritjes dhe tĂ« prodhimit. VetĂ«m nĂ« sektorin e mikpritjes, gjatĂ« sezonit turistik, nevoja pĂ«r punĂ«torĂ« indonezianĂ« vlerĂ«sohet nga 700 deri nĂ« 800 persona. Po ashtu, ekzistojnĂ« mundĂ«si pĂ«r kontrata dy deri nĂ« trevjeçare nĂ« pozicione si recepsionistĂ«, pastrues, mirĂ«mbajtĂ«s dhe terapistĂ«.

PĂ«rtej mikpritjes, zĂ«vendĂ«sministrja vuri nĂ« dukje edhe potencialin nĂ« rritje tĂ« sektorit tĂ« prodhimit, i nxitur nga investimet e planifikuara tĂ« kompanive koreano-jugore, tĂ« cilat pritet tĂ« ndĂ«rtojnĂ« fabrika automobilistike nĂ« Bullgari. “NjĂ« kompani koreane pritet tĂ« hapĂ« njĂ« fabrikĂ« qĂ« do tĂ« kĂ«rkojĂ« njĂ« fuqi punĂ«tore tĂ« konsiderueshme. Ne duam t’i shqyrtojmĂ« kĂ«to mundĂ«si nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Indonezia tĂ« mos humbasĂ«â€, u shpreh ajo, duke shtuar se Indonezia ka pĂ«rvojĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« dĂ«rgimin e punĂ«torĂ«ve tĂ« kualifikuar nĂ« KorenĂ« e Jugut. Sipas saj, Bullgaria ka shprehur interes tĂ« fortĂ« pĂ«r formalizimin e bashkĂ«punimit. Ministri bullgar i PunĂ«s dhe PolitikĂ«s Sociale, Borislav Gutsanov, ka mbĂ«shtetur krijimin e njĂ« Memorandumi MirĂ«kuptimi (MM) me IndonezinĂ«, ndĂ«rsa komunikimet teknike pĂ«r hartimin e draftit fillestar janĂ« tashmĂ« nĂ« proces, nĂ« koordinim me MinistrinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Jashtme.

Paralelisht, Indonezia po pĂ«rgatit edhe njĂ« Memorandum MirĂ«kuptimi tĂ« veçantĂ« me ShqipĂ«rinĂ«. Aryani theksoi se negociatat me TiranĂ«n duhet tĂ« pĂ«rfshijnĂ« dispozita mĂ« tĂ« forta, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes sĂ« punĂ«torĂ«ve migrantĂ«. “PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, po shtyjmĂ« pĂ«rpara njĂ« memorandum mĂ« rigoroz, pasi ndjeshmĂ«ria ndaj çështjeve tĂ« mbrojtjes sĂ« punĂ«torĂ«ve migrantĂ« nuk ka qenĂ« optimale. Disa raste qĂ« pĂ«rfshinin punĂ«torĂ« indonezianĂ« nuk janĂ« raportuar nĂ« mĂ«nyrĂ« proaktive dhe ka qenĂ« e nevojshme ndĂ«rhyrja e drejtpĂ«rdrejtĂ« e ambasadĂ«s”, tha ajo. ZĂ«vendĂ«sministrja nĂ«nvizoi se memorandumet e mirĂ«kuptimit janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« garantuar punĂ«sim tĂ« sigurt, tĂ« rregullt dhe tĂ« mbrojtur pĂ«r punĂ«torĂ«t migrantĂ« indonezianĂ«, duke ulur kostot e punĂ«simit dhe duke siguruar respektimin e kushteve kontraktuale. Si hap i radhĂ«s, Indonezia planifikon zhvillimin e njĂ« tjetĂ«r takimi online me zĂ«vendĂ«sministrin bullgar tĂ« punĂ«s, pasi tĂ« dyja palĂ«t tĂ« bien dakord mbi kuadrin teknik tĂ« Memorandumit tĂ« MirĂ«kuptimit.

The post Qeveria shqiptare me sytë nga Indonezia për punëtorë appeared first on Albeu.com.

De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa

✇Albeu
By: V K

“Saga” Asllani po shkon nĂ« ditĂ«t e fundit, kjo pasi merkato e dimrit pĂ«rfundon mĂ« 1 shkurt. KĂ«tĂ« periudhĂ«, qĂ« nga momenti kur Torino e nxori nga planet e ekipit pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« sezonit, emri i Asllanit Ă«shtĂ« lakuar thuajse nĂ« çdo skuadĂ«r tĂ« Serie A qĂ« kĂ«rkon njĂ« mesfushor.

Jo vetëm në Itali, emri i Asllanit u përfol edhe për një transferim të mundshëm Turqi, ku Beshiktash kërkoi informacion zyrtare.

Në këto ditë të fundit të merkatos, gjithnjë sipas mediave italiane, Genoa mbetet opsioni i fundit, kjo pasi De Rossi ka shprehur pëlqimin e tij për Asllanin.

 

Pengesa e vetme në këtë pikë mbetet paga e mesfushorit kuqezi, me Asllanin që nuk pranon skonto kur bëhet fjalë për pagën e tij.

The post De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa appeared first on Albeu.com.

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi

✇Albeu
By: V K

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.

Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit.

Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion.

Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat.

Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave.

The post Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi appeared first on Albeu.com.

Limi – AlbĂ«s: Po nuk fitove do kesh probleme

Mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë), Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, kanë diskutuar rreth lojës në shtëpinë më të famshme në vend.

Alba theksoi se nuk është shumë e fokusuar në lojë, teksa Limi e paralajmëroi për diçka.

“Po nuk fitove, do tĂ« kesh probleme. A po jo”, tha ai.

“Mos mĂ« bĂ«j kĂ«shtu tani. E di qĂ« nuk varet nga unĂ« ajo pjesĂ«â€, iu drejtua banorja.

“Normalisht shumĂ« gjĂ«ra”, tha tutje Limi.

“Edhe ti e di se sa e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r figurat qĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« njohura ose qĂ« kanĂ« eksperiencĂ« nĂ« reality shou”, iu pĂ«rgjigj nĂ« vazhdim Alba.

Ata duket se i dhanë një shans njëri-tjetrit, por që po vazhdojnë të kenë ulje e ngritje në raport.

The post Limi – AlbĂ«s: Po nuk fitove do kesh probleme appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren/ Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN: Mbi një muaj e gjysmë zvarritje nga mazhoranca socialiste

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka njoftuar shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën, me justifikimin se vendimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Pas 1 muaj e gjysmĂ« zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur tĂ« kĂ«rkojĂ« akoma mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« shqyrtuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, SPAK, pĂ«r arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, e cila akuzohet pĂ«r “shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera” me vlerĂ« qindra milionĂ« euro.

NĂ« kundĂ«rshtim me rregulloren dhe praktikat e mĂ«parshme parlamentare Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur tĂ« shtyjĂ« mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve, e njoftuar prej tij pĂ«r tĂ« mĂ«rkurĂ«n, duke rrezikuar kĂ«shtu tĂ« djegĂ« limitet kohore qĂ« ka Kuvendi pĂ«r t’u shprehur ndaj njĂ« kĂ«rkese tĂ« prokurorisĂ« pĂ«r arrestimin e njĂ« deputeti.

Justifikimi i Peleshit për shtyrjen lidhet me një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për një masë tjetër të marrë më herët nga Gjykata e Posaçme ndaj Ballukut, çështje e cila nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK në Kuvend.

NĂ« njoftimin pĂ«r shtyrjen e mbledhjes, thuhet se Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« konsideratĂ« kĂ«rkesa e disa anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, qĂ« shqyrtimi i kĂ«rkesĂ«s sĂ« SPAK “tĂ« lidhet me marrjen dhe vlerĂ«simin paraprak tĂ« vendimit pĂ«rkatĂ«s tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese”.

Peleshi vlerĂ«son se; “njĂ« shqyrtim i tillĂ« synon garantimin e njĂ« procesi vendimmarrjeje tĂ« plotĂ«, objektiv dhe nĂ« pĂ«rputhje me parimet kushtetuese, me qĂ«llim shmangien e cenimit tĂ« parimit tĂ« sigurisĂ« juridike dhe garantimin e rregullsisĂ« kushtetuese tĂ« veprimtarisĂ« dhe vendimmarrjes sĂ« Kuvendit”.

Zvarritja prej javësh e mbledhjes vjen në një linjë me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi publikisht se mazhoranca që ai drejton do të priste të shprehej Gjykata Kushtetuese para se të merrte qëndrim për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut.

Gjykata Kushtetuese ndërkohë pritet të shpallë vendimin për kërkesën e Ramës për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Ballukut, vendim që sipas tij është në konflikt kompetencash me rolin e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave. Më herët kjo gjykatë ka vendosur ngrirjen e efekteve të pezullimit duke e kthyer Ballukun në detyrë deri në vendimin përfundimtar të çështjes.

Çështja u shqyrtua nĂ« themel mĂ« 22 janar, por gjyqtarĂ«t kushtetues nuk janĂ« mbledhur ende pĂ«r tĂ« shpallur vendimin.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit.

Kërkesa e SPAK në Kuvend ka mbërritur më 16 dhjetor dhe mbledhja e parë e Këshillit u thirr më 19 dhjetor, mbledhje e cila nuk arriti në asnjë rezultat pasi socialistët kërkuan 3 javë kohë që të njihen me një dosje hetimore voluminoze rreth 16 mijë faqe që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend, përkundër kërkesës së prokurorëve që mjaftonin 3 deri në 5 ditë.

Gjithsesi asnjĂ« anĂ«tar socialist i kĂ«shillit dhe as avokati nuk e kanĂ« tĂ«rhequr dosjen nĂ« Kuvend pĂ«r t’u njohur me tĂ«, ndĂ«rsa Peleshi refuzoi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur tĂ« mblidhte KĂ«shillin pavarĂ«sisht kĂ«rkesave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« 5 anĂ«tarĂ«ve tĂ« opozitĂ«s nĂ« KĂ«shill, sipas parashikimeve tĂ« rregullores.

NĂ« janar Partia Demokratike dorĂ«zoi njĂ« kallĂ«zim penal ndaj tij pĂ«r “shpĂ«rdorim detyre” duke akuzuar se ka penguar drejtĂ«sinĂ« duke cenuar hetimet e prokurorisĂ«.

ËshtĂ« kjo strukturĂ« bipartizane parlamentare qĂ« pas shqyrtimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« prokurorisĂ« harton njĂ« raport pĂ«r nĂ« seancĂ« plenare, nĂ« tĂ« cilin rekomandon rrĂ«zimin ose miratimin e dhĂ«nies sĂ« autorizimit.

Sipas ekspertëve të ligjit, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit./BIRN

The post Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren/ Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN: Mbi një muaj e gjysmë zvarritje nga mazhoranca socialiste appeared first on Albeu.com.

Duke qarë, Ina qëndron e vetme pas përjashtimit nga gara të Keijsit

Dy zarfa të zinj u futën të martën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Njëri prej tyre ishte për Rogertin, kurse tjetri për Keijsin gjë që rezultoi me përjashtim të tij.

Kjo pasi ka thyer rregullat thuajse që nga hyrja në këtë format, ku shpesh ka eskaluar me fjalor.

E pas kësaj, ajo që u mërzit më së shumti ishte Ina Aderi, me të cilën krijoi një histori dashurie.

Pas spektaklit dhe pas përjashtimit të Keijsit, e njëjta u pa duke qarë me të madhe në dhomën e gjumit.

Duket se nuk e pranoi largimin e të dashurit, meqë me të ka qëndruar tërë kohën.

E përfshirë në këtë histori dashurie ka qenë edhe Stelina, e cila në fund hoqi dorë nga banori tashmë i përjashtuar.

The post Duke qarë, Ina qëndron e vetme pas përjashtimit nga gara të Keijsit appeared first on Albeu.com.

Detaje tĂ« reja tĂ« skandalit seksual qĂ« tronditi Malin e Zi – publikohen mesazhet nĂ« WhatsApp

NjĂ« skandal seksual ka tronditur skenĂ«n politike nĂ« Malin e Zi, pasi nĂ« rrjetet sociale janĂ« shpĂ«rndarĂ« video dhe foto me pĂ«rmbajtje intime, tĂ« cilat pretendohet se pĂ«rfshijnĂ« dy ish-zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« – Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetit, dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i AgjencisĂ« pĂ«r Siguri KombĂ«tare.

Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin, duke shkaktuar debate të gjera publike dhe reagime politike, shkruajnë mediat.

Tashmë janë publikuar edhe mesazhet mes dyshes së përfolur të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp.

Pajkoviq ka bërë kallëzime penale për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjes intime, ndërsa ka publikuar edhe pjesë të bisedave dhe audiopërgjime, sipas saj, ku Vukshiq i kishte bërë kërcënime për ekspozimin e materialit.

Skandali qĂ« po trondit Malin e Zi – pamje me pĂ«rmbajtje eksplicite, pĂ«rfshihen ish-kĂ«shilltari i presidentit dhe sekretarja shtetĂ«rore

Nga ana tjetër, Vukshiq mohon përfshirjen e tij dhe pretendon se videoja është shpërndarë pa dijeninë e tij.

Ai gjithashtu ka bërë kallëzim penal kundër Pajkoviqit për tentativë shantazhi.

Skandali ka nxitur një debat të gjerë për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë ligjore për shpërndarjen e përmbajtjes intime.

Sipas ligjit malazez, shpërndarja e paautorizuar e materialeve intime mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

The post Detaje tĂ« reja tĂ« skandalit seksual qĂ« tronditi Malin e Zi – publikohen mesazhet nĂ« WhatsApp appeared first on Albeu.com.

Udhëtimi i fundit drejt Lionit/ Rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Vasili kishte lindur në Greqi, i ati


✇Albeu
By: V K

Vasil Palo, ishte një prej dy shqiptarëve dhe 7 tifozëve të PAOK-ut, që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Rumani, teksa udhëtonin drejt Lionit të Francës për ndeshjen e radhës në Europë.

Thoma Nika (foto sipër), i afërm i të riut shqiptar nga Korça, që ishte një prej tifozëve më aktivë të skuadrës greke, ka rrëfyer se si e njeh të ndjerin, lidhjet familjare me të dhe çfarë di për ngjarjen e rëndë.

“Jam kushĂ«riri i parĂ« i babait tĂ« Vasilit. Ne e morĂ«m vesh lajmin nga TV, e dhanĂ« lajmet. Djali kishte lindur nĂ« Greqi. Djem tĂ« rinj ndjekin ndeshjet, nuk e di çfarĂ« ekipi ishte, pak e di, siç iknin me fugon ishin pĂ«rplasur me njĂ« kamion edhe kjo Ă«shtĂ« ngjarja. Jetonte nĂ« Greqi, i ati i kishte vdekur. Jetonte me motrĂ«n me tĂ« Ă«mĂ«n”, rrĂ«fen ai.

Dhe më tej tregon për marrëdhëniet familjare, dramën sociale dhe të kaluarën.

“Nuk kemi pasur shumĂ« lidhje qĂ« kur i vdiq i ati dhe e Ă«ma u rimartua me njĂ« tjetĂ«r dhe ne nuk dimĂ« se çfarĂ« ndodhte andej, s’kanĂ« ardhur ndonjĂ«herĂ« kĂ«tu nĂ« ShqipĂ«ri ata. PavarĂ«sisht se ne nuk kemi pasur lidhje se siç ikĂ«n, se ne nuk vinim dot, se nuk kemi as kartat, pasaportat qĂ« tĂ« vemĂ« dhe duke tĂ« vdekur dhe kushĂ«riri mbyllen shumĂ« gjĂ«ra, nuk e dimĂ«, se e Ă«ma u martua. Ka gati 10 vite i ati qĂ« i ka vdekur, kur ishte rreth 13-14 vjeç Vasili, kur i vdiq i ati”.

Thomai thotë se është fat i keq dhe fatkeqësi e madhe ajo që ka ndodhur.

“Ishin emigrantĂ« nĂ« Greqi, nga Korça Ă«shtĂ« edhe e Ă«ma, tĂ« gjithĂ« nga Korça dhe siç ikin shqiptarĂ«t. Andej kanĂ« lindur dhe djali dhe vajza. Fat i keq, fatkeqĂ«si e madhe”, shprehet Nika.

Vasil Palo humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident së bashku me 6 tifozë të tjerë të PAOK FC, në një udhëtim drejt Lionit të Francës.

The post Udhëtimi i fundit drejt Lionit/ Rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Vasili kishte lindur në Greqi, i ati
 appeared first on Albeu.com.

Përkujtimi për 90-vjetorin e lindjes të Kadaresë/ Presidenti Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë, në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Kreu i Shtetit, vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

“Muza e KadaresĂ« ishte ShqipĂ«ria. Por ai pati fuqinĂ« e magjisĂ« qĂ« me penĂ«n e tij tĂ« nxjerrĂ« nga thellĂ«sitĂ« e historisĂ« mitet, kujtesĂ«n dhe dinjitetin e kombit tonĂ« e t’i shndĂ«rronte nĂ« letĂ«rsi tĂ« papĂ«rsĂ«ritshme botĂ«rore”, – vlerĂ«soi Presidenti Begaj.

Gjithashtu, Begaj theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.

Mesazhi i plotë i Begajt:

“Muza e KadaresĂ« ishte ShqipĂ«ria. Por ai pati fuqinĂ« e magjisĂ« qĂ« me penĂ«n e tij tĂ« nxjerrĂ« nga thellĂ«sitĂ« e historisĂ« mitet, kujtesĂ«n dhe dinjitetin e kombit tonĂ« e t’i shndĂ«rronte nĂ« letĂ«rsi tĂ« papĂ«rsĂ«ritshme botĂ«rore. Sot, nĂ« 90-vjetorin e datĂ«lindjes, vizitova muzeun e tij nĂ« TiranĂ«, shtĂ«pinĂ« ku ai shkroi pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« veprave.

Besoj se ne duhet tĂ« edukojmĂ« fĂ«mijĂ«t e tĂ« rinjtĂ« qĂ« tĂ« vijojnĂ« letĂ«rsinĂ« e mrekullueshme tĂ« tij”.

The post Përkujtimi për 90-vjetorin e lindjes të Kadaresë/ Presidenti Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit appeared first on Albeu.com.

I ngacmoi të dashurën në lokal/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Shijak, 2 kushërinjtë plagosën 45-vjeçarin (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Detaje tĂ« reja kanĂ« dalĂ« nĂ« dritĂ« lidhur me plagosjen e ndodhur mbrĂ«mjen e kaluar nĂ« Shijak, ku mbeti i plagosur shtetasi Denis Çumani.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Hetimet tregojnë se i plagosuri kishte ngacmuar një vajzë, e cila ndodhej në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.

NĂ« momentin e ngjarjes, Dorian Ferra ndodhej nĂ« njĂ« lokal sĂ« bashku me vajzĂ«n, ndĂ«rsa kjo e fundit po merrte vazhdimisht mesazhe nga Denis Çumani, tĂ« cilat ajo i kishte fshirĂ« pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rplasjen.

Pas insistimit të Ferrës për të mësuar identitetin e personit që po i shkruante, ai është vënë në dijeni për situatën.

Detaje tĂ« reja kanĂ« dalĂ« nĂ« dritĂ« lidhur me plagosjen e ndodhur mbrĂ«mjen e kaluar nĂ« Shijak, ku mbeti i plagosur shtetasi Denis Çumani.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Hetimet tregojnë se i plagosuri kishte ngacmuar një vajzë, e cila ndodhej në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.

NĂ« momentin e ngjarjes, Dorian Ferra ndodhej nĂ« njĂ« lokal sĂ« bashku me vajzĂ«n, ndĂ«rsa kjo e fundit po merrte vazhdimisht mesazhe nga Denis Çumani, tĂ« cilat ajo i kishte fshirĂ« pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rplasjen.

Pas insistimit të Ferrës për të mësuar identitetin e personit që po i shkruante, ai është vënë në dijeni për situatën.

Sipas hetimeve, autorët e dyshuar i kanë vendosur armën e zjarrit fillimisht në kokë dhe më pas në brinjë, duke e qëlluar një herë dhe duke e lënë të plagosur rëndë.

I dëmtuari u transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, dy kushërinjtë Ferra janë larguar nga vendngjarja dhe vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

The post I ngacmoi të dashurën në lokal/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Shijak, 2 kushërinjtë plagosën 45-vjeçarin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌