Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Selin ‘the queen’ përballë Luizit: Big-un e fitoj unë

✇Albeu
By: M C

Fituesi i edicionit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët e këtij edicioni të pestë mendojnë se ai tashmë është një banor zyrtar aty, por në fakt do të qëndrojë vetëm pak ditë.

Por hyrja aty duket se ka vënë në lëvizje banorët, madje edhe vetë Luizi i ka ngacmuar ato me pyetje nga më të ndryshmet që kanë lidhje me lojën.

Luizi: Kush mendon ti që e fiton “Big Brother” dhe pse pikërisht Artani?

Selin: Unë mendoj që e fiton “Big Brother” Selin the queen

Luizi: Këtë ‘the queen’ ku e more?

Artani: E ka marrë, vetë quajtur

Artani: Këtu janë ashtuquajtur të gjithë

Selin: Mendoj se edhe Artani mendon kështu. Thuaj Artan se vetë e ke thënë

Luizi: Po pyesja se kush të ka shtuar këtë ‘queen’

The post Selin ‘the queen’ përballë Luizit: Big-un e fitoj unë appeared first on Albeu.com.

Britania e tronditur nga skandali Epstein dhe lidhjet me ish ministrin Mandelson, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Keir Starmer

✇Albeu
By: M C

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen të dielën, raportuan mediat britanike, duke e lidhur largimin e tij me ish ministrin dhe ish ambasadorin Peter Mandelson, të cilit iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein.

Sky News raporton se shumë deputetë laburistë e kishin fajësuar McSweeney për përzgjedhjen e Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse Mandelson u shkarkua nga detyra shtatorin e kaluar, ai është vënë nën presion të ri pas zbulimeve nga dosjet e Jeffrey Epstein që sugjerojnë se ai ka ndarë informacione konfidenciale me financierin e dënuar për pedofili ndërsa ishte sekretar biznesi.

Këto prova kanë çuar në pikëpyetje rreth vendimit të Starmer për të emëruar Mandelson në postin më të lartë diplomatik.

Më herët, autoritetet vendase kanë ushtruar kontrolle edhe në pronat e Mandelson, lidhur me hetimet që po kryhen nëse ish ministri ka arritur që t’i japë edhe informacione sekrete të qevëerisë financierit amerikan, të dënuar për pedofili.

The post Britania e tronditur nga skandali Epstein dhe lidhjet me ish ministrin Mandelson, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Keir Starmer appeared first on Albeu.com.

Ushtria e Kosovës drejt përmbylljes së tranzicionit dhe standardeve të NATO-s

✇Albeu
By: M C

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit në pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afër disa faza të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë operon sot sipas doktrinave moderne të luftës, ka kapacitete funksionale për rreziqet aktuale dhe pritet të përmbyllë tranzicionin në ushtri deri në vitin 2028 – në përputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumë optimist, edhe pse kjo është faza më e rëndësishme e ngritjes së Forcës. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbështetëse të operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në kohën e parashikuar dhe do të jetë një forcë kredibile, e ndërveprueshme me të gjitha ushtritë e NATO-s”, thotë Haziri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

Në atë kohë, NATO-ja – e pranishme në Kosovë me mision paqeruajtës që nga paslufta – e cilësoi këtë vendim si “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin e FSK-së si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e saj profesional.

Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj të gjitha komunitetet në Kosovë, e veçanërisht komunitetin serb, se FSK-ja do të vazhdojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike”, tha Thaçi në dhjetor të vitit 2018.

Diskursi institucional – FSK-ja si forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës – u ruajt i pandryshuar edhe nën presidencën e Vjosa Osmanit.

“Djemtë dhe vajzat e Forcës sonë janë të gatshëm për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë – Republikës së Kosovës – në çdo pëllëmbë të tij”, tha Osmani në dhjetor të vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha vetëm se “që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është i ndarë nga KFOR-i – ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të mandatit të saj fillestar të mbrojtjes civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimeve”.

Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta, ndërsa mbetet ende për t’u plotësuar komponenti rezervë prej 3.000 pjesëtarësh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“Aleatët nga të cilët kemi blerë armatim, përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e të tjera. Sot, në këtë stad të ngritjes, por edhe nesër kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë siguri”, thotë Syla për Exposenë.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

Që nga fillimi, krijimi i ushtrisë së Kosovës ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia – vendi që, gjatë pesë vjetëve të fundit, ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Prishtinën se “po u bie daulleve të luftës” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

Sipas gjeneralit në pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kërcënimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, për Kosovën. Ai përmend në mënyrë të veçantë edhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

“Kur një ushtri mbrohet dhe një ushtri sulmon, atëherë proporcioni i forcave është varësisht inxhinierisë që përgatitet, tre me një, pesë me një, tetë me një… Dhe FSK-ja, me kapacitetet që sot i ka, është e gatshme që në çdo kohë ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thotë Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapësirë të bëhet më shumë për personelin. Në fazën e dytë, investimet kanë qenë të fokusuara në blerje të armatimit, por nuk duhet përjashtuar as investimi në personel, në mënyrë që pjesëtarët të jenë më të motivuar për përgjegjësitë që i ushtrojnë”, thotë ai.

Pagat në FSK ndryshojnë sipas gradave – me më të ulëtat për rekrutët e rinj dhe më të lartat për nënkolonelët dhe gjeneralët. Ligji e lejon largimin vullnetar të pjesëtarëve, dhe të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se braktisjet ndodhin çdo vit – me një rritje të ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarë, dhe 2023, kur numri i tyre arriti në 134.

Zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, thekson rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar trajnimin dhe pajisjet për ushtarët. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojë të gjitha komunitetet në radhët e veta, ndonëse sfiduese mbetet pjesëmarrja e komunitetit serb.

“Problemin më të madh na e kanë shkaktuar serbët. Me kërcënime e me shantazhe, kanë arritur t’i largojnë disa pjesëtarë. Në konkurset që kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht të interesuar, por vazhdon të ketë frikë”, thotë Syla.

Falë bashkëpunimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe standardeve të NATO-s, Syla thotë se FSK-ja është qysh tash e përgatitur të bashkohet me Aleancën – një synim i shprehur që nga fillimi i transformimit. Të njëjtin qëndrim e mbështet edhe gjenerali në pension, Naim Haziri.

“Kosova është shumë më e fuqishme saqë mendohet dhe shihet nga dikush – në të gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se aleanca “ofron kontribute të rëndësishme ushtarake për Kosovën”, por se “rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë… edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohësh, pa përparime që do ta nxirrnin nga vendnumërimi disavjeçar./REL

The post Ushtria e Kosovës drejt përmbylljes së tranzicionit dhe standardeve të NATO-s appeared first on Albeu.com.

Do të përfundoj lufta në Ukrainë në qershor? Zelensky: SHBA po nxit një zgjedhje

✇Albeu
By: M C

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-të duan që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor, duke shtuar se të dyja palët janë ftuar në Amerikë për bisedime javën e ardhshme, raporton BBC.

“Amerika propozoi për herë të parë që dy ekipet negociuese Ukraina dhe Rusia të takohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndoshta në Miami, brenda një jave. Ne konfirmuam pjesëmarrjen tonë”, tha ai.

Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Uashingtoni apo Moska. Megjithatë Trump ka bërë presion për t’i dhënë fund konfliktit që nga rikthimi i tij në detyrë.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të energjisë elektrike gjatë kushteve të ngrirjes.

Në komentet e publikuara dje, Zelensky u tha gazetarëve se çfarë kishte ndodhur gjatë raundit të dytë të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të në Abu Dhabi, të cilat përfunduan të premten pa raportime për ndonjë përparim.

Ai u shpreh se “çështjet e vështira mbetën të vështira”, duke përfshirë lëshimet territoriale që Ukraina është nën presion për t’i bërë.

Sipas Zelensky palët diskutuan, për herë të parë, mundësinë e një takimi trepalësh midis udhëheqësve.

I pyetur nëse ishte dhënë një afat kohor për një marrëveshje, udhëheqësi ukrainas u përgjigj: “Amerikanët thonë se duan të bëjnë gjithçka deri në qershor”.

The post Do të përfundoj lufta në Ukrainë në qershor? Zelensky: SHBA po nxit një zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani/ Policia jep detaje, si nisi konflikti mes mbrojtësit të Ilir Metës dhe dy të tjerëve

✇Albeu
By: V K

Policia e Vlorës, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti, ku avokati Kujtim Cakrani, u dhunua nga dy persona dhe për pasojë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, gjatë kohës që avokati i ish presidentit Ilir Meta, 55-vjeç, ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant.

Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionit se si e kishte lënë avokati automjetin që sipas dy personave, me të cilët është konfliktuar, kishte bllokuar edhe automjetet e tjera.

Dy personat, ende të paidentifikuar, e kanë goditur fizikisht ndërsa avokati është dërguar në spital.

Policia thotë se nga veprimet e para hetimore, është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

The post Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani/ Policia jep detaje, si nisi konflikti mes mbrojtësit të Ilir Metës dhe dy të tjerëve appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Kujtim Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke…

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme rreth orës 13:30, avokati dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, është dhunuar në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi, edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës.

Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

 

The post U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Kujtim Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke… appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, zbardhen detaje të reja

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, avokati i njohur Kujtim Cakrani, është dhunuar në Vlorë dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital.

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dhunimin e avokatit të njohur, përfaqësues ligjor i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sipas informacioneve më të fundit, Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë.

Burime bëjnë me dije se avokati është konfliktuar me disa persona në një pikë karburanti, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta.

Gjatë konfliktit, ai dyshohet se është goditur në fytyrë me derën e një automjeti, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Ndërkohë, dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende nën hetim.

The post Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, zbardhen detaje të reja appeared first on Albeu.com.

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i Metës dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, avokati i njohur Kujtim Cakrani, është dhunuar në Vlorë dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital.

Raportohet se Cakrani, i cili është përfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta, është goditur teksa ndodhej në një pikë karburanti në qytet.

Sakaq, nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.

The post Dhunohet avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i Metës dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Dron mbi “Big Brother”/ Mesazh për Luizin: Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë, këngëtari thumbon banorët

✇Albeu
By: V K

Mesditën e sotme, një surprizë nga ajri ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë një mesazh që ka trazuar jo pak qetësinë e banorëve aktualë.

Teksa konkurrentët ndodheshin në oborr, ka qenë Rogerti ai që ka diktuar i pari dronin mbi shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë Luizin.

Banderola mbante një shkrim që rikonfirmonte statusin e këngëtarit në sytë e mbështetësve të tij: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”.

Sapo e ka lexuar mesazhin, Luiz Ejlli, nuk e ka humbur rastin për të thumbuar sërish banorët me humorin e tij karakteristik, duke u kujtuar pozicionin e tyre në atë shtëpi.

“Ju kam thënë që jeni qiraxhinj kët”, u shpreh ai me të qeshur.

The post Dron mbi “Big Brother”/ Mesazh për Luizin: Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë, këngëtari thumbon banorët appeared first on Albeu.com.

Redon Makashi falenderon për mesazhet pas humbjes së të atit: Secili prej jush na e lehtësoi sadopak dhimbjen

✇Albeu
By: V K

Këngëtari i njohur Redon Makashi, ka reaguar sërish pas ndarjes nga jeta të të atit, Fitim Makashi, aktorit të mirënjohur që u shua në moshën 82-vjeçare.

Artisti ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen dhe mesazhet ngushëlluese të marra në këto ditë të vështira.

Ai thekson se fjalët e mira ua kanë lehtësuar sadopak dhimbjen familjes, duke i bërë të kuptojnë edhe një herë impaktin e madh dhe gjurmën e pashlyeshme që Fitim Makashi ka lënë te publiku përmes roleve, artit të fjalës dhe humanizmit që e karakterizonte.

“Miq, gjatë këtyre ditëve tejet të vështira për ne dhe aspak të lehta për t’i gjetur fjalët duam t’ju falenderojmë për të gjitha komentet pozitive për tim atë, Fitim Makashi! Secili prej jush na e lehtësoi sadopak dhimbjen e na bënë të kuptojmë sesa impakt e mbresa ka lënë ai tek ju përmes roleve, artit të fjalës e humanizmit që e karakterizonte!”, ka shkruar Redoni.

 

 

Kujtojmë që aktori Fitim Makashi, ndërroi jetë më 31 janar. Largimi i tij nga jeta shënon një humbje të madhe pasi ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë, dhe ka lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

The post Redon Makashi falenderon për mesazhet pas humbjes së të atit: Secili prej jush na e lehtësoi sadopak dhimbjen appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Ramës për Gjykatën Kushtetuese/ Reagon Berisha: Mashtrim, të martën protestoni për Shqipërinë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se beteja do të vazhdojë.

Kësaj deklarate iu përgjigj lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili bëri dhe njëherë thirrje për protestën e tretë kombëtare të martën e 10 shkurtit.

Deklarata e plotë e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot në monologun të dielës, Edi Rama në panik dhe i fantaksur, o zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbasi sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të pezullohet nga gjykatat.

Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra.

Por në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk sheh një goditje për Lubi Ballukun, por sheh potencialin dhe mundësin e pezullimit të tij si kryehajduti i kombit nga gjykatat, mbasi siç e dini, Lubia i ka bërë të qartë atij, se do të të marrë me vete.

Sot në monologun e tij, ai kërcënoi dhe Europën, i tha se, alternativë e vetme për Shqipërinë në Europë, jemi ne hajdutët e mëdhenj, ne që asgjësojmë shtetin ligjor dhe nuk njohim ligj e as Kushtetutë.

Mirëpo nesër sipas mediave, ai është thirrur pikërisht për ti komunikuar vendimin që është marrë në rast se ky, pengon sistemin e drejtësisë dhe veprimtarinë e tij.

Dhe ky vendim, do të jetë mesa duket vendimi më i paprecedentë që është marrë ndonjëherë në BE, sepse është absolutisht i paprecedentë qëndrimi dhe vendimi i Edi Ramës, për të asgjësuar shtetin ligjor me një grusht shteti, brenda shtetit.

Në këtë kontekst, të dashur qytetarë dhe qytetare, ditën e martë, secili prej jush proteston, shpreh revoltën në kryengritjen paqësore të opozitës, jo vetëm për vete, por për fëmijët e tij, për Shqipërinë, dhe si asnjëherë tjetër, për të ardhmen evropiane të këtij vendi.

Ndaj dhe ju ftoj të marrim fatet në dorë të Shqipërisë, ti qëndrojmë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE, si rruga e vetme për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe kushtetutës në Shqipëri.

The post Deklarata e Ramës për Gjykatën Kushtetuese/ Reagon Berisha: Mashtrim, të martën protestoni për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë! Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet municion luftarak dhe…

✇Albeu
By: V K

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një shtetas dhe sekuestruar 12 armë zjarri pistoleta me municion luftarak, në një tjetër rast të trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, gjatë një kontrolli në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Volkswagen” u gjetën 10 pistoleta Glock me municion luftarak nën kofanon e makinës, ndërkohë që gjatë procedimeve të mëtejshme u sekuestruan edhe 2 pistoleta të tjerë Glock, duke e çuar totalin në 12 armë.

Nga hetimet rezultoi se armët do të shiteshin në zonën e Freskut.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të armëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë! Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet municion luftarak dhe… appeared first on Albeu.com.

Sirena angleze për Dusan Vlahovic, Tottenham dhe Chelsea përpara Milanit

✇Albeu
By: V K

Mes dëmtimit dhe merkatos, për Dusan Vlahovic, është me të vërtetë e vështirë të përqendrohet në fushën e lojës dhe tek ato që me shumë mundësi do të jenë muajt e fundit të tij si futbollist i Juventusit.

Prioriteti i sulmuesit serb, është të rikthehet të luajë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në shënjestrën e tij janë ndeshjet gjatë muajit mars, pasi është e vështirë të mendohet një rikthim të tij në fushë që në shkurt kur Juventusi do të përballet me Galatasaray në playoffin e Ligës së Kampioneve. Ndeshjet me Pisa dhe Udinese janë objektiva më realiste

Ndërkaq krijohen skenare të rinj për të ardhmen pas përfundimit të sezonit. Me kontratën që i skadon në 30 qershor të këtij viti, Vlahovic mund të shndërrohet një mundësi merkatoje me parametra zero për muajt e verës pavarësisht pagës së lartë të tij.

Shumë klube janë aty pranë duke monitoruar situatën të ngacmuara nga profili i tij si për faktin që nuk do të duhet t’i paguajnë gje Juventusit, ashtu për moshën e futbollistit 26-vjec, që ka hapësira për një rritje të mëtejshme në aspektin futbollistik

Sipas portalit francez ‘Foot Mercato’, për Vlahovic po dëgjohen më shumë sirena nga Anglia. Chelsea dhe Tottenham në mënyrë të veçantë, po e ndjekin nga afër përpjekjet e tij për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe së shpejti mund të hyjnë në kontakt me përfaqësuesit e tij.

Duke marrë parasysh buxhetet e klubeve kryesore të Premier League, klubet londineze nuk do ta kenë problem t’i ofrojnë Vlahovic një pagë të majme, ndoshta duke iu afruar asaj që ai përfiton në Torino.

Ndërsa në Gjermani është Borussia Dortmund që tentoi edhe dimrin e kaluar, ndërkohë që në muajt e mëparshëm edhe Barcelona dhe Atletico Madrid morën informacione për të parë mundësinë e transferimit të tij në Spanjë.

Por në sfond është edhe Milani dhe Massimiliano Allegri. Te kuqezinjtë, ideja lindi që në verën e 2025, por ata më pas zgjodhën opsione të tjera.

Në janar Drejtori Sportiv, Igli Tare nuk e mbyli marrëveshjen me Mateta(për shkak të problemeve fizike) dhe kështu në verë mund të bëhen sërish tentativa për një futbollist që vlerësohet nga trajneri që ka ringritur skuadrën.

Por në fillim Vlahovic do të duhet të kthehet në fushë për të blinduar kualifikimin e Juventusit në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

The post Sirena angleze për Dusan Vlahovic, Tottenham dhe Chelsea përpara Milanit appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka: 10 shkurti po afron, rrëzimi i narkoregjimit shpëton Shqipërinë nga shpopullimi total

✇Albeu
By: V K

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar sërish për protestën e 10 shkurtit që do të mbahet tek kryeministria.

Duke ndarë momentet nga mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve të degevë të PD, Noka shkruan se, rrëzimi i narkoshtetit do të shpëtojë Shqipërinë nga shpopullimi total.

Reagimi:

Momente nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.

10 shkurti po afron

Rrëzimi i narkoregjimit do e shpëtojë vendin tonë nga shpopullimi total, nga katandisja në një mikroshtet.

Shqipëria është bekuar me pasuri natyrore për të qenë parajsa e shqiptarëve dhe jo vendstrehimi i krimit të organizuar.

Përpara kryeministrisë, t’i tregojmë mbarë botës se #shqiptarët nuk i përulen regjimeve të inkriminuara, se pushtetin ta jep vetëm vota e lirë dhe vullneti i popullit sovran, e jo paratë e pista të drogës! Përpara kryeministrisë, për t’i treguar Bashkimit Europian se shoqëria #shqiptare nuk i përulet antivlerave, politikave të antifamiljes dhe mafias së ndërtimit e të pastrimit të parave që sponsorizojnë Edi Ramën!

 

The post Flamur Noka: 10 shkurti po afron, rrëzimi i narkoregjimit shpëton Shqipërinë nga shpopullimi total appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Të akuzuar për vepra penale, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim

✇Albeu
By: V K

Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 01.12.2025, në rrugën “Irfan Tomini”, në bashkëpunim me shtetasin E. U. (i arrestuar në flagrancë), ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. I., ditën e ngjarjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 01.12.2025, në rrugën “Irfan Tomini”, në bashkëpunim me shtetasin E. U. (i arrestuar në flagrancë), ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. I., ditën e ngjarjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

The post Tiranë/ Të akuzuar për vepra penale, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim appeared first on Albeu.com.

Debatet në “Big Brother”/ Rogerti përplaset me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 duket se nuk është pritur aspak mirë nga Rogerti, i cili nisi menjëherë debatet me fituesin e edicionit të dytë të BBV.

Në darkën pas Prime-t, nisën menjëherë debatet mes dy banorëve.

Pjesë nga debati-

Rogerti: O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më.

Luizi: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.

Rogerti: Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti.

Luizi: Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’.

Rogerti: Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. në rregull?

 

The post Debatet në “Big Brother”/ Rogerti përplaset me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

✇Albeu
By: V K

Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës.

Si rezultat i reshjeve që kanë vijuar përgjatë gjithë natës, mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi që të çon drejt Kallmit.

Fenomeni i erozionit është rikthyer frikshëm në këtë zonë, që vazhdimisht regjistron rrëshqitje dherash dhe bllokim të lëvizjes.

Sasia e konsiderueshme e dherave që ka rënë në asfalt, shtrihet përgjatë ngjitjes së malores mbi Ferrarën.

The post Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit appeared first on Albeu.com.

Luizi thumbon Selin: Unë Mirin e kam si vëlla, tani i bie të më thërrasësh xhaxha (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, ish-fituesi i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli, u fut brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një moment i tensionuar dhe njëherazi i humorit nuk ka munguar në orët e mëngjesit, në shtëpinë e Big Brother, kur Luizi Ejlli dhe Tani diskutuan hapur për raportin që Selin ka me Mirin.

Gjatë bisedës, Luizi i drejtua Selin duke e ‘thumbuar’: “Unë Mirin e kam si vëlla, tani i bie të më thërrasësh xhaxha”.

Fjalët e tij shkaktuan të qeshura dhe reagime të përziera nga banorët e tjerë, ndërkohë që Selin përpiqej të ruante qetësinë.

 

The post Luizi thumbon Selin: Unë Mirin e kam si vëlla, tani i bie të më thërrasësh xhaxha (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pagat e gjyqtarëve/ Rama: Kërkojnë qiqra në hell, Shqipëria s’është kasta e tyre

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në Podkasin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, u shpreh edhe një herë kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, me kërkesën që kanë bërë në Kushtetuese për referencën e pagave, që çon në rritjen e rrogave.

Ai tha mes të tjerash në Podkasin “Flasim”, episodi 5 i sezonit të gjashtë, se “gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell” dhe se “Shqipëria nuk mund të bëhet një kastë gjyqtarësh”.

Ai shpjegoi se rrogat e një kategoria magjistratësh, prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, u vendos të rriteshin për shkak të reformës në drejtësi që u ndërmor, për pavarësinë e gjyqësorit dhe cilësinë e drejtësisë, por nuk u bë që të përmbysej piramida e gjithë.

Rama: “Përsëri çështja e pagave të gjyqtarëve ka qëndruar në rendin e ditës, ka pasur komente, çudira që e kanë shoqëruar debatin, përves dy shoqatave një gjyqtarësh e prokurorësh, gjykatësit janë vetëvendosur në syrin e ciklonit popullor, në lidhje me një pakënaqësi popullore, për kërkesën e rritjes së pagave, kjo e lidhur me anketimin e brendshëm ku 90% janë kundër rritjes së pagave dhe një pjesë mendojnë t’u ulet paga, sepse janë të pamenduara dhe të padrejta. Ndërkohë që gjykatësit mendojnë t`u rritet paga.

Zërat thonë se pagat e tyre po ulen, se pagat e të tjerëve po rriten. Ajo që kemi bërë për reformën në drejtësi ka qenë shprehja e vullnetit të fortë në lidhje me pagat e tyre, do paguhet ekstra me sakrificën tonë, se pasi të kalojnë vettingun do përballen me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, sfidën, bazuar në vlerat e kushtetutës, jetës demokratike, në shërbim të qytetarëve dhe garant të shërbimit të ligjit.

Dhe këtë bëmë duke e kthyer piramidën e pagave, pasi në çdo vend të botës ka piramidë pagash që nis me presidentin dhe zbret. Kurse ne në mënyrën më të vetëdijshme, pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë, që sa herë do rriten këto, do rriten edhe këto.

Dhe Shqipëria të bëhet vendi i vetëm në planet ku është vendi i gjykatësve apo kasta e tyre, kjo nuk do ndodh dhe nuk mund të ndodh as me mua dhe as me socialistët.

Kjo jo si sfidë ndaj pushtetit gjyqësor, por si një thirrje e domosdoshmëri e brendshme e shtetit që kategoritë brenda tij, përfshi edhe gjykatësit të kenë sensin e të drejtës dhe të shtetit, duke mos kërkuar qiqra në hell e aq më tepër duke mos përdorur gurin e arrën për një ligj që e kanë bërë vetë.

Ndërkohë që jam sulmuar personalisht, u sulmua qeveria nga autorët e deklaratës së gjyqtarëve, nuk jam konsultuar me gjyqtarët për tekstin, për t’u thënë çfarë po bëni jemi këtu për të bërë drejtësi dhe jo për të sulmuar qeverinë apo republikën.

Pozitive është se s’ka pasur reagim të reagimit tim, s’dua polemikë por duhet thënë se nuk mund të ketë rritje page për gjykatësit apo ta rrisin me 2 apo 3 mijë euro apo ta kenë më të lartë se të tjerët.

Është mirë që gjyqtarët t’i japin fund këtij debati pa rrugë sepse dëmton edhe vetë gjykatësit, sepse ka një përfaqësi.

Ndaj ne jemi kundër dhe fuqimisht kundër, kundër idesë, ku alla shqiptarçe nuk ndodh në asnjë vend demokratik”.

The post Pagat e gjyqtarëve/ Rama: Kërkojnë qiqra në hell, Shqipëria s’është kasta e tyre appeared first on Albeu.com.

Flick nuk është i lumtur me fitoren e Barçës: Luajtëm nën nivelin e duhur. Yamal? Ai duhet të menaxhohet

Barcelona bëri punën e saj dhe qëndroi në garë për vendin e parë, duke mposhtur Mallorcën e organizuar mirë dhe luftarake me rezultatin 3-0. Në Camp Nou, ndeshja u nda në dy pjesë: një pjesë e parë e qetë, pa shumë energji, dhe një pjesë e dytë padyshim më afër standardeve të katalanasve.

Në konferencën e tij për shtyp, Hansi Flick ishte i qartë: “Nuk isha i kënaqur me pjesën e parë. Nuk luajtëm sipas standardeve tona ose me ritmin tonë të zakonshëm. Por ishte një ditë e mirë”.

Për golin e Bernal: “Të gjithë u ngritën nga stoli. Ishte një moment i jashtëzakonshëm për të, një ëndërr e bërë realitet. Është një hap tjetër përpara”.

Flick më pas përsëriti rëndësinë e sistemit të të rinjve: “Ky është udhëtimi ynë. La Masia është thelbësore. Të shohësh lidhjen midis atyre që u rritën këtu është diçka e veçantë”.

Në fund një koment për Yamalin: “Duhet të menaxhojmë minutat e tij. E pyeta nëse donte të largohej dhe ai tha po”.

The post Flick nuk është i lumtur me fitoren e Barçës: Luajtëm nën nivelin e duhur. Yamal? Ai duhet të menaxhohet appeared first on Albeu.com.

❌