❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shuarja e familjes shqiptare në Itali, zbardhen emrat e 4 viktimave

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme 4 shkurt 2026, një ngjarje tragjike është regjistruar në Lucca të Italisë, ku një familje shqiptare prej katër pjesëtarësh, është shuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre.

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari, ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare.

Viktimat janë: Arti Kola, 48-vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42-vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar, 23-vjeç, dhe Xhesika, 15-vjeçe.

Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u lëndua dhe po merr trajtim në spital.

“Jemi tĂ« gjithĂ« tĂ« mĂ«rzitur dhe tĂ« trishtuar nga kjo ngjarje tragjike qĂ« mĂ« kujtoi menjĂ«herĂ« tragjedinĂ« e familjes Malanca, madje edhe atĂ« qĂ« ndodhi nĂ« shkurt tĂ« vitit 1992. Komuniteti ynĂ«, qĂ«ndron i bashkuar rreth tĂ« afĂ«rmve dhe miqve nĂ« njĂ« pĂ«rqafim ideal pĂ«r kĂ«tĂ« zi tĂ« rĂ«ndĂ« qĂ« ka prekur Porcarin. U prehshin nĂ« paqe”, shkruan Fornaciari.

 

 

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.

Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç, por ende nuk kanë identifikuar. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.

Po ashtu edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.

Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

The post Shuarja e familjes shqiptare në Itali, zbardhen emrat e 4 viktimave appeared first on Albeu.com.

Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025

✇Albeu
By: V K

Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës, po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga importet jashtë vendit.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezĂ«t dhe mjalti” ka pĂ«suar njĂ« rritje tĂ« fortĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2024, nĂ« rreth 7.7 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2025.

Ky zgjerim prej rreth 14% brenda një viti kalendarik dhe 62% që nga viti 2021, po tregon se prodhimi vendas po humbet terren me shpejtësi përballë produkteve që vijnë kryesisht nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kjo rritje e importeve, vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e një krize strukturore që ka mbërthyer sektorin e blegtorisë në Shqipëri.

Prej vitesh, numri i krerëve në blegtori po pëson rënie sistematike, e nxitur nga braktisja e fshatit, plakja e popullsisë rurale dhe mungesa e interesit të të rinjve për të trashëguar fermat familjare.

Nga ana tjetër, kostoja e prodhimit vendas është shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore dhe bazës ushqimore.

Blegtorët shqiptarë po e gjejnë veten të pafuqishëm për të konkurruar me prodhuesit e huaj, të cilët mbështeten nga skema subvencionimi dhe teknologji më efikase.

Sakaq, tregu po reagon duke u orientuar drejt mbushjes së vakumit të krijuar nga prodhimi vendas përmes importeve.

NdĂ«rsa konsumi i brendshĂ«m mbetet relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m dhe kĂ«rkesa nga sektori i turizmit po rritet vit pas viti, mungesa e qumĂ«shtit dhe nĂ«nprodukteve tĂ« tij “Made in Albania” po plotĂ«sohet nga fabrikat e huaja.

Forcimi i monedhës vendase e ka bërë importin e djathit, qumështit apo gjalpit nga vendet e Bashkimit Evropian shumë më të lirë sesa vitet e kaluara.

Për një tregtar, sot është me më leverdi të sjellë një maune me qumësht nga Italia apo Hungaria, sesa të grumbullojë sasi të vogla qumështi nëpër fshatrat e Shqipërisë me kosto logjistike të lartë.

Leku i fortë po godet rëndë prodhuesin vendas që nuk konkurron dot me çmimet e huaja.

Kjo situatë krijon një rreth vicioz ku, sa më shumë rriten importet, aq më shumë ulet presioni mbi institucionet për të mbështetur blegtorinë lokale, duke e lënë këtë të fundit në mëshirë të fatit dhe të zhvlerësuar përballë konkurrencës rajonale.

Ekspertët e fushës paralajmërojnë se nëse kjo tendencë e reflektuar në shifrat e vitit 2025 do të vijojnë me të njëjtat ritme.

Shqipëria rrezikon të humbasë sovranitetin ushqimor në produktet bazë. Rritja e importeve me plot 10 milionë euro brenda një viti po tregon se politikat e subvencionimit nuk kanë arritur të frenojnë tkurrjen e stallave./ Monitor

The post Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025 appeared first on Albeu.com.

Ngjarje tronditëse/ Tre motra hidhen nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla 12-vjeç

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku tre motra të mitura, të moshës 12, 14 dhe 16-vjeç, kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i nëntë i pallatit ku banonin.

Tragjedia dyshohet se ndodhi pasi babai i tyre u kishte ndaluar pĂ«rdorimin e telefonit celular dhe lojĂ«n e njĂ« tĂ« ashtuquajture “lojĂ« dashurie” koreane.

Sipas mediave indiane, viktimat janë identifikuar si Vishikha (16-vjeç), Prachi (14-vjeç) dhe Patsi (12- vjeç).

Ato lanë pas një shënim vetëvrasjeje prej tetë faqesh, në të cilin shprehnin lidhjen e tyre të fortë me kulturën koreane.

NĂ« shĂ«nim thuhej: “Babi, mĂ« vjen keq. Koreja Ă«shtĂ« jeta jonĂ«, Koreja Ă«shtĂ« dashuria jonĂ« mĂ« e madhe. PavarĂ«sisht se çfarĂ« thua, ne nuk mund tĂ« heqim dorĂ«. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse po kryejmĂ« vetĂ«vrasje”.

ShĂ«nimi pĂ«rfundonte me fjalĂ«t: “U pĂ«rpoqĂ«t tĂ« na distanconit nga koreanĂ«t, por tani e dini sa shumĂ« i duam”.

Babai i vajzave, i tronditur nga ngjarja, deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni të lojës që ato po luanin.

“Kjo nuk duhet t’i ndodhĂ« asnjĂ« prindi apo fĂ«mije. Nuk e dija pĂ«r lojĂ«n, pĂ«rndryshe nuk do t’i kisha lejuar kurrĂ« ta pĂ«rdornin”, tha ai pĂ«r mediat.

Megjithatë, raportime të fundit sugjerojnë se rrethanat e ngjarjes mund të jenë më komplekse. Sipas policisë, dy nga motrat mund të kenë tentuar ta ndalonin të tretën nga ndërmarrja e aktit fatal, ç`ka ngre dyshime se rënia mund të ketë ndodhur gjatë një përpjekjeje për ta parandaluar atë.

Babai i përshkroi vajzat si të varura në mënyrë ekstreme nga gjithçka që lidhej me Korenë, përfshirë filmat, muzikën dhe serialet televizive.

Ai tha se kjo varësi kishte filluar gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa mediat lokale raportojnë se vajzat nuk ishin kthyer më në shkollë që nga ajo periudhë.

Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se ditët e fundit vajzave, u ishte ndaluar përdorimi i telefonave celularë, një vendim që, sipas tij, duket se i ka ndikuar ndjeshëm emocionalisht.

Sipas Daily Mail, nĂ« murin e dhomĂ«s sĂ« tyre ishin shkruar fraza si; “Jam shumĂ«, shumĂ« e vetmuar”, duke sugjeruar gjendje tĂ« rĂ«nduar psikologjike. Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orĂ«s 02:00 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe ende nuk ka identifikuar lojën specifike që dyshohet se ka ndikuar në reagimin ekstrem të vajzave.

The post Ngjarje tronditëse/ Tre motra hidhen nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla 12-vjeç appeared first on Albeu.com.

Arbër Hoxha: Pas fitores në Serbi, Shqipëria mund të mposhtë Poloninë edhe në transfertë

✇Albeu
By: V K

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, në një intervistë,  ka folur për play-offin e muajit mars, ku Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Polonisë.

Hoxha tha se do donte qĂ« kjo ndeshje tĂ« zhvillohej nĂ« TiranĂ«, para tifozĂ«ve “kuqezi”.

Megjithatë, fitorja ndaj Serbisë si mysafir u ka dhënë motivim të gjithëve dhe besim se mund të mposhtin këdo larg shtëpisë.

“Nuk Ă«shtĂ« problem qĂ« luajmĂ« nĂ« transfertĂ«, edhe pse do donim tĂ« luanim nĂ« stadiumin tonĂ« tĂ« zjarrtĂ« nĂ« TiranĂ«.

E dimĂ« se do kemi shumĂ« tifozĂ« atje dhe besojmĂ« se do marrin njĂ« fitore ndaj PolonisĂ«. Pas fitores nĂ« Serbi, ndjejmĂ« se jemi mĂ« tĂ« fortĂ«â€, u shpreh ArbĂ«r Hoxha.

Kujtojmë që ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, zhvillohet në mars më datën 26.

The post Arbër Hoxha: Pas fitores në Serbi, Shqipëria mund të mposhtë Poloninë edhe në transfertë appeared first on Albeu.com.

E quajti “pervers”, gruaja e Mirit i pĂ«rgjigjet ashpĂ«r babait tĂ« SelinĂ«s: Shiko vajzĂ«n tĂ«nde se


✇Albeu
By: V K

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Top Albania Radio”, bashkĂ«shortja e Mirit, Rabea, ka folur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« publikisht lidhur me situatat e krijuara nĂ« “Big Brother VIP Albania”, duke iu pĂ«rgjigjur drejtpĂ«rdrejt deklaratave tĂ« forta tĂ« babait tĂ« Selin dhe duke sqaruar raportin e shumĂ«diskutuar mes banorĂ«ve.

Rabea u pyet rreth komenteve tĂ« babait tĂ« Selin, i cili e kishte cilĂ«suar Mirin si “pervers” pas dinamikave tĂ« krijuara nĂ« shtĂ«pi.

Ajo mbrojti partnerin e saj, duke theksuar se ajo që po ndodh brenda është thjesht lojë dhe se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi njërin person.

“MĂ« duhet tĂ« them unĂ« e kam parĂ« intervistĂ«n atĂ« ditĂ« kur doli. Edhe momentin e parĂ« ishte kĂ«shtu si i shokuar. Nga njĂ« anĂ« e kuptoj merakun e babait pĂ«r njĂ« vajzĂ«. Por ky meraku nuk tĂ« jep tĂ« drejtĂ« tĂ« gjykosh njĂ« person qĂ« ti nuk e njeh, qĂ« nuk ka bĂ«rĂ« asnjĂ«gjĂ« ilegale, thjesht ka bĂ«rĂ« njĂ« lojĂ«. MĂ« ka nevrikosur njĂ« çik qĂ« ka folur kĂ«shtu. Ti si baba nuk mund t’i japesh gjithĂ« fajin Mirit pĂ«r atĂ« situatĂ«n atje brenda, shiko njĂ« çik edhe gocĂ«n tĂ«nde. Ajo ka marrĂ« disa kĂ«shilla nga jashtĂ«, por nuk do ta kuptojĂ«. Duhet tĂ« shikosh njëçik vajzĂ«n tĂ«nde se e ke edukuar ti, jo Miri”, u shpreh ajo.

Lidhur me natyrën e marrëdhënies Miri-Selin, Rabea ishte e prerë, duke e cilësuar atë si strategji të pastër loje pa asnjë ndjenjë reale.

“E shof si marrĂ«dhĂ«nie [loje]. Thjesht miqĂ«sore qĂ« Ă«shtĂ« lindur nga njĂ« detyrim pas Prime tĂ« parĂ«. E kanĂ« pranuar kĂ«tĂ« sfidĂ« dhe pastaj nisi loja e tyre. Nuk ka absolutisht ndjenja mes tyre. Secili pĂ«rfiton nga kjo situatĂ«. NĂ«se ka dyshime, ato ushqehen nga Selini dhe jo Miri”.

Gjatë intervistës u prek edhe momenti delikat kur vajza e Mirit, gjatë vizitës në shtëpi, përmendi emrin e Selin si të preferuarën e saj, një detaj që Rabea sqaroi se ishte tërësisht spontan.

“Nuk e kemi diskutuar mĂ« pĂ«rpara se nuk e kisha menduar se ai pyet ashtu por ajo ka dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigjen e saj qĂ« kishte nĂ« zemĂ«r. Vajza mĂ« tha mĂ« mbrapa se donte tĂ« thoshte Stelin por edhe Selin. Si vajzĂ« e pafajshme tha atĂ« qĂ« kishte nĂ« zemĂ«r. Vajza ka qarĂ« shumĂ« kur doli”.

PĂ«r tĂ« mbyllur diskutimin me nota humori, e pyetur se kĂ« do tĂ« zgjidhte ajo vetĂ« nĂ«se Miri do t’ia bĂ«nte tĂ« njĂ«jtĂ«n pyetje, Rabea u pĂ«rgjigj: “UnĂ« do t’i kisha thĂ«nĂ« pĂ«rveç teje mĂ« pĂ«lqen Boli (arushi)”.

 

The post E quajti “pervers”, gruaja e Mirit i pĂ«rgjigjet ashpĂ«r babait tĂ« SelinĂ«s: Shiko vajzĂ«n tĂ«nde se
 appeared first on Albeu.com.

Shuhet familja shqiptare/ Zbardhen detaje tronditĂ«se nga ngjarja e rĂ«ndĂ« nĂ« Itali, policia gjeti tryezĂ«n shtruar, ishin bĂ«rĂ« gati të 

✇Albeu
By: V K

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtarët e saj, babai, nëna dhe dy fëmijët humbën jetën nga rrjedhja e gazit.

Sipas informacioneve që raportojnë mediat italiane, referuar autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës.

Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë gjetur tryezën të shtruar, ç`ka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë darkën.

Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku i Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shprehu tronditje dhe dhimbje të thellë për një tragjedi që, sipas tij, ka prekur mbarë komunitetin e këtij qyteti të vogël, vetëm pak kilometra larg Luccës.

The post Shuhet familja shqiptare/ Zbardhen detaje tronditĂ«se nga ngjarja e rĂ«ndĂ« nĂ« Itali, policia gjeti tryezĂ«n shtruar, ishin bĂ«rĂ« gati të  appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, katër anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme (4 shkurt 2026), një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarët e saj kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit.

Lajmi i rëndë është raportuar nga mediat italiane, të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.

Viktimat janë babai 48-vjeç, nëna 43-vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15-vjeç. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.

Po ashtu, edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, ç`ka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.

Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme.

Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

The post Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, katër anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor 5 Shkurt 2026/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 5 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post KĂ«mbimi valutor 5 Shkurt 2026/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon për shërbimet shëndetësore

✇Albeu
By: V K

ShqipĂ«ria renditet ndĂ«r vendet me barrĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« shpenzimeve direkte pĂ«r shĂ«ndetin, duke dĂ«shmuar gjithashtu dĂ«shmon mungesĂ« stabiliteti nĂ« mbrojtjen financiare qĂ« shteti u ofron familjeve pĂ«r shĂ«rbimet bazĂ«, sipas rezultateve tĂ« anketĂ«s “Securimetri 2025” nga KĂ«shilli i BashkĂ«punimit Rajonal.

Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna.

Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.

Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, në Shqipëri duket se çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me një faturë që rëndon mbi buxhetin e të sëmurëve.

Edhe më shqetësues është fakti se 27% e familjeve shqiptare, detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin.

Ky prag konsiderohet kritik nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, pasi shpenzime të këtij niveli shpesh çojnë në varfërim të mëtejshëm të shtresave të mesme dhe të ulëta.

Ndonëse vende si Serbia (34%) apo Kosova (32%) kanë përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon një shtrirje më të gjerë të barrës financiare në të gjithë shoqërinë.

Ajo që e bën situatën në Shqipëri unike në rajon, është numri shumë i ulët i atyre që nuk paguajnë. Vetëm 9% e familjeve arrijnë të mbajnë shpenzimet shëndetësore nën nivelin 1%.

Ky Ă«shtĂ« treguesi mĂ« i ulĂ«t nĂ« Ballkan (ku mesatarja rajonale Ă«shtĂ« 13%), duke sugjeruar se mbulimi “falas” mbetet mĂ« shumĂ« njĂ« premtim sesa njĂ« realitet i prekshĂ«m pĂ«r pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« shqiptarĂ«ve.

Analistët sugjerojnë se ky trend reflekton nevojën urgjente, për një rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor.

Në kushtet kur pagat po përballen me një inflacion të lartë, fakti që mbi 84% e popullsisë duhet të paguajë shuma të ndjeshme nga xhepi për shëndetin (kategoritë 1-10% dhe mbi 10% së bashku), e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion mjaft vulnerabël.

Kostoja e shëndetit do të vijojë të mbetet një nga pengesat kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme./Monitor

The post Familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon për shërbimet shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 5 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me intervale afatshkurtra të herëpashershme me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në zonën perëndimore.

Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në male, lugina e bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 15m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-4 ballĂ«

The post Parashikimi i motit 5 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 5 Shkurt 2026/ ÇfarĂ« parashikojnĂ« yjet pĂ«r ju

✇Albeu
By: V K

Dashi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë mjaft të favorizuar. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do të ketë mundësi të shumta, por kjo gjë do ju tensionojë.

Demi

Në dashuri do të ketë momente tensioni. Kujdes duhet të tregoni me të lindurit e shenjës së luanit dhe ujorit, ku mund të hasni në probleme. Yjet do të jenë mjaft të favorshme në punë, ku do të ketë mundësi rikuperimi dhe rimarrje në dorë të situatës.

Binjakët

Mundohuni që të gjeni një moment për tu relaksuar. Dashuria do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni mundësi që të bëni projekte premtuese. Kujdes duhet të tregoni me punën, dhe mos lejoni që problemet e saj të ndikojnë në sferat e tjera të jetës tuaj.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme. Ky është momenti i duhur si për dashuritë e reja, edhe për rikuperimin e një raporti. Në punë duhet të ruani qetësinë para se të merrni disa vendime.

Luani

Qielli favorizon dashurinë. Një histori do të ketë mundësi që të rikuperohet, ashtu sikundër mund të lindë një lidhje e re. Situata do të jetë mjaft e favorshme edhe në punë.

Virgjëresha

Prilli ishte një muaj mjaft i veçantë, ku mund ta keni gjetur veten në situata të dyjëzuara. Në dashuri duhet treguar kujdes, pasi mund të përfshiheni në dy histori njëkohësisht. Në punë do ju duhet të merrni vendime.

Peshorja

Nëse nuk i duroni dot më disa persona, mund të ndryshoni sjellje ose të jeni më pak të sjellshëm. Në dashuri ndiheni të qetë, pasi keni arritur në disa përfundime. Në punë mund të ketë zhvillime premtuese.

Akrepi

Mund të jeni përballur me probleme në çift kohëve të fundit, por tashmë do të ketë mundësi për përmirësim. Kujdes duhet treguar me financat, në mënyrë që të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj periudhe. Po ashtu mund të përballeni me lodhje, ndaj duhet të gjeni një moment për tu relaksuar.

Shigjetari

Ky është momenti ideal për të zgjeruar rrethin miqësor dhe kontaktet, duke pasur njohje të reja, shkruan noa.al. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në financa. Edhe në punë, do të arrini që të fitoni diçka më shumë.

Bricjapi

E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por ju nuk do të jeni të qetë me veten. Mundohuni që të mos mendoni për gjëra që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe fokusohuni tek e tashmja. Në punë duhet qetësi, ndaj shmangni problemet. Do të keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë, diçka do të lëvizë dhe më në fund do të merrni atë që dëshironi. Disa gjëra kanë nevojë për ndryshim radikal.

Peshqit

E enjtja do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe dyshime. Në dashuri gjërat vijojnë që të jenë tejet të komplikuara, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Puna do të ecë më së mirë, ku problemet e lindura së fundmi mund të zgjidhen.

The post Horoskopi 5 Shkurt 2026/ ÇfarĂ« parashikojnĂ« yjet pĂ«r ju appeared first on Albeu.com.

Një vit pa një javë i arrestuar/ Kush e futi në burg Erion Veliajn?

Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Pas arrestimit të tij më 10 shkurt të vitit 2025, nisi menjëherë një fushatë sulmi mediatik ndaj prokurorit Ols Dado, si dhe gjyqtarëve.

Veliaj shpeshherë ka theksuar se prokurori Ols Dado ka nisur hetimet se është në konflikt interesi, por ende nuk ka publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij për shtesën mbi lejen e ndërtimit për të cilën ai e akuzon për konflikt interesi.

Një tjetër pretendim i Veliajt ka qenë edhe fakti që hetimet ndaj tij kanë nisur nga një letër anonime nga një person i vetëquajtur Nesti Angoni. Por si qëndron e vërteta?! CNA sot do të sjellë skemën se si kanë nisur hetimet për Veliajn.

SKEMA ËSHTË E TILLË

Fillesa është eurodeputeti Fredi Beleri, ky i dënuar për korrupsion në zgjedhjet e majit 2023. Pas arrestimit, Fredi Beleri bëri një denoncim për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi. Fredi Beleri e kallëzoi në SPAK Jorgo Goron, Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, duke kërkuar hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të dokumenteve në lidhje me tjetërsimin e tokave në Himarë dhe dhënien e statusit të investitorit strategjik për çiftin Gaçi-Xhaçka në një pronë që, sipas tij, ishte marrë në mënyrë të paligjshme. Pas hetimeve, dosja e Jorgo Goros kaloi për gjykim dhe u dënua me burg.

ÇfarĂ« ndodh?

Gjatë hetimeve për Jorgo Goron, shtetases Adela Kondakçiu iu mor telefoni. Nga dorëzimi i telefonit të saj para drejtësisë u zbardhën komunikimet. Nga komunikimet rezultuan të dhëna për çiftin Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj. Pra, në hetimet për Goron, iu mor telefoni financieres së tij Adela Kondakçiu, e cila është ish-financierja e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe u zbuluan të dhëna për aktivitetin e çiftit Veliaj-Xoxa. Pra, kjo është fillesa e hetimeve ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, janë të dhënat që janë gjetur në telefonin e ish-financieres Adela Kondakçiu që është bërë dhe e penduar e drejtësisë.

Nuk është Nesti Angoni siç pretendon Erion Veliaj, as prokuri Ols Dado, por fillesa është një hetim që ka çuar në një tjetër hetim.

Pra, gjatë hetimeve për Jorgon Goron nga komunikimet e zbardhura në telefonin e Adela Kondakçiut, që ishte financierja e të dyja palëve, u evidentuan edhe të dhënat për çiftin Veliaj-Xoxa. Kjo është historia dhe lidhja. Nuk janë as Nesti Angoni dhe as Ols Dado, por skema është e tillë, Fredi Beleri-kallëzimi për Goron-marrja e telefonit të Adela Kondakçiut, financierja e dy palëve-zbardhja e komunikimeve-të dhënat për Veliajn-Xoxën.

NĂ« rast se nuk do tĂ« ishte bĂ«rĂ« skema pĂ«r arrestimin e Belerit, ndoshta tani tĂ« gjithĂ« do tĂ« ishin nĂ« shtĂ«pi, duke nisur nga Beleri, Goro, Veliaj, Xoxa etj. NĂ« fund tĂ« kĂ«saj skeme, na vjen nĂ« mendje njĂ« shprehje e njohur: “Kush i bĂ«n gropĂ«n tjetrit bie vetĂ« brenda”. Dhe, ky Ă«shtĂ« rasti qĂ« e provon.

Mbi Erion Veliajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre, mosdeklarim pasurie dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Tashmë në gjykatë janë 60 mijë faqe me fakte dhe prova për të gjitha veprat penale, të cilat rëndojnë mbi të dhe Veliaj prej 15 seancash po përdor teknikalitete dhe makinacione të ndryshme për të zvarritur proceset gjyqësore.

Nga frika e përballjes me drejtësinë nga skutat e errëta të burgut të Durrësit lobon 220 mijë dollarë së bashku me vëllain e tij kundër SPAK-ut dhe prokurorëve. Veliaj është lënë në burg nga të gjitha nivelet e gjykatave, ndërsa ende tenton që me justifikime të shtyjë gjykimin e tij./CNA

The post Një vit pa një javë i arrestuar/ Kush e futi në burg Erion Veliajn? appeared first on Albeu.com.

U “maskua” me mbiemrin e gruas pĂ«r tĂ« shmangur dĂ«bimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar nĂ« Itali

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri dëbimi me ndalim rikthimi.

Mësohet se ai u arrestua në Rimini, pasi u pikas nga karabinierët, të cilët ndaluan një automjet me targa të huaja, në të cilin ndodheshin dy burra. Sjellja e drejtuesit të mjetit gjatë identifikimit i shtyu karabinierët të kryenin kontrolle të mëtejshme. Megjithëse paraqiti patentën dhe pasaportën shqiptare, ai nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në Itali, duke rezultuar pa leje qëndrimi.

I shoqëruar në komisariat për verifikime më të thelluara, rezultoi se burri, i rënduar nga precedentë penalë, ishte dëbuar në vitin 2023 nga Drejtoria e Policisë së Barit. Për të shmangur ndalimin e rikthimit, ai ishte martuar në atdhe duke marrë mbiemrin e bashkëshortes dhe kishte siguruar dokumente të reja identiteti, me të cilat ishte rikthyer ilegalisht në Itali, duke shpresuar se nuk do të identifikohej.

Shqiptari u arrestua pĂ«r shkelje tĂ« ligjeve mbi emigracionin dhe Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« komisariat nĂ« pritje tĂ« gjykimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, i cili ishte parashikuar pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« gjatĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s.

The post U “maskua” me mbiemrin e gruas pĂ«r tĂ« shmangur dĂ«bimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar nĂ« Itali appeared first on Albeu.com.

“Dora e vogĂ«l qĂ« mbron shumĂ«â€, Xhensila emocionon me postimin pĂ«r fĂ«mijĂ«t

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment të veçantë nga përditshmëria e fëmijëve të saj.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku Ajka, vetëm 7 vjeçe, shfaqet duke shoqëruar vëllain e saj Amen deri te dera e shkollës.

NĂ« mbishkrim Xhensila shkroi pĂ«r dashurinĂ« dhe pĂ«rkujdesjen e motrĂ«s sĂ« vogĂ«l, duke e pĂ«rshkruar si “roje tĂ« madhe tĂ« zemrĂ«s sĂ« Amenit”, pavarĂ«sisht moshĂ«s sĂ« saj tĂ« vogĂ«l.

Ajo thekson se këto janë mëngjeset e tyre, që për të kanë një domethënie të veçantë dhe të përjetshme.

“Dora e vogel qe kujdeset si e madhe, Ajkushi vogel 7 vjeç, por zemra motres qe s’njeh moshe. Bashke deri te dera e shkolles.

Motra e vogel, roje e madhe e zemres se Amen. Kto jan mengjeset tona gjithmone e pergjithmone”, shkroi ajo.

The post “Dora e vogĂ«l qĂ« mbron shumĂ«â€, Xhensila emocionon me postimin pĂ«r fĂ«mijĂ«t appeared first on Albeu.com.

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë dhe vajzat.

MShMS nënvizon se ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë më të shëndetshme.

“Çdo kontroll, çdo informacion i duhur dhe çdo hap drejt kujdesit tĂ« rregullt mund tĂ« bĂ«jĂ« ndryshimin. Parandalimi Ă«shtĂ« forma mĂ« e mirĂ« e trajtimit”, thuhet nĂ« mesazhin e MShMS.

Doktori i shkencave mjekĂ«sore, Euglent Hoxha, gjinekolog pranĂ« QendrĂ«s Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, shprehet se kanceri i qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s, Ă«shtĂ« lloji mĂ« i shpeshtĂ«, pĂ«r sa i pĂ«rket kancereve gjinekologjikĂ«.

“PĂ«r njĂ« periudhĂ« disa vjeçare, numri ka qenĂ« 75-80 raste tĂ« reja nĂ« vit, dhe ky numĂ«r Ă«shtĂ« pothuajse konstant gjatĂ« kĂ«tyre viteve. Kanceri i qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s ka njĂ« specifikĂ« qĂ« sa mĂ« herĂ«t tĂ« zbulohet, aq mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« mundĂ«sitĂ« e kurimit dhe trajtimit”, tha Hoxha.

Sipas mjekut, ndër faktorët e riskut që favorizojnë këtë lloj kanceri është infeksioni HPV.

“Kanceri i qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« lloj sĂ«mundjeje qĂ« nĂ«se bĂ«het vaksinimi dhe kontrolli i duhur mund tĂ« eliminohet 100%. Vaksinimi Ă«shtĂ« njĂ« e mirĂ« e domosdoshme dhe ja rekomandoj tĂ« gjithĂ« prindĂ«rve qĂ« t’jua bĂ«jnĂ« vaksinĂ«n HPV si te vajzat dhe djemtĂ« e moshĂ«s 13 vjeç”, vijoi ai.

Mjeku gjinekolog në QSUNT, u shpreh se kontrolli duhet të bëhet nga të gjithë gratë dhe vajzat që janë seksualisht aktive.

“Pas kontrollit, nĂ«se rezultati i testit HPV del negativ, kontrolli bĂ«het njĂ«herĂ« nĂ« 3 apo 5 vjet dhe IShP ka njĂ« protokoll tĂ« caktuar pĂ«r kĂ«tĂ«â€, pĂ«rfundoi Hoxha.

The post SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Kandidati/ja pĂ«r nĂ«nkryetar/e tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb; pĂ«rderisa kandidati pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« propozohet, nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat formale dhe nĂ« mirĂ«besim”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Shorti u organizua pasi Lista Serbe – qĂ« kishte nĂ«ntĂ« deputetĂ« dhe po aq do tĂ« ketĂ« edhe nĂ« legjislaturĂ«n e re – nuk morĂ«n votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.

Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

QĂ« atĂ«herĂ«, Kuvendi Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thĂ«nĂ« se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues”.

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.

Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

NĂ« aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues tĂ« shortit, “duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« shprehje rrethana pĂ«rjashtimore, me ç’rast shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« nuk do tĂ« propozonte kandidatĂ«t”.

Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.

“Rrjedhimisht, Gjykata vlerĂ«son se shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komunitetit serb ka shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e propozimit pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit, respektivisht, anĂ«tar tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, si dhe pas kĂ«rkesĂ«s nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit qĂ« tĂ« propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhĂ«t e komunitetit serb, pĂ«rfaqĂ«suesi i shumicĂ«s sĂ« deputetĂ«ve nĂ« radhĂ«t e komunitetit Serb kĂ«rkoi ripropozimin e kandidatĂ«ve nga kjo shumicĂ« bazuar nĂ« tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 67 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nĂ«nparagrafin 1 tĂ« paragrafit 6 tĂ« nenit 12 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit”, u tha nĂ« aktgjykim.

NĂ« vendim thuhet se pĂ«rderisa i takon Kuvendit qĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrethanat qĂ« e bĂ«jnĂ« tĂ« domosdoshĂ«m aktivizimin e mekanizmave debllokues, “Gjykata thekson fuqishĂ«m qĂ« kĂ«to mekanizma nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si procedurĂ« e rregullt e zgjedhjes sĂ« kryetarit/nĂ«nkryetarĂ«ve, por vetĂ«m nĂ« rrethana tĂ« caktuara, kur njĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« debllokuar procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit dhe vetĂ«m nĂ« masĂ«n qĂ« njĂ« gjĂ« e tillĂ« i shĂ«rben qĂ«llimit kushtetues pĂ«r çka kĂ«to mekanizma janĂ« pĂ«rcaktuar”.

“NĂ« parim, ashtu siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« herĂ«t, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetĂ«t qĂ« gĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e propozimit, nĂ« frymĂ«n e mirĂ«besimit dhe bashkĂ«punimit, duhet tĂ« synojnĂ« arritjen e konsensusit, tĂ« sigurojnĂ« votat e nevojshme dhe tĂ« rezultojnĂ« nĂ« zgjedhjen e kandidatĂ«ve ashtu siç janĂ« propozuar dhe siç parashihet me KushtetutĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke u mbĂ«shtetur nĂ« pĂ«rcaktimet kushtetuese tĂ« lartcekura, ky parim ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r garantimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, tĂ« cilat nuk disponojnĂ« numrin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar vetĂ« zgjedhjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tyre nĂ« kryesinĂ« e Kuvendi”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Kushtetuesja thotĂ« se shorti nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si mekanizĂ«m nĂ« rrethanat kur shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit do tĂ« pĂ«rcaktonte pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti joshumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tij komuniteti, pasi argumenton se kjo, “nĂ« thelb, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvendit”.

Pas njoftimit pĂ«r aktgjykimin, tĂ« publikuar nga Kushtetuesja mĂ« 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atĂ«, duke vlerĂ«suar se pĂ«rmbante “gabime thelbĂ«sore nĂ« interpretim dhe zbatim tĂ« normave pĂ«rkatĂ«se”.

Ai vlerĂ«soi se pretendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese “janĂ« tĂ« pabaza” sa i pĂ«rket zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb.

Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.

“Me fjalĂ« tĂ« tjera, vetĂ« Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetĂ«ve nga komuniteti serb nuk e kanĂ« propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur tĂ« bĂ«jmĂ« me refuzim, apo ndryshe thĂ«nĂ« mospropozim nga ana e tyre”, shkroi Basha nĂ« rrjetet sociale.

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb./REL

The post Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka tronditur fshatin ÇërragĂ« tĂ« Belshit, ku njĂ« grua ka humbur jetĂ«n nĂ« rrethana tragjike pas njĂ« sulmi nga qeni i njĂ« fqinji.

Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë.

PavarĂ«sisht ndĂ«rhyrjes dhe pĂ«rpjekjeve pĂ«r ta shpĂ«tuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve dhe ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Hetimet vijojnë, ndërkohë që rasti rikthen vëmendjen te përgjegjësia e pronarëve të kafshëve dhe masat e sigurisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

The post EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi appeared first on Albeu.com.

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme

Ish-Presidenti i RepublikĂ«s, Alfred Moisiu, Ă«shtĂ« dĂ«rguar me urgjencĂ« mesditĂ«n e sotme nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, pas komplikacioneve shĂ«ndetĂ«sore.

Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me probleme të frymëmarrjes.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.

“I gjithĂ« stafi i shĂ«rbimit tĂ« KardiologjisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« mbajtur nĂ«n kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonĂ« burimet nga QSUT.

The post Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti kanë ndjerë në Korçë. Mësohet se tërmeti i regjistrua me magnitudë 3.7 ballë.

Epiqendra sipas të dhënave është në Greqi, pranë zonës së Kosturit. Lëkundjet raportohet se ishin të forta.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

The post Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë: martesën.

Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë, ndërsa dita e kurorëzimit pritet të jetë shumë pranë.

Lajmi vjen pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe ekspozimi publik për çiftin, të cilët prej kohësh nuk e kanë fshehur lidhjen e tyre.

Vitin e kaluar, Princ Leka dhe Blerta festuan fejesën në një ambient intim në jug të vendit, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

“Dora e vogĂ«l qĂ« mbron shumĂ«â€, Xhensila emocionon me postimin pĂ«r fĂ«mijĂ«t
Ceremonia bëri bujë në mediat shqiptare dhe u pasqyrua edhe nga disa media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të gjerë.

Që nga publikimi i lidhjes së tyre, dyshja janë shfaqur shpesh së bashku në evente të ndryshme publike në kryeqytet, duke reflektuar një raport të konsoliduar dhe një prani të qetë, por elegante.

Daljet e tyre kanë qenë gjithmonë diskrete, por mjaftueshëm për të konfirmuar harmoninë mes tyre.

Tashmë, me përgatitjet për martesë në zhvillim, çifti pritet të kurorëzojë zyrtarisht dashurinë e tyre, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të Princ Lekës dhe Blertës.

Detajet e ceremonisë mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta.

The post Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh appeared first on Albeu.com.

❌