Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys Agasi me zyrtarë apo dhe biznesmenë.

Sipas regjistrimeve që disponon drejtësia të cilat kanë rrjedhur në media ka një episod ku Agasi flet për pengesat që kishte krijuar Damian Gjiknuri në lidhje me një emërim në një post të një personi tjetër.

Nga përmbajtja e bisedave të sekuestruara, SPAK identifikon se personi i quajtur “Labi” është Elgerti Bixha. Sipas dosjes, Agasi synonte ta emëronte Bixhën administrator në një shoqëri private, e cila kishte fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga Gjiknuri.

Hetimi thekson se Gjiknuri konsiderohej si “pengesë” për realizimin e këtyre përfitimeve, çka çon në diskutime për mënyra të tjera presioni për ta “hequr” këtë pengesë.

Në një mesazh të datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet tekstualisht:

“Do ja *i robt do fusim cunat pastaj.”

Gjatë emisionit, Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon me informacionin se Ergys Agasi ka planifikuar edhe dhunimin e një ministri tjetër, por që nuk është realizuar për shkak se ishte i shoqëruar nga eskorta.

The post Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër appeared first on Albeu.com.

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që t’i jepte administrimin e bashkisë më të varfër në vend, për të dhënë një shembull ndryshe nga kryetarët e bashkive që sipas tij tallin bythën me njerëzit dhe nuk bëjnë asnjë punë.

“Do të vijnë zgjedhjet lokale dhe, në qoftë se ka problem më të madh, Shqipëria ka problem me administrimin lokal. Edi Rama, njeriu që unë i besoj, ka bërë kryeveprën më të madhe që ka marrë kryetarin e bashkisë Beratit dhe kryetarin e bashkisë një katuni të marum si Cërriku që s’ka pas asnjë rrugë shtrume, që katunarët ishin në dëshpërim, që ka bo atë Cërrik atje me shpresë dhe e ka vënë jashtë gjithë nomenklaturave të Partisë Socialiste, si ministër Bujqësie.

Ndërsa pjesa tjetër e të gjithë kryetarëve të bashkisë që unë njoh, është copë-copë.

Kur unë kam ardhur para 10-12 vjetëve për të bërë biznes si Lezhën, si Elbasanin, si Tiranën, i kam gjet me një minimum nomenklature 500-700 vetë, kurse sot kanë nga 1500-2000 vetë në punë, shkatërrim.

Pushteti lokal është katastrofë, ka urrejtjen e njerëzve dhe është jashtë çdo shërbimi civil për njerëzit, për ujin, për dritat, për rrugën, vetëm përralla dhe demagogji.

Dhe Ed Rama, unë miku jot kërkoj një sfidë prej jush. Dua që si impreditor, si prodhues, të më japësh bashkinë më të varfër të Shqipërisë për ta administruar unë duke i dhënë shembullin gjithë topmodelave që janë kryetarë bashkie, se si administrohet prona e shtetit.

Ne prodhuesve që na dhemb shpirti, që e duam këtë vend dhe besojmë te ty jemi njerëz që e duam më shumë këtë vend se sa të gjithë topmodelat që i kanë krijuar getot e veta dhe tallin bythën me këtë popull.

Kështu që ne të duam, ne t’i kemi dhënë votat, ne do të vrapojmë drejt Europës dhe bëje këtë provë, se nuk do ngelesh i zhgënjyer”- tha Gjergj Luca.

The post Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin appeared first on Albeu.com.

Balluku – Ergys Agasi/ Vangjeli dhe Peka përplasen ashpër: PS është shndërruar në një grup interesi personal

Në studion e “Çim Peka Live”, i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike dhe gjendjen e partive shqiptare. Vangjeli kritikoi ashpër partitë politike, duke thënë se ato janë shndërruar në grupe interesi që përfitojnë nga pushteti dhe pasuritë publike. Ai theksoi se sistemi ka degraduar dhe është bërë i korruptuar, ku partitë kryesisht ajo e PS është kthyer në “gardën personale” të një grushti të ngushtë.

Në përgjigje, Çim Peka theksoi se opozita nuk ka ndalur së luftuari, por ndryshimi mund të vijë vetëm përmes një rithemelimi të politikës, duke theksuar se ka ende mundësi për një ndryshim të vërtetë. Ai shtoi se është koha që të fillojnë veprimet konkrete për të përmbysur këtë sistem të dështuar.

Pjesë nga debati:

Vangjeli: PS ka vetëm emrin e trashëguar, ka ndryshuar në formë, në përmbajtje, në qëllime dhe gjithçka tjetër. Para se të dalë jashtë ligjit, apo të shkatërrohet, kjo parti ka nevojë të themelohet dhe të kthehet në vlerat e saj të mëparshme. Më shumë se shkatërrimi i kësaj partie, ka të bëjë me rithemelimin. Dhe më shumë se vetëm emri i PS-së, ka të bëjë me sistemin politik në Shqipëri, ku të gjitha partitë politike janë kthyer në garda personale të interesave të një grushti njerëzish. Nga partitë politike në vend, nga PS buron e gjithë pushteti, pasuria, suksesi, gjithçka.

Si janë partitë, ashtu është edhe shteti vetë dhe kjo krizë…

Peka: Kur shikon këto video dhe dosje, a të vjen neveri që e ke mbështetur këtë parti?… Nuk po them se e ke votuar, po e paskë votuar.

Vangjeli: Dënim më pak në vitet e kaluara, por nuk ishte kjo ligësia. Sot nuk ka politikë. Ne jemi vëzhgues të kësaj dhe po e them, një nga dëmet më të mëdha që i ka shkaktuar ky tranzicion që s’ka mbarim në Shqipëri, është denatyrimi i forcave publike, të cilat përbetohen në emër të qytetarit, por në fakt janë zëdhënës dhe dominuese të fatit të një grupi të vogël individësh.

Peka: Unë, kur shoh këto video dhe dosje, më kujtohet vetëm një i sinqertë nga grupi Muc Nano: “Të mblidhemi të gjithë, ta rrëzojmë, të gjithë bashkë.” Ai ka thënë që Rama i ka marrë parasysh… është kjo thënie.

Vangjeli: Pavarësisht se duket kaos në këtë moment, pavarësisht defekteve të pafundme që ka sistemi dhe faktorëve lokalë, kam përshtypjen, edhe me mbështetje të faktorëve të tjerë që imagjinojmë, por nuk kemi prova, do të duhet të rithemelohet nga e para.

Nga dhjetori i ’90-s, janë vetëm dy emra aktivë në politikë: Sali Berisha dhe Edi Rama.

Peka: Në kulmin e skandalit me Ballukun, ta fyesh studion… Por banalitet, ta fyesh studion në kulmin e skandalit me Ballukun dhe Ervis Agasin… Këtu leksione pluralizmi, jo beja Bajrama Begajt. Ke marrë ndonjë shishe që nuk flet ti apo jo?

Vangjeli: Nuk kam marrë shishe.

Peka: Janë 33 milionë euro për k*rv*n e mediave, ti nuk flet dot!

Vangjeli: Unë nuk flas dot? Le të marrin çdo qindarkë…

Peka: Jeni bërë njësoj, nuk flisni dot.

Vangjeli: Të thëmë konkretisht? Kemi një shprehje, tek ajo nga kanë dalë vafshin, brenda… Denoncimin çdo maskara që ka marrë çdo qindarkë… Si e doni, morë, r*rbt ku t’ke…

Peka: Nga kjo dosje, keni ndonjë emër?

The post Balluku – Ergys Agasi/ Vangjeli dhe Peka përplasen ashpër: PS është shndërruar në një grup interesi personal appeared first on Albeu.com.

Fatin për Toney e vendosin banorët

✇Albeu
By: M C

Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte, ai përballet me një mundësi të papritur për t’u rikthyer në lojë.

Vendimi nuk i takon publikut. Fati i Toney-t do të përcaktohet nga vetë banorët, të cilët pritet të vendosin nëse do t’i japin apo jo një shans të dytë për të qëndruar në shtëpi.

Se si do të merret ky vendim dhe çfarë do të sjellë ky zhvillim i ri, mbetet të zbulohet sonte gjatë programit. Tensioni dhe surprizat duken të pashmangshme.

The post Fatin për Toney e vendosin banorët appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një 45-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” njofton policia.

The post E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici appeared first on Albeu.com.

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

✇Albeu
By: M C

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita nuk është vetë e besueshme, ndërsa akuzon shoqërinë se i ka vdekur nervi që nuk del në protestë. Ai tha se nuk i mbetet qejfi nga Berisha që e akuzon partinë e tij si opozita e opozitës dhe që i shërben Ramës dhe tani thonë se pse nuk shkuan në protestë.

“Berisha tha që ne jemi opozita opozitës dhe i shërbejmë Ramës dhe tani thotë: pse nuk erdhët në protestë? Por nuk është vetëm kjo arsyeja, sepse nuk është se më mbetet qejfi mua nga çfarë thotë Partia Demokratike.

E vërteta është që ne na ndan qëndrimi në lidhje me protestën. Për çfarë po protestojmë? Po protestojmë për arritjet e drejtësisë, për faktin se si drejtësia më në fund po nxjerr para drejtësisë të korruptuarit.

Por s’ishte e mundur që drejtësinë njëherë ta quajmë dhe ta komplimentojmë, dhe pastaj nga ana tjetër t’i quajmë Altin Troplini. Kjo tregon se nuk ka koherencë dhe kur nuk ka koherencë, humbet besueshmëria.

Si mundemi të bëjmë një protestë? Ky është problemi kur flasim për besimin e qytetarëve. Pikërisht këtu qëndron thelbi: ne nuk mund të pretendojmë nga shoqëria, të akuzojmë shoqërinë që qenka pa nerv, t’i masim nervin shoqërisë apo t’i bëjmë moralin asaj.

Ndërkohë që vetë nuk jemi të besueshëm. Në radhë të parë është besueshmëria. Kushdo që i bën moralin qytetarëve, duhet më parë t’i bëjë një pyetje vetes.

Mirëpo, a jam unë i besueshëm, mjaftueshëm i besueshëm? Ky është hapi i parë. Hapi i dytë pastaj është të punosh, të vazhdosh, të përpiqesh të bindësh dhe jo t’i bësh gjyqin qytetarëve.

Unë kam respekt maksimal për të gjithë qytetarët që dalin dhe protestojnë kundër korrupsionit, që reagojnë pavarësisht se janë anëtarë partie apo nuk janë, apo janë qytetarë të thjeshtë.. nuk besoj se ka shumë rëndësi.

Të gjithë ata që thonë “po çfarë u arrit me protestën”, u them se protestat bëhen dhe nuk është se në çdo vend të botës bëhen protesta dhe bie qeveria sepse do ishte e thjeshtë që qeveria të binte çdo ditë.

Protestat bëhen për të dhënë një mesazh, për të treguar se me kë je: je me drejtësinë apo je me të korruptuarit. Je i indinjuar, si i indinjuar është një formë proteste, prandaj quhet protestë. Është ngritje zëri dhe shumë mirë bëjnë që protestojnë. Është e drejta e tyre, mirë bëjnë” – tha Shehaj.

The post Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë appeared first on Albeu.com.

“Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”, Lapaj i përgjigjet analistit: Hajde t’i nxjerrim, o do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

✇Albeu
By: M C

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin Andi Tela që e pyeti se pse partia që ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit nuk mbledh as 64 protestues te kryeministria ku Lapaj po qëndron prej rreth 15 ditësh. Lapa e pranoi se është vrarë nervi i shoqërisë, por e ftoi gazetarin që shkonte dhe t’i bashkohej protestës.

“Unë kam 15 ditë që them kjo duhet të jetë protestë e qytetit. Unë kam dalë këtu pa logo. Nuk është koha të rrisim partitë, por Shqipërinë. Ta shpëtojmë nga pengmarrja. T’i lëmë logot te selitë. Të bashkohen të gjithë për ta detyruar këtë zotërinë të largohet.

Kjo fitohet kur dalin të gjithë. Qytetarët të dalin masivisht pa dallim. Mund të mos e duam njëri-tjetrin, por kemi një hall të përbashkët: Edi Ramën që vjedh shqiptarët. Nëse jemi veç e veç, Edi Rama na mund të gjithëve”-tha Lapaj.

Më pas ai debatoi me analistin Andi Tela pasi e pyeti pse ajo parti që mori mbi 64 mijë vota në zgjedhje nuk mbledh dot as 64 njerëz në protestë.

“Unë kam dalë si qytetar këtu. Partia nuk më vlen më shumë se Shqipëria. Unë e nisa i vetëm. E konsiderova si aktivizëm qytetar. Janë mbi 30 që flenë përnatë këtu. Të shtunën në shesh kanë qenë të paktën 2 mijë persona. Në protestën e dytë do të jenë goxha më shumë. Në Shqipëri është vrarë fryma, është vrarë nervi. Edhe ti (i drejtohet Andi Telës) duhet të vish këtu. Po nuk e bën dot, më thuaj bravo që po e bëj unë. Kjo tani po rritet. Të shtunën ishin 2 mijë, të shtunën tjetër mund të jenë 5 mijë. Kjo nuk është çështje vetëm e imja, por edhe e juaja. Kjo hajdutëri e madhe ka dëmtuar edhe vendin tuaj.

Në këtë republikë talllavaje, ku njerëzit janë trajtuar si çështje e dorës së dytë, ku kanë kuptuar se të gjithë e kanë jo seriozisht, sigurisht që vritet besimi. Askush nuk mund të më thotë mua: pse nuk nxjerr njerëzit. Hajde t’i nxjerrim. Që ka vdekur nervi është fakt. Ne po mundohemi që kësaj shoqërie në gjendje kome t’i kthejmë jetën. Dua që vajzës time nesër t’i them se babai yt e bëri luftën e vet. O do bjerë Edi, o do më lërë shëndeti mua.

The post “Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”, Lapaj i përgjigjet analistit: Hajde t’i nxjerrim, o do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua! appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë!

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë shprehur ngushtimet për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për vdekjen e artistit, i cili me zërin dhe krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.

Ajo veçoi këngën ikonike “Xhamadani vija vija”, duke e cilësuar si një kujtim të fuqishëm dhe simbolik që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.

“Xhamadani vija vija mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet”, tha Osmani.

Ajo rikujtoi gjithashtu se dy vjet më parë, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë, Shemsi Krasniqi dhe grupi “Ilirët” ishin nderuar me ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’.

Edhe Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes, duke nderuar figurën e Shemit, si një zë që do të dëgjohet përherë.

“Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo. Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror”, shkroi Kurti.

Sipas mediave në Kosovë, Shemsi Krasniqit ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, ndërsa u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Sot u nda nga jeta Shemsi Krasniqi – Shemi, një zë që ka hyrë në shtëpitë tona pa trokitur. Si vokalist i “Ilirëve”, ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës sonë dhe i dha publikun një mënyrë për ta ndjerë veten bashkë, edhe kur ishim larg.

Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo.

Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për dhimbjen e humbjes.

Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë publikun që e deshi, sepse kur ikën një artist i tillë, pikëllimi është mbarëkombëtar. Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje.

Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër. Ashtu do të dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit. U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu”.

The post Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë! appeared first on Albeu.com.

Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare

✇Albeu
By: M C

Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës.

Në artikull shkruhet se, protestuesit në Tiranë hodhën bomba molotov në ndërtesën qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.

Reuters shkruan se, ndërsa protestuesit hodhën bomba molotov, policia me pajisje speciale mbrojti ndërtesën e qeverisë, por nuk i ndaloi dot protestuesit.

The post Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

✇Albeu
By: M C

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe aleatëve të saj sonte te kryeministria. Duke folur në një lidhje LIVE në emisionoin “Të Paekspozuarit” në MCN, ai tha se nëse do të ishte në krah të Berishës, do të shkelte mbi parimet e tij dhe të forcës së tij politike.

Qori shtoi më tej se nëse do bënte një veprim të tillë, të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve. Ai shtoi ndër të tjera se Shqipëri sot ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç’ka njerëz nëpër protesta. Qori theksoi se ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

“Unë nuk i dëgjoj fare me thënë të drejtat, thirrjet e faktorëve të vjetër politikë dhe të kompromentuar. Nuk bie dakord që po të ishim edhe ne sot me Sali Berishën, do të kishte më shumë njerëz në shesh. Se sikur unë të çmendesha edhe të ndaja të njëjtën tribunë apo të njëjtin shesh me Sali Berishën, mua nuk do më vinte asnjëri, as nga mbrapa, as në krahë.

Të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do të më konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve që unë kam mbajtur deri tani në politikë, që është lufta e pakompromis ndaj çdo faktori të korruptuar e destruktiv të shoqërisë shqiptare kundër gjithë atyre që i shërbejnë oligarkisë ekonomike.

Tani sot Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç’ka njerëz nëpër protesta. Ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

Ky rasti i fundit i AKSHI tregon diçka që është vërtetë çmëritëse, ku arrin puna deri në rrëmbim personi. Atë biznesmenin, po të mos e pranonte që të tërhiqej nga tenderi, atë të shkretin kushedi do e gjenim copa-copa ne sot, se rrëmbimi është për të të bindur të bësh diçka përndryshe, do të ekzekutojë në mënyrë krejt mafioze.

Pak më parë po dëgjoja një prokuror të antimafias italiane, Nikola Grateri, i famshëm, i cili kur fliste për mafian shqiptare thoshte që është e dyta në Evropë mbas Ndragetas. Sepse, thoshte Grateri, vjen nga një shtet ekstremisht i korruptuar, ku pastrohen paratë në përmasa të jashtëzakonshme. Shtet ekstremisht i korruptuar, pastrim shumë i madh parash. Sjell që mafia shqiptare sot të jetë shumë e fortë, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Evropë.

Pjesë e kësaj mafias, pjesë e këtij sistemi të kompromentuar. Mafiozë, oligarkë, sigurisht, është qeveria në radhë të parë dhe Edi Rama si kryesues i saj. Siç iu thashë, Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, ka arsye për t’u marrë me efektet e korrupsionit. Pensionistët nuk blejnë dot një shishe kos, ndërkohë që ai zotëria Agasi harxhonte tre milionë euro vetëm verë nga paratë të cilat janë bërë brenda ditës përmes aferave korruptive dhe ku përgjegjës janë të gjitha hallkat e shtetit,” tha Qori, ndër të tjera.

The post “Shqipëria ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat

✇Albeu
By: M C

Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se përveç qutetarëve në komisariat kanë mbërritur edhe një grup deputetësh. Gjithashtu si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Sakaq, incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para Kryeministrisë.

The post Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat appeared first on Albeu.com.

“Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë!

✇Albeu
By: M C

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye para Kryeministrisë në bulevard për të vijuar protestën e lëvizjes së tij, që ka nisur prej 16 ditësh.

Ai bëri edhe një deklaratë nga sheshi ku vendosi edhe një herë karriget që ishin larguar më herët për protestën e selisë blu. Lapaj “thumboi” edhe protestën e PD-së, duke nënvizuar se “regjimi nuk mundet me kapsolla” dhe se “duhet qëndresë”.

“Fermerët duhet të dalin e të kuptojnë se duhet të dalin në protestë, ata që duan ilaçe, atyre që u vidhen pronat, të vijnë këtu, kjo është çështje ekzistence e popullit, nuk është e një partie, nuk është politikë. Është koha për të shpëtuar Shqipërinë dhe për t’u përballur me regjimin e Ramës. Veç e veç ai na mund të gjithëve, por të bashkuar mund t’ia dalim”, tha ai.

Lapaj nënvizoi se shqiptarët kanë një armik të përbashkët, të harronin ngjyrat partiake dhe të përballeshin si qytetarë ndaj regjimit. Ai i bëri thirrje qeverisë për dorëheqje dhe qeveri teknike, që do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Ne kemi një armik të përbashkët të Republikës, që është Edi Rama. Mund të kemi mendime të ndryshme, ngjyra të ndryshme e parti të ndryshme, por kemi një hall të përbashkët, e të gjithë duhet të jemi bashkë kundër regjimit të hajdutërisë. Të bashkohemi të gjithë e të ndryshojmë historinë. Të shpëtojmë atdheun që është marrë peng. Fuqia jonë është rezistenca dhe qëndresa ndaj këtij regjimi. Ne kërkojmë dorëheqje dhe qeveri teknike”, tha Lapaj.

Ai i ftoi qytetarët që çdo ditë në orën 18:00 të shkonin para Kryeministrisë e t’i bashkoheshin, ndërsa nesër do njoftohej strategjia e radhës.

Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se Rama dhe regjimi i tij nuk mundet dot me kapsolla. Ai bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive.

“Për dy orë hymë në rezistencën e 16-të. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se po të jetë për kapsolla kanë më shumë këta, të jetë për dhunë kanë më shumë këta. Këta munden vetëm me masivitet qendrestarësh. Do qëndrojmë këtu dhe do kërkojmë masivitet qytetarët për ta bllokuar. Unë vazhdoj në protestë, t’i thua të ftuan në protestë… Unë jam 15 ditë në protestë. Kjo është protesta. Është shumë me rëndësi që të kuptojmë që rezistenca, është pika e kthesës përballë këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kjo përkon qëndresë, të mblidhemi këtu dhe ky dhjetor të mos i ndalë asnjë moment. Rama mundet nëse kemi fëmijët përdore duke u përballur me të”, u shpreh Lapaj.

The post “Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë! appeared first on Albeu.com.

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap

✇Albeu
By: M C

Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje qytetari u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap dhe fatmirësisht pa lëndime.

Qytetari fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërthye për pak sekonda. Sakaq edhe njëri nga policët u lëndua gjatë hedhjes së molotovëve nga qytetarët.

The post Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap appeared first on Albeu.com.

Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më!

✇Albeu
By: M C

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje protestuesve t’i drejtohet Surrelit, ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se në një kohë kur Rama shndërron votën e shqiptarëve në farsë, shqiptarët kanë çdo të drejtë t’i kthehen këtij armiku të tyre.

Kryedemokrati bëri betimin ja të vdesim ja të rrojmë për lirinë.

“Do i rezervojnë Edi Ramës atë që i kanë rezervuar popujt e shtypur Gadafit, apo kombet të largëta si Nepali, Bangladeshi. Miq zhurmë e madhe opozita opozita ku i ka forcat. Mjetë ata që i japin Edi Ramës zemër me gënjeshtra. Ja ku është opozita. Ju jen njerëz të bekuar. Por opozita disa detyra të mëdha detyrime të mëdha para jush i ka bërë. Opozita ja doli ti dëshmojë botës se si Edi Rama e shndërroi në farsë votën tuaj. Se është armik i pluralizmit.

Se është një bos i karteleve më të rrezikshme të drogës në Europës. Ishin të domosdoshme, por këto kanë një mesazh, në këmbë shqiptar në misionin historik për të larguar Edi Ramën për të shpëtuar popullin shqiptar. Ne do bëjmë atë që ja do vdesim ja do rrojmë me lirinë. Dijeni mirë, se kur kemi dalë me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur. Kemi fituar. Kemi fituar.

Do fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne. Të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria. S’të ndahemi as në Surrel. Marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë. I ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve,. Kë prek ti mos bastard”, u shpreh Berisha.

The post Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më! appeared first on Albeu.com.

Protesta zhvendoset te parlament, Berisha dhe mbështetësit përballë godinës së rrethuar nga policë

✇Albeu
By: M C

Pas përfundimit të fjalimit të Berishës protesta para kryeministrisë përfundoi, për tu zhvendosur para parlamentit. Edhe aty janë vendosur forca të shumta policie.

Berisha ndodhet me mbështetësit dhe deputetë të partisë.

Sakaq, pas përfundimit të grumbullimit te kryeministria, protestuesit hodhën mbi dhjetëra molotovë drejt godinës së kryeministrisë.

The post Protesta zhvendoset te parlament, Berisha dhe mbështetësit përballë godinës së rrethuar nga policë appeared first on Albeu.com.

Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

✇Albeu
By: M C

Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë.

Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas Berisha përfundoi fjalën e tij u largua nga podiumi, teksa protestuesit filluan përplasjen trup më trup me policinë.

The post Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria”.
Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka ‘tru peshku’, një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza”.

Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.

Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi

The post “Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës appeared first on Albeu.com.

“Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore

✇Albeu
By: M C

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.

Bardhi: Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët. Besimi që jepni PD dhe opozitës shqiptare në një kohë të sundimit të kolerës së korrupsionit. Prania madhështore do të thotë se shoqëruar shqiptare ka ende zemër dhe e do ndryshimin. Kam dëgjuar shqetësimet tuaja. Lodhjen dhe në çdo takim që kam patur me ju, kam marrë prej jush një mezazh, ju nuk dorëzoheni. Nga ju në këtë shesh dhe në çdo takim kam mësuar leksionin më të madh se sakrifica dhe besimi na kanë mbajtur në këmbë. Do të na çojnë përpara për largimin e Edi Ramës kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe botë. Jam para jush, se kjo protestë nuk është vetëm kundër një qeverie por për besimin dhe të ardhmen.

Ne jemi këtu se korrupsioni po na merr frymën se kartelet e drogës po na vjedhin të ardhmen të fëmijëve. Edi Rama Belinda Balluku banda kriminale dhe kartelet duan të kemi frikë të heshtim, që të ulim kokën që të mendojmë se jemi të pashpresë. Të besojmë se në këtë vend të gjithë janë njësoj. Ata e kanë gabim se e keqja nuk do triumfojë. U themi hajdutëve se koha e tyre ka mbaruar. Është koha e qytetarëve të ndershëm se kur pushteti vjedh, vjedh jetën tuaj, të ardhmen tuaj. Kam një mesazh edhe për ata që do donin të ishin këtu por na shohin nga shtëpia me dyshim. Kjo është protesta e njerëzve që nuk duan më të nëpërkëmben. Ne nuk kemi frikë. Këtij pushteti i janë tundur themelet. Ka frikë se e vërteta ka dalë se e di që ky popull kur zgjohet nuk ndalet më. Guximi për të mos heshtur, për të mos u dorëzuar, se historia nuk ndryshohet nga ata që presin. Asnjë pushtet nuk bie me lutje, me heshtje, por asnjë pushtet nuk i dorëzohet dot një populli që nuk do të dorëzohet. Nuk presim një tjetër ta bëjë këtë betejë. Nuk do heshtim.

Do qëndrojmë në sheshe. Të fortë, me sakrificë, me besim te njëri tjetri. Edi Rama duhet ta ketë të qartë, qytetarët do i ketë përballë deri në largimin e tij. Frika ka ndryshuar krah. Pushteti po reagon, po justifikohet. Është trembur nga krimet e veta. Nuk ju kërkohet të besoni te një individ. Ju kërkohet të besoni te vetja juaj se asnjë regjim nuk ka rënë nga fjalimet, vetëm kur njerëzit nuk pranuan më poshtërimin. Mos u përkulni, qëndro sot, rezistencë nesër, fitore për së shpejti për Shqipërinë.

The post “Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore appeared first on Albeu.com.

“As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime

✇Albeu
By: M C

Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë e militantëve të partisë nuk marrin pjesë në tubime.

Gjatë një interviste televizive, Sula tha se problemi më i madh i opozitës është që nuk po sjell më ndryshime, qoftë brenda vetes apo edhe për vendin.

“Edhe militantë të PD nuk vijnë tek protesta, sepse pjesa më e madhe është e përjashtuar. Shikoni Peqin, Gramsh kanë ngelur me gishtat e dorës, por aty kanë mbetur njerëz që nuk kanë vlera që nuk bëjnë as 200 veta. Ky është problemi që ka opozita, nëse opozita nuk sjell ndryshime brenda vetes nuk mund të ndodh asgjë”, deklaroi Sula.

Po ashtu ish-deputeti nuk i ndali kritikat ndaj PD-së,teksa tha se në kohën që duhet ta mbështesë SPAK-un dhe të jetë aleatja më e madhe e tij, e sulmojnë.

“Fatkeqësisht opozita e vërtetë sot në Shqipëri përballë politikës është SPAK dhe GJKKO. Në një vende demokratike rotacioni duhet të ndodh në forcat politike nëpërmjet votës. Ndërkohë, opozita e godet fortë SPAK, ndërkohë që duhet ta bënte aleatë të saj. Berisha e quan organizatë kriminale. Pas protestave në 2011 Rama hoqi dorë nga protestat e dhunshme dhe pas dy vitesh erdhi në pushtet sepse pa që duhet një model ndryshe”, tha ai.

The post “As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime appeared first on Albeu.com.

Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës në Vlorë/ 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç.

Pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjeksor. Uniformat e bardha bëjnë me dije se nga i plagosuri ka pësuar plagë të shumta në gjymtyrët e poshtme, e cila ka rezultuar në deri në humbjen e një gjymtyre.

The post Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës në Vlorë/ 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra appeared first on Albeu.com.

❌