❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Operacion i jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« mesnatĂ« / 15 tĂ« burgosur me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« transferohen nga “burgu i VIP-ave” nĂ« DurrĂ«s drejt Peqinit

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 janar 2026, një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë, janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha.

Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve.

NĂ« fokus tĂ« operacionit ishin personat me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ«, tĂ« cilĂ«t deri mĂ« tani qĂ«ndronin nĂ« Burgun e DurrĂ«sit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, pĂ«r shkak tĂ« kushteve dhe profilit tĂ« disa tĂ« dĂ«nuarve.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Burime jo zyrtare bĂ«jnĂ« me dije se 206 tĂ« dĂ«nuar dhe paraburgosur tĂ« Burgut tĂ« DurrĂ«sit janĂ« kaluar nĂ« “sitĂ«â€, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar nivelin e rrezikshmĂ«risĂ« sĂ« secilit.

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e urdhrit ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve.

Arratisja e Altin Ndocit, i akuzuar për disa krime të rënda, u bë katalizatori që vuri në lëvizje këtë operacion të gjerë.

Operacioni i transferimit drejt Peqinit shihet si një sinjal i fortë i shtetit, për rikthimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar, veçanërisht pas rasteve të përsëritura të shkeljeve dhe gjetjes së telefonave celularë të fshehur gjatë kontrolleve në Burgun e Durrësit.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, nga të cilat 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

The post Operacion i jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« mesnatĂ« / 15 tĂ« burgosur me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« transferohen nga “burgu i VIP-ave” nĂ« DurrĂ«s drejt Peqinit appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 15 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 1-2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kĂ«saj dite dhe te dale me njĂ« person tjetĂ«r qe sapo ka njohur. Edhe nĂ«se e merrni vesh kĂ«tĂ« gjĂ« mos u tregoni histerike, por gjeni mĂ«nyrĂ«n e duhur pĂ«r te diskutuar qetĂ«sisht. Beqaret do vazhdojnĂ« te kĂ«rkojnĂ«, por pa ndonjĂ« rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas njĂ« periudhe jo shume te mire pĂ«r jetĂ«n sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshĂ«m. Te dy me partnerin do jeni gati te bĂ«ni sakrifica vetĂ«m pĂ«r t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetĂ«r do jene te privilegjuar dhe do kenĂ« njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nĂ«se nuk doni te pĂ«rballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndĂ«rhyjnĂ« tek jeta juaj ne çift dhe do kĂ«rkojnĂ« t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat pĂ«r partnerin janĂ« aq te forta saqĂ« askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenĂ« dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bĂ«ni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar pĂ«r t’ia dale mbanĂ«.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kĂ«saj dite Urani do sjelle mosmarrĂ«veshje te shumta pĂ«r jetĂ«n tuaj ne çift. Nuk do bini dakord pĂ«r shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjĂ« ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogĂ«l mund te jete shkatĂ«rrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kĂ«saj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepĂ«r dozat e fantazisĂ«. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinĂ«n. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshĂ«m dhe aspak te sjellshĂ«m. Mos bĂ«ni gabim te mendoni te krijoni njĂ« lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me kĂ«mbĂ« ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kĂ«saj dite me atĂ« qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjĂ« do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nĂ«se duan te bĂ«jnĂ« zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatĂ« nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjĂ« duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

The post Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrĂ« kĂ«rcĂ«nime me jetĂ«, ka prova pĂ«r kĂ«tĂ«

✇Albeu
By: M C

Avoakti i tĂ« paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditĂ«n e djeshme nga spitali i DurrĂ«sit, Aldo ShkĂ«mbi nĂ« studion e “Real Story” tha se Ndoci Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nuar me jetĂ« nĂ« paraburgim. ShĂ«mbi solli nĂ« vĂ«mendje dhe njĂ« atentat tĂ« dĂ«shmtuar ndaj Ndocit teksa ndodhej nĂ« makinĂ« me baskĂ«shorten e tij, e cila ka qenĂ« shtatzĂ«nĂ« nĂ« atĂ« kohĂ«.

“Duhet tĂ« ishte i shoqĂ«ruar, por edhe kur shkon nĂ« tualet duhet tĂ« jetĂ« pa pranga. NdĂ«rsa nĂ« automjet duhet ti ketĂ« duart para dhe me pranga, por nĂ« spital pa pranga. Ai Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nuar dhe ka tĂ« dhĂ«na. ËshtĂ« pranuar edhe nga vetĂ« bashkĂ«punĂ«tore tĂ« drejtĂ«sisĂ« qĂ« kanĂ« dashur ta eliminojnĂ«. AtĂ« kanĂ« dashur edhe ta vrasin kur ka qenĂ« me bashkĂ«shorten shtatzĂ«nĂ« nĂ« makinĂ«, por nuk ia kanĂ« arritur dot”, tha ai.

Avoakti i referohet dhe një deklarate të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili në gjykatë ka thënë se Ndocin do që ta vrasë. Avokati thotë se mes Altin Ndocit dhe Nuredin Dumanit ka një konflikt personal, por ende nuk dihet se për çfarë.

“PĂ«r mua skyecc si avokat nuk e quaj provĂ«. QĂ«llimi im si mbrojtĂ«s, fakti qĂ« Ă«shtĂ« se kemi njĂ« legjislacion tĂ« caktuar. KĂ«ta shtetas kanĂ« mbajtur dhe rezerva vetĂ«. Erion Alibej nĂ« koordinimin me Dumanin ka pasur persona tĂ« pĂ«rfshirĂ« dhe nuk ka akuzĂ«. Sipas deklarimeve tĂ« tyre, Ndoci dhe Nuredin Dumani nuk kanĂ« qenĂ« shokĂ«. Por ka pasur njĂ« konflikt personal mes tyre dhe akoma nuk ka dalĂ« pĂ«r çfarĂ« ka qenĂ«. Hakmarrja ligjore qĂ« i ka bĂ«rĂ« Dumani ka qenĂ« fakti qĂ« shumicĂ«n prej tyre ka dashur t’i vrasĂ«â€, tha ai.

The post “Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrĂ« kĂ«rcĂ«nime me jetĂ«, ka prova pĂ«r kĂ«tĂ« appeared first on Albeu.com.

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

✇Albeu
By: M C

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë se do të ketë një ekzekutim të menjëhershëm. Erfan Soltani, 26 vjeç, u arrestua të enjten e kaluar në qytetin Fardis, në perëndim të Teheranit. Disa ditë më vonë, autoritetet informuan familjen e tij se ekzekutimi i tij ishte planifikuar për të mërkurën pa dhënë detaje shtesë.

Gjyqësori i Iranit nuk ka komentuar ende për rastin e Soltanit dhe as nuk ka njoftuar ndonjë ekzekutim në lidhje me protestat. Ndërprerja e internetit e vendosur nga qeveria e ka bërë gjithashtu të vështirë marrjen e informacionit mbi statusin e tij dhe të të tjerëve në situata potencialisht të ngjashme.

Aë yer Shekhi nga Hengaë i tha BBC-së se kishte frikë se kishte shumë raste si ai i Soltanit, duke theksuar shkallën dhe shpejtësinë me të cilën autoritetet iraniane po kryenin shtypje të dhunshme krahasuar me protestat e mëparshme.

TĂ« martĂ«n, njĂ« nga tĂ« afĂ«rmit e Soltanit i tha BBC Persian se njĂ« gjykatĂ« kishte dhĂ«nĂ« njĂ« dĂ«nim me vdekje “nĂ« njĂ« proces jashtĂ«zakonisht tĂ« shpejtĂ«, brenda vetĂ«m dy ditĂ«sh”. Soltani Ă«shtĂ« banor i Fardis, Karaj, ku zotĂ«ron njĂ« dyqan rrobash. Ai u arrestua “nĂ« banesĂ«n e tij private”, tha HengaĂ« nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Autoritetet iraniane thuhet se nuk i kanë dhënë familjes së Soltanit më shumë informacion në lidhje me rastin e tij, duke përmendur vetëm se ai ishte arrestuar në lidhje me një protestë. Motra e tij, e cila është avokate, u përpoq ta ndiqte çështjen, por autoritetet i thanë se nuk kishte asgjë për të ndjekur, tha Shekhi për programin Today të BBC Radio 4.

Shekhi tha se të burgosurve në pritje të vdekjes në Iran zakonisht u jepet një vizitë e fundit nga të dashurit e tyre para ekzekutimit. Ndërsa autoritetet iraniane i kishin thënë familjes se do të lejonin një takim me Erfanin para ekzekutimit të tij, atij nuk i ishte lejuar asnjë kontakt me familjen që nga arrestimi i tij.

Sipas Shekhi-t, kishte “njĂ« shans tĂ« lartĂ«â€ qĂ« njerĂ«z tĂ« tjerĂ« nĂ« Iran tĂ« ishin nĂ« njĂ« pozicion tĂ« ngjashĂ«m me Soltanin, por kishte pak informacion rreth tyre pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« internetit.

Presidenti Donald Trump ka thĂ«nĂ« se SHBA-tĂ« do tĂ« ndĂ«rmarrin masa shumĂ« tĂ« forta kundĂ«r Iranit nĂ«se ky i fundit ekzekuton protestuesit, duke u thĂ«nĂ« iranianĂ«ve tĂ« “VAZHDONIN TË PROTESTOJNË” nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

Ai tha gjithashtu se ka anuluar tĂ« gjitha takimet me zyrtarĂ«t iranianĂ« “derisa tĂ« NDALOJË vrasja e pakuptimtĂ« e protestuesve. NDIHMA ËSHTË RRUGËS SË SAJ”.

Autoritetet në Teheran vendosën një ndërprerje të internetit të enjten e kaluar, ndërsa protestat u përshkallëzuan dhe autoritetet shtuan masat e tyre vdekjeprurëse të shtypjes.

BBC dhe shumica e organizatave të tjera ndërkombëtare të lajmeve gjithashtu nuk janë në gjendje të raportojnë nga brenda Iranit, duke e bërë të vështirë marrjen dhe verifikimin e informacionit.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha se deri më tani kishte konfirmuar vrasjen e 2,417 protestuesve, si dhe 12 fëmijëve dhe 10 civilëve të papërfshirë, pavarësisht ndërprerjes së energjisë elektrike. Grupi tha se janë vrarë edhe gati 150 persona të lidhur me forcat e sigurisë ose qeverinë.

Të paktën 18,434 protestues janë arrestuar gjatë trazirave, sipas HRANA-s.
Protestat, të cilat thuhet se janë përhapur në më shumë se 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat, u nxitën nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe koston në rritje të jetesës.

Ato shpejt u zgjeruan nĂ« kĂ«rkesa pĂ«r ndryshime politike dhe u bĂ«nĂ« njĂ« nga sfidat mĂ« serioze pĂ«r establishmentin klerikal qĂ« nga revolucioni islamik i vitit 1979. TĂ« paktĂ«n 12 burra janĂ« ekzekutuar nĂ« Iran gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit, pasi u dĂ«nuan me vdekje nĂ« lidhje me protestat “Gruaja, Jeta, Liria” tĂ« vitit 2022.

KĂ«to trazira mbarĂ«kombĂ«tare u shkaktuan nga vdekja gjatĂ« paraburgimit e Mahsa Amini-t, njĂ« gruaje tĂ« re kurde e cila u akuzua nga policia e moralit pĂ«r mbajtjen e hixhabit “tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m”.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ekzekutimi i fundit i tillë ndodhi më 6 shtator, kur Mehran Bahramian u var në Isfahan. Grupi me seli në Norvegji, Iran Human Rights, raportoi në atë kohë se autoritetet e kishin torturuar Bahramianin për të marrë rrëfime dhe se ai nuk pati një gjykim të drejtë.

The post Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim appeared first on Albeu.com.

PĂ«rse Altin Ndoci zgjodhi arratinĂ«? Flet avokati i ‘autorit’ tĂ« 4 vrasjeve: Besim tek drejtĂ«sia nuk ka

✇Albeu
By: M C

Avokati i tĂ« paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditĂ«n e djeshme nga spitali i DurrĂ«sit, ka folur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« “Real Story”.

Aldo Shëmbi u shpreh se ky veprim i ndërmarrë nga ana e Ndocit ishte suprizë dhe nuk pritej, ndërsa thotë se ai kishte humbur prej kohësh besimin tek drejtësia, duke mohuar këshu akzuat për vrasje të ngritura nga SPAK.

“Edhe pĂ«r mua ishte surprizĂ«. Por mĂ« shumĂ« lidhet me faktin tek humbi e besimit tek drejtĂ«sia. Historia e Altin Docit filloi diku te marsi i 2020. Fillimisht emri i Altin Docit ishte pĂ«r vrasjen Dorjan ShkozĂ«s dhe HaxhisĂ«. Klevis Alla bĂ«het bashkĂ«punĂ«tor drejtĂ«sisĂ« dhe pĂ«r shkak tĂ« rrethanave qĂ« ishte i pĂ«rfshirĂ«, u provua qĂ« ishte shtyrĂ« nga Nuredin Dumani qĂ« tĂ« pĂ«rfshinte nĂ« vrasje Altin Docin dhe Talo ÇelĂ«n. KanĂ« dalĂ« dhe shumĂ« rrethana dhe fakte tĂ« tjera qĂ« lidhje edhe me platforma skyecc.

NĂ« 2020 u provua qĂ« Altin Doci nuk ishte autor i vrasjes sĂ« ShkozĂ«s dhe HaxhisĂ«. MĂ« pas u akuzua pĂ«r katĂ«r vrasje nĂ« bashkĂ«punim me Talo ÇelĂ«n. Por mĂ« pas prokuroria e posaçme tĂ«rheq akuzĂ«n pĂ«r Altin Docin. SPAK i tĂ«rhoqi akuzat pas katĂ«r vitesh. Fakti qĂ« Altin Ndoci qĂ« nuk kishte lidhje me katĂ«r vrasje, u tha”, tha avokati.

Emri i Altin Ndocit lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës më 2 mars 2020, si dhe me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill të po atij viti.

Që në vitin 2015 ai ishte arrestuar për një sërë veprash penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve luftarake, mosbindjen ndaj policisë, sigurimin e mjeteve për vjedhje dhe vjedhjen, por kishte arritur të përfitonte lirinë përmes manovrave ligjore.

The post PĂ«rse Altin Ndoci zgjodhi arratinĂ«? Flet avokati i ‘autorit’ tĂ« 4 vrasjeve: Besim tek drejtĂ«sia nuk ka appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

✇Albeu
By: M C

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon me vendimin për ta zëvendësuar, duke sjellë edhe përplasje mes të dyve.

Futbollisti i Kombëtares la fushën e lojës në minutën e 40-të, ndërsa Vajekano luan në transfertën e Alavesh për raundin 1/8 të Kupës së Mbretit. Zgjedhja e trajnerit Inigo Perez nuk u prit aspak mirë.

Regjia u fokusua për disa momente te pankina ku tensioni ishte i pranishëm. Për Balliu është kthyer në situatë të pazakontë, pasi e njëjta sjellje u regjistrua në nëntor ndaj Lek Poznan për Ligën e Konferencës.

Mbrojtësi i djathtë është preferuar titullar te dy ndeshjet në fjalë, siç nuk ka ndodhur në La Liga. Zëvendësimet më pas e kanë zhgënjyer.

VIDEO

The post VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin appeared first on Albeu.com.

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

✇Albeu
By: M C

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur më shumë reshje herë të kaluara dhe nuk janë përmbytur në këtë mënyrë.

Ata dyshojnë se shkak për këtë përmbytje është bërë hapja e dy rezervuarëve që ndodhen në kodrat përreth Porto Romanos.

‘Pjesa mĂ« e madhe e rezervuareve qĂ« kishim nga regjimi i kaluar gradualisht janĂ« mbushur me aluvione, me degĂ«, me shkarpa, me gurĂ« mĂ« zhavorr, sepse pikĂ«risht ngaqĂ« nuk kemi pemĂ«t dhe ngaqĂ« kemi dĂ«mtuar pritat malore, uji shkon dhe futet nĂ« ato rezervuaret qĂ« kishim dhe ato janĂ« mbushur dhe nuk mbajnĂ« mĂ« ujĂ«, ose mbajnĂ« shumĂ« pak dhe nuk janĂ« pastruar, nuk janĂ« mirĂ«mbajtur’ u shpreh Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

‘Sistemi i mbrojtjes sĂ« pyjeve dhe kullotave nga reshjet e shiut Ă«shtĂ« skandaloz’ u shpreh Agron Haxhimali, Instituti i Bashkive.

‘Ka pasur mĂ« shumĂ« reshje, por s’jemi pĂ«rmbytur ndonjĂ«herĂ« kĂ«shtu’-u shpreh banori. Ky Ă«shtĂ« njĂ«ri nga rezervuarĂ«t qĂ« ndodhet mbi kodrat e Porto Romanos. Siç dĂ«shmojnĂ« kĂ«to pamje ky rezervuar Ă«shtĂ« totalisht i hapur. PĂ«r tĂ« penguar daljen e ujit nga kanali shkarkues instituconet kanĂ« gjetur njĂ« zgjidhje skandaloze: njĂ« tapet tĂ« vjetĂ«r. Qartazi tapeti nuk ka mundur ta pengojĂ« ujin dhe siç dĂ«shmohet nga pamjet uji ka vĂ«rshuar nĂ« rrugĂ«, duke marrĂ« pĂ«rpara male me mbeturina, asfaltin dhe gjithçka tjetĂ«r
VetĂ« banorĂ«t e zonĂ«s, pĂ«r tĂ« mbrojtur banesat e tyre kanĂ« vendosur thasĂ« me rĂ«rĂ« para shtĂ«pive


‘Themeli qĂ«ndron te pyjet. NĂ« fillim ne kemi pasur 70% tĂ« territorit me pyje deri nĂ« vitin 1960. Nga vitet 60-80/85 patĂ«m njĂ« rĂ«nie tĂ« sipĂ«rfaqes me pyje nga 70 nĂ« 50%, por kjo sipĂ«rfaqe qĂ« ishte e mbuluar me pyje u zĂ«vendĂ«sua me tarace brezare por qĂ« prape ishin mbjellĂ« pemĂ«, por qĂ« ishin mbjellĂ« pemĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« shkencore qĂ« tĂ« menaxhohej edhe uji. Sot qĂ« flasim ne kemi vetĂ«m 10% tĂ« sipĂ«rfaqes pyjore tĂ« vitit 1980’- u shpreh Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

Qyteti i Durrësit zotëron një rrjet të tërë kanalesh kulluese, por drama që solli përmbytjet duhet kërkuar tek moskoordinimi mes pushtetit qendror dhe atij vendor.Sistemi i kanalizimeve përbëhet nga kanalet e para që janë pikërisht kanali që derdhet në Porto romano dhe ai në Plepa, që menaxhohen nga Ministria e Bujqësisë.

Kanalet e dyta dhe të treta janë në administrimin e bashkisë, por thuajse nuk janë pastruar asnjëherë duke paralizuar sistemin e kullimit. Shpeshherë është ndërtuar mbi to. Urat e reja të ndërtuara janë projektuar me tombino më të vogla, duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të ujit.

‘NjĂ« nga problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri por nĂ« botĂ«, por nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« edhe mĂ« e dukshme si çdo gjĂ« e keqe fatkeqĂ«sisht Ă«shtĂ« ajo qĂ« quajmĂ« ne zĂ«nia e kores sĂ« tokĂ«s me beton’- u shpreh Gentian Kaprata, urbanist.

‘Ta zhvillosh sot DurrĂ«sin dhe tĂ« thuash qĂ« kemi 200 mijĂ« apo 300 mijĂ« banorĂ« kurse infrastruktura nĂ«ntokĂ«sore Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur pĂ«r 70 mijĂ« apo 100 mijĂ« banorĂ« atĂ«herĂ« kĂ«tu çedon diçka’- u shpreh Enriko Cenko, ekspert ekonomie.-Top Channel

The post A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor appeared first on Albeu.com.

Skandali me produktet Pandoro/ Gjykata shpall të pafajshme Chiara Ferranin: Një makth ka mbaruar

✇Albeu
By: M C

Influencerja e njohur Chiara Ferrani Ă«shtĂ« shpallur e pafajshme nga gjyqĂ«sori italian nĂ« lidhje me akuzat pĂ«r mashtrim me tĂ« cilat ajo po pĂ«rballej. Çështja kishte tĂ« bĂ«nte me pjesĂ«marrjen e saj nĂ« njĂ« fushatĂ« reklamuese pĂ«r Ă«mbĂ«lsirĂ«n tradicionale italiane ‘Pandoro’ dhe vezĂ«t e PashkĂ«ve ‘Dolci Preziosi’, tĂ« cilat ishin prezantuar si produkte tĂ« lidhura me aktivitete bamirĂ«sie.

Konkretisht, gjatë seancës paraprake, prokuroria argumentoi se fushatat promovuese të produkteve specifike midis viteve 2021 dhe 2022, të cilat janë kryer përmes kompanisë së influencuesit, janë paraqitur si të lidhura me dy nisma të veçanta bamirësie, por kjo nuk korrespondon plotësisht me realitetin.

Mediat e huaja shkruajnë se Ferrani ka deklaruar gjithmonë se nuk kishte informacion të detajuar për rezultatin e këtyre parave dhe tashmë kishte paguar më shumë se tre milionë euro dëmshpërblim. Gjyqtarët vendosën se nuk ishte një mashtrim me rrethana rënduese, ndaj konsumatorëve që blejnë produkte nga interneti.

Në të njëjtën kohë, shoqata italiane e konsumatorëve Codacons, një vit më parë, kishte tërhequr padinë që kishte ngritur, pas vendimit të Ferranit për të paguar dëmshpërblim. Sipas një reforme të fundit të gjyqësorit italian, nuk ka asnjë dispozitë për ndjekje penale ex officio për veprën e mashtrimit pa prova inkriminuese.

“Jam i lumtur qĂ« jam nĂ« gjendje ta kthej jetĂ«n time nĂ« duart e mia, njĂ« makth ka mbaruar. FalĂ«nderoj avokatĂ«t e mi dhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« mĂ« ndjekin nĂ« internet, tĂ« cilĂ«t, pĂ«r dy vjet, mĂ« kanĂ« mbĂ«shtetur deri mĂ« tani.” tha Ferrani.

Krahu i saj i djathtë i atëhershëm, Fabio Damato, dhe presidenti i Cerealitalia, Francesco Canillo, u liruan gjithashtu nga akuzat në këtë çështje

The post Skandali me produktet Pandoro/ Gjykata shpall të pafajshme Chiara Ferranin: Një makth ka mbaruar appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier

✇Albeu
By: M C

Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve e të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës drejt burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion me siguri të lartë. Ai kategorizohet si institucion paraburgimi, ndaj DPB ka vlerësuar të arsyeshme, pas ngjarjes së rëndë, që personat me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë strukturë.

Mësohet se masat kanë të bëjnë vetëm me transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë dhe nuk përfshijnë zyrtarët e arrestuar, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier appeared first on Albeu.com.

Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave. Mbledhaj do të nisë me fjalën e Kryeministrit dhe do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Më pas fjalën do ta marrë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Pas Ramës, Peleshit dhe Ballës, do të flasin kryetarët e komisioneve, të cilët do të flasin nga 10 minuta për të prezantuar raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare.

Në këtë mblëdhjë fjalën do ta ketë edhe sekretari i grupit, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat plenare, komisionet dhe mbledhjet e grupit. Ndërkohë në fund të mbledhjes do të flasin Balla dhe kryeministri Rama.-

The post Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS appeared first on Albeu.com.

Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën

✇Albeu
By: M C

OJQ-ja pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut nĂ« Iran (IHR), me seli nĂ« Norvegji, deklaroi sot se tĂ« paktĂ«n 3,428 protestues janĂ« vrarĂ« nga forcat iraniane tĂ« sigurisĂ« gjatĂ« kulmit tĂ« trazirave, nĂ« periudhĂ«n 8–12 janar.

Sipas IHR, rritja e këtij numri vjen pas informacioneve të reja të siguruara nga ministria iraniane e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se të paktën 10,000 protestues janë arrestuar në lidhje me situatën.

Vlerësimi i numrit real të viktimave nga jashtë Iranit mbetet i vështirë, për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të komunikimit.

IHR ka paralajmĂ«ruar se shifra e publikuar pĂ«rfaqĂ«son vetĂ«m “minimumin absolut” dhe se numri i vĂ«rtetĂ« i tĂ« vdekurve mund tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i lartĂ«.

The post Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën appeared first on Albeu.com.

Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët

MbrĂ«mjen e djeshme, VĂ«llai i Madh mori njĂ« vendim tĂ« fortĂ« ndaj banorĂ«ve tĂ« “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve tĂ« vazhdueshme tĂ« rregullores.

Fillimisht, Kristi, Flori dhe Brikena u ndĂ«shkuan duke u vendosur nĂ« njĂ« “burg” tĂ« improvizuar brenda shtĂ«pisĂ«, si pasojĂ« e thyerjes sĂ« rregullave. NdĂ«rkohĂ«, pjesa tjetĂ«r e banorĂ«ve u caktuan nĂ« rolin e “gardianĂ«ve”, tĂ« cilĂ«t do tĂ« kujdeseshin pĂ«r zbatimin e rregullores dhe kishin detyra tĂ« pĂ«rcaktuara qartĂ«.

MegjithatĂ«, gjatĂ« orĂ«ve nĂ« vijim, as tĂ« “burgosurit” dhe as “gardianĂ«t” nuk i respektuan rregullat e vendosura nga produksioni. Sjelljet jashtĂ« kornizĂ«s sĂ« lejuar dhe moszbatimi i detyrave bĂ«nĂ« qĂ« VĂ«llai i Madh tĂ« ndĂ«rhynte sĂ«rish me njĂ« vendim tĂ« ri.

Pas vëzhgimit të situatës, u bë e ditur se vetëm Brikena kishte treguar korrektësi dhe kishte respektuar plotësisht rregulloren. Për këtë arsye, ajo u shpall lidere e javës dhe fitoi edhe një avantazh në lojë, ndërsa të gjithë banorët e tjerë do të përballen me penalizime.

Vendimi u komunikua pĂ«rmes zarfit tĂ« bardhĂ«, ku thuhej se “burgu” nuk do tĂ« ishte mĂ« funksional, pasi rregullat ishin shkelur nga pothuajse tĂ« gjithĂ«, me pĂ«rjashtim tĂ« BrikenĂ«s. Ky zhvillim pritet tĂ« ndikojĂ« ndjeshĂ«m nĂ« dinamikat e lojĂ«s dhe nĂ« raportet mes banorĂ«ve nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

The post Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët appeared first on Albeu.com.

Kjo moderatore do prezantojĂ« “Ferma VIP 3”?

Sipas burimeve tĂ« “KryefjalĂ«s”, moderatores Arbana Osmani i Ă«shtĂ« besuar prezantimi i sezonit tĂ« tretĂ« tĂ« reality-show-t “Ferma VIP”, njĂ« nga formatet mĂ« tĂ« ndjekura tĂ« viteve tĂ« fundit.

Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën.

Arbana Osmani, e cila ka njĂ« eksperiencĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« moderimin e formateve tĂ« mĂ«dha televizive dhe konsiderohet si njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« konsoliduara tĂ« ekranit shqiptar, pritet t’i japĂ« sezonit tĂ« ri njĂ« tjetĂ«r dimension profesional dhe emocional.

MegjithatĂ«, deri nĂ« kĂ«tĂ« moment, ky informacion mbetet ende nĂ« kuadĂ«r tĂ« zĂ«rave, pasi nga ana e produksionit tĂ« “Ferma VIP” nuk ka pasur ende njĂ« konfirmim zyrtar.

NdĂ«rkohĂ«, interesi i publikut Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe vĂ«mendja tashmĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar jo vetĂ«m te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentĂ«ve qĂ« pritet tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e kastit tĂ« ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janĂ« pĂ«rfolur, por gjithçka mbetet pĂ«r t’u zbuluar nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

Sezoni i tretĂ« i “Ferma VIP” pritet tĂ« vijĂ« me risi, sfida mĂ« tĂ« forta dhe histori edhe mĂ« tĂ« forta njerĂ«zore.

The post Kjo moderatore do prezantojĂ« “Ferma VIP 3”? appeared first on Albeu.com.

“Dua GroenlandĂ«n, nuk pranoj asnjĂ« alternativĂ« tjetĂ«r”, takimi me diplomatĂ«t e Arktikut dhe SHBA-sĂ« qĂ« pĂ«rfundoi pĂ«r 1 orĂ« dhe pa asnjĂ« deklaratĂ«

✇Albeu
By: M C

Ndërtesa Eisenhower në Uashington mblodhi sot Ministrin e Jashtën të Danimarkës dhe Groenlandës, Lars LÞkke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt të pritur nga zv/presidenti i SHBA-së JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Takimi që zgjati rreth 50 minuta, përfundoi pa asnjë deklaratë zyrtare për mediat.

“Shtetet e Bashkuara kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r arsye tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare. NATO bĂ«het shumĂ« mĂ« e fortĂ« dhe mĂ« efektive me GroenlandĂ«n nĂ« duart e Shteteve tĂ« Bashkuara. Çdo alternativĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« e papranueshme”, ishte deklarata e postuar nga Donald Trump nĂ« rrjete sociale, pĂ«rpara fillimit tĂ« samitit, si pĂ«r tĂ« shuar çdo shpresĂ« pĂ«r arritjen e ndonjĂ« marrĂ«veshje e tĂ« hequrit dorĂ« nga “fiksimi” i Trump pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« tĂ« 50 shteteve tĂ« AmerikĂ«s dhe Arktikun.

Ndërkohë një tjetër postim është bërë një profilin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për përfundimit të takimit, si për të provokuar dhe njëherë akoma më fort qëllimin e pastër të Trump.

“NĂ« cilĂ«n anĂ« je, njeri i GroenlandĂ«s?”, thuhet nĂ« njĂ« imazh qĂ« paraqet dy slita tĂ«rhequr nga qen, si simbol i zgjedhjes pĂ«rpara sĂ« cilĂ«s ndodhet Groenlanda: ose tĂ« rreshtohet me Shtetet e Bashkuara dhe tĂ« gĂ«zojĂ« njĂ« tĂ« ardhme qĂ« paraqitet si e ndritshme, ose tĂ« pĂ«rballet me njĂ« stuhi tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nga forcat e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«s.

Groenlanda nĂ« “panik” nga presioni i vazhdueshĂ«m qĂ« Trump po ushtron, kĂ«rkoi disa ditĂ« mĂ« parĂ« mbĂ«shtetjen e NATO-s, pĂ«r tĂ« cilĂ«n Trump u pĂ«rgjigj se do tĂ« hiqte dorĂ« nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashurara pa u menduar dy herĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« GroenlandĂ«n.

Me tone akoma më të ashpra shihet dhe postimi i bërë ditën e sotme, në llogarinë e vetë Trump.

“NATO: thuajini DanimarkĂ«s t’i nxjerrĂ« prej andej, TANI! Dy slita me qen nuk mjaftojnĂ«! VetĂ«m SHBA mund ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«!!!”, ka shkruar ai, duke iu referuar pĂ«rpjekjeve tĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«s pĂ«r tĂ« depĂ«rtuar nĂ« GroenlandĂ«.

NdĂ«rkohĂ« Danimarka dhe Groenlanda kanĂ« rritur numrin e forcave ushtarake tĂ« dislokuara nĂ« territor, pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu dhe ato tĂ« NATO-s. Gjithashtu do te jenĂ« dhe shtetet evropiane qĂ« do tĂ« dĂ«rgojnĂ« pĂ«rforĂ«cime ushtarake nĂ« trupa nĂ« GroenladĂ« pĂ«r t’i bĂ«rĂ« pritĂ« çdo skenari tĂ« mundshĂ«m. MegjithĂ«atĂ«, Trump dhe amerikanĂ«t e kanĂ« mohuar pĂ«rdorimin e forcĂ«s ushtarake nĂ« GroenlandĂ«.

The post “Dua GroenlandĂ«n, nuk pranoj asnjĂ« alternativĂ« tjetĂ«r”, takimi me diplomatĂ«t e Arktikut dhe SHBA-sĂ« qĂ« pĂ«rfundoi pĂ«r 1 orĂ« dhe pa asnjĂ« deklaratĂ« appeared first on Albeu.com.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përballet sërish me një mocion mosbesimi në PE

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet sërish me një mocion mosbesimi në Parlamentin Evropian. Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka informuar krerët e grupeve politike, duke cituar burime të mirëinformuara.

Mediat e huaja shkruajnĂ« se debati dhe votimi pritet tĂ« zhvillohen nĂ« seancĂ«n plenare tĂ« Parlamentit Europian, javĂ«n e ardhshme nĂ« Strasburg. ËshtĂ« mocioni i katĂ«rt i censurĂ«s kundĂ«r Ursula von der Leyen dhe Komisionit tĂ« saj nĂ« gjashtĂ« muaj.

Mocioni i ri i censurĂ«s Ă«shtĂ« paraqitur nga grupi i ekstremit tĂ« djathtĂ« “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n”, i cili kritikoi ashpĂ«r presidentin e Komisionit, kryesisht pĂ«r marrĂ«veshjen tregtare me vendet e Mercosur Brazil, ArgjentinĂ«, Uruguai dhe Paraguai.

Grupi “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n” pĂ«rfshin, ndĂ«r tĂ« tjera, eurodeputetĂ« nga Tubimi KombĂ«tar i Marine Le Pen tĂ« FrancĂ«s dhe partia e kryeministrit hungarez Viktor OrbĂĄn. NĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« njĂ« mocion censurimi tĂ« debatohet dhe tĂ« vihet nĂ« votim nĂ« Parlamentin Europian, ai duhet tĂ« mbĂ«shtetet nga tĂ« paktĂ«n 10% e eurodeputetĂ«ve.

The post Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përballet sërish me një mocion mosbesimi në PE appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?

✇Albeu
By: M C

Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë.

Tani, njĂ« vendim i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ) pĂ«r t’i rinumĂ«ruar votat nĂ« njĂ« tĂ« tretĂ«n e vendvotimeve pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit ka ngritur shqetĂ«sime edhe pĂ«r integritetin e procesit mĂ« tĂ« fundit zgjedhor.

Për më tepër, rinumërimi rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe mund të sjellë ndryshime në përbërjen e Kuvendit prej 120 vendesh, paralajmërojnë vëzhguesit.

Çka ndodhi dhe si erdhi deri kĂ«tu?

KQZ-ja – e cila mbikĂ«qyr procesin zgjedhor nĂ« vend – e filloi rinumĂ«rimin mĂ« 13 janar nĂ« 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin nĂ« zgjedhjet e dhjetorit, pasi vĂ«rejti mospĂ«rputhje nĂ« votat pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«.

“Rezulton se votat e kandidatĂ«ve, tĂ« numĂ«ruara nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit, nuk pasqyrojnĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve tĂ« evidentuara nĂ« fletĂ«votime”, tha KQZ-ja.

Rinumërim të plotë, sipas saj, do të ketë në 10 komuna të Kosovës, ndërkaq në 28 komunat tjera do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve, gjatë dy javëve në vijim.

KQZ-ja i hetoi 33 vendvotime të ndryshme në gjithë vendin, duke i shikuar xhirimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në qendrat komunale të numërimit.

“Vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r rinumĂ«rimin e votave ka pĂ«r qĂ«llim garantimin e saktĂ«sisĂ« dhe integritetit tĂ« procesit zgjedhor”, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL) zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s, thotĂ« pĂ«r REL-in se hetimi i KQZ-sĂ« ka shpĂ«rfaqur “mangĂ«si serioze te votat e kandidatĂ«ve, pĂ«rkatĂ«sisht manipulimet qĂ« duket se kanĂ« ndodhur nga komisionarĂ« tĂ« caktuar nĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit”.

Derisa KQZ-ja nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« i cilĂ«son kĂ«to shpĂ«rputhje vetĂ«m si lĂ«shime, Cakolli thotĂ« se kjo nuk mund tĂ« sqarohet “si gabim njerĂ«zor, por Ă«shtĂ« shenjĂ« e njĂ« manipulimi tĂ« qartĂ« qĂ« duket se ka ndodhur”.

Sipas tij, ka kandidatë që u janë gjetur dhjetëra apo madje mijëra vota dallim nga rezultati i njoftuar dhe ai në fletëvotime në një vendvotim të vetëm, pas verifikimit që ka bërë komisioni zgjedhor.

“Ta zĂ«mĂ«, nĂ« njĂ« vendvotim nĂ« Prizren, meqĂ« Prizreni ka rreth 700 vota dallim pas verifikimit nga KQZ-ja, ka kandidat tĂ« cilit del se nĂ« qendrĂ«n komunale tĂ« numĂ«rimit i janĂ« shtuar 107 vota mĂ« shumĂ« se sa i ka pasur nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, thekson Cakolli.

Organizata joqeveritare Çohu ngriti shqetĂ«sime pĂ«r gjetjen e mangĂ«sive tĂ« tilla, duke thĂ«nĂ« se kjo nuk Ă«shtĂ« e pazakontĂ« nĂ« KosovĂ«.

Si bëhet numërimi i votave dhe si rrodhën lëshimet?

KQZ-ja i emëron grupet e numërimit në bazë të nominimeve të partive politike, sipas Ligjit për zgjedhjet.

Në rastet kur subjekti politik nuk nominon anëtarë për numërim apo nominon pamjaftueshëm, apo kur numëruesit e subjekteve politike nuk paraqiten në vendin e numërimit, KQZ-ja emëron numërues nga stafi i saj.

NĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit vendosen tavolina, nĂ« tĂ« cilat, tani me ligjin e ri nga viti 2023, pĂ«rveç grupeve tĂ« numĂ«rimit, vendoset edhe njĂ« kamerĂ« sipĂ«r pĂ«r ta xhiruar çdo fletĂ«votim qĂ« kalon nĂ«pĂ«r dorĂ«n e numĂ«ruesit, e cila shfaq fletĂ«votimin nĂ« njĂ« ekran aty pranĂ«. Ai ekran shĂ«rben pĂ«r t’ua mundĂ«suar vĂ«zhguesve ta shohin dhe ta verifikojnĂ« çdo fletĂ«votim.

Po ashtu, numĂ«ruesi flet me zĂ« tĂ« lartĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« zyrtari tjetĂ«r pĂ«rgjegjĂ«s t’i fusĂ« votat nĂ« njĂ« sistem elektronik. PĂ«rveç personit qĂ« e lexon fletĂ«votimin, njĂ« i dytĂ« e merr atĂ« dhe e verifikon.

Cakolli nĂ«nvizon se, pavarĂ«sisht ndryshimeve tĂ« reja, “nuk ka kontrolle tĂ« hollĂ«sishme” tĂ« fletĂ«votimeve.

“VĂ«zhguesit, qoftĂ« nga partitĂ« politike, shoqĂ«ria civile apo mediat, kanĂ« pamje vetĂ«m nĂ« ekranin nĂ« fjalĂ«, por jo edhe nĂ« fletĂ«votimin origjinal, ndonĂ«se ka kamerĂ« sipĂ«r saj”, thekson ai.

Sipas tij, nĂ« kĂ«to zgjedhje ka pasur “vĂ«zhgim minimal”, pasi procesi u zhvillua nĂ« njĂ« kohĂ« festash tĂ« fundvitit.

Pothuajse çdo proces zgjedhor ndĂ«r vite Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« me parregullsi tĂ« tilla nĂ« KosovĂ«, dhe Çohu tha se kjo ndodh pĂ«r shkak tĂ« pandĂ«shkueshmĂ«risĂ« ndaj njerĂ«zve qĂ« kanĂ« “manipuluar me vullnetin e qytetarĂ«ve”.

SĂ« voni, Çohu ka publikuar njĂ« hulumtim qĂ« tregon se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulimet zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose me gjoba.

Sipas Cakollit, keqpërdorimet me votat e kandidatëve janë një prej fenomeneve që e kanë karakterizuar pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë, dhe ndryshimet me ligjin e ri nuk kanë sjellë përmirësime.

“Tani, thjesht mundĂ«sohet qĂ« manipulimet e mundshme tĂ« ndodhin edhe mĂ« lehtĂ«, sepse nĂ« vend se tĂ« kemi 2.500 njĂ«si ku numĂ«rohen votat, qĂ« do tĂ« thotĂ« se mundĂ«sia pĂ«r korruptimin e ndonjĂ« komisionari Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e vogĂ«l sepse ka shumĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« lojĂ«, tani nĂ« 38 qendra mjafton qĂ« me njĂ« grup tĂ« vogĂ«l tĂ« njerĂ«zve qĂ« punojnĂ« nĂ«pĂ«r kĂ«to qendra, tĂ« manipulohet rezultati zgjedhor pĂ«r votat e kandidatĂ«ve”, thotĂ« ai.

Ai shton se zgjidhja është përmes teknologjisë, pra skanimit të fletëvotimeve, të cilat pastaj, përmes një sistemi automatik, do ta paraqisnin rezultatin, duke shmangur numërimin dhe verifikimin manual.

Cilat mund të jenë pasojat?

Rinumërimi mund të sjellë ndryshime në përbërjen e re të Kuvendit, pasi shumë kandidatë që siguruan si të fundit vende në organin ligjvënës, kanë dallim shumë të vogël votash me ata që mbetën jashtë Kuvendit, sipas Cakollit.

Gjithashtu, rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë kur vendi nuk ka kohë për të humbur.

Kuvendi i ri duhet tĂ« nxitojĂ« pĂ«r tĂ« kaluar marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare financiare pĂ«r vendin, si dhe ta zgjedhĂ« presidentin para se Vjosa Osmanit t’i mbarojĂ« mandati nĂ« prill.

Cakolli e vlerëson si hap të mirë vendimin e KQZ-së për rinumërimin e 36 për qind të vendvotimeve, por e konsideron të pamjaftueshëm.

“NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, parcializimi i vendimmarrjes pĂ«r rinumĂ«rim, nuk arsyetohet nĂ« asnjĂ« variant. Pse janĂ« zgjedhur vetĂ«m 10 pĂ«r qind, nĂ«se ka indikacione qĂ« ka pasur gabime tĂ« tilla edhe nĂ« komunat e tjera?”, pyet ai.

Cakolli shton se KQZ-ja duhet tĂ« bĂ«jĂ« rinumĂ«rim tĂ« plotĂ«, pĂ«r tĂ« garantuar se zgjedhjet kishin integritet, dhe pĂ«r t’i shmangur vonesat e mĂ«tejshme.

Elezi e pĂ«rsĂ«riti pĂ«r REL-in mesazhin e kryetarit tĂ« KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi, se nĂ«se pas rinumĂ«rimit vĂ«rehen manipulime tĂ« mundshme me votat e kandidatĂ«ve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojĂ« nĂ« organet kompetente anĂ«tarĂ«t e ekipeve tĂ« numĂ«rimit.

Cakolli thekson se autoritetet Ă«shtĂ« dashur t’i fillojnĂ« hetimet ndaj tĂ« gjithĂ« komisionarĂ«ve tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« dyshimet pĂ«r manipulim.

“Prokuroria duhet qĂ« sa mĂ« parĂ« e pa vonesa t’i fillojĂ« hetimet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« shkelĂ«sit dhe keqpĂ«rdoruesit e mundshĂ«m ta marrin dĂ«nimin e merituar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo tĂ« shĂ«rbejĂ« si masĂ« parandaluese”, shton ai.

Çohu, ndĂ«rkohĂ«, kĂ«rkoi nga institucionet e drejtĂ«sisĂ« tĂ« hapin menjĂ«herĂ« hetim tĂ« pavarur dhe tĂ« plotĂ« pĂ«r çdo element tĂ« mundshĂ«m tĂ« manipulimit apo mosrespektimit tĂ« vullnetit tĂ« qytetarĂ«ve.

“Çdo dyshim pĂ«r manipulim tĂ« vullnetit qytetar duhet tĂ« trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa vonesa”, tha organizata./REL

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet? appeared first on Albeu.com.

Pas “tradhtisĂ«â€ sĂ« Dolces me Limin, Edi mbĂ«shtet publikisht AlbĂ«n nĂ« BBVK: PĂ«rpara Alba

Pas eliminimit tĂ« Edit nga shtĂ«pia e “Big Brother VIP Kosova”, dinamika mes banorĂ«ve ka marrĂ« njĂ« tjetĂ«r kthesĂ«. Zhvillimet e fundit kanĂ« tĂ«rhequr vĂ«mendjen e publikut, sidomos pas rikthimit tĂ« Limit nĂ« shtĂ«pinĂ« mĂ« tĂ« famshme nĂ« vend.

Me hyrjen e Limit, Dolce ka ndryshuar dukshĂ«m sjelljen e saj, duke iu afruar menjĂ«herĂ« dhe duke shfaqur veprime tĂ« hapura afrimiteti. KĂ«to gjeste “dashurie” nuk kanĂ« kaluar pa pasoja, pasi kanĂ« lĂ«nduar AlbĂ«n, e cila mĂ« herĂ«t kishte qenĂ« nĂ« njĂ« lidhje me Limin.

NdĂ«rkohĂ«, nga jashtĂ« shtĂ«pisĂ«, Edi duket se nuk ka qĂ«ndruar indiferent ndaj kĂ«tyre zhvillimeve. Ai ka thumbuar Dolcen pĂ«rmes njĂ« reagimi, duke e quajtur atĂ« “mendjelehtĂ«â€. Po ashtu, Edi ka zgjedhur tĂ« shprehĂ« hapur mbĂ«shtetjen e tij pĂ«r AlbĂ«n, duke publikuar njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale me mbishkrimin: “Go Alba”.

Një tjetër detaj interesant që ka nxitur aludime mes ndjekësve është veprimi i fundit në Instagram. Pas një vëzhgimi të profileve të tyre, vihet re se Edi dhe Alba ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, çka ka hapur diskutime të shumta në publik.

Ende mbetet e paqartĂ« nĂ«se mes Edit dhe AlbĂ«s do tĂ« lindĂ« njĂ« miqĂ«si e thjeshtĂ« apo diçka mĂ« shumĂ«, ndoshta edhe si njĂ« formĂ« “hakmarrjeje”.

The post Pas “tradhtisĂ«â€ sĂ« Dolces me Limin, Edi mbĂ«shtet publikisht AlbĂ«n nĂ« BBVK: PĂ«rpara Alba appeared first on Albeu.com.

I ftohti është ulur këmbëkryq në vend, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin

✇Albeu
By: M C

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinĂ« pĂ«rgjatĂ« zonave luginore nĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit e tĂ« mbrĂ«mjes. Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje–juglindje, me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celcius.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jeët i forcës 1-2 ballë.

The post I ftohti është ulur këmbëkryq në vend, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin appeared first on Albeu.com.

❌