A e ka siguruar Kosova bukën?
Zyrtarët shtetërorë kanë vlerësuar se rendimentet e këtij viti do të jenë më të larta se kërkesat për konsum. Sipas tyre vetëmjaftueshmëria pritet të arrijë në 125 për qind. Këtë vit në Kosovë, janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave rreth 72 mijë hektarë me grurë.
Â
Në kulmin e sezonit të korrje-shirjeve, Qeveria e Kosovës në detyrë po përcjell një mesazh optimist për bujqësinë.
Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri nĂ« detyrĂ« i BujqĂ«sisĂ«, Armend Muja, deklarojnĂ« se kĂ«tĂ« vit Kosova pritet tĂ« arrijĂ« prodhimin mĂ« tĂ« madh tĂ« grurit qĂ« nga paslufta, duke vlerĂ«suar se vendi jo vetĂ«m do tâi plotĂ«sojĂ« nevojat pĂ«r konsum, por do tĂ« arrijĂ« edhe vetĂ«mjaftueshmĂ«ri prej rreth 125 pĂ«r qind.
Megjithatë, panorama në terren nuk është aq optimiste sa deklaratat politike. Në shumë komuna, fermerët po përballen me mungesë të tregut, mungesë të hapësirave për deponim dhe çmime që, sipas tyre, nuk mbulojnë as shpenzimet e prodhimit.
Fushata e korrje-shirjeve nisi në fermën e Malësor Sejdiut në Podujevë, ku institucionet prezantuan pritjet për një sezon të suksesshëm.
Sejdiu, i cili kultivon 140 hektarë me grurë, tha se rendimenti në parcelat e tij ka arritur rreth gjashtë tonë për hektar, më shumë se një vit më parë.
âRendimentet kĂ«tu po i shihni, kemi korrur para shiut, kanĂ« qenĂ« 6 ton. Dikund mund tĂ« jenĂ« edhe mĂ« shumĂ«, por rendimentet janĂ« mĂ« tĂ« kĂ«naqshme se nĂ« vitin e kaluarâ, deklaroi Sejdiu.
Edhe kryeministri Kurti tha se kushtet klimatike dhe gjendja në terren japin sinjale për rendimente mesatare prej katër deri në pesë tonë për hektar, ndërsa në disa zona ato janë dukshëm më të larta.
âBazuar nĂ« gjendjen nĂ« terren dhe kushtet klimatike, presim rendimente mesatare prej 4 deri nĂ« 5 ton pĂ«r hektar. Rezultatet e vitit tĂ« kaluar na japin besim⊠janĂ« prodhuar afĂ«r 380 mijĂ« ton grurĂ«. KĂ«to rezultate dĂ«shmojnĂ« potencialin e madh tĂ« bujqĂ«sisĂ« sonĂ«â.
Ai njoftoi se këtë vit janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave rreth 72 mijë hektarë me grurë, duke theksuar gjithashtu rritjen e subvencioneve për fermerët.
Më optimist u shfaq ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i cili tha se Kosova këtë vit pritet të prodhojë rreth 400 mijë tonë grurë, rreth 50 mijë tonë më shumë se në vitin 2021.
âKosova po shkon drejt plotĂ«simit tĂ« tĂ« gjitha nevojave tĂ« saj. VetĂ«mjaftueshmĂ«ria sivjet do tĂ« duhej tĂ« arrijĂ« diku rreth 125 pĂ«r qind. Kosova sigurisht e ka siguruar bukĂ«n e vetâ, deklaroi Muja.
Sipas tij, numri i fermerëve që përfitojnë nga skema e grurit është rritur nga rreth 6 mijë në vitin 2021 në rreth 23 mijë këtë vit, ndërsa mbështetja financiare ka kaluar nga rreth 4 milionë euro në afro 30 milionë euro.
Megjithatë, pretendimi për vetëmjaftueshmëri është kundërshtuar nga opozita. Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i cilësoi deklaratat e qeverisë si propagandë politike.
âMe kĂ«to deklarata alla sistem socialist, na larg e kemi EvropĂ«n⊠âKosova sigurisht e ka siguru bukĂ«n e vetâ. Edhe sa vjet duhet me dĂ«gju kĂ«to propaganda politike tĂ« viteve â80â.
Në terren, fermerët përshkruajnë një realitet krejt tjetër nga ai i prezantuar në konferencat zyrtare.
Behgjet Kongjeli nga Janjeva thotë se shumë prodhues nuk kanë ku ta dërgojnë grurin.
âNuk kemi ku ta plasojmĂ«. KĂ«to janĂ« ato qĂ« po na rĂ«ndojnĂ«â, tha ai.
Edhe kombajneri Fitim Gashi tregon se puna është ndërprerë për shkak të mungesës së hapësirave për deponim.
âNe nuk kemi ku ta deponojmĂ« grurin dhe u detyruam ta ndĂ«rpresim punĂ«n. Disa e marrin me 16, disa me 17 e disa me 18 centĂ«, por problemi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çmimi, por tĂ« kemi ku ta lĂ«mĂ« grurinâ.
Ndërkohë, problemi më i madh nuk lidhet me prodhimin, por me shitjen e tij.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar duke thënë se fermerët po përballen me mungesë tregu, mungesë depozitash dhe çmime prej vetëm 16 deri në 18 centë për kilogram, çmim që sipas tyre nuk mbulon kostot e prodhimit. Organizata vlerëson se kjo situatë rrezikon jo vetëm bujqësinë, por edhe sigurinë ushqimore të vendit.
AKB kërkon që rezervat shtetërore të furnizohen nga prodhuesit vendorë dhe jo nga importi, duke kujtuar se vite më parë gruri për rezervat strategjike ishte blerë jashtë vendit me çmime dukshëm më të larta.
âKosova nuk duhet tĂ« importojĂ« atĂ« qĂ« fermeri ynĂ« e prodhon me mund dhe sakrificĂ«. NĂ«se shteti ka nevojĂ« pĂ«r grurĂ« pĂ«r rezervat strategjike, zgjidhja mĂ« e drejtĂ« ekonomike Ă«shtĂ« ta blejĂ« atĂ« nga fermerĂ«t tanĂ«â.
Përveç debatit politik, dilema shtohet edhe nga vetë shifrat. Autoritetet flasin për mbi 75 mijë hektarë të mbjellë me drithëra, ndërsa Anketa e Ekonomive Bujqësore 2025 e Agjencisë së Statistikave të Kosovës evidenton rreth 82 mijë hektarë me grurë dhe një prodhim prej afërsisht 380 mijë tonësh. Edhe vitin e kaluar pati deklarata kontradiktore për sipërfaqet e mbjella, ndërsa të dhënat zyrtare tregonin rënie të hektarëve krahasuar me vitin paraprak.
Deklarata kontradiktore pĂ«r sipĂ«rfaqet e mbjella ishin bĂ«rĂ« edhe vitin e shkuar nga ish-ministri, Faton Peci. NĂ« korrik 2025 se Peci ka deklaruar se ai vit ishte rekord me sipĂ«rfaqe tĂ« mbjella e tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« e pati thĂ«nĂ« edhe mĂ« 2024, kur ishte shprehur se Ă«shtĂ« âsiguruar buka e motmotitâ. Por sipas tĂ« dhĂ«nave publike, mĂ« 2024 pati pasur rĂ«nie tĂ« hektarĂ«ve tĂ« mbjellĂ« me grurĂ« krahasuar me vitin 2023.
Â
Â
The post A e ka siguruar Kosova bukën? appeared first on Revista Monitor.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi dy projektligje që, sipas qeverisë, synojnë të modernizojnë bujqësinë shqiptare.
Të dhënat më të fundit të INSTAT konfirmojnë se industria e veshjeve dhe këpucëve vazhdon të ndjekë një trajektore shqetësuese.