MĂ« shumĂ« se 30,000 njerĂ«z mund tĂ« jenĂ« vrarĂ« nĂ« rrugĂ«t e Iranit nĂ« ditĂ«t e para tĂ« janarit, duke treguar njĂ« rritje dramatike tĂ« numrit tĂ« viktimave, sipas RevistĂ«s prestigjoze âTimeâ.
Aq shumë njerëz u masakruan nga shërbimet e sigurisë iraniane, saqë kapaciteti i shtetit për të trajtuar viktimat u mbarua, çantat për trupat u shteruan dhe kamionët e mëdhenj u përdorën në vend të ambulancave për të transportuar trupat.
Ky numër i brendshëm i humbjeve të jetëve tejkalon shifrën zyrtare të 3,117 viktimave, e cila u njoftua më 21 janar nga autoritetet që raportojnë drejtpërdrejt tek Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Shifra prej 30,000 viktimash gjithashtu është shumë më e lartë se numrat që kanë mbledhur aktivistët, të cilët deri më tani kanë konfirmuar 5,459 vdekje dhe po hetojnë 17,031 të tjera.
Sipas të dhënave të mbledhura nga mjekë dhe ekipet e përgjigjes së shpejtë në terren dhe viktimat e shënuara në spital ishin 30,304 deri të premten. Dr. Amir Parasta, një kirurg iraniano-gjerman që përgatiti raportin, tha se ky numër nuk përfshin vdekjet që ndodhën në spitale ushtarake apo në zona të largëta ku hetimi nuk arriti./mxh
Një pjatë e thjeshtë dhe e shijshme, makaronat e pjekura në furrë janë vakti perfekt për një sezon të ngjeshur si vjeshta, e sidomos kur të vegjlit kthehen nga shkolla. Butësia e tyre u pëlqen si fëmijëve edhe të rriturve, me aromat e djathit të shkrirë që mbushin kuzhinën pasi piqen.
Makarona me perime dhe djathë dhie
Përbërësit:300 g makarona, 2 qepë të njoma, 1 brokoli, 2 kungulleshka, lakër jeshile, 200 g bizele, 120 g krem djathi, 150 g djathë dhie, piper, vaj ulliri, 1 tufë borzilok.
Përgatitja:
Ziejini makaronat sipas udhëzimeve në paketim, pastaj kullojini. Në një enë tjetër ziejini brokolin dhe bizelet për 5 minuta, pastaj kullojini. Ngroheni furrën në 210°C/gaz mark 7. Skuqni qepën me vaj ulliri në një tavë, më pas shtoni kungulleshkat, lakrën e grirë, brokolin, bizelet dhe gjysmën e borzilokut. Kriposini dhe piperosini dhe përziejini për 2 minuta në zjarr të lartë. Më pas shtoni makaronat e ziera dhe kremin e djathit. Përziejini dhe më pas shtoni sipër djathin e dhisë në copa. Vendoseni në furrë për 30 minuta.
Pena me mocarela dhe proshutë
Përbërësit:
250 g makarona pene, vaj ulliri, 1 thelb hudhër, 125 g spinaq, 250 g mocarela, 50 g gjalpë,
50 g miell, 700 ml qumësht, 6 feta proshutë dhe kripë.
Përgatitja:
Ziejini makaronat në një tenxhere të madhe me ujë të valuar me kripë, 2 minuta më pak se koha e treguar në paketim. Kullojini, vendosini në një tas me 1 lugë gjelle vaj ulliri, përziejini dhe mbulojeni.
Qëroni hudhrën dhe skuqeni në një tigan me pak vaj ulliri. Shtoni spinaqin dhe kaurdiseni për 5 minuta që të zbutet. Hidhni spinaqin mbi makarona, shtoni djathin mocarela të grirë në copa të vogla dhe përziejini. Në një tenxhere, shkrini gjalpin. Hiqeni nga zjarri, shtoni miellin dhe përziejini shpejt. Kthejeni në zjarr të ulët dhe gatuajeni për 2 minuta e më pas shtoni pak qumësht, duke e përzier me rrahëse që të mos krijohen kokrriza derisa të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe bashkojeni me makaronat duke i përzier që të lidhen. Në një enë pjekjeje të lyer me vaj hidhni makaronat dhe sipër vendosni fetat e proshutës. Lëreni të piqen për 30 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius
Ravioli me proshutë dhe djathë të mykur
Përbërësit:
Ravioli, 110 g djathë i mykur, 100 g krem, 50 ml qumësht, gjalpë dhe 200 g proshutë.
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohni kremin me qumështin dhe gjysmën e djathit të mykur derisa të krijohet një salcë homogjene. Lyejeni tavën me gjalpë dhe vendosni sipër raviolin, mbulojeni me kremin e përgatitur dhe pastaj vendosni proshutën. Spërkatni me piper dhe përsëriteni derisa të mbarojnë të gjithë përbërësit. Në fund, shtesës së sipërme shtojini djathin e mykur që na ka mbetur dhe e vendosim të piqet në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius, derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrë të artë./mxh
Arsenal dhe Manchester United pĂ«rballen nĂ« âEmirates Stadiumâ, nĂ« ndeshjen mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« javĂ«s sĂ« 23-tĂ« nĂ« Premier League.
Skuadra e Mikel Artetës kryeson tabelën me shtatë pikë epërsi, ndërsa vjen pas barazimit pa gola ndaj Nottingham Forest, takim në të cilin londinezët krijuan shumë raste dhe u ndjenë të dëmtuar nga një penallti e paakorduar në fund.
Në anën tjetër, Manchester United i drejtuar tashmë nga Michael Carrick, vjen me moral të lartë pas fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt në xhiron e fundit.
Mikel Arteta do të luajë me treshen sulmuese Bukao Saka, Leandro Trossard dhe Gabreiel Jesus, ndërsa Micheal Carrick ka vendosur në fushë treshen Amad, Dorgu dhe Mbeumo.
Arsenali mbetet i pathyeshĂ«m nĂ« shtĂ«pi kĂ«tĂ« sezon, me 14 fitore nĂ« 16 ndeshje tĂ« kampionatit nĂ« âEmiratesâ, duke mos pĂ«suar mĂ« shumĂ« se njĂ« gol nĂ« asnjĂ« takim./ D.C
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC ka deklaruar se Kosova është shembull i një vendi që e di çmimin dhe rrugën drejt paqes, duke rikujtuar periudhën e luftës dhe mbështetjen vendimtare të aleatëve ndërkombëtarë.
âKa shumĂ« arsye, por ndoshta mĂ« lejoni tĂ« kthehem pas nĂ« kohĂ«. 26 vjet mĂ« parĂ«. Kosova ishte njĂ« vend i shkatĂ«rruar nga lufta. Gjenocidi po kryhej kundĂ«r popullit tĂ« KosovĂ«s. Dhe nĂ«n udhĂ«heqjen e ShBA-sĂ« dhe sigurisht, me mbĂ«shtetjen e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe shumĂ« vendeve demokratike anembanĂ« botĂ«s, jetĂ«t tona u shpĂ«tuanâ, tha ajo.
Osmani theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare i dha Kosovës një shans për paqe dhe liri, duke nënvizuar arritjet e shtetit sot.
âNa u dha njĂ« shans pĂ«r paqe. Na u dha njĂ« shans pĂ«r tĂ« jetuar tĂ« lirĂ«. Dhe sot jemi sovranĂ«, jemi demokratikĂ«, jemi tĂ« pavarur. Dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, fĂ«mijĂ«t tanĂ« janĂ« brezi i parĂ« nĂ« historinĂ« e ekzistencĂ«s sĂ« kombit tonĂ« qĂ« nuk e kanĂ« njohur luftĂ«n dhe qĂ« kanĂ« gĂ«zuar paqen. Ne e dimĂ« se si mund tĂ« arrihet paqja, dhe ajo mund tĂ« arrihet pĂ«rmes veprimit. E dini, nĂ« atĂ« kohĂ«, unĂ« isha njĂ« fĂ«mijĂ« i luftĂ«s, duke u rritur nĂ«n granata. Dhe si tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t nĂ« brezin tim, jetĂ«t tona ishin nĂ« rrezik. Por çështja Ă«shtĂ« se ajo qĂ« po dĂ«gjonim nĂ« atĂ« kohĂ« ishin rezolutat e AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ«. Ishin copa letre. Ishin fjalĂ«, por asnjĂ« veprim. Derisa erdhi ShBA-ja dhe mblodhĂ«n botĂ«n pĂ«r tĂ« na ndihmuarâ, deklaroi presidentja e cila Ă«shtĂ« njĂ« nga liderĂ«t botĂ«rore qĂ« i Ă«shtĂ« bashkuar Bordit tĂ« Paqes tĂ« presidentit tĂ« ShBA-sĂ«, Donald Trump./mxh
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu në provincën Java Perëndimore në Indonezi, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për dhjetëra të tjerë që raportohen të zhdukur.
Zëdhënësi i policisë së Javës Perëndimore, Hendra Rochmawan, tha se numri i të vdekurve është rritur në 16 pasi edhe pesë trupa të tjerë u nxorën nga vendngjarja.
Rrëshqitja e dheut goditi një fshat në rajonin Bandungu Perëndimor të shtunën, ku dhjetëra shtëpi raportohet se u mbuluan nga balta dhe mbeturinat.
Sipas mediave shtetërore, rreth 80 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa rrëshqitja e dheut ka prekur 30 shtëpi dhe ka zhvendosur nga 300 deri në 400 persona./mxh
Tirana ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0 nĂ« stadiumin âSelman StĂ«rmasiâ. Kjo ishte edhe fitorja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme deri tani pĂ«r bardheblutĂ«, qĂ« tashmĂ« janĂ« vetĂ«m 2 pikĂ« larg zonĂ«s âplay outâ.
Bardheblutë e Ardijan Nuhijut iu falën golit të Mysloviç në minutën e 76-të, që dërgoi topin në rrjetë për 3 pikë të arta. Kuqezinjtë si rivalë për mbijetesën ndodhen vetëm 1 pikë larg
Ekipi i Morieros nuk pati vetëm një pretendim për penallti. Gjyqtari Myrtja në fushë Jorgji në VAR konsideruan çdo gjë të rregullt në zonën e Tiranës. Kështu Flamurtari largohet me humbje nga Tirana./ D.C
Kryenegociatori i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, ka vlerësuar takimin e parë Rusi-SHBA-Ukrainë në Abu Dhabi, duke thënë se palët kanë rënë dakord të rifillojnë negociatat javën e ardhshme.
Takimi dy-ditor në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili përfundoi të shtunën, shënoi herën e parë që negociatorët nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u ulën së bashku që nga shpërthimi i konfliktit midis Moskës dhe Kievit në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, palët kanë mbetur kryesisht të heshtura në lidhje me rezultatin e diskutimeve.
NĂ« njĂ« postim nĂ« X tĂ« shtunĂ«n, Witkoff, i cili udhĂ«hoqi delegacionin amerikan sĂ« bashku me dhĂ«ndrin e Trump, Jared Kushner, tha se bisedimet ishin âshumĂ« konstruktiveâ dhe se u bĂ«nĂ« plane pĂ«r tĂ« vazhduar diskutimet javĂ«n e ardhshme nĂ« Abu Dhabi. Ai shtoi se Trump ishte i pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« negociuar njĂ« marrĂ«veshje paqeje.
Bisedimet në Abu Dhabi u zhvilluan menjëherë pasi Witkoff dhe Kushner u takuan me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, ndërsa Trump foli me presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Të tre palët kanë pranuar se mosmarrëveshjet territoriale mbeten pengesa kryesore për një zgjidhje paqësore. Moska pohon se një marrëveshje e qëndrueshme është e mundur vetëm nëse Ukraina tërheq trupat e saj nga rajonet e Donetskut, Luganskut, Khersonit dhe Zaporozhjes dhe njeh zyrtarisht kufijtë e rinj të fqinjit të saj, përfshirë Krimenë. Megjithatë, Zelensky ka përjashtuar çdo lëshim territorial./mxh
Skuadra e Dritës është shpallur fituese e Superkupës së Kosovës pas triumfit 2-1 ndaj Prishtinës në finale.
Takimi nisi me avantazhin e Prishtinës, ku Leotrim Kryeziu shënoi golin e parë në minutën e tetë. Barazimi i shifrave erdhi në minutën e 39-të përmes Besnik Krasniqit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pak para mbylljes së pjesës së parë, Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Harun Kariç me karton të kuq.
Përmbysja e rezultatit u realizua në minutën e 50-të nga Kristal Abazaj, i cili shënoi me kokë për ekipin gjilanas. Më pas, rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim të kohës së rregullt pavarësisht tentativave të të dyja palëve.
Ky sukses shënon trofeun e tretë të Superkupës në historinë e klubit të Dritës./mxh
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Europian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë një vizite në Beograd ishte më qesharaku në botë.
Vuçiç theksoi pĂ«r âTV Prvaâ se i vjen shumĂ« keq qĂ« njerĂ«zit u kushtuan kaq shumĂ« vĂ«mendje atyre qĂ« erdhĂ«n. Ai i quajti eurodeputetĂ«t njerĂ«z krejtĂ«sisht tĂ« parĂ«ndĂ«sishĂ«m.
âAta nuk dĂ«gjojnĂ« çfarĂ« u thotĂ« opozita. Opozita ua tregon atyre tĂ« gjitha gjĂ«rat mĂ« tĂ« kĂ«qija pĂ«r SerbinĂ«â, tha Vuçiç.
Ai tha gjithashtu se e quajti të pacipë kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të Parlamentit Europian për të vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë në pushtet në Serbi./mxh
Protesta tĂ« mĂ«dha u pĂ«rhapĂ«n nĂ« tĂ« gjitha qytetet amerikane â duke pĂ«rfshirĂ« Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston dhe Providence, Rhode Island â pasi 37-vjeçari Alex Pretti, njĂ« infermier i regjistruar qĂ« jetonte nĂ« Minneapolis, u qĂ«llua pĂ«r vdekje nga agjentĂ«t federalĂ«.
Vala e protestave vjen vetëm një ditë pasi mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Minneapolis për të protestuar kundër Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Protestuesit sfiduan përsëri të ftohtin ekstrem për të folur kundër agjencisë dhe për të treguar mbështetje për Prettin dhe të tjerët që janë dëmtuar nga rritja e numrit të agjentëve të imigracionit.
NĂ« Uashington, njĂ« turmĂ« gjigante u formua jashtĂ« selisĂ« sĂ« Departamentit tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ« (DHS). NĂ« San Francisko, qindra njerĂ«z u mblodhĂ«n nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit. Pamjet treguan turma tĂ« mĂ«dha duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane tĂ« tilla si ângrihuni, luftoni kundĂ«râ.
Protestuesit mbanin lart banderola që qortonin ICE dhe kërkonin drejtësi edhe për Renee Good, një tjetër banore e Minneapolis e cila u qëllua dhe u vra nga një oficer i imigracionit në fillim të këtij muaji.
Dhe më në jug, qindra njerëz dolën në rrugët e qendrës së Los Angeles, një qytet që u përball me krizën e vet gjatë verës kur një valë agjentësh të imigracionit përmbytën rajonin.
Turmat u mblodhĂ«n duke mbajtur pankarta solidariteti qĂ« shkruanin âNga Los Angeles nĂ« Minneapolis, ndaloni terrorin e ICEâ./mxh
Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç, Klos, i cili u kap në flagrancë me 19 copë doza kanabisi gati për shitje, në ambientet e punës së tij (bilardo).
Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Si pasojë, humbi jetën 57-vjeçari Petrit Ndou, ndërsa për ngjarjen u arrestua në flagrancë 28-vjeçari Andi Vokri.
Sipas policisë, i riu dyshohet se ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup Petrit Ndoun, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Në dëshminë e dhënë në komisariat, Andi Vokri ka deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të çastit që, sipas tij, i ka dalë nga kontrolli. Ai ka pohuar se gjithçka nisi pasi një automjet i kishte zënë rrugën dhe kishte kërkuar të kalonte i pari për të shmangur një aksident, por pala tjetër nuk kishte pranuar dhe kishte ecur paralel.
Por ky version kundërshtohet fuqishëm nga familja e viktimës.
Bashkëshortja e viktimës, Gjystina Ndou, në një reagim të gjatë dhe të detajuar, shprehet se Petrit Ndou humbi jetën duke tentuar të shpëtonte tre persona të moshuar që ndodheshin në rrezik.
Sipas saj, rreth orĂ«s 00:00, ajo dhe bashkĂ«shorti i saj po ktheheshin nga njĂ« festĂ« familjare nĂ« Bushnesh. NĂ« momentin qĂ« mbĂ«rritĂ«n pranĂ« rrugĂ«s ku ndodhi ngjarja, vunĂ« re dy automjete tĂ« bllokuara nga njĂ« mjet tjetĂ«r, qĂ« sipas saj ishte i agresorit. Ky i fundit po u bĂ«rtiste dhe po godiste automjetet, pasi drejtuesit e tyre nuk mund tĂ« hapnin rrugĂ«n pĂ«r tâu zbrapsur.
Sipas familjes, agresori ka vijuar me ofendime dhe ka tentuar të vazhdojë dhunën, ndërsa Petrit Ndou ka orientuar dy automjetet e tjera që të zbrapseshin dhe të futeshin në një kthesë, duke i çuar në një vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes.
Pas kĂ«tij momenti, sipas dĂ«shmisĂ« sĂ« bashkĂ«shortes, dy persona tĂ« tjerĂ« kanĂ« zbritur nga automjeti i Andi Vokrit pĂ«r tâu konfliktuar me Petrit Ndoun. Gjystina Ndou ka tentuar tâi ndalojĂ«, por agresori ka vazhduar sherrin, duke iu afruar sĂ«rish makinĂ«s sĂ« viktimĂ«s, duke i marrĂ« çelĂ«sin e automjetit, duke goditur mjetin dhe duke e shtyrĂ« edhe atĂ« vetĂ«.
E frikĂ«suar, Gjystina Ndou i ka kĂ«rkuar me lutje bashkĂ«shortit tĂ« largohej dhe tĂ« fshiheshin, pasi ishin tre persona agresorĂ« dhe ekzistonte frika se mund tĂ« ktheheshin me armĂ« apo mjete tĂ« forta. Ăifti u fsheh pĂ«r disa minuta dhe njoftuan policinĂ«, si dhe familjarĂ«t qĂ« ndodheshin pranĂ«.
Më pas, duke menduar se agresorët ishin larguar, Petrit Ndou është kthyer vetëm për të parë automjetin e tij. Pak më vonë, familjarët mbërritën në vendngjarje, ndërsa sipas dëshmisë, autorët e kanë goditur Petrit Ndoun nga pas në kokë, me një çekiç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./K.M
Negociatat mes Milanit dhe Mike Maignan janë drejt përfundimit, me portierin francez që pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2031.
Marrëveshja e re do të zgjasë për pesë vite dhe do ta mbajë Maignan pjesë të kuqezinjve edhe për dekadën e ardhshme. Paga e tij do të rritet nga 2.8 milionë euro neto në 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse të garantuara.
Kjo e vendos portierin në të njëjtin nivel financiar me lojtarët kryesorë të skuadrës, si Rafael Leao. Kostoja totale për klubin në sezonin 2026/27 parashikohet rreth 6.5 milionë euro, duke përfshirë pagën bruto dhe amortizimin.
Për rinovimin e kontratës kanë ndikuar edhe lehtësimet fiskale të ligjit italian. Situata e Maignan ndiqej nga klube si Chelsea dhe Manchester United. Këtë sezon, ai ka mbajtur portën e paprekur në 11 nga 24 ndeshje./K.M
Kreu demokrat i pyetur nga gazetarët ka komentuar edhe përdorimin masiv të gazit lotsjellës nga policia e Ramës.
âDo ta denoncojmĂ« kĂ«tĂ« akt si nĂ« institucionet ndĂ«rkombĂ«tare, ashtu dhe brenda vendit. ĂshtĂ« njĂ« shkelje flagrante, flagrante e konventave ndĂ«rkombĂ«tareâ, tha ai.
Marsi Korreshi: Zoti Berisha, si do tâi pĂ«rgjigjet Partia Demokratike gazit masiv lotsjellĂ«s qĂ« u hodh nĂ« protestĂ« ashtu sikurse e cekĂ«t edhe ju pak mĂ« parĂ«, me gaz tĂ« skaduar, pra tre vite tĂ« skaduar? A do tĂ« marrĂ« Partia Demokratike veprime konkrete duke qenĂ« se vetĂ« ju deklaruat se ai mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta nĂ« shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve?
Sali Berisha: Do ta denoncojmĂ« kĂ«tĂ« akt si nĂ« institucionet ndĂ«rkombĂ«tare, ashtu dhe brenda vendit. ĂshtĂ« njĂ« shkelje flagrante, flagrante e konventave ndĂ«rkombĂ«tare.
Por meqë jam këtu, do shtoj edhe dy fjalë. Edi Rama, Ramaduro, sot në mëngjes pas një nate plot makthe shkruante i vrenosur, i bërë zeher, i tmerruar, në përçartjen e tij në X, fliste për rrugaç lagjesh, për mercenarë, cilësonte të rinjtë guximtarë. Unë u them këtyre heronjve të vërtetë, se gjëja e parë që më erdhi ndërmend kur lexova ishte, ishin akuzat që diktatori i fundit komunist u bënte të rinjve të Tiranës kur i quante halabakë, rrugeçër në gjuhën e, në gjuhën që përdor sot Edi Rama.
Ndaj dhe i them kaq Edi Ramës, ata janë nderi i kombit, krenaria e popullit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të garantoj se ata nuk e kanë për asgjë përballë një kryehajdut, një Ramaduro që mbrohet nga banda dhe krimi dhe fundi i tij i pashmangshëm, fundin e tij të pashmangshëm do ta firmosin të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë që ishin aq të shumtë, aq të shumtë dje në protestën që tronditi dheun./KM
Inter Miami ka pësuar një humbje bindëse në ndeshjen e parë të turneut parasezonal në Amerikën e Jugut, duke u mposhtur 3-0 nga Alianza Lima të shtunën mbrëma në Estadio Alejandro Villanueva.
Trajneri Javier Mascherano zbriti në fushë me një formacion të fortë që nga minuta e parë, ku u aktivizuan yjet kryesorë si Lionel Messi, Luis Suårez dhe Rodrigo De Paul, por pavarësisht kësaj, skuadra amerikane nuk arriti të shmangte disfatën.
Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një stuhi dimërore të përmasave të jashtëzakonshme, e cila po përhapet nga Malet Shkëmbore dhe jugperëndimi i vendit deri në bregun lindor, duke krijuar kushte ekstreme moti për dhjetëra shtete dhe duke vënë në rrezik jetën e rreth 140 milion njerëzve.
Reshje të dendura bore, shi i ngrirë, akull dhe temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë një territor të gjerë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz për hipotermi dhe ngrirje të lëkurës.
Në disa zona të Minnesota-s dhe Dakotës së Veriut, temperaturat pritet të zbresin deri në -46°C, çka mund të shkaktojë dëmtime të rënda shëndetësore brenda pak minutash.
Si pasojë e kushteve të rënda të motit, më shumë se 40% e popullsisë amerikane ndodhet në panik, ndërsa mbi 8 mijë fluturime janë anuluar, duke shkaktuar kaos në transport dhe ndërprerje të shumta të udhëtimeve.
Shumë zona po përballen gjithashtu me rrezik të madh për ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime të infrastrukturës.
Në këtë situatë emergjente, presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e gjendjes së emergjencës në disa shtete, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
âQĂ«ndroni tĂ« sigurt dhe ngrohtĂ«â, shkroi ai nĂ« njĂ« mesazh publik./K.M
Rruga nacionale Librazhd-Prrenjas është mbuluar nga balta dhe inertet pas reshjeve të fundit që kanë prekur zonën.
Drejtuesit e automjeteve janë përballur me një situatë të vështirë në qarkullimin përgjatë këtij aksi, ndërsa lëvizja bëhet e rrezikshme.
Po ashtu, rruga Librazhd-Prrenjas është përfshirë edhe nga trafiku, i cii ka qenë një problem konstant për të gjatë muajve të fundit.
Ndërkohë, firma e cila po kryen punimet për autostradën e korridorit VIII raportohet se ka zvarritur punimet, ndërsa kantieret e saj mbeten të hapura prej muajsh tashmë.
Sakaq, rruga është ndarë në disa lote, me tenderat që janë firmosur nga zv/kryeministrja e akuzuar nga SPAK dhe për të cilën kërkohet edhe arresti, Belinda Balluku./K.M
Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do tĂ« vijojĂ« me protesta, duke e cilĂ«suar situatĂ«n politike si âkilometrin e funditâ dhe duke falĂ«nderuar qytetarĂ«t pĂ«r pjesĂ«marrjen dhe reagimin e tyre.
Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protestat nuk kanë karakter personal apo partiak, por janë, sipas tij, shprehje e ndërgjegjes qytetare. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, duke argumentuar se fondet e dyshuara si të vjedhura prekin interesat e të gjithëve, veçanërisht të brezave të rinj.
Kreu i PD-së vuri theksin te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke e cilësuar atë si elementin më domethënës të tubimit. Sipas tij, prania e rinisë ka shkaktuar reagimin e ashpër të kryeministrit, të cilin e akuzoi për gjuhë fyese ndaj të rinjve protestues.
Berisha përfundoi duke deklaruar se opozita do të angazhojë të gjithë potencialin e saj në vijim të protestave, duke i konsideruar ato si mjetin kryesor të reagimit politik dhe qytetar në këtë fazë.
âPadyshim do ketĂ« protesta dhe vetĂ«m protesta. Jemi nĂ« kilometrin e fundit, tĂ« gjithĂ« potencialin tonĂ«, jemi mirĂ«njohĂ«s pafund pĂ«r pĂ«rgjigjen qytetare. NjĂ« thirrje kam pĂ«r çdo qytetar, edhe njĂ« herĂ«, nuk Ă«shtĂ« protestĂ« kjo as pĂ«r njĂ« person apo parti, Ă«shtĂ« protestĂ« e ndĂ«rgjegjes qytetare. Kur themi janĂ« vjedhur qindra miliona euro nuk janĂ« vetĂ«m tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« atyre opozitarĂ«ve qĂ« protestojnĂ«, por tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« gjithĂ«ve. Tipari mĂ« kardinal nĂ« atĂ« protestĂ« ishte rinia nĂ« veprim dhe ndaj tmerri i RamĂ«s qĂ« i quajti rrugaçë lagjesh tĂ« rinjtĂ« dinjitozĂ« e guximtarĂ« qĂ« kishin dalĂ« pĂ«r ndĂ«rgjegjen e tyre kundĂ«r tijâ, tha Berisha mes tĂ« tjerash./K.M
Mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në një protestë të organizuar nga opozita, duke shprehur revoltën ndaj korrupsionit dhe qeverisjes aktuale. Demonstrata u zhvillua përpara institucioneve kryesore shtetërore dhe Parlamentit, me kërkesën kryesore dorëheqjen e qeverisë pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres.
Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si âShqipĂ«ria, shtet njĂ«partiakâ dhe âKu kanĂ« shkuar fondet e BE-sĂ«?â, duke denoncuar kapjen e shtetit, mungesĂ«n e transparencĂ«s dhe keqmenaxhimin e fondeve publike.
Sipas raportimeve, tensionet u rritën ndjeshëm pas përballjes së protestuesve me forcat e shumta të policisë të vendosura përreth Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.
Autoritetet angazhuan rreth 1,350 efektivë policie, ngritën barriera metalike dhe përdorën topa uji për shpërndarjen e turmës, çka u konsiderua nga opozita si reagim i tepruar dhe përpjekje për të shtypur zërin e qytetarëve. Përplasjet dhe përdorimi i mjeteve të forta nga policia e përshkallëzuan situatën, duke krijuar kaos dhe tension në kryeqytet.
Ngjarjet kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për një krizë të thellë politike dhe sociale në Shqipëri. Opozita deklaron se protestat do të vazhdojnë deri në rikthimin e demokracisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisje./KM
âHistoria Ă«shtĂ« gjykatĂ«sja supreme, para sĂ« cilĂ«s tĂ« gjitha sekretet dalin pĂ«rfundimisht nĂ« dritĂ«.ââ Ismail Qemal Vlora (24 janar 1844, VlorĂ«, ShqipĂ«ri â 26 janar 1919, Peruxhia, Itali)
Ismail Qemal Vlora në këtë 182-vjetor të lindjes nuk ka nevojë për lavdinë tonë. Ne kemi nevojë për trashëgiminë e tij. Figura e Ismail Qemal Vlorës në historinë e Shqipërisë, mishëron vrullshëm idenë e shtetit, dinjitetit kombëtar dhe vizionit europian. Ai nuk ishte vetëm njeriu që ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Ai është arkitekti i shtetit shqiptar të pavarur të orientuar drejt Perëndimit.
Sipas fjalĂ«ve tĂ« burrĂ«shtetasit tĂ« shquar grek nga familja e njohur Levidis, ish-kryeparlamentari, autori dhe oratori i mbiquajtur âbilbili i parlamentitâ grek Nikolaos D. Levidis (1848-1942): âĂshtĂ« mysliman nga feja, por armik fort fanatik i turqve. Ka tĂ« rritur nĂ« vehte, nĂ« gradĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ«, ndjenjĂ«n e rracĂ«s sĂ« tij. ĂndĂ«rron komb shqiptar me lidhje dhe vĂ«llazĂ«rim me kombin grek. Ismail Qemal beu, greqishten e flet si grek intelektual, meqenĂ«se ka studiuar nĂ« shkollĂ«n âZosimeaâ tĂ« JaninĂ«s. ĂshtĂ« politikan i dorĂ«s sĂ« parĂ«, figurĂ« politike me rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe, qĂ« di tĂ«rĂ« çështjet qĂ« i interesojnĂ« Ballkanit.â
Por më shumë se një shekull më pas, pyetja që shtrohet vetvetiu është se çfarë ka mbetur nga trashëgimia e tij?! Ismail Qemal Vlora nuk e shikonte shtetin shqiptar si një zgjatim të Perandorisë Osmane, as si një krijesë të brishtë ballkanike, e cila mbijeton mes fqinjëve grabitqarë. Përkundrazi, ai e konceptoi Shqipërinë si një komb modern, të aftë të ndërtojë institucione, të garantojë liritë qytetare dhe të bëhet pjesë e rrjedhës së qytetërimit perëndimor.
Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e pangjermanizmit e pansllavizmit, për intrigat e fqinjëve dhe për fragmentarizimin e brendshëm shqiptar. Por, ai nuk pa aty arsye për dorëzim. Ai pa aty detyrimin për bashkim. Sot, kur shohim realitetin shqiptar, vërejmë një kontrast të dhimbshëm. Trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike dhe në ngatërrimin e ditëlindjes çdo vit!
Nuk ekziston asnjĂ« vend tjetĂ«r qĂ« ta ketĂ« trajtuar âAtin Themeluesâ, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ« si ne. Realiteti tregon se, sot qĂ« po flasim nuk ekziston asnjĂ« muze nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« tĂ« kremtoj jetĂ«n e themeluesit tĂ« shtetit modern shqiptar. Kjo sepse, historikisht nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rvjetorĂ«t e PavarĂ«sisĂ« janĂ« shfrytĂ«zuar mĂ« tepĂ«r pĂ«r tĂ« kremtuar kultin e individit tĂ« rradhĂ«s, sesa pĂ«r tĂ« nderuar veprĂ«n e rilindĂ«sve.
NĂ« kĂ«to 114-vite ShqipĂ«ri, vendosja e portretit tĂ« Themeluesit nĂ« zyrat e shtetit shqiptar nĂ« vitin 2013, Ă«shtĂ« akti mĂ« vlerĂ«sues ndaj veprĂ«s sĂ« tij. NdĂ«rkohĂ«, vlonjati mĂ« âdurim-madhâ qĂ« ka njohur historia jonĂ«, pret prej 114-vitesh ngritjen e njĂ« monumenti dinjitoz nĂ« kryeqytetin e shtetit tĂ« themeluar prej tij. NdĂ«rkaq edhe rrugĂ«t apo sheshet e çdo qyteti apo fshati shqiptar, do tĂ« ishin mĂ« tĂ« nderuara po tĂ« mbanin emrin e tij. Sepse, Ismail Qemal Vlora ishte shqiptar kur nuk kishte ShqipĂ«ri.
Ne shqiptarĂ«t kemi vuajtur boll kĂ«to 114-vite nga sindroma âqĂ« gjithçka fillon nga muaâ. Sot, ne duhet tĂ« shkĂ«putemi prej saj. Me qĂ«llim ndĂ«rtimin e njĂ« tĂ« ardhmeje tĂ« begatĂ« ne duhet qĂ« tâi edukojmĂ« brezat nĂ«n shembullin e njerĂ«zve tĂ« mĂ«dhenj. NĂ«pĂ«rmjet lidershipit tĂ« Ismail Qemal VlorĂ«s, ne mund tĂ« kuptojmĂ« se si mund tĂ« ndĂ«rthuret mĂ« sĂ« miri racionaliteti dhe empatia nĂ« zgjidhjen e problemeve tĂ« kohĂ«s tonĂ«. Sikur tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e kanĂ« drejtuar ShqipĂ«rinĂ« nĂ« kĂ«to 114-vite, do ta kishin pasur si âYll Polarâ trashĂ«giminĂ« e Ismail Qemal VlorĂ«s, ju garantoj qĂ« ne sot do tĂ« kishim njĂ« ShqipĂ«ri shumĂ« mĂ« tĂ« begatĂ«.
Institucionet tona nuk po arrijnë akoma që të pasqyrojnë idealin e tij të shtetit të së drejtës. Demokracia jonë shpesh ngjason më shumë me lojën e mbijetesës politike sesa me kulturën e lirisë. Europa mbetet horizonti ynë. Por, shpesh kjo keqpërdoret si slogan. Në vend që të kemi udhëheqës që frymëzohen nga guximi i Ismail Qemal Vlorës, ne shohim politikanë të thyer përpara interesave të ngushta vetjake.
TrashĂ«gimia e Ismail Qemal VlorĂ«s Ă«shtĂ« Bibla dhe Kurani i shqiptarizmĂ«s. TrashĂ«gimia e tij Ă«shtĂ« udhĂ«rrĂ«fyesi ynĂ« politik e moral. Aty ne duhet tĂ« mĂ«sojmĂ«, kurajĂ«n pĂ«r tĂ« menduar shtetin mbi interesin personal. Vullnetin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar institucione e jo pĂ«r tâi shkatĂ«rruar ato. Orientimin perĂ«ndimor si zgjedhje strategjike e kombit, jo si mjet propagande. KulturĂ«n e kompromisit kombĂ«tar pĂ«rballĂ« interesave tĂ« ngushta personale.
Sot, kur vendi përballet me largimin masiv të të rinjve, me dobësinë e institucioneve, me polarizimin politik dhe pabarazinë sociale, trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës na fton që të reflektojmë. A kemi bërë ne gjithçka për ta ndërtuar Shqipërinë sipas ëndrrës së tij?!
Ismail Qemal Vlora nuk kĂ«rkonte nderime. Ai kĂ«rkonte qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« jetonte me dinjitet mes simotrave tĂ« saj europiane. Detyra jonĂ« sot nuk Ă«shtĂ« thjesht tĂ« kujtojmĂ« âThemeluesinâ. Detyra jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ringjallim vizionin e tij nĂ« politikĂ«, nĂ« shoqĂ«ri dhe nĂ« institucione. Sepse nga trashĂ«gimia e Ismail Qemal VlorĂ«s, mbetet vetĂ«m aq sa ne jemi nĂ« gjendje qĂ« ta mbajmĂ« gjallĂ« me vepra, jo me fjalĂ«.
Ka 114 vite që Shqipëria lindi si shtet, dhe emri i Ismail Qemal Vlorës mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me themelin e saj politik, institucional e diplomatik. Ai nuk ishte thjesht Shpallësi i Pavarësisë, por krijuesi i një vizioni për shtetin modern shqiptar, të ndërtuar mbi ligjin, dinjitetin dhe përfaqësimin kombëtar.
Por sot, a e kemi ruajtur ne thelbin e kësaj trashëgimie?! Apo kemi ngecur tek simbolika e thjeshtë, ndërkohë që shpirti i vizionit të tij harrohet?! Sa herë kemi guxuar ne që ta matim veten me standardin e tij?
Ismail Qemal Vlora jetoi me bindjen se Shqipëria nuk mund të mbijetonte pa institucione të forta. Nuk mund të mbijetonte pa një elitë që i shërben kombit, jo vetes. Sot, ne shumë shpesh, shohim të kundërtën. Institucione të dobësuara nga korrupsioni, politika të zhytura në konflikt interesi. Një shoqëri që largohet gjithnjë e më shumë nga besimi tek shteti.
TrashĂ«gimia e Ismail Qemal VlorĂ«s nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m PavarĂ«sia. ĂshtĂ« ideja se shteti duhet tĂ« jetĂ« i denjĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e vet. Pyetja qĂ« duhet tâi bĂ«jmĂ« vetes Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«, a kemi ne sot guximin dhe karakterin qĂ« ai tregoi nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« kombit tonĂ«?! Apo jemi bĂ«rĂ« thjesht konsumatorĂ« tĂ« historisĂ«, duke harruar misionin e saj?!
Zgjedhjet tona janë pasqyra e shpirtit tonë. Një dhunti kjo e falur nga Zoti. Nëse duam ta nderojmë me të vërtetë trashëgiminë e Ismail Qemal Vlorës, ne duhet që të rindërtojmë besimin tek shteti. Të përforcojmë institucionet. Të vendosim meritën përpara klientelizmit. Të vendosim të mirën e përbashkët përpara interesit vetjak. Vetëm kështu trashëgimia e tij mund të shndërrohet në një kujtesë të gjallë të Shqipërisë që ai ëndërroi. Një shtëpi e denjë për qytetarët e saj./K.M