15:00 Sulmet ruse vrasin civilë dhe godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës
Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me raketa balistike dhe raketa lundruese, si dhe me qindra dronë, duke vrarë civilë dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi, thanë autoritetet ukrainase të shtunën. Sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone, thanë zyrtarët.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilĂ«soi kĂ«tĂ« valĂ« sulmesh si ânjĂ« nga sulmet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« RusisĂ« ndaj sektorit energjetik tĂ« UkrainĂ«sâ, duke shtuar se nĂ« mbarĂ« vendin u vunĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r mĂ« shumĂ« se 15 âobjekte jetike pĂ«r prodhimin dhe furnizimin me energji elektrikeâ.
NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social X tĂ« shtunĂ«n, ai tha se zonat mĂ« tĂ« goditura pĂ«rfshinin Lutskun, Rivnen, Zhitomirin, Vinitsian, ShepetivkĂ«n, Slavutan dhe Netishinin. Ai shtoi se âu goditĂ«n edhe objektet energjetike nĂ« rajonet e Harkivit, Kievit, Dnipros dhe nĂ« rajone tĂ« tjeraâ.
âRusĂ«t e kanĂ« intensifikuar operacionin e tyre kundĂ«r sektorit energjetik dhe po pĂ«rpiqen tâi shterojnĂ« sa mĂ« shumĂ« rezervat tona dhe kapacitetet pĂ«r riparimeâ, shkroi Zelensky.
âVetĂ«m nga ora 19:00 dje deri nĂ« orĂ«n 07:00 sot, kundĂ«r sektorit tonĂ« energjetik, qyteteve dhe komuniteteve tona, u pĂ«rdorĂ«n mĂ« shumĂ« se 320 dronĂ« âShahedâ, si dhe municione fluturuese qĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« ajĂ«r para se tĂ« godasin objektivin, raketa lundruese dhe raketa balistikeâ, shtoi ai.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi katër raketa lundruese Kalibr dhe 332 dronë sulmues, përfshirë 31 dronë me motor reaktiv, si dhe raketa balistike Iskander-M/KN-23 dhe raketa lundruese Kh-22/32.
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 293 mjete ajrore, përfshirë të katër raketat Kalibr dhe 289 dronë, njoftuan Forcat Ajrore. Sulme u regjistruan në 22 lokacione.
Në qytetin jugor të Hersonit, një sulm ajror rus në lagjen Korabelni vrau një shofer 64-vjeçar të shërbimit të urgjencës mjekësore, tha Yaroslav Shanko, kreu i administratës ushtarake rajonale.
Në Sloviansk, në rajonin lindor të Donjeckut, forcat ruse goditën një lagje banimi me bomba ajrore FAB-250 në orët e para të mëngjesit, duke goditur dy ndërtesa banimi, sipas autoriteteve lokale.
Një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmi, katër prej të cilëve u shtruan në spital. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, pasi besohet se banorë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat e të dyja ndërtesave.
Tetë ndërtesa banimi u dëmtuan, dy prej të cilave u shkatërruan pjesërisht. Gjithsej, 16 persona u plagosën në Sloviansk gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë një vajzë 17-vjeçare. U dëmtuan gjithashtu automjete dhe pajisje të shërbimeve komunale.
Sulmet e kanë shtuar trysninë mbi sistemin energjetik të Ukrainës. Operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo, njoftoi për ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në disa rajone, duke bërë të ditur se oraret e ndërprerjeve të publikuara më herët nuk do të zbatoheshin në zonat e prekura nga këto masa.
Punonjësit e sektorit energjetik po punojnë për ta rikthyer furnizimin, ndërsa autoritetet u kërkuan konsumatorëve që ende kishin energji elektrike ta kursenin atë.
Në Vinitsia, kryeqytetin e rajonit me të njëjtin emër në Ukrainën qendrore, sulmet ruse e lanë qytetin pa energji elektrike, tha kryetari i bashkisë, Serhiy Morgunov. Zyrtarët po vlerësonin shkallën e dëmeve.
Kjo valĂ« e fundit sulmesh ndodhi nĂ« kohĂ«n kur presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se kishte pezulluar zbatimin e pothuajse tĂ« gjitha sanksioneve, tarifave dhe kufizimeve thelbĂ«sore tĂ« pĂ«rfshira nĂ« njĂ« ligj dypartiak, i cili synonte tâi bĂ«nte presion RusisĂ« qĂ« tâi jepte fund luftĂ«s kundĂ«r UkrainĂ«s.
Ky vendim nxiti kritika të ashpra nga mbështetësit e Ukrainës dhe ligjvënësit e të dyja partive në SHBA, të cilët thonë se kjo masë i minon përpjekjet për ta detyruar Moskën të ulet në tryezën e negociatave./ad




















