Tentim-vetëvrasje në Ferizaj: 28-vjeçarja përfundon në emergjencë pasi konsumoi sasi të madhe medikamentesh
Një rast i rëndë është raportuar pas mesnate në Ferizaj, ku një grua e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.
Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026 në rrugën “Kemajl Hetemi”, ndërsa Policia është njoftuar më 09.02.2026 rreth orës 00:30 nga Qendra Emergjente e Ferizajt, se D. P (1997) ishte duke marrë tretman mjekësor, pasi dyshohet se kishte ingeruar medikamente me qëllim vetëvrasjeje.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kontaktuar stafin mjekësor si dhe dëshmitarin – ish-bashkëshortin e viktimës, L. H. (34 vjeç). Ky i fundit ka deklaruar se janë të ndarë tash e tetë vite, ndërsa sot ishte njoftuar nga djali i tyre 10-vjeçar se nëna kishte përdorur barna.
Sipas tij, ai kishte shkuar menjëherë në banesë dhe kishte thirrur emergjencën.
Viktima nuk është intervistuar për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nga Emergjenca e Ferizajt është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në Prishtinë. Burimet mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e saj për momentin nuk është në rrezik, ndërsa motivi i këtij veprimi mbetet ende i paqartë.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve në stacion si dhe Hetimet Rajonale, ndërsa procedurat janë në zhvillim.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tentim-vetëvrasje në Ferizaj: 28-vjeçarja përfundon në emergjencë pasi konsumoi sasi të madhe medikamentesh appeared first on Sinjali.

