Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rozeta Hajdari del para gjykatës për skandalin me rezerva shtetërore

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbërritur në gjykatë, lidhur me rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.

Në këtë seancë gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rozeta Hajdari del para gjykatës për skandalin me rezerva shtetërore appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Mazrek të Prizrenit, ku Policia ka ndërhyrë pas informatave se një person mashkull po shkrepte me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes patrullat policore kanë hasur në gëzhoja të armës së gjuetisë, ndërsa i dyshuari e ka pranuar se kishte shtënë me armë më datë 31 dhjetor 2025.

Si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Shyqyri Duraj, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë siguruar provat materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Përdorimi i armës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

Një incident i rëndë mes të miturve është regjistruar sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupq të Prishtinës, ku përplasja ka eskaluar në përdorim të thikës dhe shufrës metalike, duke lënë të lënduar të paktën një nga të përfshirët.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në rast janë përfshirë tre të mitur, A.N, A.B dhe L.K.

Sipas informatave fillestare, A.N dhe A.B kishin qenë duke pritur autobusin, ndërsa në momentin që nga autobusi ka zbritur i mituri L.K, situata ka degjeneruar menjëherë në konflikt fizik.

Dyshohet se L.K e ka sulmuar fillimisht A.N me mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime në këmbë, në zonën e kukës.

Në vazhdim të incidentit, A.N dyshohet se e ka goditur L.K në kokë me shufër metalike, ndërsa A.B dyshohet se e ka goditur me grushte në këmbë të njëjtin.

Të miturit janë intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si: ndaj A.B: “Lëndim i rëndë trupor”, ndaj A.N: “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndaj L.K: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.   

Me urdhër të prokurorit, i mituri A.N është ndaluar për 24 orë, ndërsa dy të miturit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim vrasjen ne Deçan, tre persona të plagosur në një kafiteri

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Deçan, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave, rreth orës 00:15 të datës 13.01.2026, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e emergjencës nga QKMF-Deçan, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë viktimave, të cilat më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Rastit i janë përgjigjur gjithashtu hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, njësia e hetimeve rajonale të Pejës, si dhe Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar armën e dyshuar si mjet i përdorur në rast, si dhe tri gëzhoja të së njëjtës armë.

I dyshuari, Ismet Zukaj, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe hetimet po vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim vrasjen ne Deçan, tre persona të plagosur në një kafiteri appeared first on Sinjali.

Të shtënat në Deçan – dyshohet se i plagosur mbeti edhe avokati Daut Cacaj

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Në mesin edhe tyre, siç merr vesh Gazeta Sinjali ka mbetur i plagosur edhe avokati kosovar Daut Cacaj.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy pjesëtarë të nacionalitetit serb.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtënat në Deçan – dyshohet se i plagosur mbeti edhe avokati Daut Cacaj appeared first on Sinjali.

Një shqiptar dhe dy serbë mbesin të plagosur nga të shtënat me armë – çka ndodhi mbrëmë pas mesnate në Deçan?

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali të plagosur kanë mbetur dy pjesëtarë të nacionalitetit serb dhe një shqiptar.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një shqiptar dhe dy serbë mbesin të plagosur nga të shtënat me armë – çka ndodhi mbrëmë pas mesnate në Deçan? appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë mbrëmë pas mesnate në Deçan, plagosen tre persona – arrestohet i dyshuari

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë mbrëmë pas mesnate në Deçan, plagosen tre persona – arrestohet i dyshuari appeared first on Sinjali.

Rusia nis valën më intensive të sulmeve ndaj Ukrainës këtë vit

Forcat ruse nisën valën më intensive të sulmeve me raketa këtë vit në dy qytetet më të mëdha të Ukrainës herët të martën, thanë zyrtarët dhe mediat ukrainase, duke vrarë katër persona në qytetin verilindor të Kharkiv.

Kreu i administratës ushtarake në Kiev, Timur Tkachenko, tha se kryeqyteti ishte nënshtruar një sulmi të shkurtër por intensiv me raketa.

Dëshmitarët e Reuters dëgjuan shpërthime në qytet, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Kanalet e Telegram që monitorojnë situatën në Ukrainë thanë se rreth 20 raketa balistike u lëshuan gjatë natës gjatë një periudhe prej rreth një ore, në atë që ata e përshkruan si sulmi më i gjatë ndaj Ukrainës deri më tani këtë vit.

Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur llogarinë e Telegram. Forcat e armatosura të Ukrainës nuk komentuan menjëherë mbi gamën e plotë të sulmeve dhe nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia mbi sulmet.

Në Kharkiv, një qytet rreth 30 kilometra larg kufirit dhe një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse, guvernatori rajonal Oleh Sinyehubov tha se katër persona ishin vrarë në një sulm ajror në periferi të qytetit. Ai tha se gjashtë persona u plagosën.

Rusia ka lëshuar vazhdimisht raketa dhe dronë në qytetet ukrainase që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ngrohje gjatë dimrit, ndërsa mbrojtja e Kievit është nën presion të madh në kapjen e sulmeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia nis valën më intensive të sulmeve ndaj Ukrainës këtë vit appeared first on Sinjali.

Grenlanda: Nuk pranojmë pushtim nga SHBA-ja në asnjë rrethanë

Qeveria e Grenlandës ka deklaruar se “nuk mund ta pranojë në asnjë rrethanë” idenë e marrjes së kontrollit të ishullit nga SHBA-ja, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se Uashingtoni do ta marrë territorin “në një mënyrë ose në tjetrën”.

Grenlanda është pjesë vetëqeverisëse e Mbretërisë së Danimarkës dhe anëtare e NATO-s përmes saj.

Deklaratat e Trump kanë tronditur BE-në dhe NATO, pasi ai nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca po punon për forcimin e sigurisë në Arktik, duke përmendur rritjen e aktivitetit rus dhe kinez për shkak të hapjes së rrugëve detare.

Danimarka ka theksuar se Grenlanda nuk është në shitje dhe se traktati i vitit 1951 tashmë i lejon SHBA-së të rrisë praninë ushtarake në ishull, pa cenuar sovranitetin. Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Grenlandës dhe ajo e Danimarkës pritet të takohen me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio në Uashington.

Komisioneri i mbrojtjes i BE-së paralajmëroi se një pushtim amerikan do të ishte “fundi i NATO-s”, ndërsa Kina kritikoi interesin e SHBA-së, duke theksuar se Arktiku është çështje me interes global.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grenlanda: Nuk pranojmë pushtim nga SHBA-ja në asnjë rrethanë appeared first on Sinjali.

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Pas dy dekadash e gjysmë, qytetarët që jetojnë në veri të vendit do t`i marrin faturat mujore për shpenzimin e ujit. Me gjithë vështirësitë në këtë zonë, pasi mungojnë adresat e probleme të tjera komunale, ky projekt pritet të jetësohet në mars ose prill të këtij viti.

E nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” kanë thënë se janë duke rekrutuar staf për të vazhduar më tutje me procesin.

 “Jemi në proces të rekrutimit të stafit, shpresojmë që në javën e ardhshme të hapim konkursit për pjesës tjetër të stafin,  Menaxherët e njësive veç kanë filluar punën që nga data 5 për tri njësitë operative në veri, po ashtu edhe për impiantin në Zubin Potok”, tha për RTK, Bashkim Kurti, kryeshef në KRU “Mitrovica”.

Autoritetet bëjnë të ditur se faturimi nuk do të jetë retroaktiv, pasi fillimisht duhet të bëhet regjistrimi i konsumatorëve dhe instalimi i matësve të ujit.

“Jo, retroaktivisht nuk mundemi me u kthy se është proces i cili don kohë. Fillimisht duhet stafi, duhet evidentimi i konsumatorëve, regjistrimi se nuk kemi as numër të saktë në atë pjesën andej. Ka punë, por po shpresojmë orientimisht që diku nga data me fillu diku mars – prill i këtij viti edhe të shohim qysh po na shkojnë proceset në fund”, tha ai.

Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve në veri shprehen të gatshëm ta paguajnë ujin, për sa kohë furnizimi mbetet i rregullt.

“Nuk paguajmë, le të paguhet, do ta paguaj pse jo. Po, Po do të paguajmë. Tash kemi ujë, furnizimi me ujë është në rregull”, tha një banor i veriut të Mitrovicës.

“Vetëm le të ketë ujë të gjitha tjerat janë të mundshme. Do ta paguajmë pa problem. Patjetër do ta paguajmë, pse jo”, tha Slavko Mandiq, banor në veri të Mitrovicës.

Së fundmi, kompania ka nënshkruar edhe kontratën e parë për faturim me Komunën e Mitrovicës së Veriut, e cila konsiderohet si hap simbolik, por i rëndësishëm drejt shtrirjes së plotë të shërbimit.

“Qytetarët janë të gatshëm t’i kryejnë obligimet si në komunat tjera. Rryma ka filluar të paguhet para një viti, tash duhet edhe uji dhe shërbimet e tjera”, tha Nexhat Ugljanin, banor në veri të Mitrovicës.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrata të ngjashme do të nënshkruhen edhe me institucione të tjera publike dhe me qytetarët, duke e konsideruar bashkëpunimin institucional si çelës për shërbim të qëndrueshëm dhe ligjor të furnizimit me ujë në veri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës appeared first on Sinjali.

Uashingtoni nuk dorëzohet për Grenlandën, Shtëpia e Bardhë: Nëse nuk e blejmë ne, do të përfundojë në duart e Kinës ose Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. nuk ka vendosur ende një afat konkret për blerjen e Grenlandës, por kjo mbetet një prioritet strategjik për Uashingtonin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ritheksoi këtë qëndrim përpara gazetarëve, duke theksuar se presidenti ka qenë i qartë në synimin e tij.

Sipas Leavitt, presidenti beson se nëse SHBA nuk ndërmerr hapa për të blerë Groenlandën, ishulli mund të përfundojë nën ndikimin ose kontrollin e Kinës apo Rusisë, çka do të përbënte një rrezik jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Evropën dhe vetë Grenlandën.

Ajo shtoi se përfshirja e Grenlandës në SHBA do të ishte, sipas tij, në interesin e të dyja palëve dhe do të garantonte mbrojtje më të madhe për territorin.

Nga ana tjetër, qeveria lokale e Grenlandës ka reaguar ashpër, duke deklaruar se “në asnjë mënyrë” nuk do të pranojë dëshirën e SHBA për të marrë në zotërim territorin. Në një deklaratë zyrtare, autoritetet groenlandeze theksuan se nuk mund ta pranojnë këtë ide dhe njoftuan se do të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar mbrojtjen e ishullit plotësisht brenda kornizës së NATO-s.

Grenlanda është pjesë e NATO-s përmes Mbretërisë së Danimarkës, dhe qeveria lokale ka bërë të qartë se siguria dhe sovraniteti i saj do të vazhdojnë të mbështeten në këtë aleancë, duke refuzuar çdo formë ndryshimi të statusit të territorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Uashingtoni nuk dorëzohet për Grenlandën, Shtëpia e Bardhë: Nëse nuk e blejmë ne, do të përfundojë në duart e Kinës ose Rusisë appeared first on Sinjali.

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë nga përdorimi i forcës ushtarake, por kërkon diplomaci me Iranin

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt ka deklaruar sepPresidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake kundër Iranit, por ai preferon rrugën diplomatike. Levitt shtoi se Trump thekson se ajo që Irani thotë publikisht ndryshon nga mesazhet që u dërgon privatisht Shteteve të Bashkuara.

Ajo u shpreh se ekziston një hendek midis retorikës publike të Teheranit dhe kontakteve të tij prapa skenave me Uashingtonin. Levitt zbuloi gjithashtu se Trump ka folur me Elon Musk rreth çështjeve të internetit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, lëshoi ​​një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara duke shtuar se SHBA po bën llogaritje të gabuara në qasjen e tyre ndaj Iranit.

Disa orë më vonë, ai paralajmëroi se amerikanët ishin mundur në të kaluarën për shkak të llogaritjeve të gabuara dhe se do të mundeshin përsëri për shkak të “planifikimit të gabuar”.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë akuzojnë Uashingtonin për ndërhyrje dhe paralajmërojnë se çdo veprim ushtarak amerikan do të provokojë hakmarrje kundër forcave dhe aleatëve amerikanë në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë nga përdorimi i forcës ushtarake, por kërkon diplomaci me Iranin appeared first on Sinjali.

Çmimet, rryma më shtrenjtë për 18%, për pemët mbi 19%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka krahasuar çmimet e vitit 2024-2025, ku del se energjia elektrike u shtrenjtua me 18,3%, duke ndikuar drejtpërdrejt në faturat e familjeve dhe konsumatorëve.

Mishi shënoi një rritje prej 14,4%, duke reflektuar rritjen e kostos së ushqimeve bazë.

Pemët u shtrenjtuan me 19%, duke rritur çmimet e frutave dhe produkteve të freskëta në treg.

Ndërkohë, inflacioni mesatar vjetor për vitin 2025 ishte 3,9%, ndërsa inflacioni mujor në dhjetor arriti 0,7%, krahasuar me muajin nëntor 2025.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çmimet, rryma më shtrenjtë për 18%, për pemët mbi 19% appeared first on Sinjali.

Skiatorja spanjolle dhe qeni i saj goditen nga orteku i borës në Andorra, shpëtojnë mrekullisht pa ndonjë lëndim

Pamjet e filmuara nga skiatorja spanjolle Ares Masip treguan momentin kur ajo u përfshi nga një ortek në Pic de l’Hortell, një mal në Pirenej në Andorra.

Skiatorja ishte jashtë me qenin e saj Cim kur u habit nga bora.

“Mali po shembet”, tha Masip për BBC-në.

“Duhet të bësh gjithçka që është e mundur për të zvogëluar rreziqet”, tha skiatorja në një intervistë, duke shtuar se e njihte mirë zonën dhe mendonte se do të ishte e sigurt.

“Është mirë të kujtojmë se në mal rreziku zero nuk ekziston”, shtoi skiatorja.

Ajo dhe qeni i saj nuk u lënduan në incident apo më mirë thënë nga orteku i borës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skiatorja spanjolle dhe qeni i saj goditen nga orteku i borës në Andorra, shpëtojnë mrekullisht pa ndonjë lëndim appeared first on Sinjali.

Moti sot: Kryesisht i vranët, maksimalja deri në 2°C

SOT moti do të jetë kryesisht i vranët.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin nga -12 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale nga -2 deri në 2°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot: Kryesisht i vranët, maksimalja deri në 2°C appeared first on Sinjali.

Rozeta Hajdari dhe tre të tjerët dalin sot para gjykatës lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore

Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe tre të akuzuave të tjerë lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 09:30.

Shqyrtimi fillestar ishte caktuar njëherë për 10 dhjetor, por që kishte dështuar meqë Hajdari nuk ishte paraqitur në gjykatë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor ndaj Ministres Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Tre të parët akuzohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremi për veprën “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rozeta Hajdari dhe tre të tjerët dalin sot para gjykatës lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore appeared first on Sinjali.

Irani: Ndërprerja e internetit do të vazhdojë derisa të rivendoset siguria në vend

Interneti do të mbetet i kufizuar në Iran derisa zyrtarët të përcaktojnë se siguria e plotë është rivendosur pas protestave antiqeveritare në të gjithë vendin.

“Koha për t’u rikthyer në kushte normale do të njoftohet në të ardhmen dhe autoritetet duhet të na informojnë me siguri mbi konsideratat e sigurisë”, tha Mohammad Amin Aghamiri, president i Qendrës Kombëtare të Këshillit Suprem të Kiberhapësirës së Iranit.

Aghamiri shtoi se ndërprerja e internetit, e cila filloi më 9 janar ishte e nevojshme për t’iu kundërvënë luftës nga armiqtë e Iranit në hapësirën kibernetike.

Sipas Aghamirit, njerëzit aktualisht kanë qasje normale në shërbimet bankare dhe të blerjeve online përmes Rrjetit Kombëtar të Informacionit, NIN.

“NIN është një platformë përmes së cilës ne mund të garantojmë shërbime të qëndrueshme për publikun”, tha ai.

Më tej ai shtoi se aplikacionet e mesazheve vendase, motorët e kërkimit dhe shërbimet e inteligjencës artificiale do të zgjerohen për të minimizuar ndërprerjet në jetën e përditshme.

Ndërprerja e internetit në Iran hyri në ditën e katërt të hënën, sipas organit mbikëqyrës të sigurisë kibernetike NetBlocks , i cili shtoi se interneti fiks, të dhënat mobile dhe thirrjet janë çaktivizuar ndërsa mjetet e tjera të komunikimit po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani: Ndërprerja e internetit do të vazhdojë derisa të rivendoset siguria në vend appeared first on Sinjali.

Trump: Vendet që bëjnë biznes me Iranin do të paguajnë menjëherë tarifën prej 25 për qind

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se çdo vend që “bën biznes me Republikën Islamike të Iranit” do të paguajë një tarifë 25% “me efekt të menjëhershëm”.

Trump shtoi se tarifa do të vendoset për “çdo biznes që bëhet” me SHBA-në.

“Ky urdhër është përfundimtar”, tha presidenti amerikan.

Ky urdhër vjen ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran dhe se “sulmet ajrore” janë një nga shumë opsionet në tryezë.

Në anën tjetër është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, se Trump i ka dhënë përparësi diplomacisë në vend të ndonjë intervenimi ushtarak në Iran.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Vendet që bëjnë biznes me Iranin do të paguajnë menjëherë tarifën prej 25 për qind appeared first on Sinjali.

Zhegrova paraqitet në fitoren e thellë të Juventusit

Juventusi ka shënuar fitore shumë të thellë të hënën mbrëma ndaj Cremoneses në Serie A.

Në fitoren e thellë 5:0 të Juventusit, nga minuta e 62-të luajti edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova në fushë u inkuadrua kur rezultati ishte 4:0. Pas aktivizimit të tij, loja e Juventusit u bart në krahun e djathtë të fushës. Zhegrova ishte aktiv, por pa arritur të asistoj apo realizoj ndonjë gol.

Golat për Juven i shënuan Gleison Bremer, Jonathan David, Kenan Yildiz dhe Weston McKennie. Autogol realizoi Filippo Terracciano.

Juventusi nga 20 ndeshje ka fituar 39 pikë, sa kanë Napoli në pozitën e tretë dhe Roma në pozitën e pestë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhegrova paraqitet në fitoren e thellë të Juventusit appeared first on Sinjali.

❌