❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ShBA-ja i dhuron skaner 3 milionë dollarësh Kosovës, ambasada amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dhuruar Kosovës një skaner Rapiscan të prodhuar në SHBA, në vlerë prej 3 milionë dollarësh.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka theksuar se luftimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara kontribuon në forcimin dhe begatimin e bizneseve amerikane dhe kosovare.

Sipas njoftimit, ky donacion ka për qëllim forcimin e sigurisë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme, duke përdorur teknologji të avancuar.

“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janĂ« krenare qĂ« forcojnĂ« sigurinĂ« kufitare tĂ« KosovĂ«s pĂ«rmes njĂ« skaneri Rapiscan tĂ« prodhuar nĂ« AmerikĂ« me vlerĂ« 3 milionĂ« dollarĂ«. Teknologjia pĂ«rmirĂ«son zbulimin, mbĂ«shtet tregtinĂ« legjitime dhe pĂ«rparon interesat e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« sigurisĂ« dhe ekonomisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e AmbasadĂ«s sĂ« SHBA-sĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShBA-ja i dhuron skaner 3 milionë dollarësh Kosovës, ambasada amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosje në Ferizaj, ishte dorëzuar dje në polici

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Argjent Ramës, të dyshuarit për plagosjen e ndodhur në Ferizaj, i cili një ditë më parë është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, masa e paraburgimit është marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës nga gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ilir Bytyqi.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21.12.2025, rreth orës 23:20, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, pas një konflikti verbal, i pandehuri Argjent Rama, me qëllim që ta privojë nga jeta viktimën A.D., ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Pas mbajtjes sĂ« seancĂ«s dĂ«gjimore dhe analizimit tĂ« shkresave tĂ« lĂ«ndĂ«s, gjyqtari i procedurĂ«s paraprake i Departamentit pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda Ilir Bytyqi, ka vlerĂ«suar se ekziston dyshimi i bazuar, se mĂ« datĂ« 21.12.2025, rreth orĂ«s 23:20, nĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« qytetit tĂ« Ferizajt, pas njĂ« konflikti verbal, i pandehuri me qĂ«llim qĂ« tĂ« privoj nga jeta ka shtĂ«nĂ« disa herĂ« me armĂ« zjarri nĂ« drejtim tĂ« viktimĂ«s A.D., duke i shkaktuar plagĂ« nga arma e zjarrit nĂ« abdomen, dorĂ« dhe regjion femoral, pĂ«r pasojĂ« i dĂ«mtuari i`u Ă«shtĂ« nĂ«nshtruar operimit nĂ« QKUK -PrishtinĂ«. Si dhe se i pandehuri me datĂ«, kohĂ« dhe vend tĂ« shĂ«nuar si mĂ« lartĂ« tek pika e parĂ« e dispozitivit, nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin e aplikueshĂ«m lidhur me armĂ«t ka mbajtur nĂ« pronĂ«si dhe posedim armĂ«n e zjarrit tĂ« llojit CZ, modeli 70, kalibri 7.65 MM”, thuhet nĂ« njoftimin e gjykatĂ«s.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosje në Ferizaj, ishte dorëzuar dje në polici appeared first on Sinjali.

Zelensky deklaron se nesĂ«r do tĂ« mbahet “takimi i parĂ« trepalĂ«sh” mes UkrainĂ«s, RusisĂ« dhe SHBA-sĂ«

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se “takimi i parĂ« trepalĂ«sh” mes UkrainĂ«s, RusisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara pritet tĂ« mbahet nesĂ«r, duke shĂ«nuar njĂ« zhvillim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m diplomatik nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r dialog lidhur me luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti ukrainas tha se, sipas informacioneve që ai ka në dispozicion, takimi i parë mes tre palëve do të zhvillohet nesër dhe do të vazhdojë edhe ditën pasuese.

Ai theksoi se ky format trepalësh përfaqëson një hap të ri në komunikimin ndërkombëtar lidhur me konfliktin, megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi agjendën e bisedimeve.

Sipas Zelenskyt, takimi do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, ai la të kuptohet se iniciativa për këtë takim ka ardhur papritur nga Uashingtoni dhe se pala ukrainase nuk ka qenë plotësisht e përfshirë paraprakisht në përgatitjen e tij.

“Shpresoj qĂ« Emiratet ta dinĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. Po. NdonjĂ«herĂ« kemi surpriza tĂ« tilla nga pala jonĂ« amerikane”, tha me njĂ« ton ironik, lideri ukrainas duke sugjeruar se koordinimi diplomatik nuk ka qenĂ« i plotĂ«.

Ndryshe, një takim i drejtpërdrejtë trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të përbënte një moment të rrallë dhe potencialisht vendimtar në përpjekjet për të ulur tensionet dhe për të eksploruar mundësi për zgjidhje politike të konfliktit që ka tronditur Evropën dhe rendin ndërkombëtar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky deklaron se nesĂ«r do tĂ« mbahet “takimi i parĂ« trepalĂ«sh” mes UkrainĂ«s, RusisĂ« dhe SHBA-sĂ« appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfunduar

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për disa vendvotime, ku deri tani janë rinumëruar 44.66%.

Sipas rezultateve të përditësuara, LVV ka 48%, PDK 23.84%, LDK 10.11% dhe AAK 2.99%. Procesi është përfunduar plotësisht në 9 komuna.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfunduar appeared first on Sinjali.

Etja në rritje e AI-së për ujë po kthehet në rrezik për shëndetin publik

Ndërsa qendrat e të dhënave që konsumojnë shumë ujë po zgjerohen globalisht, ndikimi i tyre në higjienë, pabarazi dhe sëmundje po bëhet një kërcënim serioz dhe shpesh i nënvlerësuar.

Termi “bubble” lidhet shpesh me AI-nĂ«, por tani po kuptojmĂ« se kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« kĂ«rcĂ«nim ekonomik. Konsumi i madh i ujit nga qendrat e tĂ« dhĂ«nave tĂ« AI-sĂ« mund tĂ« ulĂ« higjienĂ«n dhe tĂ« rrisĂ« sĂ«mundjet gastrointestinale nĂ« komunitetet pĂ«rreth, duke shtuar presion mbi infrastrukturĂ«n shĂ«ndetĂ«sore lokale, shkruan Al Jazzera.

Konsumi i energjisë dhe uji nga AI-ja është kolosal

AI-ja gjenerative mund të prodhojë tekst, foto, kod dhe më shumë, dhe tashmë është pjesë e jetës së shumicës së njerëzve në botë. Vetëm ChatGPT merr rreth një miliard kërkesa në ditë. Kompani si Google, Apple dhe Microsoft po integrjnë AI-në në produktet e tyre kryesore, duke rritur kërkesën për energji dhe ujë.

Një kërkim i vetëm në Google me AI përdor deri në 30 herë më shumë energji se versioni standard. GPU-të (Graphics Processing Units), që përdoren për procesimin paralel të algoritmeve të AI-së, prodhojnë shumë nxehtësi dhe kërkojnë deri në qindra mijëra litra ujë të freskët çdo ditë për ftohje.

Sipas një raporti të Qeverisë Britanike, përdorimi global i ujit nga AI-ja mund të rritet nga 1.1 miliard metra kub në 6.6 miliard metra kub deri në vitin 2027.

Rreziqet për shëndetin publik

Qendrat e të dhënave të vendosura në zona me mungesë uji mund të krijojnë ngarkesa të mëdha shëndetësore. Në 2023, Google raportoi se 15% e ujit të tij merrej nga zona me mungesë të lartë uji.

Mungesa e ujit lidhet me infeksione, kequshqyerje dhe ulje të higjienës. Fëmijët janë më të rrezikuar: 84% e sëmundjeve diareike globale godasin fëmijët nën pesë vjeç, me ndikime të mundshme në zhvillimin kognitiv.

Edhe pse lidhja direkte mes qendrave të të dhënave dhe sëmundjeve nuk është provuar plotësisht, shenjat paralajmëruese janë shqetësuese.

Komunitetet e margjinalizuara raportojnë ujë të ndotur

Në Newton County, Georgia, SHBA-të, një qendër AI e Meta-s ka shkaktuar shqetësim pasi banorët raportuan ujë të turbullt dhe me sedimente nga rubinetat. Situata e ngjashme është raportuar edhe në Fayette County dhe Bayview-Hunters Point, Kaliforni, ku komunitetet kryesisht me prani të madhe afrikano-amerikane shqetësohen për ndotje mjedisore.

Rezultatet e akumuluara mund të shkaktojnë sëmundje akute gastrointestinale ose probleme kronike, përfshirë kancerin.

Rëndësia e premtimeve të kompanive dhe rregullimeve

VetĂ«m 0.5% e ujit nĂ« planet Ă«shtĂ« i freskĂ«t. Ai nuk pĂ«rdoret vetĂ«m nga qendrat e tĂ« dhĂ«nave, por edhe pĂ«r prodhimin e çipeve dhe energjisĂ« qĂ« i furnizon. Disa kompani premtuan tĂ« jenĂ« “prodhues pozitiv tĂ« ujit”, por kjo nuk do tĂ« mjaftojĂ« nĂ«se komunitetet lokale nuk pĂ«rfitojnĂ«.

Qeveritë duhet të veprojnë shpejt për të vendosur standarde për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe raportimin e transparencës nga korporatat. Një popullatë e shëndetshme është një popullatë produktive, ndërsa rregullimi duhet të vendosë mirëqenien njerëzore mbi rritjen e shpejtë teknologjike.

Në thelb, përdorimi i ujit nga AI-ja është më shumë se një çështje teknologjike; është një sfidë globale për shëndetin publik, barazinë dhe drejtësinë mjedisore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Etja në rritje e AI-së për ujë po kthehet në rrezik për shëndetin publik appeared first on Sinjali.

Real Madridi vazhdon të monitorojë yllin e Manchester Cityt

Rodri është një figurë kryesore për Manchester Cityn dhe ekipin kombëtar spanjoll, e që kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, megjithëse City i ka paraqitur tashmë një propozim për ta zgjatur atë deri në vitin 2029.

Për momentin, ai nuk ka nënshkruar ende dhe këtu hyn në lojë Real Madridi.

Rodri ka qenë në radarin e klubit mbretëror për një kohë të gjatë. Hierarkia e Real Madridit po kërkon një mesfushor mbrojtës për sezonin e ardhshëm dhe Rodri është në listë, jo një i kohëve të fundit, por një i hershëm.

Emri i tij është lidhur me një transferim te Real Madrid për disa kohë, megjithëse klubi duket se e ka përjashtuar atë pas dëmtimit të tij të rëndë.

Megjithatë, nuk është kështu. Sipas mediave spanjolle, Real Madridi nuk e ka humbur nga sytë mesfushorin e kombëtares La Roja.

Ata po e monitorojnë nga afër gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për një vit dhe po e vëzhgojnë nga afër në rast se një transferim bëhet i mundur këtë verë.

Objektivi kryesor i Real Madridit mbetet mesfushori i PSG-së, Vitinha, por klubi është i vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë ta largojnë portugezin nga Parisi. Nëse kjo rezulton e pamundur, Rodri shfaqet si një alternativë.

Klubi gjithashtu e di se nuk do të jetë e lehtë të marrë Rodrin nga City, por, si pjesa më e madhe e Evropës, ata po presin të shohin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Pep Guardiolës.

Nëse trajneri katalunas largohet, mund të pasojë një largim i mundshëm, dhe Rodri mund të përfundojë te Real Madrid. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi vazhdon të monitorojë yllin e Manchester Cityt appeared first on Sinjali.

Diplomohen 21 kadetët e trajnimit profesional për zjarrfikës

21 kadetë përfunduan me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës, i ndarë në 9 module gjatë 20 javëve, duke fituar njohuri dhe aftësi për reagim në emergjenca, parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Sipas njoftimit të komunikatës, ky trajnim ka qenë i ndarë në 9 module për 20 javë.

“QĂ«llimi kryesor i kĂ«tij trajnimi ka qenĂ« ngritja e kapaciteteve profesionale tĂ« zjarrfikĂ«sve, duke i pajisur ata me kompetencat e nevojshme pĂ«r t’u pĂ«rballur me sfidat bashkĂ«kohore tĂ« sigurisĂ«, tĂ« cilat po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« komplekse”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Diplomohen 21 kadetët e trajnimit profesional për zjarrfikës appeared first on Sinjali.

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për ratifikim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka firmosur sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke i siguruar Kosovës statusin e anëtarit themelues, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.

“Kur Amerika udhĂ«heq, paqja Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« e sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« paqes e qĂ« udhĂ«hiqen nga aleati ynĂ« strategjik, fuqizon sovranitetin tonĂ«, pozicionin tonĂ« ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka theksuar presidentja.

Sipas Osmanit, marrĂ«veshja do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n, pĂ«r tĂ« marrĂ« miratimin pĂ«rfundimtar tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« popullit.

“Kjo marrĂ«veshje historike do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me kushtetutĂ«n e KosovĂ«s”, ka shtuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.

“Faleminderit Presidentit Trump pĂ«r lidershipin e tij dhe pĂ«r ftesĂ«n qĂ« ta pĂ«rfaqĂ«soj RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment historik”, ka shkruar Osmani.

Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.

“Kosova do tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes, sot e pĂ«rherĂ«â€, ka pĂ«rfunduar presidentja.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për ratifikim appeared first on Sinjali.

Kritika të forta nga Zelensky për Evropën, thotë se plani i paqes është pothuajse gati

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, ka bĂ«rĂ« deklarata tĂ« forta pas takimit me ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke e krahasuar situatĂ«n aktuale nĂ« UkrainĂ« me filmin “Groundhog Day”, ku personazhi kryesor Ă«shtĂ« i detyruar ta rijetojĂ« vazhdimisht tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«.

“Askush nuk do tĂ« donte tĂ« jetonte ashtu, duke ripĂ«rsĂ«ritur tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« pĂ«r javĂ« e muaj dhe sigurisht pĂ«r vite. Kjo Ă«shtĂ« pikĂ«risht si po jetojmĂ« tani. Dhe Ă«shtĂ« jeta jonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Zelensky.

NĂ« vazhdim, ai ka drejtuar kritika tĂ« ashpra ndaj EvropĂ«s, duke e akuzuar pĂ«r mungesĂ« veprimesh konkrete, veçanĂ«risht sa i pĂ«rket ndjekjes penale tĂ« RusisĂ«. Zelensky i ka dhĂ«nĂ« zĂ« edhe kritikave tĂ« Trumpit ndaj EvropĂ«s, duke thĂ«nĂ« se “Evropa do tĂ« diskutojĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen, por i shmanget veprimit sot”.

Sipas tij, shtetet evropiane janë të ndara dhe më të shqetësuara që të mos e ofendojnë njëra-tjetrën sesa të veprojnë me vendosmëri përballë agresionit rus.

“ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« se shumĂ« takime janĂ« zhvilluar, por Evropa ende nuk ka arritur nĂ« pikĂ«n pĂ«r tĂ« pasur njĂ« shtĂ«pi pĂ«r tribunal. ÇfarĂ« po mungon? Koha apo vullneti politik? ShumĂ« shpesh nĂ« EvropĂ«, diçka tjetĂ«r gjithmonĂ« Ă«shtĂ« mĂ« urgjente se drejtĂ«sia”, ka theksuar Zelensky nĂ« njĂ« fjalim tĂ« pazakontĂ« kritik ndaj aleatĂ«ve tĂ« tij.

Duke vazhduar me kritikat, presidenti ukrainas ka deklaruar se veprimet janë ato që e definojnë të ardhmen, duke ngritur edhe çështjen e naftës ruse që, sipas tij, vazhdon të transportohet përmes brigjeve evropiane.

“Pse presidenti Trump mund t’i ndalojĂ« cisternat nga flotat dhe tĂ« sekuestrojĂ« naftĂ«, por Evropa jo? Nafta ruse po transportohet pĂ«rmes brigjeve evropiane. Ajo naftĂ« e financon luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s, ajo naftĂ« ndihmon destabilizimin e EvropĂ«s”, ka shtuar ai.

Zelensky ka kritikuar gjithashtu mungesën e veprimeve nga NATO, duke ngritur shqetësime për sigurinë e vendeve anëtare.

“NĂ«se Putini vendos ta marrĂ« LituaninĂ« ose ta godasĂ« PoloninĂ«, kush do tĂ« pĂ«rgjigjet?”, ka pyetur ai.

Ndërkohë, duke folur për planin e paqes në Ukrainë, Zelensky ka bërë të ditur se procesi është afër përfundimit.

“Dokumentet qĂ« synojnĂ« pĂ«rfundimin e luftĂ«s janĂ« pothuajse gati dhe kjo vĂ«rtet ka rĂ«ndĂ«si. Ukraina po punon me sinqeritet tĂ« plotĂ« dhe vendosmĂ«ri dhe kjo sjell rezultate”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kritika të forta nga Zelensky për Evropën, thotë se plani i paqes është pothuajse gati appeared first on Sinjali.

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 113 vota ratifikimin e marrëveshjes së pranimit në Bordin e Paqes

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota pro, nga opozita dhe mazhoranca, aderimin e vendit në Bordin e Paqes, një mekanizëm ndërkombëtar i fokusuar në promovimin e paqes globale dhe menaxhimin e krizave rajonale, përfshirë situatën në Gaza.

Ftesa pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« erdhi nga presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, drejtuar kryeministrit Edi Rama, pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« aktive e kĂ«tij bordi.

Mazhoranca e ka cilësuar pjesëmarrjen si një akt historik dhe nder për Shqipërinë, duke theksuar përgjegjësinë për të kontribuar në paqen globale dhe rolin e vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, opozita pranoi rëndësinë e votës për marrëdhëniet me SHBA-në, por kritikoi vendosjen e emrit të kryeministrit Rama si përfaqësues nominal të shtetit në marrëveshje.

“Ne votojmĂ« sot pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet me aleatin strategjik, SHBA, por refuzojmĂ« mĂ«nyrĂ«n se si kryeministri pĂ«rdor shtetin dhe aleatin tonĂ« strategjik pĂ«r interesa personale”, tha Bardhi.

Ligji “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes” u fut me procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar, ndĂ«rsa gjatĂ« fjalĂ«s nĂ« Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se do tĂ« ishte nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« ku do tĂ« firmoste pjesĂ«marrjen e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bordin e Paqes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi i Shqipërisë miraton me 113 vota ratifikimin e marrëveshjes së pranimit në Bordin e Paqes appeared first on Sinjali.

Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike mes Kosovës dhe Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump.

NĂ« pĂ«rshkrim, ajo shkruan se “Sepse aleanca me AmerikĂ«n Ă«shtĂ« rruga e vetme”.

Kosova është në mesin e mbi 30 vendeve që kanë pranuar të jenë pjesë e  Bordit të Paqes për Gazën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme appeared first on Sinjali.

Rinumërimi: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së në Malishevë

‘Hajni’ masive tĂ« votave po del se ka pasur edhe nĂ« MalishevĂ«. MĂ« shumĂ« te kandidatĂ«t e PDK-sĂ«, e mĂ« pak te disa tĂ« VV-sĂ«.

Në PDK, Gazmend Maliqajt i kanë dalur deri më tash 878 vota më pak.

Adnan Thaqit 689 vota më pak, Fetah Paçarizit 609 vota më pak dhe Hajdar Beqës 238 vota më pak.

Kurse në VV, Valon Hotit i kanë dalur 278 vota më pak, dhe Gani Krasniqit 270 vota më pak.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së në Malishevë appeared first on Sinjali.

Operacioni në Tiranë: Arrestohen 3 kolumbiane për prostitucion, 2 shqiptare nën hetim

Policia e TiranĂ«s ka finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “NetĂ«ork”, duke goditur tre raste tĂ« ushtrimit tĂ« prostitucionit nĂ« apartamente me qira, tĂ« ndodhura nĂ« rrugĂ«t “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”. Si rezultat i kĂ«tij operacioni, u arrestuan 3 shtetase kolumbiane dhe 1 shtetas spanjoll, ndĂ«rsa 2 shtetase shqiptare u proceduan penalisht.

Sipas policisĂ«, shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe dyshohet se ushtronin prostitucion nĂ« njĂ« apartament tĂ« marrĂ« me qira nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« pranga u vu edhe shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, i cili dyshohet se shfrytĂ«zonte kĂ«to shtetase pĂ«r kĂ«tĂ« veprimtari kriminale, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu, materialet u referuan nĂ« Prokurori dhe nisi procedimi penal pĂ«r shtetaset shqiptare V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, tĂ« cilat ushtronin prostitucion nĂ« dy apartamente tĂ« tjera, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« rrugĂ«t “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni, si dhe disa aparate celularë. Policia bën me dije se, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacioni në Tiranë: Arrestohen 3 kolumbiane për prostitucion, 2 shqiptare nën hetim appeared first on Sinjali.

“Kur u ndeza, nuk dija si tĂ« fikesha”, Dolce dhe Limi flasin pas festĂ«s sĂ« mbrĂ«mshme

Dy banorĂ«t e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Limit, kanĂ« folur sĂ« fundmi pĂ«r festĂ«n e mbrĂ«mshme tĂ« organizuar brenda shtĂ«pisĂ« nga “VĂ«llai i Madh”.

Gjatë bisedës, Limi theksoi se atmosfera e festës e kishte kapur plotësisht, duke pranuar se në një moment nuk dinte më si të ndalej.

“Kur u ndeza, nuk dija tĂ« fikesha”, tha ai, duke iu referuar energjisĂ« dhe gjendjes sĂ« krijuar gjatĂ« party-t.

Nga ana tjetër, Dolce u shpreh se ishte kurioze të dinte se si ishte perceptuar sjellja e tyre nga banorët e tjerë të shtëpisë.

“Jam kurioze tĂ« di se çfarĂ« thoshin tĂ« tjerĂ«t”, u shpreh ajo, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se reagimet e publikut dhe tĂ« banorĂ«ve janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ«.

Biseda mes dyshes vjen pas festës që ka sjellë shumë diskutime dhe dinamika brenda shtëpisë, ndërsa marrëdhënia mes Dolces dhe Limit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në Big Brother VIP Kosova.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kur u ndeza, nuk dija si tĂ« fikesha”, Dolce dhe Limi flasin pas festĂ«s sĂ« mbrĂ«mshme appeared first on Sinjali.

Prokuroria del me detaje: Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë në Merdare, arrestohen tre persona të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikimit të narkotikëve, duke konfiskuar mbi 76 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arrestuar tre persona të dyshuar.

Operacioni i koduar “Bregdeti”, pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit tĂ« masave tĂ« veçanta hetimore, ka rezultuar me ndalimin e njĂ« kamioni me targa vendore mĂ« 21 janar 2026 rreth orĂ«s 23:00, afĂ«r pikĂ«kalimit kufitar nĂ« Merdare. GjatĂ« kontrollit tĂ« kamionit qĂ« drejtohej nga i dyshuari H.S., janĂ« gjetur 68 paketime me marihuanĂ«, me peshĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme 76 kilogramĂ« e 800 gramĂ«.

Me urdhër të gjykatës, është kryer edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku janë sekuestruar një armë zjarri me pesë fishekë, dy vetura, një kamion, një telefon celular dhe 2,950 euro para të gatshme.

NĂ« vazhdim tĂ« operacionit, mĂ« 22 janar 2026, Policia ka bastisur edhe dy lokacione tĂ« tjera nĂ« fshatin Godishnjak tĂ« PodujevĂ«s, shtĂ«pitĂ« e dy tĂ« dyshuarve tĂ« tjerĂ«. GjatĂ« kontrolleve janĂ« gjetur katĂ«r paketime me marihuanĂ« me peshĂ« 4 kilogramĂ« e 454 gramĂ«, dy vetura, dy telefona celularĂ«, materiale pĂ«r paketimin e narkotikĂ«ve, si dhe njĂ« armĂ« gazi e modelit “Sig Sauer”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria del me detaje: Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë në Merdare, arrestohen tre persona të dyshuar appeared first on Sinjali.

Mateta vendos të largohet nga Crystal Palace, do të zgjedhë njërën mes dy skuadrave angleze

Jean-Philippe Mateta ka vendosur të largohet nga Crystal Palace, por e ardhmja e tij do të mbetet në Premier League, pavarësisht interesimit të Juventusit.

Sulmuesi francez ka marrë dy oferta konkrete dhe atraktive nga klube të Premier League, duke përfshirë Aston Villa dhe Chelsea, dhe pritet të bëjë zgjedhjen e tij në ditët në vijim.

Ky vendim vjen pas një periudhe të pasigurt në Crystal Palace, ku pas largimit të kapitenit Marc Guehi, gjithashtu trajneri Oliver Glasner ka konfirmuar largimin e tij nga klubi.

Këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt te Mateta, i cili është i zhgënjyer me menaxhimin e klubit dhe veprimet në tregun e transferimeve, duke besuar se premtimet e dhëna nuk janë përmbushur.

Interesimi i Juventusit ishte konkret, por kërkesa e Crystal Palace prej rreth 40 milionë eurosh u konsiderua shumë e lartë nga klubi italian, i cili përfundimisht u tërhoq nga gara.

Aktualisht, Aston Villa shihet si opsioni më i afërt për transferimin e Matetës, pasi palët kanë arritur një marrëveshje për pagën, kohëzgjatjen e kontratës dhe kushtet personale.

Megjithatë, situata mbetet e hapur, pasi në garë është futur edhe Chelsea, i cili pritet të paraqesë një ofertë konkurruese.

“BlutĂ«â€ njihen pĂ«r aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r tĂ« investuar shuma tĂ« mĂ«dha nĂ« merkato, edhe pse kĂ«to lĂ«vizje shpesh kanĂ« sjellĂ« dilema nĂ« tĂ« kaluarĂ«n. Vendimi final i MatetĂ«s pritet nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, ndĂ«rsa gara mes dy klubeve angleze mbetet e hapur.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mateta vendos të largohet nga Crystal Palace, do të zgjedhë njërën mes dy skuadrave angleze appeared first on Sinjali.

SHBA dhuron skaner për Doganën e Kosovës, do të vendoset në pikën kufitare në Merdare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA dhuron skaner për Doganën e Kosovës, do të vendoset në pikën kufitare në Merdare appeared first on Sinjali.

Policia e KosovĂ«s dhe KFOR forcojnĂ« gatishmĂ«rinĂ« operacionale pĂ«rmes ushtrimit “Incident Command Walkthrough”

Policia e KosovĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me ushtarĂ« nga Batalioni Manovrues i KomandĂ«s Rajonale–Lindje tĂ« misionit tĂ« udhĂ«hequr nga KFOR/NATO, ka realizuar njĂ« ushtrim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi dhe avancimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimi i metodave të koordinuara të reagimit. Ky aktivitet synon të sigurojë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe një përgjigje të shpejtë e efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Angazhime të tilla të përbashkëta dëshmojnë profesionalizmin, koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të përmbushjes së misionit të përbashkët për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës vlerëson lart angazhimin dhe mbështetjen e të gjithë partnerëve të saj, të cilët kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme në avancimin profesional dhe operacional të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e KosovĂ«s dhe KFOR forcojnĂ« gatishmĂ«rinĂ« operacionale pĂ«rmes ushtrimit “Incident Command Walkthrough” appeared first on Sinjali.

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Davos të Zvicrës.

Sipas BBC, Zelensky do të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në orën 14:30 sipas orës lokale (13:30 GMT).

Ndryshe, Trump sugjeroi se zgjidhja e çështjes sĂ« UkrainĂ«s do tĂ« vijĂ« ‘sĂ« shpejti’.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos appeared first on Sinjali.

Konfiskimi i narkotikĂ«ve nĂ« PodujevĂ«, Policia e quan “aksion tĂ« suksesshĂ«m” – nuk tregon mĂ« shumĂ« pĂ«r rastin

Tre persona janë arrestuar sot në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të narkotikëve, ndërsa Policia e Kosovës dyshohet se ka konfiskuar rreth 80 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se arrestimi është bërë pas një operacioni të koordinuar policor, i cili ka ardhur si rezultat i hetimeve disa-javore.

Të dyshuarit, janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Kosovës, pa dhënë shumë detaje për aksionin.

“Ju konfirmoj se njĂ« aksion i suksesshĂ«m Ă«shtĂ« realizuar nga Policia e KosovĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me prokurorinĂ« dhe pĂ«r detaje se shpejti do te njoftoheni nga kompetentet me komunikate pĂ«r media”, tha Daut Hoxha, zĂ«dhĂ«nĂ«si i policisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r GazetĂ«n Sinjali.

https://sinjali.com/arrestohen-tre-persona-ne-podujeve-konfiskohen-90-kg-marihuane

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfiskimi i narkotikĂ«ve nĂ« PodujevĂ«, Policia e quan “aksion tĂ« suksesshĂ«m” – nuk tregon mĂ« shumĂ« pĂ«r rastin appeared first on Sinjali.

❌