PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron komision hetimor
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka deklaruar se kriza energjetike dhe reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike në ditët e fundit janë pasojë e drejtpërdrejtë e keqmenaxhimit të sektorit të energjisë nga Qeveria Kurti.
Në një konferencë për media, Mustafa tha se barra e këtij dështimi po bie mbi qytetarët dhe bizneset, të cilët, sipas tij, po paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, por po përballen me mungesë të furnizimit të qëndrueshëm dhe pasiguri energjetike.
âKosova sot po pĂ«rballet me njĂ« krizĂ« serioze energjetike, tĂ« shoqĂ«ruar me reduktime tĂ« shpeshta nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin. ĂshtĂ« e papranueshme qĂ« qytetarĂ«t tĂ« mbesin nĂ« errĂ«sirĂ« dhe pa ngrohje gjatĂ« dimrit, nĂ« kohĂ«n kur nevoja pĂ«r energji Ă«shtĂ« jetike. Kjo krizĂ« Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« keqmenaxhimi pesĂ«vjeçar, tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m dhe pa vizion nga kjo Qeveriâ, deklaroi Mustafa.
Ai theksoi se PDK shpreh solidaritet të plotë me qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, po përballen me reduktime në temperatura të ulëta, pasiguri në furnizim dhe kosto të papërballueshme.
Mustafa shtoi se, për shkak të dështimit për të siguruar prodhim të mjaftueshëm vendor të energjisë elektrike, Kosova është detyruar të rrisë importin, i cili po realizohet me çmime shumë të larta dhe në dëm të interesit publik.
Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të mos arsyetohet për situatën aktuale, por të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e krizës.
âKĂ«rkojmĂ« masa emergjente pĂ«r stabilizimin e furnizimit me energji, transparencĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r kontratat e importit dhe njĂ« plan tĂ« qartĂ« e tĂ« besueshĂ«m pĂ«r garantimin e sigurisĂ« energjetike. ĂshtĂ« shqetĂ«suese qĂ« njĂ« sektor i shoqĂ«ruar pĂ«r vite me radhĂ« me afera dhe dyshime pĂ«r korrupsion tĂ« mos pĂ«rballet me asnjĂ« llogaridhĂ«nieâ, tha Mustafa.
Ai paralajmëroi se, sapo të konstituohet Kuvendi i Kosovës, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri parlamentar hetimor, me mandat gjithëpërfshirës për të hetuar keqmenaxhimin dhe dyshimet për keqpërdorime në sektorin e energjisë gjatë viteve të fundit.
âQĂ«llimi Ă«shtĂ« zbardhja e tĂ« vĂ«rtetĂ«s, pĂ«rcaktimi i pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« politike dhe institucionale dhe garantimi i transparencĂ«s ndaj qytetarĂ«ve. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si dhe vizion. QytetarĂ«t meritojnĂ« siguri nĂ« furnizim, jo kriza tĂ« pafundme dhe justifikime bosheâ, pĂ«rfundoi Mustafa.
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
The post PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron komision hetimor appeared first on Sinjali.
