Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Abdixhiku pas votimit: Uroj që Kosova të largohet nga zymtësia, bllokada e përçarja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës.

Pas votimit, Abdixhiku u shpreh se shpreson që qytetarët e Kosovës të zgjedhin zhvillim dhe stabilitet, duke shmangur përçarjen dhe zymtësinë.

“Më lejoni të uroj qytetarët për këtë ditë, në të cilën vendimmarrja i kthehet sovranit. Ditë e mirë, e mbarë, shpresoj që gjithë procesi votimit të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, e të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, Prokurorinë, Policinë dhe juve, mediat. Le të shpresojmë që të shkojë gjithçka mbarë e mirë, e të fitojë populli i Kosovës”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku pas votimit: Uroj që Kosova të largohet nga zymtësia, bllokada e përçarja appeared first on Sinjali.

Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po përballen me mungesë të rrymës

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka theksuar se shumë qendra të votimit, po përballen me mungesë të rrymës.

“Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë. Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr”, ka shkuar ai në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po përballen me mungesë të rrymës appeared first on Sinjali.

OKB do të mbajë takim urgjent për njohjen e Somalilandit nga Izraeli

Këshilli i Sigurisë së OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi njohjen e Somalilandit nga Izraeli, gjë që ka zemëruar Somalinë dhe ka shkaktuar reagime të forta nga shumë vende në rajon.

Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se vendimi i Izraelit do të kishte “implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës” dhe në rajonin më të gjerë të Detit të Kuq.

Deklarata e përbashkët, e lëshuar nga qeveria e Katarit, dënoi veprimin e Izraelit, duke thënë se ai “përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”. Ajo gjithashtu dënoi “përpjekjet për të dëbuar me forcë palestinezët nga tokat e tyre”, mes raporteve se njohja e Somalilandit është e lidhur me planet për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës.

Vendimi i Izraelit për të njohur këtë provincë të shkëputur të Somalisë, e cila deri më tani nuk ishte njohur nga asnjë vend në botë, si një shtet i pavarur erdhi vetëm disa ditë para se Somalia të merrte presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, në një kohë kur Somalia po zhytej në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë, e cila është e rrënuar nga konflikte kronike politike, ndërsa përballet edhe me sulme nga rebelët islamistë të Al-Shabaab.

Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur atë si shtet, duke rezultuar në izolim politik dhe ekonomik pavarësisht se ndodhet në një vendndodhje strategjike, në hyrje të Ngushticës Bab el-Mandeb, në një nga rrugët më të rëndësishme detare tregtare në botë, që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OKB do të mbajë takim urgjent për njohjen e Somalilandit nga Izraeli appeared first on Sinjali.

Presidenti iranian: Irani është në luftë me Perëndimin

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se shteti i tij ndodhet në një luftë të plotë me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën.

Ai ka theksuar se kjo konflikt është më e ashpër se lufta e Iranit me Irakun në vitet 1980.

“Ne jemi në një luftë në shkallë të plotë me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që shteti ynë të mbetet i qëndrueshëm”, ka thënë Pezeshkian në një intervistë të publikuar në faqen e liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Pezeshkian gjithashtu ka nënvizuar se lufta e Perëndimit kundër Iranit është “më e komplikuar dhe më e vështirë” krahasuar me luftën me Irakun, konflikt që kishte lënë mbi një milion viktima nga të dyja anët.

Deklaratat e tij vijnë vetëm dy ditë para takimit të presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit në SHBA, ku Irani pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti iranian: Irani është në luftë me Perëndimin appeared first on Sinjali.

Dy të vdekur në Suedi nga stuhia dimërore që përfshiu vendet nordike

Dy persona kanë humbur jetën në Suedi si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore Johannes, e cila ka përfshirë vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.

Një burrë në të 50-at ka vdekur pasi u godit nga një pemë në resortin e skive Kungsberget në jug të Suedisë, kanë raportuar mediat lokale dhe policia. Ndërkohë, kompania rajonale e shërbimeve Hemab ka njoftuar se një nga punonjësit e saj ka vdekur në një aksident tjetër.

Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez ka lëshuar alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të gjysmës veriore të vendit. Në Suedi, më shumë se 40,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë shërbime hekurudhore janë anuluar, ka raportuar agjencia suedeze e lajmeve TT.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje energjie në Norvegji dhe Finlandë. Në rajonin Nordland të Norvegjisë, një nga qarqet më veriore të vendit, departamenti i zjarrfikësve është përgjigjur më shumë se 200 incidenteve të lidhura me motin, sipas transmetuesit NRK. Stuhia ka lënë rreth 23,000 shtëpi pa energji elektrike në Nordland dhe 9,000 të tjera në rajonin Inland.

Në Finlandë, stuhia, e njohur si Hannes, është qetësuar të dielën në mëngjes, por kishte lënë më shumë se 33,000 shtëpi pa energji elektrike, sipas transmetuesit publik Yle. Fluturimet në aeroportin e Kittilës në Finlandën veriore janë anuluar pasi erërat e forta shtynë një avion pasagjerësh dhe një aeroplan më të vogël nga pista.

Një avion Swiss Air, që mbante rreth 150 pasagjerë dhe sapo kishte zbritur nga Gjeneva, është devijuar për shkak të motit, sipas raportimeve të gazetës Helsinki Times. Nuk ka pasur të lënduar të raportuar.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe tragetesh janë anuluar për shkak të motit ekstrem.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të vdekur në Suedi nga stuhia dimërore që përfshiu vendet nordike appeared first on Sinjali.

Hamza i fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre: Pres rezultat të mirë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Pas votimit, Hamza bëri thirrje te qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë sipas bindjeve, sipas vullnetit të tyre. Jam i bindur që sot do të jetë ditë e mbarë, dhe pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk ka informacion se ka ndonjë problem dhe uroj që të mos ketë. Nuk është mirë me ndodh mungesa e energjisë elektrike. Dua të jem pozitiv dhe pres që gjithçka të shkojë mirë. Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione”, tha Hamza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza i fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre: Pres rezultat të mirë appeared first on Sinjali.

Dy persona në Mitrovicë e Veriut ankohen për presion për votë

Në Polici është raportuar një rast për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe për kanosje. 

Dy persona në Mitrovicën e Veriut kanë deklaruar se u është bërë presion për zgjedhjet e parakohshme. 

Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy persona në Mitrovicë e Veriut ankohen për presion për votë appeared first on Sinjali.

Kurti hedh votën e tij: Uroj që legjislatura e dhjetë ta konstituojë sa më shpejtë Kuvendin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar sot të drejtën e votës për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Pas votimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje bëri thirrje te qytetarët që të marrin pjesë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.

Ai gjithashtu shprehu shpresën që legjislatura e dhjetë të konstituohet sa më shpejt dhe të formojë qeverinë e re.

“I falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen në fushata, pastaj edhe për durimin dhe angazhimin që kanë treguar. Mendoj që pjesëmarrja do të jetë masive”, tha Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti hedh votën e tij: Uroj që legjislatura e dhjetë ta konstituojë sa më shpejtë Kuvendin appeared first on Sinjali.

Policia e Kosovës publikon planin operativ dhe angazhimet në mbarëvajtje të procesit zgjedhor

Policia e Kosovës ka njoftuar planin dhe angazhimet e saj për sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në gjithë vendin.

“Me qëllim që ky plan policor të realizohet sipas planifikimeve të parapara dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë, kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës. Zyrtarët policor sipas planit operativ kanë filluar punën me orar 12-orësh, duke filluar nga ora 03:00, me hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit senzitiv nga depot komunale në qendrat e votimit dhe vazhdimin e ofrimit të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se sipas planifikimeve, qëllimi i këtij urdhri operativ gjatë procesit zgjedhor është:

– Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

– Ngritja e vigjilencës dhe sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.

– Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara, sipas planit të sigurisë, deri në përfundimin e operacionit policor që lidhet me procesin zgjedhor.

– Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit, si dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale dhe penale ndaj çdo personi që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë dhe sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sipas planeve dhe marrëveshjeve paraprake ligjore.

Policia shton se ka caktuar zyrtarë dhe hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti që lidhet me zgjedhjet.

“Sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, Policia e Kosovës ka caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në, si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Kosovës publikon planin operativ dhe angazhimet në mbarëvajtje të procesit zgjedhor appeared first on Sinjali.

Bashkë me nënën e tij, voton Haradinaj: Ftoj qytetarët t’i dalin krah Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot së bashku me nënën e tij, Rukën, dhe familjarët e tjerë.

“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanie, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu”, tha Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve.

Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen për vendin.

“Bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, përfundoi Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkë me nënën e tij, voton Haradinaj: Ftoj qytetarët t’i dalin krah Kosovës appeared first on Sinjali.

Lista Serbe voton sërish në grup

Lista Serbe edhe në këto zgjedhje, ashtu si në ato lokale, ka votuar në grup.

Kreu i partisë, Zlatan Elek, tha se pret që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike. Ai gjithashtu bëri apel te qytetarët serbë të Kosovës që të dalin sa më shumë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sot, një ditë e lumtur, ditë pune dhe zgjedhje. Siç po e shihni është një numër i madh i qytetarëve që kanë ardhur në vendvotime. Pres që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike, apeloj te qytetarët tanë që në numër sa më të madh të dalin e të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe ti zgjedhin ata që do ti përfaqësojnë nesër, përkatësisht t`i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtë”, tha ai.

Ndërkaq, edhe më 12 tetor, në zgjedhjet lokale, Lista Serbe kishte votuar në grup, gjë që ishte konsideruar e jashtëligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lista Serbe voton sërish në grup appeared first on Sinjali.

Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime

Një stuhi dëbore ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit në Nju Jork dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

“Sky News” raportoi në faqen e saj të internetit se në Nju Jork dhe Nju Xhersej është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Moti i keq ka shkaktuar tashmë ndërprerje të konsiderueshme për ata që udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve, me të paktën 9 000 fluturime të anuluara ose të vonuara që nga mbrëmja e së premtes”, njofton shërbimi i ndjekjes së fluturimeve “FlightAware”.

Aeroportet “John F. Kennedy International”, “Newark Liberty International” dhe “LaGuardia” kanë publikuar alarme për dëborë në mediet sociale, duke paralajmëruar se moti i keq mund të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e sotme: Rreth 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtjen e votës

Rreth 100 prokurorë të shtetit dhe stafi mbështetës i sistemit prokurorial janë angazhuar në zgjedhjet e sotme për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.

Në një komunikatë për media, Prokurori i Shtetit bëri të ditur se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa parregullsi.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, po mbikëqyr mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonalë, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ, për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent zgjedhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e sotme: Rreth 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtjen e votës appeared first on Sinjali.

KQZ-ja e konfirmon: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, nuk ka telashe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi zgjedhor ka nisur në të gjithë Kosovën, pa asnjë telashe.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit që në orët e hershme të mëngjesit.

“Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Sot procesi i votimit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 999 mijë, që janë shpërndarë në 38 komuna”, tha Elezi në një konferencë për media.

Ai shtoi se numri i përgjithshëm i votuesve është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues, ku brenda territorit të vendit janë 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, ndërsa jashtë saj 77 mijë e 86 votues. Procesi brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 614 vendvotime.

Numri i subjekteve politike të certifikuara është 24: 18 parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Elezi foli edhe për procedurën e numërimit të votave dhe transmetimin e rezultateve.

“Sa i përket rezultateve, sipas Ligjit, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve bëhet në vendvotime, kurse votat e kandidatëve, numërimi bëhet në qendrat komunale të numërimit. KQZ-ja ka bërë përgatitjet që gjatë ditës së sotme të transmetojë të dhënat në disa orare të ndryshme, dhe në mbrëmje transmetimin e rezultateve. Në bazë të përgatitjeve që janë bërë, besojmë se para orës 20:00 do të fillojmë me rezultatet e para”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ-ja e konfirmon: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, nuk ka telashe appeared first on Sinjali.

Këto janë 38 qendrat për votimin me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit ku do të zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme në vend.

Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në secilën komunë nga një qendër votimi me kusht.

Si rrjedhojë, në të gjithë vendin do të funksionojnë gjithsej 38 qendra votimi, me 57 vendvotime, në të cilat lejohet votimi me kusht.

“Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë”, thuhet nga KQZ.

Po ashtu, KQZ ka bërë të ditur se votimi me kusht u mundësohet votuesve që e kanë emrin në listën votuese, por që për arsye objektive nuk arrijnë të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar.

Numërimi i votave me kusht do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara.

Kjo është lista dhe adresat e qendrave të votimit për votimin me kusht më 28 dhjetor 2025:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këto janë 38 qendrat për votimin me kusht appeared first on Sinjali.

Kush voton sot përtej Kosovës?

Përveç qytetarëve të Kosovës, edhe qytetarët në Myanmar, Guinea dhe Republikën Qendrore Afrikane, po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, secili në rrethana dhe kontekste të ndryshme politike.

Në Myanmar ka nisur një proces i kufizuar zgjedhor nën kontrollin e juntës ushtarake, pesë vjet pas rrëzimit të qeverisë civile, në një përpjekje për të legjitimuar sundimin e saj.

Ndërkohë, Guinea po zhvillon zgjedhje presidenciale nga të cilat pritet që komandanti i ushtrisë, Mamady Doumbouya, të sigurojë një mandat shtatëvjeçar, pas grushtit të shtetit të vitit 2021.

Edhe Republika Qendrore Afrikane mban zgjedhje, në një kohë kur presidenti Faustin-Archange Touadera po kërkon një mandat të tretë, pas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2023.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush voton sot përtej Kosovës? appeared first on Sinjali.

Dafina Zeqiri pas dy netëve magjike: Muzika nuk është forcë që shihet, është forcë që ndihet

Pas dy netëve të ftohta dimri që u shndërruan në momente të mbushura me ngrohtësi emocionale për artistët dhe publikun, Dafina Zeqiri ka reaguar me një mesazh të gjatë e të ndjerë, ku ka reflektuar mbi përvojën e saj në Supernovë.

“Muzika nuk është forcë që shihet, është forcë që ndihet”, shkruan ajo, duke theksuar se ajo që u përjetua në këto dy netë nuk kishte lidhje me perfeksionin, por me shpirtin dhe me shumë dashni. Sipas saj, dashuria e publikut në dy netët e fundit të dhjetorit do t’i ngrohë zemrën përgjithmonë.

Artistja nënvizon se muzika ka qenë forca që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës dhe jetës së saj, dhe se pikërisht kjo forcë është arsyeja pse ajo është dhe do të vazhdojë të jetë në skenë.

“Të gjithë kemi nevojë për një zë që flet me tingujt e zemrës”, shprehet Dafina.

Në mesazhin e saj, ajo falënderon të gjithë ata që u bënë pjesë e manifestimit Supernova, duke veçuar band-in, orkestrën, vokalistët dhe gjithë ekipin, për të cilët thotë se dhanë gjithçka nga vetja për publikun.

Çdo sekondë e kaluar së bashku në skenë përshkruhet si pjesë e një rrugëtimi të gjatë, me sfida, por edhe me shumë dashni e kujtime të ndërtuara bashkë.

Dafina ndalet edhe te hapësira e re ku u mbajt koncerti, duke sqaruar se lokacioni nuk arriti t’u përgjigjej të gjitha kërkesave të publikut, por ishte zgjedhja e vetme për të garantuar kapacitetin e biletave të shitura, për shkak të rrethanave dhe përgjegjësive ndaj proceseve të rëndësishme shoqërore, si zgjedhjet demokratike.

Megjithatë, ajo thekson se publiku dëshmoi se hapësira nuk është kurrë pengesë për performanca të sinqerta që burojnë nga shpirti.

“Dhe ky nuk është fundi”, përfundon ajo, duke e quajtur Supernovën një kremtim dhe një premtim për më shumë netë si këto, për më shumë dashni dhe mbi të gjitha për më shumë kujtime të përbashkëta. “Supernova nuk shuhet, por lë gjurmë për më shumë netë nën yje.”

Mesazhi mbyllet me një premtim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë për publikun: “Shihem së shpejti. Ju dua pafundësisht.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dafina Zeqiri pas dy netëve magjike: Muzika nuk është forcë që shihet, është forcë që ndihet appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari dhe viktima në tentim-vrasjen në Duhël të Suharekës

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e së premtes në fshatin Duhël të Suharekës, ku një përleshje fizike mes dy personave ka eskaluar në të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur më 27.12.2025, rreth orës 11:30, kur njësitë policore janë informuar për një konflikt fizik në këtë fshat. Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se rasti kishte përfunduar me plagosje nga arma e zjarrit.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave, e cila më pas ka kulmuar me përdorim të armës së zjarrit.

Si pasojë, i plagosur ka mbetur Armend Shukolli, ndërsa i dyshuari është Zenel Perteshi, i cili ka pësuar lëndime trupore nga përleshja fizike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet kompetente të policisë, të cilët kanë marrë në dorë veprimet e mëtejme hetimore.

Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e plota dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari dhe viktima në tentim-vrasjen në Duhël të Suharekës appeared first on Sinjali.

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Bëhet e ditur se për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes.

“Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit appeared first on Sinjali.

Voton Radoniqi: Pavarësisht kohës së shkurtër, të gjitha përgatitjet i kemi kryer

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka hedhur votën e tij në Pejë për zgjedhjet parlamentare, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

“Sot votohet për zgjedhjet nacionale parlamentare për Kuvendin e Kosovës. Dua të shfrytëzojë këtë rast që t’i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, për të zgjedhur kandidatët, përfaqësuesit e tyre të Republikës së Kosovës. Nga ana e KQZ-së të gjitha përgatitjet janë bërë, përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave që kemi pasë. Ne kemi arritur të sigurohemi që procesi të fillojë me kohë. Të gjitha trajnimet, çështjet logjistike janë përfunduar me kohë. Dje kemi pasë procesin  votimit në diasporë dhe sipas njoftimeve ka shuar shumë mirë, ka qenë i qetë. Një pjesë e atyre që janë regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike kanë votuar…Uroj të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë e procesi mos të ketë asnjë problem”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Voton Radoniqi: Pavarësisht kohës së shkurtër, të gjitha përgatitjet i kemi kryer appeared first on Sinjali.

❌