❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“New York Times”: Pentagoni fshehu tĂ« dhĂ«nat pĂ«r plagosjen e ushtarĂ«ve amerikanĂ« nĂ« luftĂ«n me Iranin

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-sĂ« nuk njoftoi dhjetĂ«ra lĂ«ndime ushtarake dhe dĂ«mtime tĂ« pajisjeve tĂ« shkaktuara nga sulmet iraniane nĂ« javĂ«n para njĂ« sulmi fatal tĂ« premten, raportoi gazeta “New York Times”.

Lajmi, duke cituar disa zyrtarë amerikanë, pretendonte se Teherani ekzekutoi tre sulme kundër forcave amerikane në Jordani përpara sulmit që vrau dy ushtarë dhe la një tjetër të zhdukur.

Këto incidente të mëparshme supozohet se rezultuan në lëndime të shumta të pjesëtarëve të shërbimit dhe dëmtime të disa helikopterëve. Megjithatë, Pentagoni mbajti heshtje në lidhje me këto viktima, duke përmendur domosdoshmërinë e sigurisë operacionale.

Një zyrtar ushtarak vuri në dukje se Komanda Qendrore (CENTCOM) nuk është e mandatuar ligjërisht për të raportuar lëndime, veçanërisht kur personeli kthehet shpejt në detyrë.

Numri i përgjithshëm i personelit amerikan të vrarë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt ka arritur në 16 ndërsa më shumë se 400 të tjerë janë plagosur.

As Pentagoni dhe as CENTCOM-i nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Anadolu-t për koment mbi raportin.

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës me 64 ekipe po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Në një postim në llogarinë e tij X, Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL (Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut), njoftoi zgjerimin me 64 ekipe për edicionin e ardhshëm:

“Edicioni tjetĂ«r do tĂ« luhet nĂ« shtĂ«pi. Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do tĂ« presin KupĂ«n e BotĂ«s 2030. NjĂ« mundĂ«si e shkĂ«lqyer pĂ«r futbollin, pĂ«r tĂ« festuar 100-vjetorin e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s me njĂ« garĂ« me 64 ekipe”.

Këto fjalë tingëllojnë si një njoftim zyrtar, duke pasur parasysh se vetë Dominguez është një nga mbështetësit kryesorë të garës së zgjeruar.

Koha e njoftimit është praktikisht perfekte, duke pasur parasysh se disa ditë më parë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi se ideja po diskutohet dhe se ka një hapje të madhe ndaj mundësisë për një numër të tillë:

“TĂ« gjithĂ« duhet tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s, jo vetĂ«m Evropa apo Amerika Latine. Kjo Ă«shtĂ« sigurisht njĂ« çështje qĂ« do tĂ« shqyrtohet dhe diskutohet brenda komiteteve pĂ«rkatĂ«se pas kĂ«tij BotĂ«rori”.

NdĂ«rsa CONMEBOL po shtyn pĂ«rpara njĂ« KupĂ« Bote me 64 ekipe (ideja u hodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« mars 2025 nga presidenti i FederatĂ«s sĂ« Futbollit tĂ« Uruguait, Ignacio Alonso), ka nga ata, siç Ă«shtĂ« Presidenti i UEFA-s, Ceferin, tĂ« cilĂ«t argumentojnĂ« se Ă«shtĂ« “njĂ« ide e keqe”.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, kishte shprehur gjithashtu kundĂ«rshtimin e tij. PĂ«rtej njĂ« zgjedhjeje sportive, Ă«shtĂ« edhe politike: nĂ« fakt, CONMEBOL, mbĂ«shtetĂ«si kryesor i KupĂ«s sĂ« BotĂ«s tĂ« zgjeruar, tashmĂ« ka mbĂ«shtetur Infantinon nĂ« pĂ«rpjekjen e tij pĂ«r t’u rizgjedhur nĂ« vitin 2027. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse tema e zgjerimit tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2030 mund tĂ« bĂ«het njĂ« çështje kyçe.

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

Zhvillimet rreth qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«, organizimit dhe natyrĂ«s sĂ« protestave qytetare kanĂ« qenĂ« sĂ«rish pjesĂ« e debateve nĂ« emisionin “3D” nĂ« RTSH, tĂ« drejtuar nga gazetari Alban Dudushi. GjatĂ« diskutimit mbi kĂ«tĂ« temĂ«, polemisti Arben Meçe ka ndarĂ« analizĂ«n e tij, duke u ndalur te sjellja e kryeministrit Edi Rama, faktorĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« organizim dhe ndryshimi radikal i pĂ«rbĂ«rjes sĂ« protestuesve nga qershori nĂ« korrik.

Në fillim të fjalës së tij, Meçe u shpreh kritik ndaj reagimeve të kreut të qeverisë përgjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar sjelljen e tij si agresive. Sipas analistit, nuk po përballemi me një ndryshim strategjik të profilit të kryeministrit, por janë rrethanat e jashtme ato që kanë diktuar reagimet e tij.

Organizimi jashtë vendit dhe ndikimi në turizëm

Meçe solli në vëmendje të dhënat e muajit qershor, periudhë në të cilën, sipas tij, u shënua një rënie prej 12% e turizmit në vend. Ai e klasifikoi këtë shifër si suksesin e parë të një proteste që kishte një prapavijë specifike organizative.

“Kemi informacion tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« pohuar se protesta nuk u organizua nĂ« ShqipĂ«ri. U organizua pĂ«rtej ShqipĂ«risĂ«, ndonĂ«se aktorĂ«t ishin kĂ«tu. Ata aktorĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« erdhĂ«n kĂ«tu, shkuan edhe nĂ« Parlamentin Evropian dhe futĂ«n ca amendamente atje”, deklaroi Meçe, duke shtuar se pjesĂ«marrĂ«sit e huaj apo jorezidentĂ« nuk duhet tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« tubime ku kĂ«rkohet rrĂ«zimi i qeverisĂ«.

Sipas polemistit, muaji korrik solli një ndryshim të plotë të situatës në terren. Duke iu referuar një deklarate të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Meçe shpjegoi se pozicioni politik i mazhorancës ka mbetur i prerë për shkak të ndryshimit të profilit të pjesëmarrësve.

NĂ« optikĂ«n e tij, qytetarĂ«t e thjeshtĂ« – tĂ« cilĂ«t ai i emĂ«rtoi nĂ« mĂ«nyrĂ« metaforike si “flamingot” – janĂ« larguar tashmĂ« nga sheshi, duke lĂ«nĂ« pas vetĂ«m faktorĂ« tĂ«rĂ«sisht politikĂ«.

“Ky Ă«shtĂ« qĂ«ndrimi i djeshĂ«m, i sotĂ«m dhe vazhdon tĂ« jetĂ« i tillĂ«. Sorrat janĂ« sot; me kĂ«ta nuk negociojmĂ« ne. Pse? Sepse flamingot kanĂ« ikur, nuk Ă«shtĂ« mĂ« qytetari kĂ«tu. Kjo protestĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« politike”, nĂ«nvizoi Meçe, duke saktĂ«suar se nĂ« shesh kanĂ« mbetur vetĂ«m grupime qĂ« synojnĂ« pushtetin.

NĂ« mbyllje tĂ« analizĂ«s sĂ« tij, Meçe iu pĂ«rgjigj pikĂ«pyetjeve se pĂ«rse kryeministri Edi Rama refuzon tĂ« ulet nĂ« bisedime. Sipas tij, natyra taksative e kĂ«rkesĂ«s “Largohu” mbetet aq ekstreme sa nuk lĂ« asnjĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r kompromis apo negocim dypalĂ«sh. Ai shtoi se nĂ« njĂ« sistem demokratik, rruga e vetme pĂ«r ndryshimin e pushtetit kalon pĂ«rmes organizimit politik, pĂ«rfshirjes nĂ« fushatĂ« dhe fitores nĂ« proceset zgjedhore.

“PD-nĂ« do ta marrĂ« Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gĂ«njen pĂ«r SHBA-tĂ«, “non grata” nuk i Ă«shtĂ« hequr!

​Ish-deputeti i PartisĂ« Demokratike, Azgan Haklaj, ka thyer heshtjen pĂ«rmes njĂ« interviste tĂ« gjatĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r Albania Newscast me gazetarin ArbĂ«r Hitaj. Haklaj ka bĂ«rĂ« njĂ« analizĂ« te fortĂ« tĂ« aktualitetit politik nĂ« vend, zhvillimeve rreth protestave, aksionit tĂ« SPAK-ut ndaj figurave politike, si dhe betejĂ«s sĂ« brendshme pĂ«r drejtimin e PD-sĂ«.

​”Presin mĂ« kot nĂ« PD, Berisha do ia lĂ«rĂ« partinĂ« familjes”

​Duke komentuar lĂ«vizjet e fundit brenda grupit tĂ« Sali BerishĂ«s dhe pozicionimin e figurave tĂ« ndryshme, Haklaj u shpreh se shpresat e disave pĂ«r tĂ« marrĂ« drejtimin e partisĂ« janĂ« tĂ« kotĂ«.

​”E kanĂ« tĂ« kotĂ« nĂ« PD qĂ« presin tĂ« ikĂ« Berisha e ta marrin partinĂ«. ËshtĂ« afruar nĂ« pozicione Belind KĂ«lliçi. NdĂ«rkohĂ« Ă«shtĂ« larguar Edi Paloka, Luciano Boçi, apo u rri pĂ«rsĂ«ri mbrapa Flamur Noka. Por ata presin mĂ« kot se nuk e njohin mirĂ« Sali BerishĂ«n. Ai do ta trashĂ«gojĂ« te familja e tij partine, dhe Argita Berisha do tĂ« jetĂ« ajo qĂ« do e marrĂ« kĂ«tĂ« forcĂ« e ta drejtojĂ«. Mbajeni mend kĂ«tĂ« qĂ« po ju them!” — deklaroi Haklaj.

​Prapaskena e “non-gratĂ«s”: Sanksionet nuk janĂ« hequr

​Lidhur me pretendimet e fundit pĂ«r heqjen e sanksioneve dhe statusit “non-grata” ndaj Sali BerishĂ«s nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, ish-deputeti u shpreh prerĂ« se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« dezinformim.

​”NĂ« lidhje me ‘non-gratĂ«n’, Berisha gĂ«njen. Nuk i Ă«shtĂ« hequr, thjesht e kanĂ« si hapĂ«sirĂ« pĂ«r probleme me shĂ«ndetin qĂ« tĂ« mund tĂ« shkojĂ« pĂ«r vizitĂ«, por sanksionet nuk janĂ« hequr. NĂ«se do tĂ« ishin hequr, Berisha do kishte ikur qĂ« sot nĂ« SHBA — lekĂ«t i ka dhe me bollĂ«k,” tha ai gjatĂ« intervistĂ«s.

​”Basha dhe euroatlantikĂ«t do tĂ« rikthehen fuqishĂ«m”

​NĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« bisedĂ«s, Haklaj ndaloi te pozicionimi i demokratĂ«ve euroatlantikĂ« dhe beteja ligjore pĂ«r vulĂ«n e PartisĂ« Demokratike. Ai konfirmoi se aksioni politik do tĂ« vijojĂ« krah Lulzim BashĂ«s, duke pritur vendimmarrjen e ardhshme nga Gjykata e LartĂ« pas rekursit tĂ« dorĂ«zuar.

​Sipas Haklajt, grupi i euroatlantikĂ«ve nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr nga skena politike, pĂ«rkundrazi, ai parashikon njĂ« rikthim tĂ« fuqishĂ«m tĂ« Lulzim BashĂ«s dhe mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« tij nĂ« pĂ«rballjen e ardhshme politike nĂ« vend.

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Ecuria, struktura dhe tentativat pĂ«r organizimin e protestĂ«s qytetare kanĂ« qenĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« diskutimeve nĂ« emisionin “3D” nĂ« RTSH, tĂ« drejtuar nga gazetari Alban Dudushi. GjatĂ« analizĂ«s mbi temĂ«n “PĂ«rplasjet mbi protestĂ«n”, analisti Fitim Zekthi ndau pikĂ«pamjet e tij lidhur me natyrĂ«n heterogjene tĂ« tubimeve dhe pĂ«rpjekjet e fundit tĂ« disa grupimeve pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« strukturĂ« drejtuese apo njĂ« kuvend pĂ«rfaqĂ«sues.

Sipas Zekthit, iniciativa e disa individĂ«ve pĂ«r t’u organizuar nĂ« njĂ« kuvend hyn te liritĂ« normale njerĂ«zore dhe synon tĂ« galvanizojĂ« mĂ« mirĂ« kauzĂ«n, megjithatĂ« ai u shpreh skeptik pĂ«r arritjen e njĂ« rezultati domethĂ«nĂ«s nga kjo tentativĂ«.

Pamundësia e sinkronizimit dhe natyra e larmishme e tubimit

Analisti argumentoi se struktura aktuale e protestës përbëhet nga një larmi e madhe rrymash, grupimesh dhe ngjyrash, çka sipas tij e bën të pamundur vendosjen e një drejtimi unik. Zekthi nënvizoi se pikërisht mungesa e një organizimi formal ka shërbyer deri më tani si forca kryesore e kësaj lëvizjeje popullore, ku marrin pjesë shtresa të ndryshme si studentë, punëtorë, familjarë, mjekë e inxhinierë.

Në këndvështrimin e tij, rënia relative e pjesëmarrjes gjatë këtyre ditëve është një efekt i pritshëm i stinës së verës dhe kohëzgjatjes së tubimeve, ndërsa parashikoi një ripërtëritje masive të lëvizjes sapo të nisë vjeshta.

“NĂ« qoftĂ« se do tĂ« kemi njĂ« rigalvanizim, njĂ« ripĂ«rtĂ«ritje masive nĂ« shtator — qĂ« besoj se do tĂ« ndodhĂ« — sigurisht qĂ« kuvendi do tĂ« jetĂ« njĂ« gjĂ« qĂ« protesta nuk do ta marrĂ« fare parasysh, mendoj unĂ«. Pra, nĂ« kĂ«tĂ« kuptim, Ă«shtĂ« njĂ« tentativĂ« qĂ« do tĂ« tretet nĂ« njĂ« tĂ« shtunĂ« tĂ« nxehtĂ«â€, u shpreh Zekthi.

Gjatë analizës së tij, Zekthi vuri në dukje një paradoks që karakterizon tubimet pa lider. Nga njëra anë, mungesa e drejtimit e mbron protestën nga goditjet e përqendruara, por nga ana tjetër, kjo gjë shërben edhe si dobësi, pasi e ekspozon atë ndaj debateve të brendshme që mund të shfrytëzohen nga pushteti politik.

Sipas tij, makineritĂ« e propagandĂ«s pĂ«rpiqen tĂ« kapin grupime apo individĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r t’i vĂ«nĂ« kundĂ«r njĂ«ri-tjetrit, duke pĂ«rdorur narrativat e pĂ«rçarjes pĂ«r tĂ« zbehur mesazhin bazik pĂ«rbashkues, i cili mbetet largimi i sistemit aktual politik dhe politikave korrupsioniste.

Pavarësisht këtyre sfidave, analisti e cilësoi faktin e mbijetesës së deritanishme të protestës si një sukses të jashtëzakonshëm dhe të rrallë në historinë e tranzicionit shqiptar, duke ritheksuar bindjen se përgjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor ajo pritet të rimarrë përmasa akoma më të mëdha.

“NjĂ« oficer ndodhej nĂ« lokal”, Policia reagon pĂ«r atentatin nĂ« Elbasan: Pasi plagosi tre vetĂ«, autori hodhi pistoletĂ«n dhe


Tre persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur pas njĂ« atentati me armĂ« zjarri mbrĂ«mjen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne nĂ« lagjen “Vullnetari” nĂ« Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve.

Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç, Renaldo Mance 31 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes.

Rreth orĂ«s 20:30, nĂ« lagjen “Vullnetari”, Elbasan, nĂ« verandĂ«n e njĂ« lokali, njĂ« shtetas ende i paidentifikuar ka qĂ«lluar me armĂ« zjarri, pistoletĂ«, nĂ« drejtim tĂ« tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, tĂ« cilĂ«t janë  plagosur,  jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

NdĂ«rkohĂ«, grupi hetimor, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, po vijon veprimet nĂ« vendin e ngjarjes pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave, si dhe pĂ«r sekuestrimin e çdo prove qĂ« do t’i shĂ«rbejĂ« hetimit pĂ«r identifikimin dhe kapjen e autorit.

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Enkelejd Musabelliu, zv/Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, shpjegoi pse, sipas tij, është forcuar leku dhe është dobësuar euro.

“Duhet tĂ« theksojmĂ« qĂ« kur flasim pĂ«r politikĂ«n monetare, flasim pĂ«r njĂ« nga gjĂ«rat mĂ« tĂ« komplikuara tĂ« ekonomisĂ«, llogaritĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n nuk bĂ«hen as me laps me letĂ«r, as me gishta, po bĂ«hen me modele makroekonomike, ku kryqĂ«zohen njĂ« sĂ«rĂ« faktorĂ«sh tĂ« ekonomisĂ« dhe ku shkencĂ«tarĂ« tĂ« ekonomisĂ« punojnĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« projeksione nga njĂ«ra anĂ«, por edhe pĂ«r tĂ« llogaritur efektet nga ana tjetĂ«r. Duhet tĂ« kemi parasysh disa gjĂ«ra. E para dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, nĂ« gjuhĂ«n ekonomike kĂ«to faktorĂ«t tĂ« cilat cilĂ«sohen si elementĂ«t kryesorĂ« qĂ« pĂ«rcaktojnĂ« le tĂ« themi njĂ« model makroekonomik quhen themele dhe kĂ«tu po flasim pĂ«r inflacionin, pĂ«r normĂ«n e papunĂ«sisĂ«, pĂ«r pagat, tĂ« cilat tĂ« gjitha kryqĂ«zohen nĂ« njĂ« model pĂ«r tĂ« parĂ« se si po shkon ekonomia e njĂ« vendi. Raporti i janarit tĂ« 2025-s tĂ« FMN-sĂ« thotĂ« dy gjĂ«ra shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« debat. E para, thotĂ« qĂ« kĂ«to faktorĂ«t themelorĂ« kanĂ« qenĂ« faktorĂ«t kryesorĂ« qĂ« kanĂ« ndikuar luhatjet e kursit tĂ« kĂ«mbimit lekĂ«-euro nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« masĂ«n 85 deri nĂ« 95% dhe vetĂ«m njĂ« 5% i mundshĂ«m i kursit tĂ« kĂ«mbimit valutor Ă«shtĂ« ndikuar nga faktorĂ« tĂ« jashtĂ«m, qĂ« nuk cilĂ«sohen si faktorĂ«t themelorĂ« tĂ« ekonomisĂ«. Tani, tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« krahasim tĂ« 2015 me 2025, kjo ndoshta e bĂ«n edhe mĂ« tĂ« thjeshtĂ«. NĂ« 2015, 1 euro Ă«shtĂ« kĂ«mbyer me 139 lekĂ«. Si çdo treg i caktuar qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« ekuilibĂ«r tĂ« caktuar, edhe tregu i valutĂ«s ka kĂ«rkesĂ« dhe ka ofertĂ«. Nga 2015 nĂ« 2025 kemi njĂ« rĂ«nie tĂ« euros krahasimisht me lekun prej 32.1%. Por, ndĂ«rkohĂ«, çfarĂ« ka ndodhur me fluksin e eurove qĂ« hyjnĂ« nĂ« ekonominĂ« tonĂ«? NĂ« vitin 2015 ne kemi patur njĂ« fluks tĂ« investimeve tĂ« huaja direkte prej 890 milionĂ« eurosh. Kemi patur turistĂ« tĂ« huaj qĂ« shpenzonin nĂ« ShqipĂ«ri 1,35 miliardĂ« euro dhe kemi patur dĂ«rgesa tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri me vlerĂ«n e 599 milionĂ« euro, pĂ«r njĂ« total qĂ« Ă«shtĂ« 2,84 miliardĂ« euro. Pra, nĂ« vitin 2015, nĂ« ekonominĂ« shqiptare kanĂ« hyrĂ« 2,84 miliardĂ« euro. NdĂ«rsa, nĂ«se vijmĂ« nĂ« vitin 2025 shohim qĂ« fluksi i investimeve tĂ« huaja Ă«shtĂ« rritur me 83.5%, duke arritur nĂ« 1.63 miliardĂ« euro. Bumi i turizmit ka bĂ«rĂ« qĂ« shpenzimet e vizitorĂ«ve tĂ« huaj nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« arrijnĂ« nĂ« 5,72 miliardĂ« euro, duke u rritur me 323% krahasuar me vitin 2015. NdĂ«rkohĂ« qĂ« dĂ«rgesat e emigrantĂ«ve janĂ« rritur me 87%, duke arritur nĂ« 1,12 miliardĂ« euro. Pra, nĂ« total, nĂ« vitin 2025 nĂ« ekonominĂ« shqiptare nga jashtĂ« kufijve tĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« hyrĂ« 8,47 miliardĂ« euro ose 203% mĂ« shumĂ« sesa krahasuar me 10 vjet mĂ« parĂ«. Pra, euro dhe leku janĂ« dy mallra qĂ« shkĂ«mbehen me njĂ«ri-tjetrin. NĂ«se ka shumĂ« euro, vlera e euros bie. NĂ«se ka shumĂ« gazetarĂ« qĂ« janĂ« nĂ« tregun e punĂ«s, paga e gazetarĂ«ve bie. NĂ«se ka pak gazetarĂ« nĂ« tregun e punĂ«s, paga e tyre rritet. E njĂ«jta gjĂ« ka ndodhur me euron. Nga analiza e ekonomistĂ«ve tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, nga analiza e FMN-sĂ« dhe e njĂ« sĂ«rĂ« institucionesh tĂ« tjera, ajo çka ka rezultuar Ă«shtĂ« shumĂ« e thjeshtĂ«: nĂ« gjuhĂ« makroekonomike njihet si bilanci i pagesave, pra deficiti mes tĂ« hyrave dhe tĂ« dalave. Dhe ne, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, nĂ« vitin 2025 kemi qenĂ« nĂ« njĂ« sufiçit. Pra, mĂ« shumĂ« valutĂ« ka hyrĂ« nĂ« ShqipĂ«ri sesa ka dalĂ«. PatjetĂ«r qĂ« kjo ka forcuar, le tĂ« themi, çmimin e lekut nĂ« ekonomi dhe ka dobĂ«suar atĂ« tĂ« euros”, tha Musabelliu nĂ« studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, nĂ« A2CNN.

“Tani, pĂ«r tĂ« shpjeguar pse Ă«shtĂ« mbiçmuar leku. Mbiçmimi mĂ« i madh i lekut ka qenĂ« nĂ« periudhĂ«n 2023-2024, qĂ« pĂ«rkon edhe me zhvillimin mĂ« tĂ« madh tĂ« turizmit. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« 2024 dhe nĂ« vazhdim ne kemi njĂ« rĂ«nie ose njĂ« forcim tĂ« lekut me vetĂ«m 2,8%. ÇfarĂ« ka shkaktuar kjo? Ka shkaktuar qĂ« nga njĂ«ra anĂ« defiçiti tregtar, tĂ« ardhurat nga tregtia e mallrave qĂ« dalin dhe qĂ« hyjnĂ« nĂ« ekonominĂ« tonĂ« tĂ« reduktohet nga 2021 nĂ« 2025 nga 7,7% e produktit tĂ« brendshĂ«m bruto, nĂ« 0.7% tĂ« produktit tĂ« brendshĂ«m bruto. NdĂ«rkohĂ« qĂ« defiçiti i llogarive korrente, pra tĂ« paratĂ« qĂ« hyjnĂ« dhe paratĂ« qĂ« dalin, Ă«shtĂ« reduktuar nga 13.4% nĂ« 5.5%. Kjo Ă«shtĂ« kombinuar edhe me njĂ« rĂ«nie tĂ« rriskut sa i pĂ«rket investimeve financiare nĂ« ShqipĂ«ri. BesueshmĂ«ria e ekonomisĂ« shqiptare Ă«shtĂ« rritur. “Rating” i Standard and Poors dhe i gjithĂ« tĂ« tjerĂ«ve, tĂ« cilĂ«t e kanĂ« rejtuar le tĂ« themi borxhin e ShqipĂ«risĂ« mĂ« lart krahasimisht me pesĂ« apo 10 milionĂ« dhe kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« shtohen edhe depozitat nĂ« lekĂ«, edhe kursimet nĂ« lekĂ«, edhe investimet nĂ« lekĂ«, duke rritur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r lekun, çka ka shkaktuar dhe mbiçmimin e tij”, shtoi Musabelliu.

Mesazhi i Lautaros, lot dhe
 sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Pas Messit, edhe Lautaro Martinez shkroi në llogarinë e tij në Instagram një letër të hapur për tifozët e tij pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës:

“Ne dhamĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« fituar njĂ« KupĂ« tĂ« BotĂ«s tĂ« dytĂ« radhazi, por kĂ«tĂ« herĂ« nuk ishte e thĂ«nĂ« tĂ« ndodhte. Jam shumĂ« krenar qĂ« jam argjentinas”.

Pastaj ai sulmoi Scalonin, i cili nuk e la të dilte në fushë:

“Do tĂ« doja tĂ« pĂ«rpiqesha ta ndihmoja ekipin nĂ« fushĂ« dje, por s’ka gjĂ«. Faleminderit tĂ« gjithĂ«ve qĂ« na mbĂ«shtetĂ«n gjatĂ« kĂ«tij BotĂ«rori, duke udhĂ«tuar kilometĂ«r pas kilometri pĂ«r tĂ« qenĂ« aty pĂ«r ne, dhe tĂ« gjithĂ«ve qĂ« na mbĂ«shtetĂ«n nga çdo cep i vendit tonĂ«â€.

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në brigjet e qytetit ukrainas të Odesës është rritur në 10, sipas autoriteteve ukrainase.

Anija Golden Leo, me flamur të Guinea-Bissau, u godit të dielën nga raketa lundrimi ruse, duke shkaktuar një zjarr të madh. Pas sulmit u zhvillua një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati gjatë gjithë natës.

Autoriteti portual i Ukrainës njoftoi se nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot i portit humbën jetën. Më vonë, India konfirmoi se katër nga viktimat ishin shtetas të saj.

Rajoni i Odesës ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura ruse javët e fundit. Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, vetëm gjatë muajit korrik 28 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore ruse në këtë rajon.

Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë intensifikuar. Sulmi ndaj anijes Golden Leo konsiderohet si më vdekjeprurësi i këtij lloji deri më tani.

Ministria e Jashtme e Indisë dënoi sulmin, duke theksuar se rrezikimi i jetës së anëtarëve të ekuipazhit dhe cenimi i lirisë së lundrimit janë të papranueshme dhe duhet të shmangen.

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të një banori të zonës në Këlcyrë.

Sipas informacioneve, një turiste e huaj, rreth 10 vjeçe, rrezikoi të mbytej teksa po lahej në lumin Vjosa, në zonën e njohur si Uji i Zi. E mitura u mor nga rrjedha e fortë e ujit, duke e bërë të pamundur daljen e saj në breg.

Ka qenë reagimi i menjëhershëm i një banori të Këlcyrës, i cili u fut në ujë dhe arriti ta nxjerrë të miturën në kohë, duke i shpëtuar jetën.

Fatmirësisht, 10-vjeçarja nuk ka pësuar pasoja shëndetësore, ndërsa ngjarja shërben edhe si një apel për kujdes të shtuar nga vizitorët që frekuentojnë lumenjtë gjatë sezonit veror, për shkak të rrymave të forta dhe rrezikut që ato paraqesin.

Humbja e kapacitetit për gjykim moral në opozitë është vrastare

Nga Fitim Zekthi

Partia Demokratike zgjodhi ekipin drejtues, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe gjithë sekretarët e tjerë. Veç faktit që ka një numër rekord nënkryetarësh dhe sekretarësh, vihet re edhe një përpjekje që në ekipin drejtues të ketë të rinj dhe përfaqësues të diasporës.

Partia Demokratike Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« vazhdueshme pĂ«r tĂ« fshehur krizĂ«n e thellĂ« sistemike brenda saj dhe njĂ« nga mĂ«nyrat Ă«shtĂ« pĂ«rpjekja pĂ«r t’u sjellĂ« si njĂ« parti qĂ« reformohet, qĂ« dĂ«gjon shqetĂ«simet apo nevojat e shoqĂ«risĂ« dhe qĂ« demokratizohet. NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« kĂ«to pĂ«rpjekje vetĂ«m sa e bĂ«jnĂ« mĂ« tĂ« dukshme kĂ«tĂ« krizĂ« tĂ« thellĂ«. Kur diçka Ă«shtĂ« sistemike, kur diçka ka prekur thelbin dhe tĂ«rĂ« mĂ«nyrĂ«n se si funksionon njĂ« organizĂ«m, atĂ«herĂ« çdo pĂ«rpjekje pĂ«r t’u sjellĂ« sikur kjo krizĂ« nuk ekziston, çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta zhvendosur dhe zvogĂ«luar thelbin e krizĂ«s e bĂ«n atĂ« tĂ« duket edhe mĂ« nĂ« krizĂ«.

Një parti politike, sidomos kur është në opozitë, përpiqet të identifikojë problemin dhe më pas të identifikojë zgjidhjen. Një parti politike, sidomos në opozitë, përpiqet të tregojë çfarë idesh politike ka, pse ka këto ide politike, pse këto ide politike janë më të mira se sa idetë e tjera për vendin dhe, më kryesorja, përpiqet të tregojë që këto ide politike nuk i ka marrë sa për të kaluar radhën nga ndonjë libër, por i ka pjesë të identitetit të saj politik dhe i ka të brendësuara në dejet e saj dhe të lidershipit të saj politik.

Kaq është e gjitha. Kur bëhet kjo nuk ka forcë, nuk ka qeveri (aq më tepër një qeveri të shpartalluar dhe plotësisht të korruptuar si kjo e jona) që të rrijë në pushtet dhe të pengojë opozitën të fitojë zgjedhjet.

NĂ« pĂ«rmbledhjen me ese dhe artikuj “PĂ«rgjegjĂ«si dhe Gjykim”, nĂ« tĂ« cilĂ«n flitet gjerĂ«sisht pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si bĂ«het politika, pĂ«r llojin e lidershipit politik dhe pĂ«r llojin e qeverisjes, Hannah Arendt thotĂ« se njĂ« parti apo njĂ« qeverisje bie nĂ« krizĂ« tĂ« thellĂ« kur ajo humbet aftĂ«sinĂ« pĂ«r gjykim moral. NjĂ« parti ose njĂ« qeverisje humbet aftĂ«sinĂ« pĂ«r gjykim moral kur askush nuk guxon tĂ« kritikojĂ« liderin, askush nuk guxon tĂ« shohĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tek lideri apo, mĂ« keq, kur askush nuk mund tĂ« mendojĂ« se lideri gabon.

Partia Demokratike e Shqipërisë këtu e ka krizën. Ajo ka humbur kapacitetin për gjykim moral, ajo nuk mund të sillet më moralisht, ajo nuk ka fuqinë të shohë se lideri dhe lidershipi i saj mund të jenë gabim, mund të kritikohen, mund të shihen si problemi. Në Partinë Demokratike të Shqipërisë mund të jetë kushdo problemi, mund të jetë gjithçka problem, por lideri kurrë. Zgjedhjet janë humbur se i vjedh qeveria, populli nuk del në protestë se është apatik apo është i blerë apo është i frikësuar, organizimi çalon se fajin e ka Flamur Noka, komunikimi publik çalon se problem është Luçiano Boçi, degët janë të dobëta sepse kanë kryetarë servilë të Flamur Nokës apo i ka emëruar Flamur Noka sipas tekave të veta, kandidatët për deputetë nuk janë në nivelin e duhur fitues sepse i kanë caktuar Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, marrëdhëniet ndërkombëtare janë keq sepse burokracia e partisë e emëruar nga Flamuri nuk punon etj.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« teknikĂ« shumĂ« e njohur nĂ« historinĂ« politike tĂ« botĂ«s, por edhe tonĂ«n. NĂ« regjimin stalinist nĂ« Bashkimin Sovjetik, dĂ«shtimet ekonomike, uria ose problemet e kolektivizimit u shpjeguan si rezultat i “sabotatorĂ«ve”, “kulakĂ«ve” ose zyrtarĂ«ve lokalĂ« qĂ« kishin devijuar nga vija e PartisĂ«. VetĂ« Stalini paraqitej si ai qĂ« zbulonte dhe ndĂ«shkonte fajtorĂ«t. NĂ« KinĂ«n e Mao Ce Dunit, pas katastrofĂ«s sĂ« Hapit tĂ« Madh PĂ«rpara, ku vdiqĂ«n miliona njerĂ«z nga uria, pĂ«rgjegjĂ«sia iu faturua shpesh kuadrove lokalĂ« qĂ« gjoja kishin falsifikuar statistikat ose kishin zbatuar gabim direktivat. Ideja bazĂ« nuk vihej nĂ« diskutim. Nuk po pĂ«rmend Enver HoxhĂ«n apo raste tĂ« pafundme kudo nĂ« botĂ«.

Partia ka vetĂ«m njĂ« problem, vetĂ«m njĂ«. Ky problem Ă«shtĂ« mungesa totale e kapacitetit tĂ« saj pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjykime morale, sepse ajo ka humbur plotĂ«sisht kapacitetin pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar pĂ«rgjegjĂ«si tek lideri i saj, por nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pamoralshme pĂ«rpiqet t’i gjejĂ« shkaqet tek pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e njerĂ«zve poshtĂ«. Sigurisht qĂ« Partia Demokratike natĂ« e ditĂ« bĂ«n deklarata morale, denoncon korrupsionin, flet pĂ«r ndershmĂ«rinĂ« nĂ« politikĂ«, flet pĂ«r braktisjen qĂ« i ka bĂ«rĂ« qeveria njerĂ«zve, hallexhinjve, flet pĂ«r vuajtjet nĂ« spitale apo zyrat e shtetit, por asnjĂ« nga kĂ«to nuk Ă«shtĂ« gjykim moral; pĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« gjykim jomoral. KĂ«to janĂ« denoncime pĂ«r qĂ«llime tĂ« jetĂ«s sĂ« brendshme tĂ« partisĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« partia tĂ« sillet dhe tĂ« portretizohet si opozitĂ«, por ajo kurrĂ« nuk e fiton dot besimin e njerĂ«zve. Kur Hannah Arendt flet pĂ«r gjykim moral, ajo kĂ«rkon tĂ« thotĂ« qĂ« njĂ« parti apo njĂ« qeverisje ka autoritet moral ta bĂ«jĂ« njĂ« gjykim tĂ« tillĂ«.

Kësisoj, edhe shtimi i numrit të nënkryetarëve, shtimi i numrit të sekretarëve duke e bërë më të madh edhe se sa Partia Komuniste Kineze (e cila ka 100 milionë anëtarë dhe 5.3 milionë organizata. Partia Komuniste Kineze ka një sekretar të përgjithshëm dhe gjashtë sekretarë të tjerë), edhe futja e të rinjve, edhe përfshirja e diasporës janë truke të kota, pa asnjë vlerë.

BotĂ«rori, Messi thyen heshtjen: Dhimbje e madhe qĂ« do tĂ« duhet shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u shĂ«ruar. Urime SpanjĂ«s

U desh pothuajse njĂ« ditĂ« e plotĂ« pas humbjes ndaj SpanjĂ«s, Lionel Messi mĂ« nĂ« fund theu heshtjen me njĂ« postim nĂ« Instagram: “Dhimbja Ă«shtĂ« e madhe dhe kjo plagĂ« do tĂ« duhet kohĂ« pĂ«r t’u shĂ«ruar. Por unĂ« gjithashtu i ruaj tĂ« gjitha kujtimet e mira
 Ndeshjet qĂ« i ndryshuam duke dhĂ«nĂ« gjithçka nga vetja, momente qĂ« do tĂ« mbeten pĂ«rgjithmonĂ« nĂ« kujtimet tona, dhe mbĂ«shtetjen e njĂ« vendi tĂ« tĂ«rĂ« qĂ«, e kombinuar me punĂ«n e palodhur dhe pĂ«rkushtimin e kĂ«tij grupi, na ka rikthyer pĂ«rsĂ«ri nĂ« elitĂ«n e botĂ«s”.

Dhimbja e humbjes Ă«shtĂ« ende e freskĂ«t: “ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« vlerĂ«sojmĂ« plotĂ«sisht arritjen tonĂ« tani, por ky grup ka arritur nĂ« dy finale radhazi tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. Faleminderit shumĂ« pĂ«r çdo pĂ«rshĂ«ndetje dhe mesazh. Edhe njĂ« herĂ«, kemi arritur tĂ« bashkohemi si vend dhe tĂ« mbetemi tĂ« bashkuar, duke ndarĂ« krenarinĂ« e madhe tĂ« tĂ« qenit argjentinas”.

SĂ« fundmi, pas polemikave rreth veprimit tĂ« ArgjentinĂ«s gjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« ndarjes sĂ« çmimeve pĂ«r SpanjĂ«n, Messi i dha meritat kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« tij: “Dua gjithashtu ta pĂ«rgĂ«zoj SpanjĂ«n pĂ«r fitimin e kampionatit”.

Flakët shkatërrojnë zonën pranë Palermos, autoritetet shpallin emergjencë

Qindra banorë kanë mbetur pa furnizim me ujë në zonën e Castronovos, në provincën e Palermos, pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu zonën pranë impiantit të trajtimit të ujit Fanaco në Siçili.

Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke detyruar edhe evakuimin e disa banesave, ndërsa zjarri vijon të përhapet në zonat malore mbi qendrat e banuara.

“Kemi njĂ« emergjencĂ« tĂ« plotĂ«. Kemi nevojĂ« pĂ«r avionĂ« Canadair, forca dhe mjete, pasi situata Ă«shtĂ« serioze”, deklaroi kryebashkiaku i Castronovos, Vitale Gattuso.

Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekipet e urgjencës, pasi disa persona kanë pësuar probleme shëndetësore për shkak të tymit.

Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri, kompania Siciliacque ndërpreu furnizimin me ujë në disa bashki, mes tyre Aragona, Acquaviva Platani, Bompensiere, CanicattÏ, Campofranco, Casteltermini, Delia, Milena, Montedoro, Mussomeli, San Giovanni Gemini, Serradifalco, Sommatino, Sutera, si dhe disa zona të tjera të provincës së Palermos.

Ndërprerja e furnizimit iu komunikua edhe prefekturave dhe autoriteteve të mbrojtjes civile.

Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se zjarri brenda impiantit të ujit është shuar. Teknikët e Siciliacque kanë nisur kontrollet për të vlerësuar rikthimin e funksionimit të impiantit dhe për të verifikuar cilësinë e ujit në rezervuarët e trajtimit.

VIDEO / “Stop” shkeljeve, Lamallari: SĂ« shpejti kamera inteligjente nĂ« akset kryesore

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar një video ku shfaqen disa drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari ka paralajmëruar se drejtuesit që bllokojnë trafikun apo kryejnë manovra të rrezikshme, nuk respektojnë këmbësorët në vija të bardha, do të përballen me masa ndëshkuese.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se përdorimi i dronëve nga Policia e Shtetit do të vijojë për monitorimin e shkeljeve.

Lamallari bĂ«ri tĂ« ditur gjithashtu se sĂ« shpejti nĂ« akset kombĂ«tare dhe rrugĂ«t kryesore tĂ« vendit do tĂ« shtohen edhe kamerat inteligjente tĂ« sistemit “Smart City”, tĂ« cilat do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r evidentimin e shkeljeve.

“PĂ«r kapriço tĂ« dikujt, nuk ka pse tĂ« vuajnĂ« tĂ« tjerĂ«t qĂ« vonohen dhe bllokohen nĂ« trafik!Djema nĂ«se mendoni se jeni tĂ« privilegjuar dhe mund tĂ« bĂ«ni ç’tĂ« doni nĂ« trafik duke vonuar dhe bllokuar tĂ« tjerĂ«t qĂ« respektojnĂ« rregullat e qarkullimit rrugor dhe normat qytetare, pĂ«rshĂ«ndeteni pak dhe dronin sipĂ«r jush dhe prisni sa tĂ« takoni patrullĂ«n mĂ« tĂ« afĂ«rt me gjobĂ«n tuaj! DronĂ«ve të Policia e Shtetit do tu shtohen sĂ« shpejti dhe kamerat inteligjente të #SmartCity nĂ« akset kombĂ«tare dhe rrugĂ«t kyesore tĂ« vendit, prandaj filloni dhe mĂ«sohuni me idenĂ« se rregullat janĂ« aty pĂ«r tu respektuar nga tĂ« gjithĂ«, pa dallim“, shkruan ai.

Përafrimi me standardet e BE, Komisioni i Ligjeve jep dritën jeshile për pesë projektligje

Komisioni pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike, nĂ«n drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka marrĂ« nĂ« shqyrtim dhe ka miratuar pesĂ« projektligje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« mbledhjen e tij tĂ« radhĂ«s. Nismat e kaluara prekin sektorĂ« strategjikĂ« si transporti detar, mbrojtja e interesave pasurore shtetĂ«rore, funksionimi i shoqĂ«risĂ« civile dhe harmonizimi i marrĂ«dhĂ«nieve kontraktuale tregtare sipas direktivave tĂ« Bashkimit Evropian.

Modernizimi i Kodit Detar dhe forcimi i Avokaturës së Shtetit

Mbledhja nisi me shqyrtimin, nĂ« cilĂ«sinĂ« e komisionit pĂ«rgjegjĂ«s, tĂ« ndryshimeve nĂ« ligjin pĂ«r “Kodin Detar tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, njĂ« nismĂ« e ndĂ«rmarrĂ« nga deputeti Pirro VĂ«ngu. GjatĂ« prezantimit, ku morĂ«n pjesĂ« edhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, VĂ«ngu vuri nĂ« dukje se amendimet adresojnĂ« zhvillimet e fundit nĂ« sektor dhe detyrimet e integrimit. Relatori i çështjes, deputeti Alket Dyrmishi, konfirmoi pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« me kushtetutĂ«n, duke sjellĂ« miratimin e projektligjit nĂ« parim, nen pĂ«r nen (me disa sugjerime teknike) dhe nĂ« tĂ«rĂ«si.

MĂ« pas, komisioni miratoi projektligjin pĂ«r ndryshimet nĂ« ligjin “PĂ«r AvokaturĂ«n e Shtetit”. ZĂ«vendĂ«sministrja e DrejtĂ«sisĂ«, Elona Hoxha, dhe Avokati i PĂ«rgjithshĂ«m i Shtetit, Odise Moçka, sqaruan se nisma synon rritjen e kapaciteteve institucionale, zgjidhjen e pengesave nĂ« rekrutim dhe zgjerimin e kompetencave tĂ« institucionit pĂ«r mbrojtjen e interesave pasurore tĂ« organeve tĂ« pushtetit vendor nĂ« gjykata. Deputeti Olsi Komici shĂ«rbeu si relator pĂ«r kĂ«tĂ« pikĂ« dhe projektligji kaloi pĂ«r nĂ« seancĂ« plenare.

Ndryshimet në AMSHC sipas SIGMA-s dhe rregullat e reja për transaksionet tregtare

Pika e tretĂ« e rendit tĂ« ditĂ«s solli miratimin e ndryshimeve pĂ«r ligjin “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e AgjencisĂ« pĂ«r MbĂ«shtetjen e ShoqĂ«risĂ« Civile (AMSHC)”. ZĂ«vendĂ«sministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale, Denada Seferi, argumentoi se ndryshimet reflektojnĂ« gjetjet e raportit tĂ« SIGMA-s tĂ« vitit 2025. Ligji i ri parashikon qĂ« aktet normuese dhe propozimi i anĂ«tarĂ«ve tĂ« bordit mbikĂ«qyrĂ«s tĂ« bĂ«hen nga ministri pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r mirĂ«qenien sociale, njĂ« lĂ«vizje qĂ« u mbĂ«shtet edhe nga relatorja Aulona Bylykbashi.

NĂ« vijim, nĂ« cilĂ«sinĂ« e komisionit pĂ«r dhĂ«nie mendimi, u miratua projektligji “PĂ«r pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, i prezantuar nga zĂ«vendĂ«sministri i EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Martin Kajo. Nisma synon harmonizimin e afateve kontraktuale me standardet evropiane, duke shĂ«rbyer si njĂ« tregues i plotĂ«suar pĂ«r Kapitullin 20 tĂ« negociatave me BE-nĂ«.

Mbledhja u pĂ«rmbyll me miratimin e shtesave nĂ« “Kodin Civil tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, njĂ« nismĂ« e deputetit Taulant Balla. Balla detajoi se ky ndryshim transpozon direktivat e BE-sĂ« pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« ndaj produkteve me mangĂ«si (Direktiva 2024/2853) dhe luftĂ«n kundĂ«r pagesave tĂ« vonuara (Direktiva 2011/7), duke rritur sigurinĂ« juridike pĂ«r bizneset dhe organizatat jofitimprurĂ«se. Deputeti Olsi Komici, nĂ« cilĂ«sinĂ« e relatorit edhe pĂ«r dy nismat e fundit, vlerĂ«soi kontributin e tyre nĂ« procesin e integrimit pĂ«rpara votimit pĂ«rfundimtar.

Rama ndan pamje nga Korça: Mbi 200 muzikantë, atmosferë të jashtëzakonshme. Një festë e muzikës, kulturës dhe traditave

Kryeministri Edi Rama ka ndarĂ« nĂ« rrjetet sociale momente nga edicioni i “Festivalit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Bandave Frymore AIR BEAT FESTIVAL – LuluFest”, duke vlerĂ«suar atmosferĂ«n artistike qĂ« solli aktiviteti nĂ« qytetin e Korçës.

Sipas Ramës, festivali mblodhi për dy netë me radhë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit kulturor dhe artistik.

“Festivali NdĂ«rkombĂ«tar i Bandave Frymore AIR BEAT FESTIVAL – LuluFest solli pĂ«r dy netĂ« me radhĂ« nĂ« Korçë njĂ« atmosferĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme artistike, duke bĂ«rĂ« bashkĂ« mbi 200 muzikantĂ« nga ShqipĂ«ria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Paradat dhe koncertet nĂ« qytet u shndĂ«rruan nĂ« njĂ« festĂ« tĂ« muzikĂ«s, kulturĂ«s dhe traditave, duke e kthyer Korçën nĂ« njĂ« pikĂ«takim ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« artistĂ«ve dhe publikut”, shkruan Rama.

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner tërheqin vëmendjen në finalen e Botërorit (FOTO)

KĂ«ngĂ«tarja me famĂ« botĂ«rore Dua Lipa dhe bashkĂ«shorti i saj, aktori britanik Callum Turner, janĂ« shfaqur sĂ« bashku nĂ« finalen e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. Çifti tĂ«rhoqĂ«n vĂ«mendjen e kamerave me paraqitjen e tyre.

Këngëtarja dhe aktori ndoqi nga afër finalen e zhvilluar të dielën, më 19 korrik, mes Spanjës dhe Argjentinës.

Kamerat i filmuan teksa largoheshin nga stadiumi të kapur për dore, shkruan Daily Mail. Nga fotot e publikuara, Dua Lipa dhe partneri i saj kishin zgjedhur një stil casual.

Dyshja u martua dy muaj më parë në Londër dhe festuan martesën me një ceremoni tre-ditore në Palermo të Siçilisë.

Traktati 90-vjeçar që rregullon Bosforin, ja si e kufizon Konventa e Montreux praninë e NATO-s në Detin e Zi

Në një kohë kur Deti i Zi është shndërruar në një nga kufijtë më kritikë të sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë, prania e anijeve ushtarake atje mbetet e kufizuar. Ky paradoks gjeopolitik nuk diktohet vetëm nga zhvillimet aktuale, por nga një dokument juridik i nënshkruar saktësisht nëntë dekada më parë: Konventa e Montreux e vitit 1936.

Marrëveshja historike, e nënshkruar në Zvicer, i riktheu Turqisë sovranitetin mbi Ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit pas rënies së Perandorisë Osmane. Sot, ky traktat shërben si kuadri parësor ligjor që rregullon qasjen në këtë rrugë ujore jetësore, duke e pozicionuar Ankaranë si kontrolluesen e vetme të portës hyrëse për në Detin e Zi.

Rregullat e rrepta të kohës së luftës

Konventa e Montreux garanton kalimin e lirë të anijeve tregtare në kohë paqeje, por vendos kufizime strikte për flotat ushtarake të vendeve që nuk kufizohen me Detin e Zi. Këto shtete mund të mbajnë anijet e tyre luftarake në këto ujëra për një afat maksimal prej vetëm 21 ditësh.

Kufizimet bëhen akoma më rigoroze në kohë lufte. Duke qenë se Turqia nuk është palë ndërluftuese në konfliktin Rusi-Ukrainë, ajo aktivizoi Nenin 19 të konventës në shkurt të vitit 2022. Ky nen ndalon kalimin e anijeve ushtarake të palëve në konflikt nëpër ngushtica. Ky vendim pati një ndikim të drejtpërdrejtë në ekuilibrin e forcave, pasi bllokoi rreth 30 anije luftarake ruse që të hynin për të përforcuar Flotën e tyre të Detit të Zi. Ndikimi u shtri edhe te mbështetësit e Ukrainës; për shembull, dy anije minahedhëse të dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar nuk u lejuan të kalonin dhe mbetën të ankoruara në Portsmouth të Anglisë.

PĂ«r shkak tĂ« kĂ«tyre kufizimeve, NATO nuk mund tĂ« mbajĂ« njĂ« prani tĂ« pĂ«rhershme detare nĂ« rajon, ndryshe nga çfarĂ« ndodh nĂ« Mesdhe apo nĂ« Detin e Veriut. PĂ«r t’u pĂ«rshtatur, aleanca ka rritur fokusin tek anĂ«tarĂ«t e saj bregdetarĂ«, Rumania dhe Bullgaria. NjĂ« shembull i kĂ«tij ndryshimi strategjik Ă«shtĂ« plani i RumanisĂ« pĂ«r tĂ« shpenzuar 2.5 miliardĂ« euro pĂ«r zgjerimin e BazĂ«s Ajrore “Mihail Kogalniceanu”, projekt ky qĂ« pritet ta kthejĂ« atĂ« nĂ« bazĂ«n mĂ« tĂ« madhe ushtarake tĂ« NATO-s nĂ« EvropĂ«.

E ardhmja e një dokumenti historik

Edhe pse Konventa e Montreux përmban referenca ndaj institucioneve të shpërbëra si Lidhja e Kombeve, ekspertët argumentojnë se askush nuk dëshiron të rinegociojë kushtet e saj. Hapja e kësaj çështjeje do të kërkonte bisedime komplekse me Rusinë dhe do të prekte interesat thelbësore të sovranitetit turk.

Gjatë samitit të fundit vjetor të NATO-s të mbajtur në Ankara, aleanca rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Turqia, Rumania dhe Bullgaria njoftuan ngritjen e një grupi trepalësh për pastrimin e minave detare, duke treguar se siguria në rajon do të vazhdojë të menaxhohet brenda kornizave që përcakton ky traktat 90-vjeçar.

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

Nga Mero Baze

Fatos Lubonja ka kĂ«rkuar qĂ« SPAK t’i bindet revolucionit. NĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre, tĂ« zbatojĂ« njĂ« axhendĂ« qĂ« e “vendos” revolucioni nĂ« bulevard.

Deri tani SPAK ka boll probleme me politikën dhe jo gjithçka është në anën e SPAK-ut. Ka probleme me protagonizmin personal të ndonjë prokurori, që kthehet pastaj në problem politik; ka probleme me dilemat që ka ndaj veprave penale reale të Sali Berishës dhe kozmetikës së hetimit të tij, ashtu siç ka probleme edhe me paaftësinë e plotë të disa prokurorëve. Debati rreth tyre është në këto nivele.

Kjo kërkesë e revolucionit që SPAK të kthehet në organ të tyre dhe të marrë direktiva nga bulevardi se kush duhet të hetohet, kush duhet të burgoset, madje edhe se si duhet të hetohet, është një zhvillim i ri.

Deri tani, të gjithë ata që kanë vërejtje për SPAK-un i kanë për çështje konkrete dhe probleme konkrete të performancës së tij.

Kërkesa e revolucionit për SPAK-un është një hap më përpara. Ata i kërkojnë SPAK-ut të zbatojë axhendën e tyre.

Pra, gjithĂ« reforma nĂ« drejtĂ«si, qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« pikĂ«pyetje nĂ«se do tĂ« mbijetojĂ« apo jo, e ka problemin se drejtĂ«sia Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e pavarur, por jo e aftĂ« pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« drejtĂ«si. Tani kĂ«ta tĂ« revolucionit kanĂ« vendosur t’i heqin edhe pavarĂ«sinĂ« dhe ta komandojnĂ« vetĂ«.

Dhe ka një arsye përse kërkojnë që SPAK-u të marrë axhendën e tyre dhe ta zbatojë.

NĂ« fillim, kur protesta u maskua pas frymĂ«s qytetare, nuk i kishin kĂ«to kĂ«rkesa. Tani qĂ« protesta u kthye nĂ« identitetin e saj tĂ« vĂ«rtetĂ«, e dominuar nga drejtues injorantĂ«, shpeshherĂ« edhe tĂ« çmendur, dhe tĂ« yshtur nga disa partiçka tĂ« vogla politike, qĂ« sa mĂ« tĂ« vogĂ«l e kanĂ« shtatin, aq mĂ« tĂ« gjatĂ« e kanĂ« gjuhĂ«n e urrejtjes, revolucionarĂ«t kanĂ« kuptuar se forca me tĂ« cilĂ«n donin t’i imponoheshin shoqĂ«risĂ« ka vdekur.

Dhe, me sa duket, e vetmja shpresë e tyre është ta kërcënojnë shoqërinë në emër të SPAK-ut, që të duken të fortë.

Në fillim kërcënonin me përmbysje, pastaj me rrahje, më vonë me kokra vezësh dhe tani, që të vazhdojnë të duken të fortë, po përpiqen ta paraqesin SPAK-un si organ të revolucionit.

Në të vërtetë, nëse donin ta përdornin SPAK-un për revolucionin, i kishin dhe i kanë të gjitha shanset, pasi SPAK-u, në ditën e katërt të protestave, bllokoi tokën në Zvërnec dhe çoi për hetim ish-pronarët për origjinën e dyshimtë të pronës.

Ndoshta ishte rastësi, por edhe nëse e kanë bërë qëllimisht për të mirën e revolucionit, e kanë bërë. Vetëm se revolucioni nuk kishte lidhje me Zvërnecin dhe as nuk e përdori fare punën e SPAK-ut.

Këta duan që SPAK-u të bëjë atë që thonë ata dhe jo që ata të përdorin punën që bën SPAK-u. Përfytyrimi i tyre për drejtësinë dhe SPAK-un është më i keq sesa ai i një kryetari fronti në kohën e komunizmit, ku drejtësi quhej ai gjyq që bëhej në kinoteatër për njerëzit që nuk u pëlqenin për shfaqje të huaja. Edhe atëherë, në emër të Shqipërisë së re, bëheshin.

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orĂ«s 15:20, Policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« aksident trafiku nĂ« fshatin ShushicĂ« tĂ« Istogut, nĂ« aksident janĂ« tĂ« pĂ«rfshira dy vetura. PĂ«r njĂ« person tĂ« lĂ«nduar, mjeku kujdestar i QKMF-sĂ« e ka konstatuar vdekjen menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes. NdĂ«rkaq njĂ«ri nga katĂ«r tĂ« lĂ«nduar ka mbĂ«rritur pa shenja jetĂ« gjatĂ« rrugĂ«s pĂ«r nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« PejĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Gashi.

3 persona të tjerë të lënduar po marrin trajtim mjekësor.

❌