❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT-së në Bashkinë Vlorë dhe më pas edhe ndaj punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë Irfan Dalipaj (58 vjeç), Drisild Dalipaj (27 vjeç) dhe Ilfabio Dalipaj (23 vjeç), banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, në zonën e rrethrrotullimit të Nartës, ku ata ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos.

Gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, tre shtetasit kanë sulmuar fizikisht drejtorin e IMT-së, D. K., 33 vjeç. Pas ndërhyrjes së Policisë Rrugore për të ndaluar veprimet e paligjshme, dhuna është përshkallëzuar edhe ndaj efektivëve të Policisë, të cilët kanë pësuar dëmtime trupore.

Në përpjekje për të neutralizuar situatën, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, për të zbrapsur autorët, pa shkaktuar pasoja. Dy punonjës policie ndodhen aktualisht të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shkundni mirĂ« xhepat”, Rama bĂ«n pĂ«r ‘ujĂ« tĂ« ftohtë’ ndĂ«rtuesin: Keni paga 50 mijĂ« lekë 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një debat me një sipërmarrës, që kërkoi nga kreu i qeverisë, nëse mund të ulet taksa e infrastrukturës.

Rama i tha se ndërtuesit kanë përfituar më shumë nga shteti. Kreu i qeverisë e kritikoi ndërtuesin, duke i thënë se ende në ndërtim ka paga të deklaruara 50 mijë lekë. Rama u shpreh se ndërtuesit duhet të tundin xhepat, të paguajnë punëtorët dhe të bëjnë ndërtime cilësore.

Sipërmarrësi: Ne kemi kërkuar që të shikohet taksa e infrastrukturës ose së paku të paguhet me këste?

Edi Rama: Raporti i shtetit me ndërtuesit është kompleks, nuk është thjesht raport financiar. Edhe pse ka ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë që të jenë prezente.

Ne duam që të rritet cilësia e ndërtimit. Ju ndërtuesit trajtoheni shumë mirë nga shteti dhe vazhdoni të mbani paga 50 mijë lekë. Duhet të shkundi xhepat dhe të rrisni cilësinë e ndërtimit.

Sot më 23 dhjetor, kryeministri Edi Rama dhe ministrat Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj mbajtën konferencë për mediet, ku folën për Paketën Fiskale 2026. Ata deklaruan se Paketa Fiskale synon të krijojë kushtet ideale për konkurrencë të ndershme në biznes.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

Dashi

Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm. Nuk duhet humbur asnjë mundësi edhe sikur asgjë e jashtëzakonshme te mos ndodhe. Gjendja e financave do vije duke u përkeqësuar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete prioritare gjate kësaj dite. Asgjë tjetër nuk do ketë aq rëndësi sa ajo kështu qe do mundoheni gjithë kohës te ruani një klime te ngrohte. Beqaret duhet ta heqin turpin sa me pare qe te munden sepse përndryshe kane për te mbetur vetëm. Te ardhurat do kenë përmirësime te lehta, por jo aq sa për te kryer shpenzime te mëdha.

Binjaket

As qe do e vrisni mendjen fare sot për jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do ja lini kohës. Ne fakt nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë e keqe. Beqaret nga ana tjetër do jene shume te zënë me pune dhe nuk do merren me gjetjen e personit ideal. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te bëni investimet e menduara dhe te shlyeni një pjese te borxheve.

Gaforrja

Edhe pse ne mĂ«ngjes duket se klima pĂ«r te dashuruarit do jete e ngrohte, bĂ«ni kujdes nga influenca e jashtme. Disa persona do mundohen te gjejnĂ« mĂ«nyrĂ«n pĂ«r t’ua prishur harmoninĂ«. PĂ«r beqaret do shfaqet dashuria e shumĂ«pritur. Ne planin financiar duhet te bĂ«ni kujdes. Shmanguni shpenzimeve te mĂ«dha sepse gjendja do jete vĂ«rtet delikate.

Luani

Priten shume divergjenca ne çift gjate kësaj dite dhe kjo për shkak te mos tolerancës dhe padurimit qe do tregoni. Gjithsesi ne mbrëmje situata mund te ketë një ndryshim te vogël. Beqaret nuk do kenë risi. Asgjë e jashtëzakonshme nuk pritet te ndodhe për ta. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes.

Virgjeresha

Tregohuni gjate gjithĂ« kohĂ«s te disponueshem ndaj partnerit tuaj sot sepse me shume se kurrĂ« ai do kenĂ« nevoje pĂ«r ju. Beqaret ne vend qe te mbyllen ne shtĂ«pi dhe te vuajnĂ« nga vetmia, duhet t’i pranojnĂ« ftesat qe do iu bĂ«hen dhe te argĂ«tohen sa te mundin. Financat nuk do jene te kĂ«qija, megjithatĂ« nuk duhen ndĂ«rmarrĂ« shume rreziqe.

Peshorja

Gjate gjithë kohës do mbizotërojë bashkëpunimi ne çift sot. Do merreni vesh edhe me shikime me personin qe keni ne krah kështu qe nuk pritet asnjë vështirësi. Beqaret nuk do mundin as sot te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni shume impulsive dhe kjo do ju çoje drejt gabimeve.

Akrepi

Mos prisni me ju qe jeni ne një lidhje, por merrini sot vendimet me te rëndësishme te jetës suaj . Nuk ka me kohe për te humbur. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin për te cilin do iu rrahe zemra fort dhe do fillojnë me te një histori te këndshme dashurie. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Mos u tregoni perverse sot ne jetën tuaj ne çift sepse do i humbni piket përkundrejt atij qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Gjithçka do ndodhe ne momentin e parashikuar. Sot nuk priten te reja. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa vendime ne lidhje me te ardhmen e buxhetit.

Bricjapi

Edhe pse jeni ne njĂ« lidhje ka rrezik te fantazoni pĂ«r dike tjetĂ«r sot dhe kjo mund t’iu çoje drejt gabimeve. NĂ«se nuk ndjeni me aq shume sa ne fillim pĂ«r partnerin mire Ă«shtĂ« qe t’ia thoni. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i shpĂ«tojnĂ« dashurisĂ« me shikim te pare. Ne planin financiar do keni goxha vĂ«shtirĂ«si dhe probleme te cilat do duan durim dhe sakrifica.

Ujori

Mjedisi yjor do jete shume i përshtatshëm sot për te dashuruarit. Gjithçka do ju shkoje ashtu si e kishin ëndërruar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ua ngrohte zemrën. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi vërtet. Nëse merrni pak me tepër kohe me financat dhe i menaxhoni ato me maturi gjendja do jete shume me e kënaqshme.

Peshqit

Dite shume me e qete se kohet e fundit kjo e sotmja për te dashurorit. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse personat qe do iu propozojnë kane kohe qe i njohin. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Situata do jete me e vështirë sidomos për ata qe kane pasur shume probleme se fundmi.

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Serbia kërcënon sërish Kosovën. Ministri i jashtëm, Marko Gjuriç, gjatë një interviste në televizionin publik RTS, foli me zemërim lidhur me njohjet e reja.

“Viti i ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« luftĂ«n pĂ«r KrahinĂ«n Autonome tĂ« KosovĂ«s dhe MetohisĂ«â€, u shpreh ai duke pĂ«rdorur terma referues tĂ« njĂ«jta me ato tĂ« regjimit tĂ« diktatorit Sllobodan Millosheviç, pĂ«rcjell A2 CNN.

Ministri serb la tĂ« kuptohet se Beogradi ka gati disa tĂ«rheqje tĂ« njohjeve pĂ«r KosovĂ«n. “Ne shohim qĂ« Prishtina i ka dhĂ«nĂ« fund moratoriumit mbi fushatĂ«n e njohjeve dhe tĂ«rheqjes sĂ« tyre. Tani do tĂ« shohim nĂ« muajt nĂ« vijim se çfarĂ« po bĂ«jmĂ«, megjithĂ«se kemi bĂ«rĂ« tashmĂ« gjĂ«ra tĂ« caktuara, por nuk donim tĂ« mburreshim pĂ«r kĂ«tĂ« pĂ«r arsye tĂ« caktuara”, tha Ministri i JashtĂ«m serb.

Gjuriç vazhdoi lojën me disa karrige duke theksuar se Beogradi është Perëndimi për Lindjen dhe Lindja për Perëndimin.

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

Federata e Futbollit po pĂ«rgatitet tĂ« realizojĂ« njĂ« nga investimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme infrastrukturore nĂ« ShqipĂ«ri, me ndĂ«rtimin e njĂ« hoteli modern pranĂ« kompleksit “ShtĂ«pia e Futbollit”.

Ky projekt do të shërbejë për akomodimin e të gjitha ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve, duke nisur nga Kombëtarja A e djemve dhe vajzave, e deri te ekipet e moshave.

Hoteli do të ketë 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, ndërsa në përbërjen e tij do të përfshihen ambiente funksionale si restorante, salla konferencash dhe gjithsej 87 dhoma.

Kapaciteti i tij do të mundësojë akomodimin e deri në katër ekipeve kombëtare njëkohësisht, veçanërisht në raste turnesh.

Po ashtu, hoteli do të përfshijë një kat të dedikuar parkimi, ambiente magazinimi, si edhe facilitete të tjera si pishina apo palestra.

Punimet pritet të nisin menjëherë pas miratimit të lejes së ndërtimit. Federata e Futbollit thotë se ka aplikuar tashmë për lejen përkatëse dhe aktualisht ndodhet në proces pritjeje.

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump se tërhiqet nga ndërtimi i një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit, rasti i ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Serbi nuk është mbyllur.

TĂ«rheqja e kompanisĂ« sĂ« Kushner, “Affinity Partners”, nuk e ka pĂ«rjashtuar mundĂ«sinĂ« e planeve tĂ« reja pĂ«r ndĂ«rtim nĂ« vendin ku dikur ka qenĂ« Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m i UshtrisĂ« sĂ« JugosllavisĂ«.

Me një ligj të veçantë, autoritetet serbe u kanë hequr statusin e trashëgimisë kulturore godinave të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s, më 1999, duke i hapur rrugë shembjes së kompleksit.

Informacione zyrtare pĂ«r planet e mĂ«tejshme nuk ka, por nĂ« publik pĂ«rmenden investitorĂ« tĂ« mundshĂ«m tĂ« rinj, pĂ«rfshirĂ« edhe kompaninĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Eagle Hills”, e cila Ă«shtĂ« partnere e SerbisĂ« nĂ« projektin “Beogradi nĂ« ujĂ«â€.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në reagimin e tij të parë, i ka akuzuar të gjithë ata që kanë qenë kundër projektit, duke thënë se kanë shkatërruar një investim të vlefshëm.

Demonstruesit dhe aktivistĂ«t antiqeveritarĂ«, tĂ« cilĂ«t nuk e mbĂ«shtesin ndĂ«rtimin, kanĂ« thĂ«nĂ« edhe pas tĂ«rheqjes sĂ« kompanisĂ« sĂ« Kushnerit, se do ta vazhdojnĂ« “luftĂ«n” e tyre.

Projektit i janë kundërpërgjigjur edhe ekspertët, të cilët insistojnë se duhet të bëhet rindërtimi dhe jo shembja e kompleksit të dikurshëm të Shtabit të Përgjithshëm.

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi, gjithashtu, ka njoftuar se do të vazhdojë me rastin, pasi ka ngritur një aktakuzë kundër ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për falsifikim dokumentesh, gjë që ka çuar në humbjen e statusit të trashëgimisë kulturore për Shtabin e Përgjithshëm.

Që nga maji i vitit 2024, kur është nënshkruar kontrata me kompaninë e Kushner, autoritetet janë përballur me probleme gjatë përpjekjeve për realizimin e projektit.

ÇfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« tani?

Përfaqësuesit e pushtetit, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe, nuk kanë folur konkretisht për hapat e ardhshëm.

Deri mĂ« tani, prej tyre janĂ« dĂ«gjuar vetĂ«m kritika. Presidenti i SerbisĂ«, AleksandĂ«r Vuçiç, i ka quajtur kundĂ«rshtarĂ«t e projektit “idiotĂ«â€, duke thĂ«nĂ« se, pĂ«r shkak tĂ« tyre, ka dĂ«shtuar njĂ« investim prej 750 milionĂ« eurosh.

Ai ka paralajmëruar se do ta heqë reklamën e Ushtrisë së Serbisë, e cila mbulon fasadën e njërës prej dy ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm tash e sa vite.

“Tani do tĂ« zbulohet, qĂ« njerĂ«zit tĂ« shohin se sa e tmerrshme duket”, ka thĂ«nĂ« Vuçiç pĂ«r Radio Televizionin e SerbisĂ« mĂ« 16 dhjetor, duke shtuar se Ă«shtĂ« “vetĂ«m çështje kohe, para se tulla dhe gurĂ« tĂ« fillojnĂ« tĂ« bien”.

Disa ditë më vonë, paralajmërimi i Vuçiçit është realizuar, pasi pankarta është hequr.

Ai ka paralajmĂ«ruar edhe kallĂ«zime penale, tĂ« cilat, siç ka thĂ«nĂ«, “do t’i paraqesĂ« personalisht” kundĂ«r “tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« shkatĂ«rrimin e investimit”. Vuçiç e ka akuzuar pĂ«r pengim tĂ« projektit edhe njĂ« pjesĂ« tĂ« policisĂ« dhe prokurorisĂ«.

Prokuroria vazhdon hetimet

Lajmi pĂ«r tĂ«rheqjen e kompanisĂ« “Affinity Partners” ka dalĂ« disa orĂ« pasi Prokuroria pĂ«r Krim tĂ« Organizuar nĂ« Serbi ka ngritur aktakuzĂ« kundĂ«r disa zyrtarĂ«ve pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s zyrtare dhe falsifikim tĂ« dokumenteve nĂ« rastin e kompleksit tĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m.

Mes tyre është edhe ministri i Kulturës i Serbisë, Nikolla Sellakoviç. Prokuroria po zhvillon hetime që nga maji i këtij viti.

Drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Goran Vasiç, sipas pretendimeve të Prokurorisë, ka pranuar falsifikimin e dokumentacionit.

Për pasojë, Ministrisë së Kulturës i është dorëzuar një iniciativë për heqjen e statusit të trashëgimisë kulturore për ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm.

Sellakoviç ka bĂ«rĂ« disa herĂ« akuza dhe fyerje ndaj ProkurorisĂ« pĂ«r Krim tĂ« Organizuar. Duke komentuar hetimin e ProkurorisĂ«, Vuçiq ka paralajmĂ«ruar se “do t’i falĂ«â€ tĂ« gjithĂ« ata qĂ«, sipas tij, “dyshohet se kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« mashtrimet financiare”. Ai ka deklaruar se nĂ« kĂ«tĂ« projekt nuk ka pasur korrupsion.

Prokuroria, pas ngritjes së aktakuzës, ka njoftuar se do të vazhdojë punën për të zbuluar nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në vepra penale.

Autoritetet e Serbisë, në përpjekje për të përshpejtuar projektin, i cili është ngadalësuar nga puna e Prokurorisë, kanë përdorur edhe një ligj të veçantë.

Në fillim të nëntorit, Kuvendi i Serbisë ka miratuar ligjin, me të cilin është hequr mbrojtja e trashëgimisë kulturore për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm.

A dihen veprimet e mëtejshme të kompanisë së Kushner?

NĂ« pĂ«rgjigjen e saj pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, kompania e Kushnerit, “Affinity Partners”, nuk ka treguar se cilĂ«t do tĂ« jenĂ« hapat e saj tĂ« mĂ«tejshĂ«m. Po ashtu, nuk dihet se cilat janĂ« tĂ« drejtat e kompanisĂ« tani kur projekti ka dĂ«shtuar, pasi kontrata midis QeverisĂ« sĂ« SerbisĂ« dhe investitorit amerikan nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publike deri mĂ« sot.

Në përgjigjen për REL-in, kompania e Kushnerit nuk ka përmendur ndonjë procedurë ligjore kundër ministrit, as nuk ka shpjeguar drejtpërdrejt arsyet për të cilat ka hequr dorë nga ndërtimi.

Sipas saj, vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« “nga respekti pĂ«r qytetarĂ«t e SerbisĂ« dhe Beogradit”, ndĂ«rsa vizion i tyre ka qenĂ« “ofrimi i njĂ« zgjidhjeje arkitekturore elegante dhe inspiruese, qĂ« nxjerr nĂ« pah pĂ«rparimin e SerbisĂ«â€.

Partner i ri në projekt?

Zyrtarët e Serbisë, deri më tani, nuk kanë folur konkretisht për një mundësi të tillë. Ata që janë kundër projektit, nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë një investitor të ri dhe përmendin emra të caktuar.

Shpesh pĂ«rmendet kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Eagle Hills”. BashkĂ«punimi midis SerbisĂ« dhe investitorit nga Emiratet ka nisur nĂ« vitin 2012, me marrjen e pushtetit nga Partia PĂ«rparimtare Serbe.

QĂ« nga viti 2015, ata kanĂ« punuar nĂ« ndĂ«rtimin e kompleksit luksoz “Beogradi nĂ« ujĂ«â€, pĂ«r tĂ« cilin Kuvendi i SerbisĂ«, gjithashtu, ka miratuar njĂ« ligj tĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar procedurat e ndĂ«rtimit pĂ«rgjatĂ« bregut tĂ« lumit Sava.

Edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare nĂ«se kompania nga Emiratet Ă«shtĂ« investitori i ri i mundshĂ«m nĂ« kompleksin e dikurshĂ«m tĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, dihet se “Eagle Hills” ka qenĂ« e planifikuar tĂ« bashkĂ«punonte me kompaninĂ« e Kushnerit nĂ« projektin nĂ« Serbi.

ÇfarĂ« planifikojnĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e projektit?

Demonstruesit antiqeveritarĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« zhvilluar shumĂ« protesta qĂ« nga nĂ«nshkrimi i marrĂ«veshjes me Kushnerin, tani paralajmĂ«rojnĂ« vazhdimin e “luftĂ«s” sĂ« tyre.

Ata thonë se janë të bindur se autoritetet nuk kanë hequr dorë nga qëllimi për të ndërtuar në atë vend.

Disa parti opozitare kanë reaguar, duke kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit të veçantë dhe rikthimin e statusit të ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm si pasuri kulturore.

Disa shoqata ekspertësh kanë paralajmëruar qysh para tërheqjes së partnerit amerikan, se do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë një vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit të veçantë.

Ekspertët janë kundër rrënimit dhe insistojnë në restaurimin e godinës moderniste, e cila është ndërtuar midis viteve 1956 dhe 1963./REL

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e këtij vendi.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nĂ«nvizoi se, pavarĂ«sisht pĂ«rkatĂ«sive tĂ« ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: “Kur flasim pĂ«r shqiptarĂ«t si komunitet shtetformues dhe pĂ«r rrugĂ«n europiane, kemi nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« bashkĂ«punim dhe mĂ« pak ndarje.”

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

“MĂ« gĂ«zon fakti qĂ«, vit pas viti, po rritet prania e grave shqiptare nĂ« Kuvend. ËshtĂ« njĂ« shenjĂ« e mirĂ« pĂ«r vendimmarrjen, pĂ«r dialogun dhe pĂ«r njĂ« shoqĂ«ri mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se,” u shpreh Spiropali.

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën duke krijuar kësisoj tensione të reja.Danimarka, së cilës i përket ishulli gjigant me pasuri nëntokësore, kërkon shpjegim duke thirrur ambasadorin e SHBA-së.

Pas emërimit të një të dërguari të poçëm të SHBA-së për Groenlandën, ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lökke Rasmussen deklaroi në televizionin TV2 , se do të thërrasë për shpjegime ambasadorin e SHBA-së Ken Howery.

Rasmussen mĂ« parĂ« pĂ«rmes njĂ« deklarate tĂ« bĂ«rĂ« publike nga agjencia e lajmeve AFP i bĂ«ri thirrje SHBA-sĂ«, qĂ« tĂ« respektojĂ« sovranitetin e DanimarkĂ«s. Qeveria e tij kĂ«mbĂ«ngul, qĂ« “kushdo – pĂ«rfshi edhe SHBA – duhet tĂ« tregojĂ« respekt pĂ«r integritetin territorial tĂ« DanimarkĂ«s”, ka deklaruar Rasmussen. Ai tha, se â€œĂ«shtĂ« shumĂ« i indinjuar” pĂ«r emĂ«rimin e njĂ« tĂ« dĂ«rguari pĂ«r GroenlandĂ«n dhe e quajti kĂ«tĂ« hap “krejt tĂ« papranueshĂ«m”. DitĂ«t e ardhĂ«shme ambasadori i SHBA-sĂ« do tĂ« thirret nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme tĂ« DanimarkĂ«s, pĂ«r t‘i dhĂ«nĂ« atij njĂ« “shpjegim” lidhur me kĂ«tĂ« emĂ«rim.

Kryeministri i Groenlandës: Nuk mund të aneksosh një vend tjetër
Kryeministri i GroenlandĂ«sJens-Frederik Nielsen fillimisht nuk shprehu ndonjĂ« indinjatĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« nuk ka asnjĂ« arsye, shkruan ai nĂ« Facebook. EmĂ«rimi i njĂ« tĂ« ngarkuari tĂ« posaçëm nuk ndryshon asgjĂ« nĂ« faktin, se Groenlanda e ka vet nĂ« dorĂ« fatin e saj. “Ne bashkĂ«punojmĂ« me kĂ«naqĂ«si me vende tĂ« tjera, edhe me SHBA-nĂ«, por kjo gjithmonĂ« duhet tĂ« bĂ«het me respekt pĂ«r ne, pĂ«r vlerat dhe dĂ«shirat tona”, shkruan Nielsen. “Ne do ta pĂ«rcaktojmĂ« vet tĂ« ardhmen tonĂ«. Groenlanda Ă«shtĂ« vendi ynĂ«.”

Por mĂ« vonĂ« nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me kryeministren daneze Mette Frederiksen ai kĂ«rkoi ruajtjen e integritetit territorial tĂ« GroenlandĂ«s. “Ne e kemi thĂ«nĂ« njĂ«herĂ«. Tani po e themi sĂ«rish. KufijtĂ« e vendeve dhe sovraniteti i shteteve janĂ« tĂ« ankoruara nĂ« tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, theksuan tĂ« dy kryeministrat. “KĂ«to janĂ« parime bazĂ«. Nuk mund tĂ« aneksosh njĂ« vend tjetĂ«r.” Groenlanda u pĂ«rket groenlandezĂ«ve dhe SHBA nuk mund ta marrin atĂ«.

Trumpmuajt e fundit në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar me marrjen e territorit ishull me pasuri nëntokësore që i përket Danimarkës. Të dielën (20.12.2025) ai në platformën e tij Truth Social komunikoi emërimin e Jeff Landry, guvernator i shtetit të Luizianës, si të ngarkuar për Groenlandën.

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e ZvicrĂ«s se ka pĂ«rkrahur “Shtetin Islamik”

Arben Ademi Ă«shtĂ« me origjinĂ« nga Kumanova. Ai jeton nĂ« ZvicĂ«r dhe mund tĂ« konsiderohet biznesmen i suksesshĂ«m. Njihet si themelues i markĂ«s sĂ« parfumeve Gisada, e cila vitet e fundit ka depĂ«rtuar fuqishĂ«m nĂ« tregun zviceran. Kjo shihet kudo nĂ« hapĂ«sirĂ«n publike: reklama tĂ« parfumit Gisada stolisin tramvajĂ«t nĂ« ZĂŒrich, fanellat e klubit tĂ« njohur futbollistik FC Basel, muret e stacioneve tĂ« trenit dhe dyqanet.

Por sipas hulumtimeve të gazetave zvicerane tĂ« grupeve mediale Tamedia dhe CH Media, Arben Ademi nĂ« biografinĂ« e tij ka edhe njĂ« anĂ« deri mĂ« tani tĂ« panjohur. Nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r parfum, por pĂ«r propagandĂ«. Madje nĂ« shĂ«rbim tĂ« “Shtetit Islamik”, organizatĂ«s famĂ«keqe terroriste. NdonĂ«se Ademi i mohon akuzat, bashkĂ«bisedime tĂ« siguruara nga Policia Federale e ZvicrĂ«s sugjerojnĂ« diçka tjetĂ«r.

GjithnjĂ« sipas mediave zvicerane, Ademi dhe vĂ«llai i tij, paralelisht me themelimin e firmĂ«s sĂ« parfumeve Gisada, u pĂ«rfshinĂ« nĂ« ZvicĂ«r nĂ« njĂ« aksion tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« Kuranit. Aksioni njihej me emrin “Lies!” (Lexo). NdonĂ«se shpĂ«rndarja e Kuranit nuk Ă«shtĂ« e ndaluar me ligj, prapa aksionit “Lies!” qĂ«ndronte shoqata “Feja e vĂ«rtetĂ«â€, me seli nĂ« Gjermani. KĂ«tĂ« shoqatĂ« e dominonin predikues radikalĂ« qĂ« synonin tĂ« ndihmonin depĂ«rtimin e islamit radikal.

AktivistĂ«t e aksionit “Lies!” ishin tĂ« pranishĂ«m nĂ« shumĂ« rrugĂ« tĂ« ZvicrĂ«s, sidomos nĂ« Winterthur afĂ«r ZĂŒrichut, ku nga viti 2012 u zhvillua njĂ« skenĂ« e fanatikĂ«ve fetarĂ«, mes tyre mjaft shqiptarĂ«, disa prej tĂ« cilĂ«ve pĂ«rfunduan nĂ« Siri nĂ« radhĂ«t e “Shtetit Islamik”. I njohur Ă«shtĂ« sidomos rasti i dy adoleshentĂ«ve, vĂ«lla e motĂ«r, tĂ« cilĂ«t shkuan nĂ« Siri dhe u kthyen nĂ« ZvicĂ«r pas pĂ«rpjekjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« prindĂ«rve tĂ« tyre. KĂ«tĂ« fat nuk e pati njĂ« sportist i sporteve luftarake me emrin Valdet Gashi: ai shkoi nga Winterthuri nĂ« Siri dhe u vra atje.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, rreth 140 të rinj që kishin marrë pjesë më parë në aksionet për shpërndarjen e Kuranit iu bashkuan trupave terroriste.
Arben Ademi i ka mohuar akuzat duke thĂ«nĂ« se nuk ka qenĂ« kurrĂ« pjesĂ« e aksionit “Lies!” dhe se nuk e ka financuar atĂ«. Ai ka potencuar se nuk ka pasur kurrĂ« njĂ« procedurĂ« penale kundĂ«r tij lidhur me kĂ«tĂ« çështje. “Jam sipĂ«rmarrĂ«s i modĂ«s dhe i stilit tĂ« jetĂ«s dhe nuk kam asnjĂ« lidhje me mendĂ«sitĂ« ekstremiste”, ka deklaruar ai. Por nĂ« njĂ« raport hetimor Policia Federale e ZvicrĂ«s e cilĂ«son Arben Ademin si “sponsor tĂ« projektit LIES”. Ai dyshohet se e ka mbĂ«shtetur aksionin “me shuma tĂ« konsiderueshme parash”. Edhe kĂ«tĂ« e mohon Ademi.

Akuzat e policisĂ« rrjedhin nga procedurat penale kundĂ«r mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« ISIS-it nĂ« ZvicrĂ«n gjermanofone pĂ«r periudhĂ«n 2013-2016. KĂ«to procedura nuk kishin tĂ« bĂ«nin me kompaninĂ« Gisada, por me aktivitetet paralele tĂ« themeluesve tĂ« saj. Gjetjet e policisĂ« pĂ«r Ademin bazohen kryesisht nĂ« mesazhe tĂ« konfiskuara. Sipas dosjeve, mbĂ«shtetja financiare e Ademit pĂ«r “Lies!” filloi mĂ« sĂ« voni nĂ« korrik tĂ« vitit 2013.

Sipas mediave zvicerane, Arben Ademi thotĂ« se nuk ka marrĂ« pjesĂ« kurrĂ« nĂ« shpĂ«rndarjen e KuranĂ«ve. MegjithatĂ«, njĂ« video nga viti 2013 e shfaq atĂ« pranĂ« njĂ« stende tĂ« “Lies!” nĂ« rrugĂ«n Bahnhofstrasse tĂ« ZĂŒrichut. Ademi thotĂ« se nuk ka marrĂ« pjesĂ« aktivisht, por ka qĂ«ndruar aty pĂ«r pak kohĂ« si kalimtar.

NjĂ« nga vĂ«llezĂ«rit e tij, i cili mban rol udhĂ«heqĂ«s nĂ« Gisada, si dhe njĂ« i afĂ«rm tjetĂ«r, kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« shpĂ«rndarjen e Kuranit, siç dĂ«shmojnĂ« fotografitĂ«. QĂ«llimi i kĂ«tij aksioni, sipas autoriteteve, ishte “konvertimi i tĂ« pafeve”.

NĂ« vitin 2013 njĂ« person i radikalizuar shkoi nĂ« Bosnje me njĂ« veturĂ« tĂ« njĂ« ndĂ«rmarrjeje telekomunikacioni, e cila i pĂ«rkiste Arben Ademit. NĂ« BosnjĂ«, personi nĂ« fjalĂ«, i njohur si Sandro V., takoi predikuesin radikal Bilall Bosniq. NĂ« kĂ«tĂ« udhĂ«tim atĂ« e shoqĂ«ruan njĂ« holandez dhe njĂ« i afĂ«rt i Arben Ademit. Kur u kthyen, ata u kontrolluan nga rojet kufitare zvicerane dhe deklaruan se kishin qenĂ« nĂ« SarajevĂ« pĂ«r njĂ« “projekt dhish”. Gjykata nuk e besoi kĂ«tĂ« version, duke supozuar se udhĂ«timi kishte shĂ«rbyer pĂ«r pĂ«rgatitjen e rrugĂ«s drejt kyçjes nĂ« Shtetin Islamik.

MenjĂ«herĂ« pas vizitĂ«s nĂ« BosnjĂ«, Sandro V. shkoi nĂ« Siri nĂ« njĂ« kamp stĂ«rvitor. Policia zvicerane shkruan se Arben Ademi i dha njĂ« ekstremisti holandez “rreth 6000 deri nĂ« 10000 franga pĂ«r udhĂ«timin nĂ« Siri”. Ademi thotĂ« se kjo Ă«shtĂ« e pavĂ«rtetĂ«.

Sandro V. u kthye në Zvicër pas pak javësh dhe, sipas gjykatës, indoktrinoi të rinjtë në mënyrë sistematike. Pas kthimit, ai kishte kontakte me Arben Ademin. Sandro V. është dënuar ndërkohë me 36 muaj burg për përkrahje të organizatës terroriste islamike. (A2 Televizion)

“Paqe fiskale vetĂ«m me ato biznese qĂ«â€Šâ€, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan sot më 23 dhjetor një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutua për Paketën Fiskale 2026.

Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura.

“Paqja fiskale sot Ă«shtĂ« ligj, pasi ishte premtim i yni nĂ« fushatĂ«. Nga janari 2026 mund ta zbatojmĂ« kĂ«tĂ« nismĂ«. Ne duam tĂ« ndĂ«rtojmĂ« urĂ« komunikimi tĂ« shĂ«ndetshĂ«m mes sipĂ«rmarrjes dhe administratĂ«s tatimore. Paqja fiskale u jep mundĂ«si sipĂ«rmarrjeve tĂ« vetĂ«korrigjohen, duke ribĂ«rĂ« deklarimet e viteve tĂ« shkuara. Nisma synon tĂ« rrisĂ« formalizimin dhe ta ulĂ« tatimin. Ne presim njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« atmosferĂ«s sĂ« biznesit nĂ« vend. BĂ«het paqe me bizneset, qĂ« nuk kanĂ« probleme ligjore, qĂ« nuk janĂ« nĂ« procese gjyqĂ«sore tĂ« hapura, qĂ« afektojnĂ« legjitimitetin e tĂ« ardhurave. Gjobat, sipas periudhĂ«s shkojnĂ« nga fshirja totale tek pagimi pĂ«rmes kĂ«steve tĂ« lehtĂ«suara”, tha Rama.

Ministri i Financave Petrit Malaj në fjalën e tij deklaroi se sipërmarrja ka qenë dhe mbetet partneri kyç në politikat që ndërmerr qeveria. Ai vlerësoi se Shqipëria duhet të ketë një ekonomi moderne.

“SipĂ«rmarrja ka qenĂ« dhe mbetet partneri kyç nĂ« politikat qĂ« ndĂ«rmarrim. Ne kemi dĂ«gjuar me kujdes kĂ«rkesat e juaja si biznese. Ne duam qĂ« biznesi tĂ« jetĂ« i pĂ«rgatitur, pasi do tĂ« hyjĂ« nĂ« tregun e BE-sĂ«. TĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« janĂ« trefishuar. Ne synojmĂ« qĂ« tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« mĂ« 2030 tĂ« jenĂ« mbi 15 mijĂ« euro. Paketa Fiskale nuk rrit taksat dhe barrĂ«n fiskale pĂ«r bizneset. Paketa pĂ«rbĂ«het nga tetĂ« ligje. Ne duam njĂ« sistem fiskal tĂ« drejtĂ«. Kuadri ynĂ« fiskal duhet tĂ« jetĂ« i pĂ«rafruar me atĂ« tĂ« BE-sĂ«.Ta çojmĂ« ShqipĂ«rinĂ« drejt njĂ« ekonomie moderne”, tha Malaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit Delina Ibrahimaj, deklaroi se përmes paketës fiskale, qeveria synon që të krijojë kushtet, për konkurrencë të drejtë mes bizneseve.

“Ne besojmĂ« fort tek forca e dialogut. Ne besojmĂ« se ekonomia shkon pĂ«rpara me anĂ« tĂ« bashkĂ«punimit. Ekonomia shqiptare ka marrĂ« njĂ« drejtim dhe ky drejtim Ă«shtĂ« drejt BE-sĂ«, Ă«shtĂ« drejt integrimit evropian, qĂ« bizneset shqiptare tĂ« pĂ«rfitojnĂ« sa mĂ« shumĂ« nga tregu i Bashkimit Europian. Duhet punĂ« e madhe nga qeveria, duke votuar ligje, qĂ« na pĂ«rafrojnĂ« me BE-nĂ«. Ne na duhet qĂ« biznesi tĂ« jetĂ« i lirĂ« tĂ« veprojĂ«, na duhet marrĂ«dhĂ«nia e besimit me njĂ«ri-tjetrin. Ju duhet tĂ« operoni nĂ« njĂ« ambient ekonomik me rregulla tĂ« qarta. Numri i bizneseve Ă«shtĂ« rritur nĂ« 10 vitet e fundit, edhe punĂ«simi Ă«shtĂ« rritur shumĂ«, ka rĂ«nĂ« papunĂ«sia dhe bizneset kanĂ« fituar dyfish. Ambienti ekonomik Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar. Ne do iu ofrojmĂ« instrument bashkĂ«punimi, qĂ« do sjellĂ« administratĂ«n tatimore mĂ« pranĂ« biznesit. TĂ« krijojmĂ« kushte pĂ«r konkurrencĂ« tĂ« drejtĂ«â€, tha ministrja Brahimaj.

Qeveria shqiptare ka përqendruar përpjekjet e saj për përmirësimin e klimës së biznesit dhe formalizimin e ekonomisë gjatë viteve të fundit. Politikat fiskale dhe paketat ligjore të propozuara synojnë harmonizimin e sistemit tatimor me standardet e Bashkimit Europian dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime.

Debate nĂ« ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: TĂ« lejohet raportimi i mediave


Mbledhja e sotme e “EtikĂ«s’ pĂ«r pĂ«rjashtimin e 29 deputetĂ« tĂ« PD tĂ« kĂ«rkuar nga PS Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me debate dhe tone tĂ« larta zĂ«ri.

Gazetarët dhe operatorët janë larguar nga punonjësit e kuvendit për të qëndruar në korridor përpara sallës ku po zhvillohet mbledhja.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka debatuar me punonjësit e kuvendit duke i kërkuar që media të lejohet e të mbuloj e raportoj zhvillimet në sekretariatin e Etikës.

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

Polonia ngre avionë luftarakë në ajër pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës

Forcat e armatosura të Polonisë njoftuan se avionët luftarakë polakë dhe të aleatëve u ngritën në ajër këtë mëngjes, pasi Rusia ndërmori sulme ajrore ndaj Ukrainës perëndimore, pranë kufirit polak.

Komanda operative e ushtrisë polake bëri të ditur se, krahas avionëve, sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe radarët e zbulimit u vendosën në gatishmëri të shtuar.

“AvionĂ«t luftarakĂ« u ngritĂ«n nĂ« ajĂ«r dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokĂ«sore dhe tĂ« zbulimit me radar u vunĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« shtuar. KĂ«to masa janĂ« parandaluese nĂ« natyrĂ« dhe synojnĂ« sigurimin dhe mbrojtjen e hapĂ«sirĂ«s ajrore, veçanĂ«risht nĂ« zonat ngjitur me rajonet e kĂ«rcĂ«nuara,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ky reagim vjen vetëm disa muaj pas një episodi të ngjashëm, kur Polonia mbylli hapësirën e saj ajrore dhe ngriti avionët luftarakë në përgjigje të një sulmi rus ndaj Kievit në shtator.

Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Polonia është detyruar të vendosë avionët e saj luftarakë në gatishmëri disa herë, duke u përpjekur të mbrojë kufirin dhe hapësirën ajrore të NATO-s.

Sulmet e fundit të Rusisë kanë shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rrethinat e tij, ndërsa alarmet për sulme ajrore janë dëgjuar në pjesën më të madhe të vendit.

Polonia, si vend anëtar i NATO-s, ka theksuar se masat e saj janë të natyrës parandaluese, por mbeten të domosdoshme për sigurinë e hapësirës ajrore dhe përballjen me rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit pranë kufirit lindor të Aleancës.

Media britanike “Saga”: ShqipĂ«ria mes destinacioneve kryesore pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ« 2026-n

Pallate tĂ« lashta, dete tĂ« kristalta dhe plazhe tĂ« pazbuluara me çmime tĂ« pĂ«rballueshme – ekspertĂ«t tanĂ« tĂ« udhĂ«timit rekomandojnĂ« destinacionet mĂ« tĂ« mira pĂ«r pushime nĂ« vitin 2026, shkruan Elle Hammond nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Saga”.

Po kĂ«rkoni alternativa tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r tĂ« kaluar pushimet tuaja nĂ« vitin 2026, ekspertĂ«t e “Saga Holidays” ju sugjerojnĂ« shtatĂ« destinacionet kryesore pĂ«r tĂ« vizituar kĂ«tĂ« vit.

Nëse ju pëlqejnë aventurat e guximshme në një vend të largët apo një vendpushim i qetë diku më familjar, këto shtatë destinacione të rekomanduara ofrojnë diçka për çdo lloj vizitori!

Shqipëria

Shqipëria rekomandohet si një nga destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, falë plazheve të pazbuluara, ujërave ngjyrë bruz dhe çmimeve të përballueshme.

Ekspertët e udhëtimit e kanë krahasuar Shqipërinë me Kroacinë.

Shqipëria po bëhet me shpejtësi një nga vendet më të njohura në Evropë.

Vendi i bukur mesdhetar i ka tĂ« gjitha – nga plazhet te kultura bizantine por me njĂ« çmim tĂ« shkĂ«lqyer.

Vendet kryesore përfshijnë:

Plazhet me ujĂ«rat ngjyrĂ« bruz tĂ« Ksamilit – tĂ« cilin mund ta vizitoni duke bĂ«rĂ« njĂ« udhĂ«tim me traget nga Korfuzi.

Berati – i njohur si “Qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve” Ă«shtĂ« i famshem pĂ«r arkitekturĂ«n e tij osmane dhe shqiptare.

Gjithashtu, mos humbisni një vizitë në kryeqytetin plot jetë të Shqipërisë, Tiranën.

Ndërsa popullariteti i Shqipërisë rritet, kjo është koha e përkryer për ta eksploruar atë përpara se vendi të përfshihet nga turizmi masiv.

Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë në vitin 2026?

Interesi për Shqipërinë vazhdon të rritet, ku sipas një raporti, turizmi u rrit me 5% në fillim të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shqipëria është aktualisht një nga vendet më të lira në Evropë.

Vendi mesdhetar tërheq turistë nga e gjithë bota falë akomodimit, ushqimit dhe transportit cilësor dhe të përballueshëm.

Revista britanike e udhĂ«timeve “Saga” e ka renditur ShqipĂ«rinĂ« ndĂ«r shtatĂ« vendet mĂ« tĂ« mira pĂ«r pushime nĂ« vitin 2026:

1. Shqipëria
2. Japonia
3. India
4. Afrika e Jugut
5. Kosta Rika
6. Uzbekistani
7. Italia

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën (23.12.) në një takim urgjent për të diskutuar tensionet midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara.  Qeveria në Karakas kërkoi takimin me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.  Ndërkohë, retorika e qeverisë amerikane ndaj Venezuelës po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tĂ« hĂ«nĂ«n, Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump sugjeroi që Presidenti i VenezuelĂ«s, NicolĂĄs Maduro tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen: “Varet tĂ«rĂ«sisht nga ai se çfarĂ« dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ«. Mendoj se do tĂ« ishte e mençur nga ana e tij ta bĂ«nte kĂ«tĂ«â€, u pĂ«rgjigj Trump kur u pyet nĂ«se qeveria amerikane kishte ndĂ«rmend ta detyronte Maduron tĂ« jepte dorĂ«heqjen duke ushtruar presion mbi VenezuelĂ«n. Trump shtoi, se “nĂ«se ai dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ« diçka – nĂ«se sillet ashpĂ«r, do tĂ« jetĂ« hera e fundit qĂ« do tĂ« sillet ashpĂ«r.”

Pak mĂ« parĂ« edhe Sekretarja e SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«, Kristi Noem kishte kĂ«rkuar dorĂ«heqjen e Maduros. “Ne nuk kufizohemi vetĂ«m nĂ« kapjen e kĂ«tyre anijeve, por gjithashtu po i dĂ«rgojmĂ« botĂ«s njĂ« mesazh se aktivitetet e paligjshme tĂ« Maduros janĂ« tĂ« patolerueshme dhe se ai duhet tĂ« largohet”, tha Noem pĂ«r Fox News. Anijet pĂ«r tĂ« cilat e ka fjalĂ«n Noem janĂ« dy cisterna nafte qĂ« SHBA-tĂ« i sekuestruan sĂ« fundmi në brigjet e VenezuelĂ«s.  NjĂ« anije e tretĂ« mallrash thuhet se Ă«shtĂ« ende duke u gjurmuar nga Roja Bregdetare e SHBA-sĂ«.

Trump: “Do tĂ« mbajmĂ« anijet”
Sipas Trump, cisternat e naftĂ«s tĂ« sekuestruara do tĂ« mbeten nĂ« pronĂ«si tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara. Duke iu referuar cisternĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« naftĂ«s tĂ« sekuestruar mĂ« 10 dhjetor, republikani tha pĂ«r naftĂ«n: “Ne do ta mbajmĂ« atĂ«â€. Ai shtoi se ajo mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r rezerva strategjike. Trump vazhdoi: “Ne do i mbajmĂ« edhe anijet”.

Qeveria e Venezuelës e dënoi ashpër sekuestrimin. Eksportet e naftës bruto të Venezuelës kanë rënë ndjeshëm që atëherë. Anijet e ngarkuara mbeten në ujërat e Venezuelës nnga frika se rrezikojnë konfiskimin. Në fillim të viteve 2000, Venezuela shtetëzoi fushat e naftës, duke prekur kompanitë e huaja, përfshirë ato nga SHBA-ja. Kjo u pasua nga një mosmarrëveshje për kompensimin.

Fushata kërcënuese e Trump kundër Maduros përfshin praninë ushtarake në rritje në rajonin e Amerikës së Jugut. Përpara operacioneve kundër cisternave të naftës, ushtria amerikane kishte sulmuar vazhdimisht anije në Karaibe dhe në Paqësorin lindor në javët e fundit, duke pretenduar se ato kontrabandonin drogë drejt Shteteve të Bashkuara. Dhjetëra njerëz humbën jetën në këto sulme.

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, analisti: Fitoi Berisha, por jo opozita!

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të mbajtur para kryeministrisë këtë të hënë (22 dhjetor), teksa tha se ky tubim i dha një moment politik Sali Berishës, por jo opozitës në tërësi.

“Fitoi Berisha, por jo opozita. Çdokush e kupton qĂ« nuk rrĂ«zohet Edi Rama me militantĂ«t e partisĂ« qĂ« mblidhen nĂ« shesh dhe protestojnĂ« kundĂ«r tij. Dihet qĂ« militantĂ«t janĂ« kundĂ«r RamĂ«s. Çështja Ă«shtĂ« a erdhĂ«n qytetarĂ« nĂ« shesh. Populli shqiptar nuk e do Edi RamĂ«n, por nuk e do as Sali BerishĂ«n dhe nuk vjen nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« thirrur nga Berisha,” tha ai.

NĂ« studion e emisionit “3D” nĂ« RTSH, analisti u shpreh se Berisha arriti tĂ« rikuperojĂ« disi pozitat e tij pas nisjes sĂ« foltoreve, kur pjesĂ«marrja ishte e ulĂ«t.

“Kur nisi foltoren, Berisha ishte keq, pak njerĂ«z ishin nĂ« shesh. QĂ« Berisha tĂ« fitojĂ« dhe Rama tĂ« pĂ«rmbyset, duhet tĂ« vijĂ« i gjithĂ« populli nĂ« shesh. Berisha ja hodhi lumit momentalisht. TashmĂ« ka njĂ« foltore paralele nga Salianji dhe ka njĂ« indinjatĂ« e militantĂ«ve dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« PD. Berisha me kĂ«tĂ« protestĂ« u ngrit pak nga fundi,” u shpreh MĂ«rtiri.

“NjerĂ«zit mĂ« pyesin, pse del nĂ« krah tĂ« BerishĂ«s?”, Duka: Problem s’ështĂ« e majta, por kleptokracia

Agron Duka thotë se shpesh njerëzit e pyesin pse del krah Sali Berishës.

Ai thotë se nuk del krah Berishës, por kundër kleptokracisë.

“Po mĂ« pyesin shpesh: “Pse del nĂ« krah tĂ« BerishĂ«s nĂ« protestĂ«?”

Përgjigjja ime është e thjeshtë dhe e qartë: Unë dal kundër kleptokracisë dhe jo në krah të Berishës.

Nuk jam aspak dakord me ata qĂ« thonĂ«: “KĂ«ta vjedhin, por nuk kemi alternativĂ«â€, sepse pikĂ«risht kjo logjikĂ« na ka mbajtur peng pĂ«r vite me radhĂ«.

Sipas këndvështrimit tim, problemi kryesor sot nuk është e majta apo e djathta, por një sistem kleptokratik që ka kapur shtetin.

Unë jam kundër kleptokracisë.

Më pas, le të vijnë në pushtet ata që i mbështet ky popull, qofshin të majtë apo të djathtë.

KĂ«tĂ« nuk e them si opozitar, por si qytetar i lirĂ«, qĂ« ka zgjedhur tĂ« jetojĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend dhe tĂ« mos heshtĂ« pĂ«rballĂ« padrejtĂ«sisĂ«â€, thotĂ« Duka pas protestĂ«s sĂ« djeshme.

Big Brother Politics, edicioni i paraburgimit

Nga Ornela Çuçi

Meqë politika shqiptare ka hyrë zyrtarisht në fazën e paraburgimit, arrest-shtëpisë, detyrim-paraqitjes dhe monitorimit 24/7, ndoshta është koha ta bëjmë më në fund transparente, andaj propozoj:
SUPER BIG BROTHER, një reality show politik, pa skenar. Skenarin e kanë konsumuar pjesëmarrësit prej vitesh.
Koncepti:
Një shtëpi e vetme.
Kamera 24 orë.
Banorë që, për herë të parë, nuk flasin për popullin,
por jetojnĂ« si populli, me rregulla, me orare, pa shofer, pa imunitet, pa “njĂ« telefon qĂ« ta marrin gjithĂ« dynjanĂ« nĂ« qafĂ«â€.
Zë do të ketë boll. Sepse aty ku pushteti rrëshqet,
fjalët shtohen. Justifikimet gjithashtu.
Pse do të ishte më i suksesshëm se çdo fenomen televiziv? Përfshirë këtu Luisin.
Sepse këta janë personazhe që publiku i njeh prej 30 vitesh, jo të panjohur VIP që hyjnë për famë apo se janë pabuksa thjesht.
Sepse nuk janë aktorë, janë produkte reale të pushtetit, dhe e luajnë veten pa nevojë për regji. E aktorë më të mirë nuk ke ku gjen.
Sepse publiku nuk ka më nevojë për dramë dashurie,
por për dramë drejtësie. Gati është të shqyeje në çdo kohë.
Dhe sepse ky format nuk ka nominime nga banorët,
por nga realiteti ligjor, me sa duket I vetmi deri tani që nuk negocion.
Dhe sepse ata kanë ende shumë për të dhëne.
Rubrikat kryesore
‱ Dhoma e RrĂ«fimit → ku flitet pafund, por nuk pranohet asgjĂ«
‱ Sfida e JavĂ«s → tĂ« jetosh pa u justifikuar
‱ Prime Time → justifikime live
‱ Eliminimi → jo me SMS, por me dosje
Një Big Brother pa fitues. Fituesit i kemi parë tashmë.
Mesazhi publik: Ky nuk Ă«shtĂ« show argĂ«timi. ËshtĂ« edukim qytetar.
Suksesi i garantuar
Shqiptarët e kanë ndjekur politikën si serial tragjik për dekada. Me role të njëjta, dialogë të njëjtë, dhe fund që nuk vinte kurrë.
Tani është koha ta shohin pa montazh.
Sepse kur drejtimi i një vendi shndërrohet pa asnjë turp në format televiziv, problemi nuk është më as paraburgimi, as kamerat. Problemi është se kjo na duket krejt normale.
Dhe ky është ndoshta dënimi më i madh, jo për ata brenda shtëpisë, por për ne jashtë saj, që jemi mësuar ta quajmë këtë realitet.

Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

Administrata e presidentit Donald Trump ka tërhequr në heshtje rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të lartë amerikanë nga postet e tyre jashtë vendit, në kuadër të një riorganizimi në Departamentin e Shtetit që synon promovimin e emërimeve besnike ndaj administratës së re.

Lëvizja, e konfirmuar nga disa diplomatë aktualë dhe ish-zyrtarë të lartë, konsiderohet e pazakontë pasi prek diplomatë karriere të shërbimit të jashtëm, të cilët zakonisht qëndrojnë në poste edhe pas ndërrimit të administratave për shkak të rolit të tyre apolitik.

Sipas zyrtarĂ«ve tĂ« Departamentit tĂ« Shtetit, ambasadorĂ«t e tĂ«rhequr nuk do tĂ« shkarkohen, por do tĂ« ricaktohen nĂ« detyra tĂ« tjera. “AmbasadorĂ«t janĂ« pĂ«rfaqĂ«sues personalĂ« tĂ« Presidentit dhe Ă«shtĂ« e drejta e tij tĂ« sigurohet qĂ« ata tĂ« avancojnĂ« axhendĂ«n ‘America First’”, u shpreh njĂ« zyrtar i lartĂ« amerikan.

Megjithatë, Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm (AFSA) dhe sindikata që përfaqëson diplomatët amerikanë kanë shprehur shqetësim se procesi i ri i promovimeve favorizon diplomatë të afërt me administratën, duke rrezikuar politizimin e diplomacisë amerikane.

Rajoni më i prekur është Afrika, ku janë tërhequr ambasadorë ose shefa misionesh nga disa vende, përfshirë Nigerin, Ugandën, Senegalin, Somalinë dhe Nigerinë. Urdhra tërheqjeje janë dhënë edhe për përfaqësues diplomatikë në Lindjen e Mesme dhe në disa vende evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Riorganizimi nuk u njoftua publikisht dhe u zbulua përmes raportimeve të mediave amerikane Politico, Associated Press dhe The Guardian.

Senatorja demokrate Jeanne Shaheen paralajmëroi se largimi i ambasadorëve karriere po dobëson rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare, duke i hapur rrugë ndikimit të Kinës dhe Rusisë.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka deklaruar se administrata ka ndryshuar kriteret e promovimit të diplomatëve, si pjesë e një politike më të gjerë për të rishikuar programet e diversitetit dhe për të forcuar kontrollin politik mbi Departamentin e Shtetit.

Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shemsi Krasniqi, njohur për publikun si Shemi.

Uniformat blu të Kosovës lajmërojnë se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, teksa Shemi ndodhej në banesë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orĂ«s 15:00 nĂ« PrishtinĂ« nĂ« “Rr. e UÇK-sĂ«â€.

“Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pa jetĂ« i viktimĂ«s Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion”, thuhet nĂ« raport.

Kujtojmë se dje më datë 22 dhjetor, ndërroi jetë në mënyrë krejt të papritur këngëtari Shemi, në moshën 64-vjeçare.

Trupi i tij pa shenja jete u gjet në Dragodan të Prishtinës, rreth orës 15:00. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një sulm në zemër.

Shemsi Krasniqi, i njohur pĂ«r publikun me pseudonimin artistik “Shemi”, ishte kĂ«ngĂ«tari kryesor i grupit muzikor “IlirĂ«t”, njĂ« ndĂ«r formacionet mĂ« tĂ« pĂ«lqyera dhe mĂ« me ndikim nĂ« rrymĂ«n rock-folk shqiptare, veçanĂ«risht nĂ« periudhĂ«n e viteve 1980–1990.

Grupi “IlirĂ«t” u themelua nĂ« vitin 1981 dhe u shqua pĂ«r ndĂ«rthurjen e tingujve rock me motive tĂ« muzikĂ«s tradicionale shqiptare. Ata fituan popullaritet tĂ« madh falĂ« koncerteve energjike dhe kĂ«ngĂ«ve qĂ« trajtonin tema me peshĂ« shoqĂ«rore dhe historike.

Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, sëbashku me Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, morën pjesë në një ceremoni nderimi pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër.

NĂ« ceremoni u bashkuan edhe Kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjerĂ« tĂ« pushtetit lokal nĂ« KomunĂ«n e Çairit.

Spiropali shkruan se “nĂ« zemĂ«r tĂ« Shkupit tĂ« vjetĂ«r, guri flet me histori dhe koha merr frymĂ« krenarie, ndaluam pĂ«r tĂ« nderuar simbolin e qĂ«ndresĂ«s, tĂ« dinjitetit dhe tĂ« shpirtit europian, duke vendosur kurorĂ«n e nderit pranĂ« monumentit tĂ« Gjergj Kastriot SkĂ«nderbeut.”

Postimi i Spiropalit:

Sonte, nĂ« zemĂ«r tĂ« Shkupit tĂ« vjetĂ«r, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymĂ« krenarie, ndaluam pĂ«r tĂ« nderuar simbolin e qĂ«ndresĂ«s, tĂ« dinjitetit dhe tĂ« shpirtit europian, duke vendosur kurorĂ«n e nderit pranĂ« monumentit tĂ« Gjergj Kastriot SkĂ«nderbeut. NĂ« kĂ«tĂ« moment kujtese dhe respekti ishim sĂ« bashku me ZĂ«vendĂ«skryeministrin Arben Fetai dhe Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti, si dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjerĂ« tĂ« pushtetit lokal nĂ« KomunĂ«n e Çairit, tĂ« bashkuar me nderim dhe krenari.

Pas ceremonisë, dita u mbush me ngjyra dhe emocione: shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare e bënë këtë çast edhe më të gjallë. Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë.

❌