Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se askund në Europë një kryeministër nuk mbron korrupsionin dhe nuk i përgjigjet qytetarëve me dhunë shtetërore.
Sipas tij, Edi Rama është një kryeministër i skaduar, i cili mbrëmjen e kaluar reagoi ndaj protestuesve si çdo regjim i korruptuar që ka humbur kontrollin: me gaz lotsjellës të skaduar, ujë me piper dhe dhunë policore.
Reagimi i Bardhit:
Askund në Europë Kryeministri nuk mbron korrupsionin
Edi Rama është një kryeministër i skaduar dhe mbrëmë reagoi kundër protestuesve si çdo regjim i korruptuar që ka humbur kontrollin: me dhunë shtetërore, gaz lotsjellës të skaduar dhe ujë me piper.
Kudo në Europë, kur një kryeministër kapet në skandale dhe i përgjigjet qytetarëve me dhunë, ai nuk qeveris më. Ai largohet. Nuk fshihet pas propagandës. Nuk kriminalizon opozitën. Nuk dhunon qytetarët.
Askund në Europë, Kryeministri nuk shndërrohet në avokat të korrupsionit, siç po bën Edi Rama me Belinda Ballukun. Kur zëvendëskryeministrja implikohet në korrupsion, hetohet dhe merret e pandehur.
Askund në Europë, një kryeministër nuk paracakton tenderat.
Askund në Europë, një kryeministër nuk cakton një koordinator mes qeverisë dhe krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama me Ergys Agasin.
Askund në Europë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk emërohet nga koordinatori i krimit të qeverisë.
Askund në Europë, kryeministri nuk sulmon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin e vet, të familjes së vet dhe të bashkëpunëtorëve të vet më të ngushtë!
Po, kudo në botë, regjimet e korruptuara dhe diktaturat reagojnë me dhunë ndaj protestuesve. Ky është Edi Rama! Sepse vetëm regjimet e kalbura reagojnë me dhunë ndaj protestave.
As gazi i skaduar, as uji me piper nuk do ta mbrojnë më.
Koha e kryeministrit të korrupsionit dhe e karteleve të drogës ka skaduar.
Reagimi i Ramës për protestën:
âKa nĂ« EuropĂ« protestues, anarkistĂ«, ekologjistĂ«, ekstremistĂ« tĂ« djathtĂ« a tĂ« majtĂ«, studentĂ«, anti-globalistĂ«, tifozĂ« huliganĂ«, grupime lloj-lloj qĂ« dalin nĂ« rrugĂ« pĂ«r arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovĂ« dhe thyejnĂ« e djegin, duke plagosur punonjĂ«s policie e shkatĂ«rruar prona⊠Po qysh nga koha e partive famĂ«kĂ«qia tĂ« 100 vjetĂ«ve mĂ« parĂ« nĂ« Gjermani e Itali, ka vetĂ«m njĂ« parti parlamentare nĂ« EuropĂ«, qĂ« tĂ« ketĂ« nĂ« programin e aktivitetit tĂ« saj si pjesĂ« tĂ« pandarĂ« tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunĂ«s, shkatĂ«rrimin e pronĂ«s, sulmin ndaj godinave tĂ« institucioneve, deri edhe ndaj godinĂ«s sĂ« vet, mobilizimin e paramilitarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t deri dje ishin çeta e liderit shpirtĂ«ror, kurse tanimĂ« janĂ« thjesht mercenarĂ« tĂ« rekrutuar me lekĂ« nga rrugaçët e lagjeve, qĂ« veshin maska apo fshehin fytyrĂ«n pas tabelave pĂ«r tĂ« mbaruar punĂ« me hedhjen e molotovĂ«ve pa u identifikuar nga kamerat! TanimĂ« kĂ«to farĂ« protestash me pisllĂ«kun qĂ« krijojnĂ« nĂ« bulevard, ngjajnĂ« si jashtĂ«derdhja nĂ« rrugĂ« e plakut tĂ« lajthitur qĂ« i organizon⊠Degjenerim i pandalshĂ«m dhe dĂ«shpĂ«rim i pangushĂ«llueshĂ«m! TĂ« shkuara punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« qĂ« u plagosĂ«n e lĂ«nduan nga kjo lukuni e verbĂ«râ.