Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe âgjyqiâ nĂ« panele i disa gazetarĂ«ve!
Nga Vladimir Muçaj
NĂ« njĂ« shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s, funksionimi i drejtĂ«sisĂ« nuk mund dhe nuk duhet tĂ« kushtĂ«zohet nga perceptimet mediatike, aq mĂ« pak nga debatet emocionale tĂ« paneleve televizive qĂ« shpesh e zĂ«vendĂ«sojnĂ« analizĂ«n juridike me retorikĂ« politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrĂ« nĂ« pah njĂ« fenomen shqetĂ«sues: zhvendosjen e âgjykimitâ nga sallat e gjykatave nĂ« studio televizive, ku disa gazetarĂ« kanĂ« marrĂ« rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«si ligjore.
ĂshtĂ« paradoksale dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« absurde mĂ«nyra se si njĂ« proces hetimor, ende i papĂ«rfunduar dhe pa njĂ« vendimmarrje gjyqĂ«sore pĂ«rfundimtare, trajtohet si faj i provuar nĂ« opinionin publik. Media, e cila nĂ« parim duhet tĂ« informojĂ« dhe jo tĂ« dĂ«nojĂ«, nĂ« disa raste ka kaluar çdo kufi profesional, duke u bĂ«rĂ« mĂ« e konsumuar dhe mĂ« pak e besueshme sesa vetĂ« politika qĂ« pretendon tĂ« kritikojĂ«.
Rregulli themelor i shtetit të së drejtës është i qartë: prokurori heton, mbledh prova dhe, nëse çmon se ka elementë të veprës penale, e dërgon çështjen në gjykatë. Vetëm gjykata ka kompetencën kushtetuese për të vlerësuar fajësinë ose pafajësinë e një individi. Deri në atë moment, çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë, një parim ky themelor që nuk mund të cenohet nga titujt mediatikë apo nga opinionet personale të komentatorëve televizivë.
Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që kërkohen masa izoluese ndaj znj. Balluku, ndërkohë që hetimi, sipas vetë deklarimeve, vijon ende në terren për mbledhjen e provave? Kjo qasje kontradiktore jo vetëm që krijon konfuzion në opinionin publik, por rrezikon të minojë besimin tek procesi i rregullt ligjor, duke i dhënë përparësi spektaklit mbi substancën juridike.
Opinioni publik i informuar, ai që e kupton funksionimin minimal të ligjit dhe institucioneve, pret që të prevalojë logjika juridike dhe jo interpretimet selektive apo emocionet e servirura në panele mediatike. Drejtësia nuk mund të administrohet nga studio televizive, as të diktohet nga qëndrime personale të individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre.
MbĂ«shtetja ndaj znj. Belinda Balluku nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk Ă«shtĂ« mbĂ«shtetje politike, por mbrojtje e parimeve themelore tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s. ĂshtĂ« mbrojtje e prezumimit tĂ« pafajĂ«sisĂ«, e ndarjes sĂ« pushteteve dhe e rolit ekskluziv tĂ« gjykatĂ«s pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« drejtĂ«si. Ădo devijim nga kĂ«to parime na afron mĂ« shumĂ« me gjyqin popullor sesa me drejtĂ«sinĂ« moderne qĂ« synojmĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ«.
Si përfundim, drejtësia nuk ka nevojë për zhurmë, por për prova; nuk ka nevojë për panele, por për gjykata; nuk ka nevojë për opinione të nxituara, por për vendime të arsyetuara. Respektimi i këtyre parimeve është detyrim institucional dhe qytetar, sot për znj. Balluku dhe nesër për këdo tjetër. Vetëm kështu mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shtet ku ligji sundon mbi emocionin dhe drejtësia mbi spektaklin.