❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kushtetuesja rrëzon qeverinë/ Beqiri: Republika e Prokurorëve po krijon precedent të rrezikshëm

Avokati Idajet Beqiri tha se pĂ«rdorimi i prokurorisĂ« si gjykatĂ« ka degjeneruar drejtĂ«sinĂ« dhe ka krijuar “republikĂ«n e prokurorĂ«ve”.

Ai deklaroi se SPAK po përdoret politikisht për të goditur mazhorancën dhe për të rrëzuar qeverinë.

“ Pushteti gjyqĂ«sor Ă«shtĂ« i pavarur. Kur e merr prokurorinĂ« dhe e ke bĂ«rĂ« sikur tĂ« jetĂ« gjykatĂ«, kĂ«tu e ke degjeneruar sistemin e sĂ« drejtĂ«s dhe ndĂ«rtimin e shtetit dhe ke krijuar njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m. Pas kĂ«tij qĂ«ndrimi tĂ« Kushtetueses, ne kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« republikĂ« prokurorĂ«sh.

NĂ«se ti, si politikĂ«, je nĂ« minorancĂ« dhe nuk e merr dot pushtetin, tĂ« ndihmon prokuroria duke i rĂ«nĂ« mazhorancĂ«s. Kjo mazhorancĂ« rritet e rritet dhe del republika e prokurorĂ«ve dhe thotĂ«: kush Ă«shtĂ« ajo forcĂ« qĂ« e çon nĂ« majĂ« tĂ« suksesit, Ă«shtĂ« Veliaj – bjeri nĂ« kokĂ«, çoje nĂ« burg; Ă«shtĂ« Belinda, Lefter Koka, Vangjush Dako, kryetari i bashkisĂ« LushnjĂ«.

TĂ« votosh BerishĂ«n Ă«shtĂ« si tĂ« votosh SerbinĂ«, Vuçiçin, dhe ky ngrihet sot dhe thotĂ« qĂ« kemi bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« shkĂ«putet ShqipĂ«ria, tĂ« mos jetĂ« pjesĂ« e BE-sĂ«. SPAK-u, si seksion i BerishĂ«s, rrĂ«zon qeverinĂ« qĂ« tĂ« vijĂ« nĂ« pushtet Berisha.“

Kushtetuesja rrëzon padinë e Ramës/ Rikthen pezullimin për zëvendëskryeministren

Rikthehet masa e pezullimit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pas 3 javësh shqyrtim, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë dot një vendim shumice për padinë e kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar kërkesën, për shkak se 8 gjyqtarët u ndanë në 4 pro dhe 4 kundër.

4 gjyqtarë, sipas vendimit, kërkuan ashtu si kryeministri që për masën e pezullimit të kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi, pasi për nga shkalla dhe intensiteti i saj prek funksionin kushtetues politik të ministrit dhe cenon ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

4 të tjerët argumentuan se në masat për të cilat duhet kërkuar autorizim paraprak nga Kuvendi, nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit sipas Kodit të Procedurës Penale, edhe pse pranojnë se kjo masë në vetvete pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Kurse njëzëri, gjykata vlerësoi se ministri nuk e ka të garantuar imunitetin edhe pse është i zgjedhur nga qytetarët, pasi ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mbahen përgjegjës nëse e shkelin atë.

KĂ«tĂ« vendim e komunikoi vetĂ« kryetarja e GjykatĂ«s Kushtetuese Fiona Papajorgji nĂ« njĂ« takim tĂ« mbyllur pĂ«r mediat, pa praninĂ« e anĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ«, duke refuzuar t’u pĂ«rgjigjet pyetjes se cilĂ«t gjyqtarĂ« votuan pro dhe cilĂ«t kundĂ«r padisĂ« sĂ« kryeministrit.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar, ishte po kjo Gjykatë Kushtetuese e cila pranoi padinë e kryeministrit për ta shqyrtuar, atëherë gjyqtarët u ndanë 5 me 3.

Por me këtë vendim 4-4, ku nuk u arrit shumicë numerike, Gjykata Kushtetuese në fakt i dha të drejtë Gjykatës së Posaçme për masën e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, kurse qeverisë, ndonëse e rrëzoi, nuk i shpjegoi as se si mund të funksionojë ende normalisht me një zv.kryeministre dhe ministre të pezulluar.

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

Presidentja e Komisionit Evropian nuk ka marrë ende një vendim mbi zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Mercosur.

Ursula von der Leyen është në parim pro, por është ende duke vlerësuar rreziqet e kësaj vendimi. Tema duhej të diskutohej dje në Paris me Emmanuel Macron, si dhe në samitin informal të krerëve të shteteve dhe qeverive javën e ardhshme.

Von der Leyen dëshiron të dijë cilët liderë e konsiderojnë zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes Mercosur si një çështje ekzistenciale në planin e politikës së brendshme. Do të konsultohen liderët e Francës, Polonisë, Irlandës dhe Austrisë.

Në llogaritjen e rrezikut, von der Leyen duhet të marrë parasysh edhe Parlamentin Evropian, i cili, nëse do të rrëzonte ratifikimin, do ta dështonte përfundimisht marrëveshjen me Mercosur.

Megjithë presionet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, për zbatimin e përkohshëm, von der Leyen ka ende pak kohë për të përfunduar vlerësimet e saj.

Kërkohet një ratifikim nga një prej katër vendeve të Amerikës së Jugut (Brazili, Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji). Paraguaji pritet të jetë i pari pas disa muajsh.

Epstein mund të ketë punuar për Izraelin?!/ Reagon Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pĂ«rdorur vĂ«mendjen e ripĂ«rtĂ«rirĂ« ndaj dosjeve Epstein pĂ«r tĂ« sulmuar paraardhĂ«sin e tij Ehud Barak, duke deklaruar se Jeffrey Epstein “nuk ka punuar pĂ«r Izraelin”.

E përditshmja The Jerusalem Post raportoi se lidhjet e ish-kryeministrit Barak me Epstein morën vëmendje të gjerë mediatike pasi të dy u takuan disa herë në vitet 2015 dhe 2016, vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit.

Fotografi të qarkulluara në atë kohë tregonin Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York.

NĂ« komentin e tij tĂ« parĂ« publik mbi dokumentet e Epsteinit, Netanyahu tha se “marrĂ«dhĂ«nia e pazakontĂ« dhe e ngushtĂ« e Epsteinit me Ehud Barakun nuk sugjeron se Epsteini ka punuar pĂ«r Izraelin, ajo provon tĂ« kundĂ«rtĂ«n”.

“I mbĂ«rthyer pas humbjes sĂ« tij zgjedhore nga mĂ« shumĂ« se dy dekada mĂ« parĂ«, Baraku prej vitesh ka tentuar nĂ« mĂ«nyrĂ« obsesive tĂ« minojĂ« demokracinĂ« izraelite duke bashkĂ«punuar me tĂ« majtĂ«n radikale anti-sioniste nĂ« pĂ«rpjekje tĂ« dĂ«shtuara pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar qeverinĂ« izraelite tĂ« zgjedhur”, tha Netanyahu, duke iu referuar administratĂ«s sĂ« tij.

Netanyahu akuzoi Barakun se Ă«shtĂ« angazhuar “nĂ« aktivitete publike dhe prapa skenave pĂ«r tĂ« minuar qeverinĂ« e Izraelit, pĂ«rfshirĂ« nxitjen e lĂ«vizjeve masive tĂ« protestĂ«s, shkaktimin e trazirave dhe ushqimin e narrativave tĂ« rreme mediatike”. Ndryshe, Baraku prej vitesh ka qenĂ« njĂ« kritik i zĂ«shĂ«m i Netanyahut dhe ka bĂ«rĂ« thirrje tĂ« pĂ«rsĂ«ritura pĂ«r largimin e qeverisĂ«.

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas trajnimeve në Serbi dhe Bosnje

Gjykata në Kishinjev dënoi tre persona për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, i cili gjatë vitit 2024 kishte përgatitur trazira të dhunshme masive në Moldavi dhe kishte organizuar trajnime në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Sipas aktakuzës, trajnimet ishin organizuar dhe drejtuar nga persona nga Rusia, në bashkëpunim me shtetas moldavianë, me qëllim shkaktimin e trazirave në Moldavi, në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2024.

Informacionet pĂ«r “kampet ruse” nĂ« Bosnje e HercegovinĂ« u shfaqĂ«n nĂ« tetor tĂ« vitit 2024. AtĂ«herĂ«, agjencitĂ« e sigurisĂ« sĂ« MoldavisĂ« deklaruan se kishin identifikuar mĂ« shumĂ« se 100 tĂ« rinj, tĂ« cilĂ«t dyshohet se ishin trajnuar nĂ« Rusi, Bosnje e HercegovinĂ« dhe Serbi, pĂ«r destabilizimin e vendit.

Gjykata në kryeqytetin e Moldavisë, më 6 shkurt, dënoi Aliona Gotcon dhe Ludmila Costencon me nga katër vjet e një muaj burgim, ndërsa Vladimir Harcevnicov u dënua me pesë vjet e katër muaj burgim.

Vendimi u mor nĂ« gjykatĂ«n e shkallĂ«s sĂ« parĂ«, ndĂ«rsa tĂ« akuzuarit nuk ishin tĂ« pranishĂ«m nĂ« shpalljen e dĂ«nimit. Gjykata urdhĂ«roi arrestimin e tyre pĂ«r t’i dĂ«rguar nĂ« vuajtje tĂ« dĂ«nimit, ndĂ«rsa aktgjykimi mund tĂ« ankimohet.

Në vendim thuhet se të akuzuarit kanë vepruar si pjesë e një strukture kriminale të qëndrueshme, nën koordinim nga Rusia, dhe kishin të ndara qartë rolet.

Sipas gjykatës, aktivitetet e tyre përfshinin rekrutimin e anëtarëve të rinj, mbështetje logjistike, sigurimin e pajisjeve, si dhe trajnime për veprime të dhunshme dhe destabilizuese.

Një pjesë e veçantë e aktgjykimit i referohet trajnimeve që, sipas gjetjeve të gjykatës, janë mbajtur jashtë territorit të Moldavisë, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Gjykata thekson se të akuzuarit kanë qëndruar disa herë në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë zonën e Gllamoqanit, ku kanë marrë pjesë në trajnime teorike dhe praktike.

Sipas aktgjykimit, këto trajnime përfshinin menaxhimin dhe përdorimin e avancuar të dronëve, lidhjen e tyre me qendrat komanduese, zbulimin ajror në kuadër të grupeve sulmuese, si dhe simulime të hedhjes së mjeteve shpërthyese me ndihmën e dronëve.

Përveç kësaj, në vendim thuhet se trajnimet kanë përfshirë edhe taktika për shkaktimin e panikut dhe kaosit, metoda për çarjen e kordonëve policorë, aktivitete diversant-subversive, si dhe përgatitjen e mjeteve ndezëse dhe shpërthyese.

Gjykata konstatoi se këto aktivitete ishin të lidhura drejtpërdrejt me planet për organizimin e trazirave të dhunshme në Moldavi.

Serbia përmendet në dokumentet gjyqësore si një nga vendndodhjet e qëndrimit dhe trajnimit, por edhe si vend transit në rrugën e të akuzuarve drejt Bosnje e Hercegovinës.

Në aktgjykim thuhet se koordinatori i grupit qëndronte në Rusi, nga ku u jepte udhëzime anëtarëve, ndërsa trajnimet dhe aktivitetet praktike zhvilloheshin në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Sipas gjetjeve të gjykatës, të akuzuarit udhëtonin në itinerarin Moldavi-Serbi-Bosnje e Hercegovinë, ndërsa gjatë hetimeve janë gjetur prova materiale që tregojnë qëndrimin e tyre në të dyja vendet.

Ndër to janë kartëmonedha nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, karta SIM, pajisje telekomunikimi, si dhe regjistrime digjitale të krijuara gjatë qëndrimit në kampet e trajnimit.

Gjykata në aktgjykim thekson gjithashtu se gjatë bastisjeve te të akuzuarit janë gjetur pjesë për dronë, syze VR, telekomandë, bateri, pajisje për ruajtjen e dokumenteve dhe materiale digjitale që, sipas gjykatës, dokumentojnë trajnimet dhe aktivitetet e planifikuara.

Regjistrimet digjitale përfshijnë fotografi dhe video të realizuara gjatë trajnimeve, si dhe udhëzime për përdorimin e dronëve dhe përgatitjen e mjeteve ndezëse dhe shpërthyese.

Gjatë gjykimit, të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë, duke pretenduar se nuk ishin të vetëdijshëm për karakterin penal të aktiviteteve në të cilat kishin marrë pjesë dhe se qëndrimet jashtë vendit i kishin konsideruar si angazhime private ose profesionale.

Gjykata, megjithatë, nuk i pranoi këto pretendime, duke përfunduar se provat e mbledhura tregojnë ekzistencën e një qëllimi të qartë dhe koordinimi brenda grupit kriminal.

Ngritje e aktakuzave të reja

Gjatë zhvillimit të gjykimit, Prokuroria e Moldavisë ngriti aktakuzë edhe ndaj disa personave të tjerë të lidhur me trajnimet për nxitjen e trazirave.

Po ashtu, policia në Serbi arrestoi më 26 shtator të vitit të kaluar dy persona, nën dyshimet se kishin organizuar trajnime luftarako-taktike për shtetas të Moldavisë dhe Rumanisë, me qëllim nxitjen e trazirave në Moldavi.

Arrestimet pasuan pasi autoritetet në Kishinjev paralajmëruan publikisht për ekzistencën e kampeve luftarake në Serbi, duke deklaruar se ato ishin organizuar nga shërbimi sekret rus me synim destabilizimin e Moldavisë.

Në fillim të dhjetorit të vitit 2025, Moldavia kreu rreth 50 bastisje në disa lokacione në vend dhe gjeti prova se një grup i organizuar, i trajnuar më herët në një kamp në Serbi, dyshohet se kishte planifikuar të shkaktonte trazira në Moldavi./REL

Hapja e LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore, Milano Cortina 2026/ Rama: Flamuri kuqezi valĂ«vitet nĂ« “San Siro”!

Hapja e LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore “Milano Cortina 2026” u shĂ«nua nga njĂ« moment simbolik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, teksa flamuri kuqezi u valĂ«vit nĂ« stadiumin legjendar “San Siro”.

Kryeministri Edi Rama theksoi praninë shqiptare në këtë event madhor sportiv dhe u uroi suksese sportistëve Lara, Denni, Lisa dhe Semir, që përfaqësojnë vendin në arenën olimpike dimërore.

“Flamuri kuqezi valĂ«vitet nĂ« “San Siro”, nĂ« hapjen e LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore, Milano Cortina 2026.  Suksese Lara, Denni, Lisa dhe Semir!”, ka shkruar Rama.

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e fundit, një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 31 persona në një xhami shiite në Islamabad të Pakistanit, teksa besimtarët po merrnin pjesë në Lutjet e së Premtes.

Zyrtarët thanë më 6 shkurt se nga sulmi u plagosën afër 170 besimtarë në Tarlai, në periferi të Islamabadit. Xhamitë në mbarë botën myslimane janë të mbushura plotë me besimtarë gjatë Lutjeve të së Premtes.

Sipas videove të publikuara menjëherë pas sulmit, u panë trupa njerëzish të shtrirë nëpër objektin e xhamisë. Dhjetëra të plagosur po ashtu janë parë të shtrirë në oborrin e xhamisë Khadija Tul Kubra Imambargah.

“NĂ« total, 31 persona kanĂ« humbur jetĂ«n. Numri i tĂ« plagosurve qĂ« janĂ« dĂ«rguar nĂ« spitale ka arritur nĂ« 169”, tha Irfan Memon, zyrtar i lartĂ« shtetĂ«ror.

Aun Shah, dĂ«shmitar okular, tha se dy sulmues fillimisht kanĂ« vrarĂ« me armĂ« zjarri rojet e sigurisĂ« sĂ« xhamisĂ«. Ai tha se besimtarĂ«t tentuan t’i ndalnin, duke vrapuar drejt tyre.

“Sapo [sulmuesit] arritĂ«n te dera e xhamisĂ«, njĂ«ri nga ta shpĂ«rtheu eksplozivin”, tha ai pĂ«r Radion Mashaal tĂ« Radios Evropa e LirĂ«.

Disa besimtarë më pas protestuan jashtë xhamisë. Ata thanë se Qeveria është e paaftë të parandalojë sulmet terroriste në rritje.

Sulmet në Islamabad janë të rralla, pasi aty ka forca të shtuara të sigurisë. Por, provinca veriperëndimore të Kiber Paktunkvës dhe në atë jugperëndimore të Baloçistanit po goditen gjithnjë e më shumë nga dhuna islamiste dhe kryengritjet nacionaliste, ku talibanët pakistanezë dhe separatistët laikë etnikë baluçë përballen me forcat e sigurisë të Pakistanit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por monitoruesi i konfliktit ACLED tha se sulmi ngjason me sulmet që kryen nga grupi terrorist, Shteti Islamik. Ky grup tha se sulmi i 6 shkurtit është më vdekjeprurësi në Islamabad që një dekadë.

Pakistani me 240 milionĂ« banorĂ« ka popullsi shumicĂ« sunite myslimane dhe myslimanĂ«t shiitĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 15 pĂ«r qind tĂ« popullatĂ«s. QĂ« nga vitet ’80, mijĂ«ra persona janĂ« vrarĂ« nĂ« dhunĂ«n sektare dhe shpesh shiitĂ«t janĂ« shĂ«njestruar nga ekstremistĂ«t sunitĂ«.  / abcnews.al /

“Forca ShqipĂ«ri/ Presidenti Begaj nĂ« ceremoninĂ« hapĂ«se tĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore Milano–Cortina 2026

Presidenti i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj, ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« ceremonitĂ« zyrtare tĂ« hapjes sĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore Milano–Cortina 2026, me ftesĂ« tĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s Italiane, Sergio Mattarella.

Kreu i shtetit e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë, ndërsa ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për sportistët shqiptarë Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa, duke u dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më të denja në arenën olimpike.

“I nderuar qĂ« sĂ« bashku me miq te mirĂ« u mikpritĂ«m nga Presidenti i RepublikĂ«s Italiane, Sergio Mattarella nĂ« ceremonitĂ« zyrtare tĂ« hapjes sĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore Milano- Cortina 2026.

Ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për vendin tonë.

Uroj qĂ« sportistĂ«t tanĂ« – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – tĂ« na bĂ«jnĂ« krenarĂ« me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues. Forca ShqipĂ«ri!”, tha Presidenti Begaj.

Skynews: Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game

Njerëzit në Korenë e Veriut po ekzekutohen sepse kanë parë Squid Game.

Qytetarët gjithashtu përballen me vrasjen për dëgjimin e K-pop, një zhanër muzikor i Koresë së Jugut që përfshin grupe si BTS.

Dëshmitë u zbuluan nga Amnesty International pas kryerjes së 25 intervistave të hollësishme me të arratisurit që kanë ikur nga shteti i drejtuar nga regjimi i Kim Jong-un .

TĂ« arratisurit thanĂ« se shikimi i dramave tĂ« njohura tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut si “Squid Game”, “Crash Landing on You” dhe “Descendants of the Sun”, mund tĂ« çojĂ« nĂ« pasojat mĂ« ekstreme, pĂ«rfshirĂ« vdekjen.

Një i intervistuar tha se kishte dëgjuar nga një i arratisur me lidhje familjare se si njerëz, përfshirë nxënës të shkollës së mesme, ishin ekzekutuar për shkak se kishin parë Squid Game.

Një tjetër ekzekutim u dokumentua më parë nga Radio Free Asia në vitin 2021, shkruan skynews.

“TĂ« marra sĂ« bashku, kĂ«to raporte sugjerojnĂ« ekzekutime tĂ« shumta qĂ« lidhen me serialin”, tha Amnesty nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Të intervistuarit përshkruan gjithashtu rreziqet e dëgjimit të muzikës së huaj, veçanërisht K-pop nga Koreja e Jugut, ku në dëshminë e tyre u përmend edhe grupi i njohur BTS.

Në vitin 2021, The Korea Times raportoi se një grup adoleshentësh u kapën dhe u hetuan për dëgjimin e grupit.

Choi Suvin, i cili iku nga Koreja e Veriut në vitin 2019, tha se njerëzit shisnin shtëpitë e tyre për të shmangur ndëshkimin.

“NjerĂ«zit kapen pĂ«r tĂ« njĂ«jtin akt, por dĂ«nimi varet tĂ«rĂ«sisht nga paratĂ«â€, tha 39-vjeçari.

“NjerĂ«zit pa para shesin shtĂ«pitĂ« e tyre pĂ«r tĂ« mbledhur 5,000 ose 10,000 dollarĂ« pĂ«r tĂ« paguar pĂ«r tĂ« dalĂ« nga kampet e riedukimit”, shtoi ai.

Kjo pabarazi u dëshmua më tej nga rasti i Kim Joonsik, i cili u kap tre herë duke parë drama të Koresë së Jugut, por i shpëtoi ndëshkimit sepse familja e tij kishte lidhje.

Në fund të viteve 2010, vajzat u dënuan me dënime me vite në kampet e punës së Koresë së Veriut, sepse familjet e tyre nuk mund të përballonin të paguanin.

Sarah Brooks, zĂ«vendĂ«sdrejtoreshĂ« rajonale nĂ« Amnesty, tha: “KĂ«to dĂ«shmi tregojnĂ« se si Koreja e Veriut po zbaton ligje distopike qĂ« nĂ«nkuptojnĂ« se shikimi i njĂ« shfaqjeje televizive tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut mund t’ju kushtojĂ« jetĂ«n – pĂ«rveç nĂ«se keni mundĂ«si tĂ« paguani”.

“NjerĂ«zit qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« mĂ«sojnĂ« mĂ« shumĂ« rreth botĂ«s jashtĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut, ose kĂ«rkojnĂ« argĂ«tim tĂ« thjeshtĂ« nga jashtĂ« shtetit, pĂ«rballen me ndĂ«shkimet mĂ« tĂ« ashpra”, shtoi ajo.

Sipas Aktit tĂ« Mendimit dhe KulturĂ«s Anti-Reaksionare tĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut tĂ« vitit 2020, pĂ«rmbajtja e KoresĂ« sĂ« Jugut Ă«shtĂ« “e quajtur ideologji e kalbur qĂ« paralizon ndjenjĂ«n revolucionare tĂ« popullit”.

Ata qĂ« kapen duke konsumuar media tĂ« tilla pĂ«rballen me pesĂ« deri nĂ« 15 vjet punĂ« tĂ« detyruar sipas kĂ«tij akti, me dĂ«nime mĂ« tĂ« rĂ«nda – pĂ«rfshirĂ« vdekjen – pĂ«r shpĂ«rndarjen e tyre ose organizimin e shikimeve nĂ« grup.

Shumica e të intervistuarve ishin të moshës midis 15 dhe 25 vjeç kur u arratisën. Largimi më i fundit kishte ndodhur në qershor 2020, me 11 të tjerë që ishin larguar midis viteve 2019 dhe 2020.

Arratisjet kanë qenë të rralla që nga viti 2020, kur mbylljet e kufijve për shkak të COVID-19 e izoluan vendin nga bota e jashtme.

Francë/ Gjyqtarja dhe nëna e saj rrëmbehen, kërkohet shpërblim 1.6 milionë euro në Bitcoin

Një gjyqtare 35-vjeçare dhe nëna e saj 66-vjeçare u rrëmbyen dhe u mbajtën për rreth 30 orë në zonën e Grenoble përpara se të liroheshin, sipas Le Parisien.

Rrëmbimi ndodhi, sipas të njëjtit informacion, natën e së martës ndaj së mërkurës, rreth orës 3 të mëngjesit, në shtëpinë e 35-vjeçares në Saint-Martin-le-Vinoux, në Francën juglindore.

Dyshohet se autorët i kanë futur gratë në bagazhin e një makine, ndërsa në vendin e rrëmbimit u gjetën gjurmë gjaku. Partneri i 35-vjeçares, një drejtues në një kompani aktive në sektorin e kriptomonedhave, mungonte në kohën e incidentit.

Dy gratë u gjetën të premten në mëngjes në Bourg-lÚs-Valence, afërsisht 100 kilometra nga vendi i rrëmbimit. Ato u gjetën të lidhura në një garazh kur një fqinj hapi derën pasi dëgjoi zhurma.

Dy gratë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë arrestime. Sipas një burimi policor, autorët dyshohet se kanë kërkuar një shpërblim në bitcoin, me një vlerë totale prej afërsisht 1.6 milion eurosh. Nuk dihet në këtë kohë nëse është paguar një shpërblim.  / abcnews.al /

Bashkitë dhe sfidat financiare/ Farrici: 3 elementet kryesore për Reformën Territoriale. Objektivi, zhvillimi ekonomik lokal

Drejtoresha e ShoqatĂ«s KombĂ«tare tĂ« Bashkive, Adelina Farrici, e ftuar nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News, ka theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e reformĂ«s territoriale dhe nevojĂ«n urgjente pĂ«r konsensus politik.

Ajo u ndal te tre shtyllat kryesore të reformës, elementi territorial, përmirësimi i shërbimeve dhe efiçenca ekonomike, duke nënvizuar se autonomia financiare e bashkive mbetet thelbësore. Farrici vlerësoi faktin që të dyja krahët e politikës do të ulen në tryezë, duke theksuar se koha është e kufizuar dhe se mosmarrëveshjet politike, si në reformën e vitit 2014, nuk duhet të përsëriten.

Sipas saj, konsultimi politik dhe ekonomik synon arritjen e njĂ« konsensusi qĂ« do t’i hapĂ« rrugĂ« zhvillimit ekonomik lokal, rritjes sĂ« investimeve dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r qytetarĂ«t.

“Elementi i parĂ« Ă«shtĂ« elementi territorial, elementi i dytĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«simi i shĂ«rbimi dhe elementi i tretĂ« Ă«shtĂ« efiçenca ekonomike, nuk duhet tĂ« harrojmĂ« dhe autonominĂ« financiare. ËshtĂ« gjĂ« shumĂ« e mirĂ« qĂ« tĂ« dyja krahĂ«t e politikĂ«s do tĂ« jenĂ« nĂ« tavolinĂ«, Nuk duhet qĂ« tĂ« humbasim mĂ« shumĂ« kohĂ«. Koha Ă«shtĂ« shumĂ« e limituara.

Konsensusi politik Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. NjĂ« nga problematikat qĂ« kishte reforma e vitit 2014 ishte fakti qĂ« pati njĂ« braktisje nga njĂ«ra prej palĂ«t politike. Do tĂ« jetĂ« njĂ« konsultim nĂ« nivel politik, ekonomik tĂ« cilat do tĂ« çojnĂ« mĂ« pas nĂ« konsensus. NjĂ« nga objektivat kryesore tĂ« kĂ«saj strategjie Ă«shtĂ« qĂ« bashkitĂ« tĂ« marrin zhvillim ekonomik lokal. Kjo kĂ«rkon burime natyrore dhe njerĂ«zore tĂ« shtuara, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i gjenerosh politika dhe qĂ« çdo investitor tĂ« jetĂ« i garantuar, pĂ«r tĂ« nxitur zhvillimin ekonomik lokal. Zhvillimi ekonomik lokal do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura pĂ«r qytetarĂ«t”, tha Farrici.

Reforma Territoriale/ Farrici: Reforma e 2014 produktive. Problematike, pabarazia rajonale dhe shpërndarja e shërbimeve

Drejtoresha e Shoqatës Kombëtare të Bashkive, Adelina Farrici, ka deklaruar se reforma territoriale e vitit 2014 ka sjellë si përmirësime të ndjeshme, ashtu edhe problematika që kërkojnë rishikim, veçanërisht në drejtim të pabarazive rajonale dhe shpërndarjes së shërbimeve.

E ftuar nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News, Farrici theksoi se pas 12 vitesh nga zbatimi i reformĂ«s janĂ« evidentuar sfida tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, duke nĂ«nvizuar nevojĂ«n pĂ«r njĂ« trajtim mĂ« tĂ« barabartĂ« tĂ« bashkive nĂ« aspektin financiar, tĂ« shĂ«rbimeve dhe tĂ« demokracisĂ« lokale.

“NĂ« vitin 2014 u ballafaquam me njĂ« reformĂ« tĂ« thellĂ« territoriale qĂ« kishte ambiciet e saj. 12 vite ishin tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« parĂ« problematikat dhe sfidat. Reforma 2014 nuk duhet tĂ« shihet bardhe e zi, pati shumĂ« gjĂ«ra pozitive. Kemi pĂ«rmasime tĂ« ndjeshme nĂ« shĂ«rbime, nĂ« anĂ«n financiare,  nĂ« burimet njerĂ«zore nĂ« bashki. Por, kemi edhe elemente tĂ« tjera, siç Ă«shtĂ« pabarazia nĂ« rajone tĂ« ndryshme. Kemi bashki qĂ« janĂ« totalosht tĂ« varura nga grandi shoqĂ«ror, kemi bashki qĂ« nuk kanĂ« mundĂ«si, kemi dhe bashki qĂ« kanĂ« njĂ« lloj autonomie.

Problematika kryesore qĂ« duhet tĂ« diskutohet Ă«shtĂ« shpĂ«rndarja e shĂ«rbimeve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit. MirĂ«po bashkitĂ« nuk shihen vetĂ«m si institucione shĂ«rbimi. Edhe elementi i demokracisĂ« lokale Ă«shtĂ« njĂ« element shumĂ« pozitiv, ka tĂ« bĂ«jĂ« me pĂ«rfaqĂ«sinĂ«, a janĂ« tĂ« mirĂ«pĂ«rfaqĂ«suar. ËshtĂ« njĂ« element qĂ« duhet tĂ« adresohet”, tha Farrici.

“Perimet, kryesore nĂ« eksportet me BE”, Rrapaj: Objektivi 1 miliard dollarĂ«, i arritshĂ«m. Fokusi ynĂ«, cilĂ«sia 


Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar theksoi se perimet, frutat, vaji i ullirit dhe peshku janë produktet kryesore që duhet të promovohen për eksport në BE.

Ai shtoi se zhvillimi i agroindustrisë dhe eksporti i produkteve të gatshme me standarde të larta janë kyç për të arritur objektivin e 1 miliard euro eksport brenda 2030. Rrapaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e standardizimit dhe cilësisë, duke theksuar se produktet pa cilësi nuk lejohen as në tregun shqiptar dhe as në atë europian.

“Perimet janĂ« kryesoret nĂ« eksportet nĂ« BE, edhe frutat, vaji i ullirit dhe tĂ« tjerat duhet tĂ« jenĂ« nĂ« vĂ«mendje tĂ« fermerĂ«ve pĂ«r tĂ« eksportuar nĂ« BE. Edhe peshku do tĂ« vijojĂ« tĂ« eksportohet nĂ« BE. Ne duhet tĂ« zhvillojmĂ« agroindustrinĂ« dhe produktet e gatshme do tĂ« kenĂ« prioritet tĂ« eksportohen, qĂ« tĂ« kapim objektivin 1 miliardĂ« brenda 2030,i mundur plotĂ«sisht.

Ne kemi njĂ« ambient tĂ« madh pĂ«r tĂ« prodhuar pĂ«r vendet e BE, problemi Ă«shtĂ« rendimenti. E dyta Ă«shtĂ« cilĂ«sia dhe standardimi; çdo gjĂ« mund tĂ« negociohet me BE, por nĂ« tregun e tyre produkte pa cilĂ«si nuk do lejohen. Jo vetĂ«m nĂ« BE, por edhe nĂ« tregun shqiptar nuk do lejohen produkte pa cilĂ«si, ndaj ne kemi njĂ« projekt me shtetet e bashkuara qĂ« po punon prej 3 vitesh nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r standardet dhe cilĂ«sitĂ«.”

Eksportet shqiptare në BE/ Hasani: Mbështetja e fermerëve dhe investimet e të rinjve përmirësojnë situatën

Ekonomisti Leons Hasani tha per “Sheshi i Dollarit” se vendi ynĂ« Ă«shtĂ« i brishtĂ« nĂ« aspektin e konkurrencĂ«s sĂ« sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ« nĂ« tregun e BE dhe heqja e tarifave kĂ«rkon mbrojtjen e prodhimit vendas pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« tĂ« mbijetueshĂ«m.

Ai theksoi se mbështetja direkte për fermerët dhe investimet e të rinjve mund të përmirësojnë situatën në sektor.

 “Kapitujt e hapur me BE janĂ« ndĂ«r kapitujt mĂ« sfidues tĂ« qeverisjes pĂ«r standardet nĂ« aspektin e sigurisĂ«, por edhe pĂ«r konkurrueshmĂ«rinĂ«. Tregu i brendshĂ«m Ă«shtĂ« me njĂ« numĂ«r tĂ« madh konsumatorĂ«sh dhe vendi ynĂ« Ă«shtĂ« i brishtĂ« nĂ« aspektin e konkurrencĂ«s.

NĂ« momentin qĂ« do heqim tarifat, do tĂ« duhet tĂ« mendojmĂ« tĂ« mbrojmĂ« prodhimin vendas, duke e bĂ«rĂ« tĂ« mbijetueshĂ«m nĂ« konkurrencĂ«n e lartĂ«. NjĂ« mbĂ«shtetje direkte e fermerĂ«ve pĂ«r tĂ« nxitur investimet dhe mbajtja e tĂ« rinjve mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« situatĂ«n. Forca punĂ«tore Ă«shtĂ« duke rĂ«nĂ«; nĂ« momentin kur nuk kemi forcĂ« aktive, produktiviteti do tĂ« bjerĂ« dhe vlera financiare e sektorit do tĂ« ulet.”  / abcnews.al /

Tenton tĂ« grabisĂ« PostĂ«n Shqiptare/ ShkodĂ«r, ‘skifteri’ thyen xhamin e sportelit, policia vijon kontrollet

Rreth orĂ«s 19:00, nĂ« lagjen “Vasil Shanto”, njĂ« shtetas ende i paidentifikuar Ă«shtĂ« futur brenda ambienteve tĂ« filialit tĂ« PostĂ«s Shqiptare dhe ka tentuar tĂ« marrĂ« me forcĂ« njĂ« shumĂ« monetare, por nuk ka mundur ta marrĂ« dhe gjatĂ« largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.  / abcnews.al /

Teherani nuk tërhiqet/ Programi bërthamon, SHBA: Do vijojmë negociatat

Irani nuk ka pranuar të heq dorë nga programi I tij për pasurim të Uraniumit që mund të sjell prodhimin e armëve bërthamore, por Shtetet e Bashkuara duan që të vijojnë negociatat.

Ky ishte pĂ«rfundimi i ditĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« bisedimeve mes Teheranit dhe Ëashingtonit sipas asaj qĂ« raporton media Amerikenae Axios. PĂ«rpjekjet diplomatike dhe ulja e palĂ«ve nĂ« tryezĂ«n e negociatave vjen teksa Shtetet e Bashkuara kanĂ« zhvendosur njĂ« armadĂ« tĂ« madhe nĂ« Lindjen e Mesme nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« sulmuar Iranin. Teherani ka paralajmĂ«ruar se njĂ« lĂ«vizje e tillĂ« do tĂ« sillte njĂ« luftĂ« mĂ« tĂ« gjĂ«rĂ« rajonale.

Ministri i JashtĂ«m iranian, Abbas Araghchi, deklaroi pĂ«r televizionin shtetĂ«ror pas pĂ«rfundimit tĂ« bisedimeve se negociatorĂ«t do tĂ« kthehen nĂ« kryeqytetet e tyre pĂ«r konsultime, duke e cilĂ«suar takimin si “njĂ« fillim tĂ« mirĂ«â€.

Teherani kishte deklaruar më parë se bisedimet do të kufizoheshin vetëm në programin bërthamor të Iranit. Ndërkohë, Uashingtoni ka kërkuar që në tryezë të përfshihen edhe programi i raketave balistike të Iranit dhe mbështetja që ai u jep grupeve të armatosura në rajon.

Bisedimet mes Shteteve tĂ« Bashkura dhe Iranit ishin nĂ« strukturĂ«n qĂ« njihet si bisedime indirrekte. Ministri i JashtĂ«m I Omanit ishte ai qĂ« bisedo me secilĂ«n pale vec e veç duke pĂ«rçuar tek secila prej tyre mesazhet e njĂ«ri tjetrit. Irani u pĂ«rfaqĂ«sua nĂ« kĂ«to bisedime nga Ministri I jashtĂ«m Abas Aragchi ndĂ«rsa Shtetet e Bashkuara nga I DĂ«rguari special pĂ«r Lindjen e Mesme Steve Ëitkoff si dhe nga Jared Kushner, dhĂ«ndrri I presidentit Trump.

Raundi i fundit i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor ishte planifikuar për në qershor të vitit të kaluar, por u ndërpre pas sulmit të papritur të Izraelit ndaj Iranit. Sipas analistëve ushtarak , për udhëheqjen iraniane këto bisedime mund të përbëjnë shansin e fundit për të shmangur një veprim ushtarak amerikan që mund të destabilizojë më tej regjimin, i cili ndodhet në pozitën më të dobët që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Bllokohet qumĂ«shti pĂ«r bebe/ AKU: “Beba Supreme Pre” po tĂ«rhiqet nga tregu nĂ« ShqipĂ«ri

Një tjetër lloj qumështi për  foshnje  tërhiqet nga tregu në vendin tonë si një product I pa sigurtë.

“Beba Supreme Pre” me paketim  800 g dhe me datë  skadence  majin e  vitit 2027.

Kompania “rosmman & lala” sipas Autorietit KombĂ«tar tĂ« Ushqimit  kishte importuar 186 copë  prej tĂ« cilave  114  I ka eksportuar nĂ« KosovĂ«.

Ndërkohë që 72  të tjerat  I kishtë shpërndarë në  rrjetin e dyqaneve në Shqipëri.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit thotë se  ka bllokuar    një sasi prej   68 paketimesh.

Katër prej tyre ishin shitur.  Autoritetet  thonë se kanë njoftuar konsumatorin  të mos e përdorin këtë qumësht, por  ta kthejnë në pikat e shitjes.

Qumështi për foshnje  Beba Suprem  Pre 800 gram është bllokuar dhe në Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë së produkti do të asgjësohet.

JavĂ«n e shkuar nĂ« vendin tonë  u bllokuar dhe  qumĂ«shtin pĂ«r bebe “aptamil  1 pronutra”  me paketim  800 gramë  dhe  datĂ« skadence nĂ«ntorin e vitit  2026 dhe mĂ« herĂ«t ai “nan 1 optipro”  800g.

Masa u mor nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit  pas njoftimit  nga autorietet europiane se  në produkt  ishe gjetur   substanca cereulide , një toksinë e prodhuar nga bakteri bacillus cereus.

Sipas specialistëve ajo  shkakton diarre, dhembje barku ndonjëherë dhe ethe të lehta  8 deri në 16 orë pas konsumimit.

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke mbajtur premtimin e bërë nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në ishull qershorin e kaluar.

Duke vepruar kështu, Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap një konsullatë të përgjithshme në Grenlandë, përpara partnerëve të saj në bllokun me 27 anëtarë.

Megjithatë, Brukseli është tashmë i përfaqësuar në ishull, pas hapjes së një zyre të Komisionit Evropian në vitin 2024.

Jean-Noël Poirier, ish-ambasadori francez në Vietnam, e mori detyrën me mbërritjen në Nuuk, ku do të përfaqësojë Francën në këtë territor gjysmë-autonom danez me rreth 56,000 banorë.

Deri më tani, shtetasit francezë që jetonin në Grenlandë mbështeteshin në një marrëveshje të kufizuar konsullore.

Një konsulle nderi, Kristine Winberg, merrej me procedurat themelore administrative dhe asistencën konsullore në emër të ambasadës franceze në Danimarkë.

Roli i saj përfshinte lëshimin e dokumenteve të identitetit, ofrimin e mbështetjes në rastet e çështjeve ligjore ose vdekjeve, dhe veprimin si një lidhje me komunitetin e vogël francez, sipas transmetuesit francez BFM TV.

NjĂ« burim diplomatik tha se vetĂ«m “tetĂ« qytetarĂ« francezĂ« janĂ« tĂ« regjistruar nĂ« Nuuk, por ndoshta rreth 30 jetojnĂ« nĂ« GrenlandĂ«â€.

Megjithatë, pavarësisht madhësisë së vogël të popullsisë franceze në ishull, konsullata e re do të ketë përgjegjësi të zgjeruara.

PĂ«rveç ofrimit tĂ« mbĂ«shtetjes administrative pĂ«r shtetasit francezĂ«, do tĂ« punohet “pĂ«r tĂ« thelluar projektet ekzistuese tĂ« bashkĂ«punimit me GrenlandĂ«n nĂ« fushat kulturore, shkencore dhe ekonomike, duke forcuar njĂ«kohĂ«sisht lidhjet politike me autoritetet lokale”, sipas njĂ« deklarate tĂ« publikuar nga ministria e jashtme.

Parisi thotë se qëllimi është të forcohen lidhjet midis Grenlandës, Francës dhe BE-së në një rajon që është bërë burim mosmarrëveshjesh të konsiderueshme midis Evropës dhe SHBA-së, mes kërkesave të përsëritura të presidentit të SHBA-së Donald Trump që Uashingtoni të marrë kontrollin e territorit që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

❌