❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjedia në resortin e skive/ Zvicër, momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

Ky Ă«shtĂ« moment i shpĂ«rthimit tĂ« zjarrit nĂ« njĂ« resort turistik nĂ« ZvicĂ«r duke shkaktuar njĂ« tragjedi tĂ« rĂ«ndĂ« me viktima e tĂ« plagosur. Nga pamjet,  zjari ka shpĂ«rthyer rreth orĂ«s 01:30 tĂ« mĂ«ngjesit nĂ« lokalin “Le Constellation”, njĂ« bar-restorant shumĂ« i frekuentuar nga tĂ« rinjtĂ« nĂ« zonĂ«n turistike tĂ« Crans-Montana, teksa njerĂ«zit po festonin vigjiljen e vitit tĂ« ri.

Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda.

The moment fire in Swiss ski resort breaks out on New Year’s Eve.

The fire has left dozens of people feared dead and more than 100 injured pic.twitter.com/6tsZH5uVcZ

— Sky News (@SkyNews) January 1, 2026

Tradita 400 vjeçare merr fund, Danimarka ndalon shpërndarjen e letrave përmes postës

Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ndalon plotësisht shpërndarjen e letrave, duke i dhënë fund një tradite rreth 400-vjeçare të shërbimit postar. Shërbimi postar shtetëror PostNord do të dorëzojë letrën e fundit, pasi përdorimi i postës fizike ka rënë ndjeshëm si pasojë e digjitalizimit të shpejtë të shoqërisë daneze.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2024, PostNord ka dorëzuar mbi 90 për qind më pak letra krahasuar me vitin 2000, një rënie drastike që e ka bërë shërbimin postar tradicional të paqëndrueshëm ekonomikisht. Në vend të letrave, qytetarët danezë sot komunikojnë kryesisht përmes platformave digjitale, si email-et, mesazhet elektronike dhe rrjetet sociale, ndërsa edhe institucionet shtetërore përdorin pothuajse ekskluzivisht komunikimin online.

Si pjesë e këtij tranzicioni, PostNord ka filluar heqjen e rreth 1.500 kutive postare në të gjithë vendin. Këto kuti janë shitur për bamirësi dhe kanë zgjuar interes të madh te qytetarët, duke u kthyer në simbole nostalgjie të një epoke që po mbyllet. Dërgimi i letrave tashmë do të bëhet përmes pikave të dorëzimit në dyqane, ndërsa transporti do të kryhet nga kompania private DAO. PostNord do të vazhdojë të ofrojë shërbime për dërgimin e pakove, për shkak të rritjes së vazhdueshme të tregtisë elektronike.

Danimarka është ndër vendet më të digjitalizuara në botë, çka ka bërë që posta fizike të mos jetë më thelbësore për funksionimin e shoqërisë. Megjithatë, organizatat që mbrojnë të drejtat e të moshuarve kanë shprehur shqetësim se ky ndryshim mund të ndikojë negativisht te qytetarët që nuk kanë aftësi digjitale ose qasje të plotë në teknologji.

Ekspertët e komunikimit vlerësojnë se, ndonëse letra po zhduket si mjet i përditshëm komunikimi, ajo po merr një vlerë të re simbolike dhe emocionale, duke u përdorur kryesisht për mesazhe personale dhe intime. Rasti i Danimarkës pritet të shërbejë si shembull për vende të tjera, të cilat mund të ndjekin të njëjtën rrugë në vitet e ardhshme, ndërsa epoka digjitale vazhdon të transformojë mënyrën se si njerëzit komunikojnë.  / abcnews.al /

(FOTOLAJM) Kriza ekonomike në Iran, viti nis me protestë/ Viktima dhe të plagosur mes protestuesve

Protestat në Iran, që shpërthyen për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit të lartë, kanë shkaktuar dhunë dhe viktima në disa qytete të vendit. Të enjten, disa persona u vranë dhe u plagosën gjatë përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin Lordegan në perëndim të Iranit. Agjencia për të drejtat e njeriut Hengaw raportoi se forcat e sigurisë qëlluan mbi protestuesit, duke vrarë dhe plagosur disa prej tyre.

Protestat, të cilat filluan për shkak të rritjes së çmimeve dhe kushteve të vështira ekonomike, u përshkallëzuan edhe në qytetet e tjera. Në qytetin Kuhdasht, një anëtar i njësisë paramilitare Basij, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare, u vra, dhe 13 ushtarë të tjerë u plagosën. Po ashtu, një protestues u vra në Isfahan, ndërsa raportohet se janë arrestuar dhjetëra protestues në qytete të tjera, përfshirë Marvdasht dhe provincat Kermanshah dhe Khuzestan.

Ky përshkallëzim i dhunës vjen në një kohë të tensionuar për Iranin, i cili po përballet me një inflacion të lartë prej 40% dhe sanksione të ashpra ndërkombëtare. Përballë trazirave, qeveria iraniane ka ofruar një mundësi për dialog me sindikatat dhe shitësit, por ka theksuar gjithashtu përgjigjen e fortë ndaj protestuesve, duke arrestuar dhe përdorur forcë.

Protestat kanë zgjuar një valë reagimesh online, ndërsa shumë iranianë kanë kundërshtuar versionin e autoriteteve lidhur me ngjarjet, duke shpërndarë video që tregojnë pasojat e dhunës ndaj protestuesve.

/ abcnews.al /

Thirrje për paqe nga Vatikani/ Papa Leoni i XIV nis vitin e ri me meshë solemne

Papa Leoni XIV e nisi Vitin e Ri me një meshë, gjatë së cilës përsëriti thirrjen për paqe, duke veçuar vendet e përgjakura nga konflikti.

Liturgjia e ditës shënoi si Solemnitetin e Marisë, Nënës së Zotit, ashtu edhe Ditën Botërore të Paqes.

Ati I Shenjtë solli në vëmendje edhe Vitin Jubile për besimtarët katolikë, që mbyllet më 6 janar të 2026.

“NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ«, le tĂ« lutemi tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku pĂ«r paqen: sĂ« pari, midis kombeve tĂ« pĂ«rgjakura nga konflikti dhe vuajtjet, por edhe brenda shtĂ«pive tona, nĂ« familjet e plagosura nga dhuna ose dhimbja. NĂ« agimin e vitit tĂ« ri, Liturgjia na kujton se pĂ«r secilin prej nesh, çdo ditĂ« mund tĂ« jetĂ« fillimi i njĂ« jete tĂ« re, falĂ« dashurisĂ« bujare tĂ« Zotit, mĂ«shirĂ«s sĂ« Tij dhe pĂ«rgjigjes sĂ« lirisĂ« sonĂ«. ËshtĂ« bukur ta shohĂ«sh vitin qĂ« vjen nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«: si njĂ« udhĂ«tim tĂ« hapur pĂ«r t’u zbuluar”

Papa pranoi se shumë njerëz dhe organizata në mbarë botën tashmë i janë përkushtuar përfundimit të dhunës dhe kanë krijuar nisma të panumërta për ndërtimin e paqes.

Pas një sezoni të ngjeshur Krishtlindjesh, Leoni XI ka disa ditë pushim para se të kremtojë festën e Epifanisë së kishës më 6 janar dhe të mbyllë zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025.  / abcnews.al /

Viti i ri në luftë/ Rusia nuk njeh festë, sulmon Ukrainën në natën e ndërrimit të viteve

Teksa gjithë bota priste vitin e ri me spektakël dhe fishekzjarrë, vendet e goditura nga lufta nuk e shënuan dot me festë këtë ditë të shënuar. Ukraina sërish nuk gjeti qetësi. Rusia sulmoi rajonin e Odesës në Ukrainë gjatë natës deri të enjten, duke synuar infrastrukturën civile. Në Ukrainën perëndimore, disa dhjetëra dronë goditën gjithashtu infrastrukturën në Volin.

Forcat Ajrore Ukrainase thanë se kishin rrëzuar ose goditur 176 nga 205 dronë që synonin vendin gjatë natës.

NĂ« urimin e tij tĂ« fundvitit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se njĂ« marrĂ«veshje paqeje qĂ« synon t’i japĂ« fund luftĂ«s midis MoskĂ«s dhe Kievit Ă«shtĂ« 90% gati, por 10% e mbetur do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« fatin e paqes, fatin e UkrainĂ«s dhe EuropĂ«s.

Nga ana tjetër Presidenti rus Vladimir Putin shprehu besim në fitoren përfundimtare të vendit të tij në luftimet gati katërvjeçare kundër Ukrainës. Pavarësisht përparimit në negociatat e paqes, të cilat ai nuk i përmendi, Putin riafirmoi besimin e tij në suksesin e Rusisë në konflikt.

Një vit të ri festiv nuk pati edhe për palestinezët, të cilët ditën e parë të 2026 e shënuan duke kërkuar ndihma për familjet e tyre.

Erërat e forta goditën tendat e dobëta që qëndronin mes grumbujve të rrënojave të ndërtesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga dy vjet luftë në enklavë.

Në javët e fundit, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur kampet e improvizuara, duke e bërë jetën e përditshme edhe më të vështirë për palestinezët e zhvendosur.  / abcnews.al /

FOTOLAJM/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozone, valuta lev largohet përfundimisht

Më 1 janar, Bullgaria ka hyrë zyrtarisht në Zonën e Euros, duke shënuar një moment historik me një shfaqje të monedhave të euros në fasadën e Bankës Qendrore në Sofje dhe fishekzjarre që ndriçuan qiellin. Nga mesnata, euro zëvendësoi levën si monedhën e vendit, duke e çuar këtë monedhë në histori.

Ky moment i rëndësishëm do të bëjë që më shumë se 350 milionë evropianë tani të përdorin euron. Bullgaria është bërë anëtari i 21-të i Zonës së Euros, pas Kroacisë që iu bashkua në janar 2023.

Përveç ndryshimit të monedhës, statusi i ri do të thotë gjithashtu që Bullgaria do të ketë një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, i cili është përgjegjës për vendosjen e normave të interesit për të gjithë Zonën e Euros.

Megjithatë, bullgarët kanë mendime të përziera për këtë ndryshim duke u shqetësuar se përdorimi i euros mund të rrisë çmimet, ndërsa disa të tjerë shprehin dyshime ndaj një shteti politik që është në krizë. Pasi qeveria dha dorëheqjen muajin e kaluar pas protesta të gjera kundër rritjes së taksave.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, kalimi në euro shënon një hap të rëndësishëm për Bullgarinë, ndërsa ajo integrohet më tej në kornizën ekonomike të Bashkimit Evropian.

/ abcnews.al /

Islanda kaloi Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

Islanda ka përjetuar Krishtlindjen më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke shënuar një tjetër sinjal alarmi për pasojat e ngrohjes globale. Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze, më 24 dhjetor temperatura në qytetin Seyðisfjörður, në lindje të vendit, arriti në 19,8 gradë Celsius, pothuajse 20°C, një vlerë jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit. Zakonisht, temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë variojnë nga -1°C deri në 4°C.

Rekorde të tjera u shënuan po atë ditë edhe në zona përreth, ku në Bakkagerði u regjistruan 19,7°C. Rekordi i mëparshëm për muajin dhjetor ishte vendosur në vitin 2019. Meteorologët shpjegojnë se ky fenomen u shkaktua nga masa ajri të ngrohta me origjinë tropikale, tërhequr mbi vend nga një sistem i fortë presioni të lartë, i cili pengoi depërtimin e ajrit të ftohtë.

Ekspertët theksojnë se Islanda po ngrohet me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Gjatë këtij viti, vendi ka përjetuar valë të forta të të nxehtit, shkrirje të akullnajave dhe ndryshime të dukshme në ekosisteme. Madje, për herë të parë janë konstatuar edhe mushkonja në Islandë, një dukuri e panjohur më parë. Studimet tregojnë se rajoni Arktik po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit, dhe Islanda është një nga shembujt më të qartë të këtij ndryshimi dramatik.

 

Bota pret 2026/ Nga Dubai në Las Vegas, spektakël fishekzjarresh për ndërrimin e viteve

Pas 12 muajve të gjatë konfliktesh, trazirash politike dhe sfidash ekonomike, bota mirëpriti vitin e ri 2026 me spektakël fishekzjarresh.

Nga Zelanda e Re në Shtetet e Bashkuara, qytetarët shijuan shfaqjet shumëngjyrëshe me shpresën e një viti me të qetë e më të begatë.

Egjipti ofroi pamje spektakolare, me fishekzjarret që ndriçuan qiellin sipër piramidave historike. Ndërkohë në Dubai, në ndërtesën me të lartë në botë Burj Kahlifa, dritat dhe fishekzjarret shënuan ndërrimin e viteve.

Spektakël shumëngjyrësh ofruan edhe Londra e Parisi, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të pritur vitin e ri 2026.

Ndërkohë në anën tjetër të oqeanit, ndërrimi i viteve u prit gjithashtu me feste. Në Nju Jork në Times Sqaure u numërua mbrapsht derisa akrepat trokitën 12.

Më tej në Las Vegas viti i ri 2026 u prit me spektakël fishekzjarresh dhe me qindra njerëz që ishin mbledhur nëpër rrugë dhe sheshe.

KĂ«shtu bota mbylli njĂ« vit tĂ« gjatĂ« sfidash, qĂ« ndryshuan politikĂ«n globale dhe sollĂ«n ndryshime rrĂ«njĂ«sore, teksa shpresa e tĂ« gjithĂ«ve Ă«shtĂ« qĂ« 2026 t’u japĂ« fund konflikteve dhe tĂ« jetĂ« njĂ« vit me paqĂ«sor./abcnews.al

Nora Gjakova thotĂ« “mjaft”/ Ish-kampionia olimpike e KosovĂ«s mbyll karrierĂ«n e lavdishme

Ka qenë elita e elitës.

Pas Majlinda Kelmendit, ishin Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që ngritën flamurin e Kosovës në majat më të larta olimpike, ndërsa kampionia 33-vjeçare vendosi ta mbyllte karrierën.

Flasim për Nora Gjakovën, që zgjodhi ditën e fundit të vitit 2025 për të lajmëruar largimin nga sporti.

Xhudistja e nivelit maksimal, u shpall kampione olimpike në Lojrat e mbajtura në Tokio në 2021, ndërsa duhej të kishin qenë në 2020.

Në peshën deri 57 kg ajo mundi në finale francezen Sizik me rezultatin 10-0.

Gjakova ka fituar të artat olimpike po ashtu si Kelmendi dhe Krasniqi, duke qenë të vetmet në histori për Kosovën, një arritje e jashtëzakonshme për një vend që hyri në konkurrim vetëm në 2016 në Rio de Zhaneiro.

Në 2018, pati suksesin tjetër të madh, titullin kampione e Europës në Izrael, gjithnjë në peshën deri 57 kg kur mundi në finale gjermanen Tereza Shtol.

Në kampionatet botërore arriti medaljen e bronzit, pra vendin e tretë në 2021 në Budapest, ndërsa podiumet janë të shumta.

Gjakova ka gjithsej 35 medalje ndërkombëtare, pra olimpike, botërore, europiane, në Mastersat botërorë, në Grand Slem e Gran Pri, me 12 të arta, 9 argjendi dhe 14 bronzi.

Në mesazhin në rrjetet sociale, xhudistja e shquar falenderoi këtë sport që e bëri të njohur, trajneri Driton Kuka, shtetin e Kosovës, dhe të gjithë shqiptarët.

Ajo ka qenë kolonele e forcave të armatosura të Shqipërisë, pas vendimit të qeverisë.

Ashtu si Majlinda Kelmendi, Gjakova do të vazhdojë me sportin si trajnere./abcnews.al

SPECIALE/ ShqipĂ«ria 2025, mĂ« pranĂ« BE. Çelen tĂ« gjithĂ« kapitujt nĂ« negociatat e anĂ«tarĂ«simit

Një vit përballjesh zgjedhore, me drejtësinë, ndërsa Shqipëria prek ëndrrën europiane. Viti 2025 tregoi dy fytyra të Shqipërisë, e para që do të punojë, dhe e dyta që do të kthehet pas.  Dhe në mes drejtësia e cila u bë protagonistja kryesore në politikën shqiptare.

Një nga momentet kryesore të këtij viti ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre çuan Veliajn në qeli, duke lënë Bashkinë më të madhe të vendit pa kryebashkiak të zgjedhur në detyrë.

Kjo goditje erdhi vetĂ«m pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kryesocialisti Edi Rama pĂ«r tĂ« synuar mandatin e katĂ«rt, doli me sloganin “ShqipĂ«ria 2030 nĂ« BE”

Kurse Berisha flamurin e kĂ«saj fushate e gjeti nga SHBA. NĂ«n moton e huazuar “ShqipĂ«ria MadhĂ«shtore” .Ai kontraktoi fushatuesin e fitores sĂ« Presidentit Donald Trump, Chris La Civita.

La Civita: We will Make Albania Great Again

Megjithatë, entuziazmi ra shpejt. La Civita ishte kontraktuar vetëm për të bërë fushatën, e jo për ti zgjidhur hallet personale Berishës me SHBA. Kontrata e tij vlejti 1.4 milionë dollarë, por doktori nëpërmjet një kompanie anonime në Amerikë, pagoi 6 milionë dollarë për të hequr non-=gratën e për të kaluar oqeanin. As njëra as tjetra nuk ndodhi.

Partitë politike përveshën mëngët drejt zgjedhjeve. PS ndryshoi fytyrën, të rinjtë në listë të mbyllur, veteranët në listë të hapur. Një skemë kjo që formatoi 80% të përfaqësuesve socialist në parlament, kurse PD bëri primare, por doktori listën e hartoi vetë, përmbysi votën e demokratëve, siguroi besnikët në listë të mbyllur dhe la rebelët në listë të hapur ose jashtë listave.

Edhe këto zgjedhje lindën filizat e rinj, Shehaj prezantoi një Mundësi, Qori Lëvizjen Bashkë, kurse Lapaj me Shabanin, Shqipëria Bëhet. Nuk munguan as të rinjtë e vjetër, Lulzim Basha me euroatlantikët, Alibeaj dhe Dash Shehin Djathtas për Zhvillim.

Fushata u nda në dy kampe, Rama premtoi pasaportën europiane.

Kurse Berisha me premtime spektakolare dhe shumë gafa.

Fushata bipolare, ndau palët edhe në raport me drejtësinë.

Por kjo fushatë zbuloi edhe yjet e reja. Zegjine Caushi, 26-vjeçarja nga Roskoveci tentoi një romancë në distancë me kundërshtarin e saj, Gazment Bardhi.

Nga demokratët spikati Ilir Vrenozi, opozitari i rrjeteve sociale që doktori e pagëzoi me titullin superstari. Të tjerë, si Xhelal Mziu apo Bledion Nallbati u munduan të lënë shenjë më grushta, kurse Tomor Alizoti me deklarata kanibale, edhe pse mbetën vetëm deklarata.

Nuk mbetën pas as videot komike të djalit të Fahriut.

Risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve do të ishte vota e Diasporës. Si hera e parë, me kontestime. Problemet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi, dhe pagesa e DHL shtuan dyshimet por për kreun e KQZ ky ishte suksesi më i madh.

“THuajse nota 10, kĂ«to ishin zgjedhje pĂ«r njĂ« vend kandidat pĂ«r nĂ« BE”

Shqiptarët e shprehën qartë vullnetin e tyre. PS fitoi bindshëm, duke iu besuar 83 mandate në parlament. PD pësoi një rënie drastike në 50 mandate, kurse partitë e reja nuk ia dolën të thyejnë hegjemoninë e të vjetërve.

PD fitoi vetëm në dy qarqe veriore, Kukës e Shkodër, kurse PS në 10 të tjera. Fitorja më e thellë u regjistrua në Fier, nën drejtimin e Belinda Ballukut socialistët fituan 12 mandate, kurse demokratët me Gaz Bardhin vetëm 4. Edhe në Vlorë, PS fitoi 9 mandate kundrejt 3 të demokratëve.

Humbja katastrofale megjithatë, nuk mjaftoi që Berisha të jepte doreëheqjen duke shkelur edhe nenin që vetë kishte premtuar, nenin Basha.

5 ditë më pas, më 16 maj Tirana u bë de fakto qendra e Europës. 47 liderë europianë dhe jo vetëm u mblodhën në kryeqendrën e Shqipërisë për Samitin Politik Europian, kurse Berisha me një pakicë të vetën protestuan por askush nuk u dha vëmendjen.

Me fitoren bindëse, qeveria nuk mori pushimet e verës. Kryeministri Edi Rama filloi operacionin çlirimi nga ndërtimet pa leje në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Kjo nismë solli edhe përplasjet e para me drejtësinë, Rama u ankua në ILD, KLP dhe KLGJ për një prokurore dhe disa gjyqtarë administrativë të ciltët jepnin vendime për të penguar punën.

Nga krahu tjetër, Berisha nisi akuzat për farsë, por kandidatët e tij jofitues si Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe të tjerë, nisën të ankohet për farsë brenda PD. Procesi i rinumërimit nuk ndryshoia sgjë, përveçse faktoi se ata që kishin vjedhur më shumë vota, ishin komisionerët demokratë.

Në shtator, qeveria e re dhe opozita e vjetër. Ram vendosi një record Guinnes për Shqipërinë, i pari vend në botë me një ministre nga Inteligjenca Artificiale, Diella, e cila merret me prokurimet publike apo përshpejton përkthimin e përshtatjen e legjislacionit të BE në Shqipëri për një kohë më të shkurtër.

Kurse opozita mbeti e vjetër, të vetmet risi janë dy ish-magjistratë, Gjin Gjoni i cili hoqi dorë nga Vetingu dhe Arian Ndoja, ish-prokurori i atentatit me rrumin e shijakut në Shkozet, i shkarkuar nga Vetingu dhe së fundmi, Gjykata ka urdhëruar SPAK ta hetojë për fshehje pasurie e pastrim parash.

Shqipëria vulosi një record të ri në BE. I vetmi vend kandidat I cili arriti brenda  13 muajve të hapë gjithë grupkapitujt e negociatave.

Këshilli Bashkiak, me vota të PS dhe PD dhe propozim të përbashkët shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak, pas 8 muajsh në qeli. Presidenti Begaj shpalli zgjedhjet e parakohshme më 9 nëntor, për Tiranën dhe 5 bashki të tjera pa kryetar.

Veliaj u ankua në Kushtetuese, Gjykata fillimisht pezulloi dekretin e Begajt vetëm për Tiranën, më pas shfuqizoi zgjedhjet për TIranën duke lënë Veliajn kryebashkiak ndonëse nga burgu. SPAK refuzoi disa herë ti japë leje për të kryer detyrën në liri.

Më 31 tetor, ndërroi jetë ish-kryeministri dhe ish-kryetari i parë i PS, Fatos Nano pas një betejë disa vjeçare me sëmundje në mushkëri. Qeveria shpalli një ditë zie, ai u nderua me homazhe shtetërore në Pallatin e Kongreseve nga familja dhe personalitete të shquara të politikës dhe jo vetëm, nga të gjitha trevat shqiptarë. Nano u varros në Sharrë.

Më 9 nëntor, në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, PS arriti një fitore 5-0 përballë të pavarurve të opozitës.

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia u ulën në një mbledhje të përbashkët qeveritare në Romë. 16 marrëveshje u nënshkruan, por më e rëndësishmja ishte garancia e kryeministres italiane Xhorxhia Meloni se do të ishte avokate e Shqipërisë në BE edhe për vendet si Greqia të cilat vendosin veto.

SPAK hapi dosjen 21 janari, duke thirrur për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Një dosje e cila mund të trondisë liderin e PD dhe opozitës.

Veç kësajj, brenda PD rifilloi rebelizmi. Vetëm 5 muaj nga lirimi, Ervin Salianji nisi një tur foltoresh me demokratë të pakënaqur apo kritikë ndaj lidershipit. Doktori shumë shpejt ia dha përgjigjen.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor nën hetim nga SPAK dhe u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO si dhe iu hoq pasaporta. Qeveria reagoi duke u ankuar në GJykatë Kushtetuese, e cila me pranimin e kërkesës për shqyrtim, e riktheu në detyrë Ballukun.

Më pas, GJKKO kërkoi heqjen e imunitetit për zv.kryeministren në parlament, por kryeministri Rama bëri të qartë se fillimisht do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masën e parë.

Pavarësisht zhurmës së madhe dhe betejave qoftë elektorale apo me drejtësinë, dy partitë më të mëdha politike e mbyllën në sintoni këtë vit 2025. Opozita i dha firmat Endrit Shabanit, kurse PS e zgjodhi avokat. Rama mori Shabanin, kurse Berishës i mbeti Lapaj në shesh, duke përçarë kështu edhe ata të rinj të cilët besonin se Shqipëria Bëhet./abcnews.al

Aksidenti me 3 viktima në Gjirokastër-Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës

E aksidentuara që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gjirokastër ku humbën jetën 3 të rinjtë, po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve brenda spitalit, 19 vjeçarja Arsida Demiri  ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore me parametra jetësor stabël.

E plagosura është me politraumë, dhe ndodhet në trajtim intensiv nga bluzat e bardha.

Nga aksidenti, humbën jetën Klejdi Myftari 24 vjeç, Anxhelo Ruci 28 vjeç dhe Martin Dulaj 26 vjeç./abcnews.al

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi se Daci vdiq më 1 janar në moshën 81-vjeçare.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006.

Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie.

Qipro merr presidencën e BE/ Integrimi i Ballkanit, prioritet strategjik i gjashtëmujorit qipriot

Qipro nis kĂ«tĂ« tĂ« enjte presidencĂ«n e Bashkimit Europian nĂ«n sloganin “PĂ«r njĂ« EuropĂ« qĂ« qĂ«ndron mĂ« e fortĂ« dhe mĂ« e guximshme nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« trazuar dhe nĂ« ndryshim”.

Prioritet i këtij gjashtë mujori mbetet siguria në kontinetin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.

Qipro angazhohet të punojë për ribashkimin e Europës dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Sepse për të, një union i zgjeruar është një union më i fortë, më i sigurt dhe më I qëndrueshëm.

Ky gjashtë mujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri, me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre, që procesi teknik të përfundojë brenda 2027, sipas një plani të dakortësuar mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

Në mesazhin e Urimit për homologun qipriot, presidenti Bajram Begaj, shpreh bindjen se presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perendimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik. Ndërsa më herët kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtare përgjatë këtij mandati.

“UnĂ« dhe tĂ« zgjedhurit tuaj do tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, nĂ« katĂ«r vitet e ardhshme, gjithçka duhet qĂ« ta ngremĂ« flamurin tonĂ« kombĂ«tar, nĂ« oborrin e ShtĂ«pisĂ« sĂ« Bashkimit Europian.”/abcnews.al

Incidentet nga fishekzjarret/ Disa të lënduar nga lëndët piroteknike në të gjithë vendin

Shqipëria mirëpriti vitin e ri me koncerte festive dhe spektakle fishekzjarresh.

Megjithatë, festimet u shoqëruan me incidente në disa qytete të vendit, ku raportohet se 22 persona janë dëmtuar nga lëndët piroteknike.

17 prej tyre, janë vetëm në Tiranë, ku janë paraqitur në Spitalin e Traumës.

Fatmirësisht, gjendja e tyre paraqitet e mirë. Ndërkaq, një 13 vjeçare në Vaqarr është plagosur nga një plumb qorr në pjesën e parakrahut.

Edhe gjendja e të miturës, fatmirësisht paraqitet e mirë./abcnews.al

 

“Zgjohet” Tirana/ Pas festimeve, ditĂ« e qetĂ« nĂ« kryeqytet

Tirana Ă«shtĂ« “zgjuar” e qetĂ« pas festimeve pĂ«r natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Si rrallĂ« herĂ«, rrugĂ«t e kryeqytetit janĂ« thuajse bosh pa qarkullimin e automjeteve, teksa njĂ« pjesĂ« e qytetarĂ«ve kanĂ« dalĂ« nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, me familjarĂ«t e tyre.

Në natën e ndërrimit të viteve, amosfera festive në Tiranë u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të mes muzikës, dritave dhe fishekzjarreve.

Atmosferë festive pati edhe në shumë qytete të tjera të vendit./abcnews.al

Festime nĂ« TiranĂ«/ “Troket” 2026, viti i ri me spektakĂ«l fishekzjarresh

Shqipëria mirëpriti vitin e ri me koncerte festive dhe spektakle fishekzjarresh.

NĂ« TiranĂ« nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” ishin tĂ« shumtĂ« qytetarĂ«t qĂ« u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« festuar bashkĂ« momentin magjik tĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të mes muzikës, dritave dhe fishekzjarreve.

Atmosferë festive pati edhe në shumë qytete të tjera të vendit./abcnews.al

Presidenti Begaj: Krenar për shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në misionet ndërkombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg familjeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe lirisë në botë.

Kreu i Shtetit theksoi se angazhimi i Forcave të Armatosura në misione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Detin Egje, Irak, Sinai, Sudanin e Jugut, si dhe në strukturat mbështetëse për Ukrainën, është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

❌