Reading view

Trump dhe Netanyahu takim “kokë më kokë” në zyrën ovale, diskutojnë planin për Gazën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua për herë të dytë këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar zhvillimet në Gaza dhe përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.

Takimi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, zgjati mbi një orë dhe ishte pjesë e vizitës së tretë të Netanyahut në Shtetet e Bashkuara që prej marrjes së detyrës nga Trump në janar.

Në një postim në platformën X, Netanyahu tha se bisedimet me Trump u përqendruan te lirimi i pengjeve në Gaza, si dhe “eliminimi i kapaciteteve ushtarake dhe administrative të Hamasit”. Ai shtoi se është diskutuar edhe për pasojat e konfliktit me Iranin dhe implikimet që mund të sjellë për rajonin.

Sipas burimeve të platformës amerikane të lajmeve Axios, para këtij takimi në Shtëpinë e Bardhë mbërriti edhe një delegacion nga Katari, i cili zhvilloi disa orë bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë mbi situatën në Gaza.

Gjatë vizitës së tij në Washington, Netanyahu zhvilloi gjithashtu një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Pas këtij takimi, kryeministri izraelit tha për mediat se “po punojnë intensivisht për të siguruar një armëpushim në Gaza”.

“Ne e kemi pranuar propozimin e ndërmjetësve. Është një propozim i mirë, i përputhshëm me idenë origjinale të të dërguarit special të presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Ne besojmë se po i afrohemi fazës së ardhshme,” deklaroi Netanyahu.

Nga ana tjetër, Witkoff konfirmoi progresin në bisedimet për armëpushim, duke shprehur shpresën se një marrëveshje 60-ditore për armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda kësaj jave.

The post Trump dhe Netanyahu takim “kokë më kokë” në zyrën ovale, diskutojnë planin për Gazën appeared first on Euronews Albania.

  •  

Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në

Pas më shumë se 21 muajsh luftë, shpresat për një armëpushim në Gaza po rriten ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Uashington. Gjatë një konference për media, Trump theksoi se ishte “shumë i vendosur” për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që do të sillte fundin e këtij konflikti, duke shtuar se ai besonte se “do të kemi një marrëveshje këtë javë.”

Ndërkaq, Netanyahu, i cili ka udhëhequr Izraelin gjatë gjithë kësaj periudhe të tensioneve, shprehu besimin se bisedimet me Trump mund të përshpejtojnë një marrëveshje për armëpushimin. “Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve që kemi rënë dakord,” tha Netanyahu përpara se të nisej për në Uashington. Ai shprehu shpresën se diskutimet mund të sjellin një rezultat pozitiv për të cilin gjithkush po shpreson.

Në të njëjtën kohë, bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit kanë rifilluar në Katar për një propozim të sponsorizuar nga SHBA-të për një armëpushim 60-ditor dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Këto bisedime janë në një fazë delikate, me shumë paqartësi nëse dallimet e thella midis palëve mund të kapërcehen.

Në Izrael, të shtunën në mbrëmje, u zhvilluan protesta masive, ku qytetarët kërkuan që qeveria të nënshkruante një marrëveshje që do të mundësonte kthimin e rreth 50 pengjeve nga Gaza, të paktën 20 prej të cilëve besohet të jenë ende gjallë.

Ky zhvillim ka shkaktuar një valë tensioni dhe pasigurie, por bisedimet për armëpushim mbeten në fokus, ndërsa pasiguria përfundimtare e një marrëveshjeje vazhdon të mbetet e paqartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu përplaset me shefin e IDF-së për vonesën e ndihmës për Gazën

Kabineti i sigurisë i Izraelit u mblodh vonë të shtunën në mbrëmje për një takim ku thuhet se pati konfrontime të tensionuara midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe shefit të shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, mbi temën e ndihmës humanitare, raportoi N12.

Takimi u zhvillua vetëm disa orë para se delegacioni izraelit të nisej për në Doha dhe përfundoi me një vendim për të shpërndarë më tej ndihmat humanitare në të gjithë Rripin e Gazës, vuri në dukje N12.

Raporti deklaroi se kishte një vonesë në krijimin e “qytetit të ndihmës humanitare” në pjesën jugore të Gazës, me Netanyahun që thuhet se kritikoi vonesën e ushtrisë, duke thënë: “Nuk ka arsye për të pritur; ne duhet të ecim përpara”.

Ministrat Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir votuan kundër propozimit dhe thuhet se argumentuan se do të ishte më e vështirë të evakuohej popullsia nga zona.

N12 raportoi se gjatë takimit, u shfaqën imazhe të civilëve të Gazës që vraponin drejt qendrave të shpërndarjes së ndihmave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu përplaset me shefin e IDF-së për vonesën e ndihmës për Gazën appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu viziton të hënën SHBA-në, fokusi në propozimet për armëpushim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të hënën për një takim me Presidentin Donald Trump. Vizita pritet të fokusohet në festimin e fitores së Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit dhe diskutimin e një propozimi për një armëpushim në luftën e vazhdueshme në Gaza.

Kjo është hera e tretë këtë vit që Netanyahu takon Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të dhe Izraeli kanë “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit dhe ka kërcënuar me rifillimin e bombardimeve nëse Teherani rinis aktivitetet bërthamore.

Javën e kaluar, Trump njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord për një armëpushim 60-ditor në Gaza, një hap që do të mundësonte përpjekje për përfundimin e luftës 21-mujore. Në anën tjetër, Hamasi dha një përgjigje “pozitive” ndaj propozimit të ndërmjetësuar nga Katar dhe Egjipti për armëpushimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu viziton të hënën SHBA-në, fokusi në propozimet për armëpushim appeared first on Euronews Albania.

  •  

Propozimi i Trump për armëpushim në Gaza, reagon Netanyahu: Hamasi do të zhduket

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se Izraeli ka pranuar një armëpushimi 60-ditor në rajonin e Gazës.

Netanyahu deklaroi të mërkurën se qëndrimi i Izraelit ndaj Hamasit mbetet i palëkundur.

Kryeministri izraelit shprehu vendosmërinë për shkatërrimin përfundimtar të Hamasit, duke theksuar: “Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Nuk do të rikthehemi më aty. Është mbyllur kjo histori.”

Hamasi po shqyrton propozimet e reja për armëpushim, me synimin për të arritur një marrëveshje që do të mbaronte konfliktin në Gaza dhe do të siguronte tërheqjen e forcave izraelite nga enklava.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më herët se Izraeli ka pranuar kushtet e armëpushimit të propozuara nga SHBA-ja dhe se gjatë periudhës 60-ditore do të punohet me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha: “Shpresoj, për mirëqenien e Lindjes së Mesme, që Hamasi të pranojë këtë marrëveshje, sepse situata nuk do të përmirësohet – DO TË PËRKEQËSOHET.”

Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, informoi përfaqësuesin amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, se Izraeli ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshje për të liruar pengjet, dhe është gati të fillojë bisedime të ngushta me Hamasin për finalizimin e marrëveshjes, sipas një zyrtari të lartë izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Propozimi i Trump për armëpushim në Gaza, reagon Netanyahu: Hamasi do të zhduket appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap mundësi të reja për Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se fitorja në konfliktin me Iranin ka hapur mundësi të mëdha për Izraelin, si në planin ushtarak ashtu edhe në atë diplomatik. Deklarata u bë gjatë një takimi me oficerët e Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme (SHABAK).

Netanyahu vlerësoi suksesin e ushtrisë izraelite në përballjen me Iranin si një arritje strategjike, duke theksuar se fitorja ka privuar armikun nga avantazhet e tij dhe ka mundësuar përparime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe ofensivës.

“Dua t’ju informoj se, si rezultat i kësaj fitoreje, janë hapur mundësi të reja – para së gjithash, për lirimin e pengjeve,” tha Netanyahu.

Ai shtoi se, përveç Iranit, Izraeli është ende i përkushtuar në përballjen me Hamasin dhe situatën në Rripin e Gazës, duke e cilësuar organizatën si një kërcënim të vazhdueshëm.

“Besoj se do të arrijmë të dy qëllimet: zgjidhjen e çështjes së Gazës dhe mposhtjen përfundimtare të Hamasit,” theksoi ai.

Kryeministri izraelit la të kuptohet se pas këtij suksesi, po shfaqen gjithashtu perspektiva më të gjera rajonale, duke nënkuptuar një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me shtetet arabe dhe përparim në iniciativat e paqes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap mundësi të reja për Izraelin appeared first on Euronews Albania.

  •  

Macron telefonon Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët.

Gjatë një telefonate mes tyre, Macron ka theksuar rëndësinë e kësaj mase, sipas një postimi të tij në platformën X.

Macron deklaroi se Franca dhe Izraeli ndajnë të njëjtin qëllim për të parandaluar që Irani të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.

“Për ta siguruar këtë me kalimin e kohës, theksova nevojën për t’u rikthyer në negociata – si për çështjet bërthamore, ashtu edhe për ato balistike”, shkroi ai.

Presidenti francez shtoi gjithashtu se i kishte përsëritur kryeministrit izraelit “domosdoshmërinë absolute të vendosjes së një armëpushimi në Gaza”.

Sipas Macron, lirimi i të gjithë pengjeve, sigurimi i ndihmës humanitare në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës dhe ndjekja e një zgjidhjeje politike me dy shtete mbeten përparësi kryesore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron telefonon Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane appeared first on Euronews Albania.

  •  

“Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bombarduar tre centrale bërthamore në Iran si “të guximshëm, të drejtë dhe historik”.

Në një video-mesazh, Netanjahu është shprehur se  “Amerika ka bërë atë që asnjë vend tjetër nuk mund ta bëj”.

” Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do ta ndryshojë historinë “, tha Netanyahu pasi Trump njoftoi bombardimin e tre centraleve bërthamore iraniane nga SHBA-të.

Netanjahu, falenderoi Trumpin për krijimin e një “pike kyçe në histori” që sipas tij do të “ndihmojë në udhëheqjen e Lindjes së Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje prosperiteti dhe paqeje”.

“Unë dhe Presidenti Trump shpesh themi, paqje përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja“, tha Netanyahu.

Ai shtoi se sulmet amerikane u kryen në koordinim me Izraelin dhe tha se premtimi për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit ishte përmbushur.

President Trump and I often say: ‘Peace through strength.’

First comes strength, then comes peace.

And tonight, @realDonaldTrump and the United States acted with a lot of strength. pic.twitter.com/7lTWCZkgw7

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) June 22, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran appeared first on Euronews Albania.

  •  

Erdogan sulmon Izraelin: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 51-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po mbahet në Stamboll.

Duke folur para liderëve të vendeve islame, Erdogan akuzoi Izraelin për ndjekjen e një politike sistematike shkatërrimi dhe pushtimi në dy vitet e fundit, e mbështetur pa kushte nga vendet perëndimore.

“Për dy vite rresht, Izraeli ka ndjekur politika të shkatërrimit, pushtimit dhe dhunës, dhe për këtë ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga vendet perëndimore,” u shpreh ai. “Izraeli nuk ka sulmuar vetëm Gazën, por edhe Libanin, Jemenin dhe Sirinë. Tani, edhe fqinji ynë Iran është përballë terrorizmit shtetëror izraelit”- tha Erdogan.

Presidenti turk e cilësoi qeverinë e Benjamin Netanyahu-t si “pengesën më të madhe për paqen rajonale” dhe dënoi me forcë sulmet izraelite ndaj Iranit.

Erdogan gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa, vendi i parë i shenjtë për myslimanët. “Shënjestrimi i shenjtërisë së Qiblës sonë të parë, Xhamisë Al-Aksa, dhe përpjekjet për të uzurpuar këtë shenjtëri janë të papranueshme,” tha ai.

Në një krahasim të fortë historik, Erdogan paralajmëroi se ambiciet sioniste të Netanyahu-t mund të kenë pasoja katastrofike globale. “Ashtu si shkëndija e ndezur nga Hitleri 90 vjet më parë që dogji botën, po ashtu edhe ambiciet sioniste të Netanyahu-t nuk kanë tjetër qëllim veçse të tërheqin botën drejt një katastrofe,” theksoi presidenti turk.

Në përfundim të fjalës së tij, Erdogan i bëri thirrje vendeve që kanë ndikim mbi Izraelin që të mos bien pre e propagandës, duke kërkuar që zgjidhja të vijë përmes dialogut e jo dhunës:

“U bëj thirrje vendeve me ndikim mbi Izraelin të mos dëgjojnë helmimin e tij. Zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut”- theksoi Erdogan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdogan sulmon Izraelin: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen appeared first on Euronews Albania.

  •  

“Do t’ua kërkojmë çmimin..”, Netanyahu dhe Presidenti izraelit dënojnë ashpër sulmet

Sulmet me raketa të Iranit goditën mëngjesin e sotëm qytete dhe objekte civile në Izrael, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe plagosje. Në Ramat Gan, ndërtesa u shkatërruan, ndërsa spitali Soroka në Beersheba u bë objekt i sulmeve të drejtpërdrejta.

Presidenti izraelit Isaac Herzog dënoi ashpër këto sulme, duke përshkruar skena nga spitali: “Një foshnjë në kujdes intensiv, një nënë pranë shtratit të tyre, një mjek në lëvizje të shpejtë dhe një banor i moshuar në azil.” Ai tha se këto sulme goditën civilët dhe vlerat që Izraeli mbron.

Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se: “Izraeli do t’u kërkojë çmimin e plotë tiranëve në Teheran” pas sulmeve të drejtuara ndaj spitalit dhe zonave civile.

Në një postim në X, Netanyahu thotë: “Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa në Spitalin Soroka në Beersheba dhe në një popullsi civile në qendër të vendit.

Në një njoftim tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan sulmin e një objekti në Natanz, Iran, të lidhur me zhvillimin e armëve bërthamore, duke theksuar dëmtimin e centrifugave të uzinës nëntokësore. Irani mohoi këto pretendime, duke e quajtur programin e tij bërthamor paqësor dhe duke kërkuar dënimin e sulmeve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do t’ua kërkojmë çmimin..”, Netanyahu dhe Presidenti izraelit dënojnë ashpër sulmet appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu falënderon Trump: Jemi në kontakt të vazhdueshëm

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u është drejtuar qytetarëve izraelitë në ditën e gjashtë të armiqësive të vendit me Iranin.

Ai thotë se operacioni për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit po ecën përpara dhe se Izraeli po kontrollon qiellin mbi kryeqytetin e Iranit, Teheranin.

Netanyahu deklaron se, ndërsa ka pasur humbje të dhimbshme, fronti i brendshëm i Izraelit mbetet i fortë.

Kryeministri foli gjithashtu për Gazën, duke thënë se Izraeli mbetet i përkushtuar për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet e mbetura.

Së fundmi, ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e tij dhe shtoi se udhëheqësit ishin në kontakt të rregullt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu falënderon Trump: Jemi në kontakt të vazhdueshëm appeared first on Euronews Albania.

  •  

Erdogan sulmon Izraelin: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin, po monitorojmë zhvillimet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e tij “për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje” në konfliktin me Izraelin në Lindjen e Mesme, duke dënuar ashpër sulmet izraelite dhe heshtjen ndërkombëtare ndaj tyre.

Gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, Erdogan u shpreh se Irani ka të drejtë legjitime dhe natyrore për t’u mbrojtur nga “banditizmi dhe terrorizmi shtetëror” i Izraelit. Ai kritikoi ashpër udhëheqjen izraelite, duke vënë në dukje se kryeministri Benjamin Netanyahu ka tejkaluar në krimet e tij gjenocidale edhe diktatorin Hitler.

Presidenti turk theksoi gjithashtu rolin pasiv dhe heshtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, si dhe shteteve që nuk reagojnë ndaj dhunës. Ai paralajmëroi se përgjegjës për gjakun e civilëve të pafajshëm, përfshirë fëmijët dhe foshnjat, janë jo vetëm agresorët, por edhe ata që heshtin para kësaj dhune.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për stabilitetin rajonal, Erdogan bëri me dije se Turqia po monitoron nga afër zhvillimet dhe është në gatishmëri të plotë për pasojat që mund të kenë sulmet izraelite ndaj Iranit në rajon. Ai shtoi se autoritetet turke kanë bërë dhe po bëjnë përgatitje për çdo skenar të mundshëm negativ.

Ky qëndrim i Presidentit Erdogan pasqyron tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli intensifikon sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdogan sulmon Izraelin: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin, po monitorojmë zhvillimet appeared first on Euronews Albania.

  •  

Erdogan: Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Presidenca turke.

“Netanyahu ka demonstruar edhe një herë se ai është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”, i tha Erdogan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në një telefonatë, tha presidenca në një postim në X”.

Duke vënë në dukje se ka mbajtur kontakte intensive diplomatike në lidhje me përplasjet e shkaktuara nga sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Presidenti Erdogan tha se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund spirales së dhunës”, thuhej në postim.

“Duke theksuar se sulmet e Izraelit nuk mund të lejohen të errësojnë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza, Presidenti Erdogan paralajmëroi kundër lejimit që incidentet të përfshijnë edhe Sirinë”, thuhet në deklaratën e presidencës.

Që kur filloi lufta e Izraelit në Gaza, Erdogan ka qenë një nga kritikët më të ashpër dhe më të zëshëm të Izraelit – duke e quajtur rregullisht atë një shtet terrorist dhe duke e krahasuar Netanyahun me Hitlerin.

 

The post Erdogan: Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu mohon planet për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar raportet se Donald Trump vuri veton ndaj kërkesës së Izraelit për të vrarë Ajatollah Khamenein.

Në një intervistë me Bret Baier të Fox News, udhëheqësi izraelit tha: “Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë dhe unë nuk do të hyj në këtë temë.

“Por mund t’ju them se mendoj se bëjmë atë që duhet të bëjmë, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara.”

Ai tha gjithashtu se sulmet do të përfundojnë “kur të heqim” aftësitë bërthamore të Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu mohon planet për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit appeared first on Euronews Albania.

  •  

Kërcënon Netanyahu: Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të sulmojë “çdo vendndodhje dhe çdo objektiv” të Iranit, pas një vale raketash që Iranit nisi në hakmarrje për sulmet izraelite të premten.

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur mbi 150 objektiva iraniane në 24 orët e fundit dhe ka vazhduar sulmet ndaj përbërësve të strukturave ushtarake të Iranit.

Përgjigja e Iranit ka qenë e ashpër, me Presidentin Masoud Pezeshkian që ka kërcënuar me një “përgjigje më të ashpër” nëse Izraeli vazhdon ofensivën. Po ashtu, Irani ka paralajmëruar se do të shënjestrojë bazat dhe anijet e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në rajon nëse ato mbështesin Izraelin në sulmet e tij. Sidoqoftë, deri tani, Mbretëria e Bashkuar nuk është raportuar të ketë marrë pjesë në asnjë veprim ushtarak.

Në Izrael, zyrtarët kanë konfirmuar se tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e fundit, ndërsa televizioni shtetëror iranian ka raportuar për 60 të vdekur në një sulm në Teheran. Ky përshkallëzim i dhunës ka rritur frikën se mund të shpërthejë një konflikt më i gjerë në Lindjen e Mesme.

Bisedimet për programin bërthamor të Iranit, që pritej të rifilloheshin të dielën, janë anuluar pas eskalimit të tensioneve ushtarake. Kjo ka sjellë një rritje të shqetësimeve për pasojat e mundshme të një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës në rajon.

Ndërkohë, ndërmjetësuesi Oman ka konfirmuar anulimin e bisedimeve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, duke theksuar se tensionet në terren kanë bllokuar çdo mundësi për një marrëveshje të mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërcënon Netanyahu: Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit appeared first on Euronews Albania.

  •  

5 të plagosur në Tel Aviv, Netanyahu: Regjimi iranian nuk e di çfarë do ta godasë

Pesë persona janë plagosur nga sulmet me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit, sipas njoftimit të shërbimit izraelit të urgjencës, Magen David Adom.

Njëri prej tyre është në gjendje të moderuar, ndërsa katër të tjerë kanë marrë plagë të lehta nga shrapnelët. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Tel Avivit për trajtim, ndërkohë që forcat e sigurisë po punojnë për izolimin e zonave të goditura.

Në një deklaratë drejtuar popullit iranian përmes një videoje të publikuar mbrëmjen e kësaj të premteje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi se lufta e Izraelit nuk është kundër civilëve iranianë, por kundër regjimit që, sipas tij, ka sjellë vendin në prag të shkatërrimit. Ai i bëri thirrje qytetarëve të Iranit të “ngrihen dhe të lejojnë që zërat e tyre të dëgjohen”, duke theksuar se e kupton vuajtjen e tyre nën regjimin aktual.

Netanyahu paralajmëroi se ky nuk është fundi i përgjigjes izraelite. Sipas tij, regjimi iranian “nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë”, duke e përshkruar si më të dobëtin ndonjëherë.

Izraeli ka shkatërruar impiantin më të rëndësishëm të pasurimit të uraniumit të Iranit, një “pjesë të madhe” të arsenalit të tij të raketave balistike, komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë të lartë bërthamorë gjatë ditës së kaluar, pretendoi Netanyahu në një deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 5 të plagosur në Tel Aviv, Netanyahu: Regjimi iranian nuk e di çfarë do ta godasë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Të përgatitur për pasojat, Netanyahu paralajmëron për një kundërsulm

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se autoritetet izraelite kishin diskutuar përpara sulmit ndaj Iranit për “çmimin që do të duhet të paguajmë”, duke theksuar se vendimi për të vepruar ishte marrë me vlerësim të kujdesshëm të kostove dhe pasojave të mundshme.

Në një video të regjistruar paraprakisht, Netanyahu tha se kishte pasur dyshime dhe shqetësime brenda vendit përsa i përket aftësive ushtarake të Izraelit dhe çmimit që do të duhej të paguhej për këtë operacion.

“Thashë se do të ketë një çmim dhe ne po përpiqemi ta ulim atë në mënyra të ndryshme. Nuk do të jap më shumë detaje,” u shpreh ai.

Kryeministri izraelit iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë përmbajtje dhe të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, në mënyrë që të minimizohet rreziku për jetën e tyre. “Mos jini euforikë… qëndroni pranë hapësirave të sigurta,” shtoi ai.

Netanyahu konfirmoi se Irani ka të ngjarë të reagojë.

“Po ju them se do të ketë një kundërsulm. Ne kemi goditur një pjesë të konsiderueshme të udhëheqjes ushtarake iraniane, shkencëtarëve bërthamorë dhe sistemit të tyre të mbrojtjes ajrore. Kjo erdhi si surprizë për ta.”

Ai tregoi se kishte ndarë këtë strategji me ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e elementit të befasisë në suksesin e operacionit. “Sigurisht, krijoi kaos në Iran, por të gjithë duhet të supozojmë se do të ketë një kundërsulm kundër nesh. Mund të vijë në valë dhe mund të jetë shumë i vështirë,” paralajmëroi Netanyahu.

Situata në rajon mbetet e tensionuar ndërsa priten reagime të mëtejshme nga Teherani.

LEXONI GJIHASHTU:

The post Të përgatitur për pasojat, Netanyahu paralajmëron për një kundërsulm appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu: Administrata Trump e dinte për sulmin ndaj Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu me anë të një video të publikuar pasditen e sotme tha se Izraeli u koordinua me Shtetet e Bashkuara “përpara” sulmit ndaj Iranit dhe se administrata Trump “ishte në dijeni të sulmit”.

“Ne ua kemi thënë atyre paraprakisht, ata e dinin për sulmin”, tha Netanyahu.

“Çfarë do të bëjnë tani, ia lë Presidentit Trump, ai i merr vendimet e veta në mënyrë të pavarur.”, shtoi ai.

“Nuk do të flas në emër të tij. Ai flet shumë bindshëm dhe shumë vendosmërisht dhe tha se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, ata nuk duhet të kenë aftësi pasurimi”, u shpreh Netanyahu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu: Administrata Trump e dinte për sulmin ndaj Iranit appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin e viktimave nga sulmi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X.

Sipas deklaratës, Netanyahu ka zhvilluar tashmë biseda me kancelarin gjerman, kryeministrin indian dhe presidentin francez. Më tej, ai pritet të flasë gjithashtu me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer.

Telefonatat lidhen në lidhje me sulmin e ndërmarrë nga Izraeli ndaj objektivave bërthamorë të Iranit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian Nour Neës raporton se 78 persona janë vrarë dhe 329 janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë natës në disa zona të Teheranit.

Midis viktimave janë dhe 4 gjeneralë të lartë të Iranit dhe shkencëtarë që kanë marrë pjesë në zhvillimin e programit bërthamor të Teheranit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin e viktimave nga sulmi appeared first on Euronews Albania.

  •  

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Izraeli ka rekrutuar një numër klanesh palestineze në Rripin e Gazës për të luftuar kundër lëvizjes radikale Hamas, konfirmoi kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Me këshillën e forcave të sigurisë, ne u përballëm me klanet e Gazës që kundërshtojnë Hamasin. Është vetëm për të mirën sepse ndihmon në shpëtimin e jetës së ushtarëve tanë”, theksoi Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Deklarata vëren se në Gaza, Izraeli “po vepron me mençuri dhe vendosmëri, dhe me mbështetje të plotë nga sistemi i sigurisë, me qëllim arritjen e qëllimit kryesor, që është mposhtja e plotë e organizatës terroriste Hamas”. “Izraeli do të vazhdojë të veprojë në të gjitha frontet për të arritur fitoren e plotë”, shton deklarata.

Avigdor Lieberman, ish-ministër i mbrojtjes izraelit, udhëheqës i partisë “Izraeli, Shtëpia Jonë” dhe anëtar i parlamentit, deklaroi më parë se qeveria izraelite po u siguronte armë grupeve palestineze aktive në Rripin e Gazës, të cilat kundërshtonin lëvizjen qeverisëse Hamas në enklavë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit appeared first on Euronews Albania.

  •  
❌